Një studente 20-vjeçare ka nxjerrë në ankand online, vir/gjërinë e saj, pasi dëshiron që të fitojë para për të nisur studimet jashtë shtetit.
Megjithatë, ajo është duke shikuar edhe për mënyra të tjera për të fituar para, por vënia në shitje e vi,rgjërisë është mënyra më e shpejtë për të grumbulluar sa më shumë fitime për të blerë një shtëpi.
Sipas 20-vjeçares australiane, prindërit nuk janë të vetëdijshëm për mënyrën që ajo ka
zgjedhur për të fituar para për jetën e saj por është shprehur se nuk e ka problem që t’ua shpjegojë atyre kur ta marrin vesh.
Mësohet se mes të interesuarve ka edhe 2 politikanë, të cilët kanë dhënë “ofertat” e tyre.
Kur një gruaje të moshuar iu shpua goma e makinës, ajo nuk e kishte idenë se si do të mbërrinte në shtëpi.
Një i ri po udhëtonte përgjatë rrugës së fshatit, kur pa makinën buzë rrugës. Ai vuri re gruan e moshuar të shqetësuar dhe vendosi ta ndihmonte.
E moshuara u shqetësua akoma më shumë kur pa të huajin t’i afrohej. Çfarë donte ai?
A do ta ndihmonte me të vërtetë? Por përderisa ajo s’mund ta rregullonte vetë gomën e makinës, nuk kishte zgjidhje tjetër.
I dha të huajit gomën rezervë dhe ai e ndryshoi atë shumë shpejt. Gruaja e falenderoi dhe i afroi atij paratë për punën e bërë, por ai nuk pranoi.
Në vend kë kësaj i tha gruas: Vetëm mendoni për mua kur të shikoni dikë që ka nevojë për ndihmë. Kujtoni Brian Anderson dhe paguani për një vepër të mirë me një tjetër vepër të mirë. Pas kësaj ai u largua.
Zonja e vjetër ishte aq e impresionuar me aktin e tij të mirësisë. U kthye në Mercedesin e saj dhe pasi eci një copë rrugë u ndal në një kafene.
Aty u prit nga një kameriere e qeshur, e cila i ofroi asaj një peshqir të thatë për flokët lagura në shi.
Në atë moment gruaja vuri re se kamarierja ishte shtatzënë. Ajo dukej shumë e lodhur, por dukej personi më i këndshëm në botë.
Zonja e moshuar i ofroi asaj një gotë me limonadë. Pastaj u kujtua për Brian Anderson. Ajo la 100 paund poshtë pijes së saj dhe kur kamarierja shkoi për t’i marrë ajo u largua.
Pastaj kamarierja pa shënimin që gruaja i kishte lënë në një copë letre: Një burrë i mirë më ndihmoi në rrugë, kështu që unë po ju ndihmoj juve.
Brenda letrës ishin edhe 400 paund të tjera. Kamarierja mbeti pa fjalë, përfundoi punën dhe u largua për në shtëpi.
Kur mbërriti në shtëpi, u hodh mbi krevat dhe u ndje shumë me fat. U përkul mbi burrin e saj duke e puthur dhe i tha: Të dua Brian Anderson.
Një ngjarje e pazakontë në botën televizive është raportuar nga Danimarka,
ku një gazetare vendase ka bërë bujë në mediat pasi transmetoi për publikun intervistat që kishte realizuar në një lokal seksi duke kryer edhe vetë marrëdhënie.
Gazetarja nga Danimarka ishte në një prej lokaleve ku kryhen marrëdhënie seksuale, për të raportuar pas rihapjes nga pandemia pasi ishte bllokuar nga masat anti-Covid, sipas Daily Mail.
Ajo deklaroi se për t’i bërë më komod të intervistuarit në këtë lokal s,eksi, vendosi që të përfshihej edhe vetë duke kryer marrëdhënie seksuale.
“Për mua është shumë e natyrshme. Është pjesë e punës sime që të jap një pasqyrë të një bote ku jo të gjithë mund të kenë akses.
Ishte mirë që në një farë mënyre krijova besim tek klientët duke u bërë pjesë e botës së tyre”.
Shumë përdorues të rrjeteve sociale ishin kundër kësaj interviste.
“Ishte vetëm një justifikim, krejtësisht e panevojshme. Këto janë gjëra që vetëm gratë mund t’i bëjnë.
Sikur një burrë të bënte seks në radio, me siguri i gjithë vendi do t’i ishte kthyer kundër”, janë disa prej mesazheve negative.
Në materialin audio që e ka shpërndarë ajo vetë në Twitter, gazetarja dëgjohet duke bashkëbiseduar me klientët e këtij lokali, e në disa raste dëgjohet edhe duke kryer marrëdhënie.
Përveç rrjeteve sociale, ky material audio është transmetuar edhe në një emision mëngjesi në Radio 4 në Danimarkë.
“Bolla e zezë” e Shqipërisë së trazicionit dhe i “tremburi” i Lalzit prej reformës së SHBA, kujton se provat e krimit dhe fshehja e krimeve të tij, zhduken siç ia zhduknin Adriatik Llalla, Gjin Gjoni, Enkelejdi Hajro, Marsida Xhaferllari, Alaudin Malaj, Dritan Broci, Fatmira Hajdari etj., por ato janë të plota në sirtarët e atyre që e damkosën si person “non grata”
Në çdo deklarim të tij, bërë pas vendimit të DASH për shpallje person “non grata”, Sali Berisha i ka quajtur shpifje akuzat për pengim të drejtësisë, lidhur me krimet e tij, të familjes, bashkëpunëtorëve ministra, politikanë, kryepolicë si Agron Kulicaj e Erzen Breçani dhe kriminelë që mbante pranë.
Ndoshta, nga tronditja e fortë që ka pësuar, Sali Berisha kujton se SHBA akuzon e vendos pa prova; por në fakt asnjë provë, dëshmi e dosje nuk është zhdukur, përkundrazi të gjitha janë të skeduara me detaje nga drejtësia e re Amerikane.
Një prej fakteve, që vërteton akuzën e SHBA, për pengim të drejtësisë me manipulim e fshehje të provave të krimit, me fshehje dëshmitari, është rasti i intervistës që Sali Berisha i ka marrë në spital truprojes së plagosur të Azem Hajdarit, mëngjesin e 13 shtatorit 1998, pa lejen e policisë e prokurorisë.
Fillimisht, truprojen Zenel Neza e manipuluan me premtimin për largim ilegal nga Shqipëria e fshehje në Belgjikë; duke i kërkuar si këmbim heshtjen dhe refuzimin për dëshmi para drejtësisë.
Pas pazarit, pesonalisht Sali Berisha, incizoi dëshminë e truprojes Zenel Neza, ndërsa pas disa ditësh e zhduku nga Shqipëria, duke e fshehur në Belgjikë, në baza trafikantësh me të cilët kishin lidhje Berisha dhe Gazidede.
– Përse Sali Berisha e intervistoi me urgjencë e ilegalisht, të vetmin dëshmitar okular të vrasjes së Azem Hajdarit, para marrjes në pyetje nga policia e prokuroria dhe pa lejen e tyre?
– Përse Sali Berisha po e fsheh prej 13 vitesh dhe nuk e dorëzon në organet e drejtësisë, këtë kasetë me dëshmi “kyçe” në skenarin e vrasjes së Azem Hajdarit, para selisë së PD?
Me aq “përvojë” sa ka Sali Berisha në çështje krimesh, besojmë se e kupton, që regjistrimi i paligjshëm e mos dorëzimi i kësaj kasete; manipulimi e ndalimi i dëshmitarit për të mos deklaruar para drejtësisë dhe fshehja e dëshmitarit jashtë Shqipërisë, janë prova pengimi me dashje të drejtësisë./Pamfleti
Janë të pafund çmenduritë dhe sakrificat që bëhen në emër të dashurisë.
Kjo histori vjen nga India.
Për javë të tëra banorët e fshatit Ganespurmm u detyruan të qëndronin në errësirë pas ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike sa herë që elektricisti takonte të dashurën e tij.
Dhe dritat stakoheshin sa herë që perëndonte dielli.
Askush nga fshati nuk dinte se çfarë i shkaktonte problemet e shpeshta të energjisë, pasi kompania e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndërprerje ndërsa asnjë nga fshatrat fqinjë nuk përballej me probleme të ngjashme.
Të indinjuar, shumë nga banorët e fshatit filluan t’i kushtonin vëmendje kohës së ndërprerjes së energjisë elektrike dhe arritën në përfundimin se rryma binte gjithmonë pas perëndimit.
Pas disa ditë hulumtimesh ata zbuluan shkaktarin. Ai ishte vetë elektricisti i fshatit. Ata fillimisht menduan ta dëbonin nga vendlindja. Por kur mësuan historinë detyruan dy të dashuruarit që të martoheshin.
Gastroenterologu Flamur Llabjani ka folur në lidhje me largimin e tij drejt Gjermanisë, ku do të vazhdojë punën si mjek. Ai ka thënë se në Gjermani do të bëjë të njëjtën punë që ka bërë në Prishtinë.
“Në Gjermani kam qenë disa herë si mysafirë në shumë klinika, dinjiteti është shumë më i lartë. Ne do punojmë njëjtë si në Prishtinë, vazhdon puna e njëjtë”, është shprehur Llabjani.
“Aspektin financiar nuk e kisha vendosur të parë, mbi dhjetëfish do të marrë në muaj, 480 euro kam marrë në Kosovë. Të ardhurat janë shumë të mira, fatkeqësisht për këtë duhet të largohem përkohësisht nga vendi, në momentin që do të krijohen kushtet do të kthehem”, shtoi ai.
Tutje, Llabjani theksoi se të hënën do ta fillojë punën në Gjermani. “Të hënën do të fillojë punën, i kam nënshkruar të gjitha kontratat, nuk është rrugë e lehtë, fatkeqësisht jam detyruar”.
Ai tregoi edhe vështirësitë që ka hasur në Kosovë, sidomos gjatë kohës së pandemisë.
“Nuk është vetëm mungesa e pagave, gjatë pandemisë që edhe shtete e tjera kanë pas vështirësi por jo si në Kosovë, kemi pasur mungesa elementare,
kemi pas mungesë të alkoolit dhe dorëzave, kemi qenë larg familjarët, i kemi rrezikuar familjarët me infektim dhe s’kemi marrë asnjë cent për këtë”, u shpreh Llabjani.
“Kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruara dhe kjo nuk ndryshohet, shëndetësia duhet të vihet në rend të parë, nuk rregullohet shëndetësia me vizita në vende tjera”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Një unazë prej diamanti, por e thjeshtë në llojin e saj, e blerë para 30 vitesh në një treg makinash pritet që të nxirret ne ankand për 350 mijë paund.
Kjo unazë e blerë në vitin 1980 nga pronarja, me idenë që ishte pjesë e ndonjë kostumi, pritet të dalë në shtëpinë e ankandit Sotheby në Qershor.
E pandërgjegjshme që ishte një diamant i bardhë nga shekulli i 19 – të, 26 karat, ajo e mbajti atë çdo ditë në dorë për vite me radhë.
Jessica Wyndham nga kreu i departamentit të bizhuterive të kësaj shtëpie ankandi në Londër tha se e zonja e mbante unazën thuajse gjatë gjithë kohës më vete, pasi ishte e bukur.
“Por ajo e kishte blerë atë si pjesë të një kostumi për raste të caktuara.
Askush nuk ia kishte idenë vlerën që fshihte”, ka thënë ajo.
Kur gruaja ka pyetur thjesht rastësisht, është lumturuar kur argjendari i ka thënë se bëhet fjalë për një unazë mjaft të çmuar.
Për dekada kanë kaluar të paditur poshtë një thesari të vërtetë. Çdo ditë, në kuzhinën ku shpesh herë bënin llogaritë për buxhetin familjar, qindra monedha floriri ndodheshin vetëm pak centimetra poshtë tyre.
Por fati nuk mund të ishte aq i beftë, dhe i shpërbleu. Pikërisht ajo kuzhinë e një shtëpie anonime në Jorkshair, në Britaninë e Madhe, në 2019 ishte në një gjendje kritike, me nevojë urgjente për rikonstruktim.
Punimet në themelet nxorën pothuajse menjëherë detajet e një qypi prej balte, ku ndodheshin 264 monedha ari, disa prej tyre të vjetra katër shekuj. Më të rejat ishin të vitit 1727, dhe studiuesit që u konsultuan më vonë mendojnë se pikërisht ajo është data kur janë groposur, për arsye të panjohura.
Me siguri dihet kush i ka fshehur, pronarët e parë të godinës, Joseph Fernley dhe bashkëshortja Sarah, që sipas historianëve ishin tregtarë të mëdhenj të zonës, kryesisht në hekur dhe qymyr.
Zbulimi i viti 2019 u duk menjëherë i rëndësishëm, dhe tërhoqi vëmendjen e koleksionistëve nga e gjithë bota, sepse një sasi e tillë monedhash, nuk është e lehtë të shitet nga privatë.
Pak ditë më parë, pronarët anonimë të shtëpisë kanë shitur në ankand thesarin për rreth 850 mijë euro, duke i ndryshuar atyre jetën.