Fëmija 4 vjeç rrëzohet në shkallët e kopshtit, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në ambjentet e kopshtit nr. 11 në qytetin e Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar është rrëzuar në shkallë.

Menjëherë pas incidentit, fëmija është transportuar në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vazhdon të trajtohet nga mjekët.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha protokollet e sigurisë në institucionin arsimor.

Ulja tronditëse në mes të plazhit në Himarë, procedohet parashutisti

Këto janë pamjet kur një 28-vjeçar nga Tirana ka bërë një ulje të rrezikshme me parashutë në plazhin e Potamit në Himarë.

Parashutisti është ulur në mes të pushuesve, mbi rërë, dhe është dëmtuar për shkak të problemeve gjatë uljes.

Policia e Himarës ka referuar materialet në Prokurori për 28-vjeçarin, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

https://streamable.com/e/lqkrlx?quality=highest

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 05 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.3 lekë dhe shitet me 87.5 lekë.

Euro blihet me 98 lekë dhe shitet 98.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.2 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 114.6 lekë dhe shitet me 115.8 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.5 lekë, ndërsa në shitje me 64 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

PD po ankohet se deputeti Nallbati nuk e ka rrahur aq sa duhet qytetarin

Është e papërfytyrueshme që në një skenë agresive, ku protagonist është një deputet ndaj një qytetari të pambrojtur, të ngresh zërin për të mos prekur… agresorin. E në fakt askush s’po e prek ende.

Deputeti Nallbati është konfliktuar me një kamionist dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa, së bashku me vëllain e tij, ndalon para kamionit dhe i sulet shoferit. Ky i fundit nuk quhet Niko Peleshi dhe nuk është as kandidat i ndonjë partie kundërshtare. Është thjesht një shofer anonim, i rrahur nga një deputet sepse nuk i ka hapur rrugën.

Kjo nuk përbën ndonjë lajm të madh, pasi Nallbati është i njohur për sjellje të dhunshme. Në gjithë biografinë e tij politike ka vetëm episode dhune. Njeriu zakonisht bën më shpesh atë që di të bëjë më mirë, dhe Nallbati e ka gjetur mënyrën e vet për t’u bërë i njohur. Nuk ia vlen të merremi gjatë me të.

Ajo që bën përshtypje është përpjekja për solidaritet ndaj tij nga deputetë të tjerë të PD-së. Dëgjova një deklaratë nga Gazmend Bardhi që akuzon Niko Peleshin se ka ndërhyrë në polici që të arrestohet vëllai i Nallbatit. Në fillim mendova se këta po ankoheshin pse nuk ishte ndaluar në flagrancë vetë deputeti, por vetëm vëllai. Kjo do kishte një farë logjike, sepse nga pamjet duket qartë që dhuna vjen nga vetë deputeti. Por në fakt, ata po thonë se as vëllai nuk duhej ndaluar, pasi ishte në shoqërinë e një deputeti. Pra gjendja është edhe më e rëndë sesa mendohej.

Është e papërfytyrueshme që në një skenë agresive, ku protagonist është një deputet ndaj një qytetari të pambrojtur, të ngresh zërin për të mos prekur… agresorin. E në fakt askush s’po e prek ende.

Skena e dhunës së Nallbatit është më se e mjaftueshme që ai të merret i pandehur dhe të trajtohet sipas standardit me të cilin është trajtuar rasti i Arben Ndojës kur dhunoi deputetin Strazimiri vite më parë. Për më tepër që tani kemi dhe një ligj për dekriminalizimin.

Ndoshta Gazmend Bardhi ka përvojë pozitive nga vrasja në Elbasan, pasi nuk i hyri gjemb në këmbë, edhe pse gardisti i tij po kalbet në burg. Por kjo nuk do të thotë që, meqë ai ka shpëtuar nga një procedim penal që përfundoi me pasojë vrasjen, tani duhet të inkurajohet çdo deputet i PD-së të rrahë qytetarë rrugëve, me shpresën se nuk do t’i ndodhë gjë.

Për më tepër, edhe kur përpiqet të justifikohet, Nallbati thotë:
“Para së gjithash, unë jam njeri.”
Çka nënkupton, sipas tij, se rrahja është një refleks njerëzor më parë se funksioni i të qenit deputet. Pra, ai e konsideron detyrë që të rrahë.

Duhet t’ia sqarojë dikush se nuk është detyrim të rrahësh qytetarët në rrugë. Mund të mos i ndihmosh, por nuk është e nevojshme t’i rrahësh.

Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso janë njerëz që i njohin ligjet. Kaq gjë mund t’ia thonë. Përndryshe, mund të supozojmë se në çdo fushatë, PD ka një zakon: të vrasë dikë në javën e fundit. Dhe ndoshta këtë radhë personi i përzgjedhur për këtë mision është Nallbati — por ne ende nuk dimë gjë. Po të jetë kështu, atëherë vërtet është mbrapa me detyrën që i kanë dhënë.

“Ju kërkoj falje, nuk dua të bëhem barrë”, 58-vjeçari i jep fund jetës në banesë, lë pas letrën e dhimbshme të lamtumirës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen “13 Shtatori” të qytetit të Beratit, ku një 58-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e gjumit të banesës së tij.

Viktima, i identifikuar si shtetasi Y. R. , u gjet i pajetë nga bashkëshortja, e cila njoftoi menjëherë policinë. Sipas burimeve zyrtare, në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune, duke përforcuar dyshimet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Në vendngjarje, policia gjeti një letër të lënë nga viktima, në të cilën ai i kërkonte ndjesë bashkëshortes dhe shpjegonte gjendjen e tij të rënduar psikologjike.

Ai shprehej se, për shkak të përkeqësimit të sëmundjes dhe rrezikut për paralizë të plotë, nuk dëshironte të bëhej barrë për familjen.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Tr▪︎ gji ke në Greqi / 21-vjeçari shqiptar hυmb jetën në aksident me makinë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Polikarpoi, Pela në Greqi.

Mediat fqinje bëjnë me dije se nga aksidenti ka humbur jetën një 21-vjeçar me origjinë shqiptare.

Raportohet se për arsye ende të paditura 21-vjeçari, i cili po udhëtonte me mjetin e tij, ka humbur drejtimin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është askidentuar.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës. Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 5 Maj 2025

Dashi

Do të ishte mirë t’i përkushtoheshit vetes suaj. Shprehni idetë ‘me shpirt’ duke dhënë më të mirën e mundshme. Rekomandohet të përfshiheni seriozisht në sport. Përpiquni të mos përfshiheni në debat me një prej kolegëve tuaj.

Demi

Nuk është e nevojshme të nxitoni për në punë. Përveçse do të qëndroni pak më gjatë në punë, ka gjasa që të përballeni me disa shqetësime në familje. Sa i përket financave, dita do të jetë e mbarë pasi do të arrini të kaloni disa vështirësi.

Binjakët

Disa persona të kësaj shenje këshillohen që ta përzgjedhin me kujdes informacionin që do t’ju vijë. Gjërat mund të mos jenë ashtu siç duken. Mos u përpiqni të bëni hidhni baltë ndaj imazhit të dikujt, që e konsideroni konkurrent. Do të ishte e udhës të ecnit përpara me sinqeritet.

Gaforrja

Shumë të lindur të kësaj shenje do të kalojnë momente mjaft të bukura sot. Ka gjasa të merrni një surprizë të këndshme. Nuk rekomandohet të shpenzoni më shumë se buxheti juaj. Mbi të gjitha mos shpenzoni për të blerë artikuj të panevojshëm.

Luani

Pritet ta kaloni ditën lehtësisht. Priten arritje në karrierë, biznes dhe dashuri. Megjithatë shkalla e këtyre arritjeve nuk do të jetë e madhe. Mund të nisni një projekt të ri në kolektiv, rezultati i të cilit do të jetë produktiv.

Virgjëresha

Kjo ditë mund të jetë ndër më të lumturat. Ka gjasa që të arrini sukses të madh në marrëdhëniet profesionale. Sa i përket marrëdhënies suaj romantike, do të kaloni momente të paharrueshme.

Peshorja

Të lindurit e kësaj shenje nuk rekomandohet të ndërmarrin rreziqe. Këtu përfshihet çdo lloj rreziku, duke përmendur edhe një takim të mundshëm. Do të ishte mirë ta kalonit ditën në qetësi dhe të vëzhgoni me kujdes disa dokumente të rëndësishme

Akrepi

Mos humbni energjinë për gjëra të parëndësishme. Duhet të alternoni punën me pushimin. Ka gjasa të arrini një marrëveshje të rëndësishme në biznes. Sa i përket marrëdhënieve personale mund të përballeni me ankth.

Shigjetari

Do të jetë një ditë me fat, por mos i vështirësoni gjërat duke u treguar skeptik. Besojini intuitës, shmangni ankthin dhe kontaktin me persona që nuk janë besnikë. Në mbrëmje përpiquni të relaksoheni duke bërë joga ose duke dalë në mbrëmje me personat tuaj të dashur.

Bricjapi

Shmangni kurajën e tepërt sot. Mos u bëni pjesë e një konflikti dhe mos kritikoni familjarët. Në mbrëmje do të zhvilloni një bisedë shumë të rëndësishme me partnerin/partneren tuaj. Ka gjasa që të ndërmerrni edhe një hap vendimtar.

Ujori

Pritet të jetë një ditë me plot surpriza të këndshme sa i përket marrëdhënieve personale. Përpiquni të konsolidoni suksesin. Bëni kujdes nga njerëzit që iu rrethojnë, pasi dikush që e konsideroni mik mund të jetë xheloz ndaj jush.

Peshqit

Mos refuzoni ndihmën e dikujt, pasi do t’ju ofrohet t’ju ndihmojë pa asgjë tjetër në këmbim. Rekomandohet të flisni hapur me dikë pranë jush. Martesa juaj mund të ngrejë pikëpyetje, të cilat kërkojnë medoemos përgjigje.

Edi Rama i tërheq “vërejtje” Jonida Shehut në mes të emisionit: Mos mu bëj si Fevziu që rri me telefon, ki mendjen këtu

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në studion e “Review” në Euronews Albania.

Përpos fushatës elektorale, Rama është ndalur edhe të arritjet e qeverisë së tij përgjatë këtyre viteve, por edhe te kritikat e opozitarëve duke lënë të kuptohet se janë “fluska sapuni” pasi e vërteta është krejt ndryshe nga çfarë thonë kundërshtarët.

Ndërkohë gjatë bisedës, teksa Rama ishte duke folur me shifra, drejtuesja e këtij emisioni, Jonida Shehu po kontrollonte në telefonin e saj, gjë e cila i tërhoqi vëmendjen kryeministrit i cili e kritikoi duke e krahasuar më tej me drejtuesin e emisionin “Opinion”, Blendi Fevziun.

Pjesë nga biseda e Ramës në studio ( e zbardhur jo në rrjedhë kronologjike)

Rama: Shqiptarët i ndjejnë i perceptojnë dhe shohin jetën e përditshme. Ti nuk mund ti thuash s’ke ujë kur shumica kanë ujë. Pastaj nuk mund ti thuash nuk ka drita, se shumica dërrmuese e dinë shumë mirë që ne i kemi dritat

Jonida Shehu: Arritje e madhe është uji dhe dritat në 2025

Edi Rama: Po të shpjegoj shqiptarët se më bërë pse shqiptarët janë, e lë të kuptohet, kanë të ulët e kanë nivelin e durimit. Pse janë të duruar?

Jonida Shehu: Kam parasysh një grua, nuk e kam marrë legalizimin, aman kam durim, do pres dhe do votoj PS se jam socialiste.

Rama: Një minutë. Të jesh socialist është të kesh sensin e gjërave të kuptosh sensin. Pensionistët pse votojnë? Këta i bëjnë budallenj, komunistë matufë. Ajo grua më dëgjon mua me shumë vëmendje se ka hallin e legalizimin dhe ajo më dëgjon mua dhe kur bën verifikimin shikon dhe thotë po më vjen e mua radha se u bënë 270 mijë. Nuk është e kënaqur që nuk i është bërë legalizimi. Tani mos mu bëni si Fevziu që të gjithë shikoni telefonin. Fokusohu këtu.

Jonida Shehu: Kam të gjithë vëmendjen këtu. Po po shikoja disa shifra, unë po bëj punën time e qetë.

Rama: Po lëri shifrat…..

Shpikje ukrainase / Ky është droni detar që rrëzoi dy avionë rusë

Ukraina rrëzoi dy aeroplanë luftarakë rusë që u dërguan për të kapur dronët e marinës ukrainase në Detin e Zi.

Siç raportohet, bëhet fjalë për një lloj droni të armatosur detar deri tani i panjohur që përdor raketa amerikane Sidewinder.

Më herët u njoftua se Ukraina rrëzoi një Su-30 Flanker rus. Tashmë është konfirmuar se një aeroplan tjetër i të njëjtit lloj është rrëzuar në të njëjtën ditë.
Dhe këta janë aeroplanët e parë luftarakë në histori që u shkatërruan nga një dron detar.

Sipas deklaratave të kreut të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, gjeneral kolonel Kirill Budanov, si dhe presidentit Volodymyr Zelensky, sulmi u krye nga forcat ukrainase duke përdorur një version të ri të dronit Magura.

Edhe pse disa burime më parë pohuan se ishte një dron Magura V5, bëhet e ditur se në fakt ishte një model shumë më i madh Magura V7.
Është hera e parë që ky variant prezantohet për publikun. Magura V7 është afërsisht 8 metra i gjatë.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar nëse mund të mbajë lloje të tjera armësh përveç raketave Sidewinder, duket se është modular dhe i përshtatur  për misione të ndryshme.

https://x.com/visegrad24/status/1919042229919744256?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1919042229919744256%7Ctwgr%5E067406787617d42d7f5f9bf7dd5c447c07d9ebbd%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fkosovabota%2Fshpikje-ukrainase-ky-eshte-droni-detar-qe-rrezoi-dy-avione-ruse-i91148

Egli Tako bënë ndryshimin drastiknë, mezi do e njihni (Foto)

Është një nga emrat me të komentuar në rrjetet sociale dhe mediat roze. Fjala është për ish-finalisten e BBVA, Egli Tako.

Lidhja e saj me Gjestin bëri që Egli të merr vëmendje të madhe të publikut shqiptarë.

Se fundmi, Egli ka befasuar fansat e saj me një ndryshim të vogël që ka bërë në pamjen e saj.

Ajo ka vendosur të rregullojë vetullat, diçka që vetë ka treguar se nuk e kishte bërë më parë.