Teksa në të gjithë vendin vijon numërimi i votave, Partia Socialiste kryeson me 244,439 vota, që përkthehet në 83 mandate.
Për këtë ka ardhur dhe reagimi i parë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një foto në rrjetet sociale.
Rama ka ndarë një foto nga pedonalja përballë selisë së Partisë Socialiste, me një filtër rozë sipër saj, ngjyra që simbolizon dhe PS. Krahas fotos, kryeministri shkuan “Çfarë agimi ky sot”, shoqëruar me emojin e dorës me 5 gishta, për të nënkuptuar numrin 5 që PS mban në fletën e votimit.
Është përmbyllur procesi i numërimit të votave në Himarë.
Gazetari Enrik Mehemti raporton numrin e votave që ka marrë secila parti.
Partia Socialiste kryeson me 3196 vota Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2370 vota Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet 358 vota Lëvizja Bashkë 58 vota Lëvizja Atdheu 7 vota Partia Koalicioni Euroatlantik 10 vota Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 20 vota Partia Aleanca Demokracia e Re 8 vota Koalicioni Djathtas për Zhvillim 21 vota
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri.
Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate deputeti.
E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate. Më a vjen Nisma Shqipëria Bëhet, e cila deri më tani parashikohet të marr të paktën një mandat, më pas Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësa po ashtu me nga 1 mandat.
Exit poll e para flasin për një fitore të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme në Shqipëri.
Albania Post ka publikuar pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, exit poll në rang kombëtar nga ku rezulton se socialistët kanë marrë 79 mandate, ose pesë më shumë se katër vjet më parë.
Demokratët e Sali Berishës rezultojnë me 54 mandate me 38% të votave në rang vendi.
Nga ana tjetër PSD-ja e Tom Doshit mund të marrë tre mandate, ku dy i ka në Shkodër dhe një në Tiranë me 2.2% të votave në rang vendi.
Partia Mundësia e Agron Shehaj merr 3.6% të votave në rang kombëtar, por arrin të marrë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së gjerë të votave në gjithë Shqipërinë dhe përqendrimit vetëm në qarkun e Tiranës.
Në 1 mandat është Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, në qarkun e Tiranës, por që Qorin do ta shihte vetë jashtë Parlamentit. Një mandat mund të marrë edhe Lulzim Basha në Tiranë, ndërkohë që Adriatik Lapaj dhe koalicioni i tij rezultojnë pa asnjë mandat.
Rezultatet e exit-poll PS 79 mandate PD 54 mandate PSD 3 mandate Mundësia 2 mandate Lëvizja Bashkë 1 mandat KEA (Partia e Bashës) 1 mandat Nisma Shqipëria Bëhet 0 mandate
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar me një grup votuesish në Vorë.
Noka pretendoi se qytetarët janë paguar nga socialistët për të votuar PS.
Nga ana tjetër qytetarët e kanë quajtur mashtrues, ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij.
Qytetarja: Një demokrat nuk e bën gishtin kështu.
Qytetari: E gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues
Noka: Do ta shohim pas 11
Qytetari: Pas 11 e pas 12. Ke sjellë njerëz tek shpia, jam Bert Xhabafti. Unë shkoj me votu ti thua mos hy këtu. Ore mashtrues. Si më sjell njerëz të pish kafe me mu. Nuk ju dua se keni vrarë njerëz dhe fëmijë. unë kam ardh me avion me votu.
Një ditë para zgjedhjeve vendore të 11 majit në Shqipëri, këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka treguar publikisht mbështetjen e tij për Partinë Demokratike.
Përmes një fotoje të publikuar nga koncerti i tij i fundit në Kosovë, Gjesti shihet i rrethuar nga pjesëmarrës që mbajnë duart lart me dy gishta, simbol ky i përdorur gjerësisht nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Postimi i tij është interpretuar si një shprehje e qartë mbështetjeje për PD-në, duke e bërë kështu një nga figurat publike që e deklaron hapur pozicionin politik në këtë periudhë.
Në mesin e publikut vërehen gjithashtu dhe gjeste me formën e shqiponjës me duar, një tjetër simbolikë e përdorur shpesh në kontekste patriotike.
Rast i pazakontë në Fier: Qytetarja 101-vjeçare nuk lejohet të votojë, familjarët kërkojnë drejtësi
Një rast i paprecedentë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Fierit, ku një qytetare 101-vjeçare është përjashtuar nga e drejta për të votuar. Lajmi është bërë publik nga i biri i saj, i cili ka rrëfyer për mediat pengesat që ka hasur në përpjekje për të garantuar votën e nënës së tij.
“Është turp që nëna ime, e cila ka jetuar gjithë jetën në këtë vend dhe mezi priste të votonte, është përjashtuar pa të drejtë nga procesi. Kërkoj sqarim nga institucionet për këtë padrejtësi,” deklaroi ai i revoltuar.
Ai shtoi se e moshuara, që në orët e para të mëngjesit kishte shfaqur dëshirën për të marrë pjesë në votime, u përball me një sërë burokracish, përfshirë kërkesën për një vërtetim nga gjykata dhe më pas nga gjendja civile. “Në vend që të festojmë që ka mbushur 101 vjeç, na del kjo padrejtësi. Më dhanë një vërtetim nga komisioni zgjedhor që të shkoja në gjykatë, por atje më kërkuan vërtetim tjetër nga gjendja civile. Shkova dhe nuk gjeta asnjë përgjegjës,” – u shpreh ai i shqetësuar.
Rasti ka ngjallur reagime në opinionin publik dhe ka vënë në pikëpyetje funksionimin e sistemit zgjedhor për sa i përket garantimit të të drejtës themelore të votës, sidomos për qytetarët e moshuar.
Autoritetet përkatëse nuk kanë dhënë ende një qëndrim zyrtar lidhur me këtë situatë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë në këtë ditë zgjedhjesh është kthyer në dhomë votimi.
Sot 3,713,761 votojnë për zgjedhjen e kryeministrit dhe përbërjen e Kuvendit të Shqipërisë, një moment i rëndësishëm ky për demokracinë vendase. 245 935 prej zgjedhësve janë pjesëmarrës nga diaspora, vota e të cilëve është dërguar në atdhe nëpërmjet postës. 2046 persona kandidojë për 140 karrige Kuvendore të ndarë në 186 kandidatë për parti politike.Gjithsej në fletën e votimit janë të shënuara 11 subjekte politike, 3 koalicione dhe 9 parti që garojnë të vetme.