Pas një beteje me tumorin, ndërron jetë një nga regjisorët më të mirë

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare regjisori i njohur, James Foley. Mediat e huaja shkruajnë se regjisori i filmave përfshirë “Glengarry Glen Ross”, “At Close Range” dhe “Fear”, u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Los Angeles në fillim të kësaj jave.

Foley vdiq pas një beteje disavjeçare me kancerin në tru, sipas përfaqësuesit të tij.

“Daily Mail” shkruan se 71-vjeçari punoi me yje si Sean Penn, Madonna, Al Pacino dhe Halle Berry, dhe u specializua në histori që ishin të mbushura me atmosferë dhe kishin një ndjesi noir.

Filmi i tij i parë artistik ishte drama romantike muzikore e vitit 1984 “Reckless”, me protagonistë Daryl Hannah dhe Aidan Quinn. James Foley vazhdoi me “At Close Range”, me protagonistë Penn dhe Christopher Walken në një neo-noir që përfshinte këngën e Madonnës “Live to Tell”. Madonna ishte e martuar me Penn në atë kohë, dhe regjisori vazhdoi të bashkëpunonte disa herë me Madonnën, duke drejtuar videoklipe muzikore dhe filmin e saj artistik “Who’s That Girl”.

“Glengarry Glen Ross” ishte një nga filmat e tij më të vlerësuar , dhe adaptimi i dramës së David Mamet i siguroi Pacinos një nominim për Oscar dhe një Golden Globe. Kasti i yjeve përfshinte gjithashtu Jack Lemmon, Alec Baldwin, Ed Harris dhe Alan Arkin.

Foley gjithashtu drejtoi dy vazhdimet e filmit “Pesëdhjetë Hijet e Greit” dhe 12 episodet e serialit “House of Cards”.

Filmat e tjerë të Foley-t përfshinin “Two Bits” të Pacino-s, “Confidence”, “Perfect Stranger” me Berry dhe Willis, “The Chamber” dhe “The Corrupter” me Chow Yun-Fat dhe Mark Wahlberg.

Shifra të çmendura/ Eksperti i IT: Gati 1 mln dollarë për fushatën në rrjetet sociale, ja emri që ka investuar më shumë

Eksperti i IT Tomi Kallanxhi tha se vlera e vërtetë e hedjur nga kandidatët në rrjetet sociale, në kuadër të fushatës, është 991 mijë dollarë. Ai renditi forcat politike që kanë paguar më shumë, ku në krye qëndronte Agron Shehaj me 33 mijë dollarë e më pas PD me 20 mijë dollarë. Sa i përket kandidatëve të PS-së, Kallanxhi deklaroi se kanë zgjedhur mënyrën e reklamimit nëpër portale. Ndërkohë pedagogu Rezart Prifti u shpreh se vota në teorinë politike është një investim, nuk ka të bëjë me pëlqyeshmërinë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Fushatë intensive në rrjetet sociale. Vlera të çmendura që kanë paguar. Doli zyrtare që deri para një jave ishin 149 mijë euro të hedhura nga kandidatët në rrjetet sociale.

Prifti: Numri është tjetër. Janë shumë pak.

Borakaj: Prisje më shumë?

Prifti: Janë më shumë, jo prisja më shumë. Kaq janë të hedhura vetëm nga emri zyrtar.

Kallanxhi: 991 mijë dollarë është vlera e vërtetë. Dhe vendin e parë deri dje e ka pasur Agron Shehaj me 33 mijë dollarë, PD me 20 mijë dollarë, më pas vjen Jorida Tabaku, që ka paguar edhe nga PD dhe nga emri i saj, Grigels Mucollari. PS ka pasur një trend tjetër, me portale.

Borakaj: Sigurojnë vota nga rrjetet sociale?

Prifti: Kam një mendim që vota në teorinë politike nuk është çështje simpatie. Unë mund të them “je djalë shumë i mirë”, por votën s’të jap dot. Vota në teorinë politike është një investim, nuk ka të bëjë me pëlqyeshmërinë.

Fallxhorja ‘nxjerr’ Ilir Metën nga burgu: Herë më bëhet si dele, herë si qen. Monika ka vite që shkon nëpër magjistare

Për parashikimin e votave të 11 majit, emisioni “Stop” në Tv Klan ndalon edhe te një grua në Bulevardin e ri. Asaj i thuhet që po punojmë për Partinë e Lirisë dhe këshillat për ca kokrra sheqer të kënduara, do të bëjnë mrekulli.

Qytetarja: Jam duke u marrë me…

Fallxhorja 3: Këto të rejat?

Qytetarja: Me këto të rejat!

Fallxhorja 3: Me kë?

Qytetarja: Me LSI që ka ndryshuar.

Fallxhorja 3: Ajo e LSI-së, e kam pasur para 4-vjetëve. Dëgjo këtu! E di unë se i kam shoqet e mia. Kam kryetare bashkie, kam të gjitha këto të PS-së.

Qytetarja: A vijnë?

Fallxhorja 3: Po mi!

Qytetarja: Tani, neve na duhen vota që të nxjerrim Ilir Metën, sepse vetëm në këtë mënyrë kemi mundësi të fitojmë.

Fallxhorja 3: Tani me atë Tedin je?

Qytetarja: Hë?

Fallxhorja 3: Tedi Blushi.

Qytetarja: Po! Tani ça të bëjmë ndonjë gjë?

Fallxhorja 3: Mos e çaj tr**in për asnjë gjë (Fillon e lutet). Shihe tani, si ma ka dhënë një njeri të partisë! Ma ka dhënë si tip kafshe, i lyer me bojë. Katran i zi. (Lutet prapë) Mbledhim vota kjo është me LSI-në, Partia e Lirisë. Më del prapë një njeri. Njëherë bëhet si dele, njëherë bëhet si qen, o me fytyra. Unë do të lutem. Unë do bëj të pamundurën. Domethënë më jep një femër. Kush mund të jetë kjo? Monika? Më jep një penxhere shumë të vogël. Kjo Monika, unë e di, shkon gjithandej nëpër fallxhore nëpër, që shohin… Unë e di, yyy sa ka që merret Monika me ato gjëra. Kur të jesh me atë, me këto të partisë…

Qytetarja: Po!

Fallxhorja 3: Dy kokrra haji, (sheqer) ta kesh në xhep, jo në kaush, jo të bësh për-për..!

Qytetarja: Po!

Fallxhorja 3: Dy kokrra haji!

Qytetarja: Okej!

Fallxhorja 3: Pa të parë njeri…!

Qytetarja: Po! Po! E di!

Fallxhorja 3: Pa rënë në sy! Dy kokrra para atyne, Zoti jua ngushtoftë me mu! Flori ta bëftë Zoti! Kudo, që të shkosh të flasësh!

Qytetarja: Po!

Fallxhorja 3: Domethënë ha edhe hidh një çikë kshu…!

A e bëri “magjinë” edhe në Shqipëri Chris LaCivita? Përgjigjet Berisha: Është faktor madhor i fitores së 11 Majit

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës së fundit para zgjedhjeve të 11 Majit, ka komentuar drejtuesin politik amerikan të fushatës së tij, Chris LaCivita, duke u shprehur se ai është faktor madhor, sipas kryedemokratit, i fitores më 11 Maj.

I pyetur nëse Chris LaCivita e bëri “magjinë” në Shqipëri ashtu si në SHBA kur u zgjodh Donald Trump, ai u shpreh se “padiskutim”.

“Chris LaCivita e cilësuat si magjistar që e bëri njëherë magjinë në SHBA kur u zgjodh Donald Trump, a e ka bërë magjinë edhe në Shqipëri?”, u pyet nga gazetarët.

“Nga ajo që kam parë, padiskutim. Ai (Chris LaCivita) është faktor madhor i kësaj fushate fantastike dhe i fitores së 11 majit, nuk ka diskutim”, tha Sali Berisha,.

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën

Prokuroria kërkon gjyq për Andrea Kovaçajn, 20-vjeçarin shqiptar nga Ormelle, i cili natën e 20 Janarit 2024 shtypi me makinë Lorenzo Pjetrushin.

Ky i fundit ishte në kofanon e makinës në lëvizje të Kovacajt. Ngjarja u regjistrua në një parking pranë fushave të sportit në Cimadolmo.

Konflikti mes shqiptarëve përfundon në vr*sje, plagoset edhe personi që tentoi të mbronte viktimën
Pjetrushi, një 19-vjeçar me origjinë shqiptare po ashtu, humbi jetën 9 ditë më vonë, në spitalin e Treviso-s pas dëmtimeve të rënda.

Zv/prokurorja Barbara Sabattini e akuzoi Kovaçajn për vrasje në rrugë. Sipas saj, ai lejoi Pjetrushin që të qëndronte në kofanon e mjetit të tij.

Më pas ai ka lëvizur për rreth 50 metra në një shpejtësi 15-20 kilometra në orë. Në momentin që ka ndaluar, viktima ka rënë në tokë dhe Kovacaj e ka shtypur.

Policia e Sano Polo di Piave thotë në hetimet e saj, se mbrëmjen e tragjedisë disa të rinj ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e një kushëriri të viktimës. Të gjithë udhëtonin me makinën e Kovaçajt ku parashikonin që më vonë të shkonin në një lokal nate.

Para se të iknin, Pjetrushi kishte nisur një cigare dhe teksa makina e Kovacajt ishte në lëvizje ai ishte ngjitur mbi kofano. Në një moment Pjetrushi ka rrëshqitur nga kofanoja dhe u godit nga makina. Të gjithë të rinjtë e pranishëm në vendngjarje u munduan t’i jepnin ndihmën e parë të riut, i cili kishte ngecur poshtë makinës.

Shqiptari u dërgua në spital në Treviso ku ndërroi jetë nëntë ditë më vonë si pasojë e lëndimeve shumë të rënda.

“Nuk duam të dimë të vërtetën dhe të kemi drejtësi. Nuk jemi të interesuar në aspektet ekonomike të çështjes”, janë shprehur prindërit e viktimës.

Mënyra se si 18-vjeçari humbi jetën ishte një nga sfidat e rrezikshme në TikTok, ku të rinjtë qëndrojnë në këmbë mbi kofanon e makinës në lëvizje, që të krijon përshtypjen e të bërit sërf.

Helikopteri i ushtrisë rrëzohet në liqen, 5 të υ▪︎e kυr

Pesë persona humbën jetën sot kur një helikopter ushtarak u rrëzua në liqenin artificial Maduru Oya në Sri Lanka.

Zëdhënësja e Forcave Ajrore, Eranda Geganage, tha se helikopteri po transportonte 12 persona nga ushtria dhe forcat ajrore për në një ceremoni ushtarake kur u rrëzua, rreth 280 kilometra në verilindje të kryeqytetit Kolombo, raporton Associated Press.

Të gjithë pasagjerët u nxorën të gjallë, por tre ushtarë dhe dy pilotë vdiqën më vonë në spital, tha Geganage.

Shkaku i aksidentit është i panjohur.

Studim: Vrapi ose ecja e shpejtë, faktorë kyç që garantojnë jetëgjatësinë e njeriut!

Vrapi është një nga aktivitetet më të preferuara dhe më të ushtruara fizike në botë. Ky aktivitet ka një ndikim domethënës në jetëgjatësinë e njeriut.

Njerëzit që vrapojnë janë 25-40 përqind më pak të rrezikuar nga vdekshmëria e hershme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë.

Një studim i publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, të cilës i referohet AgroWeb.org, thekson se vrapi ose ecja e shpejtë “është një faktor kyç që garanton jetëgjatësinë.”

Lajmi më i mirë që vjen nga ky studim 15 vjeçar, është që përfitimet janë të njëjta, si në rastet e një vrapi të ngadaltë e të lehtë për pak minuta ashtu edhe në rastet e një vrapi të shpejtë dhe kohëgjatë.

Kjo do të thotë që njerëzit mundet të jenë modestë në këtë aktivitet fizik dhe sërish, të korrin përfitime maksimale.

Ekspertët shpresojnë që ky studim do t’i motivojë njerëzit të kryejnë aktivitet fizik për shkak të përfitimeve që vijnë prej tij.

Studimi ka analizuar edhe aspekte të tjera të këtij aktiviteti fizik. Duke mbajtur në konsideratë faktorë të tjerë të stilit të jetesës, shkencëtarët sugjerojnë që vrapi të shton minimalisht 3 vite jetë.

Por përfitimet janë më të mëdha se kaq, sidomos në e nisni këtë aktivitet më vonë gjatë jetës.
Autorët e studimit saktësojnë se, çdo orë që shpenzoni duke vrapuar ju jep 7 orë shtesë jetë. Këto të dhëna vlejnë për sasi të vogla kohore të shpenzuara çdo ditë për vrap.

Gjatë vlerësimit të rolit të vrapit në shëndetin e njeriut, shkencëtarët morrën për bazë të ashtuquajturat “fraksione të popullsisë” dhe faktorët që shkaktojnë vdekje të parakohshme. Në studim u përfshinë 55,000 njerëz.

Shkencëtarët thanë se nëse duhanpirësit ndalonin së piri duhan menjëherë, atëherë me këtë veprim do të shmangej 11% e vdekjeve të parakohshme.

Nëse të gjithë njerëzit mbipeshë do të ulnin Indeksin e Masës Trupore, atëherë do të shmangnin 8% të vdekjeve të parakohshme.

Tensioni i lartë i gjakut ishte një tjetër kontribues në nivelin e vdekjeve të parakohshme, me 15%. Mungesa e vrapit apo aktivitetit fizik, ishte faktori më i lartë i rrezikut me 16 përqind.

A është vrapi forma më e mirë e ushtrimit fizik? Pikë së pari, vrapi është i volitshëm dhe më energjik në krahasim me format e tjera të stërvitjes. Nuk është habi që vrapuesit aktivë renditen të parët.

Përfitimi në jetëgjatësi i njerëzve që nuk vrapojnë, por që janë aktivë është 12%, ndërsa ai i njerëzve që vrapojnë, por jo në mënyrë aktive është 30%.

Ky krahasim nxjerr në pak faktin se vrapi është një tregues më i fortë i shëndetit se çdo formë tjetër e stërvitjes, edhe nëse ky aktivitet zgjat shumë pak.

Ekspertët nuk deklarojnë që vrapi është dyfish më i mirë se ushtrimet e tjera fizike, por theksojnë se vrapimi është një aktivitet shumë inkurajues për shëndetin.

Ndoshta ky artikull do të frymëzojë shumë lexues të AgroWeb.org që të marrin pjesë në maratona ose të vrapojnë në ajër të pastër./AgroWeb.org

‘Një kryeministër i ri do të vij…’, astologia e njohur bënë parashikimin e bujshëm: Ja kur pritet të ndodh

Vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 Majit, ku shqiptarët me votën e tyre do të zgjedhin kryeministrin e ri dhe qeverinë që do të drejtojë Shqipërinë për një mandat 4-vjeçar.

E ndërkohë rezultatet do të përcaktojnë fituesin, astrologjia ka një parashikim për zgjedhjet.

Astrologia Chrysanthi Kalogeri në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan në bazë të shenjave të horoskopit dhe hartës astrologjike, tregoi më të favorizuarin, sipas saj, në këto zgjedhje.Për Kalogerin, shenja më e favorizuar është Gaforrja, e cila përkon me shenjën e kryeministrin Edi Rama.

Astrologia tha se sistemi i Shqipërisë mbetet i njëjti dhe se vitet e ardhshme të Shqipërisë do të jenë me ndryshime të mëdha pozitive.

“Në zgjedhje favorizohet veçanërisht Gaforrja. Harta e Shqipërisë, ruan për momentin sistemin ekzistues, ndërkohë që Shqipëria është përpara përparimeve të reja.

Sistemet përparimtarë të Shqipërisë flasin për fillime të reja, që do të fillojnë nga fundi i dimrit dhe pranvera e 2026 dhe këto zhvillimet e reja të Shqipërisë do të jenë më dinamike, me iniciativa, me një shpirt luftarak pozitiv, me transparencë dhe do të jenë ndryshime që do e favorizojnë Shqipërinë.”

Chrysanthi Kalogeri parashikoi gjithashtu se një ndryshim thelbësor në vitet 2027-2028 do të ndodhë. Sipas saj në pushtet do të vijë një kryeministër i ri, i cili do të jetë i ri në moshë dhe do jetë një nga shenjat e zjarrit.

“Nuk e di nëse do e nxjerrim këtë mandatin 4-vjeçar sepse mund të kemi ndryshime në vitin 2027-2028. Këto ndryshime duken dhe në hartën astrologjike të kryeministrit që do të bëhen në 2-3 vitet e ardhshme. Pas ndryshimeve, si kryeministër do të vijë një personazh i ri, edhe në moshë. Një zotëri në moshën 40-45 vjeçe, me ideale, me entuziazëm dhe nuk përjashtohet mundësia që të jetë përfaqësues i shenjës së zjarrit, Dash, Shigjetar që i përshtatet Shqipërisë sepse ka Diellin në shenjën e Shigjetarit, mund të jetë Luan, ose përfaqësues i shenjave kardinale. Megjithatë duhet të përgatitemi për fillime të reja, të cilat do të jenë shumë më të mira për atdheun.”

Ajo shtoi më tej se Dielli përparimtar në Shqipëri do të japë ndryshime e zhvillime të mëdha e pozitive.

“Po, dhe sistemi ekzistues nuk do të ndryshojë. Sepse dhe Dielli që është përparimtari i Shqipërisë në gradën 29 të Peshqve ka lidhje harmonike gjashtëkëndëshe me Saturnin përparimtar në shenjën e Demit, në hartën përparimtare të Shqipërisë. Favorizohet Gaforrja, megjithëse se shikoj se në hartën e kryeministrit kanë filluar ndryshimet të cilat do të plotësohen, realizohen në 2-3 vitet e ardhshme. Një parashikim më i përgjithshëm dhe më pëlqen sepse Dielli i Shqipërisë kalon në shenjën e Dashit, i cili është më i përshtatshëm për Shqipërinë, e cila ka edhe Diellin në shenjën e Shigjetarit.”

Më herët, astrologia Meri Shehu në studion e “Rudina” bëri gjithashtu një parashikim të asaj se kush do të fitojë zgjedhjet. Mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, një Gaforreje dhe një Peshoreje, astrologia tha gjithashtu se më i favorizuar është Gaforrja. Megjithatë duhet të presim rezultatet zgjedhore që do të përcaktojnë fituesin.

Tërmeti godet Kosovën, ja ku ishte epiqendra!

Një tërmet me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter ka goditur sot Kosovën, ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Sipas njoftimit, tërmeti ndodhi në orën 14:24, me epiqendër në koordinatat 43.060° gjerësi veriore dhe 20.693° gjatësi lindore. Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej vetëm 4 kilometrash, duke e bërë atë të ndjeshëm në sipërfaqe.

Epiqendra ishte rreth 24 kilometra në veriperëndim të Mitrovicës. Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Banorët në zonat përreth kanë raportuar lëkundje të lehta.

Ky është 34-vjeçari që ρΙ. αgosi gruan dhe ν▪︎aυ veten! E reja blogere e njohur!

Prishtina u trondit ditën e sotme nga një tragjedi e rëndë. Dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B” teksa gruaja e tij e plagosur nga therrja me thikë ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Pikërisht ditën e sotme që ishte tragjike, të dy pak orë përpara ngjarjes së rëndë ishin aktiv në rrjete sociale.

Festimi dhe Rina kanë postuar të dy njoftim mbi të rejat në kompani, likuidim të mallit me zbritje deri në 70% përpara nisjes së sezonit.

Për më tepër, më pak se dy javë ma parë, Festimi kishte bërë një hap të ri duke shpallur thirrje për kurse mbi patronimin në industrinë e modës.