E rëndë/ Ishte me pushime, gjendet pa shenje jete nga familjarët një 20-vjeçar, ja çfarë dyshohet (Emri)

Një tjetër humbje jete në Sarandë që dyshohet se vjen për shkake natyrale.

Mosha e re e të ndjerit ka vënë në pikëpyetje specialistët e hetimeve, pasi 20 vjeçari nuk ka shenja dhune.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 26.07.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, në banesën ku qëndronte gjatë pushimeve, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, shtetasi O. J., 20 vjeç, banues në Maqedoni.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se 20 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

24 korrik/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 korrik 2025, dollari amerikan blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.7 lekë.

Euro blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.7 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 111.5 lekë dhe shitet me 112.9 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 60.6 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Tanja Porja: Nga 43 gradë celsius në breshër dhe mot të freskët, ndryshim drastik

Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, ka paralajmëruar se ditët e premte dhe e shtunë do të shënojnë temperatura të larta, që mund të arrijnë deri në 43-44 gradë Celsius, duke qenë kështu ditët më të nxehta të verës 2025.

Sipas saj, edhe dita e enjte dhe dita e premte në Shqipëri do të regjistrojnë temperatura të larta, ndërsa vendet fqinje, si qendra e Italisë dhe zonat jugore, do të përjetojnë temperatura edhe më të larta.

Megjithatë, ndryshimi i madh i motit pritet të nisë që nga dita e diel, kur termometri do të zbresë me rreth 5 gradë Celsius. Në veri dhe në zonat malore do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa të hënën temperaturat do të ulen edhe më tej, por nuk priten më reshje shiu, shkruan A2 CNN.

Ky ndryshim i papritur i motit vjen si një kthesë e fortë pas ditëve të nxehta dhe paralajmëron për një fundjavë me kontraste të forta klimatike, nga vapë e madhe në mot më të freskët dhe me reshje. (A2 Televizion)

Rrëzohet avioni rus me 49 persona në bord! Asnjë i mbijetuar

Një avion rus me 49 persona në bord është rrëzuar pa asnjë të mbijetuar.

Avioni, i cili kishte 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord, po fluturonte nga qyteti Blagoveshchensk në kufirin ruso-kinez drejt qytetit Tynda, tha guvernatori rajonal Vasily Orlov.

Agjencia e lajmeve TASS njoftoi se nuk pati të mbijetuar, duke shtuar një gabim gjatë uljes si arsye për rrëzimin në pjesën lindore të rajonit Amur.

Sekuestrohen pronat e një personi në Durrës, i bleu me paratë që djemtë përfitonin nga falsifikimi i dokumenteve

Sekuestrohen pasuri të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bëri ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, për konfiskimin e pasurisë në përdorim të shtetasit L. K..

Këtij shtetasi iu sekuestruan 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë. Pasuria iu dorëzua Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në prezencë të familjarëve të shtetasit L. K..

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. K. i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaria kriminale e 2 djemve të tij, të cilat janë të dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

2 vëllezërit janë hetuar në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja”, në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ε rëndë në Shqipëri: 26-vjeçarja m bγt babanë me tel, përpiqet ta fshehë (Detaje)

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje.

Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja.

Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni “Inskenimi”.

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).

Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Burri υdes brenda në makinë në sytë e vajzës 3-vjeçare, teksa priste gruan të dilte nga puna

Një burrë 35-vjeçar vdiq në orët e para të pasdites, ndërsa ishte në makinën e tij me vajzën e tij trevjeçare, duke pritur gruan e tij, e cila po largohej nga puna në një hotel vendas.

Tragjedia ndodhi në Otranto në një ditë përvëluese: automjeti ishte parkuar në një zonë me diell dhe, sipas rindërtimeve, nxehtësia ekstreme mund të ketë shkaktuar një atak në zemër. Kur gruaja mbërriti, e gjeti burrin e saj pa ndjenja.

Përpjekjet për ta ringjallur atë nga 118 ndihmës të emergjencës ishin të pasuksesshme. Viktima ishte me origjinë nga Sierra Leone.

Karabinierët gjithashtu iu përgjigjën vendit të ngjarjes. Ky rast e çon numrin e vdekjeve të lidhura me nxehtësinë në Salento në gjashtë në vetëm dy ditë

Vdekja e burrit 35-vjeçar nga Sierra Leone është pjesë e një situate gjithnjë e më shqetësuese. Vetëm në 48 orët e fundit, pesë persona të tjerë kanë humbur jetën në Salento, me shumë mundësi për shkak të temperaturave ekstreme.

Të martën, dy turistë vdiqën ndërsa ishin në plazh: një burrë 81-vjeçar në Torre Inserraglio dhe një burrë 69-vjeçar në Torre dell’Orso, të dy duke vuajtur nga sëmundje të papritura. Të hënën, u raportuan tre vdekje: një burrë 79-vjeçar në Torre Lapillo, një burrë 66-vjeçar në Savelletri dhe një grua 19-vjeçare në Torre San Giovanni. Autoritetet po hetojnë nëse vdekjet lidhen drejtpërdrejt me nxehtësinë e madhe.

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq ta vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

Një grua 70-vjeçare nga Izraeli qendror u arrestua sot nën akuzën e tentativës për të vrarë kryeministrin Benjamin Netanyahu duke prodhuar dhe përdorur një pajisje shpërthyese të improvizuar.

Policia izraelite e përshkroi gruan si një “protestuese të njohur antiqeveritare” dhe tha se ajo kishte kontaktuar protestues të tjerë duke kërkuar mënyra për të siguruar armë dhe gjithashtu kishte ngritur pyetje në lidhje me sigurinë e kryeministrit.

Sipas The Jerusalem Post, informacioni i saj personal dhe vendndodhja e shtëpisë së saj fillimisht u vunë nën një mbrojtje të urdhëruar nga gjykata, përmes një urdhri për mbylljen e gojës. Megjithatë, me kërkesë të autoriteteve hetuese, një pjesë e urdhrit u hoq, duke lejuar zbulimin e akuzave kundër saj.

Arrestimi i saj u krye nga Shin Bet (Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Izraelit), ndërsa hetimi iu caktua Njësisë së Krimeve të Rënda dhe Ndërkombëtare të shërbimit kombëtar Lahav 433, me seli në Lod. Pas përfundimit të procedurës të mërkurën pasdite, autoritetet ia dorëzuan materialin Zyrës së Prokurorit Publik dhe Gjyqësorit për ndjekje penale.

Kanali shtetëror KAN raportoi se gruaja e arrestuar ishte ndaluar dy javë më parë, por më pas ishte liruar me kushte kufizuese, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në ndërtesat qeveritare dhe detyrimin për të mos iu afruar kryeministrit.

Në krah të antishqiptarit Demo Berisha, Vuçiç pi birra dhe dorovit muzikantët nën ritmet e këngës çetnike

Të martën, në Serbi u mbajt një festë e madhe me rastin e hapjes së seksionit Pakovra?e-Po?e në autostradën Miloš Veliki.

Në ceremoni morën pjesë presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryetarja e parlamentit serb Ana Brnabiq, Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç, por edhe ministri shqiptar Demo Berisha, i cili është President i Partisë Përparimtare Serbe, e të tjerë ministra të kabinetit.

Të ftuarit shijuan vaktin e pasur dhe trombistët, ndërsa në pamjet e publikuara në rrjet shihet Vuçiç, duke u relaksuar me një gotë birrë.

Ajo çka bie në sy është se presidenti serb u kënaq veçanërisht nga kënga ‘Garda e Mbretit Petra që marshon’, të cilën e këndoi me gëzim dhe ndoqi ritmin me grushtin e ngritur.


Vuçiç duket i prekur thellë edhe nga kënga me motive çetnike ‘Morem plovi jedna mala barka’, e cila përmban edhe tekstin: “Nëna e dërgoi të birin të kërkonte/ pastaj të raportonte te Gjenerali Drazha/ Xhaxha Drazho, ku është fëmija im/ ai po ruhet nga bajonetat serbe”.

Teksa kjo këngë që i bën jehonë ushtrisë jugosllave pavarësisht masakrave që kreu në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, luhej, Vuçiç mori portofolin dhe i doroviti me bujari muzikantët me para.


Sakaq, segmenti i autostradës Pakovra?e-Po?ega, 19.5 kilometra i gjatë që Vuçiç inauguroi kalon nëpër zonat kodrinore midis Çaçakut dhe Pozhegës. Kjo pjesë e rrugës ka 35 ura me një gjatësi totale prej 5196 metrash, mbikalime të shumta dhe tre tunele, dy prej të cilave – Munjino brdo dhe Laz – janë më të gjatat në autostradat në Serbi.

Ndërtimi u financua nga qeveria serbe përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kontraktori kryesor është kompania kineze China Communications Construction Company

E dini që ekziston një shtet ku nuk ka mushkonja? Dhe është i vetmi në botë…

Islanda është i vetmi shtet në botë ku nuk jeton asnjë mushkonjë!

Dhe nuk është thjesht një fakt interesant: klima atje ndryshon aq shpejt mes ngricës dhe shkrirjes, sa vezët e mushkonjave nuk mbijetojnë dot.

Edhe kur moti duket i butë, luhatjet ekstreme ndërpresin të gjithë ciklin e jetës së tyre.

Në një botë ku mushkonjat janë kudo, Islanda është një nga të paktat vende ku natyra vetë bën kontrollin e insekteve.