Një “Honda” dhe një “Range Rover” e ndoqën nga pas, zbulohet itinerari i autorëve që vranë Renis Dobrën! Të dyshuarit i hodhën targave solucion për të…

Vdekja e Renis Dobrës ka ardhur si pasojë e shtrëngimit me anë të një laku, apo ndryshe strangulimi. Ky është përfundimi që kanë nxjerrë ekspertët e mjekësisë ligjore në aktekspertizën e tyre paraprake ku e përcaktojnë vdekjen si rezultat i asfiksisë mekanike.

Që do të thotë se vdekja e Renis Dobrës ka ardhur si pasojë e shtrëngimit me anë të një laku, apo ndryshe strangulimi.

Emisioni ‘Në Shënjestër’ në News24, transmetoi pamje ku vërehen lëvizjet që bënë makinat e autorëve para se të mbërrinin pranë Kroit të Suçit, aty ku ndaluan automjetin e Renis Dobrës.

Sipas hetimeve të deritanishme, itinerari i automjeteve të autorëve fillimisht pikaset në Unazën e qytetit të Burrelit, nga ku më pas kanë hyrë në rrugën e vjetër që lidh këtë qytet me Milotin, apo rrugën e Kombit.

“Bazuar në kqyrjen e kamerave të sigurisë rezulton se autorët e dyshuar të rrëmbimit të 23-vjeçarit, Renis Dobra, kanë lëvizur në Unazën e qytetit të Burrelit dhe më pas kanë hyrë në rrugën e vjetër drejt Shkopetit”, thuhet në dosjen hetimore.

Por ky mund të ketë qenë itinerari i kthimit të autorëve, pasi kanë rrëmbyer Renis Dobrën, duke pasur parasysh se Kroi i Suçit, ndodhet në dalje të qytetit të Burrelit, në aksin që lidh qytetin me atë të Klosit.

Çka të lë të mendosh se ndërkohë rrëmbimi kishte ndodhur dhe makinat tashmë po i drejtoheshin rrugës së vjetër, një pjesë e cila kalon anë liqenit të Shkopetit. Ashtu sikurse policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë nga fshati Zenisht deri në hyrje të Burrelit.

Aty ku nga pamjet filmike dallohet se në rrugën e vjetër Burrel-Tiranë kanë qarkulluar me shpejtësi njëri pas tjetrit dy automjete. Automjeti i parë që dyshohet se drejtohej nga viktima. Ndërsa autorët e vrasjes e kanë ndjekur nga pas dhe i kanë zënë pritë, duke e ndaluar në rrugë, ku dyshohet se autorët kanë hapur me forcë automjetin e të riut dhe e kanë dhunuar brenda tij.

Ndërkohë fakti që makina e autorëve nuk u ka pa në kthim në këtë aks të lë të dyshosh se itinerari i tyre mund të ketë vazhduar në rrugën e Kombit, ku edhe kanë humbur gjurmët.

Por ajo që kanë vënë re hetuesit, është se autorët kanë qenë të kujdesur për të ruajtur çdo detaj që mund t’i identifikonte në sytë e policisë. Siç është edhe fakti që ata kanë mundur të fshehin targat e tyre. Çka tregon se çdo gjë ka qenë e mirëmenduar dhe aspak e rastësishme.

Dhe se rrëmbimi i Renis Dobrës ka qenë i menduar në çdo detaj dhe jo një punë apo plan i cili mund t’u ketë dalë duarsh. Siç edhe ndodhi në vazhdim ku ata e hodhën trupin në Liqenin e Shkopetit.

“Hetuesit kanë dyshimet e tyre se autorët u kanë hedhur targave të automjeteve një solucion, kjo me qëllim për të mos i bërë të dallueshëm numrat. Ashtu siç në të vërtetë ka ndodhur, pasi numrat nuk dallohen, por duken në ngjyrë gri”, thuhet në dosjen hetimore.

Në lidhje me automjetet e përdorura, ekspertët thonë se ato kanë qenë dy të tilla. Përkatësisht një automjet ‘Honda’ ngjyrë i bardhë dhe një tjetër ‘Range Rover’, ngjyrë e e zezë.

Malaj reagon ndaj Haxhiut: Ndaleni shokun Baton, ‘zjarrëvënës’ përçarës të shqiptarëve

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, ka ndarë sot një reagim ndaj Baton Haxhiut, pas qëndrimeve të këtij të fundit lidhur me transmetuesin publik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj e quan Haxhiun një “zjarrvënës” përçarës në kohezionin krahinor dhe në kulturën shqiptare.

Malaj i kujton Haxhiut se paraja e pistë nga burime edhe kriminale ekziston edhe tek disa analistë të parapaguar, edhe nga shërbimet sekrete të vendeve jo miqësore me Shqipërinë, SHBA-në dhe BE-në.

“Ndaleni, shokun Baton, këtë “zjarrvënës” përçarës në kohezionin krahinor dhe në kulturën shqiptare. Para pak ditësh, ky shpifës jo i paqëllimshëm ndoshta Veton Surroi e di më mirë se kushdo pse e paguajnë shtrenjtë, nxiti përçarje krahinore, kur deklaronte se e majta nuk e kthen dot kokën nga Veriu për keqtrajtimin që i ka bërë gjatë kohës së komunizmit.

Një gjë është e vërtetë: në varfërinë tonë materiale ishim të barabartë, njësoj siç theksonte Churchill: “Kapitalizmi ndan në mënyrë të pabarabartë pasurinë, ndërsa socialistët ndajnë në mënyrë të barabartë varfërinë.”

Të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore kishin të njëjtën pagë si në Tiranë, në Tropojë dhe në Sarandë.

Mësuesit, mjekët, ndihmës -mjekët, drejtuesit dhe punëtorët në çdo institucion dhe ndërmarrje homologe kishin një sistem pagash të barabartë, nga Veriu në Jug.

Një pjesë e mirë e minierave dhe industrisë përpunuese ishte në Veri, ku pagat ishin të mira dhe zbutnin varfërinë.

Në shkollat e mesme dhe universitete ne ishim njësoj dhe respektonim maksimalisht njëri-tjetrin, madje edhe duke u martuar pa asnjë dallim krahinor, etnik apo fetar.

I vetmi moment kritik ishte pas vitit 1990, kur me të drejtë shumë banorë të zonave veriore zbritën, edhe duke zaptuar toka në rrethinat e Tiranë dhe qyteteve të tjera të mëdha. Atëherë pati fodullë dhe shpirtzinj, edhe si ju, Baton, që i quajtën padrejtësisht “çeçenë”.

Por ata u integruan shumë mirë, punojnë në institucione dhe ndërmarrje publike, kanë bizneset e tyre, sakrifikuan për mirëarsimimin e fëmijëve dhe përmirësuan kujdesin shëndetësor dhe mundësitë për punësim.

Edhe në SHBA, brenda shteteve ka diferenca të ndjeshme në të ardhurat për frymë.

Baton, paraja e pistë nga burime edhe kriminale, tek disa analistë të parapaguar – edhe nga shërbimet sekrete të vendeve jo miqësore me Shqipërinë, SHBA-në dhe BE-në – ku shpesh në media përmendet edhe emri juaj, klasifikohet si aktivitet kriminal i dënueshëm deri me burg.

Provoi Berisha në vitin 1997 të keqpërdorte vëllezërit tanë fisnikë të Veriut si mercenarë kundër Jugut, dhe dështoi turpshëm.

Një provë e qartë, Baton, është edhe fakti që konkurrimi politik në këto 33 vite nuk ka nxitur dhe as ka krijuar ndasi krahinore.

Të majtët dhe të djathtët kanë bastionet e tyre, por kurrë nuk kanë nxitur urrejtje krahinore.

Vëllezërit tanë nga Veriu e gëzojnë bregdetin e vendit të tyre deri në Ksamil si në shtëpinë e tyre.

Po ashtu, sikurse ne ndjehemi të respektuar dhe si në shtëpinë tonë në çdo pjesë të Veriut tonë fisnik – për nga shpirti i tyre dhe nga magjia e mrekullive natyrore.

Në fillim të viteve 2000, Banka Botërore nuk deshi të investonte asnjë dollarë në Bathore, ku ishin zhvendosur me të drejtë dhjetëra-mijëra bashkëkombës tanë nga Veriu. Kjo sepse BB nuk investon asnjëherë në toka me konflikte pronësore në asnjë vend të botës.

Ishte qeverisja socialiste deri në vitin 2005 që garantoj Bankën Botërore se zgjidhja e çdo konflikti pronësor mbetej përgjegjësi e qeverisë shqiptare.

Bathorja pas viteve 2000 kishte shumë vështirësi për drita, ujë dhe kanalizime.

Pas një diskutimi të brendshëm, përballë një zhvendosjeje të mijëra familjeve nga Veriu, ne përzgjodhëm opsionin e legalizimit për të zhvendosurit nga Veriu, përpara urbanizimit.

Nëse do të kishim përzgjedhur urbanizimin si hapin e parë, do të kishte më pak kosto financiare, por shumë më shumë kosto shpirtërore, të papërballueshme.

Do të nxitej ndarja Veri–Jug.

Vendi do të shkiste në instabilitet shoqëror dhe politik, nga ku do të përfitonin dhe do të fërkonin duart vendet jo miqësore dhe emisarët e tyre mediatikë të mirë-parapaguar.

Qeverisja nuk është numra, por vlera njerëzore, që nuk të lejojnë të braktisësh shtresat në nevojë dhe klasën e mesme.

Vetëm qeveritë e numrave varfërojnë qytetarët e tyre për të pasuruar oligarkët e tyre.

Tani ti hedh helmin e dytë:

Kërkon publikisht shkatërrimin e RTSH-së, pasurisë më të madhe të identitetit tonë kombëtar!

Çdo njeri i kulturuar do të ofronte opsione ristrukturimi, jo shkatërrimi.

Mos të kanë detyruar oligarkët, Baton, të ndezësh këtë flakë shkatërruese në RTSH?

Sepse mbi truallin e RTSH-së po përflitet ngritja e kullave të oligarkëve, për të cilët ti je shërbyesi më i babëzitur dhe pa asnjë limit moral?

se Shqipëria ka shumë më shumë se ty – personalitete të kulturës shqiptare, që e duan këtë vend dhe nuk vetë-shiten për para të pista.

se personalitetet e kulturës shqiptare kanë rrënjë atdhedashurie shekullore,

ndërsa ju jeni një bar i keq që mbin dhe lulëzon kudo ku ushqehet me para të pista, dhe vetëvetiu ofrohet për shërbime të pista”,-shkruan Malaj./CNA

“Janë 3 vite pikëllim, është si të jesh brenda një humnere…”/ Vajza e Agron Llakajt për humbjen e nënës: Babi çdo ditë i çon lule

Alkida Llakaj, vajza e aktorit të mirënjohur, Agron Llakaj, ishte mbrëmjen e djeshme pjesë e panelit të emisionit “Top Story”, në Top Channel.

E prekur, Alkida rrëfeu dhimbjen e madhe që po kalojnë si familje që në momentin që mësuan diagnozën e nënës.

Ajo shprehet se babai i saj, aktori i njohur i humorit i çon çdo ditë lule në vendin ku prehet.

“Sa vite ka im atë në skenë unë i kam në jetë, pothuajse 40 vjet është dalja ime e parë televizive, isha shumë e dyzuar, unë s’isha emocionalisht mjaftueshëm e fortë për të folur për babin sepse e kam kudo të asociuar kudo me mamin, qoftë edhe në telefonin tim unë i kam të dy të pandashëm, ashtu dua t’i mbaj gjithmonë pranë zemrës sime. Janë 3 vite që për ne kanë qenë një sfidë, ka qenë mes korriku ku ne morëm një diagnozë fatale të mamit dhe deri sot që flasim janë 3 vite pikëllim, për ne është si të jesh brenda një humnere për shkak të humbjes sonë, kemi humbur boshtin e familjes.

Postimet e babit nuk janë të hiperbolizuara, shkon përtej kësaj, prej ditës që mami është larguar nga jeta, babi e viziton çdo ditë, në rastet kur është dashur të jetë jashtë Tiranës më ka thënë Alkida te mami, sigurisht unë shkoj edhe pa ma lënë porosi. Kam njohur një dimension të jashtëzakonshëm, human të tij”, tha Alkida.

Kaos në New York/ Metroja zhytet nën ujë, qytetarët të bllokuar në stacione

Pjesë të sistemit të metrosë së New York-ut u kthyen në lumenj të vegjël mbrëmjen e së dielës, pasi reshjet e dendura të shiut përmbytën tunelet dhe stacionet, duke i lënë mijëra udhëtarë përballë kaosit dhe vonesave.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë sesi uji vërshon me shpejtësi përmes paneleve dhe shkallëve të metrosë, duke depërtuar deri në zonat ku qëndrojnë pasagjerët. Në disa stacione, niveli i ujit arriti aq lart sa rrjedha përfshiu edhe platformat.

Autoritetet lokale kanë lëshuar paralajmërime për përmbytje të menjëhershme, duke përfshirë të gjithë zonën metropolitane të qytetit, ndërsa shërbimi i metrosë është ndërprerë pjesërisht dhe në shumë linja ka vonesa të gjata.

Ndërprerja e transportit publik është goditje e rëndë për një qytet që varet nga metroja për jetën e përditshme të banorëve të tij. Për shumë prej tyre, udhëtimi drejt punës ose kthimi në shtëpi u kthye në një odise me pritje të zgjatura dhe rrugë alternative të mbingarkuara.

Ky incident është vetëm një tjetër shenjë alarmi për sistemin e vjetëruar të metrosë, i cili tashmë përballet me sfida serioze nga ndryshimet klimatike. Ngjarje të tilla, që dikur cilësoheshin të rralla, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke nxjerrë në pah nevojën urgjente për modernizimin e infrastrukturës dhe përgatitjen ndaj ekstremeve të motit.

“Djali më tregonte çdo gjë, ishim si shokë”/ V▪︎asja e Renis Dobrës, rrëfehet babai: Autorët kaluan para meje …

Rifat Dobra babai i 22-vjeçarit, Renis Dobra i cili u gjet i pajetës disa ditë më parë pranë liqenit të Shkopetit ka rrëfyer telefonatën e fundit me të birin dhe gjetjen e trupit. Duke folur për nje emision investigativ Ai ka deklaruar se pasi nipi i tij e njoftoi se Renisi ishte ndaluar nga policia shkuan drejt Komisariatit, ku edhe pasi zbuloi se i biri nuk ndodhej atje, i nisën dyshimet për përfshirje të mafias.

Rifat Dobra u shpreh se autorët kishin kaluar para Komisariatit të Burrelit 4-5 minuta para tij, duke u shprehur se kanë lëvizur lirshëm dhe pa problem. Babai oi viktimës kërkoi gjithashtu drejtësi dhe të gjendet autorët.

“Renisi është djalë i vetëm, kam edhe 3 goca. Më mori në telefon në orën 21:40 nga Burreli më tha ‘babi, po nisem për shtëpi’. Mirë, i thashë hajde. Më tha ‘A të ndalem tek halla?”, i thashë që ‘Jo, nuk janë aty sonte, janë në një darkë’. E ka hallën këtu afër. Erdhi ora 22:04 më mori nipi në telefon e më tha ‘Dajë ku je?’, i thashë ‘në shtëpi’.

M’u drejtua; ‘Shpejt hajde sipër se ka kapur Renin policia’. Shkova, i dola nipit para dhe ikëm në polici. Nipi më tha që; ‘dajë u ndala, kam pasur nusen dhe 3 fëmijët në makinë, bëra të ndalem, por më thanë ik shpejt se jemi policia’. Nipi është trembur, se kishte menduar policia. Në atë moment më mori dhe më tha që policia ka kapur Renin.

S’ka pasur probleme. Shkuam direkt për të pyetur se pse e ka kapur policia, rreth orës 22:15 min, shkova tek roja i thashë a është djali im këtu. “Jo, çfarë çuni ka këtu”, i thashë di që më ka kapur policia në Zenisht. Më tha që s’ka ardhur makina jote këtu dhe merr 129 në telefon. Aty më nisën dyshimet se e ka marrë mafia, erdhi policia dhe hapën kamerat.

Deri në 4 të mëngjesit kemi qëndruar aty, të gjithë, asnjë lloj orientimi. Pasi hapën kamerat na thanë ka kaluar para degës së Komisariatit rreth orës 22:11. Unë kam mbërritur 4-5 minuta pas autorëve.

Policia na thanë kemi kërkuar, por se dimë. Pastaj dolëm vetë. Kemi qenë 2-3 makina kemi kërkuar, gjithë rrugës ec-ndalo me elektrik, shiko ndonjë ferrë a ndonjë shkëmb, pak pa rënë tek kthesa e Ulzës me drita të makinës pashë shapkën e çunit. Mora policinë dhe e njoftova, i thashë ejani se kemi gjetur shapkën e çunit. Erdhi ekspertiza, qëndruam aty, ne vazhduam prapë, policia qëndroi aty. Më pas erdhi dhe policia tek lokali që është matanë urës së Ulzës, rrugës që shkon për Milot.

Policia ndaloi duke verifikuar kamerat tek lokali, ne u nisëm prap në këmbë buzë rrugës, duke parë shkëmbinjtë. E dërguam nipin të na marrë cigare sepse po na ikte truri. Duke u kthyer nga Shkopeti kishte parë vaj në liqen, erdhi nipi tha; ‘dajë kam parë tek liqeni vaj’, makina nuk dukej. Shkuam tek vendi, pashë copat e makinës sime, zbriti një shok i imi dhe nipi, ata e kishin parë çunin, e kishte mbajtur një…

Renisi s’ka probleme, si çunat e rinj ndonjë gjë të vogël, por jo deri në këtë pikë. Kërkoj drejtësi, të gjendet autorët. Prova, fakte, ka sa të duan, mund ta zbardhin patjetër. Ka shumë kamera, edhe shoferin mund ta identifikojë, ka hyrë në qytetin e Burrelit, para komisariatit, pa pikë problemi. Të dalë e vërteta. Djali më tregonte çdo gjë, ishim si shokë,” tha babai i viktimës.

Arratisje si në filma! I burgosuri fshihet në valixhe dhe i shpëton qelisë

Një i burgosur 20-vjeçar, Elyazid A., me origjinë nga Mayotte, është arrestuar tre ditë pas një arratisjeje të pazakontë nga burgu Lyon-Corbas në Francë, ku mbahej për vrasje dhe pjesëmarrje në një grup të organizuar.

Sipas autoriteteve franceze, Elyazid A. ka arritur të fshihej brenda një çante të madhe që i përkiste shokut të tij të qelisë, i cili po lirohej atë ditë. Përmes një karroce bagazhesh, ai ka dalë jashtë ambienteve të burgut pa u vënë re nga stafi, që kuptoi mungesën vetëm të nesërmen në mëngjes.

Pas shpalljes së alarmit të kuq nga Interpoli, i arratisuri u lokalizua dhe u arrestua të hënën në një bodrum në qytetin Sathonay-Camp, në veri të Lionit, nga njësi speciale të policisë. Ndërkohë, bashkëpunëtori që ndihmoi në këtë ikje spektakolare vazhdon të jetë në kërkim.

Shërbimi francez i burgjeve ka nisur një hetim të brendshëm për të zbuluar shkeljet e sigurisë që lejuan arratisjen, ndërkohë që burgu Lyon-Corbas po përballet me mbipopullim të madh – aktualisht ka mbi 1,200 të burgosur, ndonëse është ndërtuar për vetëm 678 veta.

Trupi i një burri që ishte zhdukur prej 22 vitesh gjendet falë Google Earth

Trupi i një burri që ishte zhdukur pa gjurmë u gjet rastësisht falë Google Earth .

William Moldt u raportua i zhdukur nga Lantana, Florida, më 7 nëntor 1997, pasi nuk u kthye në shtëpi nga një dalje natën.

Rreth orës 21:30 të mbrëmjes, 40-vjeçari e telefonoi të dashurën e tij për t’i thënë se do të kthehej së shpejti në shtëpi.

Por kjo do të ishte hera e fundit që ata folën pasi ai nuk u kthye më kurrë.

Policia nisi shpejt një hetim për personin e zhdukur, por çështja përfundimisht u mbyll dhe për më shumë se dy dekada, të dashurit e Moldtit mbetën pa përgjigje.

Megjithatë, në gusht të vitit 2019 – 22 vjet pas zhdukjes – një ish-banor i lagjes Grand Isles në Wellington të Floridës, po vizitonte ish-shtëpinë e tij në Google Earth kur vuri re diçka të çuditshme në një pellg të madh.

Ai e zmadhoi pamjen për të parë diçka që dukej si një makinë dhe kështu kontaktoi personin që jetonte në shtëpinë pranë liqenit për t’i kërkuar të hetonte.

Pronari i shtëpisë, i quajtur Barry Fay, e pranoi detyrimisht dhe, duke fluturuar një dron mbi zonë, ishte në gjendje të konfirmonte se me të vërtetë kishte një makinë të bardhë të fshehur nën sipërfaqe.

Fay telefonoi Zyrën e Sherifit të Qarkut Palm Beach, të cilët dërguan ndihmës në vendngjarje.

Duke nxjerrë makinën, ata vunë re se ai “padyshim kishte qenë në ujë për një kohë të konsiderueshme”. Dhe pasi hapën dyert e saj, gjetën mbetjet skeletore të Moldtit brenda.

Fay i tha The Palm Beach Post se kishte supozuar se ishte thjesht ndonjë “makinë e vjetër e rrënuar”.

“Kurrë nuk e besoja se do të kishte një trup të pajetë 22-vjeçar,” pranoi ai.

Ndoshta aspekti më i trishtueshëm dhe i dhimbshëm i çështjes është se makina kishte qenë e dukshme në Google Earth që nga viti 2007, sipas një raporti nga Charley Project, një bazë të dhënash online e rasteve të pazgjidhura në SHBA.

E megjithatë, iu deshën edhe 12 vjet të tjera që dikush të hapte sytë dhe ta dallonte atë.

Zyra e sherifit tha se në vitin 2019 se Moldt me shumë mundësi kishte humbur kontrollin e automjetit të tij dhe ishte futur në pellg, megjithëse dëshmitarët thanë se ai nuk dukej i dehur kur doli nga klubi i natës.

Policia këmbënguli që kur nisi hetimi për zhdukjen e tij, makina nuk ishte e dukshme dhe vetëm falë një ndryshimi më të fundit në ujërat e pellgut, automjeti mund të shihej.

“Nuk mund të përcaktosh se çfarë ka ndodhur kaq shumë vite më parë”, tha zëdhënësja e policisë Teri Barbera.

“Ajo që dimë është se ai u zhduk nga faqja e Tokës dhe tani është zbuluar.”

“Të b ësh s▪︎ ks me ρre▪︎ ervativ, si të lash këmbët me çorape”/ Psikologia: Kjo është dramatike…

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Besarta Taçi. Ajo ka folur më shumë mbi rritjen e dëshirës seksuale në verë, tabutë rreth seksit, por jo vetëm…

Pjesë nga intervista:

Fatkeqësisht, të rinjtë nga mosha 15 deri në 25 vjeçare, sot e përdorin gjithnjë e më pak mbrojtjen, që është prezervativi. Duhet ta theksojmë e ta ritheksojmë, që nuk ka asnjë metodë tjetër që quhet barrierë të rëndësishme, sa prezervativi.

Ka të rinj që presin që farmacia të lirohet, të mos ketë asnjë aty, që t’i thonë farmacistit ‘më jep një prezervativ’…

Kjo është dramatike. Një farmaci duhet të ketë në dispozicion gjithmonë, jashtë farmacisë, një makinetë, njësoj siç ti mund të marrësh një shishe ujë. Sepse ka mosha të ndryshme që kanë nevojë, kështu që të mos ekspozohet kjo marrëdhënie e drejtpërdrejtë me farmacistin për të mos qenë në siklet. Plus pastaj që farmacistët ndonjëherë janë të parët ata që e kanë të sikletshme. Hyjnë në siklet nëse është një 60-vjeçar që blen prezervativ, apo e kundërta një 15-vjeçar. Ndërkohë që një farmacist i mirë duhet të bëjë edhe pjesën e psiko-edukimit, mënyrës së përdorimit dhe të tjera. Përveç kësaj, sot është ideja që shumë më pak vajza duan që ta përdorin dhe kjo ka ardhur konceptualisht sepse mendojnë që nëse një mashkull kryen marrëdhënie seksuale pa mbrojtje, ai do të ndiejë më shumë kënaqësi, do të jetë më shumë i lidhur me vajzën.

Ka disa meshkuj në Shqipëri, që thonë se “të bësh seks me prezervativ, është njësoj si të lash këmbët me çorape”.

Skandaloze. Në vitet ’80 ndoshta, sepse nuk e njihnim industrinë në lidhje me mbrojtjen seksuale. Çështja është që sot nuk ka justifikim. Sot shtëpitë që prodhojnë prezervativë kanë krijuar atë që quhet lëkurë e dytë. Ka disa lloj prezervativësh që të lejojnë një ndjeshmëri maksimale, deri në 98%. Ndërkohë ai 2% tjetër mua më vlen jetën. Mos të harrojmë që sot prezervativët janë absolutisht më të pranueshëm nga trupi, nuk ulin ndjeshmërinë. Por kemi dhe mundësinë e prezervativëve, të cilët ndryshojnë në konsistencë, kanë brenda kokrriza, kanë shije të ndryshme, ngjyra dhe mund të ndihmojnë në një lojë seksuale. /TAR/

Femra eskortë dhe në burgun e Reçit/ Përveç Ziza Pajazitit ja dy vajzat e tjera të showbizz-it që morën takim me anëtarët e “Bajrave”

Futja e femrave eskortë në ambientet e burgjeve Shqiptare, është kthyer në një ritual të zakonshëm, ku vajzat e reja që shpesh herë frekuentojnë emisionet televizive dhe rrjetet sociale, janë të pranishme në takime speciale me të dënuar dhe paraburgosur.

Pas skandalit të publikuar në “Ora News” të takimit special në burgun e Drenovës mes kosovares Ziza Pajaziti dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, thuajse e njëjta formë ka ndodhur dhe në burgun e Reçit në Shkodër.

Pikërisht në këtë burg gati dy muaj më parë rezultojnë të kenë hyrë në javë të ndryshme, dy vajza të njohura të “Show Bizit” Shqiptar me inicialet A.D dhe R.R, të cilat pasi kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar që mbahet në burgun e Reçit, janë larguar sërish.

Prezenca e vajzave në burgun e Reçit, është shënuar dhe në librat e hyrjes dhe daljes së këtij burgu. Ndërsa imazhet e tyre janë fiksuar dhe nga kamerat e sigurisë të instaluara në këtë burg.

Burime pranë burgut të Reçit, thanë për “Ora News” se takimet janë zhvilluar me një nga anëtarët e grupit “Bajri”, që mbahet i izoluar në këtë burg.

Për hyrje e dy vajzave eskortë ka pasur dijeni të plotë shefi i policisë së burgut Dylber Beqiri dhe njëherësh drejtori i këtij burgu, Leonard Mardoda.

Mësohet se ndaj dy zyrtarëve nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është marrë masë pezullimi nga detyra dhe pritet të ekzekutohet në ditët në vijim.

Leonard Mardoda, aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Komanduar në burgun e Reçit. Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.

Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShowBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë./oranews

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 16 Korrik 2025

Dashi

Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni për një kohë dhe të përpiqeni të mos lini hije dyshimi mbi partnerin tuaj. Beqarët gjithashtu do jenë pak të acaruar për shkak të disa projekteve që janë rritur në tym.

Puna: Dita e punës do të ndikohet nga gjendja shpirtërore e ndryshuar dhe për pasojë do të jetë pak produktive.

Demi

Dashuria: Një ditë pajtimi, nëse keni patur një luftë me dikë afër jush, partnerin tuaj ose një anëtar të familjes, ai do të vijë duke kërkuar për ju me qëllime të mira. Do të jetë një rast i përshtatshëm për të sqaruar një keqkuptim të mundshëm. Beqarët do bëjnë miq të rinj.

Puna: Nuk ka mundësi që të humbisni për të bërë një hap cilësor, për të cilin keni aspiruar shumë kohë.

Binjakët

Dashuria: Me ndihmën e Venusit, çiftet tani mund të dalin nga kriza dhe të forcojnë bashkimin. Shumë do të kenë dëshirën për të krijuar së bashku një të ardhme. Njohje të reja për shumë beqarë në horizont, Marsi disponon takime dhe njohje intriguese.

Puna: Jini më reflektues, por në të njëjtën kohë veproni nëse nuk dëshironi mundësi që t’ju fryjnë nën hundë!

Gaforrja

Dashuria: Ata që janë së fundmi bashkë dhe po përjetojnë një dashuri të re nuk do të jenë pjesë e asaj kategorie që lënë kohën të ikë kot, do të bëjnë gjithçka për të thelluar këtë marrëdhënie! Beqarët mund të fillojnë diçka për argëtim dhe më pas … ta merrni seriozisht!

Puna: Nëse duhet të mbështeteni vetëm në forcën tuaj, sigurohuni të dini se çfarë duhet për të mbajtur gjithçka nën kontroll.

Luani

Dashuria: Çiftet që kanë përjetuar kohë të vështira sot do të jetojnë një ditë të qetë. Retë janë zhdukur dhe ju mund të shijoni zemrën tuaj të dashur! Beqarët do të shohin një ndjesi të bukur që nuk e kishin parashikuar për dikë afër tyre.

Puna: Zilia dhe xhelozia në punë sot do të shkaktojnë probleme dhe do të krijojnë probleme. Jini të qetë dhe të matur në këtë drejtim.

Virgjëresha

Dashuria: Një diskutim me të dashurin tuaj do të prishë marrëveshjen, por për fat të mirë pasioni do të bëjë gjithçka të kalojë. Mbrëmje intriguese gjatë rrugës! Për beqarët, do të ketë një dashuri të shpejtë që do ta ndryshojë jetën, por vetëm nëse e dëshironi!

Puna: Qëllimi për të arritur është afër, më shumë sesa mendoni, por keni nevojë për këmbëngulje dhe një shpirt sakrificash për të arritur atje.

Peshorja

Dashuria: Kushdo që ndjen ndjenja shumë të forta për partnerin gjithashtu do të tolerojë një situatë të paqartë, por nuk do të jetë për shumë kohë. Ardhja e tërheqjeve të reja për beqarët, bërja përshtypje ndaj dikujt që ka pëlqyer prej kohësh do të jetë qëllimi i kësaj dite!

Puna: Kontakte dhe bashkëpunime të reja për shumë nga të lindurit e kësaj shenje, axhenda e kësaj dite është e mbushur me emërime.

Akrepi

Dashuria: Një ditë e ndërlikuar nga pikëpamja sentimentale, qëndrimet tuaja do të ngjallin xhelozi tek partneri juaj dhe do të jeni gati të detyruar të justifikoni veten. Nga ana tjetër veqarët do jenë mjaft magjepsës dhe të gatshëm për të bërë përparime!

Puna: Detyrat e reja që vijnë, ju do të tregoni aftësi të mëdha në menaxhim, të gjithë do t’ju japin lëvdata dhe komplimente.

Shigjetari

Dashuria: Nuk ka parashikime të mira për një histori që nuk jep më shumë stimulim, dikush do të dëshirojë të insistojë, por mbase nuk ia vlen. Në këto raste, ndryshoni më mirë ambjentin! Beqarët gjithmonë do të kërkojnë gjëra që janë të vështira për tu zgjidhur, të jenë të qetë për këtë!

Puna: Dita e kënaqshme, lajmet që vijnë në sferën e punës janë të mira.

Bricjapi

Dashuria: Çiftet e konsoliduara do të gjejnë guximin të shkojnë më tej dhe të marrin përgjegjësi të caktuara. Projektet sfiduese të jetës po vijnë! Dashuritë e mëdha vijnë madje edhe për beqarët që duan të takojnë shpirtin e tyre binjak, tërheqjet fatale dhe pasionin për yjet!

Puna: Ju po vendosni një rend në sferën e punës, ka kaq shumë gjëra që duhet të lihen mënjanë. Ndryshimet në horizont.

Ujori

Dashuria: Venusi nuk duket larg nga jeta juaj private dhe sot mund të mbështeteni në një dialog me një partner shumë intensiv. Ju duhet të bëni gjëra të caktuara. Edhe beqarët do jenë shumë komunikues dhe do të jenë në gjendje të magjepsin me fjalët e tyre.

Puna: Përqendrohuni në strategjitë fituese për tu vërejtur. Ata do të jenë trampolina për suksesin tuaj.

Peshqit

Dashuria: Një nostalgji e vogël vazhdon herë pas here për të përgjuar në zemrën tuaj dhe për të shtyrë emocionet e përjetuara. Ndoshta e tashmja nuk është ajo që ju dëshironi, por ka mundësi të mira për ta ndryshuar atë. Vijnë histori të reja për beqarët dhe flirtet emocionuese.

Puna: Ju keni një ide të qartë për atë që dëshironi, ju po bëni gjithçka për të arritur qëllimin tuaj. Shumë shpejt do ta arrini!