TRAGJlKE/ Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhërmi, 20-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 14 korrik në bregdetin e Dhërmiut, ku një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën papritur teksa po luante volejboll me shoqërinë.

Viktima është identifikuar si Anid Samir Hoxha nga Rahoveci, i cili kishte shkuar për pushime në Shqipëri. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Anid Hoxhës është bërë i ditur edhe nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

“Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve… Qoftë i lehtë dheu për Anidin!”, shkroi Latifi.

15 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.2 lekë dhe do shitet me 98 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.9 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.5 lekë dhe do shitet me 113 lekë.

Kryebashkiaku i Konispolit s’i bindet Ramës: Drejtorët nuk i shkarkoj, i kam të rinj

Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, nuk i është përgjigjur kërkesës së kreut të qeverisë për shkarkimin e drejtorëve të bashkisë.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Dule deklaroi se drejtorët në bashkinë që ai drejton janë të rinj dhe nuk po performojnë keq, duke nënkuptuar se nuk ka ndërmend t’i shkarkojë.

Sipas tij, kërkesa e kryeministrit Edi Rama është keqkuptuar në media.

Ndërkohë, në Sarandë është shënuar një valë dorëheqjesh, ku nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët e Bashkisë kanë lënë detyrat e tyre.

Kjo lëvizje vjen në një situatë ku në disa bashki të vendit janë regjistruar dorëheqje në strukturat drejtuese, pas ultimatumit të dhënë më herët nga kryeministri Rama për riorganizimin e administratave lokale.

“Ja ku janë ro b q▪︎ rat, shkreρe o babe…”/ DOSJA E PLOTË e ⁰ me armë në “Ali Dem”!

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale të PSD në “Ali Demi”, ka sjellë lirimin e menjëhershëm të Lorenc Talhellarit, pasi ndaj tij nuk ka vepër penale.

Ndërsa babai i Lorencit i përfshirë në konflikt, Arjan Talhellari, është mbyllur në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprën penale të “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”.

Të dy akuzat e ngritura ndaj Talhellarit, parashikojnë një dënim nga 5 deri në 7 vjet heqje lirie. Por për shkak të moshës së thyer (67 vjeç) dhe vetë-dorëzimit në polici, prokuroria i ka kërkuar gjyqtarit të Tiranës, Sokol Shehu, caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Për këtë ngjarje policia ende nuk ka arritur të gjejë armën e zjarrit, sende të paligjshëm të cilin Arjan Talhellari, nuk e ka treguar se ku e ka fshehur

Veç dëshmive të personave prezent në lokal, Talhellari është kapur dhe nga disa pamje filmike të zonës, teksa vrapon me armë në dorë.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka siguruar dosjen hetimore ku ndryshe nga sa u dyshua fillimisht për konfliktet për bastet sportive, në fakt sebepi i sherrit kanë qënë inatet dhe hatër-mbetjet mes Lorenc Talhellarit dhe Elgin Hoxhës, i cili për disa muaj ka shërbyer si shofer i noteres Sanja Talhellari, që është motra e Lorencit.

Fërkimi i parë ka ndodhur mes Lorenc Talhellarit dhe Flois Sula, ky i fundit shok i Elgin Hoxhës.

Lidhur me këtë ngjarje që fatmirësisht përfundoi pa viktima, policia e Tiranës ka marë në pyetje, Elgin Goxhën, i cili ka deklaruar se në datën 29 Prill 2025, rreth orës 13:30 ka shkuar të konsumojë kafe në lokalin e basteve “333”.

Pasi ka marë kafen ka shkuar të ulet pak metra më tutje te zyra e PSD. Aty ka ardhur dhe miku i tij Mariglen Duka. Pas disa momentesh ata panë një automjet të markës Land Rover, me targë AB092LV e cila u parkua përballë lokal “333”.

Nga makina kanë dalë tre persona të cilët kanë nisur të ofendojnë Elginin dhe Mariglenin duke ju thënë: “…ja ku janë rob q*rat, shkrepe o babe….”.

Dy nga këta persona Elgini, thotë se i njeh sepse ata janë babë e bir, Arjan Telhallari dhe Lorenc Telhallari. Në kohën që po shkonin drejt tyre, Elgini vuri re se Arjani po mbante në dorë një send që dukej si armë, mitroloz, me trup të shkurtër, me karikator të gjatë.

Në kohën që personat kanë qenë afër zyrës së PSD, Arjani e ngriti armën, e karikoi duke e pozicionuar drejt Elginit dhe Mariglenit. Menjëherë ata janë ngritur dhe kanë ikur me vrap në pallatet pas zyrave të PSD.

Ata janë fshehur në një rrugicë pas pallateve por kanë dëgjuar një zhurmë si ajo e thyerjes se xhamave. Pasi u qetësua pak situata ata janë kthyer sërish dhe kanë parë se Arjani, Lorenci dhe personi tjetër që ata nuk e njohin, hipën në makinë dhe u larguan drejt rreth rrotullimit të Shkozës.

Gjithashtu ata vërejtën se xhamat e zyrës së PSD ishin të thyer. Elgini sqaroi se me Lorencin ka miqësi prej 6 vitesh. Ata kishin krijuar dhe hyrje-dalje familjare me njëri-tjetrin.

Elgini filloi punë pranë zyrës së noterisë të motrës së Lorencit, shtetases Sanja Telhallari. Më pas Elgini e la punën pasi i shkëputi marrëdhëniet shoqërore me Lorencin. Arsyeja që Elgini ka shkëputur marrëdhëniet me Lorencin është se ai ishte xheloz se përse Elgini shoqërohej me djem të tjerë.

Ata nuk kanë pasur asnjëherë konflikt me njëri-tjetrin por në datën 28 Prill 2025, Lorenci ka ndaluar pranë zyrave të PSD-së, ku Elgini ka qënë në rrugë dhe i ka bërë shikime provokuese si atij dhe shokëve të tij.

Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Mariglen Duka. Në dëshminë e tij, ai ka treguar se ishte në kafene me dy persona të dy persona të tjerë dhe pas pak minutash Marigleni është ngritur për të marrë kafe në lokalin ngjitur me zyrën e PSD-së.

Në kohën që çohet, Mariglen Duka ka parë në trotuar përballë zyrës Lorenc Telhallari, i cili mbante në dorë një shkop bejsbolli dhe po afrohej drejt tavolinës së tyre.

Duke u afruar Lorenci, i thirri një personi rreth 50-60 vjeç, i cili ishte shofer në një mjet Land Rover, me ngjyrë gri, duke i thënë: “…shikoji, ja ku i ke robq*rat”.

Marigleni sqaroi se personi që doli nga makina mbante në dorë një send në dukje si armë zjarri, me ngjyrë të zezë. Sapo Marigleni ka parë që po afroheshin drejt zyrës së tyre është larguar me vrap për tu fshehur.

Duke u larguar me vrap, Marigleni ka dëgjuar Lorencin duke thënë: “…mos ikni me vrap…”. Lorenci i ka dalë përballë në një rrugicë dhe i ka thënë se: “…ku ikën ata, se do iu q. .. robt”.

Aty ka shkuar dhe personi që mbante sendin si armë zjarri në dorë dhe i ka thënë Mariglenit se çfarë kishte me çunin e tij.

Për këtë ngjarje në pyetje është marrë dhe noterja Sanja Talhellari, e cila ka shpjeguar se ishte njoftuar nga Elgin Hoxha, i cili ka qenë shoferi i saj dhe e ka lënë punën para dy muajsh.

Elgini, i ka komunikuar Sanjës se kishte ndodhur një konflikt midis Lorencit, vëllait të saj me disa persona të tjerë dhe më pas kishte shkuar babai i saj me një armë zjarri te vendi i ngjarjes.

Ajo ka komunikuar me babain dhe vëllain ku i kanë thënë se ishin konfliktuar. Ajo sqaroi se vëllai i saj ishte dhunuar te vendi i ngjarjes. Sipas saj vëllai nuk i njeh personat që është konfliktuar dhe se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të kishte ai.

Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore është bërë e mundur gjetja e makinës me targë “AB092LV”, ku gjatë këqyrjes në brendësi të saj është gjetur një fishek armë zjarri, me kapsollë të goditur me makerim “PAR mm 93” si dhe një shkop si ai i lojës së bejsbollit./OraNews

“Xhiroja jonë e fundit”/ Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mëngjesin e 10 korrikut në aksin Pogradec–Qafë Thanë, në vendin e njohur si “Tuneli” pranë fshatit Piskupat, i ka marrë jetën 34-vjeçarit Alfons Bleta.

Mjeti që ai po drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e liqenit, duke rezultuar fatal për drejtuesin e makinës.

Alfonsi ishte bashkëshorti i Ejona Bletës, e njohur në rrjetet sociale si Ejona Vlogs, e cila njihet për videot mbi jetën familjare dhe bukuritë natyrore të zonës së Pogradecit, ku çifti jetonte së bashku me djalin e tyre të vogël, rreth 3 vjeç. Familja Bleta ishte kthyer në Shqipëri në vitin 2024 pas disa vitesh qëndrimi në Zvicër, duke zgjedhur të jetonin në Pogradec, pranë të afërmve dhe në vendlindje.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Alfonsit ka prekur shumë ndjekës të Ejonës, pas një postimi të saj në Instagram, ku shkruan:

“Xhiro jonë e fundit… pusho në paqe gjysma ime… humba bashkëshortin tim, babin e Reit. Shpirti im është në zi.”

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Nuk ndjehej mirë teksa po notonte në Ksamil/ 37-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranë

Një turist turk 37-vjeç, raportohet se është ndjerë keq pasditen e sotme në Ksamil, gjatë kohës që ishte duke notuar.

Turisti i identifikuar si Ismail Yavuz Koz, mësohet se u dërgua me urgjencë drejt Tiranës me helikopter.

Sipas informacioneve, bashkëshortja e tij ka deklaruar se 37-vjeçari ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët.

Turisti është transportuar fillimisht me ambulancë drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rëndë, është nisur drejt Tiranës.

Nafta nën kontroll të ri, Qeveria pritet të ndërhyjë në furnizim dhe çmime

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se po bashkëpunohet me Ministrinë e Energjisë për ngritjen e një sistemi të ri kontrolli mbi furnizimin me naftë.

Qëllimi është të vendoset një mekanizëm më i fortë transparence dhe mbikëqyrjeje për çmimet dhe qarkullimin e karburanteve në tregun vendas.

“Jemi duke punuar për një sistem të ri të furnizimit të naftës, është një mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave.

Kjo do sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës”-u shpreh kryeministri Edi Rama.

Laert Vasili “shp▪︎rthen” sërish ndaj Gjestit: Ka tre klasë shkollë dhe shpallet fitues

Aktori i njohur Laert Vasili ka reaguar sërish ashpër pas fitores së Gjestit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, duke ngritur shqetësime të thella mbi nivelin e përfaqësimit dhe vlerat që promovohen në këtë format. Në një intervistë të fundit, Vasili shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se një person me arsimim minimal nuk mund të cilësohet si simbol filozofik apo përfaqësues i një epoke të re mediatike.

“Ai tjetri ka tre klasë shkollë… futet në një format dhe shpallet fitues. Dhe ti thua ‘koncept filozofik’?!” – u shpreh ai me ironi.

“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet,” – tha Vasili me tone të forta

Ja fatura që taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë për Bechetin dhe kompanitë që kanë fituar gjyqet, vendimet e…

Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe ato në proces në arbitrazh ndërkombëtar, me biznese të ndryshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për fundin e vitit 2024. Kjo shumë përfshin si detyrimet e mbetura për pagesë, ashtu edhe detyrimet kontigjente, të cilat mund të materializohen në të ardhmen nëse vendimet në proces rezultojnë të pafavorshme për shtetin.

Sipas Monitor, nga kjo shumë, 69.4 milionë euro përfaqësojnë detyrime të mbetura për pagesë nga vendime të formës së prerë, të cilat ende nuk janë likuiduar dhe 110.5 milionë euro janë të kategorizuara si detyrime kontigjente, që rrjedhin nga procese gjyqësore të hapura në gjykata ndërkombëtare arbitrazhi dhe shënohen në raportet e financave publike si detyrime të mundshme, por nuk përfshihen drejtpërdrejt në borxhin publik derisa të ketë një vendim final. Në detyrimin kontingjent përfshihet çështja “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, që përfshin detyrimin me vlerë 108 mln euro për vendimin e “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, dhe 2 milionë euro kosto ligjore po për këtë çështje.

Financat ende e njohin këtë shumë si detyrim kontingjent, ku përfshihen detyrime të mundshme financiare që mund t’i ngarkohen shtetit shqiptar si rezultat i çështjeve të hapura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, në rast se vendimi jepet në favor të palës paditëse kundër shtetit.

Detajet

Detyrimi ndaj sipërmarrësit italian po njihet ende si potencial, ndonëse ky i fundit, pasi ftoi gjyqin me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku më kryesorja është llogaria e kompanisë shtetërore që menaxhon trafikun ajror, Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, e cila ka ngrirë që prej vitit 2021.

Shuma që Albcontrol, nuk ka arritur të arkëtojë për shkak të bllokimit të llogarive të saj në Eurocontrol, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti, ka arritur në 10.5 miliardë lekë (rreth 105 milionë euro) në fund të vitit 2023, sipas të dhënave në raportin e saj vjetor, duke bërë që kompania të marrë hua nga shteti dhe kompanitë e tjera shtetërore në shumën prej 74 milionë eurosh. Deri tani qeveria ka shpenzuar 6.7 milionë euro kosto ligjore për arbitrazhin ndaj “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, ku ka likuiduar vetëm gjysmën e tyre.

Në prill 2023, Becchetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare, pas një përplasjeje mes shtetit dhe investitorit në qershor të 2015-ës, kur u bllokuan asetet e Francesco Becchetti-t. Pas Becchetti, detyrimi më i madh është për çështjen “Copri Actors” me kompaninë greke e cila fituar çështjen për konfliktin e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan, me faturë me vlerë rreth 42,4 mln euro, për të cilën nuk është paguar asgjë deri në fund të vitit 2024, ndonëse kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit. Për çështjen e humbur me kompaninë “Construzioni Dondi”, fatura është 13,4 mln euro për t’u paguar, për shkak të prishjes njëanshme të kontratës nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve në vitin 2018, lidhur me një projekt për sistemin e kanalizimeve të Tiranës. Kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Fatura e katërt më e lartë është për arbitrazhin me “GBC Oil Company Ltd. v. Republika e Shqipërisë, Albpetrol”, pala shqiptare humbi ndaj GBC Oil, me një faturë prej 12.24 milionë eurosh. GBC Oil pretendoi se Shqipëria – përmes Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Albpetrol – shkelën një klauzolë stabiliteti fiskal në kontratat për tre fusha nafte (Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal). Kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Në 2024-n qeveria pagoi vetëm 4.9 milionë euro për shpenzime ligjore

Totali i detyrimit fillestar për arbitrazhet ka qenë 206.8 milionë euro, sipas tabelës së Ministrisë së Financave, nga të cilat 79.5 milionë euro njihet si detyrim i faturuar. Nga kjo shumë totale janë likuiduar gjithsej 23.4 milionë euro, duke e zbritur detyrimin total në fund të 2024-s në 179.94 milionë euro. Në vitin 2024 janë paguar vetëm 4.88 milionë euro, që kanë qenë për mbrojtje ligjore.

“Për 2024, vlera totale e kostove të paguara nga buxheti i shtetit në kuadër të: përfaqësimit ligjor, mbrojtjes sipas shkallëve së gjykimit, shpenzimeve gjyqësore apo të tjera lidhura me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar, rezultoi në masën 495.7 milionë LEK”, sipas Ministrisë së Financave. Më poshtë jepet tabloja e pagesave buxhetore, sipas institucioneve shtetërore përgjegjëse: – Rreth 143.4 milionë LEK nga Ministria e Financave, për pagesën shërbimeve juridike dhe kostove të tjera ligjore për përfaqësimin dhe mbrojtjen e RSH në vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 223.0 milionë LEK nga Autoriteti Portual Durrës, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove të tjera ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar. – Rreth 56.2 milionë LEK nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative, për përfaqësim dhe mbrojtje lidhur me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 52.2 milionë LEK nga Albpetrol sh.a, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove ligjore dhe administrative për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar. – Rreth 20.9 milionë LEK nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative lidhur me një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar” thuhet në relacionin e buxhetit faktit. Ndërkohë për konfliktin me EMS Shipping dhe Durrës Kurum shtetit shqiptar i është dashur të paguajë vitin e shkuar rreth 2.2 milionë euro për mbrojtjen dhe kostot administrative.

Në muajin gusht 2024 kompania gjermane “EMS Shipping & Trading GmbH” ndërpreu gjyqin e Arbitrazhit për kontratën e koncesionit për përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit. Në padinë e depozituar prej saj në muajin Prill 2023, për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës u kërkua 40 mln euro dëmshpërblim. Pavarësisht ndërprerjes së çështjes, shteti shqiptar është ngarkuar me kosto ligjore dhe administrative. Monitor

Vëllai i Liridona Ademajt përballet me porositësin e υ▪︎ asjes së 30-vjeçares! Naim Murseli: A ju është ankuar motra juaj për mua? Trondit Leonardi: E trad htόυe me një të αfërme

Në seancën gjyqësore të së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Naim Murseli — i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt — ka marrë në pyetje me ton të ftohtë Leonardin, vëllain e viktimës, duke adresuar çështje të ndjeshme nga martesa e tragjike.

Murseli ka kërkuar të dijë nëse motra e tij ka pasur ndonjë ankesë në marrëdhënien e tyre prej 12 vjetësh.

Ademaj ka thënë se disa muaj para se të ndodhte tragjedia, familja e tij ishte njoftuar për një aferë tradhtie nga ana e Naim Murselin me një të afërme të saj.

Gjithashtu, Murseli ka pyetur për orën e vdekjes, duke marrë dijeni se Leonard kishte qenë në morg së bashku me Kushtrim Kokallën. Në përgjigjen e tij, Ademaj ka thënë se nuk mund ta përcaktojë saktësisht çfarë ore ka ndodhur ngjarja.

Pjesë nga intervistimi:

Naim Murseli: E kam një pyetje për Leonardin. Për 12 vjet martesë, a ju është ankuar ndonjëherë motra juaj për mua apo për raportin tonë?

Leonardi: Jo nuk është anku. Përveç që para disa muajve para se të ndodhte… Është prekur shumë për një aferë tradhtie e Naimit me të afërmen e saj… por që ajo vetë e kishte zgjidhë këtë dhe ne nuk e kemi kundërshtuar qëndrimet e saj./Sinjali

VIDEO