HABlT gr. υaja nga Korça: E kαm tr. αdhtυar b υrrin tim dhe jam krenare për këtë gjë

Unë që po ju shkruaj jam një nënë me dy fëmijë nga një zonë afër Korçës. Jam martuar para tetë vjetësh me një djalë që jetonte vetëm 40 minuta larg nga zona ku jetoja unë me familjen time. 

Për këtë djalin ndërhyri xhaxhai im. Pretendenti, që më pas u bë burri im, jetonte prej disa vitesh në Greqi, bashkë me vëllain e tij. Prindërit e mi jetonin në Itali dhe unë jetoja bashkë me gjyshen, por kur u fejova, ata erdhën e ndenjën disa muaj derisa u martova unë, pastaj ikën përsëri te vëllai im sepse jetonin me atë.

Gjatë kohës që isha e fejuar, i fejuari im vinte shpesh nga Greqia dhe më trajtonte mirë, por unë nuk isha shumë e entuziazmuar prej kësaj fejese, e kisha marrë më tepër si diçka që duhej ta bëja sa për sy e faqe, sepse më kishte kaluar koha për t’u martuar. Të paktën kështu e mendonin prindërit dhe fisi im, sepse unë as që e kisha ndërmend të martohesha. Djali ishte simpatik e tërheqës dhe kjo gjë më pëlqente, edhe pse në mendjen time nuk ishte e rëndësishme që ai të ishte patjetër i bukur, por ime më, më thoshte gjithmonë që burri duhet të ketë patjetër autoritet dhe të jetë i pashëm, që të ketë lezet kur të hyjë në derë…

Pasi u martova, ngela menjëherë shtatzënë me vajzën e parë. Në atë kohë isha akoma në Shqipëri. Më erdhi edhe bashkëshorti nga jashtë dhe ndenjëm rreth një muaj bashkë. Unë ndenja me vjehrrën e vjehrrin për më shumë se një vit. Ajo kohë ka qenë relativisht e qetë; vjehrra ime ishte e dashur, por shumë lajkatare dhe shumë dinake.

Unë i vija pas avazit dhe ajo kënaqej me këtë fakt. Mjaftonte kjo gjë, për të mos pasur konflikte në familje. Nuk më kushtonte asgjë që t’i bëja qejfin asaj, se sa kisha ndenjur, nuk do të rrija me të. Vajza më ishte bërë gati një vjeçe kur bashkëshorti erdhi në verë për të na marrë të dyjave. Ikëm në Greqi të tre dhe rruga ishte shumë e gjatë. Ai jetonte në një zonë shumë të bukur turistike në Greqi, ishte mrekullia vetë!

Nuk kisha parë kurrë më parë në jetën time një plazh aq të bukur sa atje. Relievi ishte i ndërthurur, kodrinor dhe bregdetar, ishte vendi ideal për të jetuar. Njerëzit ishin të dashur dhe miqësorë. Ia kalonim mirë. Burri më kishte premtuar se do të më fuste në kurs për të marrë patentën dhe se do të më blinte makinë, por atë vit ngela shtatzënë me vajzën e dytë dhe nuk e bëra dot kursin e patentës. Unë nuk punoja, por rrija në shtëpi ku rrisja dy vajzat derisa ato të bëheshin për të shkuar në kopsht.

Kur ato u rritën dhe kishin moshën e duhur për në kopsht, unë, pak a shumë e kisha mësuar gjuhën dhe isha orientuar me vendin, ndaj isha në gjendje të kërkoja për punë. Bëra kursin e patentës dhe e mora pa problem, se kisha bërë guida bashkë me burrin. Ai më kishte mësuar pak a shumë edhe pajisjet e makinës apo ndërrimet e marshit në ngjitje apo zbritje. Tashmë, gocat i kisha rregulluar në kopsht, burri ishte në punë, kurse unë isha gjithë ditën pa punë e mërzitesha. Nisa kërkimet për punë dhe gjeta në një lokal, por duhet të punoja natën.

I thashë burrit dhe ai pranoi. Fillova punë dhe isha e kënaqur edhe me rrogën që merrja. Gjatë darkës, vajzat i çoja te kunata, që m’i mbante derisa të dilte burri nga puna. Ai lokali ku unë punoja ishte me muzikë live, afërsisht si buzuk. Në punë më shumë ishin grekë, por kishte edhe shqiptarë.
Gjatë kohës që unë punoja, u njoha me një shqiptar nga një qytet i Veriut, afërsisht mosha ime, por beqar.

Më respektonte në radhë të parë si shqiptare e pastaj si kolege pune dhe unë kisha shumë zili që nuk kisha një burrë të tillë. Kisha filluar ta kisha shumë qejf dhe isha shumë gazmore në prani të tij. Shkoja me dëshirë në punë dhe çdo gjë shkonte mirë. Trembesha pak me veten se kisha filluar të ndihesha ndryshe.

Nuk e kisha përjetuar më parë atë lloj ndjesie, saqë kisha arritur deri në atë pikë sa për burrin dhe vajzat nuk mendoja fare. Më mundonte vetëm mungesa e djalit shqiptar. Ishim afruar shumë më njëri-tjetrin dhe kishim shumë simpati. Ai më bënte gjithmonë komplimente dhe kjo gjë më pëlqente, sepse burri im asnjëherë nuk më kishte shprehur fjalë të bukura e të ngrohta si ai. Po përjetoja diçka që as në adoleshencën time nuk e kisha përjetuar.

Një natë shumë të bukur me hënë, kur ishte ora 3 e mëngjesit, ne kishim mbaruar punën dhe do të iknim për në shtëpi. Ai më shoqëroi deri te makina ime dhe, ndërkohë që po përshëndeteshim, më puthi në buzë dhe unë ia ktheva. Ishte një ndjesi që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ndjeja flutura në stomak dhe duart e trupi më dridheshin nga emocionet. Ishte diçka shumë e bukur, që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë, as kur burri im më mori virgjërinë, edhe pse ishte një djalë me eksperienca të mjaftueshme. Pas asaj puthjeje që na çoi në qiell të shtatë, ne u larguam që aty dhe shkuam buzë detit, ku bëmë dashuri.

Dëshmitarë atë natë ishin vetëm yjet. Ishte e mrekullueshme, bota ishte vetëm e jona! Në ato momente, unë kisha harruar që kisha një familje dhe dy vajza. Isha shumë e lumtur me atë që po përjetoja. Shkova në shtëpi dhe burrin e vajzat i gjeta në gjumë. U futa menjëherë në dush të lahesha se kisha frikë mos më kishte ngelur aroma e tij në trup, edhe pse unë dëshiroja ta kisha atë gjithë natën, ta ëndërroja atë në gjumë dhe të ndjeja erën e tij. Kisha rënë marrëzisht në dashuri me atë djalë. Kur u shtriva, burri im e ndjeu dhe po më përkëdhelte trupin, më puthi pas shpinën.
Më tha:

– Mbarove vonë…– Kishte shumë punë… – i thashë unë.
Përkëdhelja ishte një sinjal që donte të bënim dashuri, por unë i thashë se isha shumë e lodhur e doja të flija. Nuk e zgjati dhe më la të flija. Kisha shumë kohë që nuk flija e kënaqur dhe me buzën në gaz. Në mëngjes, erdhën gocat te krevati dhe më zgjuan.

Kur mendova se duhet të çohesha, t’i ushqeja e të bëja punët e shtëpisë, më ziente koka. E njëjta gjë çdo ditë. Mezi prisja të vinte darka që të shkoja në punë për të takuar atë; më mungonte! Atë ditë shkova në punë, e takova dhe ai ishte shumë entuziast.

Mundoheshim të dy të mos u binim në sy kolegëve të tjerë. Romanca jonë vazhdoi për një periudhë kohe dhe unë po e shijoja në maksimum këtë gjë. “Njëherë e jetojmë këtë gjë, thosha me vete, nuk do të vijmë prapë të jetojmë edhe një herë të dytë”. Po e ndjeja veten sikur kisha rilindur dhe sikur po jetoja një jetë të re. Jeta ime ishte bërë si një telenovelë e bukur. Kishte ndryshuar shumë sjellja ime me bashkëshortin dhe vajzat i kisha lënë shumë mbas dore. Burri im e kishte vënë re këtë gjë dhe kishte filluar të dyshonte, por unë as që e vrisja mendjen fare.

Një ditë më kishte parë dikush me të dashurin dhe kishte shkuar t’i tregonte burrit tim, që “gruaja jote shoqërohet me një shqiptar te puna e saj”. Kjo gjë e kishte inatosur shumë bashkëshortin tim, që kishte shkuar të takonte të dashurin tim.

Ai nuk pranoi asgjë, por im shoq ishte shumë i inatosur me mua. Ai tha se do të më çonte në Shqipëri me vajzat dhe se do të merrte prindërit e mi në telefon që të ktheheshin nga Italia. Unë nuk ia mohova, i thashë se e doja atë djalë dhe se nuk jetoja dot pa të. Ai më dha një shuplakë të fortë.

Pas një jave, ai më nisi në Shqipëri bashkë me vajzat te prindërit e tij. Unë i thashë se nuk doja t’ia dija për të.– Gocat do t’i lë t’i mbajë mamaja jote, – i thashë, – nuk i dua me vete!

Ai nuk e priste reagimin tim dhe mbeti i habitur. Kur shkova te vjehrra ime, ajo ndryshoi gjithë situatën, sepse nuk pranoi që t’i rriste gocat, por unë e kisha marrë vendimin tim dhe isha shumë e vendosur në atë që do të bëja.

Kjo gjë e frikësonte shumë vjehrrën time. Ata po vdisnin frike nga opinioni, se si do të reagonte fisi, por unë as doja t’ia dija se çfarë mendonin të tjerët. Më erdhi burri nga Greqia dhe vjehrra ia mbushi mendjen djalit të saj të mos më ndante, duke e bindur sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Kam disa muaj në Shqipëri dhe nuk po më rrihet fare këtu, se si po i shtyj këto ditë.

Më ka marrë malli të shoh edhe një herë të dashurin tim. Nuk jam bërë aspak pishman që e tradhtova burrin tim! Të paktën një gjë në jetë e bëra siç doja unë, sepse të gjitha gjërat e tjera i kam bërë për hir të familjes time, të burrit dhe të vajzave të mia…

Ad οΙesheηtja ρërjashtohet nga shkoΙΙa për shkak të një bIuze (Video)

Një adoleshente nga Shtetet e Bashkuara është suspenduar nga shkolla në Karolinën Veriore, për shkak të një bluze që e kishte veshur.

Kjo vajzë kishte veshur një bluzë me krah të hapur që ia kishte theksuar gjoksin, por ky nuk është arsyetimi i suspendimit të saj,

Arsyeja e vërtetë është që bluza “mund të zhvishet me një lëvizje”, më saktë mund të zhvishet me kapjen e saj “për krahu”
Drejtorit të shkollës kjo nuk i kishte pëlqyer, dhe e kishte detyruar që ta ndërrojë bluzën.

Ai i kishte thënë se kishte veshur diçka të papërshtatshme dhe se duhet ta ndërrojë me një tjetër.
Edhe pse kishte veshur pallton e një shoqe, kjo nuk i kishte ndihmuar.

Zyrtarët e shkollës i kishin thënë se duhet ta thërras nënën, por pasi që nuk kishte mundur të flasë me të në telefon, ajo është suspenduar nga shkolla.
Çfarë mendoni ju, a mundet kjo bluzë të zhvishet nga trupi me vetëm një lëvizje?

Ç menden b. υrrë e grυa, ÇlFTl e b. ën në avion gjatë fIuturimit…(VIDEO)

Një çift i cili ishte nisur me avion për pushime, gjatë fluturimit ka filmuar një çift tjetër që ishte ulur 1 rresht mbrapa, të cilët filluan të kryenin marrëdhënie se.ksu ale.

Videoja u postua në Twitter nga Kiley Tully e cila shkruan:

Nëna ime dhe babai u nisën për një udhëtim të qetë në Meksikë ndërkohë që më dërguan këtë.

Në video, çifti mbajnë një telefon dhe filmojnë palën prapa tyre.

Nga pamjet e filmuara duket se asnjë nga pasagjerët e tjerë nuk e ka parë atë që po ndodh.

E NDlHMOl me Iekët e QlRASË pa u njohur, EIona kërkon d jaIin pas dy vitesh: I Iutem Z0TlT që..

Shqiptarët shquhen edhe për humanizëm mbi të gjitha dhe më poshtë do të lexoni një histori mjaft interesante.

Një vajzë me emrin Elona, ka rr;ëfyer se si e ka ndihmuar një i ri në një ditë mjaft të vë;shtirë, por që tani kërkon të Iidhet me të për ta falënderuar pasi nuk ka pasur mundësinë të bëjë gjatë dy viteve.

Elona shkruan:

Përshëndetje ! Hapa këtë adresë për një ndihmë nga ana juaj.
Dje ndeza cel tim të vjetër që nuk e kam përdor prej kohësh dhe më bëri përshtypje një foto e ruajtur në WhatsApp.

Ishte personi i cili kohë më parë ka bërë një gjest që nuk e bën kushdo sot.
Para rreth dy viteve më ndodhi diçka dhe isha shumë e më;rzitur e pa zgjidhje, më kishin hu;mbur lekët e qirasë së shtëpisë dhe prindërit i kisha të së murë e me il açe. Kështu që nuk doja t’u bija në qafë por as në dorë të kujt, përveç të një shoqeje pasi nuk isha fort mirë ekonomikisht.
Lashë takim me shoqen në një kafe por nuk erdhi.

Gjithsesi, ngjitur me tavolinën time më tutje ishte një djalë.

Se di se si më erdhi një guxim dhe shkëmbyem disa fjalë me shaka dhe mbase e dalloi tri;shtimin në fytyrën time.

As vetë nuk e di se si u shpreha, isha në pa nik dhe ia shpjegova situatën. E mori me shaka, por unë u p;reka dhe po q aja. Ai u afrua dhe më kërkoi t’ja shpjegoja, ku i tregova për gjendjen time dhe pa hezitim më ofroi ndihmë me ato lekë që kishte me vete e nuk më kërkoi asgjë në këmbim.

Thjesht më tha nëse situata ime rregullohej të ja ktheja me një kafe, asgjë më tepër.
Emrin nuk donte të ma tregonte, por ja mora numrin e celularit dhe e lashë me të që do ta telefonoja kur të kisha zgjidhur probIemin tim.

Padyshim e ndjeu që isha e sinqertë ndaj edhe më besoi dhe më ofroi ndihmë, kështu mendoj unë…

E falënderova pa masë atë njeri që nuk e mendoi dy herë rastin tim.
Kur u largova u ndjeva e lehtësuar nga njëra anë, por nga ana tjetër ndihesha keq sepse nuk besoja që ekzistonin njerëz të tillë me një zemër kaq humane

Pas dy ditësh e telefonova por më dilte i fikur numri. tentova disa ditë më radhë por më kot.

Pas disa muajsh e shikoj që kishte hapur WhatsApp me atë numër. Ishte fytyra e tij në profil dhe nuk ngurrova t’i shkruaja “djalit pa emër”.

Folëm vetëm pak herë, por përsëri nuk më foli asgjë për veten, Më pas shoh që kishte mbyllur numrin, nuk munda kurrë ta falënderoja.

Kanë kaluar pothuajse dy vite që nga ajo ngjarje dhe do të ndihesha e lumtur nëse ai e sheh këtë mesazh nga unë dhe do të doja t’më jepej rasti t’ja ktheja 10-fish atë që bëri për mua.

Kam një foto të tij, e i lutem Zotit që ta shohë dhe kush e njeh mund ta bëjë tag në komente. Vëmendja ime do të jetë këtu, nga Elona!”
Epo, nëse e njihni të riun, mos ngurroni…

Ta b. ësh kur jeni me “αto”?! Βefàson mjekjα

Secili bën zgjedhjet e tij në lidhje me preferencat e të bërit dashuri, por kohët e fundit po qarkullon një dilemë e madhe rreth kësaj teme.

Kjo dilemë lidhet me faktin nëse duhet bërë dashuri kur femra është me “ato” apo jo. Nga shumë sondazhe të kryera, afro 45% e femrave kanë deklaruar se nuk pëlqejnë ta bëjnë atë veprim në ato ditë.

Por, ajo që ka mahnitur më shumë është fakti se 55% e tyre janë përgjigjur se nuk e kanë aspak pro.blem të bëjnë dashuri kur janë me “ato” dhe ky fakt nuk u shkakton asnjë be.zdi.

Duke vlerësuar faktin se shumica e të anketuarave është përgjigjur “PRO” bërjes së dashurisë kur femra është në ato ditë, një nga mjeket më të njohura ka vendosur të “th.yejë” heshtjen dhe ka dhënë mendimin e saj rreth kësaj çështjeje.

“Kam lexuar se shumica e femrave që pëlqejnë të bëjnë dashuri kur janë me “ato” e preferojnë pasi shkakton më shumë lubrifikim”, thotë mjekja.

Por, sipas saj trupi është një krijesë biologjike dhe është i ndërtuar në mënyrë të tillë që të kryejë me korrektësi proceset e tij të plota, ndaj dhe shkencërisht është vërtetuar se gjatë atyre ditëve nuk është e këshillueshme bërja e dashurisë, edhe pse shumica mund të jenë kùndër.

Në një studim të kryer në Oklahoma, ka rezultuar se femrat që nuk e kanë pasur aspak problem bërjen e dashurisë kur janë me “ato” më pas kanë raportuar disa pro.bleme me trupin e tyre.

Kështu, shumica ka treguar se disa orë më pas kanë përjetuar dh.imbje të mëdha ndërsa të tjerat kanë thënë se kanë qenë më të prèkùra ndaj inf.eksioneve.

Për më tepër në lidhje me këtë temë, mjekja e njohur kërkon t’u bëjë ápèl femrave duke i vënë kapakun kësaj çështje.

“Ju mund të keni preferencat dhe zgjedhjet tuaja dhe gjithçka mund të ndodhë sipas dëshirës tuaj, por nga ana mjekësore nuk ua rekomandoj aspak. Arsyeja?”

Nëse ju zgjidhni të bëni dashuri gjatë periudhës kur jeni me ato ju keni shumë shanse për të mbetur sht.atzënë, ndaj këshilla ime do të ishte, dùròni dhe tregoni kujdes.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë, 19 Maj 2025

DASHI

Ky muaj maj është i vlefshëm për ju. Qielli është veçanërisht i favorshëm për ata që duan të lidhin një marrëveshje ose, mbi të gjitha, të arrijnë në fund të një kursi studimi. Lajm i shkëlqyer edhe për ata që kanë punuar në një projekt për një kohë të gjatë, dhe udhëtimet favorizohen nga të rinjtë. Çiftet që janë martuar prej vitesh do të kenë një mundësi shtesë për të forcuar lidhjen e tyre.

DEMI

Nëse jeni duke pritur një telefonatë të rëndësishme ose keni teste dhe provime që vijnë, mos u shqetëson. Edhe pse ankthi është normal, ju prapë jeni të favorizuar. Nëse jeni çift dhe po mendoni të keni një fëmijë, tani është koha e duhur për të filluar përpjekjet. Nga qershori, Jupiteri do të sjellë energji pozitive që do ta bëjë dashurinë tuaj edhe më të fortë.

BINJAKËT

Jupiteri, planeti i transformimeve, surprizave dhe veprimeve të vrullshme është ende në shenjën tuaj dhe që tani e tutje të gjitha risitë në fazat e tyre embrionale do të bëhen konkrete. Kushdo që është tradhtuar do ta kthejë nderin, domethënë do të përjetojë pasione të reja.

GAFORRJA

Nga muaji i ardhshëm Jupiteri do të jetë në shenjën tuaj. Do të jetë një kohë vërtet e mirë për punë. Venusi në dashuri krijon dyshime. Në shkurt ishte në disonancë, në mars krijoi njëfarë hezitimi dhe tani, në maj, është përsëri paksa e pabesë.

LUANI

Periudha e shpengimit sapo ka filluar. Gabimi i vetëm që nuk duhet të bëni është të rrëmbeheni nga entuziazmi, shkak i mundshëm për një shenjë zjarri. Ata që kanë qenë në një lidhje jozyrtare për një kohë të gjatë do të kenë mundësinë ta legalizojnë atë. Fundi i majit sjell disa zgjidhje më të mira për familjen.

VIRGJËRESHA

Do të ketë lajme në fund të qershorit. Maji është një muaj veçanërisht i kërkuar, pikërisht sepse kërkon vëmendje më të madhe ndaj rinovimeve, ndaj situatave që duhen konfirmuar dhe ndaj atyre që duhen eliminuar përfundimisht. Një krizë e përkohshme është e mundur, angazhimet e reja familjare kanë sjellë momente stresi të madh.

PESHORJA

Marsi sjell emocione të reja, Jupiteri është në trigon, kreativiteti është i favorizuar. Më të rinjtë do të fillojnë një punë të re, do të bëjnë pak praktikë edhe nëse ndoshta me kohë të pjesshme. Ata që përjetojnë konflikte ose situata që çojnë në shqetësime do të duhet të përpiqen të shtrëngojnë dhëmbët.

AKREPI

Ka një punë për të diskutuar, detajet e një situate duhen përcaktuar. Do të ketë ditë me tensione më të mëdha. Në nivelin sentimental, po përjetoni një muaj intrigues; Çiftet që e duan njëri-tjetrin mund të mendojnë të martohen deri në verë.

SHIGJETARI

Sa më shumë që i afrohemi muajit qershor, aq më të mëdha janë shanset për të rikonfirmuar një marrëveshje ose për të shqyrtuar mundësi të reja bashkëpunimi. Maji dhe qershori janë muajt kur çiftet jozyrtare bëhen zyrtare, keqkuptimet mund të kapërcehen. Yje të favorshëm për gjendjen fizike.

BRICJAPI

Kush është me të vërtetë në anën tuaj? Dhe mbi të gjitha, nëse punoni si punonjës, a e ka kuptuar vërtet kompania se sa vleni dhe gjithçka që po bëni? Marrëdhëniet e punës që nuk funksionojnë më do të ndryshojnë rrënjësisht nga qershori. Situatat në lidhje me fëmijët dhe shtëpinë duhet të mbahen nën kontroll.

UJORI

Marsi filloi një tranzit opozitar pak ditë më parë. Në vend të një momenti të vështirë, mund të flasim për pakënaqësi. Në dashuri, rebelimi i Ujorit bëhet më i fortë në këtë kohë të vitit dhe mund të çojë në mosbindje të vërtetë ndaj çdo gjëje që përfaqëson një bllok.

PESHQIT

Numërimi mbrapsht, muajin e kaluar me Jupiterin kundër… qielli i vendimeve dhe ndryshimeve të mëdha do të jetë më i qartë nga muaji i ardhshëm, megjithatë, ndërkohë, do të pyesni veten nëse do të rinovoni apo jo një marrëveshje pune. Do të vijë një rinovim, Jupiteri së shpejti do të bëhet sërish i favorshëm, kjo është një kohë e dobishme për të bërë plane për verën.

Hije manipulimi në Eurovision, Spanja kërkon audit të votave të saj: Nuk e kemi mbështetur Izraelin!

Tensionet midis RTVE (Transmetimi Publik i Spanjës) dhe Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) vazhdojnë të përshkallëzohen. Sipas burimeve pranë organizatës, transmetuesi publik i Spanjës vendosi të kërkojë një audit nga organizata përgjegjëse për televotimin në Eurovision.

Qëllimi i auditimit është të verifikojë rezultatet e televotimit spanjoll, pasi duket se ka mbështetur këngën e Izraelit, të cilën Spanja thuhet se e kundërshton si të vërtetë.

RTVE mori 142,688 vota në finalen e Eurovision të shtunën në mbrëmje, sipas raportit të kërkuar nga rrjeti nga EBU dhe të marrë këtë të diel. Raporti fillestar i marrë nga Spanja ishte një listë e vendeve për të cilat dha më shumë vota, por nuk specifikonte numrin e votave për secilin.

Pasi këmbënguli për të marrë të dhëna më të sakta, RTVE mori një analizë të re nga organizatori i festivalit, i cili raportoi vetëm se, natën e finales së madhe, mori 7,283 thirrje telefonike, 23,840 mesazhe me tekst (SMS) dhe 111,565 vota online.

Por ky raport tregon vetëm të dhënat e agreguara nga kompania gjermane përgjegjëse për numërimin e tyre, pa një analizë më të saktë, shpjegojnë burime nga organi publik. Për këtë arsye, këtë të hënë rrjeti spanjoll do të kërkojë një audit për të sqaruar se çfarë ndodhi saktësisht. Juria spanjolle i dha 0 pikë këngës së Izraelit “New Day Will Rise”.

RTVE thotë se edhe vendet e tjera do të kërkojnë kontrolle të ngjashme, shpjeguan të njëjtat burime për El País. Kjo pasi nga shumë shtete, juria e të cilave i dha zero pikë Izraelit, prej televotimit të tyre rezultoi si vendi me pikët maksimale, pra 12.

Televizioni publik spanjoll e filloi transmetimin e finales së Eurovision 2025 duke transmetuar një mesazh në lidhje me Gazën, pavarësisht kërcënimeve nga EBU.

“Kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, heshtja nuk është një opsion”, ishte mesazhi që u shfaq në anglisht dhe spanjisht në RTVE, televizionin publik të Spanjës. Mesazhi u projektua me shkronja të bardha, në një sfond të zi, në fillim të transmetimit të finales së Eurovision 2025.

Komentuesit e RTVE informuan audiencën se EBU, Unioni Evropian i Transmetimeve, i ka dërguar një letër duke e paralajmëruar transmetuesin spanjoll RTVE për “sanksione të mundshme penale” nëse përsëriten referencat për luftën në Gaza. Rasti ishin komentet e prezantuesve gjatë transmetimit të gjysmëfinales së dytë të Eurovision, të enjten.

Prezantuesit spanjollë kërkuan një diskutim mbi pjesëmarrjen e Izraelit në këtë ngjarje dhe kujtuan numrin e të vdekurve në Rripin e Gazës, i cili sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara tejkalon 53,000 dhe përfshin më shumë se 15,000 fëmijë.

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës, i është përhapur në kocka

Ish-Presidenti amerikan Joe Biden është diagnostikuar me një “formë agresive” të kancerit të prostatës, bën me dije një deklaratë nga zyra e tij personale, dhe kanceri është përhapur në kockat e tij.

“Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden u vizitua për një zbulim të ri të një nyjeje të prostatës pasi përjetoi simptoma në rritje. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason prej 9 (Grupi i Gradës 5) me metastazë në kockë”, thuhej në deklaratë.

“Ndërsa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një menaxhim efektiv”, thuhet më tej në deklaratë.

Biden dhe familja e tij “po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët e tij”, vijon deklarata.

VIDEO / Ylber Ramadani shënon eurogol në “Serie A”

Leçe ka kaluar në avantazh këtë të diel ndaj Torinos në një ndeshje emocionuese të Serisë A, me golin e parë të takimit të realizuar nga mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani. Në minutën e 46-të të lojës, Ramadani ka realizuar një gol fantastik, duke dërguar topin në rrjetë pas një goditjeje precize dhe të fuqishme.

Goli i tij ka dhuruar një moment gëzimi për tifozët e Leçes, të cilët po shpresojnë që ky avantazh të mund të ruhet deri në fund të ndeshjes. Me këtë gol, Leçe është duke udhëhequr me rezultatin 1-0 ndaj Torinos.

Nëse kjo përformancë e Ylber Ramadanit vazhdon, mund të jetë një lajm i mirë për Sylvinhon në prag të sfidës kundër Serbisë në kualifikueset e Kupës së Botës. Si për rastësi, në portë për Torinon ishte serbi Vanja Milinkovic-Savic, i cili u shtang nga gjuajtja e shqiptarit. Ramadani u hodh në fushë në fundin e pjesës së parë.

Bëhet viral reagimi i Beatriçes pas renditjes në Eurovizion: Nxjerr gishtin e… (Foto)

Eurovision 2025 ka përfunduar, por pas nates finale që u mbajt mbrëmjen e kaluar, rrjetet sociale nuk kanë pushuar së shpërthyeri me komente, diskutime dhe… një foto që po bën xhiron e internetit.

Në këtë imazh, këngëtarja shqiptare Beatriçe Gjergji, e cila përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Zjerm”, shihet duke nxjerrë gishtin e mesit, e shoqëruar nga anëtarë të stafit të saj, të cilët bëjnë të njëjtin gjest.

Megjithatë, e vërteta e veprimit të Beatriçes nuk dihet ende, dhe do na duhet të presim reagimin e saj zyrtar për të sqaruar situatën.

Edhe figura të njohura të skenës shqiptare si Luiz Ejlli dhe Dafina Zeqiri kanë reaguar ndaj Eurovision, duke aluduar për manipulim të votave dhe duke theksuar se “Zjerm” meritonte më shumë, madje edhe fitoren.