“Nuk pranoi të tregojë sa do paguhet”, Wall Street Journal artikull për Chris LaCivita: Berishën ‘non grata’ e krahason me Trump!

Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump, i cili aktualisht po drejton fushatën e opozitës në Shqipëri, ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur amerikane “Wall Street Journal”.

“Gjatë një mbrëmje në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, një amerikan përshkoi një turmë të zhurmshme me mijëra vetë, u ngjit në skenë dhe bëri një pyetje: “Kush është gati ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish?”, ky amerikan ishte Chris LaCivita, një nga arkitektët e rikthimit politik të Donald Trump-it në vitin 2024, pavarësisht dhjetëra akuzave penale.

Ai tani po përpiqet të përsërisë atë strategji për Sali Berishën, një ish-kryeministër i vendit ballkanik, i cili përballet vetë me akuza për korrupsion dhe është i sanksionuar nga SHBA.

Në Shqipëri, LaCivita ka folur në tubime të mëdha, ka ndihmuar në hartimin e reklamave televizive, ka marrë pjesë në disa thirrje Zoom me mijëra shqiptarë, ka udhëtuar tri herë në këtë vend, është shfaqur në ngjarje të ndryshme publike dhe është kthyer në një objektiv për kundërshtarët dhe përkrahësit njëkohësisht.

Ai shpesh i zhvillon takimet nga zyra e tij në Virxhinia.

Gjatë këtij procesi, ai është bërë papritur një figurë qendrore në një vend me rreth 2.7 milionë banorë përpara zgjedhjeve,” shkruan gazeta.

“Ka një pjesë të elektoratit në Shqipëri që më pëlqen dhe një pjesë që nuk më pëlqen,” tha LaCivita duke qeshur në një intervistë të fundit.

Gazeta raportoi se Sali Berisha ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, duke i cilësuar ato si mashtrime dhe përpjekje nga kundërshtari i tij për hakmarrje politike. Ndërkohë, LaCivita e krahasoi këtë situatë me ndjekjet penale ndaj Donald Trump.

“Të njëjtët njerëz që ndërmorën veprime të ngjashme kundër Donald Trump-it, gjurmët e tyre janë kudo në këtë rast,” tha LaCivita.

Ai nuk pranoi të thotë se sa po paguhej, por u shpreh se ishte “në përputhje me një fushatë politike kombëtare” dhe se do të bëhej publike nga partia shqiptare pas zgjedhjeve.

Sipas gazetës, shumica e mesazheve të LaCivita në Shqipëri për Berishën kanë pasqyruar mesazhet e Trump. LaCivita e fajësoi Ramën për rritjen e çmimeve dhe krimin, duke u përqendruar te inflacioni.

“Në vitin 2024, të majtët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump-in. Dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre. Do të dështojnë,” tha ai në një miting muajin e kaluar, me një përkthyes që përcillte fjalët e tij për turmën prej mijëra vetash, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj amerikanë.

LaCivita theksoi se do të dëshironte të tërhiqte më shumë klientë të huaj, por se do të ishte i kufizuar vitin e ardhshëm për shkak të angazhimit të tij me politikanë amerikanë në zgjedhjet afatmesme./Wall Street Journal

Zef Mazi: Premtimi i Ramës për anëtarësim në BE 2030 është “iluzion”!

Premtimi i Edi Ramës për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është “iluzion”, i tha BIRN ish-kryenegociatori për anëtarësimin e vendit.

Duke synuar një mandat të katërt radhazi të paprecedentë në qeveri në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Rama ka zbuluar një program të titulluar “Shqipëria 2030”, duke u zotuar të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027 dhe të sigurojë anëtarësimin deri në fund të dekadës.

Qeveria e Ramës ka reklamuar hapjen e 16 nga 35 kapitujve negociues që nga viti 2022, por ish-diplomati Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në në vitet 2020-2022, tha se hapja e kapitujve “nuk është e njëjta gjë” me mbylljen e tyre. Shqipëria, deri më tani, nuk ka mbyllur asnjë.

“Mali i Zi kishte hapur 32 kapituj në vitin 2012. 13 vjet më vonë, në vitin 2025, Mali i Zi ka qenë në gjendje të mbyllë vetëm pesë kapituj, nëse nuk gabohem”, tha Zef në një intervistë.

“Prandaj, nuk mund ta kuptoj se nga vjen entuziazmi retorik i mbylljes së negociatave në vitin 2027 ose i dhënies së pasaportave të BE-së. Sado që do të doja t’i shihja gjërat në një dritë tjetër, kjo më duket më shumë iluzion sesa realiste.”

“Jam shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për këtë, veçanërisht duke qenë i vetëdijshëm për rrethanat dhe situatën brenda BE-së dhe skepticizmin e disa shteteve anëtare të BE-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, tha Mazi, i cili është 69 vjeç dhe tani ka dalë në pension.

Integrimi në BE s’është çështje partie

Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare më 11 maj, të cilat mund t’i japin Ramës edhe katër vjet në pushtet, përveç 12 viteve që ka pasur që nga viti 2013.

Gjatë kësaj kohe, Partia Socialiste e Ramës është goditur nga një sërë skandalesh krimi të organizuar dhe korrupsioni dhe është akuzuar për shkelje të lirive të medias, megjithatë ajo vazhdon të përballet me një opozitë në rrëmujë.

Kritikët thonë se, me pak gjëra për t’u mburrur në frontin e brendshëm, Rama po premton pranim të shpejtë në BE në një përpjekje për të siguruar mbështetje para zgjedhjeve. Ai, madje, shfaqi një maket të një pasaporte të BE-së për Shqipërinë.

Megjithatë, Mazi paralajmëroi se integrimi në BE duhet të shihet si një çështje kombëtare, jo si një futboll politik.

“Integrimi në BE nuk është çështje partie, por çështje vendi”, tha ai.

“Kur një vend bëhet shtet anëtar, në tabelën e emrit nuk shkruhet ‘Partia Socialiste’ ose ‘Partia Demokratike’, por emri i vendit. Pjesa tjetër është marrëdhënie publike dhe fushatë.”

“Ka shumë pompozitet politik kur hapet një Grup (kapitujsh). Edi Rama nuk ngurron ta përdorë atë”, tha Mazi.

“Ai, madje, shkon personalisht në Bruksel për një ngjarje që nuk kërkon ceremoni, por është thjesht pjesë e një procesi normal. Reklamohet për PR dhe konsum politik të brendshëm dhe kapital më shumë sesa kuptohet se çfarë do të thotë në të vërtetë.”

Çdo reformë është e rëndësishme

Sfida më e madhe me të cilën përballet Shqipëria, tha ai, është krijimi i një “strukture plotësisht funksionale, të qëndrueshme dhe të fuqishme të dedikuar vetëm për integrimin në BE.

Kjo strukturë duhet të përbëhet nga staf i përhershëm, jo-rrotacional, shumë i kualifikuar, profesional, diplomatik, politik dhe teknik, të gjitha nën një çati të veçantë në nivel ministror”.

“Integrimi në BE është dhe duhet të shihet si një paketë”, tha ai.

“Reformat nuk janë hierarkike në rëndësi; secila është e rëndësishme në vetvete. Sigurisht, disa artikulohen më shpesh, disa jo aq shumë.”

“Çdo gjë që ndodh në një vend kandidat ka ndikim në procesin e integrimit në BE: politika dhe partitë politike, parlamenti, reformat, lufta kundër korrupsionit, gjyqësori, drejtësia, siguria… biznesi, media, qeverisja lokale, akademia, bujqësia, industria, doganat, monopolet e kështu me radhë.”

Dhe pastaj është çështja e lodhjes nga zgjerimi brenda vetë BE-së.

Pavarësisht retorikës nga Brukseli në favor të zgjerimit të mëtejshëm në Ballkan, disa anëtarë mbeten skeptikë, tha Mazi: “Fatkeqësisht, nuk ka zëra mjaftueshëm të fortë dhe numerikë mbështetës për të nxitur integrimin e Shqipërisë, si dhe të Ballkanit Perëndimor për këtë çështje.”

Përtej një nervozizmi të përgjithshëm në lidhje me zgjerimin, integrimi mund të pengohet edhe nga shtete anëtare individuale me mosmarrëveshje specifike dypalëshe me një kandidat, siç ka qenë rasti midis Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të BE-së, Greqisë dhe Bullgarisë.

I pyetur nëse mund të ketë disa shtete anëtare që kundërshtojnë konkretisht pranimin e Shqipërisë, Mazi tha: “Mendoj se ka, megjithëse këto nuk e thonë hapur; ajo që disa thonë publikisht është e ndryshme ose edhe e kundërta me atë që thonë në takimet e mbyllura të BE-së.

Fushata elektorale “tër bon” gruan në Shkozë, zbret nga pallati dhe ofendon kandidatin e Berishës në Tiranë!

Një ngjarje e paprecedentë si dhe e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet në zonën e Shkozës.

Kandidati i PD për deputet në Tiranë, Rivelino Çuno ka denoncuar në polici një grua e cila ka penguar një aktivitet elektoral që po zhvillonte në Shkozë.

Ka qenë një grua e moshës 42 vjeçe e cila është shqetësuar nga zhurmat afër pallatit, dhe ka dalë duke bërtitur dhe ofenduar pjesëmarrësit në këtë takim.

“Pasditen e djeshme, shtetasi R. C., 38 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik, ka njoftuar Policinë se ishte penguar gjatë aktivitetit të tij elektoral, në Shkozë.

Shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet për rastin dhe kanë shoqëruar në komisariat, shtetasen Sh. S., 42 vjeçe, banuese në Shkozë, e cila ka deklaruar se i ka ofenduar pjesëmarrësit në këtë aktivitet pasi ishte shqetësuar nga zhurmat e krijuara afër pallatit ku ajo banon dhe se nuk e ka ditur arsyen e këtij aktiviteti.”

Rivelino Çuno, është kandidat i PD në listën e hapur për qarkun e Tiranës, si dhe kryetar i PEISH.

E pëson keq 24-vjeçari shqiptar në Gjermani që publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’!

Një 24-vjeçar me inicialet E. N. është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E. N., i cili ndodhet me banim në Gjermani, ka publikuar në rrjetin social “TikTok” një fotografi të fletës së votimit të plotësuar, të cilën e kishte marrë me postë në kuadër të procesit të votimit nga jashtë vendit.

Policia thotë se materialet për këtë rast janë referuar në Prokurori dhe hetimet po vijojnë në gjendje të lirë. Autoritetet rikujtojnë se publikimi i votës së plotësuar përbën shkelje të fshehtësisë së votimit dhe cenon integritetin e procesit zgjedhor.

Shfaqi vetëm flamurin e Kosovës në finale, G Bani reagon ashpër ndaj Gjestit

Pas fitores së Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, momenti i tij kur shpalosi vetëm flamurin e Kosovës në skenën e finales ka ndezur një valë reagimesh. Kjo ka shkaktuar polemika të mëdha, duke përfshirë edhe reagimin e reperit G-Bani, i cili nuk ka kursyer kritikat e tij.

Në një postim të tij të fundit, G-Bani theksoi: “Më pengon flamuri i Kosovës në Big Brother Albania kur nuk shoqërohet nga flamuri i Shqipërisë.” Ky koment ka shkaktuar një valë kundërpërgjigjes nga ndjekësit e tij, të cilët e akuzuan për ndarje dhe mungesë respekti ndaj Kosovës.

Megjithatë, reperi nuk është ndalur, dhe me një mesazh të gjatë, ai sqaroi se do të vazhdojë të shprehë mendimet e tij pa frikë. “Në një realitet ku duhet të kesh frikë të thuash që një shqiptar duhet të ngrejë flamurin shqiptar në një shfaqje shqiptare… Unë kam mendimin tim dhe e di që asgjë nuk ndryshon nga mendimi i një njeriu. Secili mendon si dëshiron. Dhe, po, paguaj çmimin për mendimin tim,” ka shkruar G-Bani.

I ranë skelat në kokë, gruaja e Bledi Shkëmbit i kërkon milionat në gjyq “Arlis Ndërtim” të Armand Lilos

Rrëzimi i një skele hekuri nga pallati në ndërtim i firmës “Arlis ndërtim” sh.p.k. të Armand Lilos, ka çuar në dyert e gjykatës së Tiranës, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin.

Një nga dy të plagosurit, Imelda Shkëmbi, e cila mbeti e dëmtuar teksa ecte në trotuar tek pallati që ndërtonte firma e Lilos, (pas godinës së presidencës), i është drejtuar me një kërkesë padi gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej saj detyrimin e kompanisë “Arlis Ndërtim”, të paguajë financiarisht shkaktimin e dëmit, të ndodhur në Janar 2024.

Shorti elektronik ka zgjedhur gjyqtaren Ina Hoxhaj, për të shqyrtuar këtë kërkesë padia, të depozituar nga Imelda Shkëmbi, e cila rezulton të jetë dhe bashkëshortja e Trajnerit të Tiranës, Bledi Shkëmbi.

Imelda Shkëmbi ka kërkuar pagimin e disa milion lekëve nga “Arlis Ndërtim”, për shkak të dëmtimeve shëndetësore që pësoi gjatë momentit të rrëzimit të skelave në rrugë dhe trotuar.

Për këtë incident, në muajin Janar 2024 policia e Tiranës arrestoi dhe më pas la të lirë, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë”, Elton Osmanllari, punëtor, Erjon Kanto, sipërmarrës dhe Zef Kalaj inxhinier i kompanisë “Arlis Ndërtim”.

Sipas verifikimeve të grupit hetimor në terren, ata nuk kishin zbatuar rregullat për të ruajtur, qoftë punëtorët, ashtu edhe këmbësorët e rastit që kalonin në rrugë.

Ngjarje mon. strυoze/ Djali mbante trυρin e ραjetë të nënës së tij në garazh, tërhiqte pensionin e saj

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Scortichino, në komunën e Bondeno, në zonën e Ferrarës, ku trupi i pajetë i një gruaje 90-vjeçare u gjet i mbështjellë me celofan dhe i fshehur në garazhin e shtëpisë së saj.

Karabinierët zbuluan kufomën dhe njoftuan menjëherë Prokurorinë, duke hapur një hetim për krimin e fshehjes së një kufome dhe mashtrimit kundër shtetit.

Në qendër të hetimit është djali 54-vjeçar i gruas, i cili ka pranuar se e kishte fshehur trupin e nënës së tij për të vazhduar të merrte pensionin e saj

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu përfshirjen e mundshme të një personi të dytë, i cili aktualisht është nën hetim.

Rezultati i autopsisë do të jetë vendimtar për të sqaruar shkaqet e vdekjes dhe për të përcaktuar datën e saktë të vdekjes, e cila mund të datojë që nga janari.

Ky zbulim ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shqetësime për abuzimin e mundshëm të sistemit të pensioneve.

Hetimet janë në vazhdim, dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë.

Ura më e lartë në botë që tejkalon edhe rrokaqiejt më të famshëm

Quhet Ura e Kanionit Huajiang dhe do të jetë ura më e lartë në botë, jo për sa i përket lartësisë së shtyllave, madje as lartësisë së tyre mbi nivelin e detit, por në lidhje me distancën vertikale mbi të cilën do të vendoset kuverta.

”Plot 625 metra, domethënë distanca që do të ndajë sipërfaqen e rrugës nga pika më e ulët e tokës, në këtë rast lumi Beipan”, shkruan focus.it.

Me fjalë të tjera, ajo që e bën atë një përsosmëri inxhinierike është boshllëku poshtë strukturës.

Vepra kineze (43 nga 50 urat e varura “më të larta” në planet ndodhen në Kinë) do ta kalojë me 60 metra mbajtësen aktuale të rekordit, Urën Duge (565 metra), e ndërtuar në vitin 2016 afërsisht 200 kilometra më në veri, përsëri për të kaluar kanionin e thellë nëpër të cilin rrjedh Beipan.

Struktura masive u ndërtua vetëm tre vjet, duke kushtuar afërsisht 283 milionë dollarë, dhe është planifikuar të hapet për trafik deri në qershor të vitit 2025.

Për të kuptuar lartësinë marramendëse që po mbulon tashmë, mund të bëjmë një krahasim me disa nga rrokaqiejtë më të lartë në planet: Qendra Botërore e Tregtisë në Nju Jork, për shembull, mat “vetëm” 541 metra dhe, midis të gjithave, vetëm tre kanë numra më të mëdhenj (Burj Khalifa në Dubai, 830 metra, Merdeka 118 në Kuala Lumpur 680 metra, dhe Kulla e Shangait, 632).

Në përgjithësi, ura e varur është 2 890 metra e gjatë, me një hapësirë kryesore prej 1 420 metrash dhe dy kulla mbështetëse me lartësi 262 metra.

Kavot, të projektuara për t’i bërë ballë erërave shumë të forta, janë të lidhura me një tra masiv çeliku të përbërë nga 93 segmente për një peshë totale prej afërsisht 22 000 tonësh.

Ekuivalenti, si të thuash, i dy kullave Eiffel.

Zgjedhja e kësaj zgjidhjeje strukturore u bë e domosdoshme nga morfologjia e ashpër e kanionit dhe ndryshimet e forta të temperaturës në atë lartësi, të cilat gjenerojnë turbulenca të shpeshta atmosferike dhe kushte ekstreme të motit.

Pavarësisht vështirësive logjistike dhe mjedisore, puna u përfundua përpara afatit. Kjo falë sistemit të vendimmarrjes kontroverse të Kinës, i cili lejon autorizimet dhe vendet e ndërtimit sa më të shpejta të jetë e mundur, duke zvogëluar kontrollet mjedisore dhe kundërshtimin lokal.

Mjafton të thuhet se projekte të ngjashme në Perëndim do të duheshin pesë deri në dhjetë vjet për t’u përfunduar.

Një shembull i kohëve të fundit është Ura Gordie Howe, midis Detroitit dhe Windsorit, e cila do të jetë 220 metra e lartë dhe gjithashtu do të përurohet në muajt e ardhshëm, pas më shumë se shtatë vitesh pune.

K. rim në familje , babai υr.et 15-υje çaren, ρΙa gos bashkëshorten dhe vajzën tjetër

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku babai ka vrarë me thikë vajzën e tij vetëm 15 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ndërsa lajmi është konfirmuar nga autoritet policore.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

Bytyçi tha se dyshohet se burri ka sulmuar me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ylli Rakipi i drejtohet Ramës: Premtove shëndetësi falas në 2013 dhe akoma nuk e ke bërë, skandali te Onkologjiku ku bëhej biznes me υ▪︎ekjen, çfarë do t`i thuash kësaj?

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama, ka debatuar me Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, për premtimin “shëndetësi falas” që ka bërë në 2013, por nuk e ka realizuar ende.

Debati:

Ylli Rakipi: Erdhët në vitin 2013 me premtim për shëndetësi falas. Sipas BB, 60% të shpenzimeve shëndetësore shqiptarët i paguan nga xhepi. Shteti mbuloi vetëm 40%. Pse nuk është realizuar shëndetësia falas? A do ta realizoni në mandatin që pretendoni të shkoni?

Edi Rama: Procesi i transformimit të sistemit shëndetësor ka faza. Do ta marr shifrën, nuk po e kontestoj. Edhe ai hiena nuk kishte falsifikuar gjë, por interpretonte në mënyrë hienore. I fut te gjysma tjetër dhëmbin me helm. Sot, në Shqipëri ka 600 mijë persona, të cilët për arsyet e tyre, nuk kanë mbulim sepse nuk kanë paguar. Për ata bëjmë rimbursim të ilaçeve. Po bëjmë autonominë. Duhet bërë edhe lëvizje në taksim sepse shëndetësinë dikush do ta paguajë.

Ylli Rakipi: Për mandatin e katërt do të jetë shëndetësia falas? Unë përshembull iki jashtë për tu kuruar. Një doktor i njohur këtu thotë shqytyr që e kemi aeroportin afër… Ti ndoshta operohesh këtu dhe mblidhen gjithë mjekët të shohin. Kryeministrin e presin ndryshe.

Edi Rama: Ke bërë ti investigim të spitalit?

Ylli Rakipi: Zbulimi i skandalit te Onkologjiku, ku dërgoheshin në klinika private dhe bëhej biznes me vdekjen, çfarë do ti thuash kësaj?

Edi Rama: Nuk mundet dot që një ngjarje skandaloze… Për këtë arsye ne Onkologjikun po e ribëjmë në partneritet me spitalin e tetë në botë SHIBA e Izraelit. Kemi marrë dhe kemi menaxherë nga Turqia. Kulturën e menaxhimit nuk e kemi shumë të zhvilluar. Ne hodhëm firmën me grupin San Donato për të bërë partneritet strategjik me San Raffaele. Do të kemi qendër spitalore ekselence që do të mbulojë të gjithë shërbimet. Nuk do të ikë njeri jashtë, por do të kurohen në Shqpëri nga i gjithë rajoni.

Ylli Rakipi: Tallesh ti?

Edi Rama: Kemi firmosur ne me grupin San Donato. Ka një eksperiencë në Poloni, kanë marrë spitalet dhe bëjnë menaxhim. Unë po flas për shërbim publik. Ne do të bëjmë partneritet, e kanë bërë në Poloni dhe janë spitale të jashtëzakonshëm. Sjellin mjekë, teknologji, menaxhim. Bëjnë marrëdhënie me shtetin, ku shteti paguan.