Investigimi i RAI3: Kullat e mafias shqiptare në qendër të Tiranës, 5.500 euro për metër katror si në Milano!

Flukset e ndërtimit në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane.

Në një investigim të fundit nga RAI 3, raportohet se Tirana po përjeton një bum ndërtimor të paprecedentë, me çmime që në disa zona kanë arritur tashmë nivelin prej 5.500 euro për metër katror njejtë si në Milano.

Media italiane shkruan se ky ndryshim ka ardhur në pjesë të madhe falë ndikimit të Edi Ramës, i cili shërbeu si kryetar bashkie për 11 vite përpara se të bëhej kryeministër.

Investigimi sjell dëshmi mbi investitorë të njohur dhe anonimë që kanë përfituar nga ky zhvillim i shpejtë, duke e kthyer Tiranën në një “model Milano” për nga ritmi dhe formati i ndërtimeve.

Në ivestigim përmenden edhe arkitektë të njohur italianë.

Konkretisht thuhet se një pjesë e rëndësishmë e Tiranës së re, është projektuar nga dy arkitektë të famshëm italianë, Marco Casamontri, i cili përveç stadiumit ka realizuar dhe projektin Alban Tower, dhe Stefano Boeri, krijuesi i Blocku Cube dhe sisa pallateve të tjera madhështore në ndërtim.

Por ndërsa kontributi artistik i Italisë në bum-in ndërtimor shqiptar është i dukshëm për të gjithë më pak e qartë është origjina e parave, me të cilat po ndërtohen të gjitha këto qiellgërvishtës në Tiranë./Report

Lajm i trishtë për fansat e ‘Osmanit’/ Aktori kryesor heq dorë krejt papritur nga seriali, zbulohet arsyeja

Seriali “Osmani”, i cili transmetohet në Tv Klan, ka shënuar rekorde shikueshmërie në mbarë botën.

Rrugëtimi i themeluesit të Perandorisë Osmane i cili nuk dorëzohet përpara asgjëje, ka bërë për vete zemrat e mijëra shikuesve, por tani, është momenti për një kapitull të ri percjell pp.hilsn.com.

Protagonisti kryesor, Burak Özçivit, është përshëndetur për herë të fundit me fansat e serialit që e ndjekin prej 6 vjetësh duke nënkuptuar se tanimë ky kapitull është mbyllur.

“Pas një pasioni 6-vjeçar, dua të përshëndetem duke falënderuar shikuesit tanë ndaj atyre që përpiqen të krijojnë perceptime mbi mundin dhe përkushtimin tonë. Shpresoj të shihemi në histori të reja. Të përshëndetesh është një virtyt i madh”, shkruan aktori.

Tërmet me magnitudë 5.1 Rihter shkund tokën

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e së mërkurës, në zonën detare midis ishullit të Kretës dhe Antikithirës.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë, lëkundjet u regjistruan në orën 16:26 (me orën lokale), rreth 21 kilometra në juglindje të Antikithirës, me një thellësi fokale prej 58.6 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë në disa zona të Kretës, përfshirë qytetet Hania dhe Heraklio.

“Na ngacmoi i pari…”, turistet austriake dhυ▪︎ojnë shqiptarin në Ksamil (Emrat)

Një incident është regjistruar paraditen e sotme në plazhin “Tre Ishujt” në Ksamil, ku janë përfshirë në një konflikt fizik një shtetas shqiptar dhe dy turiste austriake.

Sipas burimeve paraprake, 36-vjeçari Ledio Halka është konfliktuar me dy turistet, Yagmur Ucal, 30 vjeç, dhe Mercan Ucal, 23 vjeç. Sipas policisë, turistet kanë goditur Halkën, pasi pretendojnë se janë ngacmuar fillimisht nga ai.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore të zonës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të tre personat e përfshirë për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të palëve të përfshira.

E BUJSHME/ Hetimi për Veliajn, SPAK merr të pandehur edhe deputeten e njohur të PS

Prokuroria e Posacme priti që ti mbaronte mandati i deputetes, Klotilda Bushkës që ti komunikonte akuzë për dosjen Veliaj.

Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

SPAK njoftoi disa muaj më parë se po kryente hetime ndaj deputetes së PS, Klotilda Bushka, pikërisht për këtë çështje.

Çfarë përmban dosja e SPAK?

Hetimi për Veliajn, SPAK merr të pandehur edhe deputeten e PS,

Në dokumentet e siguruara nga hetuesit, theksohet se veprimet e dyshuara të Bushkës janë kryer në dhjetor 2024 dhe janar 2025, përmes kontakteve direkte me dëshmitarë kyç në këtë çështje.

Një nga dëshmitaret, Ina Goxhaj, e cila ishte vendosur formalisht në krye të kompanisë “BYL-A”, ka treguar në hetime se kontrolli real i kompanisë ishte në duart e Bushkës dhe më pas kaloi te Ajola Xoxa.

Goxhaj, e cila u amnistua pas bashkëpunimit me hetuesit, deklaroi se:

Është takuar disa herë me Bushkën dhe Ajola Xoxën, si dhe me avokatë të tjerë, të cilët e kanë udhëzuar që të mohojë çdo lidhje me kompaninë dhe të fshehë faktet. Në një takim të zhvilluar në shtëpinë e prindërve të Bushkës, kjo e fundit i ka kërkuar që “të mohonte gjithçka” gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit. Një çështje e ndjeshme ishte edhe adresa e “BYL-A”, e cila sipas dëshmisë, nuk duhej të identifikohej si banesa e Bushkës. Kontroll i telefonit dhe “dhuratë” për të fshirë gjurmët.

Sipas dëshmisë së Goxhajt, në një takim të dytë në një zyrë avokatie, Ajola Xoxa i kërkoi që të dorëzonte telefonin personal (Samsung A35) dhe kontrolloi komunikimet e saj. Më pas, Xoxa i ka dorëzuar një iPhone 12 të ri, duke i thënë se telefoni i vjetër do të “asgjësohej”.

Ky veprim, sipas SPAK, përbën një përpjekje të qartë për të penguar hetimin përmes manipulimit dhe zhdukjes së provave.

Gjatë një seance dëgjimore në SPAK më 24 shkurt 2025, Klotilda Bushka i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ndërhyrje në hetime apo me kompaninë në fjalë.

Pavarësisht kësaj, SPAK ka vendosur të vijojë ndjekjen penale ndaj saj për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në bazë të nenit përkatës të Kodit Penal.

Çfarë pritet më tej?

Dosja pritet të kalojë në një fazë të re, ku do të mblidhen prova të tjera, përfshirë mesazhe, biseda, dhe dokumentacion që mund të provojë përfshirjen e Bushkës dhe personave të tjerë në këtë veprimtari.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur SPAK është nën presion për të çuar përpara hetimet e profilit të lartë dhe për të dëshmuar integritet në luftën kundër korrupsionit dhe ndërhyrjes politike në drejtësi.

EMRI/ Ra nga shkëmbi në Gjirin e Filikurit, kush është turistja holandeze që humbi jetën!

Merel Bos është turistja holandeze që humbi jetën sot në Gjirin e Filikurit në jug të vendit.

23-vjeçarja me shtetësi holandeze, e cila ndodhej në shoqërinë e miqve të saj ka rrëshqitur aksidentalisht ndërsa shoku i saj e mbante me dorë, por nuk ka mundur dhe i ka rrëshqitur duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth 30 metrash.

Menjëherë janë njoftuar shërbimet e emergjencës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë strukturat e Policisë së Himarës, policia kufitare Forcat zjarrfikësit dhe një ambulancë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga zona e vështirë shkëmbore.

Fatkeqësisht, e reja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, po ashtu dhe 18-vjeçare ka marrë plagë nga rënia e gurëve por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ajo është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Turistët e pranishëm në zonë janë ndihmuar për t’u larguar në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Gjiri i Filikurit është një ndër plazhet e frekuentuara nga turistë në zonën e Vlorës, i cili mund të frekuentohet vetëm duke zbritur me litarë përmes shkëmbinjve.

22-vjeçari Fatjon Kasaj ndërroi jetë pasi u përplas me makinë nga një i moshuar, trondit nëna: Më shkulën zemrën dhe s’kërkuan as falje! Si lejohej një 81-vjeçar të kishte patentë?

Një dhimbje që s’ka fjalë ta përshkruajë, një jetë që s’u jetua dot, një prindërim që mbeti pezull në ajër. Në një aksident tragjik në rrugën e Lumit të Vlorës, humbi jetën 22-vjeçari, Fatjon Kasaj, djali i vetëm i një çifti prindërish që sot nuk kanë më as dritë, as shpresë, as arsye për të shkuar përpara.

Ai ishte në fillimet e jetës. Me ëndrra të mëdha, me rrugë përpara që prisnin të përshkoheshin. Por gjithçka u pre në mes nga një aksident automobilistik. Autori i aksidentit një 80-vjeçar, u arrestua menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Por ajo që ndodhi më pas ka ngritur dyshime të forta, zemërim dhe një ndjenjë thellësisht të padrejtë për familjen e Fatjonit të ndjerë.

Sipas denoncimeve të familjes, lajmi për vdekjen e autorit të ngjarjes fillimisht u përhap nga burime jo zyrtare, duke thënë se ai kishte ndërruar jetë në burg. Më pas u tha se kishte vdekur në shtëpi. Disa ditë më vonë, qarkulloi lajmi se ishte liruar me arrest shtëpie. Por ajo që i thelloi edhe më tej plagët e familjes ishte një tjetër informacion i ardhur nga burime të tjera se autori i aksidentit ishte larguar ne Itali të një prej fëmijëve.

Vetëm ditën e shtunë lajmi u konfirmua konfidencialisht se autori Josif Kozdine kishte ndërruar jetë dhe ceremonia mortore u zhvillua të shtunën e kësaj fundjave.
Në këtë vorbull të pasqarimeve dhe mungesës së transparencës, ajo që mbetet është vuajtja e një nëne dhe e një babai që ndjehen të harruar nga drejtësia, të lënë vetëm me dhimbjen e pafundme.

Nëna Fatjonit, në emisionin “me Zemër të Hapur” në News24 të autores Evish Ahmeti, ka ëkrkuar drejtësi për të birin.

“Asnjë nënë mos e provoftë, është një helm që s’duhet ta provojë asnjë nënë. Fatjponi ishte një djalë i shkolluar i dashur i shkolluar. Atë ditë do të ikte të takonte të atin në Lukovë.
Në orën 14:50 pore merrnim në telefon se nuk po na përgjigjej, aty pastaj mu fik çdo gjë nuk mbaj mend asgjë.

Prej gjashtë muajsh që ka ndodhur ngjarja nuk na kanë folur kurrë dhe as nuk na kanë kërkuar falje. Fëmijët e tij të paktën duhet të na kishin kërkuar falje. Ai persona kemi dëgjuar që bënte shumë aksidente. Si lejohej të ngiste makinën 81-vjeç kur ishte i sëmurë.
Një javë para ngjarjes një kushëririn tim e nxori nga rruga pasi i zuri rrugën.

Ka qenë një persona shumë problematik në këtë drejtim siç na thonë pasi ne nuk e njohim. Si mund të marrin patenta 81-vjeçarë e të dalin në rrugë? Prokurori thotë është i sëmurë ndaj e nxorën në arrest shtëpia. Kur ishte aq i sëmurë si i dhanë patentë dhe e lejonin të dilte në rrugë.
Më kanë marrë zemrën, si nuk na kanë kërkuar falje as fëmijët e tij?”, shprehet ajo.

(BalkanWeb)

Vajza 14-vjeçe zhduket nga banesa, alarmohet policia

Një grua ka bërë denoncim në policinë e Vlorës se është larguar nga banesa vajza e saj 14-vjeçare.

Denoncimi është bërë një ditë më parë, ndërsa policia thotë se po punon për gjetjen e të miturës.

“Në Komisariatin e Policisë Vlorë, më datë 22.07.2025, ka bërë kallëzim shtetasja D. Z., se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, 14 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.”, njofton policia.

Ngjarje tron ditëse/ Babai shtγρ vajzën e tij në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Qerekës pranë Krujës, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Sipas policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi A.S. dyshohet se aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij 4-vjeçare në ambientet e biznesit të familjes.

E mitura u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për dokumentimin e rastit.

“Më υjen t υrρ që jam Shqiptare”, g rυαja shqiρtare shρërt hen

Paragjykími është një qëndrim i pabazuar, një mënyrë mendimi e ngurtë dhe zakonisht negatíve ndaj dikujt e diçkaje”.

Ky është përkufizimi më i plotë sipas socíologëve dhe psíkologëve për paragjykímin, fenomen i cili në vendin tonë manifestohet gjerësisht.

Një grua nga Shqipëria ka ndarë një histori të sajën në redaksinë e ku tregon se si

miku i saj italian tallej me vendin tonë, por edhe me femrat në moshën mbi 45-vjeçe.

Sipas qytetares, italiani kishte ardhur të vizitonte Beratin dhe ajo e ka shoqëruar,

por paragjykímet dhe ofendimet e tij ndaj grave shqiptare linin vërtetë për të dëshiruar.Ndiqen!