Aksident i rëndë/ Autobusi plot me pasagjerë del nga rruga dhe përmbyset, raportohet për 21 υi▪︎tima dhe 25 të ρΙαgosυr

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi në një rrugë malore pranë qytetit Kavar, në jug të Iranit, raportojnë mediat shtetërore.

Ngjarja ndodhi rreth 1,000 kilometra larg kryeqytetit Teheran, në një zonë me terren të vështirë dhe rrugë të ngushta, që shpeshherë janë skenë e aksidenteve fatale.

“Fatkeqësisht, janë regjistruar 21 viktima”, deklaroi drejtori i spitalit të qytetit Kavar, Mohsen Afrasiabi, për televizionin shtetëror iranian, duke shtuar se në mesin e të plagosurve ndodhen edhe persona në gjendje kritike për jetën.

Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë, ndërsa autoritetet vendore kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Iran, shpesh për shkak të kushteve të dobëta të infrastrukturës, mungesës së mirëmbajtjes së automjeteve dhe shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”: Na ndodhi një …

“Eskortat VIP në burgje”, kjo ka qenë tema më e diskutuar në javën e fundit pas takimeve speciale të bosëve të krimeve në qeli dhe paraburgim.

Ishte një “vizitë’’ e pazakontë në burgun e Drenovës që ka rikthyer vëmendjen te mënyra se si funksionojnë takimet speciale në burgjet shqiptare.

Emri i të dënuarit përjetë, Laert Haxhiu, u lidh disa ditë më parë me një vizitë të një modeleje të njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti e cila zhvilloi një takim në dhomë private me të dënuarin.

Por sa lejohen këto takime speciale dhe a funkasionojnë edhe tek burgu i grave. Ish-drejtoresha e Burgut të Grave, Xhoi Jakaj ka zbuluar se përse këto takime u anuluan në burgun e grave.

“Takime speciale kishte dhe në burgun e grave, por ndodhi një tragjedi. Në takimin e zgjatur, burri vret bashkëshorten, sepse brenda dhomës speciale ishte qenë një freskuese me kabullin e gjatë. Në përgjithësi montohet kabulli, por nuk ishte. Pas kësaj ngjarje nuk janë bërë më takime speciale në burgun e grave. Tani që janë transferuar në Pogradec, kanë kushtet dhe mund të jenë rikthyer“, tha Jakaj per Ora News.

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat sot

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.

Temeraturat në vlerën maksimale dot ë arrijnë deri në 39 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 18 gradë celcius.

Era me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 12m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 20 Korrik 2025

Dashi

Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për tu argëtuar duke mos menduar, për një here të vetme për punën. Edhe për beqarët do jetë një fundjavë e mirë.

Puna: Disa probleme në vendin e punës që nuk janë zgjidhur ende po ju shqetësojnë edhe një herë. Do të zgjidhni me qetësi gjithçka.

Demi

Dashuria: Në këtë ditë të mrekullueshme do të keni mundësi të relaksoheni dhe të shijoni gëzimet e familjes pa asnjë lloj ngjarje të papritur. Për më tepër, mund të plotësoni edhe disa teka personale. Një lajm i mirë vjen për zemrat e vetmuara, do pëlqeni dikë me shikimtë parë.

Puna: Disa pengesa në punë ose në bisedime mund t’ju bëjnë nervoz. Relaksohuni dhe gjithçka do jetë në rregull.

Binjakët

Dashuria: Nëse kohët e fundit jeni ndarë ose beqarë, do të jeni më të prirur të dilni dhe të bëni miq të rinj. Sidoqoftë, do t’ju duhet një nxitje nga miqtë tuaj për të provuar të dilni nga guaska juaj. Çiftet do kalojnë momente magjike.

Puna: Dita fillon në mënyrë pozitive në lidhje me punën dhe përfundon po aq, me mundësinë e ideve të reja fituese.

Gaforrja

Dashuria: Sot mund të ketë diskutime të vogla me partnerin që mund të përkeqësojnë marrëdhënien tuaj. Mundohuni të jeni më të butë dhe besnikë ndaj të dashurit tuaj. Edhe beqarët do duhet të përpiqen të jenë më pak të kujdesshëm.

Puna: Në punë mund të ketë ca re, mbase për shkak të ndonjë gabimi ose ndonjë kolegu që ju ka zili.

Luani

Dashuria: Do të keni mundësinë të kaloni më shumë kohë me të dashurit tuaj gjatë fundjavës. Do të tregoni dashuri me partnerin tuaj duke rritur mirëkuptimin në çift. Ditë e shkëlqyeshme për beqarët që do bëjnë takime veçanërisht interesante.

Puna: Në vendin e punës mund të ketë një rritje financiare. Hapini sytë gjithsesi përpara se të pranoni.

Virgjëresha

Dashuria: Edhe pse nuk jeni në gjendje të përsosur fizike, në dashuri sot gjithçka do të jetë mirë. Mos kini frikë të shkoni përpara dhe të shprehni ndjenjat tuaja. Edhe beqarët do të jenë në gjendje të deklarojnë veten me ata që dëshirojnë dhe kanë shanse të shkëlqyera për të marrë një po.

Puna: Do të jeni nën peshë dhe nuk mund të jeni në gjendje të kryeni detyrat tuaja, duke vonuar kështu disa projekte.

Peshorja

Dashuria: Sot do të ketë një lodhje të vogël për ju. Do të luftoni për të vazhduar me kërkesat e partnerit tuaj dhe madje të zhgënjej pritjet tuaja. Mundohuni të shpjegoni situatën për të shmangur argumentet. Edhe beqarët do jenë në një humor shumë të keq dhe të pafavorshëm për njohje.

Puna: Falë planeteve të favorshme do të bëni një hap të madh përpara, mund të keni një mundësi të mirë ose të merrni pak më shumë para.

Akrepi

Dashuria: Marrëveshja e çiftit do të jetë veçanërisht e lartë gjatë ditës. Shfrytëzojeni rastin t’i propozoni partnerit tuaj projekte të rëndësishme, të cilat do të jenë vendimtare për të ardhmen tuaj. Beqarët do kenë mjaft mundësi për të ndryshuar situatën e tyre, thjesht vetëm të duan ta bëjnë atë.

Punë: Sot mund të merrni lajme të të mira në vendin e punës, ju mund të qetësoni çdo keqkuptim profesional.

Shigjetari

Dashuria: Një ditë pozitive në dashuri, sot mund të flisni me dorë në zemrën tuaj me sigurinë që partneri juaj do t’ju ​​kuptojë. Përpiquni t’i kushtoni fundjavës diçka romantike dhe pasionante. Fat që vjen edhe për beqarët, dashuria është afër jush.

Puna: Do të zemëroheni dhe do të zhgënjeheni për shkak të disa projekteve të paqarta, por mos u dorëzoni dhe provoni përsëri. Këtë herë mundohuni të mos bëni gabime.

Bricjapi

Dashuria: Do të jeni në humor të mirë dhe do të kujdeseni patjetër shumë më tepër për njerëzit që ju rrethojnë. Ju keni ndërtuar një marrëdhënie të mirë dhe për asgjë në botë nuk do të prishni gjithçka. Edhe beqarët do përpiqen t’i kushtojnë vëmendje dikujt që i intereson shumë.

Puna: Dita e punës fillon ngadalë, por përmirësohet në mes, edhe nëse do të ketë disa pengesa.

Ujori

Dashuria: Sot do të ketë pak nostalgji në lidhje me disa ngjarje të së kaluarës. Sidoqoftë, do të ketë projekte të shkëlqyera për t’u realizuar me të dashurin tuaj dhe ato do t’ju paguajnë për ato që keni humbur. Beqarët do kalojnë një mbrëmje të këndshme me miqtë.

Puna: Më në fund po kaloni një kohë të mirë në punë, por gjithashtu keni mundësinë të përmirësoheni më tej, thjesht angazhohuni.

Peshqit

Dashuria: Në këtë ditë të mrekullueshme do të bëni shkëndija në dashuri dhe do të jeni më të prirur t’i përkushtoheni partnerit tuaj. Kjo është koha e duhur për të provuar të forconi lidhjen tuaj. Koha e mirë edhe për ata që janë vetëm dhe dëshirojnë të kenë një person pranë tyre.

Puna: Në qiellin tuaj ka aq shumë fat, përfitoni nga ajo për të bërë biznes dhe negociata fitimprurëse, ju me të vërtetë keni nevojë për të.

Përqafimi i ngrohtë me vartësen në koncertin e Coldplay, Andy Byron në telashe. Kompania e pezullon, gruaja heq mbiemrin e martesës

Andy Byron, CEO i startup-it të analizës së të dhënave Astronomer, që u shfaq në spektaklin gjigant të një koncerti të Coldplay duke u përqafuar me kolegen e tij, Kristin Cabot është në telashe.

Kompania njoftoi  në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (18 korrik) se Andy Byron ishte pezulluar nga detyra. Bashkëthemeluesi dhe Drejtori i Produkteve Pete DeJoy aktualisht shërben si Drejtor Ekzekutiv i përkohshëm.

“Besimi është thyer dhe morali i punonjësve ka të ngjarë të vuajë. Reputacioni publik i kompanisë është dëmtuar dhe klientët dhe investitorët mund të fillojnë të vënë në dyshim stabilitetin e kompanisë”, thotë Jennifer Vickery, themeluese dhe CEO e Marrëdhënieve me Publikun të Strategjive Kombëtare.

Ajo shtoi se do të ketë “pasoja të rënda për kulturën, reputacionin dhe stabilitetin financiar të kompanisë”.

Por dhe në planin personal, për ish- drejtuesin e një firme Inteligjence Artificiale me vlerë një miliard paund, Astronomer, nëse ndonjë veprim divorci është i afërt, spekulohet se pamjet e pakëndshme mund t’i kushtojnë z. Byron një pasuri të konsiderueshme, e cila vlerësohet në 60 milionë paund.

Përveç çdo divizioni të aseteve martesore, ai është drejtuesi i një firme Inteligjence Artificiale me vlerë një miliard paund, Astronomer.

Dje, gruaja e zotit Byron, Megan Kerrigan, e hoqi fillimisht mbiemrin e saj martesor “Byron” nga faqja e saj në Facebook në internet – pastaj e fshiu plotësisht llogarinë pasi njerëzit postuan mesazhe mbështetjeje në faqen e saj. Edhe faqja e saj në Instagram kuptohet se është fshirë.

“Oh, shihini këta të dy”, thuhet se i tha vokalisti i Coldplay, Chris Martin , turmës kur çifti u shfaq në ekranin e madh. “Ose kanë një aferë ose janë thjesht shumë të turpshëm”.

Pamjet e përqafimit të tyre janë bërë virale që atëherë, duke grumbulluar miliona shikime në platformat e mediave sociale.

Nuk është e qartë se cila është natyra e marrëdhënies së Byron dhe Cabot, por kjo nuk i ndaloi anëtarët e mediave sociale të spekulonin.

Dhjetëra përdorues gjithashtu hynë në faqen e Byron në LinkedIn për të kritikuar ekzekutivin. “Dritat nuk e çuan Andyn në shtëpi”, shkroi një përdorues, duke iu referuar tekstit të një kënge të Coldplay.

foto galeri
foto galeri

Keni udhëtuar jashtë dhe po ktheheni në Shqipëri? Ja sa duhet të jetë vlera e mallrave që kaloni në kufi që të mos taksoheni nga Dogana

Dogana shqiptare njofton se udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal.

Sipas njoftimit mallrat përjashtohen nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Përfitojnë përjashtim mallrat e përdorimit vetjak të udhëtarëve ose mallrat për dhurata.

DSH informon se vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkolit) eshte sipas vlerës ekuivalente në lekë të shumave, si më poshtë:

·         Udhëtarët në rrugë tokësore: 300 euro për çdo udhëtar

·         Udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare: 430 euro për çdo udhëtar

·         Për udhëtarët nën 15 vjeç: 150 euro

Sipas DSH gjatë hyrjes ose daljes nga Republika e Shqipërisë, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare.

Autoritetet doganore mund t’i kërkojnë udhëtarit që të tregojë të gjitha mallrat që transporton.

Për mallrat me natyrë jo tregtare në bagazhin e udhëtareve që e tejkalojnë kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar.

Trump firmos vendimin: SHBA nuk do ndërhyjë më në zgjedhjet e vendeve të huaja! (Preket edhe Shqipëria)

Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë reagimet mbi besueshmërinë, integritetin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve në vendet e tjera, një ndryshim rrënjësor nga ‘tradita’ shumëvjeçare e promovimit të zgjedhjeve demokratike nëpër botë.

Një udhëzim i ri, i nënshkruar të enjten nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, urdhëron që deklaratat për zgjedhjet e huaja të përqendrohen vetëm në përgëzimin e kandidatit fitues dhe “të shmangin shprehjen e mendimeve mbi ndershmërinë apo integritetin e procesit zgjedhor, legjitimitetin e tij apo vlerat demokratike të vendit përkatës.”

Me këtë kthesë të papritur, lobimi 6 milionë euro i Partisë Demokratike për të siguruar një qëndrim të SHBA-së mbi zgjedhjet në Shqipëri, humb kuptimin. Me këtë vendim të ri, edhe investimet politike në lobim për njohje të zgjedhjeve si të “pavlefshme” apo për të kërkuar ndërhyrje diplomatike në emër të “mbrojtjes së demokracisë”, nuk kanë më asnjë vlerë për Uashingtonin zyrtar.

Në thelb, SHBA nuk do të shërbejë më si ‘gjykatës’ për proceset zgjedhore jashtë vendit, përfshirë Shqipërinë, ku gjithmonë para dhe gjatë zgjedhjeve, lëshohen deklarata nga Ambasada Amerikane në Tiranë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Departamenti i Shtetit do të bëjë deklarata publike për zgjedhjet vetëm kur “ka një interes të qartë dhe të fuqishëm të politikës së jashtme amerikane për ta bërë këtë”, thuhet në memorandum, i cili thekson rëndësinë që administrata i jep “sovranitetit kombëtar.” Një kopje e dokumentit është parë nga “The Ëall Street Journal”.

Ky veprim shënon një hap të mëtejshëm në riformësimin e instrumenteve të politikës së jashtme amerikane nën Presidentin Trump, që ka përfshirë edhe shpërbërjen e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ndërprerjen e financimeve për “Zërin e Amerikës”, dhe shkurtimet e thella në Departamentin e Shtetit.

Qëllimi, të paktën pjesërisht, është t’i dërgohet sinjal botës se SHBA nuk është më e interesuar për të ushtruar presion mbi qeveritë e huaja që të ndërmarrin reforma të brendshme si zgjedhjet konkurruese, një shtyllë e politikës së jashtme amerikane që nga Lufta e Ftohtë, e mbështetur nga të dyja partitë.

Në një deklaratë për urdhrin e Rubio-s, Departamenti i Shtetit theksoi: “Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë besnike ndaj vlerave të saj demokratike dhe do t’i përshëndesin ato vlera kur vendet e tjera zgjedhin të ndjekin të njëjtën rrugë.”

SHBA historikisht ka përdorur deklaratat për zgjedhjet e vendeve të huaja për të promovuar votimin e lirë dhe të ndershëm, duke u përpjekur të nxisë vendet të demokratizohen dhe të izolojë regjimet autoritare që manipulojnë zgjedhjet. Në disa raste, SHBA ka shmangur kritikën publike ndaj aleatëve që zhvillojnë zgjedhje të pandershme.

Në zgjedhjet e vitit 2024 në Venezuelë, SHBA njohu kandidatin opozitar Edmundo González Urrutia si presidentin e zgjedhur legjitim, megjithëse Nicolás Maduro pretendoi fitoren. Edhe pse Maduro nuk dorëzoi pushtetin, njohja nga SHBA ndihmoi opozitën të fitonte legjitimitet ndërkombëtar dhe hodhi dritë mbi shtypjen e zgjedhjeve të lira nga regjimi i tij.

Ambasadat amerikane shpesh vëzhgojnë me kujdes zgjedhjet në vende të tjera, në bashkëpunim me organizata jofitimprurëse të monitorimit të zgjedhjeve, dhe raportojnë për gjetjet në Uashington.
Deklaratat publike të Departamentit të Shtetit, apo paralajmërimet se SHBA po i ndjek nga afër zgjedhjet, kanë pasur ndikim të madh, sidomos në vende autoritare ku partitë opozitare përjashtohen ose përballen me shtypje. Pikëpamjet e Uashingtonit janë me rëndësi për opozitat dhe grupet e të drejtave të njeriut, që i shohin ato si mjet presioni ndaj qeverive.

“SHBA ka një aftësi unike për të shtyrë vendet e tjera në drejtimin e duhur, shpesh duke fuqizuar qytetarët e guximshëm që luftojnë për ndryshim,” tha Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit nën administratën Biden. Vetëm tre ditë para largimit nga detyra, administrata Biden dënoi manipulimin e zgjedhjeve në Bjellorusi në janar, që i dhanë fitore sërish presidentit autoritar Alexander Lukashenko.
Përfundimet e SHBA për zgjedhjet ndihmojnë në vendimmarrjen për sanksione ndaj atyre që minojnë proceset zgjedhore apo për programet e ndihmës dhe sigurisë.

“Në shumë raste, është populli ai që rrezikon jetën për të denoncuar zgjedhje të pandershme dhe të pabesueshme,” tha Nicole Ëiddersheim nga Human Rights Ëatch. “Ambasada e SHBA-së mund të jetë entiteti i vetëm që i jep zë këtyre padrejtësive.” Në maj, Trump në një fjalim në Arabinë Saudite premtoi se SHBA nuk do t’u tregojë më vendeve të tjera si të qeverisin veten, duke kritikuar ndërhyrjet e mëparshme të SHBA-së që, sipas tij, nuk sollën përmirësim.

Lefter Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, me anë të një postimi në facebook është shprehur se deputetët e opozitës, kanë përfituar mandate nga listat e mbyllura pa ndonjë kontribut real në terren apo në kauzën opozitare.

“Po të ishin listat 100% të hapura, sa prej këtyre deputetëve do të kishin fituar mandat?”, pyet Maliqi me ironi, duke shtuar se pjesa më e madhe e tyre “nuk shihen as në media, as në popull, as në protesta, por ndoshta janë duke festuar me pushime relaksuese fitoren pa vota”.

Maliqi ngë fund shprehet se duhet  një ri-organizim urgjent i strukturave në bazë, duke theksuar se përgjumja e deputetëve po dëmton rëndë besimin e qytetarëve dhe proceset e ardhshme zgjedhore.

Reagimi i Lefter Maliqit:

Po te ishin listat e hapura 100% sa Deputetë do kishim fituar nga këta të emëruarit e listave te mbyllura?? Po ku janë këta?! Se pjesën më të madhe se shohim as në Media, as në popull, as në aksione opozitare apo po festojnë fitoren pa vota me pushime relaks?!

Sa nga këta ishin poshtë ballkonit, tek “Rruga e Shpresës” në mbështetje të Liderit Berisha për 1 vit arrest shtëpie? Sa nga këta ishin në çdo Protestë të Opozitës? Sa nga këta futën dorën në xhep në fushate, per te nxjerr jo per te futur?

Sa nga këta ju dhimbsën demokratët dhe opozitarët 12-13 vjet pa punë? Sa nga këta e ndiejnë që moralisht duhet të japin dorëheqjen nga funksionet politike se nga mandati largqoftë, për të cilin ‘u këputën’ në fushatë?

Si zë Opozitar, i votuar nga populli dy herë rresht në kufij të fitores së mandatit, ndiej përgjegjësi të kritikoj ashpër çdo përgjumje të kolegëve të mi. Opozita duhet të fillojë urgjentisht aksionin, se po dëmtojnë rëndë proceset e tjera zgjedhore. Ne kemi nevojë për ri-organizim urgjent në bazë! Duhet zgjim! Duhet reagim!

‘The Economist’: Jared Kushner e ka më të lehtë në Shqipëri se vetë shqiptarët

“The Archers”, një telenovelë radiofonike e BBC-së për jetën rurale angleze, dëgjohet nga mbi 4 milionë njerëz në një javë të zakonshme. Këtë verë, familja e famshme e serialit po mendonte të bënte pushime në Shqipëri. Deri së fundmi, vendi konsiderohej i rrezikshëm dhe i egër. Por ideja që “The Archers” mund të vizitojnë Shqipërinë pasqyron transformimin e saj në një destinacion turistik kryesor me pasoja të papritura.

Gjatë komunizmit, Shqipëria priste rreth 5,000 turistë në vit. Tirana kishte vetëm dy hotele për të huajt; në restorantet jashtë qytetit, menuja mund të përbëhej vetëm nga një kuti peshku toni me një qepë të njomë.

Por deri në vitin 2014, vendi priste rreth 3.4 milionë vizitorë të huaj, ndërsa vitin e kaluar numri zyrtar arriti në 11 milionë. Ky numër është paksa mashtrues: shumë prej tyre janë pjesëtarë të diasporës shqiptare me pasaporta të huaja, që vizitojnë disa herë në vit dhe numërohen si vizitorë çdo herë. Megjithatë, është e qartë që turizmi po shpërthen.

Hotele dhe komplekse vilash po shumohen përgjatë bregdetit. Një aeroport i ri pritet të hapet së shpejti për të shërbyer Vlorën, një destinacion plazhi në jug. Edhe pse shqiptarët e diasporës nuk janë turistë klasikë, ata blejnë apartamente për pushime, shkojnë në plazh dhe dalin për të ngrënë si gjithë të tjerët. Agjencitë e pasurive të paluajtshme reklamojnë në rusisht. Italianët vijnë për shërbime dentare të lira.

Kosovarët tani ankohen se Turqia është më e lirë. Turizmi i tepërt po bëhet shqetësim, ndërsa vendpushime dikur të vogla si Saranda dhe Ksamil po mbushen me njerëz. Hotelet, për shkak të mungesës së stafit të kualifikuar, po punësojnë filipinas.

Bumi i turizmit po krijon dhimbje koke për një burim të kufizuar, ujin. Në parim, Shqipëria ka ujë mjaftueshëm. Por pas një shekulli mungesë investimesh, qytetet po përballen me mungesa. Me bum-in e ndërtimeve në bregdet, po vendosen tuba për të devijuar ujin nga brendësia e vendit. Banorët atje thonë se tashmë kanë pak ujë për vete dhe për fushat e tyre; tani ai po devijohet për të mbushur pishinat e të huajve.

Një rast i bujshëm ka të bëjë me planet për të devijuar ujin nga lumi Shushicë drejt zonës turistike të Himarës.

Pjesa më e madhe e Shushicës ndodhet brenda një parku kombëtar. Astrit Balilaj, kryeplaku i fshatit Kuç një nga mbi 30 fshatra protestues thotë se lumi dikur kishte më shumë ujë; ndryshimet klimatike po e zvogëlojnë atë. Zyrtarët lokalë i kanë bërë të ditura shqetësimet e tyre autoriteteve më të larta, “por u injoruam.”

Olsi Nika, drejtues i grupit ambientalist EcoAlbania, thotë se nëse Shushica humbet më shumë ujë, do të dëmtohet ekosistemi i të gjithë rajonit. Ai përmend gjithashtu restorante për turistët të ndërtuara në mënyrë të paligjshme brenda parkut dhe derdhje nafte nga puse të keqmirëmbajtura jashtë tij.

Vitin e kaluar, banorë të zemëruar në Dukat, në jug të Vlorës, bllokuan punimet për një projekt prej 9 milionë euro për të devijuar ujin drejt zhvillimeve luksoze buzë detit. Në mars, banorë të fshatit fqinj Tragjas u përplasën me policinë për të njëjtin projekt. Kryeministri Edi Rama thotë se ka ujë për të gjithë. Kjo do të ishte e vërtetë, thotë z. Nika, nëse shteti do të kishte planifikuar për afatgjatë.

“Qeveria kujdeset vetëm për interesat e veta,” thotë Salibe Daupi, që drejton një restorant lokal.

“Duhet të kujdesen për ne.”

Edhe kufizimi i turizmit mund të zemërojë vendasit. Javën e kaluar në Theth, një fshat malor në veri, protestuesit hodhën koktej Molotovi ndaj fadromave që po shembnin kabina të ndërtuara ilegalisht për alpinistët. Pronaret thanë se qeveria u kishte premtuar legalizimin e tyre.

Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump-it, ka pasur më shumë fat me qeverinë shqiptare. Ai dëshiron të ndërtojë një resort në Zvërnec, një zonë e paprekur mes Adriatikut dhe lagunës së Nartës, një strehë për flamingot.

Ai gjithashtu dëshiron të zhvillojë ishullin Sazan, 10 km larg. Pak para inaugurimit të Trump-it, Shqipëria miratoi planet fillestare për një investim prej 1.4 miliardë euro në Sazan.

Zvërneci, megjithatë, ndodhet në një zonë të mbrojtur. EcoAlbania po sfidon qeverinë në gjykatë mbi një ligj të ri që lejon zhvillimet luksoze në këto zona. Nëse planet e tij ecin përpara, z. Kushner do të presë që qeveria të sigurojë burime uji për të dyja.

Nika thotë se të luftosh të pasurit dhe të fuqishmit që zakonisht e marrin atë që duan në Shqipëri është rraskapitëse. Por shpresa, si uji, buron përherë. Derisa të devijohet.

EMRI/ Momente PANIKU në SHBA, 23-vjeçari shqiptar konfliktohet me stjuardesën dhe tenton të hap derën e emergjencës!

Një fluturim i kompanisë SkyWest me destinacion Detroit u detyrua të bëjë një ulje emergjente të enjten në mbrëmje, pasi një pasagjer u bë agresiv dhe tentoi të hapte derën e avionit gjatë fluturimit.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), fluturimi SkyWest 3612 u ul në Cedar Rapids pasi ekuipazhi raportoi një “prishje të rendit nga një pasagjer”.

Në momentin e uljes, autoritetet arrestuan Mario Nikprelajn, 23 vjeç, me profesion kuzhinier. Në bord ndodheshin gjithsej 67 pasagjerë.

Fluturimi kishte nisur nga Omaha në orën 17:30 me orën lokale dhe bëri ulje në Aeroportin e Iowa-s Lindore rreth një orë më vonë.

Gjatë udhëtimit, piloti i raportoi kontrollit të trafikut ajror se “pasagjeri është aktualisht në konflikt fizik me një anëtar të ekuipazhit dhe po përpiqet të hapë derën e emergjencës.”

Sipas një deklarate të Policisë së Cedar Rapids, Nikprelaj përballet me akuza për prishje të rendit, sulm, posedim të paligjshëm të ilaçeve me recetë, shkelje të taksave për substanca të kontrolluara dhe ngacmim në shkallën e parë. Policia po shqyrton ngritjen e akuzave të tjera ndaj tij.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet Nikprelaj teksa shoqërohet jashtë avionit nga disa oficerë policie. Një prej pasagjerëve, J. Spencer, shkroi në platformën X: “U desh të devijonim në Cedar Rapids sepse ky njeri vendosi të hapte derën e emergjencës dhe më pas u përlesh me ekuipazhin dhe pasagjerë të tjerë.”

Sipas tij, Nikprelaj u tregua i dhunshëm verbalisht që nga momenti i nisjes së pasagjerëve në avion. I ulur pranë derës së emergjencës, ai “injoroi urdhrat e përsëritura të stjuardesës dhe u bë agresiv me fjalë.”

“Ndërsa avioni po hynte në pistë për ngritje, ai u çua në këmbë dhe hoqi rripin e sigurimit. Ekuipazhi ndërhyri sërish,” shtoi Spencer. Më pas, Nikprelaj filloi të përdorte butonin e thirrjes pa pushim dhe të bërtiste, çka çoi kapitenin të shpallte gjendje emergjente dhe të devijonte fluturimin drejt Cedar Rapids.

Ky nuk është kontakti i parë i Nikprelaj me ligjin. Në shkurt të vitit 2020, kur ishte 18 vjeç, ai u akuzua për sulm ndaj të dashurës së tij në zonën e Detroit-it dhe më pas për vjedhjen e një borëpastrueseje që ishte në punë.

Ai u arrestua shpejt pasi mjeti ishte i pajisur me sistem GPS, raportoi Click on Detroit.