Përvëlon Shqipëria! Termometri ngjitet në 40°C, AKMC ngre alarmin: Ja çfarë duhet të bëni

Temperatura ekstreme pritet të përfshijnë vendin tonë në ditët në vijim.

Sipas parashikimeve të IGJEO dhe ERCC, termometri pritet të shënojë deri në 40°C, duke shtuar ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore.

Qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të jenë të kujdesshëm me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

“Raportoni çdo zjarr apo tym në numrat 128 ose 112. Respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën“, thuhet në njoftim.

Sërish lëkundje tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

Një tjetër tërmet sapo ka goditur vendin, pas lëkundjeve të mëngjesit.

Tërmeti ishte me magnitudë 3.3 ballë, me epiqendër 11 km në veri-perëndim të Tiranës, teksa thellësia fokale ishte 10 km.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 4.4 e shkallës Rihter, në orën 05:04 minuta. Tërmeti ka pasur epiqendrën e tij pranë Kamzës dhe Krujës me një thellësi prej 5 kilometrash.

Distria Krasniqi bën historinë, bëhet xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

Sportistja e Kosovës, Distria Krasniqi ka hyrë në histori si xhudistja më e vlerësuar në botë, duke u renditur e para jo vetëm në kategorinë deri në 52 kilogramë, por edhe në listën e përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, për të gjitha kategoritë, femra dhe meshkuj.

Pas fitores së medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest, Krasniqi grumbulloi 1400 pikë të reja, duke e çuar totalin e saj në 7055 pikë.

Me këtë rezultat, ajo lë pas të gjithë rivalët, përfshirë edhe emra të njohur të xhudos botërore si rusi Inal Tasoev (7000 pikë) dhe japonezi Sanshiro Murao (6895 pikë).

Më parë, kreun e renditjes në kategorinë deri në 52 kg e mbante francezja Amandine Buchard me 5700 pikë, por me pikët e fundit, Krasniqi ka marrë një epërsi bindëse, duke e shtyrë rivalen e saj në vendin e dytë.

Renditja më e fundit, e publikuar të hënën nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, përveçse e ngjit Distrian në majën e sportit, vendos edhe Kosovën në qendër të vëmendjes së arenës ndërkombëtare.

Kjo arritje ka rëndësi të jashtëzakonshme në prag të Lojërave Olimpike, pasi renditja botërore përcakton normat olimpike dhe statusin në garat madhore.

Shkelja e armëpushimit, Trump mesazh Izraelit: Ktheni mbrapsht avionët, mos hidhni bombat!

Presidenti amerikan Donald Trump ka adresuar një deklaratë të fortë në platformën “Truth Social”, duke i bërë thirrje publike Izraelit që të ndalojë çdo operacion ushtarak të mundshëm ndaj Iranit.

“Izrael. Mos i hidhni ato bomba. Nëse e bëni është një shkelje e madhe. Kthejini pilotët tuaj në shtëpi, tani!”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Izraeli dhe Irani kanë shkelur armëpushimin e deklaruar diten e sotme ne oret e mengjesit.

Presidenti amerikan ka akuzuar si Izraelin ashtu edhe Iranin për shkelje të armëpushimit që ai shpalli disa orë më parë.

Duke folur me gazetarët përpara se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, Trump tha se nuk ishte i kënaqur me asnjërin vend, por veçanërisht me Izraelin, i cili “u çlirua” menjëherë pasi ra dakord për marrëveshjen.

Vijojnë lëkundjet në Shqipëri, sizmologu: Tërmeti i fortë u ‘paralajmërua’ nga 27 paragoditje

Tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës, është pasuar nga 12 paslëkundje të tjera, sipas të dhënave të Qendrës Europiane të Sizmologjisë.

Lëkundja më e fortë pas goditjes kryesore ka qenë me magnitudë 3.2 dhe ka ndodhur pranë epiqendrës së tërmetit fillestar.

Në një lidhje direkte Damiano Koxhaj nga Instituti Shqiptar i Sizmologjisë bëri me dije se përpara goditjes kryesore janë regjistruar gjithashtu 27 paragoditje me intensitet të ulët.

Ai theksoi se pasgoditjet janë një fenomen i zakonshëm pas një tërmeti të këtij lloji dhe nuk përbëjnë rrezik për banorët.

Sipas Koxhajt, këto lëkundje tregojnë se zona po i rikthehet normalitetit dhe nuk ka vend për panik.

Luiz Ejlli në spital, këngëtari përfundon në operacion: Dhimbjet më filluan te…

Luiz Ejlli i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, teksa një gjë të tillë e ka zbuluar vetë në rrjetet sociale.

Nuk dihet se çfarë i ka ngjarë, por si gjithmonë batutat apo ironitë nuk i kursen.

“Gjatë operimit nuk kisha dhimbje, por kur ndalova te recepsioni për faturat, aty më filluan dhimbjet”, shkruan këngëtari shkodran.

Pas fitimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli u shndërrua në fenomen në vendin tonë duke qenë ndër më të preferuarit e shqiptarëve.

“Lamborghini dhe hotel”, konfiskohen 550 mijë euro pasuri të Arjan Kamanit në Cërrik!

Është konfiksuar pasuria me vlerë 550 mijë euro e Arjan Kamanit në Cërrik, i dënuar në Belgjikë për ‘Ushtrim prostitucioni’.

Bëhet fjalë për 2 pasurive në pronësi të Arjan Kamanit, i cili i kishte regjistruar ato në emër të tij dhe të afërmve. Konkretisht i është sekuestruar objekt 3-katësh (me aktivitet bar, restorant dhe hotel) dhe 1 automjet “Lamborghini”.

Nga hetimet rezultoi se pasuritë e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Arjan Kamani, i cili është i dënuar në Belgjikë.

Në përditësim…

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 84.5 lekë dhe shitet me 86 lekë.

Euro blihet me 97.5 lekë dhe shitet 98.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.3 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik blihet me 113.5 lekë dhe shitet me 114.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 61.4 lekë, ndërsa në shitje me 62.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Vjen LËVIZJA e radhës! SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Irani realizoi dje një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s. Autoritetet në Katar konfirmuan sulmin ndaj bazës Al-Udeid duke thënë se ishte një “shkelje flagrante”, ndërsa vendi i Gjirit ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore.

Pas sulmit iranian me rreth 10 raketa ndaj katarit, është ngritur alarmi tek vendet e Gjirit. Raportohet se avionët luftarakë amerikanë të stacionuar në bazën ajrore “Prince Sultan” në Arabinë Saudite janë ngritur në ajër.

Sakaq, qeveria e Katarit thotë se të gjitha raketat iraniane u interceptuan dhe nuk u raportuan viktima apo dëme, ndërsa mediat e Katarit raportojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të interceptonin dhe shkatërronin 9 nga 10 raketat e lëshuara nga Irani drejt bazës Al Udeid.

Katari ngre mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit, pasi thotë se mbrojtja ajrore ka interceptuar të gjitha raketat iraniane. Po ashtu zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al Ansari shkroi në ‘X’ se vendi i tij po mendon mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit.

“Ne pohojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturp, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha Majed Al Ansari.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 24 Qershor 2025

Dashi

Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni gjithë kohës te entuziazmuar dhe te gëzuar. Beqaret do realizojnë një takim shume te bukur ne një vend qe ata qe pëlqejnë tej mase. Dite e favorshme edhe për financat. Do kryeni te gjitha shpenzimet qe dëshironi dhe nuk do keni aspak tronditje.

Demi

Here pas here do keni debate me partnerin tuaj, por fale maturisë qe do tregoni do i kaloni ato sa hap e mbyll sytë. Jupiteri do jete planeti qe do i shtyje beqaret t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen dhe te nisin një etape te re. Financat nga ana tjetër nuk do jene aspak te qëndrueshme. Shmangni me patjetër te gjitha shpenzimet te paktën për pak kohe.

Binjaket

Jeta ne çift do jete goxha e turbullt gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për shume gjera me partnerin dhe do ngulni këmbë qe te dale e juaja. Po vazhduat ne këtë rruge nuk keni për te shkuar askund. Nëse jeni beqare, ka mundësi te njiheni me disa persona te rinj. Situata financiare do jete e vështirë. Do iu duhet patjetër edhe mbështetja e familjareve për t’ia dale.

Gaforrja

Dita e sotme do jete mjaft e qëndrueshme dhe here pas here mund te keni edhe disa surpriza te këndshme. Shfrytezojeni deri ne maksimum. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave qe do mundohen t’i joshin sepse do vuajnë me vone. Ne planin financiar reflektoni mire para se te kryeni çdo shpenzim nëse nuk doni te mbeteni pa para.

Luani

Do ja shprehni ne një mënyrë tjetër ndjenjat partnerit tuaj sot dhe do e bëni atë te ndihen mjaft mire. Ne mbrëmje do ketë edhe çaste romantike e pasionante. Beqaret do kenë një dite normale dhe ende nuk do e gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar nuk duhet te dekurajoheni edhe po nuk arritët ta stabilizoni situatën. Mundohuni vetëm te ulni sa te mundni shpenzimet.

Virgjeresha

Do jete e vështirë sot te ruani një ambient te qete ne jetën tuaj ne cit. Partneri do jete mu humor te keq dhe do kërkojë gjithë kohës te dale e tija. As për beqaret nuk rekomandohet te hidhen hapa. Qëndroni te paktën edhe sot vetëm, te nesërmes nuk i dihet. Financat do kenë vështirësi nëse kërkoni gjithmonë te dukeni duke shpenzuar shifra te mëdha. Shtrëngojeni pak rripin.

Peshorja

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do iu ndodhin aq shume gjera te jashtëzakonshme saqë as vete nuk besohet se jeni ne realitet. Beqaret do kenë njohje te reja, por nga dëshira e madhe për te filluar shpejt një lidhje mund te bëjnë gabime. Kujdes! Ne planin financiar duhet vendosur sa me pare rregull. Po i late gjerat pas dore do keni vështirësi.

Akrepi

Jeta ne çift do jete mjaft e qëndrueshme dhe aspak konfliktuale. Secili do respektoje tjetrin dhe nuk do mundohet te dominoje. Beqareve mund t’iu konkretizohen ëndrrat dhe te hedhin hapat e para drejt një lidhjeje. Për te rritur financat nuk duhet te bëni sakrifica marramendëse sepse mund t’i humbi edhe ato para qe keni.

Shigjetari

Jeta ne çift do jete prioritet për ju sot. Do lini gjithçka tjetër pas dore vetëm qe ajo te ece ashtu si duhet. Deri ne orët e mbrëmjes do i keni zgjidhur te gjitha situatat delikate. Beqaret nuk do e gjejnë princin e kaltër, por kjo nuk do i fute ne pesimizëm. Buxheti do jete i mire, megjithatë duhet te mos shpenzoni shuma te mëdha te paktën derisa situata te përmirësohet me tepër.

Bricjapi

Marrëdhënia me partnerin do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Me ne fund do e kaloni periudhën e vështirë gjate se cilës keni vuajtur pa mase. Beqaret do pëlqejnë shume një person i cili ne pamje te pare nuk do jete ne lartësinë e tyre. Financat do jene me te mira se kurrë me pare. Do ndiheni te qete ne këtë sektor dhe mund te realizoni edhe ndonjë investim.

Ujori

Marrëdhënia me partnerin do ftohet gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për asgjë me te dhe situata do iu dale tërësisht jashtë kontrollit. As beqaret nuk do jene ne humor për te kërkuar princin e tyre te kaltër. Disa mund te mbyllen ne vetvete. Ekuilibri financiar do ketë tronditje te vogla. Po shmanget investimet e tepruara edhe mund t’ia dilni mbanë.

Peshqit

Dite harmonike kjo e sotmja për te gjithë te dashuruarit. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje dhe debate do mundohen t’i zgjidhin me qetësi. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Nuk ka ardhur ende koha qe ata te ndryshojnë status. Financat do jene goxha te dobëta prandaj mire do jete te shmangni investimet.