A e dini pse dritaret në avion janë të rrumbullakëta? Zbuloni arsyen pse

A e keni menduar ndonjëherë se pse dritaret e avionit janë të rrumbullakëta? Më sa duket, dritaret e avionëve nuk ishin gjithmonë të rrumbullakëta, ato dikur ishin katrore deri në vitet 1950 kur aeroplanët fluturonin më ngadalë dhe më poshtë. Por pse ndryshoi kjo?

Pika e kthesës ishte një aksident në 1954, kur avioni u rrëzua dhe vdiqën shumë njerëz. Besojeni ose jo, shkak i aksidentit ishin xhamat. Logjika është e thjeshtë. Çfarëdo këndi që ka, automatikisht ka një pikë të dobët. Dritaret katrore kanë 4 kënde, që do të thotë se janë 4 pika të dobëta të mundshme.

Dritaret e rrumbullakosura janë në gjendje të shpërndajnë presionin në mënyrë të barabartë sepse nuk kanë qoshe. Format rrethore janë më të forta dhe i rezistojnë deformimeve, duke i bërë më rezistente ndaj ndryshimeve të përsëritura të presionit midis pjesës së brendshme dhe të jashtme të avionit.

Kjo është arsyeja pse inxhinierët kanë vendosur si standard një formë të rrumbullakët, e cila mund të përballojë më lehtë presionin e lartë, siç është ai i krijuar nga ajri në një aeroplan gjatë fluturimit.

“Duhet të lirohem të kandidoj si deputet”/ Zbardhet dëshmia e policit që i dha telefonin Veliajt: Bisedoi me dikë dhe…

Prokuroria e Posaçcme ka zgjeruar dosjen e hetimit ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj e cila përmban rreth 60 mijë faqe që sipas SPAK janë prova për akuzat ndaj Veliajt dhe 30 të pandehurve që SPAK ka përfshirë në këtë hetim.

Një nga dëshmitë interesante në dosjen ‘Veliaj” është ajo e një polici që ka treguar se kryebashkiaku Veliaj i mori telefonin për të komunikuar me dikë.

‘Ai i tha personit në anën tjetër të telefonit se duhet të lirohet dhe të kandidojë për deputet, sepse dhe Agron Malaj po kandidon për t’i shpëtuar SPAK-ut”, thuhet në dosjen hetimore ndaj Erion Veliajt.

Tragjike/ Zjarri del jashtë kontrolli, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Njëmbëdhjetë punëtorë pyjorë vdiqën sot ndërsa luftonin me një zjarr të madh pyjor pranë Eskisehirit, në Turqinë perëndimore, thanë autoritetet lokale.

“Ndjejmë trishtim të madh për humbjen e 11 punëtorëve heroikë pyjorë që vdiqën duke luftuar me flakët”, shkroi Nebi Hatipoglu, një anëtar i parlamentit për rajonin, në një postim në Platformën X. Trupat e viktimave do të çohen në lagjen Kirka të qytetit të Eskisehirit.

Në të njëjtën kohë, Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumakli i tha CNN Turk: “I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të të gjithë vëllezërve tanë që humbën jetën. U uroj shërim të shpejtë të plagosurve… Tani për tani, po luftojmë 7 zjarre, 2 në Sakarya, 2 në Karabük, 1 në Manisa, 1 në Eskişehir dhe 1 në Bilecik.

Ai vazhdoi: “Nga nesër, na presin temperatura jashtëzakonisht të larta dhe kushte të paqëndrueshme të motit. U bëj thirrje 86 milionë qytetarëve tanë të jenë të kujdesshëm dhe t’i kushtojnë vëmendje të veçantë. Që nga 1 qershori, ne e kemi raportuar këtë në të gjitha platformat. Temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët e kanë shndërruar situatën në një zjarr pyjor. Ne humbëm 11 nga vëllezërit tanë, si 11 fidanë. Zoti i mëshiroftë.”

Shqipëria hedh një tjetër hap drejt BE, Rama: Autorizohet paraqitja e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes një postimi në Facebook një zhvillim të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Sipas tij, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka autorizuar Presidencën Daneze të BE-së që të ftojë zyrtarisht Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5, “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

“SHQIPËRIA NUK NDALET”, shkruan Rama në reagimin e tij, duke theksuar se ky është një tjetër hap konkret në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Grupkapitulli 5 përfshin një nga fushat më të ndjeshme të negociatave me BE-në, që kërkon përputhje të standardeve evropiane në politikat bujqësore, zhvillimin rural dhe përdorimin e burimeve natyrore.

(BalkanWeb)

FOTO+VIDEO/ Moment ‘zbavitës’ për hajdutin në Spanjë, ‘shijon’ në errësirë truρin n υdo të pronares ku kishte hyrë për të grabitur!

DailyMail ka publikuar pamjet, kur një hajdut sheh pa ndalim një grua ndërsa ajo flinte lakuriq në shtëpinë e saj në Costa del Sol në Spanjë.

Pronarët e shtëpisë, Pilar dhe Alex, zbuluan se ishin grabitur pasi 300 euro u zhdukën nga shtëpia e tyre në Marbella më 2 qershor.

Kur çifti hapi kamerat e tyre të sigurisë, bënë një zbulim edhe më shqetësues pasi pamjet treguan se si një hajdut i maskuar qëndronte mbi shtratin e tyre ndërsa ata flinin.

Në pamjet e cilat u publikuan nga çifti, hajduti shihet duke u kthyer disa herë në dhomën e çiftit gjatë një periudhe 32-minutëshe. Por hajduti dukej se ishte i fiksuar te Pilar duke drejtuar disa herë dritën tek ajo.

“Ai hyri në dhomën tonë të gjumit 8 herë për të parë pjesët e mia intime”, tha ajo për mediat lokale pasi vendosi të publikonte pamjet me shpresën për të kapur “grabitqarin maniak”. Policia lokale tani po heton rastin dhe po analizon pamjet e sigurisë për të identifikuar të dyshuarin, por ende nuk janë bërë arrestime.

Thuhet se hajduti ka marrë 300 euro nga shtëpia e çiftit, por nuk ka vjedhur asnjë send tjetër me vlerë, duke e bërë Pilar të besojë se qëllimet e tij nuk ishin të grabiste shtëpinë e çiftit, por përkundrazi të grabiste atë ndërsa ajo flinte.

Djali 18-vjeçar i Pilarit po flinte gjithashtu në dhomën ngjitur në momentin e incidentit.

“Ai burrë nuk erdhi në shtëpinë time për të vjedhur, ai erdhi për të më bërë diçka”, tha ajo për mediat lokale. “Isha vetëm natën e kaluar. Po sikur të kishte ardhur atëherë?”.

Partneri i saj Alex tregoi se si Pilar “ndihej e dhunuar” dhe e quajti hajdutin një “grabitqar të sëmurë”.

Pilar ka treguar gjithashtu se si kjo përvojë e tmerrshme e ka prekur psikologjikisht dhe përshkroi se si tani vuan nga ankthe të përsëritura dhe duhet të flejë me të gjitha dyert dhe dritaret e mbyllura.

Ajo gjithashtu po i nënshtrohet trajtimit psikologjik për t’u përballur me traumën që ka pësuar.

Besohet se hajduti hyri në shtëpi përmes një dere verande. Incidenti i tmerrshëm në qytetin spanjoll vjen teksa banorët janë paralajmëruar të forcojnë sistemet e tyre të sigurisë pasi kanë rënë pre e një hajduti “të tmerrshëm” i cili mbetet në arrati.

Hajduti duket se nuk mban këpucë dhe vetëm çorape gjatë bastisjeve të tij, me sa duket për të shmangur zbulimin brenda shtëpisë për praninë e tij./DailyMail 

SHIKO VIDEON KËTU

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 24 Korrik 2025

Dashi

Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është vërtet magjik për ju. Nëse jeni beqarë dhe keni qëndruar vetëm për një kohë të gjatë, do të keni mundësi për njohje.

Puna: Lajm i mirë në frontin e punës, së shpejti do të ketë lajme të tjera që do t’ju bëjnë shumë të lumtur.

Demi

Dashuria: Sot shanset për të gjetur dashurinë nëse jeni beqar ose po e jetoni atë në një mënyrë më të pakujdesshme nëse po jetoni një marrëdhënie solide mund të rriten. Dita ju fton të përjetoni marrëdhënie në një mënyrë shumë më spontane. Venusi është në anën tuaj.

Puna: Dikush mund të ju bëjë një ofertë tërheqëse për punë, por shmangni lënien e të sigurtës.

Binjakët

Dashuria: Ditë interesante falë Hënës në aspekt të mirë. Një periudhë vërtet pozitive do të fillojë për ju, do të gjeni zgjidhje për problemet që dukeshin të pamundura për t’u zgjidhur. Suksese në dashuri për zemrat e vetmuara.

Puna: Sot do të jetë e rëndësishme të punoni për gjërat që mund të bëni. Kushdo që ka një biznes të vetin mund të ketë një kënaqësi shtesë.

Gaforrja

Dashuria: Dita ju fton të lidheni me të tjerët në një mënyrë pozitive dhe të fitoni një sfidë në sferën emocionale. Do të jetë mirë t’i jepeni pasionit pa hezitim. Edhe për beqarët sot është një ditë e ngjarjeve të shkëlqyera, shumë takime.

Puna: Rritja e biznesit për ata që kanë vendosur të mos ndalen dhe të vazhdojnë rrugën e tyre. Ndonjëherë dëgjimi i instinktit shërben.

Luani

Dashuria: Para se të bëni polemikë për diçka që nuk ka themel, hapni sytë. Mos e derdhni zemërimin që keni me dikë tjetër në dashuri. Beqarët do luftojnë për të imponuar zërin e tyre dhe dikush do të jetë në gjendje të keqkuptojë disa fjali të paqarta.

Puna: Në këtë periudhë jeni mjaft nervoz, mbase një marrëveshje nuk shkoi mirë dhe kjo ju bën të hutoheni.

Virgjëresha

Dashuria: Sot disa ide mund t’ju vijnë në kokë. Kushdo që ka përjetuar një krizë ose ka qenë gabim mund të zemërohet. Mos harroni të dëgjoni ndjenjat tuaja. Beqarët do duhet të qëndrojnë pranë një personi që nuk dëshiron të heqë dorë.

Puna: Sot do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje marrëdhënieve profesionale. Disa marrëveshje duhet të trajtohen me kujdes që të jenë në gjendje të kalojnë.

Peshorja

Dashuria: Në këtë ditë ju mund të përfitoni nga më pak angazhime për t’ju kushtuar më shumë kohë planifikimit të gjërave që duhet të bëni. Dashuria vazhdon në mënyrë paqësore. Nëse jeni beqarë dhe doni të takoni njerëz të rinj, thjesht duhet të kapni mundësitë!

Puna: Reflektoni për atë që nuk është e mirë për ju dhe do të jeni në gjendje të përpunoni një pikë kthese. Me kundërshtimin e Jupiterit nuk është e thjeshtë të gjesh zgjidhje.

Akrepi

Dashuria: Sot disa nga ju do të rizbulojnë dëshirën për të dashur dhe do të jenë më të prirur ta lini veten të lirë. Mos u tregoni shumë të kujdesshëm ndaj të tjerëve. Beqarët do duhet të shtyjnë një takim të rëndësishëm për shkak të një pengese.

Puna: Perspektiva të mira profesionale, surpriza të reja dhe kontrata pune fitimprurëse janë në rrugë e sipër.

Shigjetari

Dashuria: Dita e mahnitshme, erosi është duke u rritur dhe keqkuptimet me partnerin janë ulur. Midis kaq shumë butësive ju do të keni sukses të bëni të harroni disa nga dështimet tuaja! Për beqarët do jetë një ditë e këndshme plot lajme, takime të shkëlqyera në mbrëmje.

Puna: Dita do të dëshmojë të jetë e rëndësishme financiarisht, sot do të keni të ardhura të shkëlqyera që do t’ju kënaqin.

Bricjapi

Dashuria: Nuk mund të përjashtohet që sot dikush të ndjehet mire. Marsi nuk do të jetë më në kundërshtim në shenjën tuaj. Sot do të jetë dita e duhur për të folur me partnerin. Gjërat po bëhen më të mira për beqarët, diçka e re për të gjithë sot.

Puna: Dikush do të marrë lajme të mira në frontin e punës, më mirë të marrë atë që ofron jeta e mirë.

Ujori

Dashuria: Me Hënën në shenjën tuaj, kjo ditë duket vërtet interesante. Së shpejti Marsi nuk do të jetë më në kundërshtim dhe për këtë arsye do të keni dritën e gjelbër në marrëdhënie dhe takime. Edhe ata që janë beqarë mund të kenë më shumë zgjidhje.

Puna: Aspekti pozitiv i yjeve mund të ju ndihmojë financiarisht. Lajme të rëndësishme edhe për ata që duhet të kalojnë teste ose provime.

Peshqit

Dashuria: Një ditë e karakterizuar nga një hënë e mirë. Nëse përballeni me diskutime të rënda ose nëse dikush ju kundërshton, është më mirë të flisni tani dhe të mos shtyni diskutimet deri të dielën. Perspektiva të mëdha në jetën private të zemrave të vetmuara, mbase nuk do të jeni më vetëm!

0Puna: Ka gjëra që mund të shkaktojnë fërkime të lidhura me punën. Megjithatë ju jeni duke fituar, kështu që mos u shqetësoni.

EMRI/ Matrikuluan 120 bagëti të kontrabanduara nga Greqia, në kërkim i “FRIKSHMI” i Bilishtit që nuk pyet për polici!

Shkelën urdhrin e Ministrisë së Bujqësisë dhe matrikuluan 120 bagëti (gjedhë dhe bagëti të imta) të kontrabanduara nga Greqia, arrestohen 4 veterinerë, shpallet në kërkim tregtari 39-vjeçar i dyshuar dhe merren nën hetim 3 personat që i mbajtën kafshët në stallat e tyre.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Korçës njoftoi sot se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Matrikulli”.   

“Të gjitha këto veprime janë kryer në shkelje të urdhrit të ministrit së Bujqësisë, për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së kafshëve të imta”, njoftoi policia vendore.

Të arrestuar për shpërdorim të detyrës janë veterinerët Baki Myrtollari, 64 vjeç, banues në Durrës, Kujtim Agolli, 57 vjeç, banues në Korçë, Demir Koritari, 64 vjeç, banues në Maliq, punonjës të Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll.

Gjithashtu edhe Ergys Lame, 39 vjeç, banues në Devoll, punonjës (veteriner) i Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll, që do ketë edhe akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Në kërkim u shpall Guri Mazelliu 39 vjeç, banues në Devoll, i dyshuar për veprat penale “kondrabanda me mallra të tjera”, “ruajtja dhe depozitimi i mallrave kondrabandë”, “tregtimi apo transportimi i mallrave kondrabandë”, “fshehja e të ardhurave” dhe “mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Kush është Guri Mazelliu i njohur ndryshe si i “frikshmi” i Bilishtit:

EMRI/ Matrikuluan 120 bagëti të kontrabanduara nga Greqia, në

39 vjeçari Guri Mazelliu nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi më 1 Maj të vitit 2009, kur ai ishte 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar më sëpatë në kokë duke e lënë të plagosur shtetasin, Erigels Bregu.

Një muaj më parë 39 vjeçari ka kanosur me armë punojësit të cilët po kryenin asfaltimin në rrugën e fshatit turistik të Dardhës në Korçë. 

Guri Mazelliu strehohej në një stallë në kufi me Greqi dhe në momentin kur ektivët e Policisë i janë afruar për ta arrestuar, për shkak të terrenit të vështirë ai ka mundur të largohet dhe të arratiset drejt shtetit fqinj.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Matrikulli”.    

Matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë, të kontrabanduara, arrestohen në flagrancë 4 veterinerë.        

Shpallet në kërkim 39-vjeçari që dyshohet se ka kontrabanduar bagëtitë dhe gjedhët, nga Greqia.   

Procedohen penalisht 3 shtetas që mbajtur në stallat e tyre, bagëtitë dhe gjedhët.  

Të gjitha këto veprime janë kryer në shkelje të urdhrit të ministrit së Bujqësisë, për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së kafshëve të imta.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Matrikulli”, si rezultat i të cilit:   

-u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit B. M., 64 vjeç, banues në Durrës, K. A., 57 vjeç, banues në Korçë, dhe D. K., 64 vjeç, banues në Maliq, punonjës (veterinerë) të Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll;  

-u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi E. L., 39 vjeç, banues në Devoll, punonjës (veteriner) i Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, dega Devoll;  

-u shpall në kërkim shtetasi G. M., 39 vjeç, banues në Devoll, i dyshuar për veprat penale “Kondrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kondrabandë”, “Tregtimi apo transportimi i mallrave kondrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”; 

– u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. M., 40 vjeç, banues në fshatin Voskop, E. Z., 48 vjeç, banues në Bilisht, dhe R. Zh., 57 vjeç, banues në fshatin Tren, për veprën penale “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”. 

Nga hetimet dyshohet se shtetasi i shpallur në kërkim G. M., ka kontrabanduar nga Greqia, 100 bagëti të imta dhe 20 gjedhë. Më pas, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar (veterinerët) i kanë matrikulluar bagëtitë dhe gjedhët, me matrikullat që kanë marrë nga zyra e veterinarisë në Devoll. 3 shtetasit e proceduar dyshohet se kanë mbajtur në stallat e tyre, bagëtitë dhe gjedhët e kontrabanduara nga 39-vjeçari.    

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

E PAPRITUR/ Ρacienti i shpaΙΙur i υ▪︎e kυr zgjohet në ambulancë papritur: Ku janë vajzat e mia?

Një burrë 78-vjeçar, i shpallur i vdekur pas dy arresteve kardiake dhe më shumë se 30 minutash pa puls, u zgjua papritmas në një ambulancë, duke i lënë ekipet e urgjencës në gjendje shoku. Ngjarja e cila ndodhi mbrëmjen e 18 korrikut në Marina Velca, një qytet bregdetar pranë Tarquinia (Viterbo), tani po përshkruhet nga mjekët si një rast shumë i rrallë i “sindromës së Lazarusit”, një fenomen në të cilin zemra rifillon të rrahë pasi ndërpriten përpjekjet e ringjalljes.

E gjitha filloi kur burri, me origjinë libiane, u sëmur rëndë në shtëpinë e tij. Shërbimet e urgjencës mjekësore nxituan në vendngjarje dhe bënë përpjekje të gjata për ta ringjallur atë pas dy atakeve në zemër dhe dy arresteve kardiake. Pas më shumë se gjysmë ore operacionesh të pasuksesshme, i ndjeri u shpall i vdekur dhe ambulanca ajrore Pegaso u thirr përsëri. Trupi mbeti në ambulancë, duke pritur mbërritjen e makinës së varrimit.

Pastaj ndodhi e papritura, burri i moshuar hapi sytë dhe u ngrit në këmbë, duke kërkuar për vajzat e tij. Ekipi mosbesues menjëherë rifilloi monitorimin e tij dhe e transportuan në spital, ku tani është në gjendje të qëndrueshme dhe i vetëdijshëm. Ngjarja ka rindezur debatin mbi protokollet e ringjalljes dhe vetë përkufizimin e vdekjes klinike. Mjekët e përshkruajnë këtë si një rast të jashtëzakonshëm që do të kërkojë hetime të mëtejshme.

Çfarë është Sindroma e Lazarusit?

Sindroma e Lazarit është një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë mjekësore në të cilën një person, i konsideruar klinikisht i vdekur pas arrestit kardiak dhe ndërprerjes së përpjekjeve të ringjalljes, papritmas rifillon rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen spontane. Emri vjen nga personazhi biblik Lazari, i cili, sipas Ungjillit të Gjonit, u ringjall nga Jezusi katër ditë pas vdekjes së tij.

Nga një këndvështrim shkencor është një fenomen që, në rastet e pakta të dokumentuara, tenton të ndodhë brenda pak minutash zakonisht më pak se dhjetë nga ndërprerja e ringjalljes kardiopulmonare. Shkaqet e sakta janë ende të paqarta. Ky fenomen ngre pyetje të rëndësishme etike dhe mjeko-ligjore, pasi vë në pikëpyetje kohën dhe metodat e përcaktimit të vdekjes. Pikërisht për këtë arsye, disa ekspertë sugjerojnë që, pas ndërprerjes së ringjalljes, duhet të pritet disa minuta para se të deklarohet zyrtarisht vdekja.

Baba i tre fëmijëve, υd▪︎ kja trag. jike e 43-vjeçarit që po shkonte për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës

Bledar Spahiu është 43-vjeçari i cili ndërroi jetë teksa po shkonte drejt Parkut Kombëtar të Lurës, aty ku flakët po vijojnë prej ditësh.

Ai ishte nisur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti.

Dyshohet se ai humbi kontrollin e mjetit paraditen e së martës, çka rezultoi fatale për babain e tre fëmijëve.

Fillimisht 43-vjeçari u dërgua në Spitalin e Dibrës, por për gjak të gjendjes së rënduar u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, e më pas ndërroi jetë.

Bledar Spahiu kishte një eksperiencë prej 19 vitesh në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Dibër.

Tronditet futbolli, ndërron jetë ish-mbrojtësi i njohur

Bota e futbollit italian është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të ish-mbrojtësit të njohur Celeste Pin. Legjenda e mbrojtjes së Fiorentinës u gjet i pajetë në banesën e tij në Firenze, në moshën 64-vjeçare dhe “Gazzetta dello Sport” bën me dije se dyshimet e para janë për një vetëvrasje.

Lajmi u konfirmua pas një telefonate alarmuese nga një familjar, e cila bëri që shërbimet e emergjencës dhe forcat e rendit të ndërhynin menjëherë. Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Celeste Pin është një emër i njohur për ndjekësit e Serie A, pasi ai la gjurmë të thella sidomos me fanellën ‘vjollcë’ të Fiorentinës, për të cilën luajti mbi 200 ndeshje. Gjatë karrierës së tij, ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrave si Perugia, Verona dhe Siena, duke u vlerësuar për profesionalizmin dhe shpirtin luftarak në fushë.

Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, Pin mbeti pranë sportit të tij të zemrës duke dhënë kontribut si drejtues në sektorët e të rinjve, ku ndihmoi në rritjen e talenteve të reja.