‘O Beqo, sa e shite…’/ ‘500 mijë lekë për 5 vota’/ Del VIDEO se si i bleu Rama votuesit në Dibër

Blerja e votave është kthyer nga mazhoranca e Edi Ramës në sport kombëtar saherë ka zgjedhje, duke deformuar në masë të madhe vullnetin e qytetarëve në Shqipëri.

Një tjetër rast i shit-blerjes së votës është denoncuar në Dibër, ku në redaksinë e SYRI-t ka ardhur një video e cila vërteton se PS ka paguar 500 mijë lekë për 5 vota.

Në video dallohet një djalë i ri i cili pranon para kameras se ka shitur 5 vota të familjes për 500 mijë lekë.

Denoncimi:

pèrshèndetje… po ndjek opinionin dhe ndjej neveri pèr çfar po thot zoti klosi ju lutem çojani Fevziut me audio si i kan marr votat mè Dibèr

Çfarë ndodhi? Alba largohet nga Ferma VIP, ja arsyeja

Alba Pollozhanit ditën e sotme është larguar nga Ferma VIP.

Ish-konkurrentja e Për’puthen ka shkelur kontratën pasi nuk ka pritur 24 orë nga kërkesa që kishte bërë mbrëmjen e djeshme, por u largua menjëherë nga Ferma.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme produksionitentoi që t’i ndryshonte mendjen por e pamundur pasi Alba e kishte marrë vendimin e saj ekstrem.

“Dua të largohem nga Ferma VIP”, ishte kjo deklarata e Alba Pollozhanit që tronditi publikun, por edhe fermerët mbrëmjen e djeshme.

Mesa duket produksioni nuk ka miratuar kërkesën e saj për t’u larguar nga Ferma VIP dhe me shumë mundësi pritet që ta hedhë në gjyq.

Këmbimi valutor 14 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 87.2 lekë dhe do shitet me 88.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.8 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 115.7 lekë dhe do shitet me 117.1 lekë.

Media greke jehonë performacës së ‘Shkodra Elektronike’ në Eurovizion: Shqipëria ‘vodhi’ shfaqjen me paraqitjen e saj në gjysmëfinalen e parë! ‘Zjerm’, trend në rrjete sociale

Mbrëmjen e së martës, më 13 maj, skena e gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025 në Bazel u përfshi nga flakët, në kuptimin e mirëfilltë dhe figurativ, me paraqitjen e Shqipërisë, raporton Protothema.

Shkodra Elektronike, dyshja muzikore ekscentrike, performoi këngën “Zjerm” (“Zjarr”), duke rrëmbyer përshtypjet e shikuesve.

Prania në skenë kombinoi minimalizmin elektronik me referenca të forta ndaj traditës folklorike shqiptare.

Këngëtarja Beatriçe Gjergji doli në skenë e veshur me një version modern të një kostumi tradicional.

Krahas saj, producenti Kolë Laca koordinoi ritmet elektronike që “lidheshin” në mënyrë të përkryer me motivet ballkanike.

Përdorimi i ndriçimit të kuq intensiv, tymit dhe efekteve dinamike vokale, të kombinuara me koreografinë e thjeshtë por të menaxhuar në skenë, krijuan një përvojë të veçantë që shkëputej nga rutina e zakonshme e Eurovisionit.

Publiku në stadium e duartrokiti ngrohtësisht performancën, ndërsa #Zjerm u bë shpejt një trend në mediat sociale.

Kënga, e cila ishte pëlqyer tashmë në Festivalin e Këngës, ku fitoi vendin e parë, mbetet tërësisht në gjuhën shqipe, e cila, siç deklaruan vetë artistët, “ishte një zgjedhje e vetëdijshme, për të mos humbur shpirtin e veprës ”.

“Shqipëria i përket BE-së!”, Von der Leyen uron Ramën: Keni bërë përparim të madh drejt bashkimit tonë

Von der Leyen: I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë.

Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë.

“Urime, mik i dashur”, Macron përgëzon Ramën pas fitores në zgjedhje: Franca gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Macron e cilëson Ramën një “mik të dashur” dhe thekson mbështetjen e palëkundur të Francës për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

“Urime @ediramaal, mik i dashur, për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe gjatë një vizite që do të na ndihmojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë!” shkruan Macron.

https://x.com/EmmanuelMacron/status/1922573642652701155?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1922573642652701155%7Ctwgr%5E8a17bdab8dd0951685ccb4fcbdfa78d975ff979d%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Furime-mik-i-dashur-macron-pergezon-ramen-pas-fitores-ne-zgjedhje-franca-gjithmone-ne-krah-te-shqiperise-ne-rrugen-drejt-be-se%2F

Ky është një tjetër mesazh mbështetjeje nga një prej liderëve kryesorë europianë, pas urimeve të ngjashme nga Giorgia Meloni, Pedro Sánchez, Keir Starmer dhe të tjerë.

Viktor Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres t’ju takoj të premten në Tiranë

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka uruar Edi Ramën për fitoren e PS në zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në “X”, Orban shkruan se kjo ishte një fitore bindëse, ndërsa shton se pret me padurim të jetë pjesë e samitit në Tiranë më datë 16 maj.

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, shkruan Orban.

Tërmet në Greqi/ Lëshohet paralajmërim për cunami, institucionet: Largohuni nga zonat bregdetare!

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi ishullin e Kretës mëngjesin e sotëm. Lajmi u bë i ditur nga tha Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, ndërsa nuk ka raportime për persona të lënduar ose dëme serioze.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 64.4 km, rreth 19 km në jug të ishullit Kasos.

Shërbimet e emergjencës së Greqisë lëshuan një paralajmërim paraprak për cunami nëpërmjet sistemit të alarmit 112, duke i këshilluar banorët të largohen nga zonat bregdetare.
Lëkundjet u ndjenë deri në Izrael, Turqinë jugperëndimore dhe pjesë të Egjiptit.

Greqia shtrihet në disa vija sizmike dhe përjeton tërmete të shpeshta.

Diaspora/ Numërohet rreth 40% e zarfeve, kryeson PS me rreth 43 mijë vota, rezultati për partitë e tjera

Vijon procesi për numërimin e votës së diasporës.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në këtë moment janë numëruar 79,409 zarfe nga gjithsej 194,889 që janë dorëzuar.

Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të ndjeshëm të Partisë Socialiste, e cila kryeson me 42,492 vota, që përbëjnë 53.97% të totalit të votave të numëruara deri tani.

Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 22,481 vota ose 28.55%.

Të dhënat e detajuara të rezultateve paraprake nga KQZ janë si më poshtë:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 42,492 vota
  • Koalicioni PD-ASHM – 22,481 vota
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 6,670 vota
  • Partia Mundësia – 2,781 vota
  • Lëvizja Bashkë – 2,067 vota
  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 880 vota
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 546 vota
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 457 vota
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 207 vota
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 108 vota
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 40 vota