Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 14 Maj 2025

Dashi

Ndikimi pozitiv i Venusit do e beje jetën tuaj ne çift edhe me te bukur sot. Do i rrezoni te gjitha tabute dhe do bëni atë qe ndieni. Shpesh do iu duket sikur vërtet jeni ne një ëndërr. Beqaret do kenë disa takime, por ato do ua trazojnë edhe me tepër jetën. Kujdes! Te ardhura do vijnë duke u përkeqësuar. Beni shume kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Demi

Ne planin sentimental me ne fund do iu gjeni zgjidhje problemeve dhe do ndiheni disi me te qete. Gjerat mund te zgjidhen shume mire me pak mirëkuptim dhe tolerance. Beqaret do përdorin te gjitha armët qe kane për te joshur, mirëpo nuk do ia arrijnë dot qëllimit. Financat do kërkojnë me tepër vëmendje dhe përkujdesje nga ju. Po i late pas dore do keni vështirësi me vone.

Binjaket

Do e admironi jashtë mase partnerin tuaj gjate kësaj dite për shkak te sjelljes se tij kundrejt jush. Ai do lere gjithçka pas dore vetëm qe t’iu beje juve te ndiheni sa me mire. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sesa te përballen me zhgënjime me pas. Financat do jene ne te njëjtën gjendje siç kane qene me pare. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Gaforrja

Për çiftet dita e sotme do jete e mrekullueshme. Do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do përjetoni ndjesi te paprovuara me pare. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm dike për ta pasur pranë, por gjithçka do iu ndodhe si me magji. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar mos ndiqni instinktin, por mendoni çdo gjë me kujdes para se te kryeni ndonjë investim.

Luani

Ata qe janë ne një lidhje do kenë nevoje për ndryshime te menjëhershme ne jetën e tyre. Pa hedhur asnjë hap flisni njëherë me partnerin tuaj. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe gjithçka do ndryshoje për ta. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me menaxhimin e te ardhurave ne mënyrë qe situata te mos ketë asnjë tronditje.

Virgjeresha

Nëse nuk i kushtoni rëndësinë e duhur partnerit tuaj sot, marrëdhënia me te do ketë luhatje. Mire do jete te tregoheni me te disponueshem dhe me te përkujdesur me te. Beqaret duhet ta mbyllin njëherë e mire kapitullin e se shkuarës dhe te fillojnë një kapitull te ri. Situata financiare do jete e qëndrueshme dhe aspak problematike. Ruajeni sa me gjate këtë gjendje.

Peshorja

Çiftet do kenë një dite me shume fat sot. Gjithçka qe do doni do iu plotësohet si me magji. Çastet e lumtura do jene te njëpasnjëshme. Beqaret duhet te tregohen te matur. Jo te gjithë pëlqejnë lajkat dhe përkëdheljen kështu qe kujdes. Ne planin financiar fati do jete me ju. Do keni te ardhura edhe për te shpenzuar edhe për te hequr mënjanë për te ardhmen.

Akrepi

Dite përgjithësisht e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Ambienti do ngrohet se tepërmi dhe ju do ndiheni me se miri. Beqaret do qëndrojnë shume indiferente ndaj personave qe do i joshin sepse ende nuk duan te nisin një histori dashurie. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë duhet pasur kujdes me çdo shpenzim te tepruar. Nuk do ketë me kthim mbrapa.

Shigjetari

Dite sensuale dhe e mbushur me emocione te fuqishme kjo e sotmja për te dashuruarit. As vete nuk do e besoni sesi ambienti do behet aq i ngrohte. Beqaret do vazhdojnë me te njëjtën rutine sepse nuk pritet qe gjerat te ndryshojnë. Perspektivat financiare janë te mira. Me ne fund do e stabilizoni situatën dhe do ndiheni shume me te qete se me pare.

Bricjapi

Do iu pëlqejnë jashtë mase ndryshimet qe do ndodhin sot ne jetën tuaj ne çift. Qetësia dhe rutina kishte kohe qe iu kishte ardhur ne maje te hundës. Beqaret do kenë takime mjaft premtuese te cilat do ua ndryshojnë menjëherë jetën. Urani do jete planeti me i favorshëm për financat. Ato do fillojnë dalëngadalë te ekuilibrohen pas një periudhe te vështirë.

Ujori

Dita e sotme nuk do jete ashtu si e prisnit. Do ju duhet te bëni shume durim ne mënyrë qe atmosfera te mos nxehet me shume se sa duhet. Beqaret as sot nuk do kenë fat dhe do mbeten serish vetëm. Mos bëni asgjë me zor sepse do lëndoheni me vone. Ne planin financiar ruajeni sa te mundni vigjilencën dhe mos bëni çmenduri me shpenzimet.

Peshqit

Jeta ne çift do jete e mire sot edhe pse pasioni nuk do ndizet aq fuqishëm sa ju e kishit menduar. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret do kenë një takim mbresëlënës i cili do ua ndryshoje njëherë e përgjithmonë te ardhmen. Ne planin financiar do kryeni transaksione dhe investime te rëndësishme. Çdo gjë do shkoje me se miri.

Berisha dorëzon çelësat e PD? Deklaratat e Alimehmetit: E vërteta pas humbjes

Ndërsa procesi i numërimit të votave ka nisur në Tiranë, Ilir Alimehmeti, një nga kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike, shprehu zhgënjimin për mënyrën se si është zhvilluar procesi zgjedhor dhe pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve. Në një intervistë për emisionin 7pa5 në Vizion Plus, Alimehmeti theksoi se shumica e popullsisë është intimidohet dhe e pamundur të marrë pjesë në zgjedhje.

Lidhur me mundësinë e tërheqjes së Sali Berishës, Alimehmeti tha se është ende herët për të bërë një deklaratë, pasi procesi i numërimit nuk ka përfunduar dhe se vendimet e kryesisë do të merren pas analizimit të rezultateve. Ai theksoi se si anëtar i Këshillit Kombëtar, do të ishte pjesë e diskutimeve për të ardhmen e partisë, pas përfundimit të numërimit dhe analizimit të raporteve ndërkombëtare.

““Unë nuk jam djegës i etapës. Jemi në procesin e numërimit. Pastaj shohim raportin e OSBE-ODIHR-it, i analizojmë, dhe kryesia do mblidhet për të marrë vendime. Unë nuk jam anëtar i kryesisë, por si anëtar i Këshillit Kombëtar, do jem pjesë e diskutimeve”, tha ai.
Alimehmeti gjithashtu ngriti shqetësimin për hetimin e krimeve zgjedhore të vitit 2021, duke kritikuar ata që janë përgjegjës për shkeljet dhe duke theksuar se “peshku qelbet nga koka”.

Deklarate b▪︎mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Ish-kryeministri legjendar dhe një nga figurat më të rëndësishme politike të tranzicionit shqiptar, Fatos Nano, ka bërë një deklaratë të fortë në një intervistë të fundit për emisionin “Opinion” në TV Klan, duke komentuar mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe rolin e Sali Berishës në skenën politike.

Nano, i njohur për gjuhën e drejtpërdrejtë dhe analizën politike me përvojë prej më shumë se tre dekadash, parashikoi rezultatin e zgjedhjeve disa ditë përpara votimit, duke nënkuptuar se prania e Berishës në krye të opozitës ishte një faktor kyç që penalizoi të djathtën.

“Nëse nuk do të ishte Berisha në krye të opozitës – dhe kjo është një bindje e imja e patundur, e mbështetur në mbi 30 vjet eksperiencë në politikën shqiptare – Shqipëria do të kishte ecur shumë më shpejt, me shumë më pak kosto dhe me tranzicione normale më të shpeshta,” – u shpreh Nano.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur opozita shqiptare po përballet me një tjetër humbje të rëndë elektorale, ndërsa Berisha, megjithëse në kushtet e “non grata”-s dhe në arrest shtëpie, mbetet figura dominuese e së djathtës shqiptare.

Për shumë analistë, fjala e Fatos Nanos nuk është thjesht një retrospektivë, por një sinjal i qartë për nevojën e një epoke të re politike, ku tranzicionet të mos mbeten peng i figurave të vjetra dhe konflikteve të përjetshme.

Mesazhi i tij u lexua qartazi si një kritikë e thellë ndaj Berishës, të cilin ai e ka konsideruar historikisht si “pengues i stabilitetit dhe i progresit institucional”.

Deklarata e tij, që tashmë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave, pritet të ndezë debatet brenda vetë radhëve të opozitës, ku zërat për nevojën e një gjeneratë të re politike po bëhen gjithnjë e më të fortë.

Video Player

Mediat greke: Rizgjedhja e Edi Ramës, fatkeqsi per ne! Berisha do na jepte detin dhe kishim marreveshje per

Rizgjedhja e afërt e Edi Ramës në Shqipëri do të jetë e dëmshme për interesat greke, kështu deklaron analisti grek Savvas Kalenderidis, i ftuar në televiziont e vendit fqinj.

Ai thotë se, “duke pasur parasysh se një ditë para zgjedhjeve, Rexhep Taip Erdogan i telefonoi Edi Ramës për ta mbështetur, kuptohet se nuk është në interesin tonë që ai të fitojë”.

Sipas analistit grek, Sali Berisha, megjithëse është 80 vjeç, “nëse zgjidhet, pritet të ndjekë një politikë më të mirë për çështjet greke, në lidhje me diasporën greke të Epirit të Veriut dhe përcaktimin e shelfit kontinental midis dy vendeve”.

“Turqia është ajo që nuk e lejon këtë të ndodhë dhe i jep sinjal Ramës që ta pengojë këtë çështje”, pretendoi ai në një intervistë për televizionin grek “Ant1”

Kryeministri britanik Keir Starmer uron Ramën: Fitore historike, pres me padurim të vazhdojmë punën tonë së bashku

Keir

“Urime @ediramaal për fitoren tuaj historike zgjedhore. Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë së bashku për të ofruar rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona”.

Përmes një mesazhi në rrjetin social X, kryeministri britanik Keir Starmer ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar një fitore historike.

Gjatë ditës së sotme, Rama ka marrë urime dhe nga homologu i tij spanjoll, kryeministri Pedros Sanchez, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

(BalkanWeb)

Çfarë është “treni bullgar” që e pretendon PD-ja për manipulimin e votës

Një term jo i padëgjuar më parë është hedhur sot, gjatë pretendimeve për vjedhje të votës nga Partia Demorkratike, “treni bullgar”.

Ishte një numëruese e Partisë Demokratike ajo e cila ngriti dyshimin se përse një tufë fletësh votimi në Tiranë ishin palosur në të njëjtën mënyrë. Fletët ishin diku te 10-15 të tilla, dhe sipas saj, palosja e fletëve në katër pjesë, në të njëjtën mënyrë ishte një provë për vjedhjen e votave.

“Shikojeni, ky është treni bullgar”, tha ajo në një video që më pas u ripostua nga Sali Berisha i cili gjithashtu pretendoi se skema e “trenit bullgar” ishte aplikuar në Shqipëri.

Këtë term PD-ja do e ripërdorte disa çaste më pas, për shkak se në qendrën e numërimit te “Sami Frashëri” u gjetën disa fletë të cilat kishin ngjyrë pak më të zbehtë se e verdha e fletëve të tjera.

Në fakt, kjo doli pas një denoncimi të Agron Shehajt, i cili tha se fletët me ngjyrë të zbehtë ishin vota për partinë e tij që u quajtën padrejtësisht si të pavlefshme. Pas kontestimit, ato iu numëruan partisë së Agron Shehajt. Ishin rreth 7 të tilla.

Belind Këlliçi tha se këto ishin prova të “trenit bullgar”. Kur gazetarja e pyeti se sa ishin në numër votat me ngjyrë të ndryshme, Këlliçi tha se nuk e dinte, dhe më pas pyeti numëruesin e PD-së. “Janë 3”, iu përgjigj ai. “Po, 3 janë aty po ishin më shumë”, shtoi Këlliçi.

Treni bullgar është një skemë e përdorur për herë të parë në Bullgari në vitin 2009, ku qytetarët që shisnin votën, merrnin në hyrje të qendrave të votimit një fletë të plotësuar dhe pasi hynin brenda votonin me fletën e plotësuar dhe dilnin nga qendra me fletë boshe. Kjo skemë, aty rezultoi se ishte bërë me rreth 300 mijë vota, kryesisht nga komuniteti i varfër i romëve të Bullgarisë.

Vlen të theksohet se gjatë zhvillimit të votimit në të gjithë vendin, nuk pati asnjë denoncim as nga vëzhgues të huaj apo opozitarë, të njerëzve me lekë në dorë që të “shisnin” fleta të gatshme votimi jashtë qendrave.

“Treni bullgar”, deri tani, nga opozita është pretenduar vetëm për Tiranën.

Meloni e uroi për fitoren, Rama: Falemindert motër! Më e mira për dy vendet tona ende s’ka ardhur

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në rrjetet sociale urimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni, për fitoren e mandatit të kartërt në zgjedhjet parlamentare.

“Faleminderit motër”, i ka shkruar Rama-Melonit, teksa thotë se për të “është nder të shërbej në një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo midis Shqipërisë dhe Italisë”.

“Faleminderit, motër. Është një nder të shërbej në një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo midis Shqipërisë dhe Italisë, dhe është një privilegj të bashkëpunoj me një udhëheqës si ju, i cili thotë atë që bën dhe bën atë që thotë.

Nuk e di nëse shkrova saktë “një” udhëheqës dhe jo “një” udhëheqës, por e di me siguri se më e mira për dy vendet tona ende nuk ka ardhur”, i shkruan Rama-Melonit.

https://x.com/ediramaal/status/1922340900178374786

Fitorja në zgjedhje, Zelensky: Urime Edi Ramës dhe Partisë Socialiste!

Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka marrë urimin e dytë nga homologët e tij perëndimorë, këtë herë nga ukrainasi Volodomyr Zelensky. Më herët Ramën e uroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Teksa uron Ramën për fitoren, Zelensky – në rrjetet sociale – falënderon Shqipërinë për qëndrimin e palëkundur ndaj pushtimit rus.

Mesazhi i Zelenskyt:

Urime Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar.

Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte.

Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona.

https://x.com/ZelenskyyUa/status/1922369124073918626?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1922369124073918626%7Ctwgr%5E5a527dcad4e8d5e2ccf4bc111626cd65ce5c5446%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fpolitike%2Ffitorja-ne-zgjedhje-zelensky-urime-edi-rames-dhe-partise-socialiste-i91866

Humbja e thellë në zgjedhje, shpërthen keq kandidatja e PD dhe ofendon qytetarët: Me të ardh turp që jam nga…(FOTO)

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, aktorja Julia Ilirjani nuk e ka përballuar mirë disfatën e thellë në zgjedhje dhe ka shpërthyer në ofendim ndaj bashkëatdhetarëve të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-banorja e Big Brother Albania, ka shpërndarë një fotomontazh që ka qarkulluar sot në rrjet ku tregohen si “dele” qarqet që kanë votuar PS-në dhe si luftëtarë ato dy qarqe në veri që kanë votuar PD-në.

Por përtej kësaj ndarjeje skandaloze që i bëhet Shqipërisë në baza paragjykimesh që janë përdorur ndër vite, Ilirjani ka shkuar edhe më tej, duke urryer origjinën e saj teksa thotë se i vjen turp që është “nga jugu”.

“Me më ardh turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco”, shkruan Julia Ilirjani.

Postimi i Julia Ilirjanit

Kryeministri i Spanjës dhe ai i Kroacisë urojnë Ramën për fitoren në zgjedhje

Edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Sanchez teksa e quan fitore të madhe arritjen e Ramës në 11 maj, shkruan më tej se shqiptarët mbështesin masivisht përpjekjet për ta future Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Urimi i Sanchez i bashkohet urimeve që Rama ka marrë më herët nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Urime Edi Rama për fitoren e madhe të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë të madhe përpjekjet për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Sanchez në rrjetin social ‘X’.

Sakaq, kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit.

“Falemnderit me gjithë zemër, vëllai im. Privilegj të udhëheq Partinë Socialiste në Shqipëri në të njëjtën kohë me udhëheqjen tënde mbresëlënëse në krye të Partisë Socialiste në Spanjë dhe të Ndërkombëtares Socialiste, duke pasur gjithashtu edhe mbështetjen tënde të guximshme në rrugëtimin e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Europian! Mirënjohës përjetë!”, shkruan Rama në X.

Edhe kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet në Tiranë të premten.

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten”, shkruan në rrjetet sociale Plenkovic.