Tërmet në Shqipëri

Një tërmet i lehtë me magnitudë 2.2 të shkallës Rihter është regjistruar paraditen e sotme në jug të Shqipërisë.

Sipas të dhënave zyrtare, lëkundja u shënua në orën 11:00 të datës 11 korrik 2025, me epiqendër rreth 20 kilometra në perëndim të Gjirokastrës dhe rreth 115 kilometra në jug të Elbasanit. Tërmeti ka pasur një thellësi prej 15 kilometrash.

Më shumë se gjysma e ujësjellësve në Shqipëri nuk kanë laborator për analizat e ujit
Lëkundja ka qenë e lehtë dhe nuk raportohet për dëme apo panik te qytetarët. Shqipëria ndodhet në një zonë me aktivitet të moderuar sizmik dhe tërmete të tilla janë të zakonshme.

Institucionet përkatëse vazhdojnë monitorimin e situatës.

Mes kritikave të ashpra, ja cila ishte bashkia që doli “faqebardhë” para kryeministrit Edi Rama

Në një takim të mbushur me kritika dhe kërkesa llogarie, e vetmja bashki që doli “faqebardhë” para kryeministrit Edi Rama, ishte Cërriku.

Para kryebashkiakëve të tjerë, Rama përgëzoi Andis Sallën për përpunimin e mbetjeve të fshatrave. Ai tha se kjo është një nismë që çdo kush mund ta bëjë, pasi nuk është një “inovacion i shpikur në Japoni”. Pas kësaj, Rama kritikoi kryebashkiaku ne Elbasanit, Gledia Llatja, se përse nuk ndjek të njëjtin shembull.

“Mund ta di pse bashkia e Cërrikut i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit i kthen në produkt prashitje, pse nuk e kanë të tjerët? Më duket e ka bërë edhe Roskoveci, s’është inovacion që ka ndodhur në Japoni, pse nuk vrapon ti në Cërrik si ta bësh edhe ti në Elbasan. Pse duhet të rrimë të presim, kërkojmë fonde nga qeveria.”- tha Rama.

Ε rëndë në plazhin e Vlorës: Ndërron jetë e ëma, vajza e saj në intubim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në plazhin e Vlorës, ku një grua nga Ukraina ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas informacioneve, një qytetar nga Vlora u erdhi në ndihmë nënës dhe vajzës në momentet kur ato po rrezikonin të mbyteshin në det.

Ai arriti t’i nxirrte në breg në gjendje të rëndë shëndetësore. Vajza ndodhet aktualisht e intubuar në spitalin e Vlorës, ndërsa nëna nuk arriti të mbijetojë.

Për shkak të faktit se viktima është shtetase e huaj, trupi i saj do të dërgohet drejt morgut të Tiranës për procedurat përkatëse.

Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes, kur nëna dhe vajza ishin futur në det për t’u larë, por rrymat dhe dallgët i rrezikuan seriozisht.

Të dyja ishin turiste nga Ukraina dhe pushuesit e tjerë në zonë iu ofruan ndihmë të parë menjëherë, pas ndërhyrjes së parë nga qytetari që i nxori nga deti.

Sipas rrëfimeve të qytetarëve të pranishëm, ambulanca mbërriti me rreth 30 minuta vonesë.

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

DASHI

Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe Bricjapin. Sa i përket punës, takime të reja janë në horizont dhe ju tashmë i keni dhënë fund marrëdhënieve që nuk ju interesonin më.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 11 korrik 2025), ajo që vendosni të bëni tani do të jetë gjithashtu vendimtare për javët në vijim. Venusi, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, përgatit terrenin për emocionet e Jupiterit, të cilat mund të krijojnë zgjidhje të reja. Punë? Është e rëndësishme të bëni një vlerësim të situatës suaj praktike.

BINJAKËT

Nëse e lini anën negative të mbizotërojë, do të jetë e vështirë të arrini qëllimet tuaja, por nëse i shfrytëzoni në maksimum të gjitha mundësitë më të mira, asgjë nuk do t’ju ndalojë! Sa i përket punës, do të jetë një ide e mirë të merrni në konsideratë vendime të reja gjatë kësaj periudhe.

GAFORRJA

Ky është një muaj tjetër shumë i rëndësishëm për të gjithë Gaforret që duan të fillojnë një marrëdhënie të re, veçanërisht sepse ekziston një dëshirë më e madhe për të marrë rreziqe. Në frontin e punës: disa probleme me rinovimin e kontratave. Mos i besoni shefit tuaj…

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 11 korrik 2025), edhe nëse keni kaluar disa zhgënjime në të kaluarën, duhet t’u besoni instinkteve tuaja. Mos qëndroni në shtëpi! Punë? Mund të jetë një ide e mirë të publikoni CV-në tuaj.

VIRGJËRESHA

Kjo javë premton tension vetëm për ato marrëdhënie që kanë kaluar një krizë serioze në gjashtë muajt e fundit. Lidhur me punën, mos u zemëroni ose lodhni në fillim të javës; vlerësimet tuaja të miratimit janë në rritje.

PESHORJA

Do të jeni të etur të takoni njerëz të çuditshëm dhe të pazakontë… njerëz që ju intrigojnë dhe ju mahnisin! Sa i përket punës, planifikoni planet tuaja me kujdes.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 11 korrik 2025), pas krizave afatgjata, mund ta gjeni veten përsëri të dashuruar. Kini kujdes këtë fundjavë: ndjenjat grindëse mund të kthehen nëse jeni duke u takuar me Ujorin ose Luanin. Sa i përket punës, çdo projekt që zhvilloni gjatë këtyre ditëve do t’ju sjellë shpejt kënaqësi të madhe.

SHIGJETARI

Marrëdhëniet tuaja të lëkundura kanë pësuar një pengesë. Deri në fund të korrikut, do të vendosni nëse do të vazhdoni apo jo. Lidhur me punën, ka ende pak lodhje ose hidhërim për të kapërcyer; gjashtë muajt e parë të vitit nuk kanë qenë një shëtitje në park për ju.

BRICJAPI

Romancat e reja janë të rëndësishme dhe madje mund t’u jepni më shumë rëndësi ndjenjave sesa punës. Të gjitha projektet e reja duhet të vlerësohen me kujdes sepse sjellin përparim.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 11 korrik 2025), mund të merrni frymë lirisht. Venusi është rikthyer në aktivitet dhe do të jetë në një pozicion të mirë me hënën këtë fundjavë. Lidhur me punën, keni disa vendime urgjente për të marrë.

PESHQIT

Ka vështirësi për t’u menaxhuar. Kafshoni gjuhën para se të shkaktoni dëm. Në punë, kjo është një kohë e rëndësishme për ata që drejtojnë biznese të pavarura ose kanë lidhje.

FOTO/ Brenda pushimeve LUKSOZE të Hatit në Greqi, kush po e shoqëron blogeren?

Hati është një nga TikTok-eret më të njohura dhe më të komentuara në rrjetet sociale.

Ditë më parë, ajo ka udhëtuar drejt Greqisë për të kaluar pushimet me njerëzit e zemrës.

Nga atje, Hati ka ndarë me ndjekësit pamje të ndryshme, duke treguar se po i shijon pushimet në maksimum, mes relaksit dhe atmosferës bregdetare.

Ndryshe Hati njihet edhe për jetën e luksit që e bën në Shqipëri dhe për lidhjen e saj me Jasharin, me të cilin janë ndarë kohët e fundit.

Nuk dihet ende se kush ka qenë personi që e ka shoqëruar Hatin, në këto pushime në Greqi.

Galeria fotografike (

1 / 7

)

“Në 11 maj nuk pati zgjedhje”, Dule fajëson dhe Berishën: Dështuam se …

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, doli sot përpara kamerave për t’iu bashkuar qëndrimit opozitar se zgjedhjet parlamentare nuk ishin të drejta.

“Për vlerësimi tonë, nuk ka pasur zgjedhje në 11 maj. Ka pasur një proces tjetër, dhe sfida është për gjuhëtarët t’i gjejnë një emërtim. Nuk ka lidhje me zgjedhjet siç ato konceptohen dhe implementohen në vendet demokratike”, tha Dule

Por ndonëse thotë se nuk kishte zgjedhje, pjesë të përgjegjësisë për rezultatin bën edhe opozitën duke u shprehur se është detyrë e saj për të ndryshuar realitetin.

“Është çështje e shoqërisë sonë, e zgjedhësve tanë, që të reagojnë. Në çdo vend tjetër pas një procesi të tillë si ai i 11 majit, protestat do të ishin të pandalshme. Ne kemi fenomene të tjera sociale që kanë ndodhur në vendin tonë, qytetari ndihet i mundur, këtu është përgjegjësia e opozitës. Dështuam sepse edhe njerëz nga radhët tona u blenë apo ranë viktima të presionit”, tha Dule.

Përpara fjalëve të përgjithshme Vangjel Dule mori edhe pyetjen konkrete se cili do të jetë aksioni opozitar.

“Hapi i dytë, pasi të presim edhe raportin përfundimtar të OSBE ODIHR do të shkojmë në hapa konkret se si do të jetë reagimi zyrtari i opozitës, pjesëmarrja në parlament, protestat, demonstratat”.

Krahas kritikave për zgjedhjet parlamentare, Dule u ndal edhe te qëndrimet e PBDNJ-së për çështjen e minoriteteve duke kërkuar ndryshime ligjore në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Amerikanët në SPAK, eksperti i kriminalistikës paralajmëron arrestime të bujshme: Mesazh për…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se vizitat e amerikanëve në SPAK, apo diplomatëve të tjerë të huaj, janë pasuar me arrestime të mëdha.

Në një emision televiziv, Karamuço u shpreh se mbështetja e SHBA ndaj SPAK nuk do të përfundojë.

“Vizitat e herë pas hershme të diplomatëve, gjithmonë pasohen nga një arrestim i madh. Na kanë ndodhur herë pas herë, kur ka shkuar anglezi, amerikanët na kanë dalë përshtypjet. Është si një mesazh mbështetjeje. Nga ana tjetër, po zhvillohet debat për drejtuesin e ri të BKH. Amerika ka dhënë kontribut, edhe në testimet e para, trajnimet që ka pasur. Sot ishte testi fizik, në repartin e RENEA-s, u zhvilluan që në mëngjes. Është reduktuar në përgjithësi mbështetja, por mbështetja nuk ka për të përfunduar ata. Është një mesazh që ti dërgon, që ata janë mbrapa gjithmonë dhe nuk ikin.”, theksoi ai.

Ja kush janë VIP-at që mund të hyjnë në “Big Brother VIP Albania 5” (Emrat)

“Big Brother VIP Albania 5”, pritet të rikthehet së shpejti në ekranet tona dhe, si çdo vit, aludimet për emrat që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nisur me vrull.

Edhe pse ende nuk ka një listë zyrtare, disa zëra kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në media.

Një nga emrat më të përfolur për këtë edicion, është aktori dhe moderatori i njohur Salsano Rrapi.

Ai vetë ka pranuar në një intervistë televizive së fundmi, se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e “BB VIP 5”, duke shtuar akoma më shumë kuriozitetin e publikut.

Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje përfundimtare, duke lënë gjithçka të hapur për interpretim.

Duke parë formatin e viteve të kaluara, producentët pritet të sjellin një përzierje personazhesh nga bota e muzikës, aktrimit, televizionit, modës dhe influencuesve të rrjeteve sociale.

Emra që janë përmendur nga fansat si “të dëshiruar” për këtë sezon përfshijnë këngëtarë si Argjentina Ramosaj, figura të ekranit si Evi Reçi apo edhe ndonjë ish-banor me potencial rikthimi, si Donald Veshaj ose Einxhel Shkira, megjithëse këto mbeten vetëm spekulime.

Publiku duket më i etur se kurrë për një edicion që të kthejë emocionin dhe kaosin e “BB VIP 2”, i cili mbetet ende kulmi i këtij formati në Shqipëri.

Me producentët që kanë premtuar risi, surpriza dhe një kast “bombë”, mbetet për t’u parë nëse do të përmbushen pritshmëritë.

Derisa të dalë lista zyrtare, publiku nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të hamendësojë, të krijojë meme dhe të përgatitet për një tjetër sezon me “live 24/7”, dashuri, skandale, lot dhe spektakël.

“Big Brother VIP 5” po afron… Kush do të hyjë? Kush do të befasojë? Dhe kush do të fitojë zemrat e publikut? Mbetet për t’u parë.

Ledri Vula feston ditëlindjen, vëmendjen e merr urimi i veçantë nga Xhensila Myrtezaj

Postimi i fundit në Instagram i këngëtares, Xhensila Myrtezaj, është bërë viral, pasi ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët aludojnë se mes saj dhe reperit Ledri Vula ka një romancë.

Siç duket edhe në videon e postuar, këngëtarja ka publikuar një fragment nga bashkëpunimi i tyre i radhës.

Xhensila e ka shoqëruar postimin me një urim për teksa këngëtarin, pasi Ledri Vula feston sot 39-vjetorin.

Ky i fundit i është përgjigjur Xhensilës, duke e falënderuar për postimin.