“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj njerëzve të PSD

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK ndaj njerëzve të PSD për krime zgjedhore.

Lala tha se është sekuestruar edhe telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit, ndërkohë që bëri një pasqyrë të veprimeve që SPAK ka bërë kryer deri tani ndaj njerëzve të PSD.

“Në Shkodër ka patur kryesisht hetim ndaj PSD. Në kuadër të këtij hetimi, të cilin zoti Doshi e ka kundërshtuar, ka patur tre aksione paralele. Aksioni ka qenë para zgjedhjeve, që u mor celulari i kryetarit të partisë PSD në Malësinë e Madhe dhe 5 personave të tjerë.

Pastaj kandidati për deputet në Tiranë. I treti në rradhë që ndodhi dje dhe sot, është kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, që deri tani nuk është person nën hetim, por është person që i është nënshtruar kontrollit personal dhe të automjetit.

Në te njëjtën kohë, në një hotel të njohur në Tiranë, është sekuestruar celulari i një prej shoqëruesve të kreut të PSD, Tom Doshi.

Zoti Kristian Shkreli nuk është person nën hetim, por nga vëzhgimet ka dyshime se mund të gjenden prova për shitblerje. Rama gjatë takimit i tha “Kristian mos luaj me dy porta”, tha Lala.

Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”?

Edhe pse Beatriçe nuk flet shumë për jetën e saj private, mbrëmja e gjysmëfinales së Eurovision-it në Basel solli një moment të rrallë emocional që s’mund t’i shpëtonte syrit të kamerave, një puthje e ndjerë me partnerin e saj, artistin italian Marcello Batelli, në zemër të arenës ku qëndronte ekipi shqiptar.

Shqipëria u kualifikua me meritë në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, falë performancës elektrizuese të Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” – një kombinim i etnos shqiptarit me elektronikën moderne që ka rrëmbyer audiencën evropiane.

Por pas shpalljes së kualifikimit, ndërsa publiku festonte, Beatriçe festoi gëzimin me një puthje pasionante, që zgjoi reagime në rrjet dhe emocionoi ndjekësit.

Pak është folur më parë për lidhjen e tyre, ndonëse ai është parë shpesh pranë saj në evente muzikore.

Kush është i dashuri i Beatriçes së "Shkodra

VIDEO

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”, Fredi Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen

Eurodeputeti grek dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka folur mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Beleri është shprehur se edhe sikur “Shën Kozmai” të ishte përballë, sërish nuk do të arrinte dot ta mundte regjimin e Edi Ramës. Sipas tij, organet e PD duhet të bëjnë diçka për të marrë fund kjo tirani, madje dhe duke u dorëhequr.

Beleri u shpreh i bindur se Berisha, si njeri me pervojë në politikë, do të marrë vendimin e duhur.

“Ne si minoritarë dhe ortodoksë kemi Shën Kozmanë, tek i cili besojmë shumë. Ne themi se edhe Shën Kozmai të ishte përballë regjimit të zotit Rama do humbiste. Organet e PD duhet të bëjnë diçka për të marrë fund kjo tirani, pse jo dhe dorëheqje. Duke sqaruar se problemi në këto zgjedhje nuk ishte Berisha, zoti Berisha ishte privilegj. Duhet bërë gjithçka për të ndaluar këtë situatë. Duhet të ndalohet hemorragjia e mendjeve. Pse ikin këta njerëz, nga pasiguria? Sokrati thoshte që gjëja më me vlerë është mendja e njeriut, po ikin mendjet nga Shqipëria, kush do e bëjnë pensionistët apo punonjësit e administratës që janë në lëpirje. Zoti Berisha është njeriu më me përvojë në politikën shqiptare dhe jam i bindur që do bëjë atë që duhet.” – tha Beleri në një intervistë për MCN.

Ai shtoi se arsyet kryesore janë të rezultatit të zgjedhjeve janë ato që thotë OSBE-ODHIR, ndërhyrja e shtetit në zgjedhje, shit-blerje masive votash. Beleri tha se opozita duhet të shikojë nga vetja dhe të mundohet të sensibilizojë faktorin ndërkombëtar për regjimin, duke u shprehur se nuk ka diskutim që zgjedhjet janë vjedhur.

Sa i përket protestës së të premtes, Fredi Beleri u shpreh se ajo nuk ka asnjë vlerë. Ai shtoi se opozita nuk duhet të presë nga LaCivita, nga ndonjë gjerman apo grek, që t’i zgjidhë hallet.

Merz: Gjermania do të krijojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, premtoi të mërkurën, gjatë fjalës së tij para Bundestagut, se do të ndërtojë “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë” përballë kërcënimeve të një Rusie armiqësore dhe luftës në Ukrainë.

Merz u shpreh se ky angazhim është i përshtatshëm për një nga shtetet më të populluara dhe ekonomikisht më të fuqishme të Evropës, duke theksuar se miqtë dhe partnerët e Gjermanisë presin një veprim të tillë nga ky vend.

“Ata e kërkojnë këtë gjithashtu në praktikë”, shtoi ai, shkruan Washington Post.

Në fjalimin e parë në parlament pas formimit të qeverisë së tij javën e kaluar, Merz u angazhua të shfrytëzojë çdo mundësi financiare për të forcuar ushtrinë e vendit.

Ai theksoi se qëllimi është që Gjermania dhe Evropa të jenë aq të forta sa të mos kenë më nevojë të përdorin armët e tyre, dhe për ta arritur këtë, duhet të marrin më shumë përgjegjësi brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Momenti i tentativës për rrëmbim të vajzës dhe nipit të pronarit të një kompanie kriptomonedhash. Video

Rrëmbimet në Francë të individëve të lidhur me kompanitë e kriptomonedhave po bëhen një problem, ku rasti më i fundit është përpjekja që ndodhi të martën në mëngjes në Paris, me qëllim rrëmbimin e vajzës 34-vjeçare dhe nipit të një drejtuesi të lartë të një kompanie të tillë. Një dëshmitar okular i asaj që ndodhi rreth orës 8:20 të mëngjesit të së martës në Rue Pache regjistroi momentin kur tre burra të armatosur dolën nga një furgon i bardhë dhe u përpoqën të rrëmbenin me forcë gruan 34-vjeçare dhe fëmijën e saj dyvjeçar.

Siç shihet në video, 34-vjeçarja reagoi dhe në një moment arriti t’u rrëmbente njërën prej armëve autorëve, ndërsa bashkëshorti i saj, i cili ishte rrahur, bërtiti “ndihmë, është shtatzënë”. Zërat e gruas dhe burrit të saj provokuan reagimin e atyre që kalonin nëpër zonë, me rrëmbyesit e mundshëm që u detyruan të ndërprisnin përpjekjen e tyre, ndërsa furgoni i bardhë u gjet i braktisur në një rrugë aty pranë.

SPAK do të prishë festën e PS-së? Gazetari: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme

Gazetari Nikoll Lesi, i ftuar në podcastin “Të Pashoq”, foli edhe sa i takon ndërhyrjes së SPAK për të goditur fenomenin e blerjes së votës. Lesi deklaroi se SPAK ka mbajtur shënim disa emra dhe theksoi se së shpejti një emër shumë i njohur do të bëhet “kurban”. Sipas tij, kjo do të bëhet nga SPAK për të dhen një mesazh se krimet zgjedhore nuk do të lejohen zgjedhjet e ardhshme.

Pjesë nga intervista:

-Në zgjedhje hyri në lojë SPAK-u si u duk?

Lesi:Unë mendoj që SPAK ka mbledhur fakte, ka nxjerrë disa indice, disa arrestim në Kukës, në Fier në Shkodër kontrolle, por do të vazhdojë përsëri.

Unë e di me informacionet e mia të pranueshme të kufizuar, që do të ketë pak spektakël në ditët në vazhdim. Sepse kanë mbledh dosje incizime. Nga të gjitha kampet besoj që do të ketë ngjarje

-Flitet për emra?

Lesi: Mos më kërko më tepore se ky është informacion konfidencial. Di që SPAK do të bëjë shembull një X që të mos guxojë njeri më në zgjedhjet e tjera që të shpërndajë para.

Di që behët që nëse pasnesër të kthehet frika dhe të bëhet ligj.

Pas lajmeve për shtatzëni, Alba poston FOTO me Limin

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, dy prej figurave më të komentuara të “Ferma VIP”, kanë ndezur rrjetin pas një postimi të fundit në Instagram.

Alba ka publikuar një foto ku shihet me Lim-in, shoqëruar me mbishkrimin: “Loyalty over Love” (Besnikëria mbi dashurinë), duke i etiketuar edhe njëri-tjetrin.

Ky postim, vjen pas lajmit ku largimi i tyre nga ‘reality show’ “Ferma Vip” erdhi pas dyshimeve se Alba mund të ishte në pritje të ëmbël.

Celibashi u bën foto dhe i kap ‘mat’, Noka dhe Balla, ironi teksa ndjekin nga afër numërimin e votave të Greqisë: O Flamur, vetëm sherr do

Numërimi i votave të Diasporës për qarkun e Fierit vazhdon, teksa gjatë darkës, Taulant Balla dhe Flamur Noka kanë ndjekur pranë njëri-tjetrit se si ka vijuar procesi.

I pranishëm ishte dhe kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili u bë pjesë e numërimit të votave.

Gjatë këtij procesi, si kandidati i PS-së, ashtu dhe ai i PD-së, nuk i kursyen “thumbimet”, ndërsa Celibashi, përfitoi nga rasti për t’i fotografuar gjatë momentit kur ndodheshin pranë njëri-tjetrit.

Vajza 14-υjeçare go ditet nga treni, ndërron je të në υend

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Cesano Maderno, në provincën Monza dhe Brianza, ku një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga një tren në kryqëzimin hekurudhor të ish-stacionit të qytetit.

Incidenti ka ndodhur pasi vajza ka tentuar të kalojë shinat, ndërsa barrierat e kalimit ishin të mbyllura. Ajo dyshohet të ketë mbajtur kufje në momentin e kalimit, duke e bërë të pamundur për të dëgjuar arritjen e trenit.

Stafi i urgjencës 118 ndërhyri menjëherë pas ngjarjes, por për fat të keq nuk mundi të bënte asgjë për vajzën, përveç konfirmimit të vdekjes së saj.

Ky aksident ka shkaktuar pasoja serioze në transportin hekurudhor, duke çuar në ndërprerjen e përkohshme të linjës midis Palazzolo Milanese dhe Seveso.

Policia hekurudhore dhe karabinierët e Cesano Maderno janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që ka pasur raporte për aksidente të tjera fatale në të njëjtin vend.

Sipas burimeve lokale, një numër aksidentesh të ngjashme ka ndodhur në këtë zonë, duke shkaktuar shqetësim të madh midis qytetarëve të komunës.

Ndërkohë, një marrëveshje për ndërtimin e një mbikalimi hekurudhor midis Ferrovie Nord dhe administratës komunale të Cesano Maderno u nënshkrua pak më pak se një vit më parë, por ende nuk është realizuar.

Kjo ka shkaktuar polemika dhe shqetësim tek banorët e zonës, të cilët kërkojnë një zgjidhje më të shpejtë për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen.

Çfarë ndodhi në Vaun e Dejës?! Si e paralajmëroi Edi Rama kryebashkiakun e tij të mos bashkohej me Tom Doshin

“Kristian mos më luaj me dy porta, Kristian! Mos më luaj me dy porta!”

Këto ishin fjalët e kryeministri Edi Rama në Vaun e Dejës, në një takim përmbyllës të fushatës me strukturat atje. Vetëm një javë nga dita e zgjedhjeve, Edi Rama e paralajmëroi publikisht kryebashkiakun socialist që të mos bëhej palë me Tom Doshin.

Eshte fort e qetë në zonë kishin shkuar dhe në veshin e kryeministrit, ndaj dhe Edi Rama si rrallëherë, u detyrua ta paralajmëronte publikisht Kristian Shkrelin që të mos luante me dy porta.

Që kryebashkiaku socialist nuk e dëgjoi apelin e kryetarit, kjo është pak po e sigurt, por nëse ai u përfshi në fushatë për Tom Doshin dhe ka përdorur pushtetin lokal për të mbushur “thesin” e PSD-së, këtë do ta provojë Prokuroria e Posaçme.

Siç raportohet, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar në Vaun e Dejës dhe i kanë sekuestruar celularin Kristian Shkrelit, shoqëruesit të Tom Doshit, si dhe disa zyrtarëve të Partisë SocialDemokrate.

Kristian Shkreli është zgjedhur kryebashkiak i Vaut të Dejës në zgjedhjet e 14 Majit 2023, nën siglën e Partisë Socialiste, por mesa duket situata ka ndryshuar edhe në bazë menjëherë pas krisjes së marrëdhënies mes aleatëve Rama-Doshi.