Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

TIRANË– Pas shitjes së rrjetit të supermarketeve SPAR te kosovarët e Viva Fresh për 44 milionë euro, grupi Balfin i Samir Manes ka finalizuar edhe një tjetër transaksion të rëndësishëm largimi nga Shqipëria. Këtë herë bëhet fjalë për kompaninë Fashion Group Albania, e cila i është shitur kompanisë Albi Holding, pjesë e grupit të fuqishëm kosovar Albi Group.

Lajmin e konfirmoi zyrtarisht Autoriteti i Konkurrencës, sipas të cilit është depozituar njoftimi paraprak për përfitimin e kontrollit të Fashion Group Albania SHPK nga shoqëria ALBI HOLDING SHPK sipas kapitali.al.

Fashion Group Albania ka mbajtur ekskluzivitetin e disa prej markave më të njohura ndërkombëtare të veshjeve dhe aksesorëve në tregun shqiptar, përfshirë Prenatal, Springfield, Geox, Aldo, Women’Secret, Okaidi, Mango, Parfois, Carpisa dhe Cortefiel. Në vitin e fundit financiar, kjo kompani raportoi një qarkullim vjetor prej 11 milionë eurosh dhe fitim neto prej 1 milion euro, me 154 të punësuar aktivë. Vlera e aktiveve arrin në 5.5 milionë euro, ndërsa detyrimet në 3.3 milionë euro.

Edhe pse shuma e këtij transaksioni nuk është bërë ende publike, fakti që Balfin po shitet për të dytën herë radhazi brenda një periudhe të shkurtër ka hapur diskutime mbi strategjinë e re të grupit të Manes. Ky divestimi i vazhdueshëm nga segmentet e shitjes me pakicë në Shqipëri ushqen spekulimet se Samir Mane, i cili u bë miliarderi i parë shqiptar pikërisht falë biznesit të zhvilluar këtu, po zhvendos gradualisht kapitalet dhe interesat e tij jashtë vendit.

Vitet e fundit, Balfin ka zgjeruar dukshëm investimet në Austri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke krijuar për herë të parë një profil ndërkombëtar të dukshëm, krahas aktiviteteve tradicionale në rajon. Tërheqja graduale nga Shqipëria mund të lexojë si një sinjal paraprak që Mane po diversifikon rrezikun ekonomik, në një kohë kur klima e biznesit në Shqipëri vazhdon të përballet me sfida të shumta strukturore, pasigurira ligjore dhe perceptime për risk politik.

A është ky fillimi i largimit të ngadaltë të një prej figurave më të suksesshme të biznesit shqiptar nga vendi që e bëri miliarder? Apo Samir Mane thjesht po e riorienton strategjinë drejt tregjeve më të mëdha e më të qëndrueshme? Përgjigja mbetet e hapur, ndërsa lëvizjet e fundit e konfirmojnë një kurs të ri të grupit Balfin.

Donald Trump ben urdherin ekzekutiv qe t r▪︎ndit Sali Berishen dhe Shqiperine

Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizimin ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor – përfshirë dhunën ekstremiste dhe veprimet penguese – si dhe situata e përgjithshme që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe integrimit euroatlantik, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara…

Presidenti Donald Trump ka vendosur të mbajë në fuqi urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, të shpallur fillimisht në vitit 2001 dhe të ndryshuar në vitet 2003 dhe 2021, 2025.

🔊
Në bazë të këtij urdhëri, SHBA do të vijojë me sanksionet në vendet e Ballkanit kundër individëve të përfshirë në korrupsion madhor, apo në akte të dhunshme ekstremiste.

Ai mori këtë vendim duke pasur parasysh “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetin pengues, dhe situata në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

🔊
Urdhëri ekzekutiv i Trump për Shqipërinë dhe Ballkanin:

Urdhëri i plotë ekzekutiv

Vazhdimi i Gjendjes së Jashtëzakonshme Kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor

Më 26 qershor 2001, me Urdhrin Ekzekutiv 13219, Presidenti shpalli një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, në përputhje me Aktin për Kompetencat Ekonomike në Raste Emergjente Ndërkombëtare (50 U.S.C. 1701 e në vijim), për t’iu përgjigjur një kërcënimi të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, të përbërë nga veprimet e personave që:

(i) janë të përfshirë ose mbështesin dhunën ekstremiste në ish-Republikën e Maqedonisë (tani Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe gjetkë në rajonin e Ballkanit Perëndimor,

ose (ii) kryejnë veprime që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje ose Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të 10 qershorit 1999 për Kosovën.

Më 28 maj 2003, Presidenti ndryshoi këtë urdhër me Urdhrin Ekzekutiv 13304, për të ndërmarrë hapa të tjerë kundër veprimeve që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 për ish-Republikën e Maqedonisë.

Më 8 qershor 2021, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14033, i cili zgjeroi fushën e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur më parë, duke konstatuar se situata në territoret e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe në Republikën e Shqipërisë – pra në Ballkanin Perëndimor – përfshirë minimin e marrëveshjeve të pasluftës dhe institucioneve përkatëse, si dhe korrupsionin e përhapur në qeveritë e rajonit, pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet euroatlantike, dhe për këtë arsye përbën një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA.

Urdhëri ekzekutiv i Trump për Shqipërinë dhe Ballkanin:

Më 8 janar 2025, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14140, për të marrë masa shtesë në dritën e zhvillimeve të fundit në Ballkanin Perëndimor – përfshirë përpjekjet e vazhdueshme për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve të rajonit, për të minuar marrëveshjet e pasluftës dhe institucionet, për t’u përfshirë në korrupsion të rëndë që gërryen shtetin ligjor dhe besimin në qeverisjen demokratike, si dhe për të shmangur sanksionet amerikane.

Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizimin ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhunën ekstremiste dhe veprimet penguese, si dhe situata e përgjithshme që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe integrimit euroatlantik, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Për këtë arsye, emergjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 , sipas të cilit u ndërmorën hapa shtesë në Urdhrin Ekzekutiv 13304 , i cili u zgjerua në fushëveprim në Urdhrin Ekzekutiv 14033 , dhe sipas të cilit u ndërmorën hapa shtesë në Urdhrin Ekzekutiv 14140 , duhet të vazhdojë në fuqi përtej 26 qershorit 2025. Prandaj, në përputhje me nenin 202(d) të Aktit Kombëtar të Emergjencave ( 50 USC 1622(d) ), unë po vazhdoj për 1 vit emergjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Ky njoftim do të publikohet në Regjistrin Federal dhe do t’i përcillet Kongresit.

“Dua te υdes mbi burrin tim”, Eneda Tarifa e “çmendur” pas Gent Laskut zbulon cfare po ndodh mes tyre

Rozana Radi, Jonida Maliqi, Eneda Tarifa dhe Aurela Gaçe, katër prej emrave më të spikatur të skenës shqiptare, janë bashkuar në një projekt të veçantë artistik që mban firmën e Ardit Gjebreas. Të njohura për karrierën e tyre të gjatë, zërin potent dhe personalitetin karizmatik, këto artiste janë kthyer në simbole të muzikës shqiptare ndër vite, duke mbledhur përreth vetes mijëra fansa dhe admirues në të gjitha trojet shqipfolëse.

Ky bashkëpunim i rrallë është shoqëruar me interes të madh nga publiku, i cili ka mirëpritur me entuziazëm çdo informacion apo pamje të shpërndarë nga prapaskenat. Fotot dhe videot nga momentet e përgatitjes, prova apo thjesht batutat mes artisteve, janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Një nga videot që ka bërë më shumë bujë është ajo ku Ardit Gjebrea, duke ruajtur stilin e tij karakteristik plot humor dhe ngacmime të lezetshme, u drejtohet vajzave me një pyetje jo fort të zakontë: “Si do donit të vdisnit?”

Secila prej tyre jep një përgjigje me stilin dhe natyrën e vet, por ajo që “rrëmbeu” gjithë vëmendjen dhe shpërthimet e të qeshurave ishte Eneda Tarifa. Me plot sportivitet dhe pa filtra, këngëtarja iu përgjigj pyetjes me një batutë që la pa fjalë të gjithë:
“Unë do doja të vdisja mbi bashkëshortin tim!”

Reagimi i menjëhershëm ishte një valë e madhe të qeshurash, ndërsa videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuar të javës. Fansat, përveçse u argëtuan me batutën, vlerësuan edhe natyrën e drejtpërdrejtë dhe guximtare të Enedës, e cila prej kohësh njihet për shpirtin e lirë dhe sensin e saj të humorit.

Ky projekt, që po përgatitet me shumë përkushtim nga Ardit Gjebrea dhe stafi i tij, pritet të jetë më shumë se thjesht një performancë muzikore – një festë emocionesh, nostalgjie dhe arti i vërtetë në skenë. Bashkimi i katër femrave që kanë bërë histori me këngët, stilin dhe qëndrimin e tyre ndaj artit, vjen si një dhuratë për publikun që ka ndjekur çdo hap të tyre ndër vite.

Ndërkohë që data e publikimit ende nuk është bërë zyrtare, pritshmëritë janë të larta dhe çdo dalje, qoftë edhe nga prapaskena, shton më shumë kuriozitetin e publikut. Ky projekt po shndërrohet gradualisht në një ndër ngjarjet më të mëdha artistike të vitit, që jo vetëm risjell zëra të fuqishëm, por edhe thekson forcën, inteligjencën dhe humorin e gruas shqiptare në art.

Kush jane shtetet qe i ofruan azil politik? Ilir Meta ‘hap thesin’ dhe zbulon sekretet e renies se tij

Ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ka rrëfyer për herë të parë se ishte paralajmëruar nga miq ndërkombëtarë për arrestimin e tij dhe madje i ishte ofruar azil politik në vende të Bashkimit Europian dhe NATO-s, por ai e kishte refuzuar.

Në një deklaratë nga burgu, Meta zbulon se përpara arrestimit kishte marrë telefonata dhe mesazhe shqetësuese nga të njohur të huaj dhe shqiptarë, të cilët e këshillonin që të mos kthehej në Shqipëri.

“Pata shumë telefonata se ku isha, pasi ishin shpërndarë lajme se po shkoja në Hungari për azil politik. Madje edhe një gazetar i njohur opozitar dhe dashamirës më tha: mos u kthe këto ditë, sa të qetësohen gjërat. Të premten u thashë: pasdite arrij në Rinas, u thuaj të gjithëve të më presin.”, ka deklaruar Meta.

Ai shton se përveç paralajmërimeve për arrest, i ishte ofruar mbështetje për azil politik në disa shtete të rëndësishme ndërkombëtare:
“Shumë miq, të njohur edhe ndërkombëtarë, jo vetëm më paralajmëruan se do më arrestonin, por edhe më ofruan mbështetje për azil politik edhe në vendet e BE dhe NATO-së. Por nuk e pranova.”

Meta thekson se kundërshtarët politikë arritën të izolonin figurën e tij dhe të dobësonin opozitën në opinionin publik, por ai është i bindur se në plan afatgjatë “fitorja i përket atij dhe të gjithë patriotëve”.

Kjo deklaratë vjen në një moment kritik për opozitën dhe klimën politike në vend, duke ngritur sërish pikëpyetje për proceset hetimore, rolin e faktorit ndërkombëtar dhe fatin e lidershipit opozitar në Shqipëri.

“Do tërheqë miliarderët e botës që duan…!” – Media greke shkruan për projektin e Jared Kushner në ishullin e Sazanit

Dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, bashkëshorti i Ivankës, vajzës së tij të madhe. Kushner nëpërmjet kompanisë së tij Affinity Partners, ka njoftuar krijimin e një resorti turistik luksoz në ishullin e e pabanuar të Sazanit. Vendimi, natyrisht, ka shkaktuar tashmë entuziazëm dhe reagime.

SHBA- Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së, po ndërton një resort luksoz në ishullin shqiptar me një kosto prej 1.4 miliardë dollarësh. Një investim i ri dhe jashtëzakonisht ambicioz në Mesdhe po udhëhiqet nga Jared Kushner. Dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, bashkëshorti i Ivankës, vajzës së tij të madhe. Kushner nëpërmjet kompanisë së tij Affinity Partners, ka njoftuar krijimin e një resorti turistik luksoz në ishullin e e pabanuar të Sazanit. Vendimi, natyrisht, ka shkaktuar tashmë entuziazëm dhe reagime.

Sazani iu dha nga Greqia Shqipërisë në vitin 1914 me ligj (vetëm me dy nene), nga Parlamenti Grek. Më pas u bë një ishull i militarizuar i vendosur në hyrje të Gjirit të Vlorës, në një pozicion strategjik në Detin Jon, përballë Italisë. Gjatë Luftës së Ftohtë, ishulli ishte një bazë detare e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe ishte plotësisht i mbyllur për publikun. Pas rënies së regjimit, ai u braktis, duke mbetur në thelb “i ngrirë”, me instalime ushtarake të rrënuara dhe natyrisht, zero shfrytëzim turistik

Investimi ka marrë tashmë një kuptim simbolik për vendasit, të cilët tani e quajnë Sazanin “Ishulli i Trumpëve”, megjithëse Donald Trump nuk është i përfshirë zyrtarisht në kompani. Në nivel lokal, shumë shqiptarë shpresojnë që investimi do t’ua ndryshojë rrënjësisht jetën, duke krijuar vende pune dhe duke përmirësuar infrastrukturën, ndërsa të tjerë janë të shqetësuar për ndryshimin e karakterit të zonës. Disa media në vendin fqinj shprehin frikën se do të ketë edhe një ndryshim në popullsi, me fluksin e qytetarëve amerikanë, por edhe të të huajve që do të punojnë në zonë.

Pavarësisht njoftimeve ambicioze, projekti është ende në fazat e tij të hershme. Ai paraprihet nga procedurat për pastrimin e tokës nga eksplozivët e vjetër, përgatitjen e studimeve dhe negocimin me organet lokale. Nëse Sassona do të transformohet përfundimisht në një destinacion të ri me vlerë të lartë turistike apo do të evoluojë në një tjetër ëndërr të papërfunduar mesdhetare, kjo do të shihet së shpejti. Megjithatë, vullneti i familjes Trump për të investuar në lagjen tonë është më se i dukshëm./ Newmoney

Grabitja kthehet në tragjedi/ Pronari italian i vilës qëllon ndaj tre hajdutëve shqiptarë, njëri g jendet i υ▪︎e kυr tri ditë pas ngjarjes dhe një tjetër në sρital

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit shqiptar, i cili së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë kishte marrë pjesë në një grabitje shtëpie në Foria di Centola, u gjet vonë këtë mëngjes në Limazzo, San Severino di Centola në Itali.

I riu ishte zhdukur për më shumë se 48 orë, pasi ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri gjatë grabitjes. Kërkime intensive midis San Severinos dhe Forias: dronë dhe qen nuhatës gjithashtu ishin angazhuar në terren.

Kërkimet ishin të koordinuara nga Karabinierët e Kompanisë Sapri, përfshinin avionë, njësi qensh dhe ushtarë të shumtë në zonë. Gjithashtu, në vendngjarje ishin dhjetëra bashkatdhetarë të të riut dhe gruas së tij, të dy shqiptarë, të cilët kishin ruajtur zonën për orë të tëra me ankth në rritje.

Dinamika e të shtënave: mbetet e paqartë se kush qëlloi i pari

Vdekja me sa duket është shkaktuar nga një e shtënë me armë zjarri, e cila mund të ketë ardhur nga pushka e pronarit të vilës rreth orës 22:00 të së dielës në mbrëmje. Një pistoletë u rrëmbye në të njëjtën kohë, e cila mund të jetë përdorur gjatë konfliktit.

Aktualisht është e paqartë se kush hapi zjarr i pari: hajdutët apo pronari, tani nën hetim së bashku me një nga bashkëpunëtorët e tij, i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin Cardarelli në Napoli me një plagë plumbi. Një person i tretë është ende i pagjetur.

Gjyqësori ndërhyn: do të kryhet një autopsi

Magjistrati Francesco Rotondo ndërhyri në vendin e zbulimit. Trupi i 25-vjeçarit do t’i nënshtrohet një autopsi për të sqaruar shkaqet e sakta të vdekjes dhe trajektoren e mundshme të plumbit.

Momente tensioni: Komuniteti shqiptar bën thirrje për drejtësi

Tensioni po rritet mes familjes dhe miqve të viktimës, të cilët janë mbledhur pranë vendit ku u gjet djali. Mes lotëve dhe akuzave, është ngritur thirrja për “drejtësi për djalin”, ndërsa policia po përpiqet të ruajë qetësinë dhe rendin publik.

(BalkanWeb)

Berisha zhduk nenin që detyron kryetarin të largohet pas humbjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër këtë të martë, duke publikuar pamje të reja që sipas tij vërtetojnë manipulime dhe parregullsi serioze në zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha akuzon komisionerët zgjedhorë për përfshirje në veprime kriminale që deformuan vullnetin e qytetarëve.

“Ja, shiheni këtë vajzën, kriminele elektorale, komisionere në detyrë. Shikoni se çfarë bën, një nga një shkon dhe voton me zgjedhësit. Komisionerja kontrollon çdo votë,” shprehet Berisha, duke komentuar pamjet e publikuara. Ai vijon më tej: “Edhe ky komisioner kontrollon çdo votë. Pra, votojnë komisionerët. Vazhdojnë kontrollin… voton për të. Tani fut edhe ndonjë tjetër vetë ky. Tani komisioneri. Dy fletë…”

Sipas Berishës, këto veprime përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të asaj që ai e cilëson si “aktet kriminale të votimit më 11 maj”. Ai thekson: “Kurrë këto zgjedhje nuk përligjen dhe jam i bindur se shqiptarët do i japin Edi Ramës, si armiku më i egër i lirive të tyre, atë që meriton, sa më shpejt.”

Në një deklaratë që prek edhe aspektin statutor të funksionimit të partisë, Berisha ka zyrtarizuar që neni i njohur si “neni Basha” i cili parashikon largimin automatik të kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve nuk do të zbatohet në këtë rast, pasi sipas tij, më 11 maj nuk ka pasur zgjedhje të mirëfillta, por një farsë.

“Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë. Mos e keqinterpreto statutin. Nëse statuti do të shkruante për farsë, unë mund të jap dokumente origjinale që dëshmojnë vetëdijen e Sali Berishës për farsën. Nëse unë do të kisha shkruajtur farsë, jam dakord me ty, por nuk kam shkruar farsë, por zgjedhje,” theksoi Berisha në një deklaratë për mediat.

FOTO/ Mbretëresha Máxima e Holandës MAGJEPSËSE në Samitin e NATO-s në Hagë, eleganca e saj lë pa fjalë LIDERAT e botës!

Mbretëresha Máxima e Holandës, tërhoqi vëmendjen dhe admirimin e të gjithëve në Samitin e NATO-s që u mbajt në Hagë, me paraqitjen e saj elegante dhe zgjedhjen e guximshme të ngjyrës së veshjes.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Mbreti Willem-Alexander, çifti mbretëror mirëpriti liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s në pallatin Huis ten Bosch në Amsterdam.

Në mesin e të ftuarve ishin Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrtra nga vendet e tjera të botës, mes të cilëve dhe kryeministri Rama.

Sipas New York Post, kjo është hera e parë që Holanda pret një Samit të NATO-s. Mbretëresha, me origjinë argjentinase dhe e njohur për ndjeshmërinë e saj ndaj stilit, kishte zgjedhur një jumpsuit ngjyrë jeshile të hapur nga Natan Couture.

Një stoli me diamant nga koleksioni personal i Mbretëreshës Emma zbukuronte një nga supet e saj, ndërsa pamja kompletohej me vathë të spikatur dhe taka të larta nga Gianvito Rossi.

Në krah të çiftit mbretëror ishte edhe vajza e tyre 21-vjeçare dhe trashëgimtare e fronit, Princesha Catharina-Amalia, në paraqitjen e saj të parë publike pas një aksidenti gjatë kalërimit. Ajo kishte zgjedhur një fustan të gjatë të zi nga Ralph Lauren.

Pas ceremonisë së pritjes, liderët e NATO-s pozuan për fotografinë zyrtare familjare, përpara se të darkonin me çiftin mbretëror në sallën madhështore Oranjezaal të pallatit.

Vlen të theksohet se që prej vitit 2019, Huis ten Bosch është rezidenca zyrtare e familjes mbretërore holandeze. Pallati daton që nga viti 1645, por ka kaluar në një proces tërësor rinovimi pas largimit të ish-mbretëreshës Beatrix në vitin 2014, siç raportoi Dutch News.

TikTok rikthehet në Shqipëri, vetëm 3 muaj pas mbylljes: “Rrugaçi i lagjes”, sërish mes nesh

Edhe pse qeveria kishte paralajmëruar se TikTok do të mbyllej për një vit, aplikacioni është sërish aktiv në Shqipëri, vetëm 3 muaj pas bllokimit të tij.

Që prej mëngjesit të sotëm, përdoruesit në të gjithë vendin kanë pasur akses të plotë në platformë, pa qenë të detyruar të përdorin VPN.

Nuk ka ende një reagim nga qeveria për këtë ndryshim të situatës. Po ashtu, nuk dihet nëse TikTok ka plotësuar kërkesat për ta bërë platformën më të sigurt për përdoruesit shqiptarë, apo nëse thjesht është rihapur pa ndonjë ndërhyrje apo garanci të re.

Situata mbetet edhe më e paqartë pas një vendimi të fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pranoi shqyrtimin e kërkesës së Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë ndaj vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok, por rrëzoi pezullimin e menjëhershëm të masës. Kjo do të thotë që ndalimi duhej të vazhdonte, të paktën deri në përfundim të konsultimeve.

Rama e përshkroi TikTok-un si “rrugaçi i lagjes që është në telefon”, dhe deklaroi me tone të forta: “TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do ketë për një vit. Rrugaçë, perversitete, llum e qenëri nuk sheh në TikTok-un e Kinës.”

Por faktet e sotme tregojnë të kundërtën: “rrugaçi i lagjes”, siç e quajti Rama, është rikthyer dhe është sërish mes nesh. TikTok është i hapur dhe aktiv në Shqipëri — ndërsa institucionet heshtin./VoxNews

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 25 Qershor 2025

Nga Paolo Fox

Dashi

Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni nevojë për dashuri dhe jeni gjithmonë në kërkim të konfirmimit! Për beqarët do ketë Cupid, gati për të hedhur shigjeta në të djathtë dhe në të majtë.

Demi

Venera do të jetë një ndihmë e shkëlqyer nëse planifikoni të ndryshoni partnerët. Ata që nuk janë të kënaqur me jetën e tyre private do të kenë shanse dhe karta të tjera për të luajtur. Për beqarët parashikohen, takime speciale që mund të jenë vendimtare për një zgjedhje pasionante të dashurisë.

Binjakët

Dashuria po lulëzon për çiftet, me aq shumë sensualitet sa nuk do hezitoni të demonstroni për të përmbushur dëshirat e partnerit tuaj. Mbrëmje e bukur, shumë intime. Për beqarët, një mirëkuptim i fortë duket se vazhdon me dikë që dëshiron të kapë zemrën tënde!

Gaforrja

Qetësia e re nuk duhet t’ ju lejojë të zhyteni në gjethe dafinash. Atë që keni rikuperuar duhet ta mbani fort dhe ta trajtoni me kujdes. Beqarët do jenë plot sharm dhe do jetojnë një ditë të bukur, të rrethuar nga miq dhe admirues të shumtë.

Luani

Përballë një zgjedhje sentimentale, ju mendoni se nuk mund të vazhdoni më, duhet të vendosni! Dita e ngarkuar me Hënën dhe Venusin kundër, ki kujdes! Beqarë në konfuzion, merrni guxim në të dy duart dhe deklaroni veten nëse ndjeni se zemra juaj po tundet.

Virgjëresha

Ju po përmirësoheni vazhdimisht dhe dita fillon mirë, por shmangni shpërqendrimet. Për çiftet mund të ketë ndryshime të vogla në program. Njohje të reja në horizont për beqarët, disa nga këto mund të lënë gjurmët e tyre.

Peshorja

Yjet janë të favorshëm për çiftet që kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë, me gjasë programe në sy për ata që duan të kurorëzojnë një ëndërr dashurie. Takime speciale që vijnë për beqarët, disa madje mund të identifikojnë shpirtin binjak.

Akrepi

Dashuria është duke u luhatur por nëse jeni në çift dhe jeni gjithashtu shumë të dashuruar, disponimi juaj nuk do të zgjasë shumë. Pasioni në yje dhe zemra në unison për çifte të reja! Beqarët që nuk duan të angazhohen do ta jetojnë më mirë ditën.

Shigjetari

Pastërti e çifteve, ju keni rifituar ekuilibrin tuaj dhe do të keni plot besim ndaj partnerit tuaj. Disa keqkuptime rreth një çështje familjare mund të shqetësojnë ditën. Për beqarët vijnë takime të reja dhe një mirëkuptim i këndshëm me një person shumë simpatik!

Bricjapi

Ulje dhe ngritje për çiftet, ata do të jenë një burim tërheqës për shumë nga shenja që ata mund të vendosin të interesohen për ndonjë person tjetër të afërt. Do të ketë momente joshjeje të mëdha për beqarët, mund të pushtoni edhe zemrat më të vështira!

Ujori

Do të ndiheni të hutuar dhe të pasigurt, ndoshta nuk jeni shumë të kënaqur me marrëdhënien tuaj. Humori do të pasqyrohet në çift dhe mund të ketë keqkuptime të pakëndshme. Lajm i mirë për zemrat e vetmuara, nëse nuk keni ende një zemër të zënë, së shpejti do të jetë!

Peshqit

Do të ketë mosmarrëveshje të vogla mes çifteve, por me pak rëndësi. Por pas sqarimeve të keqkuptimeve do të keni përsëri buzëqeshjen tuaj të bukur. Beqarët mund të bëjnë shkëndija dhe madje mund të gjejnë personin e duhur.