Trump ndërpret fondet për universitetin e Harvardit: Keni përkrahur protestat studentore!

Tashmë është bërë zyrtare. Administrata Trump do të bllokojë Universitetin e njohur të Harvardit nga e drejta për të marrë grante të reja kërkimore nga qeveria federale. Në këtë mënyrë pritet të përshkallëzohet më tej sulmi ndaj universitetit elitar.

Sekretarja e Arsimit, Linda McMahon i ka dërguar një letër presidentit të Harvardit, duke deklaruar se universiteti “nuk është i kualifikuar për asnjë grant të ri nga qeveria federale derisa të demonstrojë menaxhim të përgjegjshëm”. Vendimi është sulmi më i fundit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kundër Harvardit dhe universiteteve të tjera elitare, të cilat ai i ka akuzuar për promovimin e politikave progresive dhe nxitjen e një kulture “zgjimi dhe proteste nëpër kampuse.

Arsyeja e dhënë ishte se universiteti, me seli në Kembrixh të Masaçusetsit, përfiton masivisht nga mbështetja shtetërore, por nuk i përmbahet rregulloreve federale – ndërsa në të njëjtën kohë ka miliarda dollarë në asete që janë pothuajse të pataksuara.

Javën e kaluar Trump tha se do ta hiqte statusin e Harvardit si të përjashtuar nga taksat. Ai më herët kishte njoftuar plane për të hequr më shumë se 2.2 miliardë dollarë fonde federale nga universiteti, duke e bërë atë të niste veprime ligjore kundër administratës.

Në letrën e saj, Linda McMahon akuzon universitetin për dështimin në adresimin e antisemitizmit në kampus, tolerimin e diskriminimit, braktisjen e rigorozitetit akademik dhe mungesën e diversitetit të pikëpamjeve.

Megjithatë, ndryshe nga universitetet e tjera, Harvardi refuzon të përmbushë kërkesat e gjera nga Uashingtoni, të tilla si ato në lidhje me procedurat e pranimit, kodet e sjelljes dhe vendimet për personelin. Pasi universiteti hodhi poshtë kushtet përkatëse, qeveria ngriu fonde të konsiderueshme: Në total, Trumpit iu pezulluan 2.2 miliardë dollarë amerikanë (rreth 1.9 miliardë euro) në grante federale shumëvjeçare dhe rreth 60 milionë dollarë nga kontratat në vazhdim me universitetin. Sipas mediave amerikane, në lojë është një financim qeveritar me një total prej rreth 9 miliardë dollarësh.

LaCivita: Personat që kanë përndjekur Trump, i kanë gjurmët te rasti i Berishës

Gazeta amerikane ‘Wall Street Journal’ i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri më 11 maj. Në artikull theksohet se Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump, po drejton fushatën e opozitës në Shqipëri. Në median amerikane ka marrë shumë rëndësi dhe rasti i shpalljes non grata i Berishës nga DASH.

Sipas WSJ, Berisha ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij si mashtrime dhe përpjekje nga kundërshtari i tij për hakmarrje politike. Ndërkohë që mediumi amerikan shton se shumica e mesazheve të LaCivita në Shqipëri për Berishën kanë pasqyruar mesazhet e Trump. LaCivita e fajësoi Ramën për rritjen e çmimeve dhe krimin, duke u përqendruar te inflacioni.

Artikulli i Plotë:

“Gjatë një mbrëmje në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, një amerikan përshkoi një turmë të zhurmshme me mijëra vetë, u ngjit në skenë dhe bëri një pyetje: Kush është gati ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish?

Ky amerikan ishte Chris LaCivita, një nga arkitektët e rikthimit politik të Donald Trump-it në vitin 2024, pavarësisht dhjetëra akuzave penale. Ai tani po përpiqet të përsërisë atë strategji për Sali Berishën, një ish-kryeministër i vendit ballkanik, i cili përballet vetë me akuza për korrupsion dhe është i sanksionuar nga SHBA.

Si kryetar i partisë opozitare, Berisha do të ishte në rrugën për t’u bërë sërish kryeministër nëse partia e tij fiton shumicën në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në Shqipëri, LaCivita ka folur në tubime të mëdha, ka ndihmuar në hartimin e reklamave televizive, ka marrë pjesë në disa thirrje Zoom me mijëra shqiptarë, ka udhëtuar tri herë në këtë vend, është shfaqur në ngjarje të ndryshme publike dhe është kthyer në një objektiv për kundërshtarët dhe përkrahësit njëkohësisht. Ai shpesh i zhvillon takimet nga zyra e tij në Virxhinia.

Gjatë këtij procesi, ai është bërë papritur një figurë qendrore në një vend me rreth 2.7 milionë banorë përpara zgjedhjeve.

“Ka një pjesë të elektoratit në Shqipëri që më pëlqen dhe një pjesë që nuk më pëlqen,” tha LaCivita duke qeshur në një intervistë të fundit.

LaCivita e krahasoi situatën me ndjekjet penale ndaj Trump-it. “Të njëjtët njerëz që ndërmorën veprime të ngjashme kundër Donald Trump-it, gjurmët e tyre janë kudo në këtë rast,” tha LaCivita.

Ai nuk pranoi të thotë se sa po paguhej, por u shpreh se ishte “në përputhje me një fushatë politike kombëtare” dhe se do të bëhej publike nga partia shqiptare pas zgjedhjeve.

“Në vitin 2024, të majtët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump-in. Dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre. Do të dështojnë,” tha ai në një miting muajin e kaluar, me një përkthyes që përcillte fjalët e tij për turmën prej mijëra vetash, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj amerikanë.

Ε paprecedentë në Gjirokastër/ Gjimnazisti hidhet nga kati i dytë i shkollës për të fituar bastin 10 mijë lekë të vjetra

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku një nxënës është hedhur nga kati i dytë i shkollës, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo”, teksa nxënësi ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme.

Shokët në polici kanë deklaruar se ai e ka kryer këtë veprim për shkak të një basti dhe për të fituar 10 mijë lekë të vjetra.

Rënia e në tokë i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Lot gëzimi/ AGAI i bën surprizën e madhe Esterit në Ferma VIP

Surprizat dhe emocionet në Ferma VIP nuk kanë fund. Këtë të hënë ka qenë radha e Esterit që të merrte një surprizë të bukur brenda Ferma VIP.

Gjatë javës ajo rrëfeu se e kishte marrë shumë malli për familjen e saj e veçanërisht për prindërit. Ajo rrëfeu se babai i saj pak kohë më parë kishte kaluar një trombozë dhe vetëm një mrekulli e riktheu atë në jetë.

Ndërsa tha se ka marrdhënie të shkëlqyera me mamanë e saj të cilës shpesh i këndon këngë korçare.

Për prindërit e Esterit ëndrra e tyre më e madhe do të ishet ta shihnin në një skenë përrallore.

Pjesë nga biseda:

Luana: Si mendon se të kanë parë prindërit?

Ester: Nuk do doja kurrë t’ua ulja konë, dhe ata të mërziten me mua. Gjithmonë kam dashur që ata të krenohen me mua, t’i ndihmoj me aq sa mundem. Siç e thashë edhe te klipi, meraku im më i madh është do të doja të dija se si është babi.

Luana: Ndërkohë që te rrëfimi yt dëgjoj se ëndrra e tyre më e madhe është të shohin ty si artiste.

Ester: Kjo është ëndrra më e madhe e mamit tim. Unë i këndoj shpesh në shtëpi, edhe kur ajo pi kafe.

Luana: Çfarë kënge i këndon?

Ester: Ka këngët e veta mami, siç është nga Korça. Patëm dis momente të vështira në jetë dhe ndoshta nuk doja të rëndoja familjen time, që ata të mundoheshin ta çonin Esterin në kurse. Këtu është mundësia më e mirë që Esteri të shfaqi talentin e saj të fshehur.

Luana: Dhe unë mendoj si ty nuk ka skenë më të madhe se Prime Time i Ferma VIP, ku të gjithë të të shohin. Jashtë ke disa drita skene që janë ndezur vetëm për ty. Atje të pret Frederiku që do të të shoqërojë.

Pas bisedës në plevicë Ester iu drejtua ambientit të jashtëm ku e priste Frederiku dhe ku të dy bashkë interpretuan kënëg “Lulet” që është e preferuara e babait të Esterit.

Sapo mbaruan këngët prindërit e Esterit u shfaqën papritur, duke e bërë suprizën edhe më të bukur.

6 maj/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 06 maj 2025, dollari amerikan blihet me 85.9 lekë dhe shitet me 87.2 lekë.

Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 114.2 lekë dhe shitet me 115.7 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.3 lekë, ndërsa në shitje me 63.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

620-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut

620 vjet më parë, më 6 maj të vitit 1405 lindi Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Gjergji lindi në familjen fisnike dibrane të Gjon Kastriotit dhe Vojsavës.

Kur lindi Skënderbeu, Gjoni ishte sundimtar i një treve që përfshinte Krujën, Mirditën e më gjerë.

Emri i Gjergj Kastriotit personifikon një epokë të tërë të historisë tonë kombëtare, e cila mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV – fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë.

Për 25 vjet me radhë, Skënderbeu mbrojti popullin shqiptar por edhe pengoi shtrirjen e osmanëve drejt Evropës.

Ndërsa me Kuvendin e Lezhës, 2 mars 1444, nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeut për herë të parë u arrit një bashkim politik i princërve shqiptarë, duke vënë themelet e një shteti arbëror të organizuar.

Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare.

Vdekja e Skënderbeut solli rënien nën pushtimin 5-shekullor nga Perandoria Osmane deri në krijimin e shtetit të pavarur më 1912.

Kruja, që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, i rezistoi vetëm një rrethimi tjetër pa prijësin e saj, i cili u konsiderua nga shumë vende si heroi që pengoi Perandorinë Osmane të pushtonte Evropën Perëndimore.

Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj dhe burim frymëzimi për brezat.

Tërmeti i fortë shkundtokën, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua sonte në juglindje të Islandës.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ndodhi sonte në orën 21:48 sipas kohës lokale rreth 218 kilometra në lindje-verilindje të Reykjavikut me një epiqendër në një thellësi prej një kilometri.

Për momentin, nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale dhe sipas të dhënave të EMSC, tërmeti ndodhi në një zonë me popullsi të pakët.

HABlT tiransja: “Dua të jem vetëm e një ma. shkυIIi dhe ai të jetë i fùndit për mua”, 19-υjeçarja që…

Të jesh person i paraqitshëm, konsiderohet si një plus i madh, sidomos për vajzat, të cilave u hapen më lehtë dyert e jetës.

Ndërkohë që disa vlerësojnë më shumë zgjuarsinë, janë të rralla ato vajza që nuk duan që t’i shohin thjesht si të bukura.

Një rast i ngjashëm ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Bëhet fjalë për një 19-vjeçare, e cila nuk e ka përdorur në asnjë moment të jetës pamjen e saj të jashtme dhe nuk dëshiron të identifikohet për bukurinë e saj.

Vajza rrëfen se dëshiron të jetë e një mashkulli në jetë.

Vajza ka shkruar për JOQ:

Pershendetje JOQ. Une quhem Antonela dhe doja te ndaja me ju dicka .Jam 19 vjeqe dhe edhe pse nuk me pelqen ta tregoj e paraqitshme .Duke qene me kete pamja gjithmone dhe kur isha ne gjimnaz isha ne qender te vemendjes te cunave dhe madje mua me ngacmonin shum problemi eshte se ateher me pelqente qe te me ngacmonin por un nuk kam qene asnjeher ne nje mardhenie dhe gjithnje qendroja serioze sa shumica e meshkujve mendonin se isha e lidhur.Mendoja se kur te vija ne tr edhe pse nuk isha shum larg tr do dilja ose do njihja dike .

Tani shoh nje ndryshim te madh tek un me bezdis fakti kur nje mashkull me ngacmon madje nuk duroj fare tme thone sa e mir je e urrej kete fakt,sdua te jem ne qender te vemendjes madje e urrej kete gje .Kam dy vite ne tr dhe rri pothuajse vetem shkoll shpi,kontakt me cunat sbehet fjale fare nuk me ngjisin sepse me duken se te gjithe kan vetem nje qellim me femrat,dhe dua qe kur te lidhem te jete lidhja e pare dhe e vetme .

Dua nje lidhje ndryshe nga keto qe shohim per dit,dua te jem vetem e nje mashkulli dhe ai te jet i fundit per mua.Para sa kohesh pata filluar pune si recepsioniste por dhashe dorheqjen sepse nuk vlersohesha fare per punen aty te mbanin vetem si imazh per te terhequr klientat dhe as kete nuk e duroj.Une nuk dua te jem vetem nje vajz e paraqitshme por dua qe njerzit tme shohin pertej kesaj .Faleminderit dhe shpresoj ta postoni. Atonela T

Këngëtαrja shqiρtare tregon s ekretίn: Bëjmë ….ks me b. υrrin 4 h erë në natë, ai më…

Këngëtarja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga të rinjtë, ka treguar se është një m.an.iake në sh.trat, bashkë me të dashurin e saj.

Miriam Cani ka ndarë me fansat e saj një se.kret nga dh.oma e gj.umit, kur thotë se bën s* ks katër herë brenda një na.te, e ka raste edhe gjatë.

Ajo thotë se Albani është shumë i kë.naqur dhe jeta e tyre i.nti.me shkon për mrekulli.

Kjo deklaratë e saj sigurisht nuk është kaluar pa komente, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë thënë se e tepron kur thotë se e bë.jnë kaq shpesh brenda natës.

Si e komentoni ju ketë?

V.αjza nga Puka: Sh. oqja më kërkon që të b. ëj diçka të tυrρshme, ose ajo do të më…

Një adoIeshente nga Puka po përjeton presionin psikologjik që shoqja e saj po ushtron mbi të. Vajzës i kërkohet të zërë të dashur, ndryshe shoqja nuk do ta mbajë më mike sepse “është e prapambetur”. Historia shokuese është rrëfyer.

“Jam një 16 vjeçe nga Puka dhe jam nxënëse shumë e mirë në mësime.

Jam shumë simpatike. Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur edhe pse një djalë më pëlqen shumë fort.

E kam në shkollë. Unë kam një shoqe të ngushtë që është 17 vjeçe dhe ajo ka patur 2 të dashur deri më tani.

Mua më pëlqen muzika dhe piktura dhe kohën e lirë e kaloj duke u marrë me to dhe shoqen. Ama shoqja është mërzitur shumë me mua, më quan të prapambetur se nuk jam lidhur.

Ajo madje tani që ky djali më ka propozuar më thotë që s’do t’më flasë më ose s’do t’më mbajë më shoqe nëse nuk e pranoj atë djalin në lidhje.

Por unë kam frikë. Nuk jam e vogël e di, por dua t’jem e sigurtë. Më vjen zor të lidhem që tani sepse e di që lidhja s’do shkojë kërkund.

Unë shoqen e dua shumë se jemi rritur bashkë. Nuk dua ta humbas sepse ajo vetëm më qorton dhe kritikon për tipin tim që s’jam e afërt me djemtë.

Madje unë as foto në rrjete sociale nuk më pëlqen të hedh, më mirë bëj një pikturë.

Shoqja ka 2 ditë që s’më flet dhe tani jam shumë keq.

Çfarë të bëj? Ta pranoj atë djalin për të folur në Facebook?

Më jepni një mendim sepse nuk dua ta humb shoqen time…”, shkruan ajo.