Mafiozi shqiptar merr peng rojet e burgut grek të Korydallos, tenton të vrasë bashkëkombasin

Një i burgosur shqiptar raportohet se ka marrë peng për disa çaste rojet e burgut famëkeq grek të Koridhallos.

Sipas televizionit grek ALPHA, shqiptari arriti të mbante dy roje, t’u merrte çelësat, radiot dhe telefonat, dhe filloi të lëvizte nga një krah në tjetrin për të arritur në Repartin C, ku po kërkonte bashkëkombësin e tij me qëllim vrasjen e tij.

Siç raportohet nga autoritetet, kjo është me shumë mundësi një porosi për vrasje me pagesë brenda burgut që nuk u ekzekutua për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve të burgut.

Emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje nuk bëhen të ditur, por sipas medieve greke, autori është person i njohur në botën e mafias shqiptare, i dënuar për tentativë vrasje, ndërsa objektivi i tij është një tjetër shqiptar i dënuar për trafik narkotikësh, raporton Voxnews.al.

“Sipas burimeve të Alpha, ai gjendet shumë lart në shkallët e mafias shqiptare është, është i dënuar për tentativë vrasje. Ai me një thikë ka arritur t’i marrë çelsat dhe i ka mbyllur brenda një dhome dy rojet. Ka hapur një pas një portat e burgut dhe ka ecur për gati 150 metra. Aty kërkoi një të burgosur tjetër i cili është i dënuar për trafik narkotikësh. Ishte me fat ai tjetri që nuk ndodhej aty. Kjo ngjarje nuk arriti të kryhej, pasi ndërhynë autoritetet e burgut”, ka deklaruar gazetari grek.

Numërohen 10 mijë vota nga diaspora, cila parti kryeson?

Teksa numërohen votat për subjektet politike, njëkohësisht po numërohen dhe votat e ardhura nga diaspora.

Deri në këto momente janë hapur 10 056 zarfe nga 194889 që janë dërguar në total.

Sipas rezultateve të deritanishme PS ka marrë 5 573 vota, që përbëjnë 55.80% të votave të numëruara, ndërsa PD ka marrë 2 814 vota ose 28.17% të votave.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka arritur të sigurojë 811 vota (8.12 %), ndërsa subjektet e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël.

Partia Mundësia 301 vota, Lëvizja Bashkë 217 vota, Partia Socialdemokrate 104 vota.

Partia Koalicioni Euroatlantik 71 vota.

Meloni takon Mitsotakis: Mbështesim pranimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

Kryeministrja e Italisë Goirgia Meloni dhe ai i Greqisë, Qirjako Miçotaqis kanë nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e energjisë dhe transportit hekurudhor.

“Greqia do të investojë mbi 400 milionë euro në rrjetin e saj hekurudhor, ndërsa Italia do të kontribuojë 360 milionë euro për të blerë trena të rinj dhe për të ndërtuar stacione të reja”, tha Mitsotakis.

Në frontin e energjisë, Mitsotakis theksoi ambicien për të trefishuar kapacitetin e ndërlidhjes së energjisë elektrike midis dy vendeve dhe tha se Greqia është një vend eksportues i energjisë elektrike.

Gjatë takimit, ata folën edhe për Ballkanin Perëndimor, dukt theksuar se mbështesin rrugën e anëtarësimit drejt BE-së, angazhim të cilin do ta përsërisin edhe gjatë samitit dy-ditor të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë.

“Italia dhe Greqia ndajnë rrugën e pranimit të Ballkanit Perëndimor në Evropë si një angazhim i përbashkët që do ta përsërisim në ditët në vijim në samitin e Komunitetit Politik Evropian të planifikuar në Tiranë”, thanë kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në deklaratat për shtyp pas takimit ndërqeveritar Itali-Greqi.

“Ana e errët e Maldiveve të Europës”, gazeta britanike anti-reklamë Shqipërisë: Aty ka 30 familje mafioze

Shpesh jemi mësuar të shohim në mediat e huaja artikuj që promovojnë Shqiprinë turistike, madje shpesh duke u aluduar se shumë prej këtyre artikujve janë pjesë e fushatave të paguara nga Shqipëria.

Gjithsesi duket se kjo reklamë ka dhënë rezultat, pasi shqipëria në vitet e fundit ka parë një shpërthim të turizmit masiv.

Por gazeta britanike “The Sun” e cituar më pas edhe nga Daily Express, paralajmëron pushuesit se në Shqipëri ka “mafie”.

Në një artikull të shkurtër të titulluar “Ana e errët e Maldiveve të Evropës”, Daily Express thotë se turistët kërkojnë të largohen nga vende si Greqia dhe Spanja për të eksploruar vende më pak të populluara.

Artikulli citon profesorin e kriminologjisë, Xavier Raufer, i cili thotë se Shqipëria ka 30 familje mafioze, dhe se mafiozët më të fuqishëm janë bazuar në vendet bregdetare, e thënë ndryshe aty ku shkojnë turistët. Ai paralajmëron edhe për “trafikim të qenieve njerëzore” dhe thotë se vendi ynë është pjesë e linjës së trafikut të heroinës nga Afganistani.

“Do t’i gjeni këto familje në të gjithë Shqipërinë – sigurisht, më e fuqishmja është ajo përgjatë detit sepse është më e mirë për trafikim, tha ai.

“Ana e errët e Maldiveve të Europës”, gazeta

Artikulli i The Sun

Shkodra Elektronike merr një koment të bukur nga kanali zyrtar i Youtube!

Faqja zyrtare e Eurovision në Youtube ka nisur postimin e disa “reels” të shkurtër, ku prezanton të gjithë garuesit në edicionin e këtij viti që do të mbahet në Bazel.

Mes tyre është edhe dyshja e veçantë shqiptare, Beatriçe dhe Kola, të Shkodrës Elektronike. Ata i janë përgjigjur me humor disa pyetjeve “thumbuese”, teksa kanë zbuluar se “nuk janë çift”.

Por ajo që bie në sy është se vetë kanali zyrtar i Youtube u ka lënë një koment duke shkruar: “Kjo është gjithçka”. Ky vlerësim ka tërhequr vëmendjen e qindra ndjekësve të tjerë.

Herë pas here, kanali zyrtar i Youtube nuk ngurron të komentojë në video të ndryshme dhe të veçanta në këtë platformë.

Video këtu!

Shkodra Elektronike në Youtube

“Mblidh vota për…”, Sara Mila: Reklamë fantastike, do e falenderoj Sali Berishën!

Kandidatja e PS në ElbasanSara Mila, e bërë e njohur gjatë fushatë elektorale nga përmendjet e shpeshta të Sali Berishës, që e etiketonte si kandidate e krimit.

Sara Mila në një lidhje për ABC News tha se do e falenderonte kreun e PD, për reklamën fantastike në këtë fushatë.

Mendoj që Berisha do mbahet mend si Berisha që më bëri mbiemrin nga Mila në Mile. Të rinj që kam takuar gjatë kësaj fushate më njohin pas përmendjes së Berishës, reklama ka qenë fantastike duhet ta falenderoj në një moment.

Përtej humorit, PS është një parti e organizuar shumë mirë, vështirë të na rrëzosh.

PS nuk bën fushatë për dy muaj, është krijuar një frymë e mirë. PS ka dhënë ofertën e një partie të re, është një lloj rotacioni janë votuar figura të reja.

Kemi një rifreskim, strategjia e PS ka funksionuar. Asgjë për t’u habitur, është e gjitha e rezultat i një pune shumë të mirë PS”, u shpreh ajo.

I vendosi këngën që nuk e këndon kurrë në koncert, Gjesti nervozohet me DJ-in në skenë

Pas daljes nga BBVA, Gjesti ka nisur koncertet në të gjitha trevat shqiptare. Por mbrëmjen e djeshme, i pranishëm në një nga klubet më të njohura të shqiptarëve në Linz, Austri, i gjithë publiku ka vënë re nervozizmin e tij në skenë.

Gjatë performancës ndodhi një moment i pazakontë që shkaktoi tension në skenë. DJ personal i Gjestit, Gimbo, vendosi në sfond këngën “U Halite”, një këngë që reperi nuk e ka interpretuar asnjëherë në koncertet e tij.

Sipas asaj që ka thënë, arsyeja për këtë është shumë personale.“U Halite” i kujton një periudhë të vështirë dhe depresive të jetës së tij, për të cilën ka folur publikisht gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova” dhe Albania.

Pasi u vu re nervozizmi i tij, Gjesti nuk reagoi ashpër, por atmosfera u ndal për disa minuta. Pas qetësimit të situatës, DJ Gimbo vendosi hitin e njohur të reperit, “HMM”, i cili ka arritur mbi 22 milionë klikime në platformën YouTube.

Gjesti arriti ta tejkalojë këtë moment dhe vazhdoi performancën, por publikut nuk i shpëtoi gjithçka që ndodhi mes tij dhe Dj.

Mediat greke: Rizgjedhja e Edi Ramës, kundër interesave tona! Berisha do na jepte detin dhe të drejta në Epirin e Veriut

Rizgjedhja e afërt e Edi Ramës në Shqipëri do të jetë e dëmshme për interesat greke, kështu deklaron analisti grek Savvas Kalenderidis, i ftuar në televiziont e vendit fqinj.

Ai thotë se, “duke pasur parasysh se një ditë para zgjedhjeve, Rexhep Taip Erdogan i telefonoi Edi Ramës për ta mbështetur, kuptohet se nuk është në interesin tonë që ai të fitojë”.

Sipas analistit grek, Sali Berisha, megjithëse është 80 vjeç, “nëse zgjidhet, pritet të ndjekë një politikë më të mirë për çështjet greke, në lidhje me diasporën greke të Epirit të Veriut dhe përcaktimin e shelfit kontinental midis dy vendeve”.

“Turqia është ajo që nuk e lejon këtë të ndodhë dhe i jep sinjal Ramës që ta pengojë këtë çështje”, pretendoi ai në një intervistë për televizionin grek “Ant1”

HABlT e reja nga Maliqi: Më Ιa mυa I αkυriq në kreυat dhe iku …

Pasi më premtoi se 2024-shi do të jetë viti ynë, i dashuri im i martuar është i vendosur të qëndrojë me gruan e tij edhe për pesë vjet.

Jam lënduar shumë dhe me duket vetja budallaqe. Sepse 6 muajt e fundit kam shkuar lart e poshtë duke i thënë të gjithëve për jetën time të re.

Kam blerë një shtrat të ri, divan të rehatshëm dhe e kam rimobiluar tërësisht banjën time sepse preferon një dush në vaskë.

Kam shpenzuar një pasuri të tërë duke e bërë shtëpinë time miqësorepër të dhe tani ai thotë se nuk do të vijë të jetojë me mua.

Fundja s’po e vras shumë mendjen për paratë që kam shpenzuar, por unë kujdesen për reputacionin dhe imazhin tim.

Ai thotë se nuk do ta mërzisë gruan e tij, që ka probleme shëndetësore, ose të lëndojë fëmijët e tij.

Ai ishte këtu disa netë më parë. I gatova një vakt të veçantë dhe kemi bërë dashuri.

Ishte ora 2 e mëngjesit kur ai më tha se po shkonte në shtëpi.

Doli nga shtrati dhe tha se unë isha keqkuptuar, sepse ai nuk do të ishte i lirë deri në vitin 2025 dhe nëse kjo gjë nuk më pëlqente atëherë mund të gjeja dikë tjetër.

Natyrisht që bërtita përsëri.

Kërkova të dija se çfarë po ndodhte. Por ai kapi xhaketën e tij dhe iku.

Kam shpenzuar tërë jetën time me këtë njeri. Ne patëm një marrëveshje. E besova që do ta mbante fjalën.

Tani nuk më hap telefonin. Me siguri ka shkuar diku me gruan.

Çfarë duhet të bëj tani?

T RONDlT gr.υaja shqiptare: Unë e tr. αdhëtoj Β URRlN tim, por ai mua më…

Jam nga Ferizaj. Që kur isha 20 vjeçe u njoha me tim burrë, me të cilin pastaj u martuam dhe i kemi dy fëmijë. Por, pas pesë vjetësh të martesës sonë njoha një të ri dhe rashë në dashuri me të.

Njëjtë kishte vepruar edhe im burrë me sekretaren e tij, me të cilën pastaj ishte pesë vjet në lidhje, derisa ajo edhe martohet, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, Mara, nga Ferizaj.

Kam të kryer Shkollën Normale në Ferizaj.

Në kohën time posa mbaroje shkollën menjëherë edhe mund të punësoheshe. Kështu, edhe u punësova mësuese në një fshat të afërm.

Si e re dhe e bukur që isha më shikonin të gjithë rrugës kur shkoja në shkollë, veçmas ata të fshatit ku punoja. Ndërkohë, u njoha me tim burrë dhe shpejt ramë në dashuri. E, meqë nuk mundnim pa njëri-tjetrin, edhe u martuam, jo me ndonjë dasmë të madhe.

Dhe, ditët rridhnin për mrekulli, na lindi fëmija i parë, pastaj i dyti. Por, pas kësaj kohe, gjërat ndryshuan.
Meqë udhëtoja me autobus për në fshatin ku punoja, shihja shpesh një djalë, i cili thuajse më përcillte në çdo hap.

Një ditë edhe u detyrova t’i them të mos më ndjekë se unë jam e martuar. Por, që unë jam e martuar atij as që i bëri përshtypje…
Më tha: “S’paraqet pengesë kjo që” dhe eci tutje.

Por, shikimet e tij gati një vit rresht bën që unë të filloj të mendoj për të, madje edhe të ndihem në siklet sa herë që e shihja, e edhe më në siklet ndodhesha kur nuk e shihja: kush është, pse sot nuk erdhi, mos po largohet nga unë…

Këto fjalë që i thashë bën që një ditë edhe ta përshëndesja e para. Ai më përshëndeti dhe u ndal. Shkurt e shqip me tha: “Jam i dashuruar në ty!”.

E, ç’ti thosha unë? Edhe unë e doja, por nuk kisha si t’i thosha. Dhe, meqë heshta, ai e kuptoi se edhe unë e doja…
E, ditë pas ditësh, pa hyrë në hollësi, u gjendëm në shtrat së bashku. Dhe bashkë, sa herë që na jepej mundësia, qemë rrafsh pesë vjet, kur edhe u martua ai dhe u largua nga unë.

Mirëpo, as im burrë nuk rrinte më urtë se unë. Edhe ai, edhe pse nuk e shihja, më thoshin koleget e punës se e shihnin shpesh me sekretaren e tij, meqë ai punonte drejtor.

Por, edhe atij pas disa vitesh “i ikë” e dashura, meqë edhe ajo martohet dhe shkon të jetojë në familjen e burrit, i cili aso kohe jetonte në Gjilan.

Kështu, pas një aventure 5-6 vjeçare, edhe unë, por edhe im burrë, iu kthyem njëri-tjetrit dhe unë më nuk kam pasur aventura të tilla, e besoj as im burrë, sepse kudo që shkonte kërkonte t’më merrte edhe mua…