Këmbimi valutor, 13 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91 lekë dhe do shitet me 92.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.7 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 104.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.5 lekë dhe do shitet me 118.8 lekë.

Nga Iris Luarasi te Endrit Braimllari, PS publikon listën me “surpriza” në Tiranë

Ogerta Manastirliu ka njoftuar emrat e kandidatëve për deputetë në Tiranë nga Partia Socialiste.

Një nga emrat surprizë në listën e mbyllur është pedagogia e njohur, Iris Luarasi, ndërkohë që qarkun e kryeson Edi Rama. Në listën e mbyllur ka më së shumti gra dhe është mënjanuar “garda e vjetër”, një pjesë e të cilëve janë lënë të kandidojnë në listën e hapur

Në listën e hapur është edhe emri i Endrit Braimallarit, një nga njerëzit e rëndësishëm të LSI-së së dikurshme, por që tani ka kaluar me PS.

Lista e mbyllur: Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Taulant Balla, Adea Pirdeni, Albana Koçiu, Igli Hasani, Delina Ibrahimaj, Ilva Gjuzi, Iris Luarasi, Erion Malaj.

Lista e hapur: Andi Seferaj, Anila Denaj, Antonela Dedej, Arben Pëllumbi, Blendi Gonxhe, Blendi Sulaj, Blerina Gjylameti, Endrit Braimllari, Entela Ramisaço, Erion Braçe, Ermonela Felaj, Ervin Hoxha, Etilda Gjonaj, Etjen Xhafaj, Fatmir Xhafaj, Florjan Pullazi, Halit Valteri, Julinda Dhama, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Ornaldo Rakipi, Pandeli Majko, Plarent Ndreca, Sofika Lleshi, Toni Gogu, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu, Roi Bashaj, Persida Shkrepa, Mirgit Vata, Kejsi Elezi, Halil Koloshi, Glinxhet Madhi, Eldi Çepeli, Edlira Dyrmishaj, Silda Çepej.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 13 Mars 2025

Dashi

Do të jeni të ngarkuar me përgjegjësi të mëdha dhe do të keni shumë gjëra për të çuar deri në fund, por pavarësisht kësaj nuk do të ndiheni aq të fuqishëm sa që të menaxhoni me sukses çdo gjë. Fatmirësisht situatat do të vijnë duke u përmirësuar, ndaj bëni pak durim.

Demi

Jeni duke u përballur me një fazë të mbushur me tension, ndaj do të ndjeni nevojën për tu relaksuar dhe për të gjetur qetësinë. Vënia në diskutim e thuajse gjithë jetës suaj brenda një kohe të shkurtër, ka luajtur një vendimtar tek ju. Mund të flitet për një situatë të vështirë, dhe një ndërprerje, e cila mund të riparohet sërish. Situatat e lëna pezull janë të shumta, ndaj duhet ti menaxhoni me kujdes. Lodhja do të jetë mjaft e pranishme.

Binjakët

Do të keni mundësi që të merreni me gjëra që ju argëtojnë. Nga ana tjetër jeni natyrë që prireni që ti shtyni problemet. Kjo mënyrë të vepruari mund të akumulojë një sërë situatash që kërkojnë zgjidhje. Megjithatë situata do të jetë e ekuilibruar si për fushën e ndjenjave, edhe për pasionet.

Gaforrja

Gjatë këtyre ditëve, humori juaj ka qenë i luhatur, duke mos u ndjerë rehat dhe duke mos bërë gjërat që dëshironi. Jeni duke kaluar një situatë stresuese në dashuri dhe në raport me të tjerët. Në sferën profesionale keni marrë premtime, të cilat ende nuk po marrin jetë, duke bërë që të jeni mjaft konfuz.

Luani

Orët në vijim do të jenë mjaft të rëndësishme, sidomos sa i takon punës. Nuk është aspak një periudhë e favorshme sa i takon financave, pasi idetë do i keni, mirëpo do të mungojnë paratë për ti vënë në zbatim. Kush ka një kompani dhe duhet të stabilizojë financat, parashikohet një situatë me ngarkesë. Ndërsa sa i takon dashurisë, dita do të jetë mjaft pozitive.

Virgjëresha

Aspekti fizik ka një rol të rëndësishëm, por të lindurit e kësaj shenje, e kanë vështirë që ti kushtojnë shumë vëmendje, duke u marrë vetëm me anën mendore, ku dhe e ndjejnë veten më mirë. Parashikohen momente tensioni për tu kapërcyer, ndaj bëni kujdes ndaj situatave kritike.

Peshorja

Ka shumë mundësi që dikush t’iu vendos nën presion. Do të jetë një e enjte e mbushur me pengesa, duke bërë që të jeni nervoz. Mund të mbani shumë përbrenda, vetëm që të mos i ktheheni kundër dikujt.

Akrepi

Në dashuri nuk ka pasur shumë të reja, pasi kush është në një lidhje e mban dhe kush nuk është, nuk po e kërkon. Ndonjë krizë nga java e kaluar mund të shkaktojë edhe tensione. Tregohuni të kujdesshëm në marrëdhënie me të lindurit e shenjës së Luanit, Akrepit dhe Ujorit.

Shigjetari

Është koha që të jeni më konkret, ku do të keni fushëpamje më të qartë dhe do të jeni në qendër të vëmendjes. Mundohuni që të mos përfshiheni në situata të komplikuara. Në vendin e punës do të ketë të reja interesante, por pavarësisht kësaj qëndroni me këmbë në tokë.

Bricjapi

Parashikohet një e enjte e mbushur me situata konfliktuale, si në dashuri edhe në raport me kolegët. Sfera e ndjenjave mund të jetë mjaft e komplikuar për tu menaxhuar, ndaj këshillohet që të flisni me zemër dhe të lini mënjanë tensionet.

Ujori

Nuk do të jetë një ditë aspak pozitive sa i takon lidhjeve, ndaj nëse ka aktualisht probleme, situata do të komplikohet më tej, ndaj duhet bërë sqarim. Orët në vijim, do të jenë disi të ngarkuara me tension. Po ashtu parashikohet edhe debulesë fizike.

Peshqit

Është një moment interesant sa i takon punës, ndërsa në dashuri do të ketë komplikime, sidomos nëse jetoni një lidhje e cila nuk funksionon prej disa kohësh, dhe nëse jeni të dyjëzuar mes dy raporteve. Në sferën profesionale, mund të ketë zhvillim interesant situatash. Takimet që do të zhvilloni gjatë kësaj periudhe mund të jenë të frytshme. Bëni mirë që të tregoheni të durueshëm, deri të shtunën.

Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin shqiptarët? Barometri matja e dytë

Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e dytë tregojnë se: 39.1% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste, 27.8% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.

Dhe me radhë si më poshtë, 5.1% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet, 3.9% “Partia Mundësia” 2% “Lëvizja Bashkë”, 1.4% Partia e Lirisë, 1.7 parti të tjera. Ndërkohë 19% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

Krahasuar me matjet e para politike në Janar 2025, matjet e dyta tregojnë sesi ka ndryshuar prirja e votës. Në matjet e para diferenca ndërmjet atyre qytetarëve që do të votonin PS dhe PD ishte 15.6%, ndërkohë sot në matjet e dyta kjo diferencë është ngushtuar në 11.3%. Të pavendosurit në të dy matjet kanë mbetur ekzaktësisht në të njëjtin nivel (19%).

Një tjetër lexim në krahasimin e të dy matjeve për prirjen e votës është rënia e PS me 1.4% dhe rritja e PD me 2.9%. Për sa i përket partive të reja dhe të vogla vihet re një rënie e tyre nga matja e parë në matjen e dytë me përjashtim të një rritje me 0.8% që ka pësuar “Partia Mundësia”.

Armaldo Kllogjeri i futet politikës, kandidat për deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit

Tenori Armaldo Kllogjeri i futet politikës duke kandiduar për deputet nën siglën e PD në qarkun e Elbasanit.

Ai do të kandidojë në listën e hapur të Partisë Demokratike të këtij qarku.

Armaldo Kllogjeri njihet si Maestro pas famës që mori në ”Big Brother Albania Vip 2”, ku fitues u shpall Luiz Ejlli.

Mesa duket, gjatë kësaj periudhe pauze nga muzika, tenori ka vendosur të fokusohet në politikë dhe të kandidojë në qarkun e Elbasanit, duke qenë se origjina e tij është Gramshi.

U caktua në listë të hapur në Fier, Ori Nebiaj ironizon: Dikush i ka lexuar gabim, ua lë vendin të rinjve

Deputetja demokrate Orjela Nebiaj është tërhequr nga gara për deputete në radhët e PD, pasi ishte caktuar nga drejtuesit në qarkun e Fierit.

Me nota ironie, Nebiaj që ishte pjesë e primareve në Tiranë, shkruan se tërhiqet me arsyen për t’i hapur rrugë të rinjve.

“Unë kam kërkuar të mos jem në asnjë listë. As në Tiranë (në respekt të primareve) as në Fier.

Sa për sqarim se dikush i ka lexuar gabim emrat. Jo si tërheqje, por si vendim për t’i lënë rrugë të rinjve dhe zonjave që e meritojnë më shumë se unë”, shkruan Nebiaj.

U caktua në listë të hapur në Fier, Ori Nebiaj ironizon:

Donald Trump kërcënon me “shkatërrimin e ekonomisë” së Rusisë, nëse nuk pranojnë paqen me Ukrainën

Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë ekonominë ruse nëse Kremlini nuk nënshkruan një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën.

Presidenti amerikan tha se nëse është e nevojshme, “ka gjëra që mund të bëhen që nuk do të ishin të këndshme në aspektin financiar” dhe do të ishin “shumë keq për Rusinë”.

“Ne mund të bëjmë gjëra shumë të këqija për Rusinë. Do të ishte shkatërruese për Rusinë. Por unë nuk dua ta bëj këtë sepse dua të shoh paqen”, tha ai.

Kërcënimi vjen mes presionit të shtuar për Moskën për të pranuar një armëpushim 30-ditor në Ukrainë.

Trump tha se SHBA ka “njerëz që shkojnë në Rusi tani”, pas raporteve se i dërguari i tij në Lindjen e Mesme Steve Witkoff do të udhëtonte në Moskë këtë javë.

“Shpresojmë se mund të arrijmë një armëpushim,” u tha ai gazetarëve, duke shtuar se “është në dorën e Rusisë tani”.

Por Vladimir Putin thuhet se heziton të pranojë një marrëveshje armëpushimi, ndërkohë që forcat ruse po bëjnë fitime të rëndësishme në fushën e betejës, ndërsa rimorën Sudzha, një qytet kyç në rajonin e tij Kursk.

VIDEO / Asani i papërmbajtshëm! Përmbys rezultatin me një eurogol në sekondat e fundit dhe kualifikon ekipin në Champions League

Jasir Asani vendimtar në kualifikimin e Guangju në çerekfinale të Champions-it aziatik. Paraqitja fantastike e anësorit shqiptar, eliminoi sot kampionët e Japonisë.

Ishte minuta e 118-të, kur Asani shënoi një eurogol kundër gjigantëve të Visel Kobe. Gol që solli rezultatin historik dhe kualifikimin.

Guangju e kishte humbur ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 2-0. Në shtëpi i befasoi të gjithë.

Asani ishte ai që dërgoi takimin me shtesa, pasi shënoi në minutën e 85-të me penallti. Rezultati 2-0 i dha besim Guangju, që shtoi sulmet në “extra-time”.

Mrekullia nga këmbët e Asanit erdhi pikërisht në minutën e 118-të. Nga jashtë zone, lojtari i Kombëtares e dërgoi topin aty ku nuk mund të pritej.

Ky dygolësh e dërgon sulmuesin e Kombëtares atë në kuotën e 9 golave duke e vendosur në krye të golashënuesve.

Asani foli pas ndeshjes ku ishte lojtari më i spikatur. Lojtari i Kombëtares deklaroi:

“Të jem i sinqertë ishte ndeshje shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur sepse morëm revanshin në shtëpi, 3-0. Të jem i sinqertë nuk kam fjetur prej dy ditësh sepse mendoja për këtë ndeshje.

Ishte e vështirë dhe për mua dhe skuadrën është vetë jeta. Dhamë 100% dhe po ta shikoni, të gjithë janë të lumtur dhe shkojmë në raundin tjetër tani”, u shpreh Asani ndër të tjera.

E PAPRITUR / Ish-banorja e “Big Brother VIP”, kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit (FOTO)

Një ish-banore e Big Brother Albania Vip, ka zgjedhur të provojë fatin në politikë, duke kandiduar për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Bëhet fjalë për Fotini Derxhon, vajzën simpatike nga Lazarati i Gjirokastrës, e cila pas një jete në emigrim i hyri biznesit dhe më pas spektaklit televiziv përmes Big Brother.

Ajo mori pjesë dhe fitoi në Big Brother Albania 9, dhe më pas do të konkurronte sërish në Big Brother Albania VIP 2.

Fotini Derxho kryeson listën e kandidatëve nga Partia Mundësia e Agron Shehajt, në qarkun e Gjirokastrës.