Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 04 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.3 lekë dhe shitet me 87.5 lekë.

Euro blihet me 98 lekë dhe shitet 98.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.2 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 114.6 lekë dhe shitet me 115.8 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.5 lekë, ndërsa në shitje me 64 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 4 maj 2025

Dashi

Dashuria: Ju mund t’ia kushtoni këtë ditë pushimit dhe më në fund të gjeni kohën për të shijuar gëzimet e vogla të jetës. Marrëveshja me partnerin do të jetë e mirë, por edhe beqarët do të gjejnë dikë me të cilin do të krijojë marrëdhënie të mira.

Puna: Pushimi i sotëm do të jetë i rëndësishëm për të reflektuar mbi atë se cilat janë prioritetet për të ardhmen tuaj.

Demi

Dashuria: Një ditë e qetë dhe relaksuese, që do të përjetosh me entuziazëm të madh, veçanërisht nëse je me një partner. Dashuritë e reja do të fitojnë vrull. Zemrat e vetmuara do të pushtojnë me bukurinë dhe në mbrëmje mund të dalin dhe të argëtohen.

Puna: Sot do të keni pak detyra të biznesit për të marrë pjesë dhe kjo do të thotë se do të ketë kohë shtesë për të pushuar.

Binjakët

Dashuria: Ju do të jeni veçanërisht të gjallë sot, deri në pikën që do të keni një dëshirë të madhe për të udhëtuar në shoqërinë e njerëzve që doni. Nëse jeni i vetmuar, do të dëshirosh të jesh me miqtë e tu, por nëse ke një lidhje, prioritetet natyrisht do të jenë të ndryshme.

Puna: Asnjë problem i lidhur me punën sot nuk do t’ju shqetësojë dhe ju do të kaloni një ditë relaksimi absolut.

Gaforrja

Dashuria: Do të jeni të kujdesshëm për shkak të zotimeve që ju kanë mbajtur të zënë gjatë gjithë javës, por sot ju doni të përkushtoni veten vetëm tek afësitë dhe familja. Beqarët nuk do të presin për të shkuar në plazh dhe të gëzojnë lirinë!

Puna: Nëse keni pasur ndonjë problem në punë edhe sot, vështirë se do të shpëtoni prej tyre. Do të ketë disa tensione.

Luani

Dashuria: Një ditë e ndritshme për ata që kanë lindur nga shenja, të cilët do të shohin një dashuri që duket se përfundon në lulëzim. Shpresa është e fundit për të vdekur, por yjet janë në favorin tuaj! Lajm i mirë edhe për beqarët, aventura të bukura vijnë!

Puna: Ju do të jeni të hutuar nga çështje të tjera dhe sot ju nuk duhet ti kushtoni vetes për të punuar çështje. Më mirë shtyjini.

Virgjëresha

Dashuria: Dashuria dhe pasioni do të jenë protagonistët e kësaj dite të mrekullueshme. Ju gjithashtu mund të konsideroni interesante marrjen e një pushimi të shkurtër me partnerin tuaj. Zemrat e vetmuara do të jenë të vetmuar për një kohë të shkurtër, pushtime të reja vijnë!

Puna: Planetet janë të mira për profesionin, por ju duhet të punoni shumë për të mbajtur qëllimet e arritura.

Peshorja

Dashuria: Disa keqkuptime në dashuri do t’ju lënë të hidhur në gojën tuaj, por mos e prishni zemrën dhe kërkojini të dashurit tuaj sqarime. Nëse ai të do, do ta kuptojë! Për beqarët që presin për dashuri sot do të ketë surpriza të këndshme.

Puna: Do të ndiheni të lodhur gjatë kësaj fundjave, por ju do të duhet të përpiqeni të plotësoni disa projekte që mbeten prapa.

Akrepi

Dashuria: Do të jeni pak të lodhur për shkak të ditëve të rënda që keni pasur dhe ndoshta keni lënë pas dore partnerin tuaj. Sot do të keni shumë mundësi për t’u shëruar dhe për të treguar përkushtimin tuaj. Për beqarët do të jetë një ditë interesante, takimet mund të jenë shumë me fat.

Puna: Lajmet që vijnë për punën janë të mira, më në fund mund të bëni projekte afatgjata.

Shigjetari

Dashuria: Optimizmi dhe entuziazmi ende dominojnë jetën tuaj sot. Edhe nëse gjithçka nuk është e përsosur në dashuri ju jeni ende të lumtur dhe të kënaqur. Beqarët mund të takohen me një person të veçantë për të ndarë ëndrrat e tyre me të.

Puna: Financat tuaja po rriten. Ju do të jeni në gjendje të shënoni një sukses pas tjetrit dhe falë punës tuaj të vështirë, fitimet tuaja do të rriten.

Bricjapi

Dashuria: Do të jetë një ditë e rëndësishme për shumë Bricjapë, të mbushur me emocione dhe kujtime për të mbajtur. Ata që kanë një lidhje do të përjetojnë momente shumë të ëmbla, por edhe ata që janë vetëm do të njohin njerëzit që do të jenë të vlefshëm për tu shoqëruar.

Puna: Puna në këtë periudhë ju ka dhënë kënaqësi të madhe, përpiquni të mbani rezultatet e arritura.

Ujori

Dashuria: Dashuria për shumë nga ju po lulëzon, ndërsa për disa është koha për ta kthyer faqen. Nëse ky është vendimi që keni bërë, atëherë shijoni këtë fundjavë dhe organizoni diçka në shoqërinë e njerëzve që vlerësoni më së shumti.

Puna: Një grindje me një koleg mund t’ju vë në një gjendje të keqe, por është më mirë të shmangni reagimet e ekzagjeruara.

Peshqit

Dashuria: Disa probleme të brendshme mund të shkaktojnë pasoja në marrëdhëniet e çiftit dhe të krijojnë grindje dhe keqkuptime. Mundohuni të vendosni veten në vendin e të dashurit. Mosmarrëveshjet nuk do të largohen as nga beqarët!

Puna: Ju nuk keni dyshim se ju duhet të angazhoni veten, situata financiare është kritike dhe ju duhet të ndërmerrni veprime të menjëhershme.

U “sëmur” në SHBA, Vuçiç shtrohet në spital në Serbi, por ish-diplomati thotë se shefja e stafit të Trump e përzuri nga Mar-a-Lago

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd, raportojnë mediat në Beograd.

Paraprakisht, Vuçiç ishte “sëmurë” gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte kontrolluar nga mjekët dhe pas kontrollit kishte vendosur të kthehej në Serbi, sipas transmetuesit publik serb, RTS.

Vuçiç gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani.

Ai ishte paralajmëruar se do të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, madje edhe me presidentin Trump para se të ndërpriste vizitën në SHBA.

I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiçit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur.

Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb.

Por ish-diplomati serb Nebojsa Vujoviç, ka dhënë një tjetër version për “sëmundjen” e papritur të Vuçiç në SHBA dhe kthimin e parakohshëm të tij në Beograd, duke thënë se ka qenë shefja e presidentit amerikan Donal Trump, ajo që “i ndaloi hyrjen në kompleksin Mar-a-Lago në Florida”.

“Trumpit i intereson më shumë loja individuale e shahut me Putinin (Zelenskin e ka ‘varrosur’ tashmë), sesa Vuçiç që kërkonte të zgjidhte problemet e brendshme në Serbi përmes një fotografie me Trumpin. Ai donte që me atë foto (ose pritje) në Florida të zbuste kërcënimin që i vjen nga Europa dhe pastaj të shkonte në Moskë. U përpoq të pozicionohej mes Trumpit dhe Putinit, duke i rrëmbyer Trumpit ekskluzivitetin dhe pozicionin e liderit të preferuar për Europën”, tha Vujoviç, raporton Nova.rs.

Ish-diplomati thekson se Vuçiç e ka gërryer pozicionin e tij si në Uashington, ashtu edhe në Moskë.

“Me këtë veprim, e ka dëmtuar veten më shumë në Europë se sa e kanë dëmtuar studentët. Por, studentët kanë arritur ta nxisin të sillet në mënyrë të paarsyeshme dhe të dëmtojë veten. Ata e goditën në nerva dhe i dhanë një ‘kompas’ për të kaluar nga një gabim në tjetrin. Ai kërkoi një përballje të shpejtë me komunitetin akademik dhe shtypjen e protestave, por po arrin të kundërtën. Edhe ata që e kanë mbështetur për interesa të tyre – mbi të gjitha Brukseli, Parisi dhe Berlini – tani detyrohen të lidhin duart”, deklaroi Vujoviç.

“Ne kemi Stresin”, Berisha: Rama do t’ju mashtrojë me Lamborghini-n e Noizy-t

Kryeministri Edi Rama u shoqërua dje në Dibër nga Noizy, një nga artistët më të njohur në Shqipëri. Rreperi këndon edhe këngën zyrtare të Partisë Socialiste në fushatë.

Por për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Rama veçse e shfrytëzon Noizy-n për të mashtruar qytetarët për të mos u ballafaquar me problematikat e vërteta të qeverisjes. 

“Ai nuk vjen dot para jush dhe përpiqet t’ju mashtrojë ju me Lamborghini-n e Noizy-t. Që ta gëzojë Noizy se nuk kam asgjë për atë”, tha Berisha gjatë takimit elektoral në Gramsh.

E teksa Berisha fliste për Noizy-n që ka shkuar në krahun e demokratëve, një fëmijë nuk ngurroi të tregonte se opozita ka në krah të saj një tjetër artist shumë të njohur në Shqipëri.

“Ne kemi Stresin”, tha fëmija gjatë mitingut.

Kjo shkaktoi të qeshura mes njerëzve.

Kujtojmë se rreperi Stresi, emri i të cilit është Arkimed Lushaj, ka marrë pjesë në mitingje të ndryshme në Tiranë gjatë fushatës elektorale të 11 Majit.

Ai njihet për mbështetjen ndaj Partisë Demokratike, pasi edhe më herët ka marrë pjesë në protesta të organizuara nga selia blu.

Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Rama: Vetëm maja e ajsbergut, kontratë korruptive e frikshme

Kryeministri Edi Rama e quajtur korruptive dhe të frikshme kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.

Rama tha se, pavarësisht që edhe PS ka bërë të njëjtën gjë në të shkuarën, nuk ka arritur kurrë në shifra si ajo e PD, që sipas raportimeve kap vlerën 6 milionë dollarë.

“Ne si parti e kemi bërë, e kemi bërë dhe ne në një moment të caktuar kur kemi menduar se ka një vlerë të caktuar, por eksperienca na ka treguar se çfarëdo shume parash, megjithëse ne nuk kemi shkuar kurrë, as në imagjinatë në shuma si këto që janë shfaqur ditët e fundit në kontratën korruptive dhe të frikshme në një farë mënyre, sepse është vetëm maja e një ajsbergu dhe ato para tregojnë për një kapacitet deformues të vetë zgjedhjeve dhe nuk kemi parë ndonjë vlerë të shtuar nga kjo praktikë. Nëse sot do të paraqitej një situatë e ngjashme me situatat që na kanë shtyrë asokohe ta bënim, sot s’do e bëja”, tha Rama në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN.

Shkodra Elektronike votohet si fituesja Eurovision 2025 në sondazhin e fundit ndërkombëtar

Shkodra Elektronike, me këngën përfaqësuese “Zjerm”, është votuar fituese e Eurovision 2025, sipas sondazhit më të fundit të organizuar nga portali ndërkombëtar i njohur i fansave, Wiwibloggs.

Sipas informacionit të publikuar nga vetë Wiwibloggs, provat për Eurovision 2025 do të nisin shumë shpejt në qytetin mikpritës Bazel. Brenda dy javëve të ardhshme, do të merren vendime kyçe që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin final të garës, ku garojnë 37 artistë nga vende të ndryshme të Evropës dhe përtej saj.

Përpara këtij momenti të rëndësishëm, Wiwibloggs u ka kërkuar fansave të shprehin mbështetjen e tyre për artistët e preferuar. Në sondazhin e organizuar pas publikimit të këngëve në mars, kanë marrë pjesë 18,951 votues, të cilët kanë zgjedhur këngën e tyre të preferuar për të fituar.

Fituesit e këtij sondazhi janë Shkodra Elektronike nga Shqipëria, me këngën “Zjerm”, që grumbulluan gjithsej 2,106 vota, përkatësisht 11.11% të totalit. Ky rezultat e ngjit Shqipërinë në majën e listës, pavarësisht se në një sondazh paraprak për gjysmëfinalet, grupi u rendit në vendin e dytë.

3 vendet e para sipas sondazhit:

Shqipëria – 11.11%, 2,106 vota

Finlanda – 10.39%, 1,969 vota: Erika Vikman me këngën “ICH KOMME”, një himn për lirinë seksuale, mbetet një nga përfaqësimet e preferuara të fansave.

Suedia – 8.55%, 1,620 vota: KAJ, treshja finlandeze që përfaqëson Suedinë me këngën “Bara Bada Bastu”, ka fituar simpatinë e publikut me stilin e tyre unik dhe tematikën nordike.

Me një mbështetje të tillë të fortë nga publiku ndërkombëtar i Eurovision-it, Shqipëria hyn në fazën e provave me një status të ri: si pretendentja kryesore për fitoren në Eurovision 2025.

Çfarë është Wiwibloggs?

Wiwibloggs është një platformë ndërkombëtare e dedikuar për mbulimin e ngjarjeve rreth Eurovision Song Contest, e themeluar në vitin 2009 nga gazetari William Lee Adams. Me miliona ndjekës në mbarë botën, Wiwibloggs ka fituar reputacion si një nga burimet më të rëndësishme për lajme, analiza dhe sondazhe të dedikuara për Eurovision-in.

Pas Vuçiç, “sëmuret” papritur edhe Robert Fico i Sllovakisë. Ishin betuar të shkonin te parada e Putin në Moskë

Aleksandër Vuçiç duket se nuk është i vetmi lider, i cili ka filluar të “ndihet keq” në 24 orët e fundit.

Robert Fico i Sllovakisë, po ndjek një skenar të ngjashëm!

Vuçiç dhe Fico ndjenë “një sëmundje të papritur” dhe anuluan të gjitha punët e rëndësishme.

Kohët e fundit, të dy u betuan se do të shkonin te parada e Moskës që do të organizojë Vladimir Putini më 9 maj.

A është rastësi e gjitha kjo?

Presidenti i Serbisë, për shkak të “çështjeve shëndetësore” madje, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA, duke mos pasur përfundimisht një takim me presidentin Donald Trump, sicc pati paralajmëruar.

Vetëm pak ditë më parë, Vuçiç deklaroi edhe një herë se nuk do të refuzonte një vizitë në Moskë, siç i premtoi presidentit Putin.

Kryeministri sllovak Fico gjithashtu “u sëmur” dhe nuk mori pjesë në festimet e 1 Majit në Sllovaki. Ai gjithashtu nuk mundi, siç synonte, të solidarizohej me punëtorët, duke bërë turnin e natës si punëtor në një furrë buke në qytetin e Nitra-s.

Është e natyrshme kështu, duke parë afrimin e paradës së 9 majit, se ndoshta ata edhe mund të mos ia dalin të shkojnë në Moskë, nëse gjendja e tyre shëndetësore nuk përmirësohet.

Deputeti i PD dhe vëllai i tij përfshihen në një incident të dh▪︎ nshëm, go▪︎dasin me gr. υshte shoferin e kamionit (Pamje të rënda)

Një përplasje e dhunshme fizike për motive të dobëta është regjistruar në Devoll, ku është përfshirë deputeti Bledion Nallbati, së bashku me vëllain e tij Alti Nallbati, i njohur ndryshe si “Duçja”.

Konflikti ka ndodhur me një shofer kamioni, i cili po udhëtonte tranzit nga pika kufitare e Kapshticës nëpërmjet Devollit.

Sipas burimeve nga prokuroria, vëllezërit Nallbati kanë deklaruar se kamioni po lëvizte me shpejtësi dhe i rrezikonte t’i godiste nga mbrapa, çka ka sjellë agravimin e situatës.

Siç shihet dhe nga pamjet, debati verbal ka përshkallëzuar shpejt në një përleshje fizike, ku Nallbati ka goditur shoferin e kamionit duke u hedhur drejt portës së kamionit. Nga pamjet e filmuara, duket ndërhyrja e disa personave të tjerë, të cilët kanë tentuar të qetësojnë situatën dhe të shmangin përkeqësimin e mëtejshëm të incidentit.


Të tre personat janë shoqëruar nga policia në ambientet e komisariatit të Devollit, ku kanë dhënë sqarimet përkatëse mbi ngjarjen.

Pas procedurave të ndjekura nga organet ligjzbatuese, të tre personat janë lënë të lirë.

Ngjarja mbetet nën hetim për të përcaktuar përgjegjësitë për incidentin.

Tomor Alizoti: Rama të dalë në debatin me doktor Berishën! Po deshi edhe me mua, se kam qejf ta ha të gjallë

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Elbasan, Tomor Alizoti i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të dalë në debat publik me kryedemokratin Sali Berisha.

“Po deshi le të dalë me mua, se unë kam qejf ta ha të gjallë”, u shpreh Tomor Alizoti.

Tomor Alizoti: Është fshehur edhe vetë duke bërë monolog me veten para pasqyrës se ka frikë të përballet, ja ku e ka doktorin kryetarin e partisë le të dali në debat. Po deshi le të dalë me mua, se unë kam qejf ta ha të gjallë.

Megjithëse ai nuk hahet, atë mund ta hajë ky i Elbasanit mister bifteku po ti hedhë pak kripën e Nustretit që ka ngrënë në Dubai. Na ishte mërzitur edhe një nga intelektualët më të mëdhenj të përmasave botërore, Taulant Balla, ishte shqetësuar edhe ai për nivelin e bisedës. E kuptoni sa qesharakë dhe njëkohësisht sa frikacakë janë. Sepse kanë një armatë si Kinostudio dikur, je jemi bio, të djathë me shpirt, i duam përballjet.

Edhe ju që dilni merrni vota për çunin e Kristaqit, ai e ka në gjenetikë, e ka të trashëguar që i ha shokët e vet, do ju hajë edhe juve. Ka edhe një lloj xhelozie ndërmjet dashurisë se meje me doktorin, që kam thënë hajde doktor se të kanë frikë. Doktor, të kanë frikë, doktor. Kështu që çuni i Kristaqit të mos bëjë monolog, po hajde përballu. Mos u mbështet tek bandat, por tek njerëzit dhe ju qytetarë, dhe ju intelektualë duhet të shqetësoni për më shumë se gjysmën e shqiptarëve janë rrugëve.

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e υr▪︎ sjes së 22-vjeçarit për të cilin drejtësia ka mbyllur sytë

“ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë ditë!”

Me këto fjalë që dalin nga thellësia e një zemre të copëtuar Aurela, nëna e Stiven Toshkësit, përkujton ditëlindjen e 22-të të djalit të saj. Përkundër festës, tortës dhe gëzimit, kjo është një ditëlindje e heshtur. Një përvjetor prekës, pa zë, ku dhimbja zë vendin e gëzimit dhe mungesa bërtet më fort se çdo fjalë.

“Gëzuar ditëlindjen, jeta ime! Ti je drita ime në errësirë. Ke lindur për të jetuar në përjetësi, biri im!” uron ajo të birin që e mendon pranë, me zërin e dridhur duke prekur zemrat e të gjithëve, ndërsa tollumbacet e bardha ngrihen drejt qiellit.

Në vend të dhuratave është kjo përkujtimore me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në gjimnazin ku ai studioi. Një pllakë e ftohtë prej graniti me mbishkrimin që prek çdo kalimtar: “Në kujtim të Stiven Toshkësit, ish-nxënës i gjimnazit Partizani – vetëm dashuri dhurove, fluturo në dimensione më të larta!”

Një pllakë që mbart peshën e një jete të prerë në mes, të një shprese të shuar, të një shpirti energjik dhe ëndërrimtar.

Stivi ishte student në “Kolegjin Gjerman të Teknologjisë”. Adhuronte pikturën, sportin, udhëtimet. Ishte djali me buzëqeshjen që ndriçonte çdo ambient, me shpirt e zemër të madhe. I pashëm dhe me një aura që të shtangte! Në sytë e shokëve, ai ishte model. Në familje ishte adhurimi dhe krenaria. Në lagje, ishte buzëqeshja që e donin të gjithë.

Ëndrra e tij ishte të bëhej një biznesmen. Donte të hapte restorantin e tij, pasion që nisi në moshën 17-vjeçare, kur punoi dhe menaxhoi për disa muaj një lokal. E tërhiqte edhe bota e teknologjisë dhe dizajni i makinave. Donte të shkonte larg dhe deri atë kohë dukej se e kishte shtruar rrugën drejt suksesit, por nuk e mendonte që kjo rrugë do të ndërpritej ende pa filluar mirë.

Jeta e tij u këput pabesisht në mes, në këtë rrugë mes 17 dhe 18 prillit 2023, nga një thikë në dorën e një bashkëmoshatari, pranë shtëpisë së tij, në një natë të shenjtë për besimtarët myslimanë, Natën e Kadrit.