“Ηαjde të b.ëjmë … ks me b.υrrίn tim”, ρarukierja nga Divjaka t merrοn υaj zën në Instαgram..!!

Faqja në Instagram ‘Demaskimet Shqiptare’ ka publikuar disa mesazhe ku tregohet biseda e një femre e quajtur Lina Dauti nga Divjaka që punon si par.ukiere.

Kjo e fundit i kërkon një vajze, të cilën e ka gjetur rastësisht në ins.tagram, për të bërë se. ks tresh me burrin e saj.

Biseda shkon edhe më tej, ku gruaja e cila i kërkon vajzës se.ks tr esh me burrin e saj i vërteton me video se si kjo e fundit e ka bërë me burra të tjerë.

Ajo i thoshte që duke e parë që ishte vajzë e hapur i bëri këtë pro.pozim, pasi shkëm.bimin e çif.teve kishte kohë që e bënte.

Tragjedia e Noelia Castillo/ 25-vjeçarja që u ρëd hυnua në grυρ dhe më pas u paralizua zgjedh eυtanazinë: Dua t’i jap fund jetës me dinjitet

Një histori e rëndë dhe tronditëse vjen nga Spanja, ku 25-vjeçarja Noelia Castillo ka vendosur t’i nënshtrohet eutanazisë këtë të enjte, duke i dhënë fund jetës së saj me një injeksion vdekjeprurës në qendrën e rehabilitimit ku jeton.

E reja mbeti paraplegjike pas një tentative vetëvrasjeje në vitin 2022, e cila erdhi si pasojë e një përdhunimi në grup që kishte përjetuar po atë vit. Pas ngjarjes, ajo u hodh nga kati i pestë i ndërtesës ku qëndronte, duke pësuar dëmtime të rënda që e lanë të paralizuar.

Noelia vjen nga një familje jofunksionale dhe pjesën më të madhe të fëmijërisë e kaloi në familje kùjdestare, pasi prindërit e saj kishin probleme me varësitë. Në vitin 2022, ndërsa jetonte në një qendër shtetërore për gra vulnerabël, ajo u bë viktimë e përdhunimit në grup. Më 4 tetor të po atij viti, pas përdorimit të kokainës, ajo ndërmori aktin ekstrem që ndryshoi përgjithmonë jetën e saj.

Që nga ajo kohë, 25-vjeçarja ka jetuar me dhimbje të vazhdueshme dhe për këtë arsye kërkoi të ushtrojë të drejtën për eutanazi, e cila është e ligjshme në Spanjë që nga viti 2021. Në korrik 2024, një komitet ekspertësh në Katalonjë miratoi kërkesën e saj dhe caktoi procedurën për 2 gusht, por vendimi u pezullua pas apelimit nga babai i saj.

Megjithatë, Noelia iu drejtua më pas Gjykata Kushtetuese Spanjolle dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Në mars 2025 ajo deklaroi para gjykatës: “Dua t’i jap fund jetës sime me dinjitet”. Vendimi i dhënë në shkurt 2026 nga Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë, duke theksuar se nuk kishte shkelje të të drejtave të saj themelore dhe se ajo mund të vazhdonte me vetëvrasjen e asistuar.

Vetëm 24 orë para procedurës, Noelia dha një intervistë për emisionin Ahora Sonsoles në Antena 3, ku foli hapur për vendimin e saj.

“Dua të vdes e bukur. Do të vesh fustanin tim më të bukur dhe do të rregulloj flokët. Do të jetë diçka e thjeshtë”, u shpreh ajo, duke shtuar se dëshironte të ishte vetëm në momentin e fundit, edhe pse kishte ftuar familjarët për t’i dhënë lamtumirën.

Ajo përshkroi dhimbjet fizike dhe emocionale që ka përjetuar prej vitesh: “Dua të iki tani dhe të ndaloj së vuajturi. Nuk kam dëshirë të bëj asgjë… gjumi është shumë i vështirë dhe kam dhimbje të forta në shpinë dhe këmbë”.

Në rrëfimin e saj, Noelia foli edhe për marrëdhëniet e vështira me familjen, veçanërisht me të atin, duke theksuar se ai nuk e ka respektuar vendimin e saj dhe se komunikimi mes tyre është thuajse i ndërprerë.

Ndërkohë, edhe pse nëna e saj kishte kërkuar të ishte pranë në momentin e fundit, 25-vjeçarja e refuzoi këtë kërkesë, duke preferuar që të ndahej nga jeta në vetmi dhe në mënyrën që ajo e kishte zgjedhur vetë.

Nëna e dy fëmίjëve nga Korça: Jam shumë krenαre që kam tr@d.hëtuσr b υrrin

Unë që po ju shkruaj jam një nënë me dy fëmijë nga një zonë afër Korçës. Jam martuar para tetë vjetësh me një djalë

që jetonte vetëm 40 minuta larg nga zona ku jetoja unë me familjen time. Për këtë djalin ndërhyri xhaxhai im.

Pretendenti, që më pas u bë burri im, jetonte prej disa vitesh në Greqi, bashkë me vëllain e tij.

Prindërit e mi jetonin në Itali dhe unë jetoja bàshkë me gjyshen, por kur u fejova, ata erdhën e ndenjën disa muaj derisa u martova unë, pastaj ikën përsëri te vëllai im sepse jetonin me atë.

Gjatë kohës që isha e fejuar, i fejuari im vinte shpesh nga Greqia dhe më trajtonte mirë, por unë nuk isha shumë e entuziazmuar prej kësaj fejese,

e kisha marrë më tepër si diçka që duhej ta bëja sa për sy e faqe, sepse më kishte kaluar koha për t’u martuar.

Të paktën kështu e mendonin prindërit dhe fisi im, sepse unë as që e kisha ndërmend të martohesha.

Djali ishte simpatik e tërheqës dhe kjo gjë më pëlqente, edhe pse në mendjen time nuk ishte e rëndësishme që ai të ishte patjetër i bukur, por ime më,

më thoshte gjithmonë që burri duhet të ketë patjetër autoritet dhe të jetë i pashëm, që të ketë lezet kur të hyjë në derë… 

Greqia merr vendimin e madh, përfitojnë mijëra shqiptarë shumë euro

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi rritjen e pagës minimale mujore në 920 euro, një rritje prej 40 eurosh nga viti i kaluar, që përkthehet në një përfitim vjetor afërsisht gjysmën e një page

Kjo është rritja e gjashtë me radhë që nga viti 2022, me një përparim të akumuluar prej +41.5% që nga viti 2019. Përveç pagës minimale, rrìtja përfshin edhe skemat e trevjeçareve, nivelet e pagave në sektorin publik dhe disa përfitime shtesë.

Mitsotakis theksoi se në këtë periudhë komplekse, stabiliteti dhe uniteti i brendshëm janë çelësi për fuqinë kombëtare dhe ndikimin përtej kufijve.

“Fuqia për të dalluar të rëndësishmet nga të parëndësishmet në një botë që ndryshon, është ajo që duhet të udhëheqë vendin tonë”, tha kryeministri grek.

Rritja do të hyjë në fuqi më 1 prill, ndërsa mbetet objektivi për një pagë minimale prej 950 euro deri në vitin 2027.

Sipas autoriteteve, përfitimi i punonjësve nën 30 vjeç është edhe më i madh për shkak të përfitimeve fiskale dhe përjashtimeve nga taksat, ndërsa rritja e pagës minimale ka ndikim edhe në përfitime të tjera sociale dhe nivele pagash në sektorin publik dhe privat.

Nga kjo rritje do të përfitojnë edhe të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Panorama

“S’e kisha dit që me ty do flija”, hyrja e Landit në shtëpi, reagon Selin

Sfida e “Mosreagimit” në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka sjellë sot një nga momentet më të veçanta të sezonit, me hyrjen e papritur të Landi Hysit, anëtar i grupit të njohur muzikor “West Side Family” dhe mik i ngushtë i Mirin.

Kjo vizitë u organizua si pjesë e sfidës, ku banorët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të mos reagojnë ndaj çdo situate që ndodh përreth tyre.

Sapo hyri, Landi shkoi direkt tek Miri për t’i dhënë mbështetje dhe kurajo, duke i dhënë një mesazh të qartë: “Mos hiq dorë, dy duar janë vetëm për një kokë, jepi fort!”

Ai gjithashtu e këshilloi Mirin që të mos i pëlqejë asgjë tek asnjë vàjzë brenda shtëpisë, duke e mbajtur fokusin te qëndrimi dhe strategjia e tij në lojë.

Por vizita e Landit nuk u limitua vetëm tek Miri. Ai u kthye edhe tek Selin me një shaka të drejtpërdrejtë: “S’e kisha dit që me ty do flija, ça tersi kam që të kam komshie,” duke shkaktuar të qeshura mes banorëve. Selin nuk ia la mangët dhe u përgjigj me një shprehje: “Oh Zot, tenxherja gjeti kapakun!”

Se si do të vazhdojë të jetë marrëdhënia mes Mirit dhe Selin, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim…

“O Teze erdhëm…”, Genardi dhe Sonida përfundojnë sërish në Psikiatri!

Genard dhe Sonida Hajdini (vëlla e motër), të njohur ndryshe si dy personazhet më viralë në rrjete sociale, janë shtruar sërish në spitalin e Psikiatrisë.

Lajmin e ka dhënë vetë Genardi me anë të një video nga Spitali i Psikiatrisë.

Genardi në video Iajmëron familjarët e tij dhe u thotë se është shtruar së bashku me Sonidën.

“Teze Meze, shiko ku jam te psikiatria, na futën prapë edhe mua edhe Sonidën. Futën Sonidën më tepër të kuronin atë, por edhe më këtë rast më thanë të kujtojmë edhe ty. Çfarë halli kam unë, unë jam më rregull vetëm se i mëshoj ‘Instagramit’”, shprehet Genardi.

Kujtojmë se shtrimi i tyre në spital ka ardhur pas publikimit të disa pamjeve intime të Sonidës, të cilat Genardi i publikoi në rrjete sociale duke shkaktuar reagime të forta dhe duke ngritur shqetësime serioze për gjendjen e tyre.

Shqiptarët “braktisin” tregun vendas, nafta blihet masivisht në Mal të Zi teksa po iu ikin të paktën 1 mln €

Radhët e makinave janë shtuar në zonën e Tuzit, pranë kufirit me Shqipëri, ku shumë qytetarë po kalojnë për t’u furnizuar me karburant më të lirë në Mali i Zi.

Arsyeja është diferenca e madhe e çmimit. Një litër naftë në Mal të Zi kushton rreth 1.57 euro, ndërsa në Shqipëri arrin në rreth 2.2 euro.

Kjo diferencë po i shtÿn jo vetëm banorët e zonave kufitare, por edhe qytetarë nga Shkodër që të udhëtojnë drejt Podgoricës për të mbushur makinën dhe për të bërë blerje të tjera.

Sipas tyre, përveç çmimeve më të ulëta, edhe produktet ushqimore janë më të lira dhe shpesh më cilësore.

Llogaritjet tregojnë se me të njëjtën shumë parash mund të blihet deri në 40% më shumë karburant në Mal të Zi sesa në Shqipëri. Kjo e bën të vlefshme edhe koston e rrugës deri në kufi.

Ky fenomen po sjell pasoja për ekonominë shqiptare. Një pjesë e mirë e konsumit po zhvendoset jashtë vendit, duke ulur shitjet brenda dhe duke ndikuar te të ardhurat nga taksat. Vlerësohet se rreth 15-25% e karburantit që konsumojnë shqiptarët blihet në vendet fqinje si Kosovë dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas përllogaritjeve, çdo ditë dalin rreth 1 milion euro nga Shqipëria për blerje karburanti jashtë, që në vit përkthehet në mbi 350 milionë euro. Një nga arsyet kryesore mbetet niveli i lartë i taksave, që përbëjnë më shumë se gjysmën e çmimit të naftës në vend.

Ekspertët vlerësojnë se nëse çmimet do të afroheshin me ato të rajonit, konsumi do të kthehej brenda vendit dhe do të rritej ndjeshëm, duke kompensuar pjesërisht edhe të ardhurat që mblidhen nga taksat./ monitor

Çfarë ndodhi?/ “Vëllai i madh” Iargon menjëherë Landin nga shtëpia

Vizita e Roland Hysi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për të surprizuar banorin Miri gjatë sfidës së mosreagimit, rezultoi shumë më e shkurtër nga sa ishte parashikuar fillimisht.

Ndryshe nga hyrjet e tjera në këtë sfidë, të cilat zakonisht zgjasin më shumë dhe zhvillohen pa ndërprerje, prezenca e tij u ndërpre papritur nga produksioni, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Sapo hyri në ambientet e shtëpisë, Landi u drejtua menjëherë drejt dhomës së gjumit, aty ku ndodhej Miri. Ai nuk humbi kohë dhe e nisi takimin me disa fjalë mbështetëse dhe inkurajuese, duke i dhënë një ngarkesë të fortë emocionale momentit.

Në mesazhin e tij, ai theksoi se Miri kishte arritur të fitonte shumë deri në atë pikë dhe se kishte ndezur një shpresë që, sipas tij, nuk do të shuhej lehtë.

Atmosfera u bë edhe më e ndjerë kur Landi vendosi t’i dedikonte disa vargje të kënduara, të cilat përçonin mesazhe pozitive, motivuese dhe plot ndjenjë.

Fjalët e tij u interpretuan si një përpjekje për t’i dhënë kurajë dhe për ta forcuar emocionalisht Mirin brenda lojës, duke e nxitur të vazhdojë përpara me besim dhe vendosmëri.

Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur në momentin kur ai përmendi në mënyrë të përsëritur emrin e Mirit.

Në atë çast, u dëgjua ndërhyrja e menjëhershme e Vëllait të Madh, i cili i kërkoi atij të largohej nga ambienti dhe të drejtohej në dhomën e rrëfimit.

Ky reagim i shpejtë i produksionit la të kuptohej se diçka nuk ishte në përputhje me rregullat e lojës.

Në përpjekje për të përmbyllur sa më shpejt mesazhin e tij, Landi arriti t’i përcillte Mirit disa fjalë të fundit, të cilat u dukën të mbushura me nënkuptime dhe sinjale të koduara.

Ai e inkurajoi të mos dorëzohej dhe të luftonte fort deri në fund, duke shtuar edhe disa fraza që lidhen me referenca muzikore të njohura.

Ky moment, megjithëse i shkurtër, ka nxitur shumë interpretime nga publiku. Shumë ndjekës të spektaklit mendojnë se mesazhi i tij përmbante sinjale të drejtpërdrejta për mënyrën se si Miri duhet të sillet me banorët e tjerë, duke sugjeruar që ai të ruajë distancë nga disa prej tyre.

Për këtë arsye, ndërhyrja e menjëhershme e produksionit është parë si një përpjekje për të ruajtur balancën dhe korrektësinë e lojës, duke shmangur çdo ndikim të jashtëm që mund të prishë dinamikën brenda shtëpisë.

Sonte “Ferma VIP 3”/ Regjisori Grishaj zbulon detaje:Emri i Kryeplakut dhe konkurrentë që nuk i keni parë kurrë në show

Vetëm orë na ndajnë nga nisja e spektaklit të shumëpritur Ferma VIP, që këtë sezon të tretë vjen nën drejtimin e Arbana Osmani. Premtimet për një produksion gjigant dhe standarde të papara më parë janë konfirmuar edhe nga regjisori Eduart Grishaj, i cili ishte i ftuar në nje emision televiziv.

“Besoj se ky është maksimumi që mund të bëhet,” u shpreh Grishaj, duke theksuar se ky edicion “nuk krahasohet vetëm me vendin tonë, por me të gjithë rajonin”. Sipas tij, çdo detaj është çuar në një nivel tjetër:

“Çdo gjë ka ndrÿshuar: nga studioja, ndriçimi e deri te kamerat. Shtëpia është katër herë më e madhe dhe numri i kamerave që vëzhgojnë 24 orë është shumëfishuar. Jam shumë i lumtur që producentja Holta Dulaku ma ka bërë punën si “autostradë” që nga fillimi, duke më lejuar të jap maksimumin. .”

Regjisori zbuloi se do të dominojë fusha e artit në përzgjedhjen e konkurrentëve:

“Janë emra shumë të mirë që publiku i njeh, por nuk i ka parë kurrë në dimensionin e vëzhgimit 24 orë.” Ai shtoi se “99% e tyre hyjnë për herë të parë në një reality show”, duke premtuar surpriza dhe dinamika të reja.

Një nga risitë më të mëdha mbetet edhe transformimi i ambientit:

“Shtëpia nuk ngjan më me një fshat tradicional shqiptar, por me një fshat modern në Teksas apo Los Anxhelos,” tha Grishaj, ndërsa shtoi se “pellgu i rosave është zëvendësuar me një pishinë të madhe luksoze”.

Për sfidat dhe përmbajtjen e spektaklit, ai u shpreh:

“Filozofia e fermës do të jetë një miks: nga mbiellja e tokës dhe punët e stallës, deri te sfidat fizike. Ka konkurrentë shumë të fortë dhe të palestruar, por sfidat do t’u përshtaten të gjithëve.”

Teknologjia është një tjetër element kyç këtë sezon.

“Janë kamerat e fundit që përdoren edhe në finalet e botërorit. Me to mund të xhirohet edhe Champions League,” deklaroi ai, duke shtuar se “kam dashur të fus një frymë kinematografike në program”.

Për opinionistët, Grishaj zbuloi një kombinim interesant:

“Ermal Mamaqi do të sjellë humorin, Einxhel Shkira analizën e showbiz-it dhe Armina Mevlani eksperiencën e saj.” Ndërsa rolin drejtues: “‘Kryeplakja do të jetë Arbana nga studioja.”

Sa i përket përmasave të produksionit, ai dha shifra mbresëlënëse:

“Sezoni do të zgjasë 100 ditë, me transmetim 24 orë dhe dy spektakle në javë,” ndërsa në natën e parë “do të hyjnë rreth 24 fermerë”.

Sfida më e madhe për të si regjisor? “Realizimi i çdo detaji në kohë rekord,” tha ai, duke zbuluar edhe prapaskenat: “Mbrëmë kemi qenë deri në orën 3 të mëngjesit në studio.”

Ndërsa për natën e parë, pritshmëritë janë maksimale:

“Do të drejtoj 158 kamera nga kabina e pilotimit bashkë me skuadrën time. Do të kemi katër regji në koordinim,” tha Grishaj, duke shtuar me humor: “Shpresojmë që edhe koha të na favorizojë… urojmë që në orën 9:00 të ketë një pauzë sa të fusim banorët brenda.”

Rikthehet “dimri” në pranverë/ Moti bën kthesën e papritur për sot, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell dhe kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e pasdites vonë të herëpashershme dhe intensitet të ulët ndërsa hera-herës dhe në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

Temperaturat do të pësojnë uIje, ku në vlerat e larta do të arrijnë deri në 13 gradë celcius, ndërsa në vlerat e ulëta në zero gradë celcius.

Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësitë mbi 400-500 metër, në lindje – juglindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Lokalisht në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në periudha afatshkurtra stuhi dëbore. Pas orëve të pasdites vonë parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të territorit.

Edo të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës era pritet të fitoi shpejtësi deri 15 m/s.