Donald Trump: Putin më tha se RUSËT e admironin gruan time, Melania!

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar dje një telefonatë më shumë se dy orëshe me homologun rus Vladimir Putin, ku siç raportuan mediat ndërkombëtare fokusi ka qenë mundësia e një armëpushimi në luftën e Ukrainës.

Mirëpo, gjatë një konference në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se Putin kishte përmendur edhe Zonjën e Parë.

“Putini sapo tha, ata rusët e respektojnë shumë gruan tënde”, u shpreh Trump. Kur presidenti amerikan e ka pyetur “Po mua?”, ai tha se Putini ishte përgjigjur, “Ata e pëlqejnë më shumë Melanian”.

 Ai përmendi gjithashtu se kaloi dy orë e gjysmë duke folur me Putinin për çështje serioze.

Trump vuri në dukje se ishte bërë përparim në diskutimet e tyre, megjithatë me turmën vendosi të ndante këtë moment qesharak që është pasqyruar në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Nga Kopshti i Trëndafilave, presidenti amerikan firmosi Aktin “Take It Down”, për ndalimin e shpërndarjes apo përdorimit të imazheve të personave pa pëlqimin e tyre.

Donald Trump mori një moment për të falënderuar Zonjën e Parë Melania Trump për udhëheqjen e saj në çështjet kritike, duke lavdëruar përkushtimin dhe dhembshurinë e saj.

Ai theksoi përpjekjet e saj në sigurimin e 25 milionë dollarëve për të siguruar strehim dhe mbështetje për të rinjtë që po largohen nga kujdesi familjar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e lejoi bashkëshorten e tij, Melania, të nënshkruante të hënën një legjislacion për të ndaluar pornografinë e gjeneruar nga inteligjenca artificiale me fytyra të njerëzve të vërtetë.

Maduro: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të sabotojë zgjedhjet në Venezuelë, erdhën të vendosin bo. mba!

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka akuzuar në mënyrë direkte mafian shqiptare në Ekuador, se është kontraktuar për të kryer sulme terroriste më 25 maj, ditën e zgjedhjeve në Venezuelë.

Me një ton tejet të ashpër dhe duke i quajtur “terroristë”, Maduro ka ngritur pretendimin se shqiptarët, të cilët konktrollojnë grupet mafioze në Ekuador, dërguan disa mercenarë për akte të tilla.

Më parë, Ministri i Brendshëm venezuelian, Diosdado Cabello, kishte konfirmuar kapjen e 38 mercenarëve që planifikonin të sabotonin zgjedhjet. Midis tyre ishin 17 të huaj.

“Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin dërgoi disa nga mercenarët e saj për të vendosur bomba në Venezuelë. Ata janë kapur”, tha Maduro në një konferencë të jashtëzakonshme, duke lidhur aktivitetet terroriste rajonale me praninë e Erik Prince, themeluesit të grupit privat ushtarak Blackwater.

Teksti i transkriptuar nga Presidenca venezueliane ndërkohë thotë: “Përballë kërcënimeve të reja: Votoni po, plumbat jo! Më 19 maj, Presidenti Nicolas Maduro denoncoi çmontimin në Venezuelë të një komploti sabotimi kundër zgjedhjeve të 25 majit të lidhur me mafian shqiptare, Daniel Noboa në Ekuador dhe Erik Prince në Shtetet e Bashkuara”.

Në takimin, të mbajtur në Sallën Simon Bolivar, morën pjesë edhe Zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez dhe Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez, ndër përfaqësues të tjerë të forcave të sigurisë.

“Ky ekip garanton fitoren e paqes dhe sigurisë. Ne duhet të mbrojmë të drejtat kushtetuese të popullit tonë për paqe, stabilitet dhe qetësi”, tha Maduro, duke iu referuar zgjedhjeve që do të mbahen më 25 maj.

Stërvitja ushtarake “Defender 25” nis më 25 maj në Shqipëri

Më 25 maj, zyrtarisht do të nisë stërvitja shumëkombëshe e njohur si “Defender Europe 25”, e drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM).

Kjo është një nga stërvitjet ushtarake më të mëdha dhe më komplekse në dekadat e fundit në Evropë dhe Afrikë.

“Defender Europe 25”, do të nisë nga Shqipëria do të zgjasë deri më 9 qershor.

Ajo synon të rrisë gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar ndërmjet forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere.

Ushtrimet ushtarake në fjalë përfshijnë një sërë aktivitetesh luftarake të shkallës së gjerë, që shtrihen në disa vende të Evropës dhe është ndërtuar sipas skenarit të Nenit 5 të NATO-s, që simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve.

Skenari stërvitor do të përfshijë trajnimet për mbrojtjen e objekteve të rëndësishme, sigurimin e pikave të imbarkimit, si dhe operacione mësymëse dhe mbrojtëse në rajone strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Një nga objektivat kryesore të stërvitjes është demonstrimi i aftësisë për të dislokuar me shpejtësi trupa dhe pajisje nga Amerika e Veriut drejt Evropës, në një mjedis të ndërlikuar operativ.

“Defender Evropë 25” do të demonstrojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë në NATO-s, si dhe një mundësi për të treguar gatishmërinë e Forcave tona të Armatosura për të shërbyer në krah të partnerëve tanë strategjikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë.

Kjo stërvitje përfaqëson një mesazh të qartë ndaj çdo kundërshtari të mundshëm: NATO-ja është e bashkuar, e përgatitur dhe e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj. Në të njëjtën kohë, ajo synon të sigurojë opinionin publik në vendet aleate se përkushtimi i SHBA-së dhe NATO-s për sigurinë euroatlantike mbetet i palëkundur.

Tr agjike! Ηυmb je. tën djali i influencueses pas mbγtjes në pishinë

Djali 3-vjeçar i influencueses së njohur të “TikTok”, Emilie Kiser, ka ndërruar jetë më 18 maj 2025. Trigg Kiser humbi jetën gjashtë ditë pasi u gjet pa ndjenja në pishinën e pishinës së familjes në Chandler, Arizona.

Mediat e huaja shkruajnë se Departamenti i Policisë vendase ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur më 12 maj, kur autoritetet u thirrën për një rast mbytjeje.

Oficerët e policisë nisën menjëherë reanimimin kardiopulmonar (CPR) para se të mbërrinin zjarrfikësit, të cilët e transportuan fëmijën në Spitalin Rajonal të Chandlerit.

Për shkak të gjendjes së rëndë, 3-vjeçari u transferua në Spitalin e Fëmijëve në Phoenix, ku qëndroi në gjendje kritike deri në ndarjen nga jeta më 18 maj.

Emilie Kiser, 26 vjeçe, ka mbi 3.4 milionë ndjekës në “TikTok” dhe mbi 1 milion në “Instagram”, ku ndan përditshmëri nga jeta familjare me bashkëshortin Brady dhe dy djemtë e tyre.

T merr në Francë, pronari i restorantit υr* t 57-vjeçarin dhe e gatuan për…

Policia në Francë ka zbardhur vrasjen e një burri 57-vjeçar, nga një pronar restoranti dhe gruaja e tij 45-vjeçare, të cilët zotërojnë një piceri.

Detajet për ngjarjen janë të tmerrshme. Sipas dosjes së çështjes, 69-vjeçari Philip Schneider dhe gruaja e tij 45-vjeçare, Natalie Kabumbashi, pasi vranë 57-vjeçarin Georges Meichler, ja copëtuan trupin dhe gatuan disa pjesë të tij për të fshehur gjurmët.

Duke rrëfyer krimin, Schneider dyshohet se i tha policisë se gjithçka filloi kur ata u përpoqën të hynin me forcë në shtëpinë ku jetonte viktima. 69-vjeçari rrëfeu se në një moment ata e shtynë 57-vjeçarin, duke çuar në plagosjen e tij për vdekje.

Nga frika e arrestimit, çifti e copëtoi trupin e 57-vjeçarit me një thikë kuzhine, ndërsa 69-vjeçari i tha policisë se i kishte gatuar disa pjesë të trupit të viktimës sepse kështu e kishte parë në një ceremoni fetare gjatë një udhëtimi në Nepal.

Disa nga pjesët e trupit të viktimës u gjetën të shpërndara në vende të ndryshme, ndërsa të tjera u gjetën në furgonin e përdorur nga dyshja e autorëve.

Hetimi që zbuloi krimin filloi kur vajza e 57-vjeçarit u shqetësua sepse ai ishte zhdukur. Oficerët e policisë që morën përsipër çështjen dëgjuan banorët e fshatit ku jetonte viktima të përshkruanin se kishin parë dy persona duke përdorur furgonin e tij, i cili u gjet pak më larg.

Pasi arriti ta lidhte automjetin me çiftin, policia hetoi lëvizjet dhe komunikimet e tyre telefonike përpara se të kryente një arrestim më 10 shkurt 2023.

Edhe pse Schneider e pranoi krimin, gruaja e tij ende mohon çdo përfshirje në vrasje. Vendimi përfundimtar i gjykatës për çështjen pritet jo më vonë se 22 maji.

Eurovision 2025/ Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit

Eurovision 2025 është përfshirë në një skandal pas akuzave për manipulim votash që, sipas disa vendeve, i dhanë Izraelit një vend të dytë të papritur në garë.

Transmetuesit publikë të Spanjës (RTVE) dhe Belgjikës (VRT) kanë kërkuar hetim të sistemit të televotimit, pasi Izraeli mori 357 pikë nga votimi publik, përkundër faktit që juritë profesionale të të dyja vendeve i dhanë zero pikë, raporton “The Telegraph”.

Sipas sistemit të votimit të Eurovision-it, vendet japin pikë nga juria dhe publiku, me maksimumin 12 pikë nga secila palë. Megjithatë, shqetësimi i ngritur nga VRT dhe RTVE lidhet me mundësinë e manipulimit përmes televotimit, ku publiku lejohet të votojë deri në 20 herë kundrejt një pagese.

Katia Segers, deputete flamande, theksoi se një sistem që lejon deri në 20 vota për person mund të nxisë manipulime të organizuara. Ajo kërkoi që VRT të udhëheqë një hetim brenda EBU-së për këtë çështje dhe për vetë pjesëmarrjen e Izraelit në garë, në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në Gaza dhe hetimeve për krime lufte ndaj Izraelit.

Performanca e këngëtares izraelite Yuval Raphael u ndërpre nga protestues pro-palestinezë që u përpoqën të hynin në skenë gjatë finales në Bazel të Zvicrës. RTVE, nga ana tjetër, shfaqi një mesazh solidariteti me Palestinën gjatë transmetimit të finales, duke shkruar: “Kur të drejtat e njeriut janë në rrezik, heshtja nuk është një opsion”.

Drejtori i Eurovision-it, Martin Green, mohoi çdo parregullsi dhe theksoi se votimi monitorohet nga ekipe të pavarura. Megjithatë, VRT paralajmëroi se pa transparencë të plotë për rregullat dhe procesin e votimit, pjesëmarrja e ardhshme në këtë garë është e diskutueshme.

Eurovision 2025 u fitua nga Austria me këngën “Wasted Love” të interpretuar nga JJ, duke grumbulluar 436 pikë në total, 258 nga juria dhe 178 nga televotimi. Ndërsa kënga shqiptare “Zjerm”, e interpretuar nga grupi Shkodra Elektronike, u rendit në vend të tetë.

” E vetmja akuzë që mund t’i bëhet Berishës sot, është…”/ Reflektimi i Gjekmarkaj pas humbjes së zgjedhjeve, 11 maj

Rolin e Sali Berishës, dhe komentin e tij për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, deputeti Agron Gjekmarkaj e sjell si reflektim.

Shkrimi i Gjekmarkajt:

(Një reflektim i shkurter mbi pasojat e zgjedhjeve, krizën e demokracisë dhe figurën e Sali Berishës)

1) Një “fitore” pa virtyte!

Në fjalimin e tij të “fitores”, Edi Rama nuk gjeti asnjë fjalë xhentile për qytetarët që votuan kundër tij. Asnjë reflektim institucional, asnjë garanci për bashkëjetesën demokratike ndaj gjysmes tjeter!

I vetmi shqetësim i tij ishte Opozita.

Sipas tij, shqiptarët ende nuk kanë opozitën që “duan”.

Por në të vërtetë, pas një procesi elektoral të shkallmuar, qeveria mori mandatet që dëshironte, ndërsa Shqipëria mbeti me një qeveri që nuk e votoi shumica.

2) Demokracia në koma, integrimi në hije! Individi nën trysni!

Demokracia shqiptare është sot në koma. Integrimi është bërë një togfjalësh pa përmbajtje.

Partia Demokratike bëri gjithçka për të këputur nyjën gordiane që ka mbajtur peng fatin e vendit për më shumë se një dekadë. Individi struket nen trysni të çdo hallke administrative!

Sali Berisha, përtej çdo kufiri të moshës dhe kohës, solli energji transformuese. Përballoi padrejtësi të mëdha dhe të vogla, ribëri PD-në, bashkoi opozitën, fali, afroi , duroi emocione, naivitet dhe hapi krahet e zemren për të gjithë.

3) A mund të akuzohet që nuk prish paqen sociale?

Sot, e vetmja “akuzë” që mund t’i bëhet është se nuk e çoi Shqipërinë drejt përplasjes dhe kaosit, të mbronim voten me hunj e sfurqe!

Por kjo nuk ka qenë dhe nuk është filozofia e tij apo e PD-së.

Qëllimi ka qenë dhe mbetet Shqipëria madhështore — një vend i mirëqenies dhe integrimit, ku qytetarët votojnë të lirë, ku rrotacioni nuk varet nga vjedhja, por nga programi dhe zgjedhja e lirë.

4) Shqipëria e penguar

Projekti i Shqipërisë moderne, që nisi më 1992 me shtetin e së drejtës, anëtarësimin në Këshillin e Europës, Shqiperine e prones, biznesit e kapitalizmit, hyrjen në NATO, lëvizjen pa viza, infrastrukturën dhe gazifikimin përmes TAP-it, marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe partneritetin euro-atlantik, është sot i penguar.

Por këto arritje nuk janë të shkuara të thjeshta; janë baza e Shqipërisë që mund të ndërtohet përsëri.

5) Figura e Berishës si simbol qëndrese

Sali Berisha mbetet një figurë historike që i ka dhënë formë rrjedhës së historisë kombëtare, si prijesi i revolucionit demokratik , themelues i pluralizmit. Ai është simboli kryesor sot i qëndresës, i ringritjes dhe i vendosmërisë për ndryshim.

Demokratët nuk e vënë në diskutim rolin e tij, autoritetin jo e jo, shume prova e vertetojne këtë!

Rilindja nuk mundi Berishën — ajo mundi Shqipërinë dhe shpresën e saj perkohesisht! Berisha ka patur boll pushtet nuk kerkoi pushtet po hapesira lirie per të gjithë!

6) SPAK në shënjestër: fundi i iluzioneve për drejtësi

Qeveria kërcënoi hapur SPAK-un me “reformim”. Synimi është i qartë: të vihet nën kontroll çdo segment i mbetur i pavarësisë!

SPAK-u, për vite, goditi kryesisht lidershipin opozitar , duke ndihmuar në krijimin e kushteve për farsën elektorale.

Tani, Leviatani i pushtetit kërcënon çdo nuancë që e bezdis . Iluzioni për drejtësi të pavarur mbaroi bashkë me fushatën.

7) Republika e frikës po merr formë

Në horizont ngrihet një republikë autoritare me tipare të qarta erdoganiste.

Në këtë moment historik, është koha të bashkohemi me opozitën, me PD-në, edhe nëse nuk e duam Berishën personalisht.

Mos e sulmoni për të fituar pranueshmëri! Servilizmi secilin e ekspozon më shumë ndaj rrezikut!

Shqipëria që ëndërrojmë nuk është rikthimi te një shtet monist.

8) Fundi është fillim

Berisha është baluardi i fundit.

Demokracia do të rikthehet mbi qëndresën dhe vizionin e tij! Nuk kemi nje tjeter per krahasim! Ndjesë!

Shqipëria madhështore do të vijë. Nje shoqeri perkufizohet nga idete e veta progresiste! Ajo ka nevoje per rrënjë e kujtese! Perpjekja e Sali Berishes është madheshtore!

9) Qëndresa është detyrim sa oksigjeni per jeten!

Na presin sakrifica, por nuk i shmangemi qëndresës.

Le të zgerdhihen servilët që përkulen e puthin dorën e padronit — ajo dorë do t’u bjerë mbi kokë si kopaçe mbi dinjitetin e tyre, derisa të marrin rrugët e botës, pa nder dhe pa atdhe.

Sipas Bertold Brehtit kur Galileo Galieo doli nga gjyqi i inkuizicionit ku u “thye” ndjekesit të pikelluar i thanë “mjeshter na zhgenjeve te dinim hero” -ai u pergjigj “ mjere ai populli që kerkon një hero” kur gjithkush duhet te bëjë të veten per të mos hyrë në mbreterine e frikes pa akuzuar tjetrin me shpeto nga frika ime që me ndjek si qen i çartur!

Mjeku bën paralajmërimin e frikshëm: Deri në vitin 2050 gjysma e popullsisë do të…

Mjeku okulist Rubin Topi i ftuar në emisionin e “Shije Shtëpie”, foli për miopinë, (uljen e shikimit) tek njeriu.

Ai u shpreh se në vitet e fundit është parë një tendencë në rritje për të miopisë, për këtë ai renditi dy faktorët kryesorë: gjenetikën dhe qëndrimin për një kohë të gjatë në ekran. Gjithashtu mungesa e dritës natyrale kishte një përqindje të lartë ndikimi në uljen e nivelit të shikimit.

Rubin Topi paralajmëroi se në bazë të studimeve është parashikuar se deri në vitin 2050 më shumë se gjysma e popullsisë globale do të kenë probleme me miopinë.

“Mendohet që deri në 2050-ën më shumë se gjysma e popullsisë globale do ketë probleme me miopinë. Eksitojnë dy realitete të miopisë, mund të jetë e lindur, ku gjasat që fëmijë të ketë miopi, nëse prindërit kanë miopi është 60% dhe ulet nëse e ka vetëm njëri pa prindërit. Por mund të jetë edhe e fituar, sepse ndoshta prindërit e kanë mësuar që të rrijë me celular në dorë ose me tablet qysh në moshë shumë të njomë dhe automatikisht e bashkuar kjo, sepse në vitet e fundit studimet janë thelluar në këtë fushë duke bërë një problem shumë të madh aktualisht për shëndetin publik global dhe këto studime të thelluara kanë dhënë rezultat.

Nuk është vetëm qëndrimi nga afër me pajisje digjitale, por është edhe mungesa e dritës natyrale dhe kjo është një e re shumë e rëndësishme. Qasja në ambient me dritë natyrale. Me të vërtet ky fëmijë mund të rrijë me tablet apo me telefon gjithë ditën, por në përgjithësi kjo është e bashkëshoqëruar me qëndrimin në një ambient të mbyllur”, u shpreh okulisti.

Tregoi planin për υr asjen e “Sakatit” dhe “Qorrit” për 500 milionë lekë, zbardhet dëshmia e Xhovana Nikollit

Dëshmia e Xhovana Nikollit, vajza e njohur në rrjetet sociale për historinë e saj të dashurisë me vrasësin me pagesë Amarildo Nikolli, është përdorur nga SPAK për të kopsitur dosjen e atentatit të dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashaj.

Këta dy shtetas të njohur si eksponentë të krimit në zonën e Vlorës me nofkat “Sakati” dhe “Qorri”, do të vriteshin nga Amarildo Nikolli në këmbim të 500 milionë lekëve. Paratë do të jepeshin nga Leonard Luzi (i njohur si Daku apo Nard Çami).

Veç vrasësit me pagesë që u pendua kur u arrestua nga Policia e Vlorës teksa shkonte të kryente vrasjen, SPAK ka administruar dhe dëshminë e partneres së tij, Xhovana Nikolli e cila ka treguar me detaje planin e ekzekutimin.

“…unë e njoh Leonard Luzin, dhe se në një rast kam dëgjuar një bisedë të Leoanrdit me Amarildon, kur ishte tek shtëpia në Vlorë, ku Leonardi i kërkonte që nëpërmjet Amarildos të vriste dy persona që ai i quante “Ini” dhe “Qorri”…”, ka deklaruar Xhovana Nikolli, raporton Ora News.

Dëshmia e Xhovana Nikollit zbardhet 1 ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimin me 10 vite burgim Leonard Luzin, me 2 vite e 9 muaj bashkëpunëtorin e drejtësisë Amarildo Nikollin dhe me 6 vjet e 8 muaj Muharem Koroveshin.

Të tre personat së bashku me personin e shpallur në kërkim Erio Zejno, në muajin Gusht 2023 u mobilizuan për të vrarë Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn.

“…Gjithashtu gjatë qëndrimit tonë në Vlorë, kam mësuar se Leonardi kishte dhe dy shokë të quajtur njëri me pseudonimin “fshatari” dhe një tjetër që quhej “Erjo”. Erjon e mbante më afër dhe duhet ta kishte kushëri ndërsa “fshatarin” e mbante pak më larg. Këta dy persona vinin çdo mëngjes tek shtëpia në Vlorë dhe pinin kafe.

E merrnin poshtë tek lokali dhe ngjiteshin sipër tek shtëpia jonë. Mbanin armë pistoletë si Leonardi, “fshatari” dhe Erjo. Këto gjëra unë i kam dëgjuar nga Erjo, “Daku” dhe “fshatari”. “Fshatari” dhe Erjo kishte raste që pastronin armët në shtëpinë tonë, ku rrinim në Vlorë…”, ka deklaruar Xhovana Nikolli.

Surprizon Egli Tako/ Kthehet pas një periudhe të gjatë (Foto)

Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako këtë periudhë nuk është aq aktive në rrjet. Por me veprimin e fundit që është lajmëruar nga studio ka bërë të ditur se është duke punuar fort për projekte të reja. Në një kohë kur shumë emra të muzikës shqiptare po vazhdojnë të shkëlqejnë, rikthimi i Egli Tako mund të jetë një nga surprizat më të mira të këtij viti.

E padyshim këtij vendimi po i gëzohen edhe shumë fansa që Egli ka zgjedhur të rikthehet në muzikë. Stili i saj i muzikës ka kaluar nëpër transformime të ndryshme dhe fansat mezi presin të dëgjojnë se cilat influenca do të kenë impact në materialin e ri. Një gjë është e sigurt: ajo nuk do të zhgënjejë asnjëherë ndjekësit e saj të përkushtuar.