LiDL merr statusin e investitorit strategjik, gjiganti gjerman i supermarketeve do të investojë në Shqipëri 105 mln euro. Çfarë parashikon projekti me 2500 të punësuar

Gjigandi gjerman i supermarketeve LiDL, do të investojë 105 milionë euro në Shqipëri për ndërtimin e një qendre logjistike, e cila do të shërbejë si objekt kryesor për magazinimin e produkteve me shumicë. Projekti madhor do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 200 mijë metrash katrorë në Porto Romano.

Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin “Investitor Strategjik” për projektin “LiDL – Shqipëria Qendër Logjistike” dhe i ka vendosur kompanisë gjermane në dispozicion tokën e kërkuar me qira afatgjatë.

Qendra logjistike do të shërbejë si objekt kryesor për magazinimin e produkteve me shumicë.

Produktet e magazinuara synojnë të furnizojnë si tregun shqiptar, duke lehtësuar grumbullimin, mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e produkteve vendase, ashtu si dhe promovimin dhe eksportin e jashtëm të këtyre produkteve.

LiDL synon gjithashtu të operojë në tregun shqiptar duke krijuar operacione të shitjes me pakicë përmes një rrjeti të gjerë supermarketesh.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikon të punësojë rreth 2500 persona.

Statusi “Investim Strategjik me Procedurë të Veçantë” do të jetë i vlefshëm për një periudhë 3-vjeçare, gjatë së cilës pritet të përmbyllen edhe procedurat e shpronësimit nga Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për infrastrukturën tregtare dhe logjistike të Shqipërisë, duke sjellë në vend një nga markat më të njohura në Evropë për cilësinë dhe konkurrueshmërinë e saj.

Prania e LiLD në vend jo vetëm që forcon klimën e investimeve, por edhe ndihmon modernizimin e zinxhirit të furnizimit dhe rrit bashkëpunimin me prodhuesit vendas.

(BalkanWeb)

E rëndë plazhin e njohur, dalin në breg 5 t rυρa të ραjetë, me dυar e këmbë të Ιidhura

Policia në një nga vendet më të njohura turistike të Spanjës po heton zbulimin e trupave në det, me duar dhe këmbë të lidhura.

Të paktën pesë kufoma janë gjetur nga Garda Civile në Detin Balearik pranë Ibizës.

Besohet se ata janë emigrantë që ishin përpjekur të arrinin në vijën bregdetare spanjolle nëpërmjet një kalimi të rrezikshëm nga Algjeria, një udhëtim që ka marrë mijëra jetë

Trupa të tjerë kanë dalë në plazhe, por këta kanë qenë të prangosur, duke e bërë policinë të besojë se ata janë vrarë për ndonjë arsye të panjohur.

Policia ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Zbulimi i këtyre trupave ka ndodhur gjatë muajit të fundit, megjithëse policia ka qenë hermetike sa i takon hetimeve në lidhje me rastin.

Disa ditë më vonë, një trup tjetër u shfaq në rrethana të ngjashme, gjithashtu në ujërat e Formenterës. Dhe këto ngjarje janë përsëritur disa herë gjatë disa javëve të fundit.

Në total, të paktën pesë trupa janë gjetur me duar dhe këmbë të lidhura në pjesë të ndryshme të ujërave të Ishujve Balearik. Të gjithë me sa duket u përkisnin emigrantëve që udhëtonin me një varkë.

Dikur ishte 129 kilogramë, e reja zbulon si humbi peshë duke bërë një ushtrim çdo ditë

Një grua e cila ka shtuar 63 kilogramë për shkak të një çrregullimi të rrallë hormonal, ka zbuluar se si ka arritur që të humbasë peshë në 2 vite e gjysmë.

Është fjala për Hannah Mai, e cila në tetor të vitit 2020 u diagnostikua me sindromën e Cushing. Gjendja shkaktohet nga ekspozimi i zgjatur ndaj nivele të larta të kortizonit.

Disa nga simptomat më të rëndësishme të sëmundjes përfshijnë shtimin në peshë rreth mesit të trupit dhe rreth pjesës së sipërme të shpinës, si dhe një fytyrë të rrumbullakosur.

37-vjeçarja nga Coventry, Warwickshire, iu nënshtrua një operacioni në tru në shkurt të 2021 për të hequr tumorin e hipofizës , e si pasojë i dhanë edhe ilaçe steroide për t’a kontrolluar atë.

“Daily Mail” shkruan se në vitin 2023 Hannah ndërpret këtë kurë dhe vendosi që të humbiste peshën që kishte shtuar gjatë kësaj periudhe.

Ajo peshonte rreth 129 kilogramë dhe Mai ka zbuluar se të bërit pilates çdo ditë, së bashku me një dietë me shumë proteina, e ka ndihmuar që të shkonte ne peshën që dëshironte.

37-vjeçarja ka treguar se nuk ka bërë injeksione, të cilat aktualisht janë në rritje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa duke folur për Ozempic-un, i cili është një ilaç për diabetin, por që përdoret për humbje peshe, Hannah është shprehur:

“Mendoj se Ozempic është i shkëlqyer për njerëzit që kanë nevojë për të dhe për arsye mjekësore. Po i ndihmon vërtetë disa njerëz, por mendoj se nëse i jep vetes një shans, mund t’a shtysh vërtetë veten. Duhet të përqendrohesh te kush dëshiron të jesh”.

Mai ka rrëfyer se ka qenë 30 vjeçe kur vuri re se po shtonte në peshë shumë shpejt. Si pasojë ajo ka shkuar shpesh te mjeku që e pyeste ‘nëse ishte shtatzënë’.

“E dija që diçka nuk shkonte me mua, por njerëzit përreth meje mendonin se kisha ndryshuar dietën dhe më pyetën nëse po haja më shumë. Më pyetën 6 herë nëse isha shtatzënë dhe më thanë se shtimi im në peshë mund të shkaktohej nga hormonet”, ka treguar 37-vjeçarja.

Mai ka shtuar se një ditë është zgjuar në mëngjes me shpinën e përkulur. Ajo ka kërkuar menjëherë në “Google” për simptomat, përfshirë shtimin në peshë. Këto simptoma përkonin me sëmundjen Cushing, e si pasojë menjëherë ka shkruar te mjeku.

Hannah u dërgua në Spitalin Universitar Coventry dhe Warwickshire, ku iu nënshtrua një analize gjaku dhe një skanimi MRI që konfirmuan se kishte sëmundjen.

“U ndjeva e lehtësuar, por e frikësuar kur mora diagnozën”, kujtoi Hannah dhe shtoi: “Kisha thënë për vite me radhë se diçka nuk shkonte me mua”.

Furnizoi me armë Ukrainë/ Rusia i përgjigjet ashpër Vuçiçit: Do të merren masa…

Sekretari i shtypit i presidentit rus, Dmitry Peskov tha se tema e furnizimit me armë të Serbisë në Ukrainë u ngrit gjatë kontakteve dypalëshe, dhe Rusia shpreson që Beogradi do ta ndalë këtë praktikë aksidentale.

Ai theksoi se Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) tha më parë se Serbia po furnizon Ukrainën me produkte ushtarake nëpërmjet ndërmjetësve dhe se furnizime të tilla po shtohen.

“Kjo temë u ngrit në kontaktet me miqtë tanë serbë dhe u dhanë garancitë e duhura. Shpresojmë që nëse një praktikë e tillë ka ndodhur aksidentalisht, do të merren masa për ta parandaluar atë në të ardhmen.

Kjo temë kërkon vëmendje të veçantë, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e saj për ne dhe për Serbinë”, tha Peskov për kanalin Yunashev Live Telegram.

“Kam frikë për vajzën time”, Albana Vokshi shpërthen në KiE: U kë rcënuam në ditën e votimit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës vuri në pikëpyetje demokracinë bazuar në zgjedhjet e 11 Majit.

Në raportin e lexuar në sesionin e sotëm u ngrit alarmi mbi përdorimin e pushtetit nga qeveria e Edi Ramës, presionet ndaj administratës nga patronazhistët, lidhjet me krimin apo frikësimin e votuesve.
Në fjalën e saj deputetja Albana Vokshi tha se në zgjedhjet e 11 majit u shënua masakra elektorale më e madhe e të gjitha kohërave. Në një moment Vokshi u prek emocionalisht kur rrëfeu se në Vorë ditën e zgjedhjeve ishte kërcënuar jo vetëm ajo por dhe vajza e saj, nga persona të cilët ishin denoncuar për vrasje e trafik droge dhe u paraqitën në qendrat e votimit.

“Kam marrë pjesë në shumë zgjedhje, por asnjeherë nuk kam parë një masakër zgjedhore si kjo. Në Vorë u kërcënova nga persona të cilët ishin denoncuar për vrasje e trafik droge u paraqitën në qendrat e votimit. Vajza ime u kërcënua nga këto persona. Edhe pse pati kallëzim në SPAK e polici askush nuk ndërhyri.

Edhe tani këta persona janë të lirë dhe unë kam frikë për vajzën time. Ju pyes sërish a janë këto zgjedhje të lira, kur gratë kandidate kërcënohen. A duhet të qëndrojmë të heshtur ndaj kërcënimeve të familjarëve tanë. Natyrisht që jo..

Nuk duhet të tolerojmë duhet të qëndrojmë një atmosferë ku gratë të bëjnë politikë e të shërbejnë me dinjitet”, tha Vokshi.
Në përfundim, Këshilli i Europës doli me listë rekomandimesh duke kërkuar që të ndalet blerja e votës, të depolizohet admimsitrata zgjedhore, të ndahet shteti nga partia dhe të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR në zgjedhje.

Presidenti turk reagon për sulmet amerikane ndaj Iranit! Erdogan: Ne nuk i miratojmë goditjet ndaj Teheranit

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan theksoi se Turqia nuk i miraton sulmet ndaj sovranitetit të Iranit dhe sigurisë së rajonit, “pavarësisht se nga vijnë”, pa bërë ndonjë referencë specifike për Shtetet e Bashkuara dhe Donald Trump .

Duke folur në një aktivitet të sindikatës së nëpunësve civilë në Ankara, presidenti turk tha: “Ne jemi vendi që ka demonstruar qëndrimin më të qartë që nga 7 tetori. Ndërsa opozita zyrtare njollos rezistencën palestineze, duke e karakterizuar atë si terrorizëm, ne qëndrojmë të palëkundur në krah të vëllezërve tanë në Gaza. Po bëjmë përpjekje të forta që sulmet e Izraelit dhe mbështetësve të tij kundër vendit tonë fqinj, Iranit, të mos çojnë në një katastrofë edhe më të madhe. Ne kurrë nuk i miratojmë sulmet ndaj sovranitetit të rajonit tonë dhe shprehim kundërshtimin tonë.”

Presidenti turk iu referua 7 tetorit 2023, ditës së sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Rripin e Gazës.

Duke iu referuar iniciativave që ai dhe Turqia po ndërmarrin në këtë drejtim, Tajip Erdogan tha se nesër, të martën, më 24 qershor, do të jetë në Hagë për Samitin e NATO-s dhe theksoi mobilizimin e tij “për të shmangur fatkeqësitë e pariparueshme”.

“Ne po përpiqemi ta çojmë vendin tonë nga ujërat e trazuara në ujërat e qeta. Ne nuk veprojmë bazuar në politika të përkohshme, por duke parashikuar rreziqet e fshehura. Ne e bëmë dhe do ta bëjmë në mënyrë që asnjë nga 86 milionë qytetarët tanë të mos dëmtohet”, tha Erdogan.

Irani i kundërpërgjigjet SHBA-ve! Teherani lëshon raketa drejt bazave amerikane në Katar dhe Irak

Reuters raporton se Irani ka lëshuar raketa në drejtim të bazave ushtarake amerikane në Katar dhe Irak.

dohaMediat e huaja citojnë një zyrtar izraelit, i cili raporton se Irani ka synuar bazat amerikane në Katar.

Sipas Sky News, Irani lëshoi ​​raketa balistike në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar të hënën pasdite.

Mediat e huaja citojnë një zyrtar izraelit, i cili raporton se Irani ka synuar bazat amerikane në Katar.

Sipas Sky News, Irani lëshoi ​​raketa balistike në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar të hënën pasdite.

Më herët Katari njoftoi mbylljen e hapësirës tij ajrore të hënën pasdite (23/6), teksa tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta.

Mbyllja e hapësirës ajrore në Katar do të thotë që hapësira ajrore mbi bazën amerikane në Al Udeid është e mbyllur.

Baza Al Udeid në Katar pret më shumë se 10,000 trupa amerikanë dhe është qendra më e madhe ushtarake amerikane në rajon.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Katarit, vendimi u mor për të garantuar sigurinë e banorëve dhe vizitorëve, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se do të ndërmarrin një hap të ngjashëm.

Kujtojmë se në fundjavë SHBA sulmuan me raketa 3 objekte bërthamore në Iran, me Teheranin i cili u zotua për hakmarrje pas përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin e Iranit me Izraelin për armët bërthamore.

https://x.com/BarakRavid/status/1937188355370009027?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1937188355370009027%7Ctwgr%5E08b1d111990cd496318f7582a223dbf0777e9b8a%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2F2025%2F06%2F23%2Firani-i-kunderpergjigjet-shba-ve-teherani-leshon-raketa-drejt-bazave-amerikane-ne-katar-dhe-irak%2F

Përshkallëzimi i krizës/ Irani sulmon SHBA-në, reagon ashpër Trump: Do ketë pasoja, po …

“Objektivat që ne goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë.

Vetëm lajmet e rreme do të thoshin diçka të ndryshme në mënyrë që të përpiqeshin të poshtëronin, sa më shumë që të ishte e mundur – Dhe madje edhe ata thonë se ishin “shumë mirë të shkatërruara!”, shkruan Trump në Truth Social.

Irani as nuk e ka ndërmend të ndalojë/ Zyrtari iranian: “Do të vazhdojmë hakmarrjen në…”

Një zyrtar i lartë iranian, duke folur për Reuters (rezervon të tregojë emrin), deklaroi se “do të vazhdojmë hakmarrjen në përgjigje të sulmeve të SHBA-së.

“Irani ka racionalitetin e nevojshëm për të filluar diplomacinë pas ndëshkimit të agresorit. Nëse kërkojnë negociata, sulmet izraelite dhe amerikane duhet të ndalen” – shtoi më tej zyrtari iranian.

Nuk dihet ende nëse do të ketë sulme të tjera iraniane ndaj bazave amerikane që ndodhen në Lindjen e Mesme, ndërsa Trump ka mbledhur të gjithë drejtuesit e lartë të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

Vjen LËVIZJA e radhës! SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s. Autoritetet në Katar konfirmuan sulmin ndaj bazës Al-Udeid duke thënë se ishte një “shkelje flagrante”, ndërsa vendi i Gjirit ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore.

Pas sulmit iranian me rreth 10 raketa ndaj katarit, është ngritur alarmi tek vendet e Gjirit. Raportohet se avionët luftarakë amerikanë të stacionuar në bazën ajrore “Prince Sultan” në Arabinë Saudite janë ngritur në ajër.

Sakaq, qeveria e Katarit thotë se të gjitha raketat iraniane u interceptuan dhe nuk u raportuan viktima apo dëme, ndërsa mediat e Katarit raportojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të interceptonin dhe shkatërronin 9 nga 10 raketat e lëshuara nga Irani drejt bazës Al Udeid.

Katari ngre mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit, pasi thotë se mbrojtja ajrore ka interceptuar të gjitha raketat iraniane. Po ashtu zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al Ansari shkroi në ‘X’ se vendi i tij po mendon mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit.

“Ne pohojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturp, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha Majed Al Ansari.