Inteligjenca ushtarake e Ukrainës paralajmëron: Rusia planifikon të lëshojë raketa balistike ndërkontinentale!

Shërbimi i inteligjencës ushtarake i Ukrainës tha sot se Rusia po planifikon të lëshojë një raketë balistike ndërkontinentale me qëllim frikësimin e Ukrainës dhe Perëndimit.

Lëshimi i raketës u urdhërua gjatë matës nga rajoni Sverdlovsk i Rusisë, tha shërbimi i inteligjencës ukrainase në një deklaratë në aplikacionin Telegram.

Sipas inteligjencës ukrainase rrezja e raketës tejkalon 10,000 kilometra, shkruan Reuters.

“Me qëllim që të ushtrojë presion dhe të frikësojë në mënyrë të dukshme Ukrainën, si dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, vendi agresor Rusia synon të kryejë një lëshim, për qëllime “stërvitore dhe luftarake”, të një rakete balistike ndërkontinentale RS-24…”, thuhet në deklaratën e GUR-së.

Për momentin, Rusia nuk ka bërë asnjë koment mbi njoftimin e shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase.

Luftëtari shqiptar i MMA largohet nga ringu me barelë, dërgohet me urgjencë në spital (Video)

Sportisti shqiptar i garave ekstreme në kafaz, Arijan Topallaj ka humbur vetëdijen të shtunën gjatë përballjes kundër Denis Frimpong. Në përballjen e MMA në “Oktagon”, Topallaj u mposht me “nokaut teknik” dhe u detyrua të dërgohej në spital, teksa doli nga ringu me barelë. Për fat gjendja nuk raportohet e rëndë, por goditjet në kokë në një sport ekstrem kanë lënë shenja për 26-vjeçarin.

Denis Frimpong mposhti me nokaut teknik luftëtarin shqiptar, Arijan Topallaj, të shtunën mbrëma në ‘BMW Park’. 30-vjeçari nga Dublini zhvilloi një paraqitje të fortë dhe vendimtare, duke e detyruar gjyqtarin ta ndalonte ndeshjen në raundin e tretë, vetëm 44 sekonda pas fillimit.

Ndonëse fillimisht u përball me presionin e tifozëve dhe rezistencën fizike të Topallajt, Frimpong shfrytëzoi lodhjen e kundërshtarit për të marrë kontrollin e plotë të përballjes në raundin final. Me 100 goditje totale (47 më shumë se rivali), irlandezi dominoi skenën në fund, ndërsa Topallaj përfundoi i shtrirë në tokë dhe u nxor nga arena me barelë.

Sipas raporteve të para, 26-vjeçari Topallaj u dërgua në spital për ekzaminime të mëtejshme si masë paraprake, por nuk besohet të ketë pësuar lëndime serioze.

Pas fitores, Frimpong shpërtheu në lot gjatë intervistës, ndërsa ndau lajmin se po pret lindjen e djalit të tij javën e ardhshme.

“Ai tha (Topallaj) që nuk kisha zemër, por unë tregova më shumë se kaq. Jam këtu, rrezikova të mos isha në lindjen e fëmijës tim, por gruaja më dha forcën ta bëja këtë. E gjithë kjo ishte për të”, tha Frimpong.

Luftëtari me nofkën ‘Kërcënimi’ jo vetëm që siguroi një fitore të rëndësishme për karrierën e tij në MMA, por edhe një nga momentet më të përfolura të mbrëmjes, duke fituar respektin e publikut për forcën fizike dhe ndjeshmërinë njerëzore.

Diaspora flet/ Ja kush janë kandidatët më të votuar të PS dhe PD jashtë vendit

Pas përfundimit të numërimit të zarfeve me votat për subjektet politike, tashmë vijon numërimi sa i përket votave preferenciale, sa përket votave të diasporës.

Edhe pse janë ende dhe shumë vota për t’u numëruar, deri më tani kandidati më i votuari nga Partia Socialiste nga emigrantët shqiptarë rezulton Erion Braçe me 1207 vota, teksa ndiqet nga Blendi Gonxhja me 903 vota.

Surprizë përbën Pandeli Majko, ku pas një rezultati jo të mirë brenda vendit, duke e detyruar që t’i thotë lamtumirë politikës, sa i përket votave të emigrantëve deri më tani ai rezulton i treti së më i votuari tek PS me 874 vota preferenciale. Pas tij, rendeten Ervin Hoxha, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.

Ndërkohë, sa i përket PD-së më i votuari rezulton mjeku Ilir Alimehmeti me 774 vota, i ndjekur nga Jorida Tabaku me 651 vota. Gjithsesi, për shkak të diferencës së madhe me votat brenda vendit, vështirë se ai do ta përmbysë Jorida Tabaku për t’i marrë mandatin në Kuvend.

Kandidatët e Partisë Socialiste

Nr Kandidati Vota
1 Erion Braçe 1207
2 Blendi Gonxhja 903
3 Pandeli Majko 874
4 Ervin Hoxha 462
5 Fatmir Xhafaj 404
6 Ornaldo Rakipi 361
7 Toni Gogu 243
8 Mimi Kodheli 234
9 Olta Xhaçka 197
10 Xhemal Qefalia 173
11 Eldian çepeli 173
12 Florian Pullazi 156
13 Plarent Ndreca 146
14 Etilda Gjonaj 145
15 Anila Denaj 139
16 Blerina Gjylameti 132
17 Halit Valteri 117
18 Antonela Dedej 102
19 Kejsi Elezi 98
20 Ermonela Felaj(Valikaj) 92
21 Klotilda Bushka 89
22 Julinda Dhame 77
23 Andi Seferi 75
24 Ylli Shehu 63
25 Entela Ramosaçaj 55
26 Arben Pëllumbi 51
27 Glindxhet Madhi 51
28 Sofika Lleshi 49
29 Etjen Xhafaj 47
30 Edlira Dyrmishaj 39
31 Mirgit Vataj 39
32 Persida Shkrepa 36
33 Halil Koloshi 36
34 Roy Bashaj 23
35 Blendi Sulaj 22
36 Silda çepe 12
37 Endrit Braimllari 6
Kandidatët e Partisë Demokratike

Nr Kandidati Vota
1 Ilir Alimehmeti 774
2 Jorida Tabaku 651
3 Mimoza Hajdarmataj 342
4 Myslim Murrizi 341
5 Asllan Dogjani 268
6 Eduart çaça 247
7 Loranca Hoxha 209
8 Arnold Kariqi 201
9 Ilda Zhulali 193
10 Petrit Doda 185
11 Arjan Hoxha 170
12 Adriana Kalaja 169
13 Ilir Metaj 155
14 Mhill Gecaj 152
15 Grigels Muçollari 142
16 Edit Harxhi 128
17 Lisander Hoxha 102
18 Elton Rroshi 100
19 Et`hem Aga 93
20 Altin Goxhaj 91
21 Dhurata çupi(Tyli) 90
22 Albi Jahelezi 83
23 Salvador Kaçaj 82
24 Petrit Gjorgji 65
25 Rudin Hylviu 59
26 Jonathan Pano 57
27 Sali Shehu 53
28 Shpëtim Idrizi 48
29 Erisa Bajaziti 46
30 Besim Kuka 42
31 Pranvera Kurpalaj 40
32 Akil Kraja 39
33 Lili Sula 31
34 Kreshnik çollaku 21
35 Julia Ilirjani 9
36 Rivelino çuno 6
37 Xhulia Xhekaj 3

A ti tregόj b.υrrît se e tr αdhëtoυa me da shnorĺn e ραrë…!

Të gjithë e dimë që dashuria e parë nuk harrohet, por shumë gra janë në dilemë nëse duhet të

rrez/ikojnë partneritetin ekzistues për një ave/nturë me ish-in. Nora (35) gjithashtu përballet me këtë dilemë.


“Ne ishim së bashku për gjashtë vjet, dhe pastaj Arifi vendosi të transferohej në Amerikë,” tha Nora.

– Largimi i tij ishte i vështirë për mua, sepse isha i ri dhe i dashuruar. Unë madje iu luta që të kthehej dhe kështu bëra një budalla.

Mendova se nuk do t’i mbij/etoja largimit të tij. Dy vjet pasi Arifit u largua për në Amerikë, unë fillova të takohem me Getin, ne u martuam dhe kemi dy fëmijë.

Burri im është një njeri i mrekullueshëm, një baba i kujdesshëm dhe një burrë i kujdesshëm, tek i cili mund të mbështetem në çdo kohë.

Besoja se do të isha besnik ndaj tij për gjithë jetën, por kur filloi pandemia, unë u takova me Getin në rrugë. Ai është i divorcuar dhe ka një djalë i cili së fundmi është rritur.

Sapo u takuam, Geti dhe unë menjëherë kujtuam “jetën e kaluar”. Ne u takuam disa herë dhe përfunduam në sh/trat një natë. Ndihem e tme/rrshëme, e ndyrë, si një tra/dhtare …

Nuk di si ta shikoj burrin tim në sy, e lëre më fëmijët … A duhet ta pranoj që e tradhtova? Si mund të mësoj të jetoj me atë që bëra?

Psikologja: Kthehuni tek burri juaj dhe mos i thoni kurrë se e keni tra dhtuar, sepse kjo mund të shkat/ërrojë familjen tuaj. Ajo që bëtë ishte moralisht e gabuar, por nuk u përpoqët të hakm/erreshe për burrin tënd. Tregoni burrit tuaj në veprim sa e doni atë dhe sa do të thotë për ju që lundroni së bashku nëpër të gjitha stuhitë dhe stuhitë që sjell jeta me vete.

“Je legjendë e PD-së por…”/ Vrenozi i kërkon publikisht Berishës të largohet: Rama të ka “armën” që e mban në pushtet

Pak ditë pas humbjes së thellë në 11 Maj, demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi i ka bërë thirrje kryetarit të PD-së, Sali Berisha të largohet dhe t’i hapu rrugën gjakut të ri në parti.

Përmes një statusi të gjatë në Facebook, ai thotë se demokratët do të qëndrojnë 16 vite në opozitë dhe sjell rastin e të birit, i cili pas humbjes në 11 maj, i ka thënë se do të largohet nga Shqipëria.

“Nuk vazhdohet me kështu doktor, demokratët ketë humbje e kanë ndjerë shumë po shumë, e mos largohesh ne do të ndjekim përsëri, por Ramin nuk e mundim dot, sepse është hajdut unike ndoshta të ka ty “armën” që e mban në pushtet”, shkruan Vrenozi, ndër të tjera.

Statusi i plotë Vrenozit:
Fjalë shpirti per doktorin

Doktor djali im Enri, nuk e perballoi mire kete humbje te rradhes, ndonese une si ujk i vjeter i thosha ndonje fjale here pas here Rama eshte hajdut nuk e mundim dot mos e ngarko shume trurin, por djali mes lotesh pas humbjes me tha , Baba kam menduar vertet te iki nga ky vend, mbeta si mut e me dhembi shpirti, cfare thua o bir i thashe, nuk mban me uje pilafi me thote, punoj ne dy pune dhe nuk ja dal dot, nje rroge shkon qira, tjetra mezi kaloj muajin per buke, u robtova 16 ore ne dite ne pune e mezi mbush barkun me buke… demokratet dhe jo vetem po ikin nga syte kembet doktor , eshte vrare shpresa se Ramen e heq dikush nga pushteti…

Doktori im ti e di qe une te dua shume , kam 35 vjet qe te mbeshtes dhe te ndjek kudo… te dua me shpirt te paster pa interes pa gje… ti je legjende e demoktrateve per te gjitha lufterat e betejat qe ke bere keto 35 vite…

Pas zgjedhjeve lokale te 2023 te kam thene doktor Berisha mbylle aktivizimin tend politik ketu, nuk ta thashe kot ma beso, por ti vazhdove me nje shpirt per tu patur zili, je unik per fushaten e energjite qe ke, i pazvendesueshem je, por nuk mjafton qe ne te vijme ne pushtet ma beso … une te kam ndjekur e do te ndjek nga mbrapa sido te ndodhi, , por Rama nuk iken nga pushteti ne kete menyre, kurren e kurres ta kam thene qe me 2023 , keta pushtetin nuk e leshojne me vote kurre, une mendoj te mos harxhosh më energji per kete politike, rri relaksohu qeteso shpirtin e mendjen…

Doktori im , demokratet e thjeshte jane denuar per te qendruar 16 vjet ne Opozite, jane shperndare si zogjte e korbit neper bote, une e di ti je tip qe nuk ju doresohesh betejave, kurre doktor … gjithe jeten ne tavolinen e punes e kalove, je kollos je unik por ma degjo nje fjale… mbi 500 mije demokrate ta dhane voten perseri para nje jave te mbeshteten me shpirt e zemer por nuk mjaftojne per te ardhur ne pushtet, a nuk ka ardhur koha ta mendosh qe duhet diçka e re, duhet nje shprese per keta demokrate qe kane 12 vjet largohen nga ky vend nga syte koka… tani ju duhen e 4 vjet te tjera te mendojne ku te shkojne rrugeve te Botes …

Nuk vazhdohet me keshtu doktor, demokratet kete humbje e kane ndjere shume po shume, e mos largohesh ne do te ndjekim perseri por Ramen nuk e mundim dot, sepse eshte hajdut unikal ndoshta te ka ty “armen” qe e mban ne pushtet, demokratet e thjeshte jane cope cope nga kjo humbje, mua me dhemb deshperimi i djalit nga kjo humbje, dhe fjala qe me dhemb me shume eshte qe me tha, do iki nga ky vënd mezi i rrita me super sakrifica e djalin e vajzen i shkollova e shpirti im e di… tani te me ikin nga Shqiperia ata te dy ,gjysma e trupit tim ka vdekur … duhet shprese per rinine doktor se brezi im e hengri , ne ikem per lesh, por jo femijet tane se na dhemb shpirti… se di por vertet duhet bere dicka ndryshe… demokratet jane vertet ne pikë te hallit… shume madje…. prandaj duhet dicka ndryshe.. nuk e di

Une do vij sot ne proteste, as diskutohet kjo, por shpirtin e kam te vrare , plus qe Rama nuk pyet per protestat tona ka 12 vjet tallet me ne, e na mund thelle e me thelle cdo pale zgjedhje, a i vjedh , pooo as diskutohet… ai nuk e leshon pushtetin me vote, por ne vazhdojme hyjme me hajdutin ne zgjedhje e i themi mos vidh, ai do vjedhe e ka profesion… mendoj se duhet gjak i ri, duhet rini vetem forca e Rinise do mundet qe ta shtyjne Ramen ne greminën politike …

Sdi cte them tjeter, shiko e bëj .. te dua doktori im cfare do vendimi te maresh

Meta-Idrizi morën 3 deputetë me rreth 8000 vota, Alimehmeti me mbi 16 mijë vota ngel jashtë Kuvendit

Në të katërtat zgjedhje të përgjithshme radhazi, Partia Demokratike vendosi të fusë brenda listave të saj ata kryetarë të partive aleate, të cilët pranuan të bëjnë koalicion parazgjedhor.

E njëjta situatë ndodhi edhe në zgjedhjet e 11 majit, kur disa forca politike, Partia e Lirisë, Partia Republikane, PDIU, PBDNJ dhe PAA u futën brenda listave të PD-së me përfaqësuesit e saj në listat e mbyllura

Por në një analizë të votave të marra në qarkun e Tiranës ku dy prej këtyre forcave politike patën kandidatë në listat e sigurta dhe kryetarët e tyre në listat e hapura, rezulton se ato kanë përfituar më shumë se sa PD-ja ka shtuar vota në shportën e koalicionit të djathtë.

Konkretisht, Partia e Lirisë ka futur dy deputetë të sigurt në listën e Tiranës, ndërsa kryetari i saj, Ilir Meta u fut në listën e hapur.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, rezulton se Meta ka marrë deri tani 7,092, kur mungojnë rreth 100 kuti dhe 42 mijë zarfe të Diasporës. Kjo do të thotë se me 7,092 vota, Meta ka përfituar dy deputetë të sigurtë në Kuvend vetëm në Tiranë.

Akoma më e keqe është analiza e votave të PDIU-së. Mesila Doda ishte në listën e sigurt të demokratëve, ndërkohë që Shpëtim Idrizi ka marrë 1,786 vota në listën e hapur.

E ndërsa Meta dhe Idrizi kanë futur 3 deputetë në listën e sigurt me 8,800 vota, jashtë Parlamentit mbeten ata që morën mijëra vota nga demokratët, Ilir Alimehmeti me mbi 16,000 vota, Asllan Dogjani me 6437 vota, Myslim Murrizi 5628 dhe Grigels Muçollari me 4724 vota.

Sulmohet me armë një automjet i blinduar në Greqi, shpëton shoferi. Në kërkim dy persona me motor

Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur në Greqi, në Nea Liosia, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të një automjeti të blinduar.

Mediat në Athinë raportojnë se autorët kanë qenë dy dhe po udhëtonin me një motor, ndërsa në automjetin e blinduar ndodhej vetëm shoferi.

Sipas burimeve të cituara nga mediat greke në automjet ndodhej një person i njohur nga autoritetet, i cili për fat të mirë ka shpëtuar.

U raportua se menjëherë pas sulmit, shoferi ka njoftuar policinë, i cili ka përshkruar se po ndiqej nga një motoçikletë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa po punohet edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shqipëria e re, kampionë në çdo cep të globit! Së fundmi, Mitaj fitoi kampionatin në Arabinë Saudite

Shpeshherë, Kombëtarja shqiptare është parë si një përfaqësuese që mbështetet në disiplinë, zemër dhe përkushtim.Por nëse zhvendosemi përtej fanellës kuqezi dhe ndjekim rrugëtimin e lojtarëve në klube, shohim një tjetër narrativë: atë të suksesit dhe titujve të fituar në kampionate të ndryshme europiane (dhe jo vetëm). Një numër i konsiderueshëm i futbollistëve aktualë të Kombëtares shqiptare janë shpallur kampionë në klubet e tyre, disa herë radhazi, duke dëshmuar se cilësia individuale është në ngritje të vazhdueshme.

MITAJ DHE KURORA SAUDITE Rasti më i freskët është Mario Mitaj, mbrojtësi i majtë i Kombëtares, i cili këtë sezon ka ngritur trofeun e kampionit në Arabinë Saudite me klubin Al-Itihad. Transferimi i tij në Lindjen e Mesme u pa fillimisht me skepticizëm, por Mitaj ka treguar stabilitet dhe rritje, duke fituar besimin e trajnerëve dhe duke kontribuar në një sukses të rëndësishëm në një kampionat që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare.

ASLLANI, KAMPION EDHE NË GARË Një tjetër emër i rëndësishëm është Kristjan Asllani, mesfushori i Interit, që sezonin e kaluar fitoi Serinë A me zikaltrit. Edhe pse nuk është titullar fiks, ai ka qenë pjesë e rrotacionit të një skuadre të fortë dhe të konsoliduar. Sezoni aktual e gjen sërish në garë për titullin, duke e bërë të mundshme fitimin e një kurore të dytë radhazi në elitën italiane. Po ashtu, ai është edhe në garë për të ngritur lart një trofe si Champions-i.

Në Itali medalje për fitimin e Serisë A ka marrë edhe Xhakomo Vrioni, kur ishte pjesë e Juventusit në sezonin 2019-20. Sulmuesi tashmë po bën pak kohë që ka dalë nga radari i Kombëtares, që pas transferimit në kampionatin e largët të Amerikës. Dhe ndërsa ndeshjet kualifikuese po afrohen, Shqipëria nuk është më thjesht një skuadër me lojtarë që “luajnë jashtë”, por një skuadër me kampionë të vërtetë, të gatshëm për të luftuar edhe për një arritje historike, që mund të jetë kualifikimi në turneun më të madh për kombëtare, atë të Botërorit 2026

“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Sula tregon përplasjen me Berishën: Na morën në qafë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Sula, ka ndarë një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së, duke theksuar se kishte paralajmëruar Sali Berishën për pasojat e vendimeve që po merrte, përpara se ky i fundit të vendosej në arrest shtëpie.

“Unë i jam drejtuar me dorë në zemër Berishës. I kam thënë: ‘Doktor, të lutem, mos dëgjo këta që ke afër’”, tha Sula, duke shtuar se kjo bisedë kishte ndodhur përpara se Sali Berisha të vendosej në arrest shtëpie.

Sula theksoi se paralajmërimi i tij për Berishën ishte i qartë: “I thashë: ‘Mos na e lër partinë në dorë të Flamur Nokës se na morëm qafë.’ Por Berisha nuk më dëgjoi dhe ja ku jemi sot.”

“Unë i jam drejtuar me dorë në zemër Berishës, i kam thënë: “Doktor të lutem mos dëgjo këta që ke afër.”

Këtë ia thashë atëherë ku nuk kishte kaluar ende në arrest shtëpie. Sali Berisha sot po të ishte në arrest shtëpie unë s’do flisja më sot.

Do thosha: “S’ka faj ka qenë në arrest shtëpie, prandaj humbi zgjedhjet. I humbën këtë zgjedhjet.” Po atëherë i thashë: “Mos na e lër partinë në dorë të Flamur Nokës se na morëm qafë.” Por Berisha nuk më dëgjoi dhe ja ku jemi sot”, tha Sula.

Deklaratat e tij vijnë në një moment reflektimi për rezultatet zgjedhore dhe drejtimin e Partisë Demokratike.

Macron inkurajon investitorët të zgjedhin Shqipërinë: Do jetë në BE brenda dy viteve

Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), një platformë globale që mbledh liderë politikë dhe drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore.

Macron u bëri thirrje përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse në këtë forum që të investonin në Shqipëri, pasi sipas tij, vendi ka një udhëheqje të fortë dhe një të ardhme të sigurt drejt Bashkimit Europian.

Ai theksoi se kjo thirrje vjen jo vetëm sepse Rama është miku i tij, por edhe sepse me mandatin e tij të që mori, Shqipëria do të shkojë drejt BE-së brenda dy viteve. Macron shtoi se ky proces do të mbështetet fort nga Franca dhe Gjermania.

“Është jashtëzakonisht mirë t’ju kesh në Europë. E di që vini nga pjesë të ndryshme të botës, dhe ky është një vend i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Në këtë botë, mos i nënvlerësoni fuqitë e cilësive të tilla, dhe jam shumë i lumtur që jeni këtu. Përtej shakave që bëj me kryeministrin Edi Rama, këtu në Shqipëri keni qartësisht një pikë hyrëse të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë. Shqipëria është një pikë kyçe në Mesdhe dhe në Europë. Prandaj, ju inkurajoj të investoni në Shqipëri, sepse ka një udhëheqje të fortë. Nuk po flas vetëm sepse është miku im, por sepse ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë, duke pasur një mandat të qartë, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, dhe dua t’ju siguroj se ne, si europianë, do të japim rezultate. Tashmë kemi një linjëzim të fortë mes Francës dhe Gjermanisë dhe do të bëjmë maksimumin për të realizuar agjendën që kemi diskutuar. Ju lutem, investoni në Europë, besoni në Europën e fortë që po ndërtojmë, sepse kemi nevojë për besimin tuaj dhe investimet tuaja. Kjo do të na ndihmojë të realizojmë këtë agjendë të ambicioshme, e cila është e duhur jo vetëm për europianët, por edhe për rajonet e tjera, për të krijuar sa më shumë stabilitet”, tha Macron për pjesëmarrësit në këtë forum.