Aeroplani i parë do të ulet në Aeroportin e Vlorës brenda pak ditësh

Brenda disa ditësh, në Aeroportin ende në ndërtim të Vlorës, do të ulet aeroplani i parë.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, i cili ka thënë se “burimet” i kërkuan që këtë lajm “të mos e bëjë të madh”.

Mbetet e paqartë nëse ky fluturim do të realizohet për të kryer testime, apo do të jetë më tepër një event i nxituar në kuadër të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Shpesh kemi parë se si në prag fushatash, tunele, rrugë apo vepra të tjera infrastrukturore hapen për pak ditë, për t’u mbyllur sërish më pas deri në përfundimin e punimeve.