FEMRA nga Londra qe do behet Kryeministre e Shqiperise

Αsnjë marrëveshje konkrete për ngritjen e një qendre refugjatësh nuk ka qenë ndonjëherë në tryezë. Nuk ka pasur draft teknik, nuk ka pasur grup pune të përbashkët, nuk ka pasur negociatë të parapërgatitur. Thjesht një skenar i mirëmenduar për të shfaqur publikisht një “refuzim” që në të vërtetë mund të jetë vetëm një ndalesë taktike, ose më saktë: një rritje pazari.

Sepse është absurde që një lider si Starmer, që përfaqëson një fuqi globale, të marrë një “jo” nga një vend i vogël si Shqipëria dhe të largohet me buzëqeshje. Diplomati që foli për Pamfletin e përkufizoi si një “refuzim sportiv”, i cili ka diçka që nuk shkon në skenarin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Dhe kjo ka të bëjë më shumë me fazën e dytë të këtij raporti, që është personale dhe politike.

Në sfond, po qarkullon me intensitet një tezë e hershme: Edi Rama nuk do ta çojë deri në fund mandatin e katërt. Dhe për herë të parë, këtë nuk e thonë vetëm oponentët e tij, por vetë ai e ka nënkuptuar, kur në ditën e parë të fushatës së 11 majit tha se pasardhësi i tij do të jetë një grua.

Dhe nuk është aspak rastësi që në të njëjtën kohë, Lea Ypi, emri që përmendet gjithnjë e më shumë si trashëgimtare politike e Ramës ka bërë daljen e saj të parë të qartë publike. Jo si akademike, por si figurë me narrativë politike dhe europiane.

Në një postim emocional, Ypi flet për “të ndjerit si në shtëpi” në një fjalim mbi migracionin dhe kufijtë, duke theksuar se pas muajsh të tërë “pastrehë politike”, ajo ndjeu solidaritet dhe mirëkuptim. Fjalë të zgjedhura me kujdes, por që në thelb shënojnë fillimin e një pozicionimi politik, në një terren që është gjithashtu temë e debatit midis Britanisë dhe BE-së.

E fshehta e paktit të Edi Ramës me Keir Starmer: mandati,

Ndërkohë, ajo do të flasë edhe në Sallonin e Librit të Torinos, një nga eventet më të mëdha europiane, ku sërish fokusi do të jetë mbi migracionin, kufijtë dhe identitetin. Pra pikërisht ato çështje ku sot është përfshirë Shqipëria si shtet pritës, dhe ku Rama po duket gjithnjë e më shumë si ndërmjetës i një plani më të madh ndërkombëtar.

Dhe nëse kjo grua, që mban pasaportë britanike dhe është e lidhur ngushtë me strukturat akademike dhe ideologjike të laburistëve të Keir Starmer, është vërtet ajo që mendohet, atëherë refuzimi i Ramës për qendrën e refugjatëve është thjesht një devijim i përkohshëm për të kaluar tek pjesa e dytë e planit.

Pra: Shqipëria nuk i thotë “jo” refugjatëve, i thotë “po” me një fytyrë të re.

Dhe kjo fytyrë mund të quhet Lea Ypi. Një figurë që nuk i përket as PS-së, as Rilindjes, por që vjen me firmën e laboratorëve politikë të majtë në Londër, të njëjtët që kanë projektuar liderë për vende si Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.
Një figurë që është e patrazuar nga korrupsioni lokal, por e mbështetur nga vizioni ndërkombëtar i një Shqipërie të administrueshme, të heshtur dhe në funksion të projekteve rajonale europiane për migracionin, sigurinë dhe kontrollin e kufijve.

Në këtë kontekst, Rama nuk refuzoi asgjë. Ai la një shteg të hapur. Dhe për ta kaluar atë shteg, ndoshta nuk do të jetë ai, por dikush tjetër që nuk e mban më damkën e Sorosit, marrëveshjes me Melonin apo patronazhit të Tiranës zyrtare./Pamfleti

“PD po shk▪︎rmo qet, ç’do të bësh ti?/ Agron Shehaj merr vendimin e madh per ti sjelle fυ.ndin Sali Berishes

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të ardhmen e partisë “Mundësia”.

Ai u pyet nga analisti Baton Haxhiu, lidhur me kandidimit për Bashkinë e Tiranë. Shehaj e la këtë mundësi të hapur dhe shtoi se projekti politik që ka nisur ka qëllime afatgjata.

Pjesë nga biseda: 

Baton Haxhiu: Përcaktimi i pavarësimit është një guxim dhe kush merr guximin për të bërë parti, e kanë një qëllim dhe realisht e kanë synimin e vet. Guximi është brenda saj, dije, infrastrukturë, lekë, gjithë ato që ke përjetuar. Tani bën një betejë me një koncept, me një parti. Përcaktimi i pavarësimit është gjëja më e rëndësishme te njeriu pastaj te koncepti.
Kur ke dalë nga PD, ke patur disa çështje rrugës, më së pari krijimin e besimit, ke dalë në një fazë kur PD ishte në shkapërdredhje… Ajo faza e krijimit të luajalitetit, ngritja e infrastrukturës, arritja deri në periferi. Beteja ka qenë në kryeqytet, ose në Durrës, Elbasan, Tiranë plus Vlora. Hyrja në Parlament është mbi këto karakteristika, tash është betejë tjetër. Kjo do një diskurs dhe betejë pa kompromis. Ku është vija e kuqe e kompromiseve për shtetin dhe ku është për Partinë Socialiste. Ku mbaron lufta kundër PS dhe kur fillon e drejta për ti shërbyer shtetit edhe me PS?

Agron Shehaj: Betejat që kam bërë në Parlament kanë patur qëllim vetëm interesin publik. Kufiri i kornizës për të cilin kam vepruar ka qenë interesi publik. Kjo mbetet vija e kuqe për mua. Edhe kur ka qenë kundër interesit tim e kam bërë betejën për interesin publik. Kam bërë beteja me ministra dhe kryeministrin. Janë interpretuar si beteja personale, por nuk kanë qenë të tilla, kanë qenë në favor dhe interes të publikut. Brenda kësaj kornize do të veproj. E kam të qartë.

Baton Haxhiu: A jeni në gjendje të konkuroni vetë në një betejë për Tiranën? Kur them këtë, ç’ka mund, meqenëse e djathta që është në opozitë nuk do të rritet por do të shkërmoqet, ju keni një hambar të votave, edhe të papërcaktuar, edhe të djathtë, cila është beteja jote e ardhme politike, duke përfshirë diskursin në Parlament dhe beteja në kryeqytet?

Agron Shehaj: Sa i përket betejës për Tiranën, ëhtë herët, nuk e kemi diskutuar ende këtë, është vendim që merret brenda strukturave. Kjo duhet diskutuar brenda strukturave, do të ishte mungesë respekti nëse unë jam një mendim që pastaj interpretohet si vendim. Por, edhe kjo, pavarësisht vendimit, është një vendim i rëndësishëm, por në i qëndrojmë vizionit tonë për një projekt politik afatgjatë. Opozita në Parlament që do të bëjmë si dy deputetë.

Baton Haxhiu: 40 e ca mijë njerëz janë shumë.

Agron Shehaj: Ata që nuk kishin besim se do ia dilnim, është e pamohueshme, që ne si forcë politike kemi patur rezultat të jashtëzakonshëm, sidomos në Tiranë, në qendër të Tiranës, degët 5, 7 dhe 10, rezultat thuajse 8%. Është inkurajues dhe na bën të mendojmë se vizioni ynë përqafohet nga një pjesë e mirë e shoqërisë, edhe nga pjesa më e zhvilluar. Duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë, të vetëdijshëm që na pret një rrugëtim i gjatë.

Baton Haxhiu: Përparësia jote si lider i ri është në dy pika, dy liderët e partive të mëdha janë në shkuarje e sipër. Momenti i parë është përparësia juaj për një garë të ardhshme. Prandaj thashë ç’do të bësh. Pse humbe mandatin e tretë? Në të gjithë sondazhet e ke patur mandatin e tretë. Ku i keni patur defektet?

Agron Shehaj: Ku mund ta kemi humbur? Ju e dini shumë mirë, të parashikosh në sondazhe forcat e reja është gjëja më e vështirë, sepse votuesi ndikohet në momentin e fundit.

Amber në një lidhje dashurie, kush eshte bukuroshi qe i ka marre zemren, zbulon detajet (foto)

Amber mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP Albania 4.

Ajo zhvilloi një lojë mjaft dinamike, bëri rrëfime të ndryshme dhe pati momente të tjera të bukura.

E njëjta tregoi për ndryshimin që ka bërë, duke ndërruar gjininë, e kthyer në grua.

Përveç kësaj, ish-konkurrentja tha se është e dashuruar dhe në një lidhje me një djalë shqiptar.

“Po sigurisht, ne jetojmë në Shqipëri, kemi një jetë të shëndetshme. Unë po flas për veten time. Nuk mund të jetoj dot pa dashuri. Një djalë shqiptar”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Lidhja jonë ka filluar si shoqëri, pasi kam bërë transformimin”.

Me paraqitjen në Big Brother, Amber u kthye në një personazh shumë të dashur për publikun.

Cilat janë 5 ushtritë më të fuqishme të Europës?

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBB. Edhe vendet e tjera europiane po rrisin masivisht buxhetet e tyre ushtarake.

Donald Trump mund të ndihet i konfirmuar: Ministri i ri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul kërkon që qeveria e re gjermane të investojë pesë për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto (GDP) në mbrojtje. Kjo e bë e ditur në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Antalia të Turqisë. Gjermania mbështet propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për të ndarë 3.5 për qind për qëllime ushtarake dhe 1.5 për qind shtesë për infrastrukturën e lidhur me mbrojtjen, tha ministri. Megjithatë, qartësia përfundimtare për investimet e të gjitha shteteve të NATO-s ndoshta do të vijë vetëm në samitin vendimtar të NATO-s në Hagë në fund të qershorit.

Vetëm një ditë më parë, kancelari Friedrich Merz kishte njoftuar në deklaratën e tij qeveritare në Bundestag se donte të zgjeronte Bundeswehr-in në “ushtrinë më të fortë konvencionale të Europës”. Por edhe vende të tjera evropiane formulojnë synime ambicioze:

Polonia – bastioni lindor i NATO-s

Polonia ka investuar shumë në forcat e saj të armatosura prej vitesh – me synimin për t’u bërë fuqia më e fortë tokësore në Evropë. Vitin e kaluar, 4.12 për qind e prodhimit ekonomik shkoi për buxhetin e mbrojtjes. Qëllimi i deklaruar i shtetit më të madh në krahun lindor të NATO-s: parandalimi efektiv i Rusisë.

Ushtria polake aktualisht ka rreth 150,000 ushtarë në ushtrinë profesionale dhe mbrojtjen territoriale. Deri në vitin 2035, numri pritet të rritet në 300,000. Në të njëjtën kohë, ushtria polake dhe mbrojtja ajrore po modernizohen: më shumë se 600 tanke luftarake – të porositura te Koreja e Jugut dhe SHBA, – si dhe raketa HIMARS, dronë. Në të ardhmen, avionë luftarakë F-35 do të forcojnë ushtrinë polake dhe mbrojtjen ajrore. Kurse marina polake konsiderohet mjaft e dobët.

Gjermania: Nga hezituese në lidere?

Me rritjen e paralajmëruar të shpenzimeve të mbrojtjes në pesë për qind të prodhimit të brendshëm bruto, Gjermania do të bënte një kthesë të politikës së sigurisë me përmasa historike. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Republika Federale ishte mbështetur në bashkëpunimin ndërkombëtar, diplomacinë dhe një “kulturë të kufizimit ushtarak”. Pika e kthesës u shënua nga fjalimi i ashtuquajtur “Zeitenwende”- kthesa epokale e kancelarit Olaf Scholz më 27 shkurt 2022, tre ditë pas pushtimit rus të Ukrainës. Menjëherë pas këtij fjalimi, qeveria federale vuri në dispozicion një fond special prej 100 miliardë eurosh për Bundeswehr-in.

Cilat janë 5 ushtritë më të fuqishme të Europës?

Avioni luftarak amerikan F-35B Lightning II në fluturim F-35B: Disa vende evropiane të NATO-s (përfshi Poloninë, Italinë dhe Gjermaninë) po i pajisin forcat e tyre ajrore me avionin luftarak modern amerikan.

Në vitin 2024, shpenzimet e rregullta të mbrojtjes arritën në rreth 90 miliardë euro, ose rreth 2.1 për qind të PBB-së. Një rritje në pesë përqind do të kërkonte një buxhet të mbrojtjes prej mbi 160 miliardë euro në vit në të ardhmen. Ky dyfishim do të kishte implikime të mëdha buxhetore.

Bundeswehr aktualisht ka rreth 182.000 ushtarë aktivë. Ministria e Mbrojtjes synon të ketë një personel prej të paktën 203.000 deri në vitin 2031, megjithëse në disa raste diskutohet edhe një objektiv prej 240.000. Modernizimi i vazhdueshëm prek të gjitha fushat e forcave të armatosura: tanket, avionët dhe anijet e vjetruara duhet të zëvendësohen, dixhitalizimi dhe aftësitë drejtuese duhet të zgjerohen. Koncernet kryesore industriale në Gjermani janë Rheinmetall, Airbus Defense and Space dhe Diehl Group, të cilët, së bashku me partnerët e huaj, po operojnë gjithnjë e më shumë me fokus eksportin.

Franca: Fuqi nukleare me pretendim global

Franca është e vetmja fuqi bërthamore në BE dhe ndjek një strategji të prezencës globale dhe pavarësisë ushtarake. Rreth 203.000 ushtarë shërbejnë në ushtri, plus 175.000 anëtarë të njësive paraushtarake si xhandarmëria dhe 26.000 rezervistë.

Me aeroplanmbajtësen me energji bërthamore Charles de Gaulle dhe nëndetëset strategjike, marina Franceze zotëron komponent të fuqishëm parandalues ??bërthamor. Avionët luftarakë Rafale synojnë epërsinë ajrore dhe janë gjithashtu të pajisur për të mbajtur armë bërthamore.

Cilat janë 5 ushtritë më të fuqishme të Europës?

Avionët luftarakë francezë Rafale në aeroplanmbajtësen Charles de Gaulle

Që nga marrja e detyrës në vitin 2017, Presidenti Emmanuel Macron e ka arritur rritjen e konsiderueshme në buxhetin e mbrojtjes. Në një fjalim dramatik televiziv në fillim të marsit, presidenti informoi popullatën në detaje për “kërcënimin rus” që kërcënon Evropën. Prandaj, buxheti francez i mbrojtjes thuajse duhet të dyfishohet.

Britania e Madhe: E shumëarmatosur, por e cënueshme

Me një objektiv prej rreth 2.4 përqind të PBB-së, Britania e Madhe gjithashtu dëshiron të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes, duke u fokusuar në teknologjinë e lartë: dronët, inteligjencën artificiale dhe sistemet lazer. Marina Mbretërore, me dy aeroplanmbajtëse, nga të cilat zakonisht vetëm një është operacionale, dhe Forcat Ajrore konsiderohen si shumë moderne. Shtylla e forcave ajrore janë avionët luftarakë F35B nga SHBA, nga të cilët qeveria synon të blejë gjithsej 138.

Megjithatë, forcat e armatosura britanike janë relativisht të vogla, me rreth 140,000 ushtarë aktivë (4000 syresh janë Gurkhas, nepalezë në forcat britanike). Ndryshe nga shumë vende të BE-së, aktualisht nuk planifikohet rritje e konsiderueshme e ushtarëve.

Kryeministri Keir Starmer thekson vazhdimisht besnikërinë ndaj aleancës dhe aftësinë operacionale globale. Pajisjet ushtarake të Britanisë së Madhe janë më të varura nga teknologjia amerikane sesa shumë vende të BE-së. Kjo vlen edhe për armët bërthamore të vendosura në nëndetëse.

Itali: Fuqi detare, fuqi tokësore me nevojë përmirësimi

Italia me 1.49% të prodhimit të përgjithshëm bruto në vitin 2024 është ende shumë nën objektivin e mëparshëm të kërkuar prej të paktën dy përqind. Megjithatë, me 165.000 ushtarë aktivë, dy aeroplanmbajtëse dhe një forcë ajrore të fuqishme (Eurofighter, F-35), vendi është një nga peshat e rënda ushtarake të Europës.

Forcat tokësore, megjithatë, konsiderohen të vjetruara dhe kanë nevojë për reformë. Kjo është gati të ndryshojë: Kryeministri Giorgia Meloni dëshiron ta bëjë Italinë fuqinë më të fortë të tankeve në Evropë. Për këtë qëllim tek Rheinmetall u porositën më shumë se 1000 tanke kryesore beteje dhe multifunksionalë. Strategjikisht, Italia fokusohet në rajonin e Mesdheut dhe sigurimin e rrugëve tregtare globale.

Nuk ndryshon ekuilibri global

Programet e armatimit shumë miliardëshe në Europë nuk do të ndryshojnë shumë në afat të mesëm renditjen globale të fuqive ushtarake. SHBA kryeson qartësisht në renditje, e ndjekur nga Rusia, Kina dhe India. Fuqia e parë europiane, Britania e Madhe, vjen vetëm në vendin e gjashtë. Franca renditet në vendin e nëntë, Gjermania aktualisht është në vendin e njëmbëdhjetë.

Platforma “Global Firepower” vlerëson për këtë mbi 60 tregues, nga numri i tankeve dhe aftësitë detare deri te madhësia e popullsisë në moshë ushtarake, për ta bërë të krahasueshme fuqinë ushtarake globale./DW

Eurovision 2025, Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit

Eurovision 2025 është përfshirë në një skandal pas akuzave për manipulim votash që, sipas disa vendeve, i dhanë Izraelit një vend të dytë të papritur në garë. Transmetuesit publikë të Spanjës (RTVE) dhe Belgjikës (VRT) kanë kërkuar hetim të sistemit të televotimit, pasi Izraeli mori 357 pikë nga votimi publik, përkundër faktit që juritë profesionale të të dyja vendeve i dhanë zero pikë, raporton “The Telegraph”.

Sipas sistemit të votimit të Eurovision-it, vendet japin pikë nga juria dhe publiku, me maksimumin 12 pikë nga secila palë. Megjithatë, shqetësimi i ngritur nga VRT dhe RTVE lidhet me mundësinë e manipulimit përmes televotimit, ku publiku lejohet të votojë deri në 20 herë kundrejt një pagese.

Katia Segers, deputete flamande, theksoi se një sistem që lejon deri në 20 vota për person mund të nxisë manipulime të organizuara. Ajo kërkoi që VRT të udhëheqë një hetim brenda EBU-së për këtë çështje dhe për vetë pjesëmarrjen e Izraelit në garë, në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në Gaza dhe hetimeve për krime lufte ndaj Izraelit.

Eurovision 2025, Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim

Performanca e këngëtares izraelite Yuval Raphael u ndërpre nga protestues pro-palestinezë që u përpoqën të hynin në skenë gjatë finales në Bazel të Zvicrës. RTVE, nga ana tjetër, shfaqi një mesazh solidariteti me Palestinën gjatë transmetimit të finales, duke shkruar: “Kur të drejtat e njeriut janë në rrezik, heshtja nuk është një opsion”.

Drejtori i Eurovision-it, Martin Green, mohoi çdo parregullsi dhe theksoi se votimi monitorohet nga ekipe të pavarura. Megjithatë, VRT paralajmëroi se pa transparencë të plotë për rregullat dhe procesin e votimit, pjesëmarrja e ardhshme në këtë garë është e diskutueshme.

Eurovision 2025 u fitua nga Austria me këngën “Wasted Love” të interpretuar nga JJ, duke grumbulluar 436 pikë në total, 258 nga juria dhe 178 nga televotimi. Ndërsa kënga shqiptare “Zjerm”, e interpretuar nga grupi Shkodra Elektronike, u rendit në vend të tetë.

Naftë pa taksa për fermerët, qeveria thjeshton aplikimin deri më 30 maj

Qeveria ka lehtësuar procedurat për fermerët që aplikojnë për naftë pa taksa në bujqësi, në kuadër të skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025.

Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave kanë miratuar një udhëzim të ri që thjeshton dokumentacionin gjatë aplikimit.

Fermerët duhet të provojnë aktivitetin bujqësor me një faturë inputesh ose shitje prodhimi. Udhëzimi kërkon edhe dokumente për pronësinë e tokës, përfshirë certifikata, apo kontrata qiraje.

“Këtë vit fermeri që e punon tokë, qoftë ai që është pronar apo ai që e përdorë me një kontratë qiraje apo huapërdorje përpos dokumenteve të nevojshëm në aplikim për identifikim e parcelës apo dokumentit të pronësisë duhet që të dorëzoje dhe një faturë të dorëzimit të prodhimit apo të blerjes të inputeve të farave apo të plehrave kimike”, tha Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e AZHBR-së për RTSH.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 maj 2025. Nga kjo skemë, vitin e shkuar përfituan mbi 52 mijë fermerë në të gjithë vendin.

“Mbështetja me naftë vijon si në vitet e shkuara. Është një ndihmë që mbështetet në sipërfaqe dhe kulturat e mbjella nga fermerët. Pra kemi një diferencim të çmimeve por kjo ka qenë dhe në vitet e tjera në skemën mbështetëse”, u shpreh Kuçi.

Grabitja si në filma/ Morën 3 milionë euro dhe dogjën autoblindat, 11 të arrestuar në Itali

Që nga orët e para të mëngjesit të djeshëm, karabinierët e Livornos kanë ekzekutuar 11 urdhër-arreste me burg në provincat e Nuoros, Pizës dhe Bolonjës kundër individëve, të gjithë me origjinë nga Sardenja dhe të moshës midis 33 dhe 54 vjeç, të cilët besohet se janë përgjegjës për sulmin ndaj dy furgonëve të blinduar që ndodhi më 28 mars.

Sulmi ndodhi në mes të ditës në rrugën SS1 Aureliak, në komunën e San Vincenzos dhe “komandot” e armatosur ia dolën të grabisin 3 milionë euro dhe t’ia mbathin.

Të arrestuarit akuzohen, në shkallë të ndryshme për grabitje të rëndë, posedim dhe mbajtje në një vend publik të armëve të ndryshme luftarake, municioneve luftarake, eksplozivëve dhe armëve të zjarrit të zakonshme, si dhe vjedhje të rëndë dhe pranim të mallrave të vjedhura.

Hetimet lejuan të përcaktoheshin marrëdhëniet dhe aktivitetet përkatëse të kryera nga të dyshuarit (disa ekzekutorë materialë dhe të tjerë me funksione mbështetëse), të cilët rezultuan të ishin ekspertë në përdorimin e armëve (përfshirë armët e luftës) dhe eksplozivëve, me aktivitete përgatitore disa mujore dhe gjetjen e automjeteve, të përdorura për të bllokuar furgonët e transportit të parave.

Në operacionin e shpejtë të karabinierëve të Livornos, të mbështetur nga forca territoriale kompetente dhe Grupi i Ndërhyrjes Speciale, Skuadronet e Helikopterëve, morën pjesë gjithsej mbi 300 karabinierë.

Njihuni me qγtetin shqiptar ku temperatura e υjit shkon 32 gradë: Mund të Ιαheni edhe gjatë dimrit

Banjat e Hapura të Bënjës ne qytetin e Përmetit konsiderohen nga ekspertët si më të mirat në Europë.

Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo sic quhen ndryshe Banjat e Bënjës, ndodhen 14 kilometra larg qytetit te bukur të Përmetit.

E veçanta e ketyre burimeve është se ata jane të hapura në natyrë. Temperatura e këtyre ujërave është, 26 deri 32°C.

I bëri shqiρtarët të derdhin Ιot/ Ja si duket sot Sυloja që luan te “Lυlëkυqe mbi mυre”

Media të ndryshme kanë sjellë në vëmendje një nga filmat më emocionues “Lulëkuqet mbi mure” dhe veçanërisht protagonistin, Sulon.

Roli i tij luhet nga Krenar Arifi, që nuk e ndoqi rrugën e kinematografisë.

Një foto e tij ka qarkulluar në rrjet për të shuar kuriozitetin e gjithë atyre që thonë: Si duket sot Suloja?

Informacioni në rrjet është i cunguar dhe për fat të keq Arifi duket të mos jetë shumë familjar me rrjetet sociale për të marrë ndonjë detaj a foto më shumë.

Gramsh: Po ρastronte groρën e gëIqeres,ajo qe GJETl brenda saj e Ia me goje hαpυr

Një burrë nga Gramshi ishte duke pastruar gropën e gëlqeres në tokën e tij kur ka hasur disa objekte të d yshimta.

62-vjeçari me inicialet B.K ka lajmëruar menjëherë poIicinë pasi pa se ato dukeshin i kaseta me f.ishekë.

Ai i ka thënë poIicisë se po pastronte gropën e gëlqeres në ish-Gardën e qytetit të Gramshit, e cila tani është pronë e tij, kur ka konstatuar disa kaseta me fish.ekë.

Policia ka shkuar në vendngjarje si dhe ka njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë.

Ato kanë bërë pastrimin e gropës, ku u gjetën dhe u sekuestruan nga grupi he timor : 18 ar.më z jarri pu.shkë model 56, kaIibër 7.62 mm, të ndryshkura, 80 copë kaseta me fi shekë model 56, kaIibër 7.62 mm,të dë mtuara nga lagështia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim. Nuk dihet prej sa kohësh kanë ar.mët aty, por pritet të zbulohen pas he timit.