Publikohet VIDEO e RE nga skandali i puthjes në koncert: CEO dhe Drejtoresha e HR-së kapen në momente edhe më intime!

CEO-ja i kompanisë teknologjike që ndodhet në qendër të skandalit tashmë të njohur si “puthja në koncertin e Coldplay” ishte “tepër afër” me drejtoreshën e HR-së shumë kohë përpara se të kapeshin në ekranin gjigant të stadiumit, sipas pamjeve të reja të publikuara.

Andy Byron, 50 vjeç, ish-drejtuesi i firmës miliarda-dollarëshe të inteligjencës artificiale Astronomer, u filmua duke u treguar tepër intim me drejtoreshën e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, 52 vjeç, gjatë koncertit të Coldplay në stadiumin e mbushur plot në Gillette Stadium në Boston, të martën.

Videoja e re, e siguruar nga TMZ, i tregon të dy duke ndarë një moment intim teksa grupi performonte këngën hit “Yellow”, duke u përqafuar dhe lëkundur në ritmin e muzikës, përballë mijëra fansave, ndërsa stadiumi ndriçohej nga dritat e telefonave.

“Pamjet nga mbrapa tregojnë një ndërveprim shumë më intim,” shton media, duke sugjeruar se afërsia mes çiftit nuk ishte një moment i çastit por diçka shumë më e njohur dhe e vazhdueshme.

Videoja e filmuar nga pas karrigeve të tyre tregon Byron teksa përkulet për të puthur Cabot, ndërsa ata përqafohen fort.

Të dy duken të relaksuar dhe pa asnjë shqetësim, krejtësisht të pavetëdijshëm se vetëm pak çaste më vonë do të përfundonin në qendër të vëmendjes virale dhe të një skandali kur pamjet u shfaqën në ekranin gjigant të stadiumit.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-14918205/viral-moment-coldplay-kiss-cam-ceo-hr.html?ico=embedded

“Furtuna” drejt Kievit, gjenerali gjerman: Putin do sulmojë me mbi …

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një intervistë të publikuar më 19 korrik.

Numri i dronëve marramendës i përshkruar nga Freuding, i cili kryeson grupin e punës për Ukrainën në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, vjen ndërsa Rusia vazhdon të zgjerojë prodhimin e dronëve.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ukrainase i tha revistës Politico në qershor se Kremlini planifikon të prodhojë 2 milionë dronë dhe 30 mijë dronë me rreze të gjatë veprimi dhe me karrem në vitin 2025, duke shënuar një zgjerim kritik të programit të luftës me dronë të Moskës.

Midis 13 shtatorit 2022 dhe 30 gushtit 2023, forcat ruse qëlluan me gati 2 mijë dronë Shahed në Ukrainë. Kjo “do të paraqesë një sfidë serioze për sistemin e mbrojtjes ajrore ukrainase”, shtoi Freuding në një podcast. “Kundërmasa të zgjuara” janë të nevojshme, shtoi ai, duke vënë në dukje se përdorimi i raketave Patriot kundër dronëve kamikazë rusë është i palogjikshëm, të cilët kushtojnë 30,000-50,000 euro, ndërsa një raketë Patriot kushton mbi 5 milionë.Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një intervistë të publikuar më 19 korrik.

Numri i dronëve marramendës i përshkruar nga Freuding, i cili kryeson grupin e punës për Ukrainën në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, vjen ndërsa Rusia vazhdon të zgjerojë prodhimin e dronëve.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ukrainase i tha revistës Politico në qershor se Kremlini planifikon të prodhojë 2 milionë dronë dhe 30 mijë dronë me rreze të gjatë veprimi dhe me karrem në vitin 2025, duke shënuar një zgjerim kritik të programit të luftës me dronë të Moskës.

Midis 13 shtatorit 2022 dhe 30 gushtit 2023, forcat ruse qëlluan me gati 2 mijë dronë Shahed në Ukrainë. Kjo “do të paraqesë një sfidë serioze për sistemin e mbrojtjes ajrore ukrainase”, shtoi Freuding në një podcast. “Kundërmasa të zgjuara” janë të nevojshme, shtoi ai, duke vënë në dukje se përdorimi i raketave Patriot kundër dronëve kamikazë rusë është i palogjikshëm, të cilët kushtojnë 30,000-50,000 euro, ndërsa një raketë Patriot kushton mbi 5 milionë.

Video tron ditëse, 5 υa jza rri hen me grυshte e shq eΙma në një pikë karburanti

Një rast dhune mes disa vajzash është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në një karburat në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në Matiçan të Prishtinës ndërsa kalimtarët kanë kapur video nga dhuna brutale.

Siç shihet edhe nga videot e publikuara vajzat shkelmohet dhe godasin njëra-tjetrën derisa shtrihen në tokë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij sherri të dhunshëm.

Në këtë konflikt janë përfshirë 5 vajza.

VIDEO

Ishte i vetmi që mbijetoi nga përplasja e avionit të “Air India”, por jeta e “njeriut mrekulli” është kthyer në makth, familjarët: Ëndërron sikur është ende në avion…

Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, është i vetmi pasagjer që mbijetoi nga rrëzimi tragjik i avionit të Air India me 242 persona në bord. Por ndonëse ka shpëtuar fizikisht me vetëm disa plagë në fytyrë dhe gjoks, ai mbetet i rrënuar psikologjikisht nga ajo që ka përjetuar dhe nga ndjenja e fajit për vdekjen e vëllait të tij.

I ulur në vendin 11A të avionit Boeing 787 Dreamliner, Vishwash është quajtur nga mediat indiane “njeriu mrekulli” dhe “fëmija i Zotit”, por për të vetë, mbijetesa është një barrë e rëndë për të jetuar.

“Nuk e di si shpëtova. I pashë të gjithë duke vdekur para syve të mi”, u shpreh ai për mediat.
Vëllai i tij Ajay, 35 vjeç, humbi jetën në rrëzim dhe Vishwash është torturuar që prej asaj dite nga ndjenja e pafuqisë pasi nuk e ndihmoi dot.

“Jam mirë fizikisht, por më vret fakti që nuk arrita ta shpëtoja vëllain tim”, tha ai për The Sun.
Ai kishte tentuar të rezervonte dy vende pranë njëri-tjetrit për fluturimin fatkeq AI171, por ishte i detyruar të zgjidhte vende të ndara për shkak të mungesës së vendeve.

“Nëse do të ishim ulur bashkë, ndoshta të dy do të kishim shpëtuar,” shton ai.

Sipas të afërmve të tij, Vishwash kalon net të vështira, me gjumë të shqetësuar dhe makthe të përsëritura. “Ëndërron sikur është ende në avion dhe i sheh të gjithë duke vdekur,” tha Krunal Keshave, një kushëri i tij nga Leicester. “Ai nuk flet për aksidentin, por mban gjithçka brenda.”

Pas rrëzimit, Vishwash tentoi të kthehej në avion për të shpëtuar vëllain e tij. Pamjet e siguruara nga MailOnline e tregojnë atë duke iu lutur punonjësve të urgjencës: “Vëllai im është atje dhe po digjet për së gjalli. Duhet ta shpëtoj.”

Sipas punonjësit të parë të ndihmës në vendngjarje, ai ishte i gjakosur, i çorientuar dhe në shok, por i vendosur të kthehej brenda. Ai më pas mbajti arkivolin e vëllait të tij në një ceremoni në Gujarat.

Avioni u përplas në një konvikt të një kolegji mjekësor në qytetin e Ahmedabadit, duke vrarë 241 nga 242 personat në bord, përfshirë 52 shtetas britanikë – duke e bërë këtë një nga aksidentet ajrore më të rënda për Britaninë.

Hetimet për rrëzimin janë përqendruar tek veprimet e kapitenit Sumeet Sabharwal, i cili dyshohet se fikur çelësat e furnizimit me karburant në mes të panikut, ndërkohë që oficeri i parë Clive Kunder përpiqej të stabilizonte avionin. Regjistrimet nga kutia e zezë tregojnë një shkëmbim të tensionuar midis dy pilotëve, ku asnjëri nuk merr përgjegjësinë për ndërprerjen fatale të furnizimit me karburant.

Ndërkohë, për Vishwash, mbijetesa ka ardhur me një çmim të tmerrshëm emocional. Ai jeton çdo ditë me kujtimin e vëllait të humbur dhe peshën e të qenit i vetmi që shpëtoi nga një katastrofë që preku dhjetëra familje në Indi dhe Britani.

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Kërcënohet drejtori i IKMT-së, i vendoset kurorë me lule në shtëpinë e prindërve

Një kurorë me lule, simbol mortor, është vendosur në derën e shtëpisë së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i IKMT-së në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor të Velipojës dhe është denoncuar në polici si një akt kërcënimi.

Nika ka pasur rol kyç në aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, ku është përballur me kundërshtime nga banorët.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Nika është kërcënuar edhe më herët për shkak të detyrës. Policia po heton për të identifikuar autorët dhe për të garantuar sigurinë e tij.

“Hiqeni qafe!”, rrëmbeu dhe d. ogji të g jaIIë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, lirohet nga burgu Marjeta Karaj

Gjykata liroi nga burgu Marjeta Karajn nën akuzë për vrasjen e Menduh Kurt Dedës.

Lirimi i gruas u urdhërua mbasi gjykata e Apelit në muajin qershor prishi vendimin ndaj saj dhe caktoi Gjykatë e Tiranës të rishqyrtojë dosjen hetimore për masakrimin e të moshuarit Menduh Kurt Deda, i cili tetë vjet më parë u rrëmbye, u dhunua barbarisht në një lagje të kryeqytetit e më pas u dogj me benzinë në zonën e Dajtit.

Apeli zhbëri dënimin prej 22 vitesh burgim për të pandehurit ku nën akuzë është gruaja, djali i saj në kërkim dhe Gazmend Ngota.

Ky i fundit shprehet se viktima fshihej prej Luljetës për shkak të një borxhi. “Ne e pamë bashkë me Besmirin dhe ai i thirri në emër duke e marrë në makinë. Kur pyeti Luljetën se çfarë të bënim me të, ajo i tha: ‘Hiqeni qafe’.”/Top channel

“Të ka dalë emri që iu bën qefin të burgosurve”/ Efi Dhedhes reagon sërish: A mbaruat punë ju? (Video)

Efi Dhedhes ka reaguar së fundmi përmes një Instastory në lidhje me thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi se emri i saj ka dalë në listat e vajzave që zhvillon takime private me të burgosur.

Dhedhes është shprehur se askush nuk ka të drejtë të flasë për një person qoftë ky person personazh publik apo jo.

Ajo ka patur edhe një mesazh për komentuesit e saj teksa u shpreh se ata po i prishin postimet me komente të tilla të pavërteta. Sipas saj kjo teme dhe reagimet e komentet e personave të cilët i cilësoi si të mjerë dhe të papunë nuk e prekin fare.

Gjithashtu sqaroi në një video tjetër se nesë do kishte qenë ajo inicialet duhet të jenë I. DH dhe jo E. DH pasi emri i saj nuk është Efi por vetëm për instagram.

VIDEO

Gledis Nano fiton gjyqin me Qeverinë, 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar betejën ligjore me Qeverinë shqiptare. Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ardian Dvorani, Gentian Hamiti dhe Sokol Ibi, të cilët rrëzuan ankimimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat kishin kërkuar anulimin e vendimit që i dha të drejtë Nanos.

Në bazë të këtij vendimi përfundimtar, shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë Gledis Nanos një dëmshpërblim prej 60 pagash mujore, që përkon me afatin pesëvjeçar të mandatit të tij të ndërprerë, në vlerën totale prej rreth 100 mijë euro.

Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte deklaruar publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen. Arsyeja zyrtare për largimin e tij ishte “mosrealizimi i objektivave”.

Vendimi i Gjykatës së Apelit është dhënë më 26 qershor 2025 dhe ende nuk dihet nëse qeveria do të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda afatit 30-ditor.

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë goditi sot afër brigjeve lindore të gadishullit Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, sipas shërbimeve që monitorojnë aktivitetin sizmik.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash në det, pas një lëkundjeje paraprake, sipas të dhënave nga Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GFZ). Fillimisht, kjo qendër raportoi magnitudën si 6.7, por më pas e përditësoi në 7.4. Edhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) konfirmoi të njëjtën magnitudë.

Pas tërmetit, Qendra Kombëtare për Paralajmërimin për Cunami në SHBA lëshoi një paralajmërim për shtetin e Havait, i cili u anulua pak më vonë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, raportoi gjithashtu se paralajmërimi për cunami në rajonin e Kamçatkës është hequr, duke cituar shërbimet lokale të emergjencës.

Më herët, autoritetet kishin paralajmëruar se valë deri në 60 centimetra mund të përplasnin disa pjesë të rajonit, përfshirë edhe kryeqytetin e krahinës, Petropavlovsk-Kamchatsky.

Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale apo viktima, ndërsa autoritetet vazhdojnë monitorimin e situatës.

Dhjetë sekretet e çifteve që nuk ndahen kurrë!

Në një botë ku lidhjet shpesh treten mes stresit, mungesës së komunikimit dhe jetës së ngarkuar, disa çifte ia dalin të qëndrojnë bashkë — me dashuri, me respekt, me forcë. Ata nuk kanë një formulë magjike, por ndjekin disa parime që nuk lëkunden me kohën.

1. Komunikojnë edhe kur është e vështirë

Ata nuk rrinë në heshtje. Flasin. Shprehen. Nuk shtypin emocionet. Kur diçka nuk shkon, përballen me të — pa inate, pa akte pasive-agresive, por me qartësi.

2. Janë miq të vërtetë përpara se të jenë partnerë

Lidhja e tyre nuk mbahet thjesht nga emocionet e momentit. Në themel është miqësia: qeshin bashkë, ndajnë mendime, e duan shoqërinë e njëri-tjetrit edhe kur jeta s’është “romantike”.

3. I japin njëri-tjetrit hapësirë pa u larguar

Çiftet e forta e dinë që liria personale nuk është kërcënim për lidhjen. Ata lejojnë njëri-tjetrin të rriten si individë, jo vetëm si “gjysma” e dikujt.

4. Falin dhe nuk e mbajnë të kaluarën si armë

Gabimet ndodhin. Por falja është zgjedhje. Ata nuk e përdorin të shkuarën për të goditur në çdo debat. Janë të vetëdijshëm që s’mund të ecësh përpara me një thes gurësh në shpinë.

5. Ruajnë afërsinë fizike dhe emocionale

Puthjet, përqafimet, shikimet me kuptim — janë pjesë e gjuhës së përditshme mes tyre. Edhe në ditët e lodhura, ndjenjat nuk mbeten në hije.

6. Mbështesin ambiciet e njëri-tjetrit

Njëri nuk e ndjen veten “më poshtë” apo “në hije”. Nuk ka garë, por bashkëpunim. Ecuria e njërit është festë për të dy.

7. E marrin jetën me më shumë humor dhe më pak dramë

Shumë probleme zgjidhen me një buzëqeshje të sinqertë. Çiftet që qeshin bashkë, kapërcejnë më lehtë gjithçka. E thjeshtojnë, nuk e ngatërrojnë.

8. Kujdesen për marrëdhënien edhe kur nuk ka krizë

Nuk presin që gjërat të shkojnë keq për të vepruar. Marrëdhënia është prioritet i përditshëm, jo detyrë emergjente.

9. Ndajnë vlera, jo vetëm momente

Mund të kenë pasione të ndryshme, por e shohin jetën me të njëjtin vizion. Ajo që i bashkon janë themelet, jo thjesht zbavitja.

10. Zgjedhin çdo ditë të jenë bashkë, jo vetëm të qëndrojnë

Dashuria për ta nuk është një ndjenjë që “ndodh”. Është një vendim që përsëritet. Me qëllim, me përpjekje, me prani.

Sepse lidhjet e forta nuk ndërtohen me fjalë të mëdha, por me veprime të vogla që përsëriten çdo ditë.