Burgu i Korçës si kabare/ Modelja e Kosovës hyri në takim “special” me Laert Haxhiun, i dënuar përjetë

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të jetë femra që ka hyrë në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim special me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.

Siç mëson “Ora News”, në datën 12 qershor 2025, Pajaziti, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi sipas saj kishte planifikuar një takim me të dënuarin me burg përjetë, Vladimit Kurti, i cili rezulton të ketë vrarë tregtarin, Agim Buci, në dyqanin e tij në Kamëz.

Por teksa modelja kosovare, ka hyrë në ambjentet e brendshme të sigurisë së lartë të Godinës “A”, ajo është akomoduar në dhomën e takimeve spiciale.

Sipas një raporti sekret, në këtë dhomë speciale policët e shërbimit të brendshëm të burgut të Drenovës, nuk kanë shoqëruar të dënuarit Vladimir Kurti, me të cilin ishin planifikuar takimi, por të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

Vladimir Kurti, vuan dënimin në Godinën “A”, pikërisht në qelinë Nr.5. Ndërsa Laert Haxhiu, vuan dënimin në të njëjtën godinë, por në qelinë Nr.6, ngjitur me atë të Vladimir Kurtit.

Letrat e planifikimit për takimin special me modelen kosovare, Ziza Pajaziti, janë bërë në emër të Kurtit, ndërsa në takim policia e burgjeve ka çuar Laert Haxhiun.

Takimi mësohet të ketë zgjatur rreth 1 orë dhe më pas, Pajaziti ka dalë nga ambientet e burgut. Ndërsa Haxhiu është shoqëruar nga policia sërish në ambientet e dhomës Nr. 6 që ndodhet në katin e parë të godinës.

Ky incident të krijon përshtypjen se burgu i sigurisë së lartë në Korçë, funksionon si kabare, ku hyn e del kush të dëshirojë, mjafton të ketë pak ndikim.

Por njëherësh ky incident krijoi dhe një konflikt mes drejtorit tashmë të shkarkuar të burgut, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli, edhe ky i pezulluar.

Tashmë të dy janë referuar për hetim në prokurorinë e Korçës, e cila ka nisur një procedim penal për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë 17 ditë nga ky incident, burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, përfshihet sërish në një incident të dytë. Ku këtë herë protagonist është prapë, Laert Haxhiu dhe dy anëtarët e grupit të tij, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Në mëngjesin e datës 29 qershor 2025, një skuadër e policisë operacionale të Burgjeve, ka hyrë në ambientet e Godinës “A”, duke ushtruar kontroll në dhomat Nr.4, 5 dhe 6, ku vuajnë dënimin të dënuarit për vrasje, Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili, Vladimir Kurti dhe Xhensi Lipo.

Gjatë kontrollit të 3 dhomave, skuadra operacionale gjeti dhe sekuestroi 4 aparate telefonike të markave “Iphone” dhe “Samsung”, kufje të markave “AWEI” dhe “IPODS”.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi mbetet e paqartë se kush është personi që ka furnizuar grupin e Laert Haxhiu me mjetet telefonike, ndërsa hetimet në prokurori vijojnë.

Prokuroria që po ndjek rastin, po kryen një seri veprimesh hetimore me shpresën e gjetjes së personit që ka mundësuar futjen e sendeve telefonike, pikërisht në qelitë Nr.4, 5, dhe 6, ku vuajnë dënimin 4 personat me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë që 4 telefonat janë këqyrur dhe njëherësh në ditët në vijim do dërgohen dhe për ekspertim kompjuterik. Dy ditë pasi “Ora News” botoi raportin sekret, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, vendosi shkarkimin e drejtorit Fatjon Fasho dhe pezullimin e shefit të policisë, Sokol Kaçoli.

Pas gjetjes së telefonave, drejtoria e burgut Drenovë mori vendimin për izolimin e Laert Haxhiut. Ndërsa pritet që kreu i SPAK, gjatë kësaj kohe ti propozojë komisionit të Posaçëm, për izolimin në regjim “41 bis” të 3 anëtarëve të këtij grupi kriminal Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu.

Ky grup vepronte në disa qytete si Lushnjë, Tiranë, Pogradec, Durrës, Tepelenë, Peqin, Korçë dhe Greqi, duke kryer krime të ndryshme nga shitja e lëndëve narkotike, vjedhja, gjobëvënie, e deri tek krimet e rënda si shkatërrim i pronës me eksploziv dhe vrasjet.

Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi vuajnë dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, pasi janë dënuar të tre për akuzën e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dhe dy persona të tjetër.

Ndërkohë ndaj Haxhiut dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij, janë dhe dy procese gjyqësore të hapura në prokurorinë e posaçme SPAK, ajo e vrasjes së Besnik Hidës, ku Laert Haxhiu ka vepruar së bashku me Orgest Bilbilin, Ardian Ahmetin i njohur si “Pepe” dhe persona të tjerë.

Ndërsa dosja tjetër që lidhet me Laert Haxhiun, është ajo e vrasjeve seriale, vjedhjeve, shkatërrimit të pronës me eksploziv të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ku i penduar është bërë anëtari i grupit, Artan alias Marjus Tafani./Ora-News -Elton Qyno

Noizy reagon pas lirimit nga autoritetet zvicerane: Autori do përballet me pasojat…

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është liruar pas ndalimit nga autoritetet zvicerane më 5 korrik në aeroportin e Zyrihut. Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sqaron se gjithçka ka qenë pasojë e një shpifjeje.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët, fatkeqësisht, nuk munda të performoja të shtunën mbrëma në Rinora4. Një keqkuptim i rëndë, i akuzuar nga shpifje e pastër, më përfshiu në një verifikim zyrtar nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me ligjin, deri në dënimin maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve. Jam përsëri me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA”, shkruan Noizy në reagimin e tij publik.

Sipas Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme në Zvicër, ndaj 38-vjeçarit shqiptar ishte kërkuar masa e paraburgimit, me dyshime për disa vepra penale.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë shpallur ende një vendim përfundimtar dhe theksojnë se për reperin zbatohet prezumimi i pafajësisë.

Ilir Metës i ndalohet të bëjë palestër për dy javë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar i revoltuar nga qelia, pasi mësoi se është dënuar dhe i ndalohet të kryejë ushtrime në ambiente të përbashkëta për 2 javë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se është dënuar për shkak se kishte komunikuar me mediat pa leje.

“Dënim i ri me Rregullore të ‘re.’ Sot u njoftova për një dënim të ri i bazuar mesa duket në një Rregullore të ‘re’.

Juristi i IEPV ‘Jordan Misja’ më solli për t’u njohur me dënimin e ri, normalisht siç shkruhej atje të marrë ‘njëzëri’ nga Komisioni Disiplinor, që të ndalohesha edhe 14 ditë nga ushtrimet fizike të përbashkëta.

Argumenti ishte se kisha shkelur në mos gaboj pikën c të pikës ç të Rregullores ku nuk lejohej komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve”, shkruan Meta, sipas të cilit kjo gjë nuk ekziston në rregullore.

I revoltuar, ish-presidenti ironizon autoritetet e paraburgimit duke thënë: “Këta që nuk pyetën as për lejet e posaçme që Prokuroria e Posaçme u dha zyrtarisht deputetëve të Partisë së Lirisë për të më takuar do më japin mua leje të posaçme për të folur kundër ‘Ramaduros’. Këta që nuk kanë lejuar asnjë gazetar vendas dhe të huaj që të më takojë do më japin leje të posaçme mua.”

Në fund, Meta sulmon kryeministrin Edi Rama duke thënë se “i pabesi e di se në mandatin e katërt karrigia e tij nuk ka më katër këmbë nga pesha e rënduar e vjedhjeve, korrupsionit dhe krimeve.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

E fshiu, por tepër vonë! Fifi çmend rrjetin per ndarjen nga Adis Patushi(FOTO)

Pas një periudhe spekulimesh dhe vëzhgimesh të imta nga ndjekësit, duket se marrëdhënia mes këngëtares së njohur Fifi dhe partnerit të saj Adis Patushi ka hyrë në një fazë të turbullt, që ndoshta i ka dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Së fundmi, Fifi ka ndërmarrë një veprim në rrjetet sociale që është interpretuar gjerësisht si një shigjetim i drejtpërdrejtë ndaj Adisit dhe një konfirmim i heshtur i ndarjes.

Në një postim të saj në Instagram, këngëtarja publikoi një foto të vetes, ku mes dhjetëra komenteve të mbështetësve, një koment ra në sy:
“Një burrë s’është kurrë mjaftueshëm për një grua, sepse një grua vlen sa 100 burra!”
Ajo vendosi t’i bëjë “like” këtij komenti, një gjest që për publikun u lexua si një mesazh i qartë personal dhe emocional, që nxjerr në pah një zhgënjim të thellë në raportin e saj me partnerin.

Megjithëse më pas Fifi e hoqi pëlqimin nga komenti, screenshoti kishte filluar të qarkullonte me shpejtësi në rrjet dhe ishte shumë vonë për ta ndalur valën e interpretimit publik. Fansat e saj dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë parë këtë si një reagim të sinqertë, emocional dhe të nxitur nga dhimbja.

Adisi përgjigjet me vargje
Paralelisht, edhe Adis Patushi ka zgjedhur një formë poetike për të komunikuar ndjesitë e tij. Në një postim në Instagram, ai ndau vargje të ndjera të poetit Agim Doçi, të cilat mbartnin dhimbje, nostalgji dhe një ton reflektimi të thellë, duke lënë të kuptohet se edhe ai po përjeton një gjendje emocionale të rënduar.

Postimi i tij, ndonëse i koduar dhe pa përmendur asnjë emër, është komentuar si një dëshmi e qartë e krizës që po kalon marrëdhënia me Fifin.

Një ndarje që po ndodh në heshtje
Të dy personazhet e njohur, që dikur nuk nguronin të ndanin momente të ëmbla e të dashura me publikun, tani kanë zgjedhur të flasin në mënyra të tërthorta – përmes pëlqimeve, vargjeve dhe mungesës së njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Në sytë e ndjekësve, kjo sjellje është një shenjë e qartë e një ndarjeje të pashpallur, që ka ndodhur ose është në proces. Komentet nën postimet e të dyve janë të mbushura me pyetje, mbështetje dhe kërkesa për sqarime.

Deri më tani, as Fifi dhe as Adisi nuk kanë bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për statusin e marrëdhënies së tyre, por veprimet e tyre flasin më shumë se fjalët. Fansat e çiftit shpresojnë ende për një ribashkim, ndërsa të tjerë e shohin këtë si një mbyllje të dhimbshme të një kapitulli që dikur u duk i lumtur dhe i fortë.

Nëse ka një gjë të sigurtë në këtë histori, është se zemrat janë lënduar dhe heshtja po bëhet gjithnjë e më e zhurmshme. Tashmë mbetet vetëm të pritet nëse njëri prej tyre do të thyejë heshtjen dhe të tregojë të vërtetën për atë që ka ndodhur mes tyre.

Ilir Proda “shpërthen” ndaj shefit të policisë së Thethit: Nuk meriton më të veshë uniformën…

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka njoftuar sot shkarkimin e kupolës drejtuese të policisë së Shkodrës.

Si shkak për këtë vendim janë ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit, ku ditët e fundit IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e tyre, ku janë përballur me kundështinë e banorëve. Në deklaratën para mediave, Proda u tregua tepër i ashpër veçanërisht me kreun e stacionit të policisë së Thethit, për të cilin tha se nuk e meriton të veshë më uniformën.

“Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet në qendër të Theth, kam urdhërua për të kryer një hetim të thelluar, dhe ju informoj se shefi i stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedurat disiplinore. Besoj se si funksion me mosveprimin e tij të pa justifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e policisë së shteti dhe nuk gjej më asnjë arsye që ai të meritojë të veshë më uniformën e policisë”, tha Proda.

Dy penallti vendimtare nga Uzuni, sulmuesi i Kombëtares bën heroin dhe dërgon skuadrën e tij në gjysmëfinalen e Kupës

Myrto Uzuni padyshim ka qenë heroi i Austin në ndeshjen kundër San Jose Earthquakes.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, u aktivizua në fushë në minutën e 66-të dhe ishte vendimtar në dërgimin e ndeshjes në penallti. Në të 115′ teksa skuadra e tij po humbte, beratasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke rikthyer baraspeshën.

Më pas Uzuni realizoi sërish gjatë penalltive me Austin që u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

‘Mos më lidhni se nuk kam bërë kurgjo’- Dëshmitë e forta: Si υ diq Agoni me pranga

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar Dosjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, të cilët dyshohen për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan. Ndaj pesë të dyshuarve, Gjykata në Lipjan ka caktuar masën e paraburgimit.

Në Dosjen e Prokurorisë, si dëshmitarë që qëlluan në natën kritike në vendin e ngjarjes tregohet se ishin qytetari G.B., prokurori Ardian Emini dhe bashkëshortja e tij- gjyqtarja Elvira Emini. Ata kanë dëshmuar se tani i ndjeri Zejnullahu atë natë kishte shfaqur sjellje të pakontrolluara, kishte ndalë vetura, madje e kishte goditur në kokë gjyqtaren Emini.

Sipas Dosjes së Prokurorisë, më 7 korrik në cilësi të dëshmitarit është intervistuar qytetari G.B., i cili ka thënë se rreth orës 00:00 ka qenë në veturën “Golf 7” dhe duke kaluar kishte parë tani të ndjerin Agon Zejnullahu i cili ishte afër një veture “Tiguan” dhe dëshironte të hynte në atë veturë. Mirëpo, thotë se nga ajo veturë dolën një djalë dhe një grua, të cilët nuk e lejuan të hynte në veturë dhe për një moment kishte menduar se po kacafyteshin.

Dëshmitari G.B., ka thënë se në atë moment e ka ndalë veturën dhe është afruar tek këta persona, duke menduar se janë duke u kacafytur dhe kishte dashur t’i ndajë, por se kur ishte afruar e kuptoi se nuk po kacafyteshin por që vozitësi i veturës i tha se Agoni dëshironte të hynte në veturë.

“Unë e kam marrë Agonin dhe e kam afruar tek vetura ime, ku jam munduar ta qetësoj dhe e kam pyetur se çfarë ka, ndërsa i njëjti vetëm më thoshte “largomi se po më ngucin, mos i le me më nguc njerëzit rri me mua” ku këtë fjalë e ka përsëritur disa herë”, citohet se deklaroi dëshmitari.

Ai ka thënë se gjatë kësaj kohe, tani i ndjeri kishte qenë i dërrmuar dhe mezi qëndronte në këmbë dhe njëkohësisht i dilte shkumë nga goja.

“Disa herë jam munduar ta bindë që ta dërgoj tek doktori apo tek shtëpia e tij, mirëpo nuk ka pranuar, më pas aty ka ardhur edhe Prokurori Ardian Emini, i cili ka qenë kalimtar i rastit dhe i njëjti është ndalur vetëm për të shikuar se çfarë është duke ndodhur pasi që njihemi mes vete”, tha G.B.

Sipas tij, tani i ndjeri gjatë tërë kohës kishte ndjesinë se dikush po e ndjek dhe në momentin që ndonjë kalimtar i kalonte afër, ai menjëherë shikonte se si të largohej nga aty. Por. thotë se e bindi të qëndrojë, duke menduar se do të vijë ndihma e parë dhe do ta qetësonin atë.

“Pas disa minutave aty ka ardhë një patrullë policore dhe Agoni ka dashur të hyjë në veturë zyrtare, por jo vetëm në këtë, por çdo veturë që ka kaluar Agoni ka dashur të hyjë në veturë dhe në momentin që është afruar afër veturës zyrtare Agoni është rrëzuar në tokë, më pas kur është ngritur është nisur në drejtim të Policisë për të hyrë në veturë mirëpo zyrtarët policorë nuk e kanë ditur për këtë dhe e kanë përdorur sprejin lotsjellës, e më pas Agoni ka hyrë në veturën time”, citohet se deklaroi G.B.

Në Dosje thuhet se dëshmitari deklaroi që tani i ndjeri Zejnullahu i kishte thënë që mos t’i lejojë “ta ngucin”, duke e përsëritur këtë fjalë dhe shikonte rreth veturës nëse ndodhet dikush në të dhe duke menduar vetëm si të dalë nga vetura për t’u larguar.

“Gjatë qëndrimit në veturë prapë ka pasur shkumë në gojë të cilën e fshinte me bluzë tek kraharori herë pas here”, thuhet se deklaroi G.B.

Ai po ashtu ka thënë se Agoni disa herë kishte tentuar të dalë nga vetura por që e ndaloi, duke u munduar ta qetësonte sepse e kishte parë se diçka nuk ishte në rregull dhe se në këtë gjendje e kishte parë për herë të parë.

“Në një moment Agoni e ka shtyrë derën e veturës duke e hapur dhe ka dalë nga vetura me ç’rast ka tentuar të largohet nga zyrtarët policor, mirëpo të njëjtit e kanë kapur dhe e kanë shtrirë për tokë, më pas nga një veturë e modelit Audi me ngjyrë të bardhë ka dalë një qytetar me rroba civile i cili më duket se ka qenë zyrtar policor sepse i njëjti ju ka ndihmuar gjatë arrestimit, unë i kam njoftuar zyrtarët policor që të mos e ngucin sepse Agoni nuk ka fuqi për të rezistuar, ndërsa e kam dëgjuar Agonin duke ju thënë policëve “mos më lidhni se nuk kam bërë kurgjo“, citohet se deklaroi G.B.

Sipas tij, në momentin kur zyrtarët policorë ishin mbi trupin e Agonit dhe njëri prej tyre ia kishte vendosur gjurin mbi shpinë tek pjesa e qafës duke e shtypur për toke, atëherë, Agoni u kishte thënë “nuk muni mem lidh se unë punoj sigurim”.

“…dhe pas këtyre fjalëve unë e kam marrë një shufër metalike të cilën ja kam afruar zyrtarit policor sepse i kishte rënë në tokë dhe aty i kam parë dy apo tri tuba shkumë në tokë dhe ju kam thënë zyrtarëve policor lene mos e munoni se nuk është në gjendje me ba kurgjo, mirëpo asnjë prej zyrtarëve nuk ka folur me mua, ndërsa më pas e kam parë se Agonin kanë tentuar ta ngrisin në këmbë por që ka qenë pa vetëdije”, deklaroi G.B.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, ky dëshmitar ka thënë se më pas zyrtarët policorë janë munduar t’ia lagin sytë Agonit dhe janë munduar ta kthjellin me shuplaka në faqe, e që më pas aty erdhi autoambulanca, ku menjëherë Agonin e kanë vendosur në lese, e ku Agoni ende i kishte duart e lidhura. Më pas, dëshmitari tha se ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e di çfarë ka ndodhur.

Çka deklaroi prokurori Ardian Emini, në cilësi të dëshmitarit?

Prokurori Ardian Emini ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja- gjyqtarja Elvira Emini atë natë kishin dalë për të ecur. Tha se gjatë tërë javës së kaluar kishte qenë prokuror kujdestar dhe se në kohën kur ishte duke ecur me bashkëshorten, është kontaktuar nga Policia për t’iu dhënë udhëzime lidhur me një rast. Në atë moment, tha se bashkëshortja e tij bërtiti dhe pa një person që u largua nga prapa tyre dhe se bashkëshortja i tha se e kishte goditur me grusht prapa në kokë.

“I njëjti person që për mua ishte i panjohur kaloj me vrap në shiritin e kundërt të rrugës duke bërë me duar para dhe duke penguar automjetet që lëviznin, menjëherë kam kontaktuar Stacionin Policor në Lipjan duke i njoftuar se një person bën veprime të pakontrolluara duke sulmuar kalimtarët e rastit por edhe veturat”, citohet se deklaroi prokurori.

E për një moment, ai ka thënë se pa që ai person ka ndalur një veturë dhe ka tentuar të hyjë apo ka hyrë brenda saj, pasi nuk i kujtohet saktë ngase ishte në largësi.

“… me sa kam parë e ka goditur një person brenda kësaj veture, pastaj vozitësi i kësaj veture ka dalë jashtë dhe se kam parë janë kacafytur mes vete e më pas vozitësi ka hipur në veturë duke u larguar nga vendi i ngjarjes, pastaj qytetari në fjalë ka penguar një veturë tjetër e cila nuk është ndaluar, sa kam vërejtur kjo veturë e ka goditur pak në këmbë dhe i njëjti është rrëzuar në tokë”, deklaroi prokurori.

Më pas, Emini tha se tani i ndjeri ka vazhduar të pengojë edhe vetura të tjera e pastaj ka kaluar në shiritin tjetër në trotuar dhe bisedonte me një person i cili e kishte ndalë veturën.

“… e po ashtu edhe unë jam afruar për ta qetësuar për sigurinë e tij dhe të qytetarëve të tjerë, i njëjti ka qenë në gjendje halucinacione me aq sa unë e kam parë, duke thënë që nuk kam bërë asgjë, merremi vesh si burrat, nuk ju kam përgjigjur duke pritur patrullën policore, personin tjetër i cili ishte ndaluar me veturë e kam njohur si qytetar por emrin e tij nuk e di, i njëjti bisedonte me të dyshuarin duke i thënë se a të dërgoj tek shtëpia apo të dërgoj tek vetura jote”, kishte deklaruar prokurori.

Ai tha se tani i ndjeri i kishte treguar se ku e ka veturën, por nuk kishte pranuar ta dërgonte në shtëpi.

“Siç thash sipas njohurive që kam i njëjti ka kundërmuar në alkool dhe sipas përshkrimit tim ka qenë në një gjendje të rëndë të alkoolizuar dhe nga goja kishte vazhdimisht fluska pështyme apo shkumë të bardhë në formë të ballonëve, në anën e majtë mbi vetull ka pasur një plagë dhe ka qenë pak i gjakosur, sytë i ka pasur nç gjendje të hapur jo normale”, tha Emini.

Sipas tij, patrulla policore është vonuar diku 10-15 minuta, pasi i kishte telefonuar sërish i kanë thënë se patrulla ishte në një rast tjetër, e pasi u kishte thënë se personi në fjalë kishte sjellje të rrezikshme dhe mund të paraqesë rrezik për sigurinë e tij dhe të qytetarëve, i kanë thënë se shumë shpejt vjen patrulla policore.

“…ne kemi qëndruar rreth 2 apo 3 minuta, ku ky person ka folur vet me vete fjalë të pakuptimta, pas 2 apo 3 minutave qytetari që ka qenë afër ka insistuar ta dërgoj në shtëpi por i njëjti nuk është përgjigjur dhe unë jam larguar duke ecur në drejtim të qytetit, i dyshuari ka filluar të vrapojë para meje në drejtim të njëjtë për një moment ka ardhur patrulla policore nga rruga e ambulantes siç njihet, i dyshuari ashtu në vrapim të pakontrolluar tenton të hapë derën e anës së majtë të prapa të veturës së Policisë por nuk ka arritur ta hapë dhe në momentin që vetura e Policisë ka lëvizur i njëjti është rrëzuar në tokë dhe nga ky moment unë dhe bashkëshortja ime kemi vazhduar për në banesën tonë dhe nuk kemi parë se çfarë ndodhur më tej”, tha ai.

Sipas tij, sa i përket sulmit që tani i ndjeri i ka bërë bashkëshortes së tij, u kishte thënë se po të jetë nevoja do ta kontaktojë Policia.

Çka deklaroi gjyqtarja Elvira Emini në cilësinë e dëshmitares?

Gjyqtarja Emini ka thënë se ajo me bashkëshortin e saj Ardian Emini derisa ishin duke ecur natën kritike, kishte vërejtur një person që po bënte sjellje të pakontrolluara.

“Tek vendi i ndarjes mes dy shiritave, e kam vërejtur se i njëjti ishte kapur për shtyllën e ndriçimit të natës, dhe tërhqur zvarrë për shtylle, sa në anën e majftë e në të djashtën. Po ashtu e qitke nga një hap në rrugë, para vetuave që kalonin, dhe përsëri u kthejke”, citohet se deklaroi Emini.

Sipas saj, pasi e kishte vërejtur se Zejnullahu po i bënte këto sjellje, nuk kishte shikuar drejt nga frika se ishte person me çrregullime, dhe pasi kishin kaluar atë pjesë, bashkëshorti i tij i cili ishte kujdestar si prokuror, në atë moment e kishte një telefonatë.

“…deri sa ishte duke biseduar në telefon, unë u koncentrova në rrugë dhe vazhduam te ecim, dhe për njëherë e kam vërejtë hapat e atij personi dhe pasi i kam dëgju hapat, jam mundu mu largu pak, por ishte e kote sepse ai personi më goditi pas kokës, dhe përnjëherë iku, e kaloj rrugën dhe doli prapë në mes të dy korsive duke vazhduar me sjelljet e tij”, ka deklaruar gjyqtarja.

Ajo tha se në ato momente kishte bërtitur shumë dhe i kishte thënë bashkëshortit ta lajmërojë Policinë. Tha se tani të ndjerin e pa prapë duke u dalë veturave përpara, dhe se një veturë u ndal për të mos e shkelur.

Sipas saj, tani i ndjeri e kishte hapur derën e prapme të asaj veture dhe dhe hyri në veturë, ndërsa shoferi kishte dalë përnjëherë nga vetura dhe e kishte nxjerrë jashtë saj, duke e tërhequr zvarrë dhe nga ana tjetër e veturës kishte dalë një grua, e cila mundohej ta kapte shoferin me qëllim që t’i ikte rrezikut nga ky person.

Më pas, tha se tani i ndjeri kishte ndalë vetura të tjera, u kishte dalë përpara dhe se e kishte parë që një veturë e ka goditur pak, e që i njëjti kishte rënë për tokë. Tha se vetura kishte vazhduar, teksa Zejnullahu u dilte përpara gjitha veturave, gati duke bllokuar gjithë komunikacionin.

Gjyqtarja tha se bashkëshorti i saj e lajmëroi Policinë duke u treguar se personi në fjalë po bënte sjellje të pakontrolluara, tha se pritën pak, e më pas prokurori u afrua ta qetësojë tani të ndjerin. Tha se prej atij momenti kur po qëndronte me bashkëshortin e saj, ai person nuk kishte bërë më probleme.

“Unë kam qenë shumë e shqetësuar, dhe kisha frikën mos po e sulmon edhe bashkëshortin tim. Pas rreth 10-15 minutash ka ardh patrulla policore, edhe ne momentin kur ka ardh patrulla, ende pa arrit mire, bashkëshorti im u nis në drejtim timin sepse u lodh duke prit dhe ne ato momente ai person u nis pas bashkëshortit tim ne drejtim tonin, dhe ata punëtorët e taksive kanë ikur brenda ne lokal nga frika mos po i sulmon i njëjti, ndërsa unë nuk e dija kah te ia mbaja, kisha friken se mos po vjen me me sulmua mua”, tha ajo.

Por, tha se në ato momente arriti patrulla policore dhe se Zejnullahu ishte në mes të rrugës, ku me sa ka parë, e kishte hapur derën e veturës së Policisë dhe është rrëzuar, pastaj është ngritur dhe ka filluar të bëjë lëvizje në mes të rrugës, e që policia kishte vrapuar në drejtim të tij.

“… ai person tentojke për të i ikë policëve dhe më tej ka vrapu tek një veturë e bardhë Golf, dhe e ka hap derën është fut në atë veturë. Ne u lodhëm pas kësaj ngjarje dhe vendosëm të ecim për në shtëpi. Unë dhe bashkëshorti u dakorduam që mos të bëjmë ankesë lidhur me këtë rast, duke marr parasysh edhe pozitat të cilat i kemi nk deshëm që të bëhet e madhe nëpër portale, pasi që ne e vërejtëm se i njëjti nk e kishte personale me neve, por kishte çrregullime dhe qëllimi i tij ishte pothuajse i njëjtë me të gjitha”, citohet se deklaroi gjyqtarja Emini./ BETIMI PER DREJTESI

“Stoli i artë”/ Elseid Hysaj, i treti më i paguar te Lacio

Te Lacio, çështja e “stolit të shtrenjtë” shtrihet në disa profile, dhe midis tyre spikasin Elseid Hysaj dhe Luca Pellegrini. Dy mbrojtës të krahut janë me paga të larta dhe nuk kanë gjetur gjithmonë vazhdimësi në fushë.

Siç raportohet nga “Corriere della Sera”, Hysaj është lojtari i tretë më i paguar në skuadër dhe fiton një pjesë të konsiderueshme të 9.2 milionë eurove bruto në vit, që ai dhe Gigot kushtojnë së bashku.

Sarri e konsideron atë një opsion të vlefshëm në fazën mbrojtëse, deri në atë pikë sa e bën atë të ngjitet në hierarki.

Por, paraqitja e tij e dobët në fazën ofensive dhe paga e tij e lartë e bëjnë atë një kandidat për ulje të kostove.

Proda: Parkimi i dyfishtë do konsiderohet vepër penale që dënohet me burg

Një tjetër pikë të rëndësishme që preku Proda në deklaratën e tij ishte edhe parkimi i dyfishtë në rrugë, duke theksuar se nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Tashmë, Proda thotë se parkimin e dyfishtë do të trajtohet si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal, i cili parashikon dënim me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet

“Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Strukturat policore do të kryejnë veprimet hetimore duke e trajtuar parkimin e dyfishtë si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal.

Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet, me çdo kusht. Me të gjithë respektin për drejtuesit e automjeteve, qyteti është në radhë të parë i këmbësorëve dhe megjithë mirëkuptimin për vështirësitë e parkimit, rruga është për të qarkulluar, jo për të parkuar në mes të saj”, tha Proda.

Neni 293 i Kodit Penal

Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit

Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera/ Ja këmbimi valutor, sot

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 lekë dhe do të shitet me 84.1 lekë.

Euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.1 lekë.

Franga zvicerane do të blihet me 103.9 lekë dhe do të shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 112.6 lekë dhe do të shitet me 114 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 60.5 lekë në blerje dhe me 62 lekë në shitje.