DUKE BËRË BANJË NË LLlXHAT E ELBASANIT NUK DO TA BES0Nl ÇFARË KA GJETUR KY QYTETAR

Një qytetar nga Elbasani është habitur teksa ishte duke bërë banjë në gropat e llixhës dhe ajo që ka gjetur e ka lënë me të vërtetë pa fjalë.

Ai ka gjetur një gur të rrallë. Fillimisht atij i ka tërhequr vëmendjen forma e çuditshme e gurit dhe e ka marrë atë si diçka të veçantë.

Por më pas, kur ua ka treguar miqve ata i kanë thënë se ky mund të jetë edhe një gur meteori.

Ende nuk dihet nëse ai është vërtet i tillë, por një shpjegim shkencor e ka.

Edhe ënse nuk është një gur meteori, ai mund të jetë një material tejet i rrallë i ardhur nga bërthama e tokës.

Siç dihet, llixhat janë burime termale ku uji buron nga thellësi të mëdha të Tokës, brënda së cilës ndodhin reaksione bërthamore.

Pra ku gjithçka ngjan si një llavë. Prej andej ndodhin shpërthime që gurgullojnë në sipërfaqe.

Sipas shkëncëtarëve, në vende ku ekzistojnë llixha mund të gjesh edhe diamante.

Të ketë fatin dhe ky qytetar të ketë një “thesar” në dorë?

Si ta hαpni derën e υeturës për 30 sekonda nëse i harroni çelësat brenda

Ju ka ndodhur kjo ndonjëherë dhe si zgjidhje të vetme e keni parë mekanikun?

Por deri te mekaniku nuk mund të shkojmë me veturë, përderisa problemi është pikërisht te çelësat.

Nuk është ky problem i vetëm që na preokupon.

Pyetja e radhës është, a do të vijë mekaniku për të ju bërë zgjidhjen?

Tani hapja e derës nuk është problem.

Ne do të tregojmë disa trike, se si në mënyrë të shpejtë ta hapni derën e makinës suaj, pa asnjë problem, shkruan Instructable.

SHIKO VIDEON KËTU

ZbuΙohet pylli i madh brenda një grope, shkencëtarët mahniten nga ajo çfarë panë brenda(Foto)

Një pyll i madh antik është zbuluar në Kinë, brenda një grope të thellë afro 200 metra në sipërfaqen e një mali. Gropa përfshinte pemë dhe bimë antike, të cilat edhe mund të fshehin disa specie që nuk janë zbuluar kurrë më parë.

Në Leye të Guangxi Zhuang, gropa u zbulua nga disa zbulues shpellash, ku brenda gropës ata hasën në tri hyrje të shpellave brenda hapësirës me 306 metra lartësi dhe 150 metra gjerësi.

Duke folur për revistën Live Science, udhëheqësi i ekspeditës Chen Lixin tha: “nuk do të befasohesha nëse brenda shpellës do të zbuloheshin specie që nuk janë parë nga shkencëtarët deri më tani”, dike shtuar se disa pemë që ai i pa brenda shpellës ishin afro 40 metra të gjata.

George Veni, drejtor ekzekutiv i Institutit Kombëtar Kërkimor të Shpellave dhe Karstikeve tha për Live Science, se dallimet dhe ndryshimet në gjeologji,

klimë dhe faktorë të tjerë nënkuptojnë se karstet – formacione brenda sipërfaqësore të maleve, që e gërryejnë brendësinë e gurëve malor, e që mund të çojnë deri në formimin e këtyre gropave, e bëjnë Kinën unike në këtë drejtim.

Shtëpitë Iuksoze, ja ku jetojnë fytyrat e famshme shqiptare (video)

Shtëpitë luksoze: Ku jetojnë fytyrat publike shqiptare?

Këngëtarët e aktorët shqiptarë jetojnë një jetë luksoze.

Shumë figura të famshme të shoubizit shqiptar kanë treguar shpesh herë në postime në rrjete sociale se bëjnë jetë luksoze.

Ata kanë ndarë me ndjekësit fotografi nga banesat e shtëpitë e tyre.

Por, nëse ju ka interesuar ndonjëherë të dini se ku jetojnë Teuta Krasniqi, Ermal Fejzullahu, Genta Ismajli, Noizy, Remzie Osmani, Ryva Kajtazi e shumë të tjerë, mund të shihni në videon më poshtë.

SHIKO VIDEON KËTU

“Drejtori i UKT në Tiranë me 30 vetë staf në zyrë”, Rama: Zyra ime nuk ka as çerekun

Kryeministri Edi Rama thotë se ka ardhur koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit. Kritika për UKT në Tiranë.

“Këtu kemi nevojë për një reformë, të gjitha llojet e eksperiencave na nxjerrin në konkluzionin se është koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit, që në adresë një çështje jetike, sikurse është çështja e furnizimit me ujë. Mund ta përfytyroni një zyrë drejtori ujësjellësi me 30 këshilltarë, me 30 vetë staf? Nuk ka zyra ime as çerekun. Mund ta përfytyroni një drejtor UKT me 30 veta në zyrë. Kështu ishte në Tiranë. Çudira ka pasur shumë, ka më pak tani, por prapë ka tepër se Shqipëria nuk ka luksin të presë që të gjithë të bëjnë punën siç duhet”, tha Rama.

Rama PARALAJMËRON tregtarët: Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi pa faturë!

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot të gjithë tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë, se nga e hëna që vjen do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe çdo produkt bulmeti që tregtohet pa faturë.

Edi Rama: Përpara se ta mbyllim këtë maratone, dua të sjell në vëmendje dhe faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gje, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë. Është përveç se e patoluerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperature që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti pa faturë në çdo dyqan etj etj.

Këmbimi valutor 11 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.4 lekë dhe do shitet me 98.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 112.7 lekë dhe do shitet me 113.9 lekë.

Drejt “41 BIZZ”-it/ U kapën në të njëjtin sektor dhe me telefona, ndahet grupi i Laert Haxhiut në burg

Tre anëtarët kryesorë të grupit të Laert Haxhiut, janë ndarë në sektorë të ndryshëm që vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës.

Vendimi për ndarjes dhe diferencimin e tyre është marrë nga Drejtori i burgut të Drenovës, ndërsa Laert Haxhiu, që prej datës 29 qershor 2025 është futur në izolimin e këtij burgu.

Ndërkohë pritet që kreu i SPAK, gjatë kësaj kohe ti propozojë komisionit të posaçëm, për izolimin në rregjim “41 Bizz” të 3 anëtarëve të këtij grupi kriminal Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Korçës, ka nisur hetimet për ish-Drejtorin e Burgut, Fatjon Fasho dhe ish-shefin të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli, të cilët janë kallëzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ky grup vepronte në disa qytete si Lushnjë, Tiranë, Pogradec, Durrës, Tepelenë, Peqin, Korçë dhe Greqi, duke kryer krime të ndryshme nga shitja e lëndëve narkotike, vjedhja, gjobëvëniet, e deri tek krimet e rënda si shkatërimi i pronës me eksploziv dhe vrasjet.

Sipas një raporti të publikuar disa ditë më parë nga “Ora News”, e gjithë banda ishte akomoduar në një sektor dhe me dhoma ngjitur nga njëra-tjetra.

Në dhomën Nr.4, dhomën Nr.5 dhe dhomën Nr.6, qëndronin të dënuarit Laert Haxhiu, Orgest Bilbili, Anterio Kaloshi, Vladimir Kurti dhe Xhensi Lipo.

Por një kontroll “blic” nga skuadra operacionale e Policisë së Burgjeve, çoi në kapjen e 4 aparateve telefonike të markave “Iphone” dhe “Samsung”, kufje me bluetuth dhe karikusa.

Kjo situatë çoi në një skandal të vërtetë, pasi drejtuesit kryesorë të grupit të Lushnjës, ishin përqëndruar së bashku në një sektor të sigurisë së lartë, duke pasur të gjithë aparate telefonike të markave të fundit.

Për më tepër, raportet e shërbimit flasin se para këtij skandali të rëndë, një incident tjetër ka ndodhur në këtë sektor, pasi një femër me emrin Z…, ka hyrë për të zhvilluar takim special me një të dënuar tjetër, por në fakt në dhomë takimi është kryer me Laert Haxhiun.

Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi vuajnë dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, pasi janë dënuar të tre për akuzën e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dhe dy persona të tjetër.

Ndërkohë ndaj Haxhiut dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij, janë dhe dy procese gjyqësore të hapura në prokurorinë e posaçme SPAK, ajo e vrasjes së Besnik Hidës, ku Laert Haxhiu ka vepruar së bashku me Orgest Bilbilin, Ardian Ahmetin i njohur si “Pepe” dhe persona të tjerë.

Ndërsa dosja tjetër që lidhet me Laert Haxhiun, është ajo e vrasjeve seriale, vjedhjeve, shkatërrimit të pronës me ekspluziv të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ku i penduar është bërë Artan Tafani. /Ora News

I FUNDIT/ Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Edi Rama: Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve ë PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë.

Vijon…

“Të mos dijë kryetari se çfarë ndodh?!”/ Rama “shpërthen” ndaj Gledian Llatjas: Bari i varrezave të Elbasanit synon të behet kallam

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ashtu si në Vlorë dhe Durrës, edhe në Elbasan dhe Lushnjë duhet bërë shkarkimi i drejtorëve, ndërsa nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja.

Me ironi Rama nisi kritikat e tij, duke u shprehur fillimisht se “bari i varrezave të Elbasanit ka potencialin të behet kallam dhe të bëhen varrezat si kallamishte. Një lloj bari që aq shumë është lënë pa u preku, që jo vetëm rritet, por qe synon të bëhet kallam”.

“Te mos dijë kryetari se çfarë ndodh”, tha Rama, ndërsa shtoi se edhe në Bashkinë e Elbasanit edhe në atë të Lushnjës duhet bërë e njëjta gjë si në Bashkitë e tjera.

“Gatishmëria e qeverisë për njerëzit të mos trajtohet si bari varrezave të Elbasanit, i cili ka potencialin të behet kallam dhe të bëhen varrezat si kallamishte. Një lloj bari që aq shumë është lënë pa u prekur, që jo vetëm rritet, por qe synon të bëhet kallam.

Papritur shkon dikush i vë flakë, dhe për turp behën varrezat vend zjarre vënie del që personi nuk është mirë, por nëse bari është qethur siç duhet, dhe bari nuk merr qiellin se është e pakonceputeshme të ndodhin gjëra që do ti faleshin kryetarit të bashkisë nëse Elbasani do të ishte sa Shangai.

Mund ta pëshkosh në këmbë çdo ditë cep për cep, të mos dijë kryetari se çfarë ndodh? Të mos jetë i informuar për çdo tullë që vihet në qytet, është e pamundur nëse i ka sytë hapur dhe i rri mbi kokë gjerat. Patjetër nëse kryetari i ka sytë gjysme hapur dhe gjysmë mbyllur, ata që janë nën të i kanë të mbyllur, siç i kishin në Bashkinë e Vlorës.

Edhe në Bashkinë e Elbasanit edhe në atë të Lushnjës duhet bërë e njëjta gjë si në Bashkitë e tjera që deri tani është bërë pezullimi i plotë, shkarkimi i drejtorëve me dorëheqje, për t’u dhënë mundësi të tjerëve të tregojnë që janë të duhur për atë pozicion. Duhet shkundur e gjithë kjo pemë, se 10 mandate në Elbasan janë një barrë, bashkë më të Fierit dhe Vlorës, më ka marrë edhe ato orë që flija gjumë. Duhet të të lëmë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë.”– tha Rama.