DETAJE nga TRAGJEDIA/ Dy υik timat e mitur ishin vëllezër, u futën të laheshin në lumë së bashku me nënën e tyre…

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se dy fëmijët e mbytur ishin vëllezër, njëri 8 dhe tjetri 10 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me nënën e tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Të miturit janë gjendur pas disa minutash kërkime, ndërkohë që familjarët e viktimave janë në gjendje të rëndë psikologjike.

“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

“Ça ka lidhje puna ime, o nanë? Ajo puna ime që për me ashtu, po ata na kishin piketuar… do vinin e do të vrisnin…”,

Kjo është një pjesë e përgjimit të zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik, Lindita Skeja, gjatë bisedës me nënën e saj, e publikuar nga mediat.

Në banesën e vëllait të saj, Gëzim Skeja në fshatin Dorëz të Librazhdit në vitin 2020 janë grabitur rreth 200 mijë euro dhe kjo ngjarje e bujshme u zbulua nga SPAK gjatë përgjimeve për dosjen e kreut të KPP-së, Jonaid Myzyri, i cili është marrë i pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Vjedhjen e banesës së familjes të zyrtares së KPP-së, SPAK e ka ndarë në një procedim penal më vete ku ka ngritur dyshime mbi burimin e parave.

Lindita Skeja në deklaratën e dhënë në Prokurorinë e Posaçme është arsyetur se shuma e parave të vjedhura ishte siguruar nga puna e vëllezërve të saj në Angli.

Gjithsesi, SPAK ngre dyshime nëse paratë ishin vërtet kursime familjare apo të përfituara në mënyrë të paligjshme përmes korrupsionit nga zyrtarja e KPP-së.

Skeja ka rrëfyer ngjarjen për SPAK ku ka thënë se katër persona të maskuar, të armatosur dhe të veshur me uniformë policie kanë hyrë në banesë, në momentin kur aty gjendej ajo, e ëma, i vëllai dhe tre fëmijët.

Sipas saj, një person u mbante armën e zjarrit tek koka, ndërsa të tjerët kanë kontrolluar banesën derisa kanë gjetur vaultat euro dhe paund.

Më pas, grabitësit kanë marrë peng vëllain e Lindita Skejës dhe e kanë lënë në fshatin Labinot të Elbasanit, ku sipas zyrtares, më pas ai është kthyer në këmbë. Qëllimi ishte që familjarët të mos njoftonin Policinë, derisa grabitësit të largoheshin pa gjurmë.

Sipas mediave, SPAK ka kërkuar nga Prokuroria e Elbasanit administrimin e kësaj dosjeje, por institucioni i akuzës e ka informuar se fashikujt ndodhen ende në Policinë e Shtetit.

Ngjarja pas 5 vitesh mbetet pa autorë, teksa ende nuk dihet nëse nuk është hetuar qëllimisht nga autoritetet apo jo. Rasti në vitin 2021 është denoncuar edhe nga Sali Berisha, i cili akuzonte si autor të ngjarjes të penduarin e sotëm të SPAK, Nuredin Dumanin.

Ndërkohë, burime pranë Policisë thonë për mediat se dyshimet në atë kohë ranë mbi mbi grupin e Talo Çelës, ish-bashkëpunëtorin dhe vitet e fundit “armikun” e Nuredin Dumanit.

“Na ndodhi një tragjedi…”, ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”

Eskortat VIP në burgje”, kjo ka qenë tema më e diskutuar në javën e fundit pas takimeve speciale të bossëve të krimeve në qeli dhe paraburgim.

Ishte një ”vizitë’’ e pazakontë në burgun e Drenovës që ka rikthyer vëmendjen te mënyra se si funksionojnë takimet speciale në burgjet shqiptare.

Emri i të dënuarit përjetë, Laert Haxhiu, u lidh disa ditë më parë me një vizitë të një modeleje të njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti e cila zhvilloi një takim në dhomë private me të dënuarin.

Por sa lejohen këto takime speciale dhe a funkasionojnë edhe tek burgu i grave.

Ish- drejtoresha e Burgut të Grave, Xhoi Jakaj ka zbuluar se përse këto takime u anuluan në burgun e grave.

“Takime speciale kishte dhe në burgun e grave, por ndodhi një tragjedi. Në takimin e zgjatur, burri vret bashkëshorten sepse brenda dhomës speciale ishte qenë një freskuese me kabullin e gjatë.

Në përgjithësi montohet kabulli, por nuk ishte. Pas kësaj ngjarje nuk janë bërë më takime speciale në burgun e grave. Tani që janë transferuar në Pogradec, kanë kushtet dhe mund të jenë rikthyer“.

“Pash të ëmën që…”/ Tregon detajet e ngjarjes i afërmi i 2 vëllezërve të mbytur në Shkumbin

Dy vëllezërit 7 dhe 9 vjec që u mbytën pasditen e sotme në zonën e Labinot Fushës në Elbasan, u gjetën nga roja i hidrocentralit të ndërtuar pranë zonës.

Këto detaje ka dhënë për mediat një i afërm i familjes i cili i tronditur nga ngjarja e rëndë, ka treguar si e mori vesh lajmin e rëndë.

“Isha te puna, pash policinë, pash që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njëri fëmijë kishte në krah. Pash të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap.

Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet.

Më tutje është bërë një grop e madhe, kanë bërë një pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krah, ja mora i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vap”, tha ai.

Dy djemtë e moshës 7 dhe 9 vjeç, vëllezër, janë mbytur ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me nënën e tyre të tyre. Ata raportohet se kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Ngjarja ka tronditur gjithë zonën, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike të afërm e bashkëfshatarë të viktimave. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

E takoi në ditët e fundit të jetës – Ndahet nga jeta fansi më i veçantë i Gjestit

Një prej mbështetësve më besnikë dhe të veçantë të artistit Gjesti, Floriani, është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtari, i cili ka ndarë me ndjekësit një moment prekës nga takimi i tyre i fundit.

Floriani ishte një fans i zjarrtë i Gjestit që nga koha e qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Kosova”. Ai e ka ndjekur dhe mbështetur vazhdimisht artistin, dhe pak javë para se të ndahej nga jeta, arriti të realizonte një nga dëshirat e tij më të mëdha – ta takonte Gjestin personalisht.

Takimi ndodhi në një nga koncertet e këngëtarit, ku Floriani pati mundësinë ta përqafonte dhe të ndante disa momente të çmuara me të. Videoja e publikuar nga Gjesti tregon emocionin dhe lidhjen e ndjerë mes tyre.

Në përshkrimin e videos, Gjesti shkroi thjesht:

“U prehsh në paqe”, duke prekur zemrat e shumë ndjekësve dhe fansave të tij.

Ky moment sjell në vëmendje fuqinë që kanë lidhjet e sinqerta mes artistëve dhe publikut – lidhje që shkojnë përtej skenës dhe famës, e prekin shpirtin. Floriani do të mbetet një kujtim i dashur në zemrën e komunitetit që rrethon Gjestin.

Tajlandë, 35-vjeçarja fuste në kurth murgjit budistë, kr γente marr▪︎dhënie me ta dhe i shantazhonte duke i kërkuar miliona euro

Një grua 35-vjeçare është arrestuar në Tajlandë pasi dyshohet se filmoi veten duke kryer marrëdhënie seksuale me murgj budistë dhe më pas i shantazhoi ata, thanë autoritetet .

Wilawan Emsawat, i cili njihej me pseudonimin Sika Golf, akuzohet për marrëdhënie të papërshtatshme me 13 murgj dhe gjithashtu përballet me akuza për pastrim parash dhe pranim mallrash të vjedhura.

Raportet lokale thonë se 35-vjeçarja arriti të zhvaste më shumë se 10 milionë euro nga murgjit budistë duke përdorur video dhe foto të takimeve të tyre seksuale si leva. Policia sekuestroi pesë nga telefonat celularë të 35-vjeçares, në të cilët gjeti videot dhe fotot në fjalë. Në korniza, ata panë disa nga murgjit të veshur me rrobat e tyre tradicionale portokalli. Hetimi rezultoi në përjashtimin e nëntë nga 13 murgjve nga urdhri manastiror dhe numri i personave të përfshirë pritet të rritet.

Hetimi u nxit nga zhdukja e abatit të tempullit Wat Tri Thotsathep Worawihan të Bangkokut qershorin e kaluar.

Siç doli më vonë, arsyeja e ikjes së tij ishte lidhja e tij dashurore me 35-vjeçaren, e cila pretendonte se ishte shtatzënë dhe i kërkonte 206,000 euro. Kur ai refuzoi të paguante, 35-vjeçarja ua zbuloi lidhjen e tyre bashkëfetarëve të tij, duke rezultuar në largimin e abatit nga Tajlanda.

Një murg tjetër pranoi se Wilawan i kishte dhuruar një makinë gjatë lidhjes së tyre, duke shtuar se u shkatërrua kur zbuloi se kishte një aferë me një murg tjetër. Kur ai e pyeti për këtë, ajo dyshohet se filloi ta shantazhonte për para.

Sipas të dhënave nga llogaritë bankare të Wilawan, transaksione me vlerë mbi 10 milionë euro kanë ndodhur në tre vitet e fundit, me autoritetet që dyshojnë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave vjen nga arkat e tempullit, me 35-vjeçaren që dyshohet gjithashtu se ka shpenzuar shuma të mëdha në faqet e paligjshme të lojërave të fatit online.

‘Njëra e lante, tjetra i boshatiste xhepat’! Të moshuarit i zhvatin në azile. Dëshmitë: Pa paguar nuk na shërbejnë

Të moshuarit që kanë humbur çdo shpresë dhe si zgjidhje iu kanë mbetur vetëm qendrat rezidenciale. Shpesh herë për të marrë shërbimin detyrohen t’iu paguajnë ryshfet punonjëseve.

““Dhe aty ku duhet të ketë mbrojtje sociale, pra tek shtëpia e të moshuarve të shfaqen probleme me korrupsionin nga burokratët është një shkelje që kërkon vëmendje të shtuar pasi ne nuk mund të bëjmë përshtatje ligjore për t’u future në Bashkimin Europian, pra kapitulli 19, por duhet përshtatja ligjore të përkojë me realizime dhe emëtime direkte në shtim fondesh dhe jo më në abuzim fondesh”, tha Romina Radoshiq.

Në rastin e qendrave rezidenciale në Poliçan dhe Tiranë të moshuarit tregojnë se pa paguar ryshfet nuk merret shërbimi i duhur nga punonjësit e institucionit. Në Poliçan njëri prej të moshuarve tregon se kolegut të tij i merrnin paratë punonjëset duke i “futur” duart në xhepa.

“Më tregonin, më ka marrë kaq lekë”.

“E lanin plakun, njëra e lante, tjetra i kontrollonte xhepat sa lekë kishte. Ajo e kishte të plotfuqishëm burrin në Poliçan, Polic dhe bënte si i donte qejfi. Teuta Guri. E thoshin ata vetë azilantët. Të merrte lekët, na ka marrë kaq lekë.

Ishte një pastruese, ajo të merrte lekët, ajo të vidhte, ajo dhe nja 2-3”, tregon një i moshuar i azilit të Poliçanit.

Raste ryshfeti ka edhe në azilin e të moshuarve në “Ali Demi”, punonjëset nuk të ofrojnë shërbimin e duhur nëse nuk jep lekë, kush paguan në xhepat e tyre merr shërbim më mirë se ata që nuk paguajnë asnjë qindarkë.

“Unë nuk kam pension fare, unë 125 mijë, 50 i mban azili, 70 i marr unë”

“Këtu janë vjedhur lekë bam”.

“Nuk kërkojnë kështu direkt, por të kërkojnë duke mos shërbyer, detyrohesh të japësh lekë, kupton?”

“Unë nuk i jap. Ndonjëherë kërkojnë ndonjë kanaçe. Hajde ndonjë kanace nuk është gjë, ndonjë kanace 1 mijë lekëshe”, tha i moshuari.

“Mi vjedhin lekët këto sanitaret, kjo Linda”, tregoi i moshuari i Kavajës.

Ekziston një frymë frike brenda azileve për tu ankuar dhe për të kërkuar të drejtat. Të moshuarit shpesh herë heshtin duke mos u ankuar për mungesën e shërbimit dhe trajtimin jo dinjitoz për këta njerëz që shpresa e vetme që iu ka mbetur është azili. Në të kundërt rrezikojnë të jetojnë poshtë urave, në rrugë e ndërtesa të braktisura.

“Tani ne po bëjmë muhabet bashkë, nuk dua ta dinë ato që po bëjmë muhabet bashkë, se mua e di çfarë më bënë drejtoresha? Më heq nga azili!

Drejtoresha ka 4 vite që ka dalë në pension dhe nuk ikën, në punë shteti mbush moshën e pensioni, ik, duhet të ikësh, nuk të lejon ligji. Mbushe moshën e pensionit ik, lërja vendin tjetrit”.

“Korrupsion i madh, korrupsion i madh

“Ajo i merr. Është në zyrë ajo, vete personi, drejtoresha e mbyll derën dhe merr lekët, kamera nuk ka. Hap derën dhe ik”, u shpreh i moshuari. Trajtimi abuziv, e paimagjinueshmja që ndodh.

Ka raportime të brendshme që tregojnë raste ku të moshuarit janë lidhur në shtretër, për të shmangur problemet.

Në disa azile, barnat për gjumë përdoren si “zgjidhje” për të menaxhuar sjelljet problematike, në vend të trajtimit profesional. Ky është trajtim çnjerëzor dhe në thelb, abuzim institucional.

Një nga qendra e të moshuarve që ka patur probleme me dhunën dhe jo vetëm, është azili në Kavajë. Njëri prej banorëve të këtij azili ka treguar për “Vetting” se ish-drejtori i azilit e ka goditur me shpullë I moshuarin, një shkelje e cila dënohet me ligj. Nga një institucion i cili duhet t’iu ofrojë mbrojtje sociale dhe siguri shtresës më të pambrojtur, rrezikon të kthehet në një shqetësim serioz për shëndetin.

Burri me bluze blu në karrige: “Denisi (ish-drejtori i azilit) më ka rrahur mua, visi, çuni i Qifes më ka gjuajtur ja këtu syve.

Gazetari: Kush është ai? Punon këtu?

Burri me bluzën blu në karrige: Ka qenë këtu drejtor por ka ikur. Denis Avriku…

Gazetari: Pse të rrahu?

Burri me bluzen blu ne karrige: Kot o burrë, pse erdhe në zyrë…

Sipërmarrësi u kap duke tradhtuar bashkëshorten me punonjësen e tij, reagimi epik i Elon Musk ndaj skandalit

Një video e CEO-s së Astronomer, Andy Byron, duke u përqafuar me punonjësen e tij, Kristin Cabot, është bërë shumë virale në rrjet dhe po komentohet pafund.

Ata ishin duke shijuar një koncert të grupit të famshëm, “Coldplay”, kur kamerat i kapën teksa ishin të përqafuar.

Ky moment ka shkaktuar debat të gjerë online në lidhje me marrëdhëniet në vendin e punës dhe sjelljen profesionale, por gjithashtu në rrjetet sociale kanë nisur edhe ‘talljet’ me sipërmarrësin.

Madje edhe CEO i Tesla-s dhe X, Elon Musk, nuk ka mundur që të përmbahet. Edhe ai ka bërë një reagim me këtë situatë aspak të këndshme.

Musk ka reaguar në një postim në rrjetin social, X, me një emoji që qesh me të madhe. Ky koment i shkurtër ka tërhequr menjëherë vëmendjen e përdoruesve.

Postimi në të cilin ai reagoi me një emoji dyshohet se tregon një postim faljeje të rremë të bërë nga emri zyrtar i Astronomer.

Egli Tako më në fund e gjen dashurinë e vërtetë, e pret me trëndafila – kaq romantik se ka pasur as Olsin as Gjestin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako, vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura dhe të ndjekura në skenën muzikore shqiptare.

Përveç zërit të saj të veçantë dhe projekteve muzikore që kanë lënë gjurmë tek publiku, ajo njihet edhe për praninë e saj aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga jeta e përditshme, udhëtimet, koncertet, por edhe copëza më intime të përjetimeve të saj personale.

Së fundmi, Egli ka publikuar disa imazhe të reja në profilin e saj në Instagram, të cilat kanë ngjallur menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Në këto fotografi, ajo shfaqet tejet elegante, e buzëqeshur dhe në një atmosferë mjaft të këndshme, teksa mban në duar një buqetë të madhe dhe luksoze me trëndafila të kuq – simbol i dashurisë dhe pasionit.

Gjesti romantik duket se ka ardhur në një moment të veçantë për artisten, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk është vetëm dhurata, por një detaj mjaft i veçantë që nuk ka shpëtuar syrit të ndjekësve të saj të shumtë.

Në njërën prej fotove, Egli shihet duke e shijuar me emocion buqetën, por gjithashtu shihet qartë se ajo ka mbuluar me kujdes një kartolinë të vogël që ishte vendosur mes luleve.

Pikërisht ky veprim ka ngritur një valë reagimesh dhe spekulimesh në rrjet. Komentet kanë shpërthyer menjëherë në seksionin e postimit të saj, me ndjekës që pyesin me kureshtje: “Kush është ai që i ka dërguar lulet?”, “Mos ka një romancë të re?”, “Pse po e mban të fshehtë këtë kartolinë?” dhe shumë të tjera të ngjashme.

Për momentin, Egli nuk ka reaguar ndaj komenteve dhe nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me personin që i ka dërguar dhuratën, duke zgjedhur kështu që të mbajë një dozë privatësie rreth jetës së saj personale.

Zbulohet bakshishi marramendës që ka lënë Jeff Bezos në hotelin ku qëndroi në Venecia
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja tregohet diskrete për çështje që kanë të bëjnë me jetën e saj sentimentale. Edhe në të kaluarën, ajo ka ditur të ruajë një balancë mes famës dhe privatësisë, duke mos ekspozuar çdo detaj të marrëdhënieve apo ndjesive të saj në publik.

Gjithsesi, fansat vazhdojnë të jenë të etur për të mësuar më shumë dhe ndjekin me vëmendje çdo postim të saj, në pritje që ndoshta një ditë Egli të vendosë të ndajë me ta më shumë rreth kësaj surprize misterioze. Nëse kjo dhuratë është thjesht një shenjë vlerësimi apo fshihet një histori dashurie pas saj, mbetet për t’u parë.

Një gjë është e sigurt – Egli Tako ka ditur gjithmonë si të mbajë vëmendjen e publikut, qoftë përmes muzikës së saj, paraqitjeve plot hijeshi, apo edhe me gjeste të thjeshta por të mbushura me ndjenja, si ky i fundit.

Tani sytë e publikut janë nga ajo, në pritje të ndonjë sinjali apo zbulimi që do të japë më shumë dritë mbi këtë “mister të kuq me trëndafila”./ORAinfo/

5 vite nga kr imi i pilotit që υ raυ grυan, babai i të ndjerës: Vajza nuk e di…

Në ishullin grek të Alonisos, në një shtëpi të mbushur me kujtime, gjyshërit e vogëlushes Lydia gjejnë ngushëllim në një ngjashmëri prekëse: e vogla është kopja e nënës së saj të ndjerë, Caroline Crouch.

“Duket se ajo ka trashëguar mirësinë e brendshme të Caroline,” -thotë gjyshi i saj, David Crouch, 82 vjeç, teksa flet me dhimbje, por edhe me shpresë për të ardhmen e mbesës.

Pesë vjet pas ngjarjes që tronditi Greqinë dhe më gjerë, Lydia Crouch është rritur nën kujdesin e gjyshërve të saj, David dhe Susan. Babai i saj, Babis Anagnostopoulos, një pilot helikopteri grek, vrau gruan e tij Caroline më 11 maj 2021 një krim që pretendoi fillimisht se ishte pasojë e një grabitjeje, por që më pas u rrëfye si një akt i ftohtë vrasjeje. Anagnostopoulos, tani 37 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe nuk ka më kontakt me vajzën.

Për Lydian, jeta vazhdon me ritualet e përditshme dhe me përkujdesjen e butë të gjyshes. Susan, e cila prej asaj nate tragjike ka zgjedhur të mos flasë publikisht, i është përkushtuar tërësisht rritjes së mbesës. Ajo fle çdo natë me Lydian në shtratin që dikur i përkiste Caroline-s.

Por gjyshi, David Crouch, i cili nuk ka ngurruar të flasë për vrasjen e së bijës, hedh sot dritë mbi një pistë të re. Ai pretendon se vrasja e Caroline-s nuk ishte thjesht një shpërthim emocional i bashkëshortit të saj, por një akt i urdhëruar nga një bandë trafikantësh droge. Ai thotë se në një letër të dërguar nga burgu, Anagnostopoulos i kërkoi falje bashkëshortes së Davidit, Susanës, duke rrëfyer se ishte përfshirë në një rrjet kriminal droge dhe se kishte marrë urdhër nga banda për të “heshtur” Caroline-n, pasi ajo kërcënoi se do ta denonconte.

Letra, që sipas Davidit është shkruar me dorën e Anagnostopoulos-it, është mohuar nga ky i fundit dhe nga prindërit e tij, të cilët pretendojnë se gjyshi e ka sajuar për shkak të dhimbjes. Por David qëndron i vendosur:

“Ishte letra e një burri të dobët, që kishte guximin të vriste vetëm kur ajo flinte.”

Ai rrëfen se vrasësi i Caroline-s ishte prezantuar me grupin e drogës përmes një pronari restoranti lokal, i cili më pas u gjet i vdekur nga një plagë me armë zjarri. Ndërsa autoritetet e cilësuan si vetëvrasje, David beson se ai u vra për të mbyllur gojën.

Lydia, tashmë pesë vjeç, e di vetëm se është lindur në Greqi dhe se nëna e saj ka ndërruar jetë. Ajo nuk është ende e vetëdijshme për rrethanat tragjike të së shkuarës së saj. “Ajo nuk e ka idenë se çfarë do të thotë kjo dhe e pranon pa koment,” – thotë Davidi, i vetëdijshëm se një ditë do t’i duhet të përballet me të vërtetën.

Gjyshi shprehet i prerë për të ardhmen:

“Ngushëllimi im i vetëm është se ajo nuk do ta takojë kurrë të atin. Do të sigurohem për këtë.”

Familja Crouch vazhdon jetën mes kujtimeve të dhimbshme dhe shpresës për një të ardhme më të ndritur për Lydian e cila, sipas gjyshërve të saj, mban gjallë dritën dhe shpirtin e nënës së saj të ndjerë.