Mes luftës në Iran dhe konflikteve të tjera ndërkombëtare, Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon të përditësojë këshillat e udhëtimit për qytetarët amerikanë.
Çdo vend në botë ka një renditje brenda Departamentit të Shtetit, duke filluar nga Niveli 1 relativisht i mirë deri në Nivelin 4 të cilësuar si i rrezikshëm.
Në nivelin 4 përfshihen vende të si Irani, Koreja e Veriut, Iraku, Libàni, Rusia, Bjellorusia, Afganistani. Në nivelin e 3 janë vende si Izraeli, Bahreini, Qiproja, Kuvajti, Omani, Arabia Saudite, Katari.
Ndërkohë Shqipëria është në nivelin 2, ku amerikanët këshillohen të ushtrojnë kujdes të shtuar. Bashkë me vendin tonë në këtë nivel janë edhe vende si Serbia, Bosnja, Kosova, Turqia. Ndërsa në nivelin e parë janë vende si Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia, Rumania.
Vendet si Arabia Saudite, Omani, Kuvajti dhe Bahreini kanë kaluar nga këshillat e Nivelit 2 në Nivelin 3, ose nga rekomandimi “Ushtroni kujdes të shtuar” në “Rishikoni udhëtimin”. Irani është konsideruar si destinacion i Nivelit 4 “Mos udhëtoni”.
Shpesh dëgjojmë zhu rma të ndryshme nga komshinjtë që na bezdisin, por ka disa qëe e tejkalojnë limit, madje duke bërë zhurma aspak të hijshme.
Një grua ka ndarë në rrjete sociale një letër që fqinji i saj i zemëruar i ka dërguar, nëpërmjet së cilës i kërkon “të ndalojë së ulërituri si një derr”
kur bën s.eks.v“A mundet të ndaloni së bërtituri si një derr kur kryeni marrëdhënie seksu.ale?
Jemi të gjithë të lodhùr nga kjo!!! Fqinjët.”“Unë personalisht mendova se tingëlloja si gruaja në reklamën e shampos
së flokëve ‘herbal essence’, por mesa duket nuk qenka kështu”, ka bërë ironi me veten e reja.
Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në Korçë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se janë katër persona të lënduar, mes tyre edhe Renaldo Xhixho, pronar i servisit të makinave.
Tre personat e tjerë kanë dëmtime njëri në shpatull dhe krah, tjetri me plagë në fytyrë dhe ndërsa i katërti është lënduar më pak.
Shkaku i sherrit mund të lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punës së bërë nga Xhixho, por mbetet për tu zbardhur pas deklaratave të personave të përfshirë në ngjarje.
Noelia Castillo, 25-vjeçarja nga Barcelòna, vdiq të enjten në qendrën e asistencës Sant Pere de Ribes pas një procedure eutanazie, pas vendimit të gjykatave që rrëzuan përpjekjet e babait të saj për ta ndaluar.
Një video e publikuar nga media spanjolle OK Diario tregon momentin kur shoqja e saj më e ngushtë, Carla Gutierrez, qan dhe i lutet dy policëve të lejohet të takohet me Noelian për herë të fundit:
“Dua ta takoj” dëgjohet të thotë Gutierrez.
“Kur e transferuan në një shkollë tjetër, humbëm kontaktin, nuk dija asgjë për të, ju lutem”.
Megjithatë, policët refuzuan kërkesën, duke thënë se kjo nuk ishte brenda juridiksionit të tyre dhe duke i kujtuar shoqes se duhet të respektohej dëshira e Noelias.
Në një intervistë për OK Diario, Gutierrez tregoi se ato kishin ndjekur të njëjtën shkollë të mesme, por humbën kontaktin kur Castillo u zhvendos në një qendër tjetër, shkruan VoxNews.
“Doja ta shihja për të parë nëse do ndryshonte mendim, ose të paktën t’i thoja lamtumirë,” tha shoqja e saj, duke shtuar se kishte sjellë edhe vajzën e saj, e cila gjithashtu përdor karrigen me rrota.
Gutierrez tha gjithashtu se i kishte shkruar një letër Noelias, duke shpresuar që ajo ta lexonte para procedurës së eutanazisë:
“Doja të shihja nëse mund të hyja, edhe vetëm unë, për të parë nëse mund ta bindja të ndryshonte mendim,” shtoi ajo.
Procedura e eutanazisë filloi rreth orës 18:30 lokale. Para se të ekzekutohej, Noelia kishte kërkuar nga familja e saj të kalonte më shumë kohë me të, por ajo mbeti vetëm me mjekun që i dha tre injeksione rreth orës 17:30. Ajo vdiq rreth 20 minuta pas injeksionit të parë, sipas dëshirës së saj.
Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe në Spanjë, jo vetëm për moshën e saj të re, por edhe për betejën publike që familja e saj zhvilloi për të ndaluar eutanazinë dhe për rrethanat që e shtynë të kërkonte këtë procedurë.
Noelia kishte mbetur paraplegjike pas një përpjekjeje për vetëvrasje në 2022, pas një sulmi seksual nga tre të panjohur në një klub nate. Përpara kësaj, ajo kishte tentuar vetëvrasjen përmes mbidozës së drogës.
Noelia vuante gjithashtu nga çrregullime të personalitetit dhe çrregullime obsesive-kompulsive me paranojë dhe ide vetëvrasëse, gjë që shkaktonte ndryshime të rënda të humorit dhe paqëndrueshmëri.
Kërkesa e saj për eutanazi u miratua në korrik 2024 nga një trupë e pavarur në Katalonjë, e përbërë nga mjekë, avokatë dhe ekspertë bioetikë, të cilët e vlerësuan gjendjen e saj si serioze dhe të pakthyeshme, me vuajtje kronike dhe shkatërruese
Babai i saj, Geronimo Castillo, tentoi ta bllokonte euanazinë përmes gjykatave, duke argumentuar se vajza e tij nuk kishte kapacitet të lirë dhe të vetëdijshëm për të marrë një vendim të tillë. Ai tha gjithashtu se kishte tregues që ajo mund të kishte ndryshuar mendim dhe se gjendja e saj nuk përbënte një vuajtje të papërballueshme fizike ose psikologjike.
Megjithatë, vetë Noelia i tha televizionit spanjoll Antena 3 se:
“Ai nuk ka respektuar vendimin tim dhe as nuk do ta bëjë kurrë. Dua të shkoj tani dhe të ndaloj vuajtjen. Lumturia e një babai, një nëne apo një motre nuk mund të jetë më e rëndësishme se jeta e një vajze.”
Organizata katolike ultra-konservatore Christian Lawyers, që përfaqëson babain e saj, dënoi ngjarjen dhe theksoi se rasti tregon mangësi serioze në ligjin për eutanazinë, duke bërë thirrje për ndryshime urgjente që të mbrohen personat më të pambrojtur.
Ky rast ka ngjallur debat të madh mbi të drejtën e individëve për të zgjedhur fundin e jetës së tyre, rëndësinë e vullnetit të pacientëve dhe kufijtë e ligjit në trajtimin e personave me vuajtje të thella psikologjike.
Me hapa të ngadaltë, ndërsa ecën tek të 94-at, Tinka Kurti u shfaq dje në Kalanë e Prezës me miq e shumë të ftuar. Me buzëqeshjen që nuk iu nda në asnjë moment. Me tituj e kurora që i ka vendosur mbi kokë prej kohësh, me të madhin “Nderi i Kòmbit”, nga dje, ajo përkëdheli me duar çdo fotografi që rrëfen jetën e saj artistike, e eci mbi kalldrëmet e rregulluara të atij që nga dita e djeshme do të quhet “Shtegu Tinka Kurti”.
E pa një vlerësimin të tillë në gjallje dhe do ta marrë me vete përgjithmonë si kujtim jete, që kaloi me jo pak vuajtje personale, pavarësisht shkëlqimit në skenë dhe sadisfaksionit që ka marrë nga publiku.
Nën kujdesin e madh të Albanian Excellence të drejtuar nga Flora Nikolla, dhe shtëpisë së të moshuarve ku Tinka Kurti është duke qëndruar, Bashkia e Vorës organizoi dje ceremoninë e përurimit në ambientet historike të Kalasë së Prezës, të shtegut “Tinka Kurti”.
Tinka Kurti mes miqsh dhe kolegesh
Për të festuar me artisten e madhe kishin ardhur miq të shumtë. Zyliha Miloti e Rita Gjeka nga Shkodra, Zamira Kita që moderoi dhe aktivitetin nga Korça, politikanët Namik Dokle por edhe Neritan Ceka, e madhja Marjeta Larja, Flora Nikolla, Silvana Braçe, Irena Toçi e shumë gra të shquara në jetën intelektuale shqiptare.
Mes fjalëve të falenderimit për bashkinë e Vorës dhe këshillin bashkiak të qytetit për vendimin, me urimet e pafundme të miqve të shumtë që kishin ardhur në ceremoni, Tinka Kurti u shfaq e lumtur.
“Ju më bëtë të lumtur, ju faleminderit shumë. Më keni dhënë gjithcka të mirë, përkujdesjen, dashurinë dhe gjithë mirësitë. Faleminderit të gjithëve”, tha Tinka Kurti mes emocionesh.
Të paçim sa më gjatë mes nesh e madhja Tinka Kurti.
Për herë të parë në “Goca dhe Gra” deputetja e PS-së, Sara Mila ka folur për familjen e saj, teksa nuk mungoi dedikimi romantik për partnerin.
Gjatë intervistës për herë të parë është shfaqur një fotografi familjare, ku deputetja Sara Mila është shprehur që bashkëshorti i saj e ka shtyrë që ajo të aplikojë për deputete në Qarkun e Elbasanit.
“Vajza ime 3 vjeçe dhe bashkëshorti im, unë s’e di a ka shembull më të bukur dhe dëshmi më të fòrtë dashurie që të lejosh vajzat në Shqipëri që të bëjnë një punë politike edhe ai më ka shtyrë të aplikoj edhe më ka thënë që e bëj më mirë se askush, ai është mbështetësi im më i madh dhe e falënderoj shumë”, tha deputetja.
Moderatoret e emisionit i kanë kërkuar deputetes që të bëjë një dedikim romantik për bashkëshortit ku ajo është shprehur:
“E di që po na shikon, ai s’e do jetën publike edhe është bërë pishman edhe për atë foto. Nuk do ta nisja me të dua por për një kërkesë falje se ky ka qenë viti i 11 dhe këtë vit ne nuk jemi parë shumë këto kohë edhe i them më fal edhe të dua”, tha Sara Mila.
Rikthimi i Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka sjellë menjëherë dinamika të reja dhe reagime të shumta nga banorët. Hyrja e tij u bë në kuadër të një loje të veçantë, ku banorët duhej të qëndronin të qetë dhe të mos reagonin ndaj situatave të papritura.
Gimbo u fut në shtëpi duke testuar durimin dhe vetëkontrollin e konkurrentëve, ndërsa pritej të shihej se kush do ta përballonte më mirë këtë sfidë. Për disa momente, loja dukej se po shkonte sipas rregullave të vendosura nga produksioni.
Megjithatë, ishte Selìni ajo që vendosi ta thyejë këtë rregull të heshtur.
Ajo nuk arriti të përmbahej dhe iu afrua Gimbos duke e përqafuar, duke prishur kështu lojën e mosreagimit që ishte vendosur për banorët.
Ky veprim pritet t’i kushtojë Selinit, pasi rregullat e lojës janë të qarta dhe çdo shkelje mund të ketë pasoja.
Edhe pse kontrata i përfundon në korrik, epoka e Sylvinhos në stolin e Shqipërisë duket se u mbyll mbrëmë në stadiumin e Varshavës.
Humbja minimale 2–1 kundër Polonisë nuk dogji vetëm ëndrrën e Shqipërisë për Botërorin e 2026, por shënoi edhe finishin e rrugëtimit të tij në stolin kuqezi.
Braziliani e mori drejtimin e kombëtares në fillim të vitit 2023. Kontrata i përfundonte në dhjetor të 2025, por Federata Shqiptare e Futbollit ia zgjati me 6 muaj, pasi siguroi kuaIifikimin në ndeshjet e Play Off-it për Botërorin e 2026, me synimin e vetëm suksesin në ndeshjet e mbetura.
Mirëpo, pas dështimit të djeshëm përballë Polonisë, një zgjatje tjetër e kontratës duket e pamundur. Tani largimi është vetëm çështje kohe.
Sylvinho do të jetë në stol edhe për sfidën e radhës, atë kundër Ukrainës, që do të luhet këtë të martë, më 31 mars, një ndeshje kjo që nuk do të ketë ndikim për fatin e trajnerit.
Zyrtarisht, rrugëtimi i tij do të përfundojë në korrik, ndërsa në qershor Kombëtarja ka të planifikuara edhe dy ndeshje miqësore.
Këto do të jenë edhe momentet e fundit të brazilianit nën drejtimin e kuqezinjve, siç e la të kuptohet edhe ai vetë në konferencën për shtyp në Varshavë. Vetëm atëherë Federata do të mund të shohë për projektin e ri të kuqezinjve me një trajner që do të nisë përgatitjet për eliminatoret e Europianit të vitit 2028.
Pavarësisht fundit të hidhur në këto kualifikuese, periudha e Sylvinhos do të mbahet mend për rritjen e imazhit të skuadrës dhe kualifikimin për herë të dytë në Kampionatin Europian në Gjermani në 2024. Por objektivi i madh i Kupës së Botës mbetet ende një mision i paplotësuar dhe duket se do të jetë edhe sfida kryesore e pasardhësit të tij.
Ministrja Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat bëri me dije se lufta në Lindjen e Mesme ka filluar të japë efektet e para edhe në çmimet e shportës ushqimore në vend, duke reflektuar rritje të ndjeshme në disa produkte bazë.
Sipas ministres, qeveria nuk ka mundësi të ndërhyjë drejtpërdrejt në përcaktimin e çmimeve, pasi ato vàren nga kërkesa dhe oferta, por do të ndërmarrë kontrolle për të shmangur spekulimet.
“Unë nuk thashë ne do ndërhyjmë në çmime. E shpjegova dhe pse nuk aplikojmë dot të njëjtin mekanizëm sepse është e pamundur që ne të ndërhyjmë në çmime”, tha Delina Ibrahimaj.
Pjesë nga fjala e ministres:
Unë nuk thashë ne do ndërhyjmë në çmime. E shpjegova dhe pse nuk aplikojmë dot të njëjtin mekanizëm sepse është e pamundur që ne të ndërhyjmë në çmime.
Unë thashë që ne jemi duke i monitoruar me bazë ditore dhe do dalim për të verifikuar që këto çmime nuk janë abuzive dhe ajo që thashë është se në rast se do të kemi një ndikim të vazhdueshëm në çmimet e konsumit atëherë ne do suportojmë shtresa që nuk e përballojnë rritjen e çmimit, as për një periudhë të përkohshme pasi siç dihet luftërat fillojnë dhe mbarojnë.
Dhe fokusi ynë është te pensionistët.
Asnjëherë nuk e kam thënë që do të ndërhyjmë te çmimet, sepse e kemi të pamundur qoftë nga ekonomia që kemi ngritur ku çmimet përcaktohen nga kërkesa dhe oferta, ndryshe janë karburantet dhe ndryshe tregu i ushqimeve.
Ai komentoi dhe reagimin e Selin, e cila iu drejtua me fjalët “tenxherja kapakun”
Landi Hysi ka folur sot në “Breaking” pasi ditën e djeshme hyri në shtëpinë e “Big Brother Vip” gjatë sfidës së mosreagimeve.
Ai ka shpjeguar se mesazhi që i tha Mirit, teksa mes fjalëve thuhej dhe “çfarë tersi kam që të kam komshie”, Landi u shpreh se ishte për këdo nga banorët që miri ka pranë në atë shtëpi. Ai kòmentoi dhe reagimin e Selin, e cila iu drejtua me fjalët “tenxherja kapakun”, duke thënë se nuk ka më mirë se sa të jesh kapaku për tenxheren e mirit.
“Mesazhi ishte për të gjithë ata që janë afër Mirit. Ndërsa sa për Selin, nuk ka gjë më të mirë se të jesh kapak dhe tenxherja për Mirin. Brenda tenxheres ka një publik që zien duke mbështetur Mirin. Ne të dy jemi tenxhere e kapak me presion që vlojmë. Kur iku Dr Flori isha i mërzitur dhe i thashë Mirit që ta linim fare dhe mos këndonim më, por ka qenë Miri ai që ka ardhur disa herë nga Gjermania për të më bindur që ta vazhdojmë këtë gjë. Pra nuk e di në jam unë shpirti i grupit apo Miri.
Në shtëpi kam bërë prova se si ti qasesha Mirit por ishte e pamundur. U emocionova kur e pashë, kisha zërin që më dridhej dhe gjërat nuk shkuan si duhej por të paktën i thashë mesazhet që doja. Të gjithë banorët më shihnin. Unë doja ta përqafoja Mirin por hoqa dorë që mos i shkaktoja një ngarkesë.”– tha Landi.