Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 30 Korrik 2025

Nga Paolo Fox

Dashi

Nëse jeni në një lidhje duhet të përfitoni nga ambienti i ngrohtë që do mbizotërojë për të folur hapur me partnerin. Në këtë mënyrë do i kuptoni edhe më tepër ndjenjat e tij. Beqarëve do iu rrahë zemra shumë fort menjëherë pasi të takojnë dikë rastësisht. Në planin financiar do ketë tronditje. Mos kryeni asnjë shpenzim të tepruar sepse do keni probleme serioze.

Demi

Sot do shkruhet një nga faqet më të bukura në librin tuaj të dashurisë. Çdo gjë do jetë si një përrallë falë përkujdesjes së madhe të partnerit. Beqarët nuk do jenë të hapur dhe do refuzojnë disa persona që me të vërtetë vlejnë shumë. Do pendohen, por do jetë tepër vonë. Me financat bëni shumë kujdes në mënyrë që të mos keni vështirësi.

Binjakët

Jeta në çift do jetë shumë monotone gjatë kësaj dite. Asgjë nuk ka për të shkuar ashtu si e kishit menduar dhe në shumicën e kohës do jeni të mërzitur. Beqarët gjithashtu do jenë pa fat dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Me financat nuk duhet të luani shumë sepse do humbni shuma të konsiderueshme. Kryeni vetëm shpenzimet më të domosdoshme.

Gaforrja

Nuk do mungojnë për asnjë moment puthjet dhe përkëdheljet gjatë kësaj dite ndërmjet jush dhe atij që keni në krah. Në disa momente pasioni mund të arrijë kulmin. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë të gjitha fjalëve që do iu thonë të tjerët sepse mund të lëndohen më vonë. Sektori i financave do jetë delikat dhe i paqëndrueshëm. Do iu duhet shumë durim për t’ia dalë.

Luani

Nëse lidhja juaj është tashmë e konsoliduar, nuk pritet të keni as problemin më të vogël sot, në të kundërt nëse situata ka qenë problematike, gjërat nuk do shkojnë si duhet. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim, pa e kuptuar fare se dikush ka kohë që ua ka vënë syrin dhe sot do i propozojë. Gjendja financiare do jetë më e mirë se disa kohë më parë.

Virgjëresha

Ka shumë mundësi që partneri t’iu bëjë disa propozime shumë interesante gjatë kësaj dite të cilat nuk duhet t’i humbni për asnjë lloj arsyeje. Edhe beqarët do kenë goxha ndryshime në jetën sentimentale. Herë pas here do iu duket vetja sikur janë vërtet në ëndërr. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Gjendja jo vetëm që nuk do ketë probleme, por mund të vijnë edhe përmirësime.

Peshorja

Ka shumë mundësi që partneri t’iu bëjë disa propozime shumë interesante gjatë kësaj dite të cilat nuk duhet t’i humbni për asnjë lloj arsyeje. Edhe beqarët do kenë goxha ndryshime në jetën sentimentale. Herë pas here do iu duket vetja sikur janë vërtet në ëndërr. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Gjendja jo vetëm që nuk do ketë probleme, por mund të vijnë edhe përmirësime.

Akrepi

Shumë planetë do ndikojnë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Situata do fillojë të përmirësohet falë mirëkuptimit dhe maturisë që do tregoni në çdo moment. Beqarët nuk do jenë ende gati për të hedhur hapa në jetën sentimentale dhe do mbeten sërish siç ishin. Në planin financiar shmangni çdo shpenzim të ekzagjeruar që të mos keni vështirësi.

Shigjetari

Jo për gjithë çiftet dita e sotme do jetë e qetë. Ata që kanë pasur vështirësi, do e kenë ende të pamundur të rivendosin qetësinë. Beqarët do kenë mundësi për takime, por nuk duhet të nxitohen të hedhin asnjë hap. Mund të bëni gabime të pafalshme për të cilat do pendoheni. Përfitoni nga situata e mirë financiare për të shlyer të gjitha borxhet që keni.

Bricjapi

Ditë e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ja kaloni mirë pranë atij që dashuroni dhe do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat njëri-tjetrit. Beqarët duhet të bëjnë ende shumë durim nëse duan të gjejnë princin e kaltër. Sektori i financave do jetë delikat. Po u kujdesët për shpenzimet edhe mund t’ia dilni, në të kundërt do keni probleme.

Ujori

Do ndiheni më së miri sot në krahët e partnerit tuaj. Kjo do iu nxisë të merrni edhe disa vendime të mëdha për të cilat keni kohë që ngurroni. Beqarët duhet të bëjnë disa ndryshime në pamjen e jashtme nëse duan të jenë sa më të paraqitshëm dhe të tërheqin vëmendjen. Urani do ndikojë negativisht tek të ardhurat. Situata disave mund t’iu përkeqësohet tej mase.

Peshqit

9Lidhja juaj do vazhdojë të mbetet e njëjtë gjatë kësaj dite. Nuk do keni as probleme më të mëdha, por gjithashtu nuk do jetë aq e qetë sa ju do dëshironit. Beqarët do e lënë veten më të lirë dhe do udhëhiqen nga emocionet. Priten surpriza. Financat fatmirësisht do jenë në një gjendje më të mirë se më parë. Do mund t’ia bëni më tepër qejfin vetes me ndonjë shpenzim më shumë.

Amber tallet me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë, planet e karrierës, marrëdhëniet me ish-banorët por dhe planet për të krijuar një familje…

Teksa në monitor janë shfaqur disa prej fotove të ish-banorëve, Amber ka komentuar raportet dhe mendimin që ka ajo për ta. Kur u ndal tek fotoja e Gjestit, me të cilin ka pasur disa konflikte brenda shtëpisë, Amber u shpreh:

Amber: Kush është ky, Frederik Ndoci?

Ronaldo: Ky është Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti. Këngëtar dhe fitues njëkohësisht i “Big Brother VIP Albania 4”. Pse Frederik Ndoci?

Amber: Po ngaqë është këngëtar dhe e ngatërrova.

Ronaldo: Nuk besoj se e the për ofendim, se Frederik Ndoci është emër i madh i muzikës shqiptare.

Amber: Pse duhet ta them për ofendim? Frederiku hyn tek këngëtarët me zë brilant shqiptarë. Kështu që është kompliment, jo ofendim. Por e ngatërrova.

Ronaldo: Ngjan me Frederikun?

Amber: Pak, po (qesh).

Gjendet në makinën e bashkëshortit, telefoni i gruas së zhdukur prej një jave

Detaje të reja nga hetimet e zhdukjes së 48-vjeçares në Tropojë, e cila ka humbur kontaktet me familjen e saj, fëmijët dhe të afërm që prej datës 22 korrik.

Kanë qenë njerëzit e 48-vjeçares nga Tropoja që ka bërë denoncimin në polici që nëna e tyre ka humbur. Menjëherë Policia e Kukesit nisi hetimet dhe mori në pyetje fëmijët e 48-vjeçares dhe të afërm të saj. Pas hetimeve polica e Kukësit më datë korrik arrestoi bashkëshortin e 48-vjeçares, shtetasin Imer Shpata, 58 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçarja dyshohet se është larguar si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti. Në banesë 58-vjeçarit iu gjetën edhe dy armë zjarri, që u sekuestruan nga Policia. 58-vjeçari është me precedent të mëparshëm të dhunës në familje pasi një vit më parë ka bërë 8 muaj burg për dhunimin e bashkëshortes.

Gjatë marrjes në pyetje 58-vjeçari ka deklaruar se nuk e di ku mund te jetë bashkëshortja e tij dhe se e ka lënë këtë të fundit në banesë.

Ditën e marte ne darke më datë 22 korrik rezulton se 48-vjeçarja ka qenë në banesë bashkë me 58-vjeçarin pasi rreth orës 22:00 fëmijët kanë folur në telefon me nënën e tyre. Pastaj duke u gdhirë data 23 korrik 58-vjeçari Imer Shpata është nisur me makinë dhe ka ikur në Durrës tek e motra.

Prova e fortë që ka gjetur policia në makinën e 58-vjeçarit është telefoni celular i bashkëshortes së tij. Kur është pyetur nga hetuesit 58-vjeçari ka deklaruar se nuk e di kush ia ka futur telefonin celular të gruas në makinë.

Policia e Kukësit po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes dhe ka sekuestruar dhe po këqyr kamerat e sigurisë të itinerarit të rrugës që ka ndjekur 58-vjeçari nga Tropoja në Durrës, pasi policia ka dyshime të forta se bashkëshorti ka lidhje me zhdukjen e 48-vjeçares.

TË GJITHA E TRADHTUAN AJOLËN! Tenderi i Fierit dhe Dëshmia: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt e shpejt se isha me leje lindjeje

Të gjithë punonjëset e zyrës së Ajola Xoxes kanë tradhtuar këtë të fundit, kur janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, duke treguar se veprimet që kanë kryer përmes faturave, kanë qenë të shtyra dhe ndikuara nga Ajola Xoxa.

Thëniet e punonjëseve që dikur shërbenin pranë zyrave të Ajola Xoxës, si Ines Dani, Adela Kondakçiu dhe Greta Domi, kanë kryqëzuar gruan e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e nxjerrë atë në një rrjet OJF-të, që kishin si synim kapjen e projekteve përmes fondeve publike.

Ajola Xoxa, përmes lidhjeve të saj me kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, arrin të fitojë një tender në bashkinë e Fierit me vlerë prej 24 mijë e 650 euro.

Kjo sasi parashw do jepej nga programi “IPA”, i bashkimit Ndërkufitar Itali-Shqipëri, Mali i Zi 2014-2020.

Projekti u fitua me letrat e Ines Danit, e cila ishte një punonjëse e zyrës së Ajola Xoxws dhe kishte hapur nipt si “Person Fizik”.

Dokumenti është firmosur edhe nga shtetasi Armando Subashi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Fier, i cili ka miratuar edhe procedurën.

Më datë 12 dhjetor 2019, është lidhur kontrata midis Bashkisë Fier, të përfaqësuar nga Armando Subashi, në cilësinë e kryetarit të Autoritetit Kontraktor, dhe “Ines Dani” si Person Fizik.

Në datën 2 qershor 2021, grupi i punës ka bërë relacion me titull: “Mbi dorëzimin e punës së ekspertizës së jashtme për propozimin ligji për projektin 3C4SME”.

Gjithashtu nga grupi i punës pasqyrohen dhe dorëzimi i punës së kryer në bazë të termave të referencës ku përcaktohen detyrat e përmbushura nga kontraktori Ines Dani dhe stafit të Bashkisë Fier.

Nga komunikimet e administruara ndërmjet Ines Dani dhe financieres Adela Kondakçiu, si dhe nga mesazhet me Ajola Xoxën, e cila kontrollonte faktikisht aktivitetin e Ines Dani si Person Fizik dhe Greta Domi si Person Fizik, rezulton se vetë Ines Dani nuk kishte asnjë dijeni mbi përmbajtjen e kontratës, aktivitetet e projektit apo faturat përkatëse.

Përkundrazi, ajo e konsideronte veten të painformuar dhe deklaronte se “…vetëm emrin ka aty…”, duke i lënë të gjitha vendimmarrjet për menaxhimin e shumave dhe përgatitjen e dokumentacionit, gruas së Erjon Veliaj, Ajola Xoxa.

Ines Dani, ka deklaruar se kontratën e kishte firmosur “…shpejt e shpejt…”, gjatë kohës që ishte me leje lindje dhe nuk mbante mënd detaje. Ajo ka sqaruar se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim për projektin, nuk ka përgatitur asnjë raport dhe nuk ka ndjekur zbatimin e kontratës.

Nga ana tjetër, Greta Domi, e cila është e regjistruar si person fizik me të njëjtin objekt veprimtarie si Ines Dani, ka deklaruar se ka kryer fatura për llogari të “Partners Law” (firma e Ajola Xoxës) dhe është udhëzuar prej saj për çdo veprim financiar.

Ajo ka pranuar se marrëdhënia me Ajola Xoxën ishte e ngushtë dhe se për shumë transaksione nuk kishte dijeni për burimin ose destinacionin final të shumave.

Greta Domi, ka shtuar se ajo vetëm faturonte dhe firmoste sipas kërkesës së Ajola Xoxës, pa ushtruar ndonjë rol real në aktivitetin për të cilin përfitoheshin fondet.

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për ecurinë e detajuar të projektit pas nënshkrimit të kontratës dhe se procedurat e tenderit dhe përzgjedhjes i janë deleguar plotësisht grupit të ngritur me urdhrin përkatës.

Ai ka thënë se nënshkrimi i kontratës me Ines Danin është bërë bazuar në rekomandimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe në dokumentacionin që i është paraqitur zyrtarisht.

Ndërkohë dy punonjëset e bashkisë Fier, Erinda Jovani dhe Sibora Kadriu, gjatë marrjes në pyetje në SPAK, kanë deklaruar se nuk kanë qenë të përfshira aktivisht në procedurat e shpalljes së thirrjes apo vlerësimit të ofertave, pasi dokumentet i kanë gjetur të përgatitura dhe të paraqitura në zyrë pa kaluar nga protokolli i bashkisë.

Ato kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për mënyrën e përzgjedhjes së fituesit dhe nuk kanë pasur kontakte me subjektet konkurruese.

Shtetasja Romina Tafaj, e thirrur për të dhënë shpjegime në kuadër të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, deklaroi ndër të tjera se se është themeluese dhe drejtuese ekzekutive e një organizate jofitimprurëse të quajtur “Gjenerata e Re”, e krijuar në vitin 2015, e cila angazhohet në organizimin e aktiviteteve kulturore, sportive, sociale dhe të tjera me natyrë komunitare.

Kina u ofron prindërve 1,500 dollarë për çdo foshnje për të rritur numrin e lindjeve

Qeveria kineze ka nisur një program të ri subvencionesh për prindërit, duke ofruar deri në 1500 dollarë në vit për secilin fëmijë nën moshën tre vjeç. Kjo është përpjekja e parë kombëtare për të frenuar rënien e vazhdueshme të lindjeve, një problem demografik shqetësues që kërcënon të destabilizojë ekonominë dhe strukturën shoqërore të vendit.

Sipas mediave shtetërore kineze, skema synon të ndihmojë rreth 20 milionë familje, duke ulur kostot e larta relative të rritjes së fëmijëve, të cilat janë ndër më të lartat në botë.

Megjithëse Kina hoqi politikën e një fëmije para pothuajse një dekade, shkalla e lindjeve ka vazhduar të bjerë, duke sjellë një krizë demografike të thellë, me plakjen e popullsisë dhe tkurrjen e fuqisë punëtore si pasojë.

Në vitin 2024, Kina regjistroi një rritje të lehtë të lindjeve, me 9.54 milionë foshnje, por kjo nuk ka ndaluar tkurrjen e përgjithshme të popullsisë për të tretin vit radhazi, që aktualisht numëron rreth 1.4 miliardë banorë.

Plakja e popullsisë paraqet sfida të mëdha për Pekinin, sidomos për rritjen ekonomike afatgjatë dhe qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve, duke e bërë nismën e re një hap të domosdoshëm për të ndryshuar trendin demografik.

Tragjedi në det/ Mbytet trageti me mbi 100 persona, 13 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur pas përmbysjes së një trageti me rreth 100 pasagjerë në shtetin Niger, në pjesën veri-qendrore të Nigerisë. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, ndërsa shumica e pasagjerëve ishin nisur drejt një tregu lokal.

Sipas autoriteteve, 26 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, janë shpëtuar. Ndër të mbijetuarit është edhe kapiteni i tragetit, i cili nuk ishte në gjendje të konfirmonte numrin e saktë të pasagjerëve.

Zyrtarët dyshojnë se mbingarkesa ishte shkaku kryesor i aksidentit, pasi trageti ishte prej druri dhe nuk ishte i pajisur për një ngarkesë kaq të madhe. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, kërkimet për të zhdukurit vijojnë.

“S’dihet nëse do jetojë apo jo”, avokati për policin: Është braktisur nga të gjithë

Avokati Kujtim Cakrani tha në media se dhuna e ushtruar nga policit Ardian Isufi në Vlorë është goditje ndaj policisë së shtetit.

Cakrani tregoi se polici është dëmtar shumë rëndë dhe në rrezik për jetën ndërsa theksoi se asnjë zyrtar policie nuk ka shkuar ta shohë apo ta pyes se çfarë ka ndodhur.

“Është në reanimacion polici i policisë së shtetit dhe nuk ka shkuar sot asnjë zyrtar i policisë ta pyesë, ta kontrollojë çfarë ja ka ndodhur. E kuptoni në çfarë shteti terrorist jetojmë. Po pamjet kur i dhanë dorën njëri-tjetri dhe i kërkuar falje babait për fëmijën pse nuk dalin, janë ulur kanë pirë kafe gjysmë ore. Po fshihet një krim që është bërë ndaj një oficeri policie. Ai nuk dihet do ketë jetë apo nuk do ketë, është dëmtuar shumë rëndë dhe nuk e ka vizituar askush… se ato pamje që kanë hedhur aty që po goditet ai fëmija, është braktisur polici i shteti ka 20 e ca vite në polici”, tha Cakrani

Vëllai i policit që dhunoi kamerierin në Vlorë i shkruan Berishës: I riu e ofendoi, klienti e qëlloi me pëllëmbë pasi u fye

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ndarë mesazhin që i ka ardhur nga Flamur Isufi, vëllai i oficerit Ardian Isufi që u përfshi në konflikt me një kamerier në Vlorë.Isufi pretendon se vëllai i tij nuk ka qëlluar, por ka ndërhyrë për të shuar konfliktin pasi i riu ka fyer klientin.

“Edhe një herë për keqtrajtimin e kamarierit në Vlorë! Kam dënuar dhe dënoj me forcën më të madhe goditjen e 17-vjeçarit për një shishe uji në lokal! Por vëllai i oficerit të policisë që u akuzua për goditjen e kamarierit mohon në mënyrë kategorike se oficeri ka goditur vetë kamarierin, ndërkohë që një grup prej disa vetësh kanë goditur dhe plagosur rëndë oficerin, i cili ndodhet në reanimacion. Avokati i oficerit insiston se ky i fundit nuk e ka goditur 17-vjeçarin! Për transparencë, po publikoj këtu mesazhet që ka dërguar në telefonin tim Flamur Isufi, vëllai i oficerit! Uroj që jashtë çdo subjektivizmi, kjo ngjarje të zbardhet plotësisht”-shkruan Berisha

”Unë që po të shkruaj quhem Flamur Isufi. Unë jam vëllai i oficerit të policisë Ardian Isufi.
Ngjarja nuk është si jua kanë thënë. Vëllai im nuk e ka goditur kamarierin, përkundrazi, për të shmangur konfliktin në tavolinë, për shkak të sjelljes provokuese të kamarierit, që qe e paramenduar nga pronari i lokalit për shkak të detyrës që ka mbajtur në policinë e Vlorës, është ngritur nga tavolina dhe e ka këshilluar të jetë i sjellshëm me klientët. Kamarieri ka vazhduar debatin me personin tjetër, duke e ofenduar. Personi i ndodhur përballë fyerjeve godet me pëllëmë kamarierin. I ndodhur përballë këtij fakti, vëllai im është futur në mes dhe i ka ndarë, duke hequr personin që kishte në tavolinë. Në asnjë moment vëllai im, siç e shikoni dhe në video, nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm që të cenonte kamarierin”-thuhet ndër të tjera në mesazhin e shkruar nga vëllai i oficerit, i cili po ashtu shton se ky i fundit është në reanimacion me shpatull të thyer, me fraktura në trup, në kokë dhe fytyrë.

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.9 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.8 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.8 lekë dhe do shitet me 112.3 lekë.

Gruaja e zhdukur prej një jave, policia asnjë gjurmë për gjetjen e 48-vjeçares! Dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti

Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur prej datës 22 korrik, duke vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tropojës.

Policia po heton prej të paktën katër ditësh kur u bë edhe denoncimi për shkak të largimit të saj si pasojë dhunës nga bashkëshorti.

Për këtë qëllim më 26 korrik Policia e Kukësit njoftoi se u arrestua 58-vjeçari Imer Shpata, derisa ngjarja të zbardhet plotësisht.

Gruaja, u raportua e larguar nga banesa dhe që prej asaj dite nuk është parë më.

Burime policore bëjnë të ditur se dyshohet se largimi i saj ka ardhur si pasojë e dhunës në familje nga bashkëshorti, ndërsa në hetime nuk përjashtohet as pista e një krimi. Në terren, kërkimet vijojnë pa ndërprerje.