Kontrollet për Inceneratorin e Elbasanit/ Policia shkon për gruan, në pranga bie burri!

Veç Denis Hasallës drejtor në kabinetin e bashkisë Peqin, i cili është njëkohësisht edhe vëllai i deputetit socialist Saimir Hasalla, në pranga ka rënë edhe një person tjetër.

Policia arrestoi edhe Bledar Çullhajn, i cili nuk ka asnjë funksion publik, por gruaja e tij është përgjegjëse në sektorin e mbetjeve.

Gjatë kontrollit në banesë, 36-vjeçarit iu gjet një armë e ftohtë.

Me vendim të Gjykatës Prokuroria dhe policia e Elbasanit që prej orëve të para të mëngjesit kanë zhvilluar kontrolle në banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në qytetin e Elbasanit.

Hetimet kanë nisur më shumë se 1 vit më parë për zjarrvënësve, teksa fusha e mbetjeve u përfshi nga flaket në vitin 2024, por duket se gjatë hetimeve prokuroria gjeti elemente të shpërdorimit të detyrës.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se janë kontrolluar banesat e nënkryetarëve ose ish nënkryetarëve në Peqin, Gramsh, Librazhd e Cërrik për të gjetur dokumentacion në lidhje me mbetjet që dërgohen në incenerator.

Janë sekuestruar telefona dhe mjaft materiale që hedhin dritë për kryerjen e hetimeve lidhur me “shpërdorim detyre”.

Miliona euro, dëm shtetit! Rama për akuzat ndaj “Bankers”: I heq kapelën Prokurorisë, uroj t’i nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje! Na detyrohet 240 mln euro

Kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimet e Prokurorisë së Fierit lidhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, duke ngritur akuza se i ka shkaktuar shtetit dëm miliona euro.

Rama, në rubrikën Sy m’Sy, u shpreh se me Bankers ka fituar arbitrazhin dhe kompania i detyrohet 240 mln euro.

Kreu i qeverisë deklaroi se “në këtë rast i heq kapelën prokurorisë që ka bërë këtë investigim”, duke theksuar se “uroj ti nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje”.

Edi Rama: Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 mln euro. Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur.

Në këtë rast i heq kapelën përkatëse që ka bërë këtë investigim dhe uroj ti nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë para se unë të merrja detyrën.

Koncesionet që kemi dhënë, nuk do ti lija pa i ribërë, janë në shërbim të popullit shqiptar, po koncesionet që kemi trashëguar janë ç’janë, ato janë vrima të zeza. Pavarësisht se në ndonjë rast ka pasur edhe ndonjë gjë që s’ka shkuar, por koncesionet që kemi bërë ne kanë bërë të mundur rrugën e Arbrit pa asnjë kosto, zero për qytetarët, pastrimin e qyteteve tona pa asnjë kosto, krahasuar se çfarë ndodh me kostot e pastrimit dhe trajtimit të mbetjeve në vendet e tjera, ne e kemi nën 30 euro.

Në vendet e tjera nuk nis pa 100 euro për ton. Kemi bërë të mundur sterilizimin e instrumenteve mjekësorë në spitale, rënien drastike të infeksioneve post respiratorë, pavarësisht se çfarë thuhet. Kemi bërë të mundur analizat laboratorike të një game shumë të gjerë në spitalit tona. Të gjitha këto pa kosto, pa fatura për publikun.

Kur dikush shkon në spital dhe hyn në operacion, apo bën analizë nuk paguan, zero. Ndërkohë që dikur ishte ndryshe. Pra, nuk kam asnjë problem sa i përket Bankersit apo kush e ka bërë Bankersin, dhe çfarëdolloj emri që mund të gjesh nëpër rrugët historike të ekonomisë Shqipërisë dhe kush i ka vënë emra apo kush ka lidhje me ato emra.

21 korrik/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 21 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë.

Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.4 lekë dhe shitet me 112.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.5 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

“O profesor, po lërë mo zyshën se e mbyte”- Rama batuta: Aman ore, si dy zogj! Gjithë kohës…

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me pedagogët gjatë takimit me universitetet në prezantimin e raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Teksa vuri re dy pedagogë duke biseduar teksa mbante fjalën, Rama iu drejtuar një prej tyre “o profesor, po lerë mo zyshën se e mbyte”.

Rama u shpreh se ata dukeshin si dy zogj që gjatë gjithë kohës flisnin me njëri-tjetrin.

“Aman ore edhe ju të dy si 2 zogj pz. Gjithë kohës duke folur me njëri-tjetrin.

O profesor, po lerë mo zyshën se e mbyte, e mbyte gjithë kohës”, iu drejtua Rama.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë, 21 Korrik 2025

DASHI

Dita fillon me tension të fortë emocional, i cili megjithatë mund të transformohet në karburant pozitiv nëse arrini ta kanalizoni atë me vendosmëri. Ndjeni nevojën për të pohuar veten dhe për të shprehur qartë atë që dëshironi pa ndërmjetësim të panevojshëm, por kini kujdes të mos jeni shumë të drejtpërdrejtë ose të papritur. Ata përreth jush mund ta keqkuptojnë sinqeritetin tuaj dhe të mbyllen në vetvete. Këshilla e yjeve është të qëndroni të përqendruar dhe të vazhdoni me guxim, por edhe me empati.

DEMI

Mund të ndjeni sikur gjërat nuk po ecin aq shpejt sa do të dëshironit, por në realitet, çdo hap që hidhni është më i fortë nga sa duket. Qielli ju kërkon durim dhe besim në zgjedhjet tuaja. Edhe nëse e gjeni veten duke u përballur me disa vështirësi praktike në marrëdhëniet personale, shfaqet nevoja për qartësi dhe konkretësi, dhe ndoshta duhet të sqaroni disa pritje që kanë qenë pezull për njëfarë kohe.

BINJAKËT

Energjitë ju favorizojnë veçanërisht nëse mund të përqendroheni në atë që ju pëlqen pa i shpërndarë energjitë tuaja në shumë drejtime. Ndjeni nevojën për të ndarë ide, mendime dhe projekte, por gjithashtu keni nevojë që ata përreth jush t’ju japin hapësirën që ju nevojitet për të marrë frymë. Në dashuri, mund të lindin lidhje të papritura ose mirëkuptime të vjetra mund të ringjallen nëse jeni të gatshëm ta lini veten të përfshiheni.

GAFORRJA

Dita të fton të ngadalësosh dhe të shikosh brenda vetes me ndershmëri pa gjykim. Bota jote e brendshme është e pasur dhe sot mund të të ofrojë përgjigje që i ke kërkuar prej kohësh. Edhe nëse nga jashtë gjërat nuk duket se po ndryshojnë në një mënyrë të dukshme, do të vëresh se diçka brenda teje po piqet në një mënyrë të thellë e të heshtur. Marrëdhëniet janë të ngjyrosura me nuanca të ëmbla, por edhe intensive prandaj edhe nevojiten zgjedhje të vetëdijshme.

LUANI

Kjo është një ditë që ju bën thirrje të vendosni veten në qendër të vëmendjes, por jo nga kotësia, përkundrazi, për të shprehur veten tuaj më autentike. Ajo që thoni dhe bëni sot ka një ndikim më të fortë se zakonisht, kështu që është e rëndësishme të zgjidhni fjalët dhe veprimet tuaja me kujdes. Dëshira për ta lënë zemrën tuaj t’ju udhëheqë mund të çojë në momente të veçanta si në punë ashtu edhe në jetën tuaj dashurore, ku ngrohtësia juaj do të bëjë diferencën.

VIRGJËRESHA

Virgjëresha, yjet ju ofrojnë një mundësi për të riorganizuar atë që nuk funksionon më si dikur dhe për të vënë në rregull mendimet tuaja. Është një ditë e mirë për të sqaruar marrëdhëniet, për të zgjidhur nyjet e brendshme dhe për të rizbuluar një qetësi që ju ka munguar në punë për njëfarë kohe. Preciziteti juaj vlerësohet dhe mund të hapë perspektiva të reja për ju, por mos harroni se ndonjëherë të qenit fleksibël vlen më shumë sesa të kesh gjithçka nën kontroll.

PESHORJA

Ndjeni fort nevojën për të rizbuluar harmoninë brenda vetes dhe përreth jush. Edhe nëse disa situata duket se ju shtyjnë drejt konfliktit, shpirti juaj kërkon ekuilibër dhe bukuri në gjithçka, dhe ju mund të gjeni zgjidhje të reja falë aftësisë suaj për të ndërmjetësuar në dashuri. Kjo është koha e duhur për t’u përfshirë në një dialog të sinqertë që mund të sjellë dritë aty ku ka lindur konfuzioni.

AKREPI

Një ditë që gërmon thellë në ndjenjat tuaja dhe ju shtyn të përballeni me të vërteta që ndoshta po i shmangnit jo për mungesë guximi, por për të mbrojtur brishtësi të caktuara. Qielli ju ndihmon të çliroheni nga ajo që nuk ju përket më dhe të ndërtoni një mënyrë të re të të qenit në marrëdhënie që është më autentike dhe më pak mbrojtëse. Në punë, mund të merrni një konfirmim ose një telefonatë që rigjallëron motivimin tuaj.

SHIGJETARI

Yjet ju ftojnë të shikoni përpara me entuziazëm dhe të mos lejoni veten të pengoheni nga ngjarje të vogla të papritura që janë pjesë e udhëtimit. Sot ka një dritë të re në shikimin tuaj dhe dëshira për të eksploruar zgjidhje alternative ju bën krijues dhe proaktivë në marrëdhëniet me të tjerët. Një mirëkuptim që dukej i humbur mund të kthehet ose diçka e re mund të lindë nëse jeni të gatshëm ta hapni vërtet zemrën tuaj.

BRICJAPI

Dita zhvillohet ngadalë dhe ju ofron mundësinë për të reflektuar mbi atë që po ndërtoni në planin afatgjatë. Mund të ndiheni më të prekshëm se zakonisht, por kjo nuk është shenjë dobësie, por më tepër vetëdije emocionale. Duhet të gjeni një ekuilibër midis detyrës dhe nevojës personale, dhe ndoshta sot mund t’i jepni vetes pak hapësirë për të dëgjuar më thellë. Në dashuri, keni nevojë për siguri, por edhe butësi.

UJORI

Ndjeni nevojën për një ndryshim peizazhi ose të paktën një ndryshim perspektive, dhe yjet po ju nxisin të dilni nga rutina juaj, edhe nëse vetëm me gjeste të vogla që ju ripërtërijnë shpirtin. Jeni shumë të hapur ndaj ideve dhe njerëzve të rinj, por është gjithashtu e rëndësishme të mos humbisni kontaktin me ata që ju kanë dashur për një kohë të gjatë. Liria është një vlerë e shenjtë për ju, por sot mund të zbuloni se edhe angazhimi ka bukurinë e vet.

PESHQIT

Kjo ditë i flet zemrës dhe emocioneve tuaja më të thella. Ndiheni të frymëzuar dhe të hapur, sikur çdo gjë që ju ndodh ka një kuptim të fshehur që vetëm ju mund ta kuptoni. Në punë, intuita është një udhërrëfyes i çmuar dhe mund t’ju ndihmojë të merrni vendime me të cilat të tjerët nuk guxojnë të përballen. Në dashuri, keni nevojë për delikatesë dhe të vërtetë, dhe sot yjet ju ofrojnë të dyja nëse dini të dëgjoni.

Aksidenti fatal në Athinë/ Humb jetën në lule të moshës 22-vjeçarja shqiptare, mesazhe prekëse nga i gjithë komuniteti shqipfolës

Ditën e djeshme në Athinë një lajm i hidhur jo vetëm për shqiptarët në Greqi, por edhe për vetë banorët vendas.

Një aksident me makinë këputi jetën e një vajze të re 22 vjeçe nga Dukati i Vlorës, Izabela Kuteli! Një engjëll iku në qiell. Fati i saj s’donte të bëhej udhëtare me vëllain dhe prindërit, i’u prenë fuqitë.

22-vjeçarja humbi jetën në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe gjithë ata që e njohën. Familjarët, bashkëfshatarët dhe miqtë kanë ndarë mesazhe prekëse ngushëllimi në rrjetet sociale, ndërsa dhimbja për humbjen e saj ka bashkuar zemrat e të gjithëve në këto momente zie.

Kuteli Izabela

Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO)

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e mbrëmshme në “Goca & Gra”.

Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila i kërkoi autores t’i vendoste një autograf në një nga librat që kishte sjellë me vete. Por, Ahmeti refuzoi ta bënte këtë, pasi sikurse tha, nuk i dhuron librat.

Egla: A mund të më vendosësh një autograf.

Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?

Egla: Kam përshtypjen po.

Mimoza: Këto i kam për punë.

Egla: A mund t’i blejmë këto?

Mimoza: Jo, e kam për punë.

Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni.

Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra.

“Ema Andreas i futa arkivolin në klasë”, reagimi drastik i aktores pas rrengut të Juxhin Plovishtit

Aktori i njohur i “Portokalli”, Juxhin Plovishti ka rrëfyer për “S’e Luan Topi” momentet e tij më të bukura dhe më të vështira të jetës.

Ai u ndal në kohën kur ishte ende në Akademinë e Arteve, duke treguar rrengun që i bëri aktores dhe pedagoges Ema Andrea, duke i futur në klasë një arkivol.

Gjatë tregimit, ai imiton aktoren dhe reagimin që ajo bëri pas këtij rrengu.

“Nuk isha problematik që të ndërprisja mësimin, por bëja prapësira. Për shembull, Ema Andreas i kam futur arkivolin në klasë, ndërkohë që bënte mësim në një klas tjetër. Kjo nuk më solli problem, se kam pasur një raport të mirë me të. Si reagoi? Emën edhe e imitoj: ‘Të lutem hiqe atë nga aty, s’e nuk e duroj dot’, se ishte dhe tipe shumë fobike ajo”, u shpreh Plovishti.

https://youtu.be/4EW8cVVWVH8?si=1XPZE1brfy5q_Dct

Helmohet Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po shërohet nga një rast helmimi ushqimor, njoftoi sot zyra e tij, duke bërë me dije se ai do të vazhdojë të ushtrojë detyrat nga shtëpia gjatë tre ditëve të ardhshme.

Netanyahu, 75 vjeç, u ndje keq gjatë natës për shkak të një inflamacioni në zorrë dhe dehidratimi, për të cilat po merr trajtim intravenoz, thuhet në deklaratën zyrtare.

“Sipas këshillave të mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditë dhe do të vijojë të menaxhojë punët e shtetit prej andej,” shtoi zyra e tij.

Netanyahu ka pasur disa probleme shëndetësore në të kaluarën.

Në vitin 2023, atij iu vendos një stimulues kardiak (pacemaker), ndërsa në dhjetor të po atij viti iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e prostatës, pasi u diagnostikua me një infeksion të traktit urinar.

TMERR në det/ Anija shpërthen në flakë, 280 pasagjerë hidhen në ujë! (VIDEO)

Një anije me 280 persona shpërtheu në flakë pranë brigjeve të Indonezisë, duke i detyruar pasagjerët e tmerruar të hidheshin në det të veshur me jelekë shpëtimi.

Momentet tragjike u kapën nga kamerat e telefonave celularë dhe qarkulluan në mediat sociale.

Pamjet tregojnë zjarrin e madh dhe një re të dendur tymi që ngrihet në qiell.

Zjarri shpërtheu në anijen KM Barcelona, e cila po operonte në itinerarin Manado-Tahunda, sot rreth orës 13:30 sipas kohës lokale.

Pasagjerët filluan të bërtisnin nga paniku dhe të qanin nga frika. Të gjithë veshën jelekët e shpëtimit dhe, me ndihmën e ekuipazhit, u hodhën në det. Në fakt, fotografitë dhe pamjet filmike kapën shumë prej tyre duke lundruar në ujë, në përpjekje për t’u larguar nga anija që po digjej.

Një video tjetër tregon një fëmijë të vogël që shpëtohet nga një burrë, i cili rrëfen incidentin e pabesueshëm. Ai e mban në krahë fëmijën e vogël që kollitet.

Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Tre anije shpëtimi, KM Barcelona III, KM Venecian dhe KM Cantika Lestari 9F, nxituan në vendngjarje, teksa për fat të mirë nuk raportohet për viktima.