Qytetarët në hall/ Radarët s’frenojnë shkelësit, por penalizojnë të pafajshmit

Radarët e monitorimit të trafikut janë duke bërë kërdinë me gjoba masive, ligjshmëria e të cilave është më shumë se e dyshimtë.

Edhe pse investimi për monitorimin e Trafikut në akset kryesore kombëtare nuk ka përfunduar ende dhe nuk është marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, radarët kanë vendosur gjoba masivisht, për shumicën dërrmuese të të cilave drejtuesit e mjeteve nuk janë në dijeni fare.

‘Kur ndodh një shkelje rrugore, kamerat inteligjente regjistrojnë automatikisht të dhënat dhe fotot përkatëse. Më pas, këto informacione analizohen nga operatorët dhe i transmetohen Policisë së Shtetit. Kjo e fundit verifikon rastin dhe liron gjobën përkatëse, e cila i shkon drejtpërdrejt drejtuesit të mjetit në sistemin elektronik të gjobave,’ thotë Marin Bezhani, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut (QKMT).

Por cilat janë pikat që monitorohen aktualisht?

‘Monitorimi po kryhet në fazë testimi në disa pika të zgjedhura strategjike, përfshirë: Golemin pranë stacionit të trenit, mbikalimin e Spillesë 1 dhe Spillesë 2, zonën e njohur si ‘Zham Sektor’, si dhe në Bishtin e Zhurit dhe Rrogozhinë. Përveç këtyre, testime po zhvillohen edhe në disa akse të tjera rrugore kryesore në vend.’

Projekti për monitorimin e trafikut në autostradat kombëtare është tenderuar për një vlerë prej rreth 20 milionë eurosh. Ai parashikon vendosjen e kamerave të trafikut fillimisht për 200 kilometra rrugë kombëtare, të cilat monitorojnë dhe përcjellin në kohë reale çdo shkelje.

Vendimi i qeverisë, rikthehen në shërbim aktiv ushtarakët në rezervë, kush mund të aplikojë

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes, i cili i hap rrugën rikthimit në shërbimin aktiv të ushtarakëve në rezervë.

Ky vendim synon të plotësojë nevojat e Forcave të Armatosura me personel të kualifikuar dhe të forcojë kapacitetet mbrojtëse të vendit.

Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, ish-ushtarakët, oficerë, nënoficerë, ushtarë dhe detarë, do të kenë mundësi të rikthehen në shërbim aktiv, kur strukturat përkatëse ushtarake kanë nevojë për specialitetin apo përvojën e tyre.

Ministria e Mbrojtjes do të publikojë thirrjet për pozicionet e hapura në faqen e saj zyrtare, ndërsa aplikimi do të kryhet në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania.

Pas dorëzimit të dokumentacionit, kandidatët do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisione përkatëse dhe kontrollit të sigurisë.

Të përzgjedhurit do të konsiderohen ushtarakë aktivë dhe do të emërohen në detyrat përkatëse, duke ruajtur gradën që kanë pasur në momentin e daljes në rezervë.

Gjatë periudhës së kontratës, nuk do të kenë të drejtë avancimi në gradë.

Vendimi parashikon gjithashtu se, në rast mobilizimi të pjesshëm apo të përgjithshëm, rikthimi në shërbim mund të realizohet edhe pa aplikim, me njoftim të drejtpërdrejtë nga autoritetet ushtarake.

Ky hap përforcon gatishmërinë operacionale të Forcave të Armatosura, duke ndjekur modele të ngjashme me ato të vendeve të NATO-s, si dhe ofron mundësi për shumë ish-ushtarakë që të kontribuojnë sërish në shërbim të vendit.

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Alpet zvicerane, ku një pjesë e madhe e akullnajës është shembur dhe ka përmbytur fshatin Blatten.

Edhe pse fshati ishte evakuuar disa ditë më parë për shkak të rrezikut, një person rezulton i zhdukur dhe shumë shtëpi janë rrafshuar nga rrëshqitja.

Kryetari i fshatit, Matthias Bellwald, u shpreh i prekur: “E pamendueshmja ndodhi. Kemi humbur fshatin, por jo shpresën.”

Banorët u larguan më 19 maj pasi shkencëtarët paralajmëruan se akullnaja mund të shembej. Tani, shumë prej tyre mund të mos kthehen më kurrë në shtëpitë e tyre.

Pamjet nga droni treguan momentin kur akulli dhe balta u shkëputën dhe rrëshqitën me zhurmë të madhe drejt fshatit, duke lënë pas një re të madhe pluhuri dhe shumë dëme.

Autoritetet zvicerane kanë kërkuar ndihmë nga ushtria për përballimin e situatës, ndërsa qeveria ka premtuar ndihmë financiare për banorët që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ndryshimet klimatike janë një nga arsyet kryesore për këtë tragjedi. Akullnajat po shkrihen gjithnjë e më shpejt dhe ngrica që mban bashkë malet po shkrin gjithashtu, duke e bërë zonën shumë të rrezikshme.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa për ngrohjen globale, ngjarje të tilla do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Agjentët e Shërbimit Sekret grek sυΙmohen nga mafia turke

Personazhe të mafies turke në Greqi kanë sulmuar disa oficerë të Shërbimit Sekret grek.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në Selanik, rreth orës 16:00, brenda një stacion karburanti, siç njofton media greke Protothema.

Oficerët e sulmuar ishin drejtues të Shërbimit Informativ Kombëtar helen, të cilët u përballën me të shtëna me armë zjarri në drejtim të tyre nga një automjet i blinduar.

Nga hetimet e deritanishme zbulohet se në automjet ndodheshin personazhe të botë së krimit me origjinë nga Turqia.

Sipas medias greke, tre turqit ndaluan në stacionin e karburantit për t’u furnizuar me benzinë për automjetin e tyre, e kanë vënë rë një automjet të Shërbimit Informativ Kombëtar, që gjithashtu ndaloi pak më tutje. Pas kësaj, turqit kanë nisur të shtënat e zjarrit ndaj oficerëve dhe më pas janë larguar me automjetin e tyre në drejtim të paditur.

Agjentët e Shërbimit Sekret grek sulmohen nga mafia turke

Pamje nga vendngjarja

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, teksa ngjarja po hetohet me përparësi të lartë nga autoritetet helene.

Tatimet do verifikojnë personat që kanë makina luksi dhe nuk kanë deklaruar të ardhurat, ja cilat dokumente do analizohen

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton se janë shtuar makinat e luksit brenda afatit një vjeçar, por problemi qëndron se ato janë blerë nga persona të cilët nuk kanë deklaruar të ardhurat e tyre.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shprehet se gjatë vitit 2023-2024, janë shtuar në qarkullim 400 automjete luksoze me pronarë me të ardhura të padeklaruara. Mesazhi i institucionit është që këta persona të deklarojnë të ardhurat e tyre, në mënyrë që të justifikojnë blerjet e këtyre makinave.

Për të gjithë ata që disponojnë automjete të luksit, do të përfshihen nën një proces verifikimi, nga ku do të analizohen përmes të ardhurave të deklaruara, përpuethshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara, si dhe me dokumentacionin justifikues të burimit financiar.

Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur kontrollin për makinat e luksit të blera nga individë të paregjistruar në organet tatimore!
Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor rezulton se 400 automjete janë blerë gjatë vitit 2023-2024 nga persona të cilët nuk kanë të ardhura të deklaruara!
KUJDES! Administrata Tatimore u sugjeron individëve të deklarojnë të ardhurat e përdorura për blerjen e këtyre mjeteve në mënyrë që të shmangin penalitetet!
Të gjithë individët që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së:
Të ardhurave të deklaruara pranë AT
Përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara
Dokumentacionit justifikues të burimit financiar”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Berisha nuk i kursen sulmet ndaj ish-ministrit të tij: Ilir Rusmali, një mercenar pa asnjë lloj norme morale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për gazetarët, sulmoi ashpër ish-ministrin e tij, Ilir Rusmali.

Ky i fundit është anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve. KAS rrëzoi dje disa kërkesa të Partisë Demokratike në lidhje me pretendimet e saj për shpalljen të pavlefshme të rezultatit zgjedhor për Qarkun e Kukësit.

Kjo ka bërë që Berisha të sulmojë ashpër Rusmalin, duke e cilësuar  atë “një mercenar pa asnjë normë njerëzore”.

“Paralajmëroj Ilirjan Celibashin që të dorëzojë çdo dokument që kërkohet në përputhje me ligjin dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmalit. Një figurë e zhveshur nga çdolloj norme standardi njerëzor, një shërbëtor pa asnjë parim që ka votuar të mos japin procesverbalet e QV kandidatëve apo Partisë Demokratike për Kukësin ku kemi fituar.

Mercenar pa asnjë lloj norme morale, njerëzore bllokon procesverbalet e kërkuara nga komisionerët, kjo nuk është detyrë e tij por e Ilirjan Celibashit, s’ka punë kurrkush, ato i jep ligji, e morët ju vesh, në qarkun që kemi fituar nuk dhanë procesverbalet, e verifikova se thashë është e pamundur, i kërkoj me urgjencë Ilirjan Celibashi të dorëzojë procesverbalet”, tha Berisha.

Finalja e Champions League / Mbi 40 mijë tifozë të Inter në Mynih

Rreth 40 mijë tifozë nga Milano dhe e gjithë Italia do të jenë në Mynih të shtunën për finalen e Champions League midis Interit dhe PSG-së.

Një takim me historinë, pavarësisht nëse fiton apo jo, që asnjë tifoz nuk do të donte ta humbiste kurrë. Nuk ka rëndësi nëse nuk mund të marësh pjesë personalisht në stadium. Shumica e tifozëve të Interit do të mbërrijnë në Gjermani pa biletën e lakmuar për në ‘Allianz Arena’.

Nga 40 mijë prej tyre që pritet të jenë në Mynih, vetëm 18.000 kanë biletë për në stadium. Vlerësimet në fakt flasin për shifra pak më të larta. Përveç 18 mijë biletave të lartpërmendura që Interi ua shpërndau tifozëve të tij “më besnikë” (i njëjti numër biletash u vunë në dispozicion tifozëve të PSG-së), UEFA shiti edhe 30 mijë bileta të tjera nëpërmjet shortit përpara se emrat e finalistëve të bëheshin të ditur.

Sipas Gazzetta dello Sport, afërsisht gjysma e këtyre biletave mund të kenë përfunduar në duart e tifozëve të Interit

“Një ëndërr nga fëmijëria…”/ Igli Tare flet si drejtor i Milan: Dua të shoh një skuadër që djersitet për fanellën

Igli Tare është zyrtarisht prej pak orësh drejtori i ri sportiv i Milan dhe përfaqëson në çdo aspekt fillimin e ri kuqezi të një klubi që ka vendosur të mbyllë menjëherë kapitullin e fundit dëshpërues të një sezoni që e pa të mbetej jashtë çdo gare ndërkombëtare në të ardhmen.

Tare që ka treguar aftësi të padiskutueshme menaxheriale që te Lazio, do të jetë në krye të direktivave jashtë fushe, për t’i rikthyer menjëherë shkëlqimin klubit, duke nisur nga një koncept i thjeshtë dhe i qartë që ai deshi ta theksonte me zë të lartë në intervistën e parë që dha si drejtori i ri sportiv: “Ka më shumë rëndësi ajo që ndodhet në pjesën e përparme të fanellës sesa ajo që është shkruar në pjesën e pasme, sepse ajo është ajo që të bën të madh, jo e kundërta. Dua që lojtarët që veshin ngjyrat kuqezi,” – ka theksuar ai më tej – “ta kenë shumë të qartë konceptin e përkatësisë.”

“Ekziston një lidhje e fortë me këto ngjyra”

Për Igli Tare aventura ka nisur dhe nuk do të jetë e lehtë: duhet rikthyer besimi dhe shkëlqimi për një klub që po del nga një prej periudhave më të vështira të historisë së tij sportive. Një histori që drejtori i ri sportiv e njeh në mënyrë të përkryer, pasi gjithmonë ka qenë tifoz i ngjyrave të Milanit: “Milani ka një histori të lavdishme. E kam ndjekur që kur isha fëmijë. Familja ime, të gjithë xhaxhallarët ishin tifozë të Milanit, dhe kjo lidhje ka qenë gjithmonë e fortë. Tani që jam këtu, është diçka shumë domethënëse për mua”, u shpreh Tare, duke kujtuar se debutimi i tij në Serie A ndodhi pikërisht kundër Milanit dhe se fëmija i tij i parë lindi gjatë një ndeshjeje të këtij klubi.

“Nuk e kam fshehur as kur u bëra lojtar dhe as kur isha drejtues, sepse është kështu: të gjithë ne kemi qenë tifozë të një klubi. Për mua të jem sot këtu dhe të flas për klubin që kam mbështetur që fëmijë,” – përfundoi më pas duke theksuar fillin lidhës që gjithmonë e ka lidhur me kuqezinjtë – “do të thotë shumë. Ndeshja ime e parë në Serie A ishte në një Brescia – Milan. Djali im i parë ka lindur në një Milan–Bologna, më 13 shtator 2003… prandaj është një lidhje shumë e fortë.”

“Kush luan te Milani duhet të mësojë përkatësinë”

Një hyrje që kalon përmes një fjale të vetme dhe të saktë që Tare e përsërit dhe e thekson disa herë: “Lojtarët që duhet të vijnë të luajnë te Milani duhet ta kuptojnë që në fillim se kjo fanellë ka një peshë të rëndësishme. Ka më shumë rëndësi ajo që është shkruar përpara dhe jo ajo që ke të shkruar prapa fanellës, sepse është gjithmonë ajo që të bën të bëhesh ai që do të jesh në jetë. Kush luan te Milani duhet ta ketë të qartë ndjenjën e përkatësisë. Do të jetë thelbësore të mësohet nga gabimet që janë bërë dhe të përpiqemi që sot të nisemi me entuziazëm, me energji, me dëshirë që Milani të rikthehet të jetë ai që gjithmonë kemi parë”.

“Kam ide të qarta, dua lojë skuadre”

Një vijë mendimi që sjell me vete edhe një vullnet të hekurt dhe ide të qarta se si të veprojë, nga ku të nisë dhe cili është objektivi për t’u arritur: “Kam ardhur me ide të qarta, me entuziazëm, dua të jem një pikë referimi jo vetëm për skuadrën, por edhe për stafin teknik dhe të kryej sa më mirë detyrat e mia që përfshijnë edhe merkaton e kësaj skuadre. Do të përpiqem të jap gjithçka nga vetja që kjo të bëhet realitet, duhet të jemi të zotët t’ua përcjellim që në fillim këtë projekt të gjithëve, në radhë të parë tifozëve tanë, sepse ata presin një reagim të fortë dhe të menjëhershëm.”

Një objektiv që Tare e ka të qartë se duhet të arrihet vetëm me një strategji të vetme të përbashkët: “Kam folur gjatë si me Giorgio Furlani, por edhe me Zlatan, me Jeffrey sepse për mua është thelbësore të punojmë të gjithë bashkë. Kemi diskutuar shumë mbi të gjitha dinamikat që kanë të bëjnë me këtë klub. Duhet të nisim në mënyrën e duhur sepse pritshmëritë janë të mëdha, pasi ka qenë një sezon shumë i gjatë me shumë zhgënjime. Duhet të jemi të qartë për një gjë: Milan është një klub ku kërkohet menjëherë rezultati. Milan është një klub që duhet të fitojë dhe që kjo të ndodhë, duhen ide të qarta që nga fillimi: gjithçka do të kalojë përmes rezultateve.”

Në përfundim, Tare theksoi përkushtimin e tij të plotë për të rikthyer lavdinë e kuqezinjve: “Dua të shoh një Milan që djersitet për fanellën, që është i uritur për fitore. Do të jap gjithçka për ta bërë këtë realitet. Ndihem i emocionuar dhe i përmbushur, kam realizuar një ëndërr të vjetër”.

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 29 maj 2025

Nga Paolo Fox

Dashi

Dita është e favorshme për kontakte dhe marrëveshje. Nga qershori do të jetë e rëndësishme të eliminoni atë që është e tepërt në jetën tuaj. Ndjeni një dëshirë të fortë për ndryshim dhe risi. Hëna ju bën komunikues dhe të hapur ndaj propozimeve, por kini kujdes të mos bëheni shumë impulsivë. Në punë mund të merrni një propozim interesant, ndërsa në dashuri është koha për dialog të hapur.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 29 maj 2025), një ditë me stabilitet të dukshëm, por diçka po lëviz nën sipërfaqe. Mund të ndiheni nën presion, veçanërisht brenda familjes suaj. Yjet ju këshillojnë të mos ndaleni te çështjet e vjetra. Në dashuri, sinjalet e vogla mund të ringjallin pasionin.

BINJAKËT

Me Hënën në shenjën tuaj, sot ju jeni protagonist. Ke një avantazh dhe idetë e tua janë të sakta. Është koha e duhur për të filluar diçka të re, për të bërë propozime ose për të folur qartë në dashuri. Vetëm kini kujdes të mos e teproni me optimizmin.

GAFORRJA

Një ditë që të kërkon të ngadalësosh dhe të reflektosh. Edhe nëse ndjeni nevojën për veprim, qielli ju fton të mbyllni më parë disa çështje emocionale. Puna është e lodhshme, por premton rezultate të mira deri në fund të muajit. Në dashuri, durimi dhe mirëkuptimi janë thelbësore.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 29 maj 2025), ke energji të tepërt, por mund ta përdorësh atë në mënyrën e gabuar nëse e lë veten të të rrëmbejë nervozizmi. Dita është e favorshme nëse i përkushtoheni asaj që ju pëlqen. Në dashuri, beqarët mund të kenë takime të rëndësishme, ndërsa çiftet duhet të shmangin debatet e kota.

VIRGJËRESHA

Një ditë e ndërlikuar për t’u menaxhuar: mund të ndiheni të pakënaqur ose të keqkuptuar, veçanërisht në punë. Shmangni përballjet e drejtpërdrejta. Në dashuri, përpiqu të mos ndalesh te detajet dhe shiko pamjen e përgjithshme: marrëdhënia juaj ka nevojë për lehtësi.

PESHORJA

Mund të merrni njohje për një përpjekje të kohëve të fundit, por kini kujdes nga bashkëpunimet e dyshimta. Diplomacia është forca juaj. Në dashuri, mund të keni një moment reflektimi ose dyshimesh për të sqaruar.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 29 maj 2025), ju nevojitet pak hapësirë ​​për të rregulluar mendimet tuaja. Është një ditë për planifikim, jo ​​për veprim. Emocionet janë të thella, por ato mund të gjenerojnë konflikt nëse nuk menaxhohen me vetëdije. Është më mirë të shmangni debatet me partnerin/en tuaj.

SHIGJETARI

Hëna në opozitë po ju vë në provë: mund të ndiheni të hutuar ose të lodhur. Merrni kohë për t’u rimbushur. Shmangni marrjen e vendimeve të nxituara. Në dashuri, nëse keni diçka për të thënë, bëjeni me qetësi, duke shmangur polemikat.

BRICJAPI

Një ditë e favorshme, veçanërisht në dashuri: një person mund të kthehet në jetën tuaj ose t’ju japë siguri të reja. Lajme të mira vijnë edhe në punë, veçanërisht nëse keni bërë kërkesa në javët e mëparshme. Qëndrueshmëria juaj do të shpërblehet.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 29 maj 2025), keni nevojë për risi dhe lëvizje. Sot mund të merrni një propozim stimulues ose të keni një takim të lumtur. Në dashuri, emocionet bëhen më intensive dhe dialogu rihapet, veçanërisht për çiftet në krizë.

PESHQIT

Ke ide të shkëlqyera, por nuk ndihesh gjithmonë i kuptuar. Mundohuni t’i shprehni qartë planet tuaja. Sot mund të merrni mbështetjen e një personi me ndikim. Në dashuri, nëse jeni të hutuar, është më mirë të prisni përpara se të bëni zgjedhje drastike.

“Paralizohet” Tirana, Shqipëri-Serbi në dorë të antiterrorit. Ja masat që do të merren

Në datën 7 qershor 2025, ora 20:45, “Arena Kombëtare” do të jetë skena e një ndeshjeje me peshë të veçantë për Kombëtaren shqiptare, që përballet me Serbinë në kualifikueset e Botërorit 2026.20210508_Arena_KombetarePërtej sfidës sportive, kjo përballje mbart edhe dimensione historike, edhe politike, që kanë ngjallur emocion dhe tension mes tifozëve dhe opinionit publik. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kanë mobilizuar masa të jashtëzakonshme sigurie për të garantuar një mbrëmje sportive të qetë dhe pa incidente. Për të parandaluar çdo incident dhe për të siguruar një ambient të sigurt për tifozët dhe lojtarët, organizimi i kësaj ndeshjeje ka nisur kohë më përpara.

KAMERAT- Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Shërbimet e Sigurisë së Shtetit, Policinë dhe agjenci të tjera, po implementojnë masa të avancuara sigurie në stadium. Nga burime të sigurta të “Panorama Sport” mësohet se në stadiumin “Arena Kombëtare” po instalohen sisteme moderne sigurie që përfshijnë kamera me njohje fytyre “face recognition” dhe kamera të lëvizshme shtesë, që do të monitorojnë çdo lëvizje në tribuna dhe rreth stadiumit në kohë reale. Kjo teknologji do të ndihmojë në identifikimin e menjëhershëm të personave potencialisht problematikë.

KONTROLLI– Policia ka përgatitur një plan të detajuar kontrolli, që përfshin verifikimin e imtësishëm të biletave dhe dokumenteve të identifikimit të çdo personi që hyn në stadium. Biletat duhet të jenë me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit, duke parandaluar kështu trafikun dhe abuzimin me to. Tifozët nuk do të lejohen të hyjnë me çadra shiu, shishe, çanta më të mëdha se A4, objekte metalike apo çdo gjë tjetër që mund të shkaktojë rrezik. Kontrolli trupor do të jetë i hollësishëm dhe i detajuar.

RRUGËT DHE ANTIDRON- Për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm, të gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit do të jenë të bllokuara plotësisht, ndërsa zona përreth do të mbrohet me pajisje antidron, për të shmangur mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje të jashtme. Gjithashtu, gazeta mëson se në stadium do ketë prezencë të lartë të forcave të policisë dhe njësive antiterror. Shqipëri-Serbi më 7 qershor 2025 do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për shkak të rivalitetit në fushë, por edhe për shkak të sfidave të sigurisë që ajo sjell.