Gafa e Egli Takos në koncert ndez publikun kundër saj, ja çfarë tha këngëtarja

Egli Tako ka qenë së fundmi e ftuar në një klub nate në Pejë, ku ka performuar përballë një publiku të zjarrtë.

Por përtej muzikës, vëmendja këtë herë nuk shkoi vetëm te zëri apo repertori i saj.

Teksa interpretonte hitin e njohur “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, Egli u ndal për një moment dhe u drejtua nga publiku me një pyetje që ngjalli menjëherë reagime në rrjete sociale:

“A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”

Frazë spontane apo jo, komenti preku një temë të ndjeshme që ka qenë shpesh në qendër të debateve publike – ndarjen mes identitetit “shqiptar” dhe atij “kosovar”, një çështje që është diskutuar gjerësisht edhe në formate televizive si Big Brother VIP.

Pavarësisht momentit që ndezi diskutime, Egli e vazhdoi performancën e saj pa incidente.

“Jepe vetë dorëheqjen”/ Erges Dule, “dhëmbë më dhëmbë” me Ramën, ja si ia kthen kryeministrit

Erges Dule, kryetari i bashkisë së Konsipolit ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar së fundmi, ku Rama ka kërkuar largimin e të gjithë drejtorëve të bashkive në rang vendi.

Ergest Dule kundërshtoi largimin e tyre duke sjellë edhe reagimin e ashpër të kryeministrit, i cili nga ana e tij i është përgjigjur se “nëse nuk i shkarkon, atëherë jepe ti dorëheqjen”.

Por mesa duket kreu i bashkisë së vogël në skajin jugor të vendit, nuk pëlqen të bëj hap pas.

Në një koment të gjatë në Facebook, ai thotë se drejtorët e tij kanë bërë një sërë punësh në bashki, por bie edhe në kontraditë me veten kur tenton t’u hedh fajin punonjësve jo drejtorëve.

“A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur. Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe çdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo.”

Komenti i plotë

Përshëndetje të gjithëve! Ju falënderoj për interesimin dhe komentet por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve.

Kjo është një nisëm për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Me këtë administratë kemi bërë plot punë të mira për komunitetin, pastrim territori, kanale kullues e vaditës, kemi shuar zjarre, kemi bere ndriçim publik ne 100% të territorit, kemi shtruar rrugë rurale, infrastrukturë bujqësore, kemi bërë projekte, kemi pritur e trajtuar qindra kërkesa/ankesa, kemi asistuar në aplikime të ndryshme e-albania, kemi organizuar aktivitete kulturore, mirëmbajtje rrugë rurale, mirëmbajtje e investime në shkolla etj etj.

Ka akoma për të bërë? Patjetër që po.

A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur.

Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe çdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj. Nëse administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit ska vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë. Opinioni juaj vlen dhe është vlerësimi i performancës për ne. Mos nguroni të shprehni mendimin tuaj për secilin nga punonjësit e bashkisë Konispol, na shkruani për çdo problematikë. Shpresoj që kjo nisëm të vazhdojë në çdo zyrë shteti ku i shërbehet qytetarëve!

Çfarë ka ndodhur me Xhensila Myrtezajn? Këngëtarja shfaqet me ndryshimin e çuditshëm në pamje

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është nga ato personazhe që e gjen veten gjithnjë në qendër të vëmendjes për çfarëdo që ajo bën.

Së fundmi këngëtarja ka qenë në një event mode dhe ka pozuar krah këngëtarit Sinan Hoxha dhe bashkëshortes së tij Andrra Destani.

Ajo që bien ë sy është kurora e flokëve të këngëtares.

Komentuesit flasin për një mbjellje flokësh duke kritikuar pamjen e këngëtares.  

A ka realizuar Xhensila mbjellje për të perfeksionuar kurorën e flokëve? Këtë nuk e konfirmojmë dot, por fotot që datojnë rreth një muaj më parë tregojnë se diçka nuk shkon me pamjen e saj.

Megjithatë mesa duke kjo fazë ka kaluar, në fotot e fundit të këngëtares duket se flokët janë rritur… ose photoshopi ka bërë punën e tij…

Galeria fotografike (

1 / 7

)

Video-lajm/ Kur Ministrja Kumbaro reklamonte 2000 shtretër në Theth, sot nuk ka as 200 pas aksionit

Vetëm pak kohë më parë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaronte në Kuvend se Thethi numëronte rreth 2000 shtretër në bujtina.

Por pas prishjes së pjesës më të madhe të tyre nga IKMT pas aksionit të nxitur nga Kryeministri, situata paraqitet krejt ndryshe.

Në këtë sezon turistik, në zonë kanë mbetur më pak se 200 shtretër.

Bundesliga “thërret” Brojën/ Mediat angleze: Leipzig dhe Stuttgart interesohen për sulmuesin

Pritshmëritë kanë qenë gjithmonë të mëdha, por asnjëherë nuk janë shpërblyer. Të tilla janë edhe në këtë sesion të merkatos së verës për Armando Brojën, që duhet të bëjë një zgjedhje të rëndësishme, ndoshta atë të karrierës.

Sulmuesi kuqezi do të largohet nga Chelsea. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Një tjetër gjë e sigurtë është se nuk do të ketë më huazim, ndërsa për t’u mësuar mbetet skuadra e ardhshme e Brojës.

Si gjithmonë në këtë periudhë, lajmet janë të shumta, por pista që është forcuar shumë gjatë ditëve të fundit është ajo e Bundesligës.

“The Athletic” në Angli ka zbuluar së fundmi për një interes të shtuar të dy klubeve të mëdhenj të kampionatit gjerman, Lajpcig dhe Stuttgart.

I pari ishte folur prej kohësh, ndërsa në garë është futur edhe një tjetër skuadër, që kërkon shërbimet e sulmuesin 24 vjeçar.

Bundesliga mund të jetë skena e duhur për Armando Brojën, pas sezoneve të fundit zhgënjyes, për shkak të dëmtimeve të rëndë.

Huazimi te Everton në edicionin e fundit të Premier League nuk shkoi si duhet për futbollistin shqiptar, që qëndroi për muaj të tërë jashtë fushe, ndërsa edhe pas rikuperimit i kishte minutat me pikatore.

Për këtë arsye, ashtu si Chelsea edhe vetë Broja kërkon një sistemim të përhershëm.

Këtë mision ia lehtësojnë kampionët e rinj të botës, që kanë vendosur të ulin ndjeshëm pretendimet financiare për kartonin e tij. Vlerësimi i parë është 20 milion euro, por Blutë e Londrës mund të zbresin më poshtë nëse iu vjen një ofertë serioze për sulmuesin shqiptar.

VIDEO/ “Ma kthe”, vajza humb byzylykun në Palasë i bën thirrje gruas që e ka gjetur: Ka shumë rëndësi për mua!

Një vajzë ka humbur një byzylyk personal në një dyqan akulloresh në zonën turistike të Palasës.

Pas një kontrolli të imtësishëm në kamerat e sigurisë të lokalit, është konstatuar se byzylyku është gjetur nga një vajzë e vogël, e cila më pas ia ka dorëzuar nënës së saj.

Në pamjet filmike që ka siguruar VoxNews, duket qartë momenti kur nëna e vajzës e merr byzylykun dhe largohet nga ambienti pa bërë asnjë përpjekje për ta kthyer apo lajmëruar stafin e dyqanit.

Vajza që e ka humbur byzylykun bën thirrje për kthimin e sendit, i cili ka vlerë sentimentale për të.

Ajo shpreson që nëna e vajzës së vogël ta rikthejë byzylykun.

Aksident TRAGJIK në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar!

Një aksident me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari shqiptar ka ndodhur në zonën e San Giovanni në Treviso të Italisë.

Kevin Anghel me origjinë shqiptare humbi kontrollin e automjetit teksa po i shmangej një patrulle të karabinierëve, duke u përplasur me një pemë.

Automjeti me të cilin udhëtonte i riu u nda në dy pjesë për shkak të shpejtësisë së lartë dhe përplasjes së fortë.

Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje. I riu ishte ende gjallë dhe ekipet e shpëtimit bënë të pamundurën.

Por fatkeqësisht, gjatë rrugës për në spital i riu nuk i mbijetoi plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti doza kanabisi të cilat dyshohet se do të shiteshin nga 23-vjeçari me origjinë shqiptare.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Protestoi për pagë më të lartë dhe kushte më të mira pune, kompania ‘Albchrome’ shkarkon nga puna minatorin në Bulqizë

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve dhe kompanisë Albchrome, është shkarkuar nga puna pas përfshirjes në protesta.

Altin Kola, i cili mbante pozicionin e vagonistit në minierë dhe me një eksperiencë prej 11 vitesh, ka marrë një shkresë zyrtare nga kompania, ku i komunikohet zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës.

Në shkresën e firmosur nga administratori i përgjithshëm i Albchrome, Cemil Acar, thuhet se Kola ka kryer veprime në kundërshtim me detyrimet kontraktuale, duke dëmtuar materiale zyrtare të kompanisë dhe duke ndikuar në “përshkallëzimin e marrëdhënieve me punëmarrësit”.

Në mjediset publike të Minierës së Kromit në Bulqizë në mars 2025, pas protestave disa ditore të punëtorëve ishte vendosur një njoftim zyrtar nga kompania.

Njoftimi i cilësonte veprimet e tyre si një “grevë e paligjshme” dhe paralajmëronte pasoja të rënda administrative dhe ligjore. Kompania i akuzonte punonjësit se kanë braktisur vendet e punës pa njoftim paraprak dhe se kanë krijuar një situatë të paprecedentë që rrezikonte sigurinë e minierës dhe veprimtarinë normale të saj.

“Vazhdo, largohu…”/ Lala zbulon detaje tronditëse: Çfarë pa kushëriri i Renis Dobrës natën e rrëmbimit

Gazetarja Klodiana Lala, trajtoi këtë të martë, rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet në liqenin e Shkopetit.

Nga të dhënat e dosjes hetimore, mësohet se i fundit që e pa gjallë Renisin ishte një i afërm i tij i cili pavarësisht orëve të vona të mbrëmjes, dhe dritave të gjata të makinës që kishte ndaluar në anë të rrugës, arriti të shquajë makinën e Renisit, teksa ishte e ndaluar vetëm pak metra larg banesës së tij nga një tjetër automjet, nga ku në rrugë dalloheshin dy persona të panjohur për ta.

Që në momentin e parë ata i identifikuan si efektivë policie.

Por ndërsa u përpoqën të mësonin mbi arsyet e ndalimit të njeriut të tyre, njëri prej tyre në formë urdhërore u kërkoi vizitorëve të padëshirur në këtë skenë, që të largoheshin menjëherë nga aty.

“Kush i mban banesat bosh do detyrohet t’i shesë”/ Eksperti Imobiliar: Taksa e re për shtëpitë e dyta, në fuqi nga…

Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në taksimin e pronës, të cilat pritet të prekin drejtpërdrejt qytetarët që zotërojnë më shumë se një banesë.

Lidhur me këtë eksperti imobiliar Armand Shkëmbi, tha se do të ketë një dyfishim të kësaj takse.

‘Kush ka banesë të dytë do të paguajë më shumë taksë prone. Sot që flasim në Shqipëri ne paguajmë 0.05 % të çmimit të referencë të pronës si taksë mbi pronën. Që do të thotë për një pronë që e ka çmimin referencë 100 mijë euro.

Ne paguajmë 50 euro në vit taksë prone që i bie 3 deri në 5 euro në muaj. Tani qeveria duhet që ti jap mundësi bashkive që të taksojnë nga 0.1 % deri në 0.2% që i bie dyfishim deri në 4- fishim të kësaj takse. Pra nga 5 euro në muaj mund të shkojë 10 ose 20 euro në muaj. E kombinuar kjo edhe me rritje çmimi të referencës mund të shkojë edhe më shumë se aq, pra për pronën e dytë’, tha ai.

Sipas ekspertit, kjo do të prek ata pronarë që i kanë aktualisht pronat e dyta dhe për ata që do ti blejnë pas 1 janarit 2026 kur ligji të hyjë në fuqi.

‘Janë pronat e dyta dhe të treta ato që do të taksohen dhe do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026. Do të jetë edhe për ata që i kanë sot edhe ata që do ti blejnë pas një janarit. Taksa e pronës të dytë dhe të 3 duke ushtruar presion fiskal mbi njerëzit që i mbajnë bosh unë mendoj se do të detyrohen që ti shesin ato prona do dalin më shumë prona në treg dhe mund të kemi edhe ulje të çmimeve brenda viti 2026’, tha ai.

I pyetur sa kohë mund ti duhet një çifti të ri për të blerë një banesë, ai tha se duhen shumë vite pasi çmimet janë të larta.

‘Një jetë. Në Tiranë janë 70 mijë apartamente bosh dhe klasa punëtore dhe njerëzit e thjeshtë nuk blejnë dot shtëpi, çmimet janë të larta. Vetëm në Shqipëri është ky mekanizmi që ti mund të blesh në ndërtim e sipër, në botën perëndimore ti mund të rezervosh dhe jo të blesh. Dhe është ky fenomen që ndërtuesi s’ka peshë fiskale që ka çuar shumë lekë tek ndërtesat e reja’, tha ai.