Dhëmbë për dhëmbë/ Trump i kundëpërgjigjet Kanadasë, dyfishim i tarifave për…

Presidenti Donald Trump dyfishoi të martën tarifën për të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja, duke e çuar totalin në 50%.

Vendimi vjen si përgjigje ndaj qëndrimit të provincës së Ontarios, që vendosi një tarifë 25% për energjinë elektrike që eksportohet në SHBA.

Në një postim në ‘Truth Social’ Presidenti Trump shkruante se ka udhëzuar sekretarin e Tregtisë që të vendosë një tarifë shtesë prej 25%, që do të hyjë në fuqi të mërkurën në mëngjes.

“Kanadaja duhet të heqë menjëherë tarifën e saj anti-amerikanë për fermerët prej 250 deri në 390%, për produkte të ndryshme amerikane të qumështit, që është konsideruar prej kohësh si skandaloze. Së shpejti do të shpall një emergjencë kombëtare për energjinë elektrike brenda zonës së kërcënuar“, shkruante Trump.

Presidenti tha gjithashtu se do të “rrisë ndjeshëm” tarifat për makinat që hyjnë në Shtetet e Bashkuara më 2 prill “nëse Kanadaja nuk ul tarifat e tjera, skandaloze” siç i quajti ai, “të vendosura për kohësh”./ VOA

Vdekjet e papritura tek të rinjtë, kardiologu rendit shkaqet dhe arsyet, Temali: Bëni kujdes nga…

Mjeku Kardiolog Indrit Temali, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” foli mbi shkaqet dhe arsyet e vdekjeve të papritura tek të rinjtë, fenomen që po bëhet gjithnjë e më shqetësues për shoqërinë shqiptare.

“Sigurisht që stili i jetesës dhe stresi kanë rolin e tyre thelbësor në shtimin e rasteve të vdekshmërisë në moshë të herët.

Po ashtu përdorimi i drogërave, apo duhanit kanë ndikimin e tyre. Po ashtu stili i pakujdesshëm i të ushqyerit çojnë në atë sklerozë në moshë të herët bëjnë rritjen e kolesterolit që na çojnë në infarkte apo vdekje të papritura edhe në mosha të reja.

Por në përgjithësi kur kemi të bëjmë me moshat e reja, janë sëmundjet e lindura dhe të trashëguara q ëjanë shkak i humbjes së jetës së personave që janë nën moshën 35 vjeç”, shpreh ndër të tjera mjeku Indrit Temali

Jozi nuk ‘zë mend’, i drejtohet Gjestit: “Ti je i adoρtuar…”(Video)

Ola dhe Jozi kanë debatuar me Gjestin. Jozi i është drejtuar Gjestit duke i thënë se:

Shko o palaço shko. Këtu brenda shtëpisë je i adapotuar nga Laerti dhe Rozana.

Ola:

Largohu se jemi vetëm unë dhe Jozi. E ke çuar veten për psikiatër. Pse e more Rizartën në krevat

Gjesti:

Ku e ke parë skenën?

Ola:

Ti nje mashtrues i gradave më të larta. Shfrytëzove zarfin.

Gjesti:

Pse për cfarë kam ardhur unë këtu? Para se të më bini ju mua, u bie unë juve.

Shpërthejnë protestat në Serbi, studentët bllokojnë selitë e TV në Beograd dhe Novi Sad

Tensionet shpërthyen gjatë natës në Beograd, ku grupe studentësh bllokuan selinë e televizionit publik RTS në qendër të kryeqytetit.

Pasi kanë ndërmarrë veprime pak para mesnatës, protestuesit thanë se aksioni do të vazhdojë për 22 orë.

“Të gjithë do të mund të dalin nga ndërtesa, por askush nuk do të mund të hyjë”, thanë organizatorët, shkruan a2 CNN.

Një njësi policore që mbërriti në vendngjarje për të siguruar daljen e personelit u sulmua dhe një oficer u dërgua në spital me një lëndim në sy. Asnjë incident tjetër i rëndësishëm nuk është raportuar deri më tani.

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka shkuar menjëherë në spital për të vizituar policin e plagosur, raporton A2 CNN.

“Të dhunshmit mendojnë se u lejohet gjithçka. Nuk është kështu. Ata do të përgjigjen për çdo akt të dhunshëm që kryejnë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Në solidaritet me kolegët e tyre në Beograd, studentët në Novi Sad gjithashtu bllokuan hyrjet në selinë e Radio Televizionit Vojvodina (RTV) gjatë natës. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje. (A2 Televizion)

Engert Pëllumbi, gjyqtari që solli Falcone-n në shqip “nuk mundet kurrë të bëhet palë me krimin dhe korrupsionin!” (Video)

Magjistrati italian që e ktheu në mision të jetës luftën ndaj mafies e që në luftë me të humbi tragjikisht jetën mbetet shembull frymëzimi për shumë dhe një emër i përmasave gjigante për të gjithë idealistët që kërkojnë ta ndryshojnë sistemin e drejtësisë.

I tillë ishte edhe për Engert Pëllumbin, gjyqtarin shqiptar jo pak të njohur për median dhe opinionin publik, si i pari magjistrat që çoi pas hekurave një zyrtar të lartë shqiptar, si ish-ministri Tahiri, duke përmbushur kështu qëllimin për të cilin nisi Reforma në sistemin e Drejtësisë dhe u ngritën organet e reja.

Dëshirën për të ndjekur studimet në Jurisprudencë dhe ambicien për të vijuar më tej rrugën si gjyqtar, ia adreson në një dozë të mirë, figurës së Giovanni Falcone-s. Si një homazh për këtë figurë, Pëllumbi dy vite më parë erdhi në vëmendjen mediatike, në rolin e përkthyesit.

“Giovanni Falcone, një hero i vetmuar”, ishte libri që e promovoi edhe në emisonin “Ora e Betit” në”Ora News”, në rubrikën e moderatores Beti Njuma “Një grusht librash”.

Në intervistë ai shpjegon se ky libër, mund të lexohet jo vetëm nga juristët, gjyqtarët, prokurorët, por edhe publiku i thjeshtë, “…pasi mesazhet që jep Falcone, me gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij janë mesazhe që i shërbejnë të gjithë shoqërisë”, thotë më tej Pëllumbi. Në hyrje të librit, përkthyesi jep mbresat personale, i frymëzuar në shtegtimin e karrierës, nga një figurë si e Falcone-s.

“Është një shtegtim i bukur, por me sakrifica të mëdha, sakrifica të cilat në fakt i japin shijen e vërtetë dhe kurorëzojnë “ndjenjën e shërbimit” ndaj të tjerëve”, shkruan Pëllumbi.

E mbase nisur nga kjo intervistë ndryshe me një gjyqtar si Pëllumbi, i cili pritet të vendosë edhe për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, vetë Beti Numa teksa e ka rikthyer atë në vëmendje të publikut në rrjetet sociale thotë se:

“Një njeri që frymëzohet nga Giovanni Falcone nuk mundet kurrë të bëhet palë me krimin dhe korrupsionin!”

“Prisni arrestime para zgjedhjeve”, gazetari: Në lupën e SPAK janë 10 kandidatë për deputetë

Gazetari Julian Kasapi ka bërë një deklaratë të fortë mbi arrestimet e SPAK, duke paralajmëruar se do të ketë ndalime para zgjedhjeve të 11 majit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story”, Kasapi u shpreh se “në lupën e SPAK janë 10 kandidatë të PS për deputetë”.

Ndër të tjera ai komentoi punën e SPAK, ku tha se gëzon mbështetje të madhe publike, pasi ka arritur të godasë të ‘fortët’ që janë konsideruar si të paprekshëm.

“Prokuroria e Posaçme gëzon sot mbështetjen më të madhe të publikut. SPAK ka treguar se në Shqipëri mund të bëhet drejtësi, mund të funksionojë sistemi i drejtësisë, edhe në një Shqipëri ku asnjë institucion antikorrupasion… më thoni ju mua, dini ju ndonjë institucion antikorrupsion i cili mund të ketë bërë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme.

Nga ana tjetër SPAK ka treguar se në Shqipëri flisnim deri dje për Jurgis Çyrbjan, tani kemi kryetarin e bashkisë Tiranë. Ka treguar se të paktën në këtë pikë SPAK gëzon mbështetje kaq të madhe.

Ashtu siç është historia me kryebashkiakun, ku unë mendoj se është një nga goditjet më të guximshme të SPAK dhe që ishte e nevojë, pasi nesër pasnesër ka nevojë për një ripërtëritje. Kemi edhe dosje të tjera siç është ‘21 janari’, dosja ‘5D’.

Kam kuptuar që historia në Shqipëri do vijojë me komente, në të vërtetë SPAK është i vetmi institucion që gëzon mbështetjen më të madhe nga publiku. Pse? Sepse ka shkuar deri aty ku godet edhe ata që janë ka shumë të fortë dhe që nuk mund të preken.

Nga ana tjetër kam një informacion se SPAK nuk do të vijojë me listën e zgjedhjeve, apo se duhet të bëjë arrestime të tjera para 11 majit dhe pas 11 majit. Është institucion që s’ka agjendën e PS apo PD.

Tani është momenti që të bëjë… në lupën e saj janë mbi 10 kandidatë të PS, të cilët janë për deputetë. Kemi dëgjuar për këta persona që deri dje kanë pasi imunitet. SPAK po tenton të bëjë, apo të shmangë historinë e përplasjes së Kuvendit. Tani është momenti.

Ndaj them që s’ka listë zgjedhore për SPAK, është momenti për të bërë veprimet e saj, ky është informacion që më ka mbërritur. Janë figura që dihen që janë politike dhe SPAK po tenton të shmangë përplasjen dhe të bëjë ndalime para zgjedhjeve”, tha Kasapi.

Kush po e itimidon SPAK? Karamuço pIas ‘bo mbën’: Po diskutohet që të shkrihet…

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar këtë mbrëmje në një studio televizive, u ndal te pikat që SPAK i cilëson si indimidim apo kërcënim në punën e tij.

Sipas tij, po diskutohet që jo të shkrihet SPAK, por të shkrihet GJKKO (Gjykata e Posaçme) dhe për hetimet e SPAK vendim të marrë prokuroria e zakonshme.

Kjo thotë Karamuço mund të ndikojë si kërcënim për SPAK.

“Po diskutohet aktualisht… që mund të kenë plan që të shkrijnë Gjykatën e Posaçme, që të ketë një gjykatë të plotë të juridiksionit të zakonshëm, ku një seksion të marrë vendime për hetimet e SPAK. Këto gjëra po shikohen në frymë sistemike, por a shkojnë këto deri në ndryshime të qenësishme, por faktin që e diskuton do të thotë që ‘unë të kam në fokus’”, tha Karamuço.

Përfundon takimi SHBA-Ukrainë në Arabi, reagon DASH: Do të rikthehet ndihma e sigurisë për Kievin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar zyrtarisht për takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite.

SHBA do të heqë menjëherë pauzën për ndarjen e informacioneve të shërbimeve inteligjente dhe do të rifillojë ndihmën e saj të sigurisë për Ukrainën.

Të dy vendet ndërmorën “hapa të rëndësishëm drejt rivendosjes së paqes së qëndrueshme” për Ukrainën gjatë takimit të sotëm, shtoi Departamenti i Shtetit.

Ukraina ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e saj për të pranuar propozimin e SHBA për të miratuar një armëpushim të menjëhershëm, të përkohshëm 30-ditor.

Të dy vendet kanë thënë gjithashtu se kanë rënë dakord të përfundojnë një marrëveshje për zhvillimin e burimeve minerale të rralla.

Seanca në Apel për Erion Veliajn, përfundon mbrojtja, avokati: Garanci pasurore për ta liruar

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme ka përfunduar mbrojtja e avokatëve të kryebashkiakut Erion Veliaj. Mësohet se mbrojtja ka kërkuar dhënien e garancisë pasurore kundrejt lirimit të Veliajt. Seanca në GJKKO po zhvillohet prej 4 orësh seanca për shyrtimin e ankimimit të masës së sigurisë të kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjithashtu sipas raportimeve, deri më tani kanë përfunduar mbrojtjen edhe avokatët Ermir Betas dhe Artur Selmanit. Ata kanë kërkuar shfuqizim të masës arrest me burg ose një masë më të butë sigurie, me argumentin se nuk mund të prishë provat.

Në të njëjtën seancë, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje. Bëhet me dije se aktualisht avokatja e Abules, Romina Zano po bën mbrotjen para gjykatës. Në ambientet e GJKKO u paraqit para nisjes së seancës dhe avokati amerikan joshua Roberts, i cili po këshillon kryebashkiakun Veliaj, por nuk u lejua të futej në sallën e gjyqit.

Në përfundim të mbrojtjes, Prokuroria e Posaçme do japë qëndrimin e saj sa i përket kërkesave të avokatëve që kanë ankimuar masën. Në fund të seancës që pritet të zgjasë disa orë, gjyqtari Engert Pëllumbi do tërhiqet në dhomë këshillimi për të shpallur më pas vendimin, nëse do lërë në fuqi vendimin e datës 12 shkurt të GJKKO apo në rast se do ndryshojë vendimin e shkallës së parë.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.