39-vjeçari e solli me valixhe nga Tajlanda/ Çfarë është “Yellow Zushi”, dr. oga e re që ka hyrë në Shqipëri

Ditën e djeshme policia e Tiranës ndaloi një 39-vjeçar në aeroportin e Rinasit, i cili po kthehej nga Tajlanda me valixhen e mbushur me drogë.

Përveç metodës “origjinale” të trafikut të lëndës narkotike, vëmendje tërhoqi edhe lloji i drogës që ai kishte sjellë në vendin tonë. Mësohet se në valixhen e shqiptarit, gjendej 19 kg “Yellow Zushi”, një varietet i fuqishëm i kanabisit, i cili prodhohet në ambiente të mbyllura nëpërmjet llambave.

Kjo drogë shitet me çmime që fillojnë nga 50 euro për gram, ndërkohë që efekti i saj është shumë më i fuqishëm se kanabisi i zakonshëm, për shkak të përqindjes së lartë të THC. E veçanta e kësaj droge është se shpesh herë asaj i injektohen aroma të frutave ekzotike, çka e bën këtë drogë më elitare.

Kjo drogë ka gjetur prej kohës terren në vendet e Bashkimit Evropian si Italia dhe Spanja, ku kultivohet dhe tregtohet ndërsa në Shqipëri, ardhja nga Tailanda ishte episodi i parë.

“Yellow Zushi” është thjesht emri i radhës në listën e gjatë të substancave narkotike që i premtojnë rinisë arratisje, por në fakt u japin robëri. Dikur ishte hashashi i Lazaratit, pastaj erdhën kristalet, pilulat, dhe tani drogat e importuara që vijnë në treg si mall luksi por paguhen me shëndetin mendor, trupin dhe shpesh edhe jetën e përdoruesve të drogës./ Top Channel

5 audio-mesazhet që Alma Arrazi i dërgoi të motrës para trag jedisë. “S’kam ku mγtem, sa të jetë ai nuk kthehem ma te Eri…”

Zbardhen 5 mesazhet zanore që Alma Arrazi, i ka dërguar me telefon motrës së saj Gentjana. Z, duke i shprehur gjendjen e mjerueshme që kishte pësuar lidhja martesore saj dhe bashkëshortit, Erdgys Arrazi.

Këto mesazhe zanore janë cilësuar në dosjen e gjykatës si provat kryesore, për dënimin me 4 vjet burgim të Arrazit për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” përmes presionit psikologjik dhe dhunës fizike.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se para se të merrte aktin ekstrem të vetëflijimit në ujërat e lumit Buna në Shkodër, Alma Arrazi, ishte larguar nga banesa dhe 3 fëmijët e saj, duke punuar si pastruese në një kuzhinë restoranti.

Ajo i tregonte të motrës se ndihej mirë dhe paguhej 1 mijë euro në muaj, por e merrte malli për fëmijët dhe se njëra nga vajzat e saj qante shpesh për të ëmën.

Edhe pse vajza qante pasi ndjente mall për nënën e saj ajo urdhërohej nga babai i saj, të pushonte menjëherë dhe mos ja dëgjonte më zërin për të ëmën.

Rasti i Alma Arrazit tregon një grua të sfilitur nga fati i saj i dhimbshëm dhe një gjë e tillë konstatohet qartazi tek audio-mesazhet që Alma i dërgon motrës së saj, Gentjana.

Alma informon motrën për situatat e fëmijëve, marrëdhënien bashkëshortore të krisur për shkak të një lidhje paralele dhe bisedat që bënte në telefon me kunatën e saj, Valin, gruan e Edison Arrazit, që në atë kohë ndodhej në burg, si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” në Shkodër.

Sipas audio-mesazheve, Edisoni ka folur nga burgu me të vëllanë që të kthente Almën në shtëpi tek fëmijët e saj, por Eri siç e thërriste ajo burrin, gënjente dhe vëllanë e vetë.

Alma i tregon të motrës së ka kapur burrin në tradhti bashkëshortore dhe i ka kërkuar atij një nder që atë vajzën me të cilën ishte lidhur mos e linte shtatzanë.

“…të lutem a ke mundësi i thashë, kur të shkosh me të, ruju mos ta lesh shtatzanë se kam hallin e fëmijve. I thashë, se nesër-masnesër fëmijët e mi, nuk dua me pas nji motër a një vëlla, bash prej babe. A ke mundësi me ma ba ketë nder për njata fëmijë, jo për mu. Se për mu i thash, unë e ti kena kry punë, s’kena ma punë kurrë….”

Të pesta audio-mesazhet kanë dalë nga këqyrje e një USB me foto, video, mesazhe zanore të nxjerra nga aparati celular, i markës “Samsung”, A14, në pronësi të motrës së viktimës, Gentjana Z….

Nga këqyrja rezultoi se në USB janë pesë mesazhe zanore që janë komunikime të të ndjerës Alma Arrazi me motrën e saj Gentjana Z.

Në audion e parë Alma i shprehet motrës si më poshtë vijon: “…po moj, po se njashtu ashtë, edhe se s’më dan, me pa dasht m’kishte kërku, ishte shpreh… po tu ba edhe p…. ……..Jo moj se s’jam tu ik…itu jam..”

Ndërkohë në audion e dytë Alma i shprehet sërish motrës së saj me këtë audio mesazh:

“…s’kam ça baj motra..po duroj kështu. Jam shumë mirë ec…se edhe në punë me kenë, po na bijn brinjët nëpër kuzhina e masanej maron vera s’kam ku shkoj, s’kam ku mytem…..sa të jetë ai nuk kthehem ma te Eri…jam shumë mirë motra i’tu… keq a mirë, 1000 euro i fus i’tu në xhep…”.

Në audion e tretë, Alma i shprehet të motrës për interesin që ka pasur për fëmijët dhe një situatë jo normale me njërën nga vajzat që qante pasi kërkonte nënën e saj, Almën, e cila ishte larguar duke punuar pastruese në një kuzhinë.

Njëra nga vajzat ka filluar të qajë, por sipas saj ka ndërhyrë në telefon burri i saj, Erdgys Arrazi, i cili i ka folur në mënyrë ultimative vajzës që të pushonte dhe mos qante më për nënën e saj.

Madje për situatën e fëmijëve dhe largimin e Almës nga shtëpia, e kunata e saj Vali kishte folur në telefon dhe me burrin e saj, Edison Arrazi, që në atë periudhë ndodhej në burg, i cili sipas mesazhit zanor të lëshuar nga Alma, i kishte thënë gruas së tij se:

“…Po a menon ai (Eri) ndonjëherë, se unë kam me dal prej burgut. Unë kam me kenë ai si kam me e pru Almën në shpi, te fëmijët e vet, e ky (Eri) të shkojnë e të jetojë më kë të dojnë….”

Ndër të tjera Alma, i dërgon këtë mesazh zanor të motrës si më poshtë:

“…hiq motra, ça kam me than.. tu e pyt për fëmijët jam, mirë thotë janë (kunata Vali)…ka qajt Ergesa sot për mu edhe kjo (Kunata) e ka marrë Erin në telefon edhe i ka thanë “…merru me Ergesen i fije sa a shumë e mërzitun vajza, a tu qa për Almën. Ky (Eri) i ka thanë ma jep telefonin këtu edhe i ka thanë vajzës, Ergesës, mos ta nixhoj zanin ma me qa për i kyt punë,me qa për të ma, e ka trem vajzën, s’ma ka lan as me qa. Ndërsa “Coli” (Edison Arrazi) kishte ba namin sot. E kishte marë Erin në telefon dhe i kishte ba nanin namin, namin tha (kunata Vali). Tu qa “Coli”, tu i than Erit ma merr Almën ma bjerë në shpi…mos i len fëmijët me vujt…se ban shumë mas fëmijëve ajo motra… Mir, mir i ka than Eri, se ta po e rregulloj nesër kytë punë. E ka majtë me rrena vllan e vet. I ka thanë Vali, është tu të majt me rrena se ky (Eri) i ka shkëput punët me Almën. Po a menon ai (Eri) ndonjëherë, se kam me dal prej burgut. Unë kam me kenë ai si kam me e pru Almën në shpi, te fëmijët e vet, e ky të shkojnë e të jetojë më kë të dojn…”.

Në audion e katërt Alma shprehet:

“…Se ky a tu majt shpresë se ta po pajtohet me mu, pa e shikon se e kam staku trunin, e kam staku keq, e nuk pajtohem ma me të, e ka hall tashi… Për ça, ke kërku me ta hek bllokun? Si menon ti? Me fol me mu, kur ndërkohë unë pardje ti kam hek letrat e lagta prej makinës, që ti ke shku me atë femër thashë. Ça don tash ma nga unë…?. Edhe më shkruajti: A e ke me taman a..?. Masanej më mori e më tha: A e ke me taman a…? Po… i thashë me taman e kam, nuk jam tu tall. Mirë a ke munsi me më ba bllok se ka hall motra se e shef se jam e vendosun, se kujton se po i ulem e po i flas, e po pajtohem……edhe nji gja të fundit desha me të thanë. Të lutem a ke mundësi i thashë, kur të shkosh me të, ruju mos ta lesh shtatzanë se kam hallin e fëmijve. I thashë se nesër-masnesër fëmijët e mi nuk dua me pas nji motër a një vëlla, bash prej babe. A ke mundësi me ma ba ketë nnder për njata fëmijë, jo për mu, se për mu i thash, unë e ti kena kry punë, s’kena ma punë kurrë….”

Ndërkohë në audio mesazhin e pestë dërguar motrës së saj Alma shprehet, se dhe kunata e saj Vali, mund të jetë bërë shkaktare për ndarjen e saj me burrin, Erdgysin. Ndër të tjera ajo i thotë motrës:

“…edhe i ka thanë Eri, (Valit Kunatës), bani Almës bllok, mas fol ma me të edhe Vali më bani bllok, m’tha: “…ça me ba, më ka thanë Eri…”. Kjo na ka dashtë ndarjen, kjo e poshtme, mezi ka prit mu nda unë, prej Erit….”.

Ndërkohë nga këqyrja e mëtejshme zbulon se në USB, ka dhe 2 video ku vërehet që i pandehuri Erdgys Arrazi, është duke ecur me makinë bashkë me të është edhe një vajzë, pamja e të cilës nuk duket, por duket vetëm dora e saj që prek fytyrën e Erdgysit.

Ishte pikërisht kjo lidhje e jashtëligjshme që Erdgys Arrazi kishte krijuar paralelisht me një vajzë të re, e cila u bë shkak që 1 vit më parë gruaja e tij, Alma Arrazi, të mbytej së bashku me 3 fëmijët e saj në lumin Buna, duke krijuar një nga tragjeditë më të dhimbshme që përjetoi qyteti i Shkodrës.

Robert Berisha i jep fund romancës me të dashurën 23 vite më të re. Zbulohet shkaku

Prej disa kohësh, Robert Berisha dhe Ana, të cilët kanë ruajtur një marrëdhënie në distancë, prej kohësh nuk janë shfaqur më bashkë. Kjo ka bërë që fansat e çiftit të dyshojnë se mes tyre ka një krisje.

Këngëtari vetë në intervista ka treguar se udhëtonte shpesh drejt SHBA-së për t’u takuar me Anën, por duket se raportet mes tyre nuk janë më si më parë. Sipas burimeve për “Prive”, marrëdhënia e tyre është në krizë.

Shenjat e ftohjes janë bërë të dukshme edhe në rrjetet sociale: Ana ka fshirë fotografitë me Robertin, ndërsa të dy herë pas here e ndjekin e herë jo njëri-tjetrin në Instagram. Kujtojmë që pak kohë më parë, Roberti i ka bërë të dashurës së tij një dedikim të veçantë me rastin e ditëlindjes.

Me anë të një postimi në InstaStory, Roberti shkruan: “Ta uroj ditëlindjen aq të mrekullueshme dhe speciale siç ti je.”

Kujtojmë që këngëtari e bëri publike lidhjen me Ana Skrel gjatë këtij viti, më 14 shkurt përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ai ndau me ndjekësit një video duke u puthur në buzë me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, ndërsa festonin “Shën Valentinin” së bashku.

“2-3 deputetë të PD-së do futen në burg”/ Murrizi ‘shpërthen’ në Top Story: Kodi më monstër që ka Shqipëria…

Kandidati i PD-së në listë të hapur, Myslym Murrizi, ka “shpërthyer” në “Top Story” me kritika ndaj Partisë Demokratike dhe Sali Berishës.

Ai u shpreh se kodi zgjedhor është një ‘monstër’ dhe se dënon shumë kandidat që të marrin mandat, pavarësisht votave të tyre, duke kërkuar 100% lista të hapura.

“Sali Berisha duhet të thotë, siç ka thënë në firmat piramidale, që ka gabuar në pazarin e prillit të 2008-ës kur ka bashkuar votat me Ramën për këtë kod zgjedhor. Duhet të dalë dhe ta thotë, se më ka dalë llapa lesh duke e thënë në çdo mbledhje. Ky është kodi më monstër që ka ky vend, që një parti mund të marrë 100 mijë vota dhe nuk merr mandat në asnjë cep të Shqipërisë. Shqipëria duhet të jetë një zonë zgjedhore dhe lista 100% të hapura. Berisha bashkoi votat në korrik të 2024-ës, duke mashtruar me Oertin dhe Gazin, që është detyrim i Gjykatës Kushtetuese. Zero detyrim ishte. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi si pasojë e goditjes së Myslym Murrizit. Unë e çova në Gjykatë Kushtetuese, se Luli ishte në gjumë, kishte frikë ta çonte. Dhe Gjykata tha që hersi është anti-kushtetues”, tha si fillim Murrizi.

Më pas ai shtoi se 2-3 deputetë të PD-së në listë të mbyllur do të arrestohen dhe ai do të kalojë në Parlament.

“Mund të ikin vetë ata të së mbyllurës se nuk i tremb as unë e as Iliri (Alimhemeti). Se do hyjnë ca në burg, ja po e them tani. Dhe nuk i fus në burg unë, por do i fusë llumi i vetë. Shumë informacion. A kam gënjyer ndonjëherë tani këto 10 vite? Mbaje si bast”, shtoi Murrizi. /Top Channel/

”As Escobari s’ka pasur kaq procese penale”, gazetari: Kapitulli i Veliajt është i mbyllur, s’ka shanse për shpëtim

Gazetari, Reldar Dedaj në një intervistë u shpreh se ndryshimet në qeveri janë një nga hapat e pritshëm nga ana e kryeministrit Edi Rama. Dedaj u ndal edhe tek çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet i arrestuar në burgun e Durrësit dhe akuzohet për disa vepra penale. Dedaj theksoi se kapitulli i Veliajt ka përfunduar madje shton se ai do ketë shumë probleme me drejtësinë.

Dedaj: Faktikisht ishte e pritshme kjo gjë, ishte një nga hapat që mund të pritej. Problemi qëndron se kush nga figurat duhet të kryejë rrotacionin. Është një rifreskim i kabinetit qeveritar. Është pak a shumë një shkëputje nga pothuajse krejtësisht nga qeverisja 12-vjeçare e tij.

Siç u pa edhe në listat e mbyllura të PS u rifreskuan shumë elementë që vinin nga bota akademike ose nga shoqëria civile. Mendoj se është një hap i pranueshëm nga njëra anë edhe për ta kthyer në normalitet gjithë këtë procesin që ne e konsiderojmë si orientim të votës gjatë gjithë infrastrukturës që ngriti për kohën e fushatës dhe veçanërisht ditën e zgjedhjeve ku pati një orientim të votës nga mazhoranca socialiste, tashmë këtë gjë do ta shndërrojë në një lloj normaliteti për ta futur Shqipërinë në një proces pothuajse normal drejt projektit të madh të tij, integrimit në BE.

Unë mendoj se kapitulli i Erion Veliaj ka përfunduar. As Pablo Escobari nuk ka pasur kaq procese penale. Është kapitull i përfunduar. Nuk ka shanse të ketë shpëtim. Është një kapitull që e ka mbyllur totalisht karrierën e tij politike. Madje besoj se do të ketë shumë probleme me drejtësinë pavarësisht se jeton në kushte shumë komode në burgun e Durrësit.

Pas më shumë se dy javë ,vjen reagimi i  Ambasadës së SHBA për zgjedhjet e 11 Majit

Pasi kanë kaluar më shumë se dy javë nga zgjedhjet e 11 Majit, kur tashmë rezultati është certifikuar edhe nga KQZ në të gjitha qarqet, ka ardhur reagimi i parë zyrtar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Një reagim i shkurtër, por shumë domethënës, teksa urojnë popullin shqiptar dhe vijimin e partneritetit me Shqipërinë.

*Ambasada e SHBA*: Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.

Ambasada

Mbyllen hetimet për Metën dhe Kryemadhin, SPAK finalizon dosjen

SPAK ka përfunduar hetimet për një nga dosjet më të bujshme të viteve të fundit, që përfshin ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Hetimet janë fokusuar në tre çështje kryesore: aferën CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe hetimin pasuror ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

Të dy janë hetuar për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave, si dhe mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë. Meta dhe Kryemadhi, të cilët janë divorcuar pak kohë më parë, do të përballen së shpejti me komunikimin zyrtar të akuzave.

Monika Kryemadhi pritet të njoftohet për akuzat në mesditë, ndërsa për ish-presidentin Meta njoftimi është parashikuar në orën 14:00 të kësaj të marte. SPAK do të komunikojë gjithashtu akuzat ndaj dy personave të tjerë të përfshirë në këtë dosje: Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.

Brenda pak ditësh, dosja pritet të dërgohet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të mbahet seanca paraprake. Në këtë fazë, gjykata do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të kthehet për plotësim hetimesh apo do të pushohet.

27 maj/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 maj 2025, dollari amerikan blihet me 85.9 lekë dhe shitet me 87.1 lekë.

Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.1 lekë, ndërsa në shitje me 105.3 lekë.

Paundi britanik blihet me 116 lekë dhe shitet me 117.3 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.4 lekë, ndërsa në shitje me 63.9 lekë.

Kreυ marrë dhënie  me d hυnë me υα. jzën e tij të mitυr, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar, i identifikuar si Nikolla Llogo, është arrestuar nga policia në qytetin e Durrësit.

Llogo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, vepër që e ka kryer në d1%m t1% së bijës.

Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Njoftimi:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”.

I dënuar në Itali, me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, kapet në Durrës nga Operacionalja, 60-vjeçari.

Në vijim të punës për gjurmimin për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, siguruan informacion për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane.

Bazuar në informacionin e marrë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit Nikolla Llogo, 60 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 23.05.2025 nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), ngjarje e ndodhur në komunën Noceto, Itali.

Vijon puna për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 27 Maj 2025

DASHI

Dëshirë për afirmim në marrëdhënie. Shmangni tonet tepër të nxehta dhe zgjidhni dialogun.Ditë dinamike dhe produktive. Kohë e shkëlqyer për të propozuar nisma të reja.

DEMI

Ditë e qëndrueshme, e përbërë nga gjeste konkrete dhe heshtje qetësuese. Projektet tuaja kërkojnë durim, por ato po shkojnë në drejtimin e duhur.

BINJAKËT

Sharm i papërmbajtshëm. Ditë shumë e mirë për të bërë njohje të reja ose për të surprizuar ata që doni. Në punë do të keni komunikim të shkëlqyer.

GAFORRJA

Ndiheni të prekshëm, por mos i fshihni emocionet tuaja. Zemra ka nevojë për autenticitet. Intuita ju udhëzon. Ndiqni ritmin tuaj, pa presion të jashtëm.

LUANI

Pasioni dhe magnetizmi ju bëjnë protagonist. Thjesht shmangni posesivitetin. Ditë e ngjeshur, por e kënaqshme për të bërë një kërkesë.

VIRGJËRESHA

Një ditë e dobishme për të sqaruar çështjet e pazgjidhura. Ndershmëria do të shpërblehet. Përqendrim i shkëlqyer. I përshtatshëm për detyra teknike ose menaxheriale.

PESHORJA

Nevoja për ekuilibër mund t’ju bëjë të pavendosur. Ji më spontan. Një ditë e qetë, e dobishme për punë krijuese ose bashkëpunuese.

AKREPI

Do përjetoni emocione të forta, por të kontrolluara. Mundohu të hapeni pa frikën e gjykimit. Konfidencialiteti dhe saktësia janë armët tuaja fituese sot.

SHIGJETARI

Ditë e gjallë. Nëse jeni beqarë, një takim mund të bëhet interesant. Kohë e shkëlqyer për të filluar diçka të re, veçanërisht nëse bëhet fjalë për oferta jashtë vendit.

BRICJAPI

Ndjenjat tuaja janë të thella, por keni tendencë t’i shprehni pak. Hapuni më shumë.

Ditë e shkëlqyer për vendime të rëndësishme ose për t’u përballur me një intervistë.

UJORI

Liria dhe risia janë ato që kërkoni. Mos qëndroni në marrëdhënie që nuk ju emocionojnë. Keni ide të shkëlqyera për t’u zhvilluar në mënyrë metodike.

PESHQIT

Do të jetë një ditë frymëzuese dhe romantike. Ideale për momente ëmbëlsie dhe thellësie.Intuita juaj ju lejon të shihni zgjidhje që të tjerët nuk i shohin.