Votuesja në Elbasan fotografon votën, bllokohet nga komisionerët

ELBASAN- Që me nisjen e procesit të votimit nuk kanë incidentet e para teksa është regjistruar dhe një rast me forografimi vote në në Elbasan. Bëhet me dije se një votuese, me shpresën se ishte herët dhe nuk do ta vinte re njeri, ka hedhur votën dhe më pas ka nxjerrë celularin nga xhepi për ta fotografuar. Gjithashtu mësohet se qytetarja është bllokuar menjëherë nga komisionerët të cilët kanë lajmëruar dhe policinë.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

“Ka të armatosur afër qendrave të votimit”, Korreshi publikon fotot: U përballa me tre grupe

Kandidati i PD, Saimir Korreshi tha se ka grupe të armatosura që përpiqen të intimidojnë qytetarët në Lushnjë.

Korreshi: Janë të armatosur nëpër qendra, sa herë futet një makinë që s’e njeh fusin duart, ia kam dërguar shefit të komisariatit, u përballa me 3 grupe, nuk janë as nga zona. I kemi me surrat, makinat e të gjitha, sa tentohet të hyet, ky fuste dorën në marsup, është një Golf dhe një Benz, asnjë s’është nga Lushnja, çdo makinë bën patronazhimin, kë s’njohin tentojnë ta intimidojnë.

“Do të zυarris! Je horr i Xhabaftëve”- Noka përplaset me qytetarët në Vorë! Banori: S’kam lidhje me ata, po pres radhën! Lëri njerëzit të votojnë të lirë

Sherri mes deputeti të PD-së, Flamur Noka dhe disa banorëve të Vorës, të cilët i akuzoi se po ndërhynin në procesin zgjedhor, ka vazhduar edhe brenda qendrës së votimit.

Noka iu drejtua duke i thënë që “do ju zvarris”, teksa i kërkoi të largoheshin nga QV. Por qytetarët u shprehën se po prisnin radhën për të votuar, dhe se “ishin qytetarë”, e jo horra siç deputeti i quajti.

“Je horr, jo qytetar, i Xhabaftëve. Ta tregoj unë”, iu drejtua demokrai një prej tyre, duke shtuar se “Ti do të përgjigjesh më dëgjo çfarë të them unë, do të përgjigjesh me të gjitha”.
https://www.youtube.com/embed/IRVV-AIyUHk
Ndërsa qytetari iu kthye: “Po pres të votoj. O zotëri jam qytetar, kam ardhur të votoj, lëri njerëzit të votojnë të lirë”.

Pjesë nga sherri brenda QV:

Qytetari: S’kam votuar

Flamur Noka: Më trego si quhesh

Qytetari: Asllaj

Noka: Ti do të përgjigjesh

Qytetari: S’kam lidhje me ata unë

Noka: Ti do të përgjigjesh më dëgjo çfarë të them unë, do të përgjigjesh me të gjitha

Qytetari: Po pres radhën

Noka: Filmojeni, ta tregoj unë ty, do të zvarris.

Qytetari: Po pse nuk e pranon humbjen?

Noka: Dil jashtë

Qytetari: Po pres të votoj. O zotëri jam qytetar, kam ardhur të votoj

Noka: Je horr, jo qytetar, i Xhabaftëve. Ta tregoj unë

Qytetari: Pranoje humbjen, ik. Jam votues i Vorës, lëri njerëzit të votojnë të lirë

Shko voto dhe ik

Ndërhyn qytetari 2: Jam refugjat i Vorës që kam ardhur të votoj

Banda e Xhabaftëve këtu. A votove çfarë do këtu. Do ju zvarris

Qytetari 2: Jam refugjat, kam ardhur të votoj (I drejtohet mediave). Urdhër vjen nga Europa për të votuar dhe sjellja e PD që plasën Gërdecin që s’kanë lënë gjë pa bërë këtu në këtë vend

Qytetari: Për Edi Ramën do të votoj

De Biasi voton në Shqipëri: Të gjithë që kanë në zemër kombin duhet të votojnë sot

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Giani de Biasi ka votuar ditën e sotme në shkollën Kongresi i Lushnjës në kryeqytet duke qenë se ka shtetësinë shqiptare.

Në një intervistë të shkurtër për Euronews Albania De Biasi inkurajoi të gjithë shqiptarët të ushtrojnë këtë drejtë të rëndësishme që ua jep demokracia.

De Biasi, i cili nuk voton për herë të parë në Shqipëri, u shpreh se ndihet pak edhe si ambasador i Shqipërisë dhe ka treguar anën më të mirë të saj edhe atje ku nuk njihet.“Ndihem shumë shqiptar dhe sa herë kam mundësi vij, kam bërë pak edhe ambasadorin për të treguar Shqipërinë edhe aty ku nuk njihet shumë.

Të gjithë që kanë në zemër kombin duhet të dalin të votojnë sot. Isha këtu për Giro d’Italia që ishte një mrekulli dhe do të kthehem për ndeshjen me Serbinë.Me siguri do jetë një ndeshje shumë e veçantë, e vetmja gjë që uroj është të mos bëjmë marrëzira se është një ndeshje futbolli dhe duhet të tregojmë se jemi popull për së mbari”, tha De Biazi.

Problematika në Karbunarë të Lushnjës, kandidati i PD-së bllokon me makinë qendrën e votimit

Në Karbunarë më thonë që ka problematikë, kandidati i PD, Gent Çela ka bllokuar me makinë QV.

Aty ku është bllokuar rruga nga kandidati i PD Gent Çela, është nisur edhe policia.

Policia është njoftuar se ka persona me lista jashtë qendrës së votimit në Karbunarë.

Siç e parashikon ligji është kërkuar marrja e një vendimi nga komisioni që policia të ndërhyjë.

Kjo nuk është bërë dhe policia është larguar.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 11 Maj 2025

DASHI

Pak stres, por asgjë e pazgjidhshme. Kini kujdes në punë, më mirë të shmangni diskutimet e panevojshme. Në dashuri, mund të lindin tensione, por me dialog gjithçka do të zgjidhet. Kini kujdes nga lodhja fizike, bëni pushime për të shmangur mbarimin e energjisë.

DEMI

Puna po ju mban të zënë, por rezultatet po vijnë. Yjet favorizojnë takime të reja, veçanërisht nëse jeni beqarë. Si çift, qetësia varet nga sa mirë e menaxhoni stresin dhe pritjet e ndërsjella. Më mirë të shmangni shpenzimet impulsive, kini kujdes me portofolin tuaj!

BINJAKËT

Keni energji të madhe dhe një dëshirë të madhe për të bërë. Për më tepër, marrëdhëniet personale janë në qendër të ditës dhe, falë favorit të yjeve, mund të zgjidhni keqkuptime të vjetra. Në punë jeni të frymëzuar dhe mund të realizoni me sukses projekte të reja.

GAFORRJA 

Hëna në shenjën tuaj ju jep një ndjeshmëri të veçantë. Në dashuri, kjo është dita e duhur për të folur për ndjenjat e thella dhe për të kërkuar një mirëkuptim më të madh. Edhe në punë keni një avantazh shtesë falë kreativitetit tuaj. 

LUANI

Jeni plot energji, vetëm kini kujdes të mos jeni  shumë të paduruar dhe nxituar! Yjet favorizojnë karrierën tuaj, por nevojitet durim për të arritur rezultate të qëndrueshme. Në dashuri, përpiquni ta dëgjoni më shumë partnerin, shmangni absolutisht qëndrimet tepër autoritare që mund të çojnë në debate dhe nervozizëm.

VIRGJËRESHA

Një ditë e qetë për sa i përket punës, por në dashuri mund të lindin disa tensione! Je pak nervoz, përpiqu të mos e përhapësh këtë gjendje mendore te të tjerët. Më mirë të shmangni diskutimet e nxehta, si në familje ashtu edhe në punë, sepse në këto 24 orë qetësia do të jetë çelësi.

PESHORJA

Është një ditë e mirë për të sqaruar çështjet e mbetura pezull, veçanërisht në sferën e marrëdhënieve. Në dashuri, jini më të hapur ndaj dialogut, në mënyrë që të shmangni tensionet dhe debatet. Në punë, projekte të reja mund të fillojnë të marrin formë, megjithëse siç e dini në këto raste duhet shumë durim përpara se të shihni rezultate.

AKREPI

Yjet ju mbështesin në një periudhë rritjeje, si personale ashtu edhe profesionale; Mund të jetë koha për të bërë një zgjedhje të rëndësishme, veçanërisht në vendin e punës. Në dashuri, pasioni nuk mungon, por shmangni xhelozinë e tepërt.

SHIGJETARI

Një ditë pozitive në frontin e punës me perspektiva të shkëlqyera për ata që kërkojnë mundësi të reja. Në dashuri, përpiquni t’i kushtoni më shumë kohë partnerit/es ??tuaj, veçanërisht nëse kohët e fundit keni qenë shumë të zënë. Ata që janë beqarë mund të kenë takime interesante (madje edhe të papritura).

BRICJAPI

Puna do të kërkojë gjithë vëmendjen tuaj, në këtë mënyrë dhe nëse lëvizni siç dini, rezultatet do të jenë të dobishme! Në dashuri, përpiqu të mos jesh shumë i ngurtë, dialogu i hapur mund të zgjidhë shumë probleme. Çiftet e qëndrueshme mund të përjetojnë një moment bashkëfajësie.

UJORI

Një periudhë me energji dhe kreativitet të madh, ideale për nisjen e projekteve të reja. Në dashuri, shmangni të qenit shumë racional dhe lëreni veten të lirohet pak më shumë me ndjenjat tuaja. Në frontin e punës, idetë që keni në mendje mund të marrin miratim.

PESHQIT

Mund të ndiheni pak të hutuar, por mos u shqetësoni, është thjesht një fazë kalimtare. Në dashuri, përpiquni të mos lini vend për keqkuptime dhe flisni qartë me partnerin/en tuaj. Megjithatë, në punë, mund të përballeni me një zgjedhje të vështirë dhe instinkti do t’ju drejtojë drejt më të mirës.

TCH publikon letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion, për të pajisur Berishën me vizë hyrëse në SHBA!

Ditën e enjte, gjatë një konference për shtyp, Sali Berisha mohoi të ketë kërkuar marrjen e një vize amerikane për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.

Madje, ai theksoi se që kur kishte lënë detyrën në vitin 2013, kurrë nuk kishte planifikuar një udhëtim të tillë.

“Unë të kërkoj vizë? Jo, nuk kam kërkuar vizë që kur kam lënë detyrën e Kryeministrit, asnjëherë”, tha ai.

Por kjo duket se nuk është e vërtetë. Sipas dokumenteve të depozituara në FARA, kompania e lobimit Continental, e cila ka lidhur kontratën 6 milionë dollarëshe me Partine Demokratike, ka bërë dy kërkesa në emër të Sali Berishes.

E para në datën 28 Mars, e firmosur nga përfaqësues të disa shoqatave shqiptaro-amerikane, mes të cilëve edhe Nuredin Seci që është garantuesi i 6 milionë dollarëve për kontratën e lobimit, ku i kërkohet sekretarit të shtetit Marco Rubio të pajisë me një vizë njëkalimshme afatshkurtër Sali Berishën.

Qëllimi i kësaj vize: takimi me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara gjatë fushatës elektorale.

Kjo kërkesë, siç thuhet në dokumentin që Top Channel disponon, është shpërndarë nga Continental Strategy, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Por, kur pas më shumë se një muaji që kjo kërkesë për të pajisur Sali Berishën me vize është injoruar nga Departamenti Amerikan i Shteti, Continental PLLC, studio ligjore e lidhur me Continental Strategy, që sipas kontratës 6 milionë dollarëshe ka nënshkruar një marrëveshje tjetër financiare me Partinë Demokratike, ka dërguar një letër të dytë, vetëm pak ditë më parë, në datën 1 Maj.

Edhe kjo letër është depozituar pranë Departamentit te Shtetit nga Continental Strategy, në emër të Partisë Demokratike. Në të bëhet sërish thirrje që sekretari i shtetit Marco Rubio të heqë sanksionet ndaj Sali Berishës.

Letra mbyllet me lutjen e lobuesve të cilët theksojnë se shpresa e vetme për klientin e tyre mbetet një vendim i Marco Rubios.

Një vendim që deri tani nuk ka ardhur.

Sanksionimi i Sali Berishës vazhdon të jetë i publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit (https://2021-2025.state.gov/public-designation-of-albanian-sali-berisha-due-to-involvement-in-significant-corruption/) dhe deri më sot nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga institucionet amerikane për ndonjë hap pas nga administrata e Presidentit Trump, e cila në fakt në rastin e heqjes së sanksioneve për shefin e kabinetit të Kryeministrit Hungarez u shpreh publikisht përmes një deklarate.

Po ashtu, ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, ai ka kërkuar jo një, por plot dy herë të pajiset me vizë e të udhëtoje drejt Shteteve te Bashkuara, por as kjo kërkesë, deri më sot nuk është marrë parasysh.

Sipas dokumenteve zyrtare Sali Berisha vazhdon të jetë nongrata dhe pavarësisht se ka bërë dy herë lutje për të udhëtuar drejt Amerikës, deri tani lutjet e tij janë refuzuar./Tch

Dokumenta bashkëngjitur

https://www.cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/kerkesa-per-marco-rubio-1746882955.pdf#toolbar=0

https://www.cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/kerkesa-per-marco-rubio-1746882955.pdf#toolbar=0

Erdogan telefonon Ramën një ditë para zgjedhjeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për t’i diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe zhvillimet globale.

Drejtoria e Komunikimit e Turqisë njoftoi se presidenti Erdogan gjatë bisedës telefonike vlerësoi miqësinë dhe dialogun e saj me Shqipërinë, duke deklaruar se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të forcohet në periudhën e ardhshme.

Duke theksuar se organizimi i samiteve të Komunitetit Politik Evropian dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Shqipëri është një dëshmi e profilit ndërkombëtar në rritje të Shqipërisë, Erdogan shprehu urimin e tij për këtë sukses, raportojnë mediat turke.

Presidenti turk gjithashtu shprehu urimin e tij që zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Shqipëri nesër të jenë të mbara.

Papa Leoni XIV viziton “Zojën e Shkodrës”, kisha ku ruhet ikona që iku në Mesjetë

Papa Leoni XIV ishte sot pasdite në qytetin jashtë Romës për të vizituar privatisht vendin e adhurimit të pranisë augustiniane, ku ruhet figura e Zojës ardhur aty nga Shqipëria në prag të pushtimit nga turqit.

Papa përshëndeti njerëzit në shesh dhe u lut para figures së Virgjërës Mari, që njihet edhe me emrin Zoja e Shkodrës.

“Kam dashur shumë të vija këtu, në këto ditë të para të Shërbesës së re që më dorëzoi Kisha, për të çuar përpara misionin si Pasardhës i Pjetrit.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvaticannews.al%2Fposts%2Fpfbid0FzSEaYaUoAfBpurbvZgTLj82Pm6NVXECFJoDoYUAnTfYtqivK5sBK63A51KgagAyl&show_text=true&width=500

Berisha denoncon “krimineli” Vullnet Sinaj blen vota, i përgjigjet biznesmeni: Je buf kënete

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar të paktën tre raste ku pretendon se eksponentë socialistë po shpërndajnë para në këmbim të votave, mesazhe që i kanë ardhur përmes qytetarëve.

Në një prej këtyre denoncimeve, Berisha akuzon kandidatin socialist Vullnet Sinaj, duke thënë se po shpërndan para me zarfa në disa pika përmes njerëzve të tij në Vlorë.

Akuzave të Berishës i është përgjigjur edhe Sinaj, duke e quajtur atë si “buf kënete”.

Denoncimi i Berishës:

Krimineli Vullnet Sinaj blen vota!

Dënoj me forcën më të madhe krimin e tij të shëmtuar.

Lexoni denoncimin e qytetarit digital!

I nderuar Doktor! E para uroj te kemi nje fitore sa me te thelle. Po ju dergoj nje informacion shume te sakte dhe teper sekret per ne territorin e Bashkise Selenice dhe lumin e vlores. Deputeti Vullnet Sinaj me armaten e tij te kamufluar, mbreme kane bere listat e fundit per shperndarje te zarfave ne zone dhe sot do bejne veprimet e tyre. I pari qe jane listat eshte karburanti ne Peshkepi me emrin Mesa oil i shtetasit Mirosh Hoxhaj. Kryatari partise ne Vllahine Florjan Muça ka marre listat mbreme me zarfat qe mund te kapen ne flagrance. Soklo Hodaj ne selenice dhe biznesi ne vlore kane marre lista me zarfat. Engjelush Bellaj njehkosisht babai i kryetarit bashkise selenice ne zone dhe ne biznesin e tij ne vlore do gjeni lista me zarfa. Menaxheri kryesor i big market Arsen Devollaj e keni ne zone te lumit vlores dhe ne bregdet ne himare me zarfat. Te lutem denoncoje ne menyre sekrete jo ne polici se kane mbeshtetje pi shikoj vete mundesine duke me ruajtur dhe mua anonimitetin.

Reagimi i Vullnet Sinaj:

Sali, besoja që Edi Rama e ekzagjeronte kur na argumentonte që ti je vertet një Buf kënete (se ai e ka bindje që ti ke kaluar metamorfozë nga njeri në buf) por me këtë që lexove për mua, kam shumë frikë se ai ka të drejtë!

Zarfat e vetëm të këtyre zgjedhjeve o Buf i kënetës janë ato që kanë ardhur me DHL nga diaspora, të tjerat janë ALIBIA jote e turpshme e humbjes numër 100!

Do mundesh keq këtë herë Sali, shumë shumë keq!