Shoqe të ngushta?! Motra e Gjestit reagon për herë të parë për “takimin” mes Gjestit dhe ish-partneres së tij, Diellza!

Blerina Kelmendi, motra e Besart Kelmendit, njohur si Gjesti, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram, duke kundërshtuar lajmet që po qarkullojnë në rrjet lidhur me marrëdhënien e saj me Diellzën – ish-partneren e Gjestit – dhe distancën ndaj Eglit, partneres së tij aktuale.

Në një InstaStory, Blerina shprehu zhgënjimin për përfshirjen e emrit të saj në histori që, sipas saj, nuk kanë lidhje me realitetin.

Më vjen keq që përdoret vajza që s’ka të bëjë me këtë histori dhe i lidhin gjërat që s’kanë të bëjnë me realitetin. Turp.

Reagimi i saj vjen pas zërave që sugjeronin se shoqëria e saj me Diellzën është arsyeja për mospëlqimin ndaj Eglit, i përforcuar edhe nga fakti që ajo nuk e ndjek Eglin në Instagram.

Blerina theksoi se është e lodhur nga spekulimet dhe kërkoi që të mos përfshihet më në histori të pavërteta, duke ngritur gjithashtu shqetësimin për shkeljen e privatësisë në epokën e rrjeteve sociale. Ajo përfundoi mesazhin me një koment ironik:

Cila nga shoqet e mia do të përdoret tani?

Reagimi ka marrë shumë mbështetje nga ndjekësit, ndërkohë që Gjesti dhe Egli nuk kanë bërë ende asnjë koment publik.

Atentati ndaj biznesmenit Bujar Nasufi/ Doreza gjysmë e djegur e autorit, prova e fortë. Dalin në skenë 2 vëllezër nga Përmeti, roli i tyre

Një dorezë gjysmë e djegur që u përdor nga autori i vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi mbrëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në kryeqytet është prova më e fortë që hetuesit kanë në duar për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë.

Pas krimit, autori që lëvizte me një motorr e dogji atë një nga tunelet që zonën e Kombintatit dhe duke qenë se ekzekutori kishte përdorur doreza, në motomjet nuk u gjetën gjurmë të gishtërinjve.

Por, në njërën nga dorezat që ishte gjysmë e djegur, u zbulua material biologjik dhe prej tij është përftuar një profil ADN i gatshëm për krahasim.

Burime pranë grupit të hetimit thanë për News 24 se është kërkuar krahasimi i këtij profile me bazën e të dhënave të ADN-së pranë interpolit. Nëse rezulton i përputhshëm me ndonjë nga profilet e të skeduarve më herët për krime të tjera, prokuroria mund të ketë të dyshuarin e parë.

Hetuesit po ashtu konfirmojnë se vendim gjykate është vendosur që profili i ADN-së së përftuar të krahasohet me atë të nënës se vëllezërve nga Përmeti, të cilët kanë patur konflikte me biznesmenin e vrarë për shkak të shitjes së një prone nga babai i tyre në emër të Bujar Nasufit.

Të dy vëllezërit janë të skeduar në Spanjë në aktivitetin e trafikut të kokainës dhe prokuroria po heton për implikimin e tyre në këtë ngjarje të rëndë.

Bujar Nasufi u qëllua për vdekje pranë banesës së tij në sytë e gruas. Ai po parkonte makinën kur një person u afrua pranë tij dhe e ekzekutoi më disa plumba.

Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria është duke hetuar në disa pista, por e vetmja shpresë që mund ti afrohet të paktën emrit të ekzekutorit është prova e ADN-së që kanë prej tij.

“Ta dh*fsha sυrratin…”, shqiptari tenton të hapë derën e avionit që fluturonte nga Zvicra, udhëtarët i hidhen sipër dhe e ndalojnë (Video)

Një incident që fatmirësisht është parandaluar nga udhëtarët, ka ndodhur në fluturimin e djeshëm Gjenevë-Prishtinë. Një shqiptar i Kosovës që do të udhëtonte nga Zvicra drejt vendlindjes, ka tentuar të hapë derën e avionit, por është ndaluar nga udhëtarët.

Siç shihet dhe nga pamjet e shpërndara në mediat sociale në Kosovë, kanë qenë disa persona që janë hedhur mbi të riun sapo kanë parë që ai do të hapte derën e avionit, ndërsa më pas dy djem të tjerë e kanë mbajtur të neutralizuar derisa në bord janë futur policët.

Nuk është e qartë nëse avioni ka qenë në fluturim dhe është detyruar të bëjë ulje emergjente në ndonjë shtet tjetër, apo gjithçka ka ndodhur në pistën e aeroportit të Gjenevës.

Nga veshja e policëve që janë paraqitur në avion për të shoqëruar personin në fjalë, dallohet që nuk janë uniforma të Policisë së Kosovës.

Nga pamjet, dëgjohen ofendime dhe të shara që udhëtarët shqiptarë lëshojnë drejt të riut.

Në një moment, në fund të videos, personi debaton me një të moshuar që e ofendon për veprimin që kishte në mendje të ndërmerrte, duke rrezikuar jetët e të gjithë udhëtarëve dhe ekuipazhit, kryesisht shqiptarë të Kosovës.

VIDEO

Zbardhet dinamika e plotë e ρΙagosjes së 5 të rinjve në Laç, ja si nisi konflikti

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj.

Sipas hetimeve paraprake dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se konflikti kishte nisur disa ditë më parë për motive të dobëta dhe kulmoi ditën e sotme në një shkëmbim zjarri mes dy grupeve.

Të rinjtë kanë zbritur nga automjetet dhe kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit, duke lënë të plagosur katër prej tyre, ndërsa një tjetër është larguar nga vendngjarja dhe dyshohet se është i plagosur. Në përplasje e sipër. është lënduar gjithashtu edhe një kalimtare, një grua 58-vjeçare që po shiste qirinj pranë kishës së Laçit.

Dinamika e plotë e ngjarjes në Laç:

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë nga grupi hetimor është zbardhur edhe dinamika e plotë e krimit. Përplasja ka ndodhur mes dy grupeve të rinjsh të cilët dyshohet se kanë pasur një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta i cili ka agravuar ditën e sotme në përdorimin e armëve të zjarrit.

Në total në konflikt janë përfshirë 5 veta, kanë qenë një grup tre veta dhe një grup dy veta që janë përplasur. Të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me makinë, tre në një makinë dhe dy në një makinë dhe kanë ndaluar, më pas kanë zbritur nga makinat dhe ka ndodhur konflikti mes tyre.

Ka pasur shkëmbim zjarri nga të dyja grupet. Nga 5 personat e përfshirë në konflikt, katër që kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar te spitali i Traumës, ndërsa një i ri tjetër i identifikuar nga policia është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim, dyshohet që edhe ky person ka mbetur i plagosur dhe ka qenë i armatosur. Një nga katër të rinjtë i cili ndodhet në spitalin e Traumës ka qenë bashkë më të riun tjetër që është në kërkim dhe e kanë pasur përplasjen me tre të rinjtë e tjerë të plagosur që janë në spitalin e Traumës.

Arma tip pistoletë e gjetur nga policia pak metra larg vendit të ngjarjes ende nuk është përcaktuar se kujt i përket nga të rinjve, pasi dyshohet që janë përdorur disa armë dyshohet edhe kallashnikov. Ndërsa nga të shtënat me armë gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur edhe një 58-vjeçare e cila ishte në trotuar pranë vendit të ngjarjes e ulur në karrige duke shitur qirinjë për besimtarët që shkojnë në kishën e Laçit.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes të rinjve një nga plumbat ka prekur në këmbë shitësen e qirinjve.

V▪︎ e kje e dhimbshme dhe e papritur e një dj. ali në moshë fare të re në Lezhë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia, rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, është konstatuar i pajetë shtetasi H. B., rreth 28 vjeç, ku dyshohet se është vetëvarur.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të kryer të gjitha veprimet procedurale ligjore.

Autoritetet janë duke verifikuar të dhënat dhe dëshmitë për të hedhur dritë mbi motivet e mundshme të këtij rasti tragjik. /noa.al

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 3 Maj 2025

Dashi

Dashuria: Gjendja sot nuk do të jetë më e mira dhe ju do t’i transferoni pasiguritë tuaja partnerit. Nëse jeni në çift, mund të jepni një pamje të deformuar për veten. Mundohuni të jeni më të qartë. Zemrat e vetmuara do të bëjnë takime interesante dhe do të jenë në gjendje të njohin njerëz të rinj.

Puna: Çfarë po bëni, edhe nëse nuk ju kënaq, mund të jetë një trampolinë e madhe për të ardhmen.

Demi

Dashuria: Nëse po përpiqeni të ndreqni një gabim të bërë kundër partnerit tuaj, mos hezitoni të flisni. Ju duhet të gjeni forcën për të parë në zemrën tuaj, aq më shpejt ju bëni atë më mirë! Beqarët do të duhet t’i kushtojnë vëmendje përplasjeve të mundshme me njerëz shumë këmbëngulës.

Puna: Një projekt i ri pune duhet të kryhet me vendosmëri, por mos bëni zgjedhje shumë ambicioze dhe mbani këmbët tuaja në tokë.

Binjakët

Dashuria: Në dashuri diçka është e gabuar dhe një sqarim do të jetë i nevojshëm. Mos mbivlerësoni miqtë e rinj, por nëse keni frikë të izoloni veten atëherë duhet të merrni pjesë në takime me shumë njerëz. Beqarët do të jenë në gjendje të takojnë njerëz që mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e tyre.

Puna: Me Marsin në aspekt të favorshëm do të vazhdoni pa u ndalur. Megjithatë, disa pengesa mund t’ju bëjnë të ndryshoni programin tuaj.

Gaforrja

Dashuria: Disa ngjarje sentimentale të paparashikuara do t’ju udhëheqin për të shqyrtuar ndjenjat tuaja. Ndoshta ju duhet të ndryshoni drejtimin! Nëse jeni vetëm, do të keni shumë mundësi për të përjetuar aventura emocionuese dhe flirtime, do të jeni shumë interesant!

Puna: Sot ju do të ndjeni fortë dëshirën për të marrë përsëri frenat e jetës tuaj, kështu që vazhdoni deri në destinacion!

Luani

Dashuria: Një ditë e mahnitshme, erosi është lartë dhe mund të sheshojë keqkuptimet me partnerin tuaj. Mes puthjeve dhe përqafimeve ju do të jeni në gjendje ta bëni dikë të harrojë mungesën tuaj! Për beqarët do të jetë një ditë e këndshme e mbushur me lajme, takime të shkëlqyera në mbrëmje.

Puna: Dita do të provojë të jetë e rëndësishme financiarisht, sot do të ketë të ardhura të shkëlqyera që do t’ju pëlqejnë.

Virgjëresha

Dashuria: Ju keni një dëshirë të madhe për tu rebeluar kundër rutinës, por ju do të preferoni të menaxhoni qetësinë tuaj të brendshme dhe të vlerësoni se çfarë do të ndodhë. Jupiteri në opozitë gjithmonë krijon disa dyshime rreth ndjenjave. Beqarët mund të takohen me shpirtin e tyre binjak dhe të lidhin veten përgjithmonë.

Puna: Një ndryshim i madh po vjen, nëse nuk jeni të lidhur me kontrata ose ndryshe mund të veproni ashtu siç preferoni.

Peshorja

Dashuria: Shumë gjëra të reja po vijnë në dashuri, madje edhe për ata që janë lidhur për një kohë të gjatë! Venusi në një aspekt të favorshëm gjithashtu favorizon beqarët të cilët do të tërhiqen nga një person shumë i veçantë.

Puna: Sot është një ditë e mirë për të shpresuar për rritjen profesionale. Jini të kujdesshëm për të vlerësuar të gjitha propozimet hyrëse.

Akrepi

Dashuria: Kjo është një ditë interesante për ata që po përjetojnë një marrëdhënie të re. Edhe për çiftet e vjetra mund të ketë përmirësime në marrëdhënie. Zemrat e vetmuara mund të gjejnë veten në intimitet të veçantë me një të njohur të vjetër. Megjithatë, takimet janë të favorizuara.

Puna: Nëse keni ndërmend të rikuperoni një kontratë pune të ndërprerë sot, do të keni më shumë shanse për sukses.

Shigjetari

Dashuria: Nëse keni projekte serioze dhe afatgjata në mendje sot, do të keni shumë shigjeta në harkun tuaj. Është koha për t’u kthyer në kontakt me njerëz që mund t’ju ndihmojnë të bëni projekte dashurie. Beqarët do të bëjnë më mirë për të mos mbajtur gjithçka brenda, por të flasin qartë.

Puna: Yjet janë të favorshëm dhe ju mund të rikuperoni negociatat dhe biznesin që keni menduar të humbisni. Tani ju mund të veproni.

Bricjapi

Dashuria: Çiftet sot mund të vihen në provë. Dashuria e re është interesante dhe duhet të ushqehet, ndërsa ata që duan të martohen ose të fillojnë një jetë së bashku duhet të kuptojnë nëse është koha e duhur. Beqarët, nga ana tjetër, nuk duhet të veprojnë instinktivisht, mendoni më mirë.

Puna: Nëse jeni duke ndryshuar punë, aktivitete apo grupe, do të jetë e përshtatshme që të zgjidhni mosmarrëveshjet që janë hapur në të kaluarën.

Ujori

Dashuria: Ata që kanë qenë të martuar për vite të tëra ndjejnë një dëshirë të fortë për konfirmimin e dashurisë. Për të mos krijuar keqkuptime, do të jetë e rëndësishme të evitoni çdo lloj diskutimi. Ata që duan të fillojnë të jetojnë së bashku do të duhet së pari të mendojnë mirë dhe pastaj të veprojnë vetëm nëse janë plotësisht të bindur.

Puna: Në këtë periudhë do të keni probleme të komunikoni me kolegët, ju po përballeni me çështje të mprehta.

Peshqit

Dashuria: Venusi në shenjën tuaj ju ofron dashuri të mëdha që mund t’ju bëjnë të realizoni ëndrrat. Çiftet e formuara sapo mund të lëvizin drejt një të ardhme të ndritshme dhe të qetë. Beqarët do të jenë në gjendje të takojnë njerëz të rinj dhe të përjetojnë shumë emocione.

Puna: Ju po kaloni një fazë ideale për të punuar në projekte të reja që së shpejti do t’ju japin kënaqësi.

Fushata e Olta Xhaçkës, shpërndan trëndafila me fotografinë e saj për të kërkuar votën

Kandidatja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka ideuar një fushatë të pazakontë dhe shumë të ndryshme nga kolegët e saj.

Për t’i kërkuar votën qytetarëve në Tiranë, ajo ka zgjedhur t’u dhurojë atyre nga një trëndafil. Lulja që të kujton Shën Valentinin ka të bashkangjitur një fletëpalosje me fytyrën e Xhaçkës si dhe thirrjen për ta votuar atë.

Të rinjtë janë vendosur pranë Liceut, megjithatë mbetet e paqartë nëse me këtë fushatë kanë vendosur të targetojnë gratë dhe vajzat apo lulet ua dhurojnë edhe burrave.

Fushata e Olta Xhaçkës me trëndafila

BE gjobit TikTok me 530 milionë euro

TikTok është gjobitur me 530 milionë euro nga rregullatori kryesor i privatësisë i Bashkimit Evropian të premten për shkak të shqetësimeve se si mbron informacionin e përdoruesve dhe iu urdhërua të pezullojë transferimet e të dhënave në Kinë nëse përpunimi i tyre nuk përputhet brenda gjashtë muajve.

Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) i Irlandës tha se TikTok, në pronësi të firmës kineze ByteDance, nuk arriti të tregojë se të dhënat personale të përdoruesve të BE-së, disa prej të cilave aksesohen nga distanca nga stafi në Kinë, u është ofruar niveli i lartë i mbrojtjes i parashikuar sipas ligjit të BE-së.

Si rezultat, platforma e videove të shkurtra nuk trajtoi aksesin e mundshëm nga autoritetet kineze në të dhënat sipas kundër-spiunazhit dhe ligjeve të tjera të identifikuara nga TikTok si materialisht të ndryshme nga standardet e BE-së, tha DPC në një deklaratë.

TikTok tha se e kundërshton fuqimisht raportin dhe se ka përdorur kornizën ligjore të vetë BE-së, konkretisht të ashtuquajturat klauzola standarde kontraktuale, për të dhënë akses të kontrolluar dhe të kufizuar në distancë, si dhe planifikon të apelojë vendimin.

Gjithashtu TikTok tha se vendimi nuk i merr në konsideratë plotësisht masat e sigurisë së të dhënave të zbatuara për herë të parë në vitin 2023, të cilat monitorojnë në mënyrë të pavarur aksesin në distancë dhe sigurojnë që të dhënat e përdoruesve të BE-së të ruhen në qendra të dedikuara të të dhënave në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

TikTok, i cili është rritur me shpejtësi midis adoleshentëve në të gjithë botën vitet e fundit dhe ka 175 milionë përdorues në të gjithë Evropën, shtoi se nuk ka marrë kurrë një kërkesë për të dhënat e përdoruesve të BE-së nga autoritetet kineze dhe nuk u ka ofruar kurrë të dhëna atyre.

Kë doni ta fitojë Eurovision? Shqipëria me rezultat befasues në sondazhin e huaj (Renditja)

Provat për Eurovision 2025 do të fillojnë së shpejti në Bazel. Brenda dy javëve të ardhshme, do të merren vendime që do të përcaktojnë fituesin nga 37 artistët konkurrues.

Shqipëria garon me “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, dhe kënga është pritur shumë mirë, madje është pretendente për top 10.

Por sipas një sondazhi të kryer nga “wiwibloggs”, Zjerm zë vendin e parë si kënga më e preferuar e publikut për ta fituar Erurovision.

Shqipëria mori mori 2,106 vota në këtë sondaz, apo 11.11% e të gjithë votuesve.

Rezultatet:

Shqipëria – 11.11%, 2,106 vota

Finlanda – 10.39%, 1,969 vota

Suedia – 8.55%, 1,620 vota

Austria – 6.38%, 1,210 vota

Spanja – 4.64%, 879 vota

Holanda – 3.65%, 692 vota

Izraeli – 3.61%, 685 vota

Franca – 3.32%, 630 vota

Greqia – 3.28%, 622 vota

Polonia – 3.10%, 588 votat

Malta – 3.10%, 587 vota

Gjermania – 3.06%, 580 vota

Mbretëria e Bashkuar – 2.78%, 526 vota

Australia – 2.58%, 488 vota

Estonia – 2.46%, 467 vota

Lituania – 2.11%, 400 vota

Norvegjia – 2.11%, 399 vota

Danimarka – 2.03%, 384 vota

Irlanda – 2.02%, 383 vota

Çekia – 1.95%, 369 vota

Islanda – 1.75%, 332 vota

Zvicra – 1.50%, 285 vota

Ukraina – 1.35%, 256 vota

Belgjika – 1.35%, 256 vota

Luksemburgu – 1.32%, 251 vota

Letoni – 1.31%, 248 vota

Italia – 1.30%, 247 vota

San Marino – 1.21%, 229 vota

Qipro – 1.03%, 196 vota

Kroacia – 0.94%, 178 vota

Portugalia – 0.78%, 148 votat

Mali i Zi – 0.77%, 146 vota

Sllovenia – 0.77%, 145 vota

Armenia – 0.75%, 142 vota

Azerbajxhani – 0.73%, 138 vota

Serbia – 0.62%, 117 vota

Gjeorgjia – 0.28%, 53 vota

Gjithsej vota: 18,951

“Dibra Madhështore”! Rama i bie daulles, Noizy shfaqet me Lamborghini në rrugën e re Maqellarë-Peshkopi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në orët e mbrëmjes së kësaj të premteje është shfaqur në rrugën e sapopërfunduar Maqellarë-Peshkopi, ku është pritur me daulle dhe valle.

Teksa po përshkruante një pjesë të rrugës në këmbë, Rama u ndal për të shijuar shfaqjen që ishte përgatitur posaçërisht për të.

Ai iu afrua pranë valltarëve dhe mori daullen duke i rënë bashkë me ta.

Më pas, reperi Noizy u shfaq me Lamborghini në rrugë, ndërsa Rama shihet teksa bën shenjë me duar që t’i hapet rruga.

Më pas kryeministri i entuziazmuar nga e gjithë atmosfera ironizoi opozitën dhe Sali Berishën, duke bërtitur: “Dibra Madhështore”.

Rama pati edhe një mesazh për dibranët se tashmë rruga është bërë deri në qendër të qytetit.

“Tani unë kam këtë mesazh për Dibrën dhe e kam për dibranët e Peshkopisë se aty është ajo sofra hudh e prit, fiksimi ishte me e pru rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë se nuk duroja do të më jo do vij jo s’do vijë, jo erdhi jo s’erdhi. U krye deri në qendër të Peshkopisë”, tha Rama.