VIDEO / Kushëriri i Flamur Nokës i premton 10 vota Agron Shehajt

“Jam kushëriri i Flamur Nokës, jetoj prej 20 vitesh në Torino, 10 vota i ke nga ne”.

Ky ka qenë premtimi që ka marrë Agron Shehaj, nga një emigrant kuksian në Itali, i cili është njëkohësisht kushëriri i deputetit demokrat Flamur Noka.

Ai i ka premtuar Shehajt 10 vota, të tijën dhe të shoqërisë së tij.

Ky i fundit është entuziazmuar dhe ka thënë se “ky është vlerësimi më i madh” që ka marrë në politikë.

https://www.instagram.com/reel/DIWLKWIt5OP/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al&rp=%2Fpolitike%2Fvideo-kusheriri-i-flamur-nokes-i-premton-10-vota-agron-shehajt-i89602#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1095.6000000238419%2C%22ls%22%3A255.89999997615814%2C%22le%22%3A1084.2000000476837%7D

VIDEO / Roberto Bakaj i pathyeshëm! Boksieri shqiptar fiton duelin e 14-ë me “knock-out”

Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj ka shënuar fitore të madhe ndaj Jose Gabriel Yanez.

Bakaj prej raundit të dytë e nokautoi kundërshtarin e tij. Pikërisht raundi i dytë ishte vendimtar, sepse Bakaj e rrëzoi në parket kundërshtarin e tij dy herë.

Kjo ndeshje u zhvillua në Bochum të Gjermanisë.

Bakaj vazhdon me rekord pozitiv në boksin profesionist. 30-vjeçari ka 14 ndeshje dhe të gjitha fitore, të gjitha me nokaut.

VIDEO

Aeroplani i parë do të ulet në Aeroportin e Vlorës brenda pak ditësh

Brenda disa ditësh, në Aeroportin ende në ndërtim të Vlorës, do të ulet aeroplani i parë.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, i cili ka thënë se “burimet” i kërkuan që këtë lajm “të mos e bëjë të madh”.

Mbetet e paqartë nëse ky fluturim do të realizohet për të kryer testime, apo do të jetë më tepër një event i nxituar në kuadër të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Shpesh kemi parë se si në prag fushatash, tunele, rrugë apo vepra të tjera infrastrukturore hapen për pak ditë, për t’u mbyllur sërish më pas deri në përfundimin e punimeve.

Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin (VIDEO)

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Big Brother VIP, me Jozefin Markun që ka goditur Gjestin pas eliminimit të tij nga shtëpia.

Menjëherë pas kësaj, produksioni ka kontaktuar Policinë e Shtetit, e cila menjëherë ka arrestuar Jozin, duke e shoqëruar me pranga në duar.

Top Channel sjell pamjet e momentit të arrestimit të banorit nga forcat e policisë.

Nga ana tjetër, gjatë Prime-t u mësua se gjendja shëndetësore e Gjestit ishte e stabilizuar.

Jozi e mbyll në mënyrë SKA NDALOZE, qëΙ. Ιοn Gjestin, eliminohet bashkë me Loredanën, arrestohet nga policia (Video)

Tashmë është mbyllur zyrtarisht televotimi për dy finalistët e tjerë të “Big Brother VIP”.

Gjartë prime-t do të lexohej zarfi, ku përveç të zgjedhurve, katër të tjerë do të largohen nga shtëpia.

Rozana dhe Laerti janë dy finalistët e parë që u shpallën nga publiku, primeve të ditëve të fundit.

Ndersa cifti i shumeperfolur Loredan dhe Jozi do te elimoniheshin nga gara.

Por ky i fundit do ta mbyllte ne menyre skandaloze, teksa goditi me grushta Gjestin.

Ndersa policia ka bere shoqerimin e shtetasit Jozefin Marku per ne rajonin me te afert.

Të martën, u hap një televotim, ku publiku duhet të zgjidhte edhe dy finalistët e fundit.

Në garë gjatë këtyre ditëve kanë qenë Gjesti, Egli, Loredana, Jozi, Gerta dhe Danja.

SHIKO VIDEON KËTU

V.raυ kunatin, 50-vjeçari shqiptar u gënjye nga vajza ρërd.hυnimin! Ja çfarë u zbulua

Një kthesë e re në rezultatin gjyqësor të vrasjes që përfshinte një viktimë 33-vjeçare u dha dje në Gjykatën me Juri të Përzier të Larisës nga pranimi i 19-vjeçares se ajo falsifikoi mesazhe me tekst për të bindur të atin, një të pandehur 51-vjeçar, në një çështje ligjore të paprecedentë.

Shtetasi 50-vjeçar shqiptar, Fatmir Tarellari nga Poliçani, akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore, për armëmbajtje pa leje dhe për përdorim arme, pasi më 9 janar 2024, me pushkën e tij të gjuetisë, pak jashtë Volosit, pranë një fabrike çimentoje, i ngriti një kurth vdekjeprurës kunatit të tij 33-vjeçar Erjon Pelivani, të cilin e qëlloi duke e plagosur për vdekje.

51-vjeçari u bind nga vajza e tij se kunati i tij 33-vjeçar ishte ai që e përdhunoi kur ajo ishte një vajzë e vogël. E gjitha filloi kur 51-vjeçari Tarellari mori një telefonatë nga pronarja e vajzës së tij studente, e cila i tha se nuk e kishte paguar qiranë, edhe pse ai i kishte dërguar paratë rregullisht.

Vajza 19-vjeçare thuhet se deklaroi në atë kohë se ishte e detyruar t’ia jepte paratë dajos së saj 33-vjeçar sepse ai po e shantazhonte duke i thënë se do të publikonte foto të veprimeve të saj të pahijshme. Në fakt, që ta bënte të atin ta besonte, ajo i tregoi mesazhe me tekst (SMS) në telefonin e saj celular.

Babai u bind se kunati i tij ishte ai që po i përdhunonte të bijën dhe, duke ngritur një pritë, e qëlloi, duke e plagosur për vdekje.

Vetëm se hetimi nga Drejtoria e Hetimeve Penale të Policisë Helenike. vërtetoi falsitetin e SMS-së, duke përmbysur faktet e çështjes. Vajza 19-vjeçare, gjatë dëshmisë së saj dje, pranoi se, për t’u besuar nga i ati, ajo falsifikoi mesazhet SMS që shkëmbente me të dashurin e saj, në një mënyrë të tillë që dukej sikur dërguesi i mesazheve ishte 33-vjeçari, i cili në fund humbi jetën padrejtësisht.

Gjyqi filloi me të pandehurin që vuri në dukje se “më vjen keq për atë që ndodhi”, duke shtuar se ato ditë “ishin ditët më të këqija të jetës sime kur mësova se çfarë i ndodhi vajzës sime”, për të theksuar se “isha në gjendje shoku”.

Gjatë seancës së disa ditëve më parë, dëshmuan një numër dëshmitarësh, ndërsa gjyqi do të vazhdojë.

TR AGJIKE/ E reja υ. des pas rënies nga kati i 17-të, i dashυri i saj dγshohet se nxiti υetë’υrsjen

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme, kur një vajzë e re humbi jetën në rrethana dramatike në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës. 26-vjeçarja Xheneta Ejupi ra nga kati i 17-të i një ndërtese banimi dhe ndërroi jetë në vend.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se viktima kishte jetuar me qira në atë apartament dhe dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore kishte qenë nën presion të madh psikologjik nga partneri i saj, 30-vjeçari Valmir Sheqiri. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën penale “nxitje në vetëvrasje”.

Hetuesit kanë ndërmarrë veprimet e para menjëherë pas incidentit, duke bërë ekzaminimet përkatëse. Me urdhër të Prokurorisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë në kuadër të hetimeve që janë ende në zhvillim.

Trupi i pajetë i së ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 18:00.

Lajmi i hidhur është konfirmuar edhe nga një familjar i viktimës përmes rrjeteve sociale, me fjalët prekëse: “Te Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”. Ndërsa institucionet përkatëse vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë rast të rëndë.

Me një lartësi prej rreth 27 metrash…/PIRAMIDA e zbuluar në ujë mund të rishkruajë historinë e botës!

Një strukturë misterioze nënujore pranë ishujve Ryukyu të Japonisë po sfidon njohuritë tona për historinë e qytetërimeve të lashta. E njohur si Monumenti Yonaguni, kjo masë e madhe shkëmbore e vendosur vetëm 25 metra nën sipërfaqe u zbulua në vitin 1986 dhe ka tronditur studiuesit me formën e saj të ngjashme me një piramidë me shkallë.

Me një lartësi prej rreth 27 metrash dhe e ndërtuar tërësisht prej guri, Yonaguni ngjan si një strukturë e ndërtuar me dorë nga një qytetërim i lashtë. Testet mbi shkëmbin sugjerojnë një moshë prej mbi 10,000 vjetësh që do të thotë se nëse është ndërtuar nga njerëzit, ajo ekzistonte para se deti të mbulonte zonën, mbi 12,000 vite më parë.

Kjo do ta bënte më të vjetër se çdo piramidë egjiptiane apo edhe se Stonehenge, duke hapur derën për teorinë e ekzistencës së një qytetërimi të humbur, ndoshta të ngjashëm me mitin e Atlantidës. Autori Graham Hancock, i njohur për teoritë mbi qytetërimet e humbura dhe arkeologu Flint Dibble debatuan kohët e fundit në podcast-in e Joe Rogan mbi origjinën e Yonagunit. Dibble mbrojti idenë se formacioni është natyror, ndërsa Hancock kundërshtoi me fotografi që, sipas tij, tregojnë qartë struktura të krijuara nga dora e njeriut; shkallë, tarraca, harqe dhe një fytyrë e gdhendur në gur.

Pavarësisht skepticizmit të disa studiuesve si Dr. Robert Schoch, i cili thekson se karakteristikat gjeologjike të rajonit mund të shpjegojnë formën e Yonagunit, teoria e një ndërtese të lashtë të ndërtuar nga njerëzit nuk është përjashtuar. Ai pranoi se pamjet fotografike mund të krijojnë përshtypjen e një ndërtese për shkak të simetrisë dhe këndeve të mprehta.

Nëse vërtetohet se Yonaguni është ndërtohet nga njeriu, ajo do t’i bashkohej strukturave të tjera misterioze si Göbekli Tepe në Turqi (daton rreth vitit 9500 p.e.s.) dhe Gunung Padang në Indonezi, e cila mund të jetë më e vjetër se 16,000 vjet. Deri më tani, Monumenti Yonaguni mbetet një mister i pazgjidhur.

“Babi nuk shoh!”/ Lajmi i rëndë u shembi botën, prindërit kërkojnë ndihmë për fëmijët me sëmundjen e rrallë

Denisa dhe Simoni ishin fare të rinj kur u njohën, u dashuruan dhe vendosën të lidhnin jetën së bashku. Ajo ishte nga Delvina, ndërsa ai nga Dhëmblani, fshati i vogël i Tepelenës, ku dhe hodhën themelet e para të familjes së tyre të re.

Në 2018 erdhi në jetë vajza e tyre e parë, Desila, si një engjëll që do t’ua ndriçonte shtëpinë e do t’i nxiste të rendnin drejt një jetë më të mirë. Një vit më pas, Simoni e Denisa e lanë pas fshatin e tyre. Erdhën në Tiranë, në një shtëpi me qira, me shpresën që do të kishin mundësitë reja.

Ardhja në jetë e dy vogëlushëve: Seit dhe Eldisa, u dha një gëzim të ri.

Derisa kuptuan se në sytë e tyre të bukur e të qeshur, kishte një problem. Të vegjlit, ndërsa mësuan të ecnin, nisën të përplaseshin me sende, rrëzoheshin shpesh e nuk gjenin dot drejtimin e prindërve kur i thërrisnin.

Pas shumë kontrollesh, mjekët dhanë lajmin që ua shembi botën dy prindërve: Seit sheh vetëm 5%, ndërsa Eldisa vetëm 2.5%. Të dy fëmijët u diagnostikuan me një sëmundje të rrallë dhe shumë të rëndë të syve, një sëmundje që përparon shpejt dhe që mund t’ua marrë shikimin përgjithmonë.

Për Simonin, kjo ishte një plagë që hapej sërish. E kishte parë këtë errësirë më parë tek babai i tij, që kishte humbur shikimin nga njëri sy në moshë të re. Por nuk e kishte imagjinuar kurrë që e njëjta gjë do i ndodhte te fëmijët e tij të vegjël.

Çdo mëngjes, fëmijët zgjohen duke kërkuar babain. Nuk e shohin, por ndiejnë praninë e tij. Zgjatin duart deri sa gishtat e tyre të vegjël prekin fytyrën e tij të lodhur, të lagur nga lotët.

“Babi, ku je? Nuk shoh”- i thotë Seiti. Zëri i tij i vogël qëllon në zemrën e Denisës dhe Simonit si shigjetë.

Tani, Denisa dhe Simon përballen çdo ditë me frikën se fëmijët e tyre do të rriten pa parë fytyrat e prindërve, pa parë dritën e diellit, qiellin apo çdo gjë tjetër.
Fatmiresisht mjekët thonë se ka një shpresë, një mundësi për trajtim jashtë vendit, por koha është e shkurtër dhe nuk pret.

Simoni e Denisa nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet. Çdo ditë është një betejë me kohën dhe pamundësinë. Nëse nuk trajtohen jashtë vendit, fëmijët do ta humbasin plotësisht shikimin.

Ata luten për t’i çuar fëmijët jashtë, për t’i shpëtuar nga errësira që po u afrohet me hapa të shpejtë. Ata kanë nevojë për ndihmë, që Seiti dhe Eldisa të mund të shohin dritë e të jetojnë jetën me të gjitha ngjyrat e saj, thirrje që u bë në “Për Shqiptarët”.

Në rast infarkti keni vetëm 10 sekonda për të shpëtuar, ja si duhet të veproni

Të gjithë e dimë që ataku në zemër nuk mund të parashikohet, megjithatë ka disa këshilla të dobishme të cilat mund t’ju shpëtojnë jetën, nëse e gjeni veten përballë një situate të tillë.

Shpresojmë, që të mos ju duhet ta zbatoni kurrë këtë këshillë, por është mirë të dini se mund të ndihmoni veten apo dikë tjetër, para se të vijë ambulanca.

Shumica e njerëzve kalojnë në panik dhe nuk dinë çfarë të bëjnë kur dyshojnë për infarkt miokardi.

Kjo bën që të bien pa vetëdije për çështje sekondash.

Por, edhe pse keni vetëm disa sekonda për të reaguar ka diçka që mund të bëni, që me shumë gjasa do ju shpëtojë jetën.

Kini parasysh se si fillim duhet të kërkoni ndihmë, kjo është shumë e rëndësishme.

Pasi të keni thirrur ndihmën profesionale duhet të filloni të kolliteni me forcë!

Filloni kollituni thellë dhe fortë, pa pushim. Nxirrni frymë thellë dhe ngadalë.

Kur merrni frymë thellë ju dërgoni oksigjen në mushkëri, ndërsa kolla ushtron presion te zemra duke ndihmuar qarkullimin e gjakut.

Ky presion në zemër do të rikthejë në normalitet ritmin e sinusit dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për të mbajtur një njeri gjallë deri në ardhjen e ndihmës profesionale.