Betejat zgjedhore PS-PD, si janë ndarë mandatet në votimet e 2021, 2009, 2017 dhe 2013

Shqiperia voton me 11 maj 2025, per Kuvendin e ri te Shqiperise me nje skeme te re te ndarjes se mandateve dhe forca te reja politike bashke me personazhe te rinj qe kerkojne te votohen.

Open Data Albania ka vizualizuar rezultatet zgjedhore sipas mandateve dhe numrit të votave për Partitë Politike në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare 2021, 2009, 2013 dhe 2017.

Në procesin që sapo përfundoi u konfirmua fituese Partia Socialiste me 74 mandate. PS mori një numër votash prej 768 250 Vota, që përbëjnë 48.68% të totalit vota të vlefshme.

Mesatarja Total Vota PS me Numër Mandatesh PS Rezulton 10 381 vota për deputet.

Ndarja e Mandateve të PS në qarqe është: Tirana 18; Durrës 8; Fier 9; Korçë 6; Vlora 8; Elbasani 8; Berati 5; Kukës 1; Shkodër 3; Lezha 3; Dibër 2’ Gjirokastër 3.
Krahasuar me Zgjedhjet 2017 PS ka marrë 4459 Vota më shumë dhe ka ruajtur të njëjtin numër mandatesh.

Partia Demokratike ka hyr ënë garë në listë të vetme me Aleatët njohur si PD dhe Aleanca për Ndryshim. Kështu sëbashku kanë marrë 622 267 Vota. Përkthyer në mandate deputeti janë 59. Në total PD dhe AN ka marrë 39.49%.

Ndarja e Mandateve të PS në qarqe është: Tirana 15; Durrës 6; Fier 6; Korçë 5; Vlora 4; Elbasani 6; Berati 2; Kukës 2; Shkodër 5; Lezha 4; Didër 3; Gjirokastër 1.

Mesatarja e Votave për deputet është 10 547.

Partia Social Demokrate me Kryetar z. Tom Doshi ka marrë në këtë proces zgjedhor 35 467 Vota. Përkthyer kjo në 3 mandate dy në Shkodër dhe një në Tiranë. Në përqindje kundrejt totalit janë 2.5% e votave rang Kombëtar. Mesatarja e votave për deputet është 11 822 Vota.

Lëvizja Socialiste për Integrim në Zgjedhje 2021 ka shënuar 107 533 Vota që janë 6.81% e totalit të votave në rang kombëtar dhe japin vetëm 4 deputet n 3

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë në zgjedhjet e datës 25 Prill 107 533 Vota që përbëjnë 6.81% të votuesve përkthyer në mandate janë 4 Deputet në 3 qarqe. LSI ka pësuar rënie në numër votuesish dhe në mandate. Mesatarja e votave për deputet tek LSI është 26 883 Vota.

Në 2009 mandatet mes partive u ndanë në: Partia Socialiste fitoi 65 Mandate; Partia Demokratike fitoi 68 Mandate; Partia Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 4 mandate; Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 1 mandat; Partia Republikane 1 mandat; Partia për Drejtësi dhe Integrim PDI 1.

Partitë ishin të grupuara në katër koalicione zgjedhore: Koalicioni Aleanca e Ndryshimit kryesuese PD me 70 mandate; Aleanca Poli i Lirisë e cila nuk mori asnjë mandat; Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim ku veç LSI merrte pjesë edhe Partia Socialiste e Vërtetë, koalicion me 4 mandate të LSI, dhe Koalicioni Bashkimi për Ndryshim drejtuar nga PS, koalicion që siguroi në total 66 deputet. Pragu elektoral prej 5% të votave ishte kusht për koalicionet dhe 9.87% e votave të vlefshme nuk shënuan mandat deputeti.

Në procesin Zgjedhor 2013 kemi Rotacion Politik ku mazhoranca ndryshon nga Partia Demokratike tek Partia Socialiste.

Rotacioni nuk afekton partinë Lëvizja Socialiste për Integrim e cila bëhet aleate me Partinë Socialiste për bashkëqeverisje.

Rezultati zgjedhor në 2013 shënon Partia Socialiste 65 deputet; Partia Demokratike 50; Partia Lëvizja Socialiste për integrim merr 16 deputet; Partia Drejtësi për Integrim fiton 4 mandate, Partia Republikane 3 dhe partitë Bashkimi për të Drejtat e njeriut dhe Partia Kristjan Demokrate e Shqipërisë nga një mandat deputeti secila.

Në këto Zgjedhje partitë u renditën në dy koalicione Aleanca për Shqipërinë Europiane drejtuar nga PS ku bënte pjesë edhe LSI; PBDNJ; PKDSH dhe Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim drejtuar nga PD.

Në Zgjedhje 2017 Partia Socialiste fitoi e vetme 74 mandate; Partia Demokratike fitoi 43 deputet; Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 19 deputet; Partia Drejtësi Unitet Integrim 3 deputet dhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit fitoi një deputet. Shumë parti të vogla u rrudhën në rezultatin e tyre.

Në Zgjedhje 2021 Partia Socialiste fitoi e vetme 74 mandate; Partia Demokratike e cila hyri në zgjedhje bashkë me aleatët në një listë te vetme si Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim” mori 59 deputet; Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 4 deputet dhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit fitoi 3 deputet. Në këto zgjedhje kemi dhe një rritje të numrit të votave të pavlefshme nga proceset e mëparshme të cilat shkojnë në shifrat e 5% ose 83028 vota. Në këtë proces zgjedhor u aplikua sistem zgjedhor Proporcional Rajonal me nivel Qarku dhe me prag kombëtar prej 1 %.

Proces Zgjedhor 2021

Nëse shohim dinamikën e ndryshimit të numrit të mandateve për tre Partitë Parlamentare PS, PD dhe LSI na rezulton që PS kanë shënuar një rritje të vogël në numër votash por të konvertuar në të njëjtin nr mandatesh 74, PD/AN ka shënuar rritje dhe LSI është tkurrur në krahasim me zgjedhjet e 2013 dhe në zgjedhjet e 2017. burimi: OpenData

Trëndafila nga qielli për Nurin! Zbulohet autori i surprizës romantike në “Ferma VIP”

Një skenë që i ngjante më shumë një filmi romantik se një reality show ndodhi pak ditë më parë në “Ferma VIP”, kur një helikopter fluturoi mbi fermë dhe hodhi trëndafila për Nurin. Publiku nisi menjëherë të spekulonte: një fans i zjarrtë, një dashuri sekrete, apo thjesht një gjest publik për vëmendje?

“Lulet m’i ka dërguar Djonisi. E ka postuar edhe në Instagramin e tij. Nuk kam pse ta fsheh. E falënderoj shumë. Kemi një miqësi të vogël, dhe ishte një ndihmë e tij në mënyrë shoqërore.”

Djonis Biba, fituesi i sezonit të parë të “Ferma VIP”, nuk ka nguruar të shfaqë publikisht mbështetjen për Nurin, por sipas saj, nuk ka vend për aludime romantike. Nga ana tjetër, komentet online kanë vërshuar me ide dhe krahasime, duke e kthyer këtë moment në një nga më të komentuarit e këtij sezoni. Ndërkohë, rrugëtimi i Nurit në fermë përfundoi mbrëmjen e djeshme, pas një televotimi të fortë që pasoi një vendim të prerë nga Aga: çdo formë dhune verbale apo bullizmi do të ndëshkohej.

Nur u përball me një listë të gjatë të nominuarish, përfshirë Albën, Andreasin, Big Mamën, Anduelin dhe Big Bastën, dhe në fund u largua mes emocioneve dhe duartrokitjeve.

Plas mes dy grupeve në Dibër, demokratët bllokojnë një makinë: Do shpërndajnë para!

Vazhdon prej disa ditësh situata e tensionuar në Qarkun e Dibrës, aty ku Edi Rama është shprehur i sigurt se PS-ja do të fitojë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme.

Burime për mediat bëjnë me dije se një grup simptaziantësh të PD-së kanë bllokuar një automjet në fshatin Tomin të Dibrës, ku pretendojnë se po shkonte në zonat e thella.

Sipas demokratëve, personat që ndodheshin brenda automjetit do të shpërndanin para dhe tollona nafte në këmbim të votave për PS-në në zonat e thella të Dibrës. Burime bëjnë me dije se mes dy grupimeve nuk kan munguar as përplasjet fizike.

Mësohet se Policia dhe Prokuroria janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të ushtruar kontroll në automjet.

“Vullnet Sinaj po blen vota…”, Berisha publikon denoncimin, del në skenë edhe “Big Market”

Sali Berisha ka publikuar nje denoncim ku sipas tij kandidati Vullnet Sinaj po blen vota ne Vlore se bashku me njerezit e tij.

Ne denoncimin e Berishes, permendet edhe nje menaxher i Big Market, kompani ne pronesi te Vullnet Sinajt per te cilen deputeti eshte hetuar nga parlamenti pas akuzave te opozites per perfitim te fondeve shteterore.

Denoncimi i Berishes:

Krimineli Vullnet Sinaj blen vota!
Dënoj me forcën më të madhe krimin e tij të shëmtuar.
Lexoni denoncimin e qytetarit digital!
I nderuar Doktor! E para uroj te kemi nje fitore sa me te thelle. Po ju dergoj nje informacion shume te sakte dhe teper sekret per ne territorin e Bashkise Selenice dhe lumin e vlores.

Deputeti Vullnet Sinaj me armaten e tij te kamufluar, mbreme kane bere listat e fundit per shperndarje te zarfave ne zone dhe sot do bejne veprimet e tyre. I pari qe jane listat eshte karburanti ne Peshkepi me emrin Mesa oil i shtetasit Mirosh Hoxhaj.

Kryatari partise ne Vllahine Florjan Muça ka marre listat mbreme me zarfat qe mund te kapen ne flagrance. Soklo Hodaj ne selenice dhe biznesi ne vlore kane marre lista me zarfat. Engjelush Bellaj njehkosisht babai i kryetarit bashkise selenice ne zone dhe ne biznesin e tij ne vlore do gjeni lista me zarfa.

Menaxheri kryesor i big market Arsen Devollaj e keni ne zone te lumit vlores dhe ne bregdet ne himare me zarfat. Te lutem denoncoje ne menyre sekrete jo ne polici se kane mbeshtetje pi shikoj vete mundesine duke me ruajtur dhe mua anonimitetin.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 10 Maj 2025

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 3 gusht 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Ju pret një ditë pozitive qofshi me pushime, apo edhe në punë. Edhe ngarkesat e punës do të menaxhohen me qetësi, ndaj përfitoni nga ndikimi i favorshëm i planetëve për ti çuar gjërat përpara. Do të keni ndihmën e pakursyer të një personi të shtrenjtë për ju.

Demi

Gjatë kësaj periudhe do të ndiheni disi të çorientuar për shkak se nuk do të përballeni me shumë situata konkrete, sidomos në sferën financiare, dhe kjo gjë nuk ju lë rehat. Situata do të vijë duke u përmirësuar në pjesën e dytë të muajit, ndaj bëni durim. Mundohuni që të çlodheni më shumë gjatë kësaj fundjave.

Binjakët

Këshillohet që ti zgjidhni konfliktet me qetësi, veçanërisht ato të natyrës profesionale. Dijeni se nëse prisni shpagim nga dikush, nuk do e merrni… të paktën jo së afërmi. Në dashuri rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.

Gaforrja

Do të ndiheni të lirë për të menduar dhe vepruar, duke befasuar dikë që nuk e pret. Keni vendosur që ti jepni një shtysë jetës tuaj dhe ta ndryshoni atë, veçanërisht në nivelin profesional. Megjithatë mundohuni që të mos hidhni hapa shumë të guximshëm. Sa i takon dashurisë, do të ndiheni pezull mes dy situatave.

Luani

E shtuna do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të keni mundësi që të guxoni si profesionalisht edhe sentimentalisht. Projektet do të çohen përpara me sukses, ndërsa kush dëshiron që t’ia kushtojë fundjavën dashurisë, do të kalojë momente të paharrueshme.

Virgjëresha

Do të keni mundësi që të përfitoni nga ndikimi pozitiv i yjeve për të marrë vendime të cilat do të jenë të dobishme për të ardhmen tuaj profesionale dhe personale dhe për të rikuperuar lidhur me probleme që keni patur më parë. Do të keni mundësi që të rinisni vrullshëm, por duhet të përkushtoheni më shumë.

Peshorja

Pasi keni kaluar një korrik të rënduar, po përgatiteni për një periudhë të mbushur me një sërë mundësish. Gushti do të jetë tranzit, pa ngarkesa dhe ulje-ngritje.

Akrepi

Do të shënohet një rikuperim i ndjeshëm pas ditëve të ngarkuara që keni kaluar. Me shumë mundësi jeni përballur me kriza dhe polemika, me persona që i keni pranë dhe kjo gjë do ju lërë me shije të hidhur. Mundohuni që të gjeni pak më shumë kohë për veten, për tu qetësuar.

Shigjetari

Do të ndiheni pak të lodhur gjatë kësaj dite, ku do të keni debulesë fizike. Megjithatë kjo situatë nuk do të ndikojë në jetën tuaj sociale, në sajë të ndikimit të Venusit, Marsit dhe Diellit. Parashikohen takime mjaft të favorshme.

Bricjapi

Duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi me gjasë gjatë kësaj periudhe do të keni të bëni me persona të cilët nuk u thonë të vërtetën apo me natyra fataliste. Mundohuni që të tregoheni më të kujdesshëm, duke përdorur ndjeshmërinë tuaj. Nëse gjatë ditëve të kaluar keni debatuar me dikë që e keni përzemër, ky është momenti i duhur për rikuperim. Mundësitë nuk do të mungojnë në sferën profesionale.

Ujori

Do e keni të vështirë nga një fazë e mbushur me tension, duke qenë të ngarkuar me ankth, nervozizëm dhe lodhje, gjë që do ju shkaktojë edhe probleme fizike. Fatmirësisht pjesa e dytë e muajit do të vijë drejt përmirësimit, pasi keni nevojë që të arrini një qëllim, shkruan noa.al. Sa i takon anës financiare, duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.

Peshqit

Duhet të mundoheni që të jeni më pak xheloz. Ndoshta po jetoni një situatë në të cilën jeni të mbushur me dyshime, ose ndoshta një distancë fizike ju rëndon. Mundohuni që të mos jeni trysnues.

Videoja që u bë virale: Reagimi i çuditshëm i Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

Partia Socialiste mbylli fushatën elektorale në një takim në Tiranë te Parku Olimpik.

Por gjatë mitingut, një detaj pikant ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ndërsa deputetja Olta Xhaçka po mbante fjalën e saj, kolegu i saj Erion Braçe bëri një veprim të çuditshëm, duke lëvizur kokën me një gjest ironik.

Nuk dihet nëse Braçes nuk i pëlqeu fjalimi i koleges së tij apo gjatë fushatës kanë pasur përplasje me njërin-tjetrin.


Sakaq, videoja është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Ndërkohë, gjatë mitingut, Edi Rama tha se më së paku PS do të fitojë 78 mandate, nga 74 që ka aktualisht.

Rama kërkoi gjithashtu 20 mandate deputetësh në Tiranë, nga 18 që ka aktualisht.

LaCivita flet për ish-ambasadoren Yuri Kim, “non gratën” dhe nëse Berisha do të udhëtojë në SHBA

Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, së bashku me kreun e PD, Sali Berisha ishin të ftuar në emisionin Top Story në Top Channel. LaCivita foli për non gratën e Berishës, komunikimet me DASH dhe ish-ambasadoren amerikane, Yuri Kim. 

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, ai tha se nuk punon me ‘socialistët, komunistët, si Edi Rama’.

Pyetjes nëse është mësuar me këtë lloj kundërshtari (Rama), ai u përgjigj duke thënë: “Jam mësuar të merrem me kundërshtarë të paqëndrueshëm dhe Edi Rama është i tillë. Fushata s’ka të bëjë me mua, por me 12 vjeçarin e tij të fundit si kryeministër”.

Berisha mund të udhëtojë në SHBA, kishit informacion?

LaCivita: Jo, nuk e dija. Për sa i përket letrës, jo nuk e dija. Kur u publikua pata një ndjesi të këndshme.

I keni bërë ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA?

LaCivita: Jo, sepse fokusi im ka qenë të fushata në Shqipëri.

Ka shitblerje vote në Shqipëri?

LaCivita: Pikë së pari nuk flas në emër të DASH. Mendoj se është e rëndësishme që t’i kujtojmë njerëzit se demokracia është e shenjtë dhe e drejta e votës është e shenjtë. Njerëzit në një demokraci e kanë mundësi të ndryshojnë qeverinë ose ta pranojnë.

Është e qartë që në mendjen time s’ka dyshim se ka pasur probleme me procesin e votimit ne Shqipëri, ka pasur vota që janë blerë, njerëzit që kanë qëndruar në Shqipëri janë nxitur, kjo ndodh kudo, edhe në SHBA.

A ka PD një portë të hapur?

LaCivita: Nuk komunikoj me DASH, por ata shohin lajmet dhe me siguri tregojnë vëmendjen ndaj asaj që po ndodh. Jam marrë me politikën zgjedhore të SHBA për 35 vjet. Dhe sigurisht për presidentin Trump. Partia Republikane është e afërt me PD, unë përshtatem natyrshëm. Unë nuk punoj për komunistët, socialistët, si Edi Rama.

Si qëndron marrëdhënia me lobimet në SHBA? Sa normale janë ato? Çdo të thotë ky lobim, është e nevojshme kjo kontratë për Berishën?

LaCivita: Së pari nuk bëj lobim, jam strategjist politik. Unë nuk e kam parë kontratën. Kontrata ime është palë me PD, të përgatis mesazhin e doktor Berishës për të pushuar nga puna Edi Ramën.

Pse duhet të ketë një kontratë lobimi për të hequr këtë padrejtësi? Është çështje e padrejtë që duhet të hiqet, apo është çështje me lobim?

LaCivita: Së pari, fakti që po bëjmë këtë diskutim, e di që nuk doni të diskutoni për Ramën, pasi është i dështuar. Në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken e dha statusin Non grata, çfarë ndodhi? Ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të takonte diasporën. Në Amerikë këtë e quajmë ndërhyrje në zgjedhje dhe kjo është e korruptuar. Unë nuk përfshihem në qëndrimet e  qeverisë amerikane, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar.

Personi që Berisha ka sulmuar shumë është Yuri Kim, ka qenë ambasadore e emëruar nga Trump, shikoni kontradiktë?

LaCivita: Jo. Sepse roli i saj ishte ndryshe, nuk ka përvojë ambasadorja e mëparshme që ka problemet e veta në SHBA. Organizatorja pyeti a ka një sherif të ri, në SHBA ka një sherif të ri.

T ragjedi në çift/ 34-vjeçari ρΙa gos ρartneren dhe i jeρ fυnd jetës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 34-vjeçar ka vdekur në rrugën “B” në Prishtinë kurse një vajzë 30-vjeçare është lënduar.

Paraprakisht dyshohet se 34-vjeçari ka plagosur fillimisht të dashurën, ndërsa më pas ka vrarë veten.

Vdekjen e 34-vjeçarit e kanë konfirmuar mjekët në vendin e ngjarjes, ndërkohë 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital.

Lajmi konfirmohet nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Ahmeti ka njoftuar se fillimisht rasti është raportuar rreth orës 15:00 për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.“Hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Ρanik në studio! Të ftuarës i bien të fikët LIVE dhe rrëzohet, shtanget prezantuesi (Video)

Një e ftuar në “Fox News” humbi papritur ndjenjat teksa fliste drejtpërdrejt në transmetim, duke tronditur shikuesit dhe prezantuesin. Reagimi i këtij të fundit i ka habitur të gjithë dhe ka shkaktuar zemërim në publik.

Camryn Kinsey, e cila më parë shërbeu në administratën Trump, ishte e ftuar në “Fox News”, në emisionin “Night Thursday” për të diskutuar ndryshimet ideologjike midis komandantit aktual të përgjithshëm dhe ish-presidentit Joe Biden.

Por në një moment gjatë intervistës së saj me Jonathan Hunt, Kinsey-t i ngatërrohen fjalët.

“Ideologjia është aty ku… Nuk ka të bëjë me ëëë…”, tha ajo teksa më pas shihet duke rënë nga karrigia.

Rënia e papritur e Camryn në dysheme e la prezantuesin të shtangur, ndërkohë një pjesëtar i ekipit nxitoi për t’i ardhur në ndihmë asaj.

“O Zot i madh”, tha shkurt Hunt, i cili më pas u kthye nga kamerat për të folur me publikun, teksa stafi po merrej me Kinsey.

“Pra do të marrim ndihmë për Camryn, më lejoni të kthehemi te Lydia. Në fakt do të bëjmë një pushim këtu. Do të kthehemi menjëherë”, tha më pas prezantuesi.

Pas ndërprerjes për reklama, Hunt raportoi se ajo ishte mirë dhe se po trajtohej nga ndihmësmjekët. Mbetet e paqartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar rënien e të fikëtit Kinsey-y.

Ndërkohë shikuesit e programit në shtëpi, të cilët u tmerruan nga e gjithë ngjarja, nisën menjëherë të reagonin në rrjetin social X, ku shprehën shqetësimin e tyre.

https://www.dailymail.co.uk/media/article-14696647/fox-news-camryn-kinsey-faints-air-update.html?ico=embedded

Vite pas ndarjes, Stresi rikthehet me Kejsin dhe ka një mesazh…(Foto)

Pas shumë spekulimeve dhe thashethemeve në rrjetet sociale, reperi i njohur Stresi dhe ish-partnerja e tij Kejsi kanë konfirmuar zyrtarisht ribashkimin e tyre si çift. Lajmin e bënë publik përmes një fotosesioni ekskluziv dhe interviste për revistën “Who”, ku dyshja shfaqen të afërt, të qeshur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Në intervistën e ndjerë, çifti rrëfeu se një shans i dytë dhe reflektimi personal i ka bërë të kuptojnë vlerën që kanë për njëri-tjetin. Ky ribashkim shënon një moment të rëndësishëm për ata, pasi pas një periudhe të gjatë ndarjeje, ata tani dëshirojnë të fillojnë një kapitull të ri bashkë. Në një prej postimeve të ndara në InstaStory, Stresi shprehu emocionet e tij me një mesazh që prek zemrat:

“Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz që kanë qenë shumë të dashuruar ndahen dhe kalojnë vite pa u parë, por ndonjëherë mjafton një moment dhe gjithçka ndryshon. Respektojeni partnerin tuaj, duajeni me sinqeritet dhe mos e ulni kurrë, as gjatë lidhjes e as pas ndarjes. Lini gjithmonë një derë hapur… sepse kurrë nuk i dihet. Never say never”, –përfundon këngëtari.