Kapet “mat” Shpëtim Saraçi, nuk e imagjinoni çfarë po i ndodh jetës së tij në Tiranë pas ndarjes nga Mira Konçi

Me një karrierë mahnitëse në muzikë, Shpëtim Saraçi mban vulën e disa prej këngëve më të suksesshme shqiptare.

shpetim saraci (7)

Gjithnjë në hije, dhe pa shumë dëshirë për të qenë pjesë e eventeve, apo daljeve mediatike, kompozitori ka preferuar që të qëndrojë në hije dhe të jetë suksesi ai që do të flasë për të.

Paparaci ynë ka mùndur që ti shkëpusë një fragment nga e përditshmja e tij. Disi më I ndryshuar në imazh, kompozitori është fotografuar në rrugët e Tiranës, teksa ka qenë duke bërë një telefonatë.

shpetim saraci (6)

Që pas divorcit nga Mira Konçi, Shpëtimi është rikthyer në Shqipëri, ku edhe vijon angazhimin e tij në muzikë. Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi kanë qenë për vite me radhë një nga dyshet më të suksesshme artistike në Shqipëri, bashkëpunim që u shndërrua edhe në histori dashurie, duke sjellë në jetë Erën dhe Drinin.

shpetim saraci (4)

Pas zhvendosjes së familjes në SHBA në vitin 2017, për arsye studimesh dhe shëndeti, rrjedha e jetës solli ndryshime: fëmijët dhe Mira mbetën në Amerikë, ndërsa Shpëtimi vijoi karrierën në Shqipëri.

Në “Rudina”, këngëtarja rrëfeu se kjo ndarje ishte një zgjedhje e vështirë, por e domosdoshme për fëmijët.

“U pa gjatë rrugës që Shpëtimi ndihej më mirë këtu dhe u vendos një marrëveshje e tillë nëse e quajmë marrëveshje që unë nuk mund t’i lija fëmijët vetëm në asnjë mënyrë, s’mundesha. Nuk ishin fare-fare të vegjël, por ishte mosha më kritike nuk mundesha, qoftë Drinin, Era sapo mbaroi shkollën, duhet të isha aty për Erën, mezi e prisnim atë moment, Drini ishte në vit të dytë të shkollës së mesme, ishte e pamundur që ta lija vetëm”, u shpreh këngëtarja.

shpetim saraci (5)
shpetim saraci (3)
shpetim saraci (2)
shpetim saraci (1)

Rekord historik i arit në Bankën e Shqipërisë. Zbuloni pse ndodh

Vlera e rezervave të arit të mbajtura nga Banka e Shqipërisë ka arritur nivelet më të larta historike, e nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, por edhe nga shtimi i sasisë së këtij aktivi në portofol.

Sipas të dhënave zyrtare, në fund të janarit 2026, vlera e arit në rezervën valutore të vendit arriti në rreth 498 milionë euro, duke shënuar një rritje mbi 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritet pesha e arit në rezervë

Pesha e arit në rezervën valutore ka arritur në 6.8%, nga 4.65% një vit më parë, duke shënuar gjithashtu një nivel rekord. Ari mbetet i vetmi aset fizik në strukturën e rezervës, e cila dominohet nga monedha të huaja dhe tituj borxhi të emetuara në këto valuta.

Ndikimi i çmimeve globale

Rritja e vlerës së rezervës është ndikuar ndjeshëm nga ecuria e çmimeve ndërkombëtare të arit. Aktualisht, ari tregtohet pranë nivelit të 5,000 dollarëve për onz, me një rritje vjetore prej rreth 65% në dollarë dhe 57% në euro.

Ky trend lidhet me pasiguritë gjeopolitike, veçanërisht tensionet në Lindjen e Mesme, si dhe me rritjen e kërkesës globale. Në periudha pasigurie, ari konsiderohet një aset i sigurt, çka shton interesin e investitorëve dhe bankave qendrore. Strategjia e Bankës së Shqipërisë

Sipas Marian Gjermeni, qasja e ndjekur nga banka është në linjë me trendin ndërkombëtar, ku shumë banka qendrore kanë rritur ekspozimin ndaj arit, veçanërisht në vendet me ekonomi në zhvillim.

Ai thekson se Bànka e Shqipërisë ka rritur sasinë e arit në rezervë gjatë vitit të fundit dhe se kjo strategji mund të vijojë edhe në të ardhmen, në varësi të kushteve të tregut dhe analizave të brendshme.

Rezerva valutore në rritje

Në tërësi, rezerva valutore e vendit ka shënuar rritje të qëndrueshme. Në janar 2026, ajo arriti në 7.33 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, me një rritje prej 16.6% në baza vjetore.

Rritja është mbështetur si nga blerjet e valutës nga banka qendrore, ashtu edhe nga rritja e vlerës së aseteve në portofol, përfshirë arin.

Me tё huajt po pёrgatiste “puc” kundër Ramës? Kush po e”ρυshkaton” politikisht ish-ministren
dhe roli i Belinda Ballukut!

Nga Boldnews.al

Paradoksalisht, e njëjta parti por me emër të ndryshuar rikthen në kokë “puçet” ose armiqtë e brendshëm. Po paradokasilisht, këtë herë me ndryshim rrënjësor rolesh të personazheve që atëkohë e pësuan, sot kanë superpushtet për të nënshtruar të tjerë. Kryeministri Edi Rama, ish-zëvendësja e tij Belinda Balluku dhe të tjerë tru larë e tharë në centrifugën e lavatriçës së RiIindjes po kërkojnë armiqtë e bredshëm brenda partisë. Kanë vendosur të presin një kokë dhe ajo është grua, një idhtare gjer në frymën e fundit të liderit të saj Edi Rama.

Një personazh që mori përsipër me dëshirë që t’i turreshin e ta telendisnin pas çdo fjalimi. Ajo shkoi deri aty sa ta krahasonte Ramën me Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Nuk shfaqi servilizëm, por bësim se ai, Rama, ishte i tillë.

Tashmë kanë ndryshuar rolet. Elisa Spiropali po shihet si armike e brendshme e cila kur ishte tek punët e jashtme, bashkëpunoi me të huajt që të rrëzonin kryeliderin Rama. Fati i mirë për të është se togë pushkatimi me gjyq të stisur nuk ka. Megjithatë ajo po vritet politikisht dhe “armën” në duar po e merr Grupi Parlamentar. Këtë e paralajmëroi edhe Taulant Balla, i cili tha se mund të mbledhë grupin dhe të vendosë për masat e mundshme, pasi Spiropali refuzoi të merrte pjesë në Parlament ku u votuar kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e Ballukut.

Po vetë Balluku nuk u tut, qëndroi e fortë, duke përbysur rolet nga vitet 70’ në kohën e tanishme. Ia hëngri kokën Spiropalit, por pa harrur që të merrej çdo masë që armiqtë e bredshëm me lidhjet që kanë krijuar më parë me të jashtmit, të mos kenë asnjë mundësi ti afrohen kryeliderit për ti brejtur sadopak atë karrige të rëndë që ulet prej 13 vitesh.

Edhe ushtria me gjeneralët e saj është nën kontroll të plotë. Ministër është një I besuar i Ballukut, gjeneralët mbajnë më shumë spaletat e pushtetit sesa të karrierës, ndaj asnjë “puç” nuk mund të ndodhë. Sa mirë që e kapën në kohë, bashkë me “autoren” e dyshuar, e cila nuk mbushi as gjashtë muaj në detyrën si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.

Sondazhi: Shqiptarët ndër më të gatshmit në NATO për të luftuar për vendin

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të gatishmërisë për të luftuar për vendin në mesin e anëtarëve të NATO-s, sipas një analize të publikuar nga think-tanku amerikan Foreign Policy Research Institute.

Të dhënat tregojnë se 69 për qind e shqiptarëve deklarojnë se do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre, duke e vendosur Shqipërinë në vendin e dytë pas Tùrqisë (88 për qind), dhe përpara vendeve si Suedia, Finlanda dhe Mali i Zi.

Sondazhi, i realizuar nga Riga Stradins University në bashkëpunim me Center for Geopolitical Studies Riga, përfshiu mbi 31 mijë të anketuar në të gjitha vendet e NATO-s dhe ishte përfaqësues në nivel kombëtar për secilin shtet.

Në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë edhe Greqia, Norvegjia, Lituania, Polonia dhe Sllovenia, ndërsa në fund të listës renditen vende si Italia, Sllovakia, Gjermania dhe Holanda.

Sipas analizës së studimit, nivelet e larta të gatishmërisë për të luftuar lidhen shpesh me perceptimin e kërcënimeve të jashtme dhe faktorë historikë e kulturorë.

Megjithatë, autorët theksojnë se përgjigjet në sondazhe nuk përkthehen gjithmonë në sjellje reale në rast lufte, pasi vendimet ndikohen nga faktorë të ndryshëm si situata konkrete, mbështetja e aleatëve dhe rrethanat personale.

Gjetjet tregojnë gjithashtu se brenda NATO-s ekzistojnë dallime të mëdha në perceptimin e rrezikut dhe në gatishmërinë e popullsive për të mbështetur vendet e tyre në rast konflikti.

Analiza/ “Ja kur Edi Rama ka ndërhyrë brutalisht kundër Kosovës dhe pse ai është armik i saj!”

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

“Edi Rama është armiku numër dy i Kosovës, pas Aleksandër Vuçiq, edhe pse përpiqet të fshihet pas gishtit të gaxhoit”

Ndërhyrjet e Edi Ramës në Kosovë fillojnë si justifikim kulturor dhe përfundojnë në qëndrimet e tij politike pro Serbisë dhe kundër Kosovës.

1. Kur i dha Goran Bregoviç çelësin e Tiranës në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, ai shfaqi për herë të parë sentìmentin e tij anti-Kosovë. Me këtë akt Edi Rama promovoi dhe nderoi një këngëtar anti-shqiptar të Sllobodan Milosheviçit. Ju ndoshta nuk e quani këtë ndërhyrje, por në fakt është përdhosje e gjakut të Kosovës në nderim të një nacionalisti serb anti-shqiptar.

2. Edi Rama ndërhyri kur lartësoi shkrimtarin serb Ivo Andriç, i cili ishte bërë ideologu kryesor i shfarosjes së mbi 40 mijë shqiptarëve në Kosovë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Në të njëjtën ditë, (2016) në Nish kryeministri i Shqipërisë lartësoi edhe regjizorin e filmave nacionalstë anti-shqiptarë serbë, Koshturica. Edhe ky kishte krijuar filma në frymën e ideologjisë fashiste të Milosheviçit. Edi Rama jo vetëm e mori në mbrojtje atë, por edhe e lartësoi si figurë. Lehtësisht kuptohet se kreu i ekzekutivit shqiptar përpiqet të lartësojë kulturën serbe, për ta rehabilituar mentalitetin serb ultranacionalist e ultrashivinist. Qartësisht ai ka punuar që përmes nderimit të figurave të letërsisë, artit skenik e filmik të realizojë rehabilitimin kulturor të Serbisë. Nuk e ka bërë këtë me figurat e kulturës shqiptare në Kosovë. Nuk e di të ketë shkuar Edi Rama në Prishtinë e të lartësojë një emër të madh të letërsisë dhe artit shqiptar, p[ërveç Rexhep Qosjes, i cili është bashkë-ideolog i Ramës për ndarjen e Kosovës.

3. Edi Rama u bashkua fillimisht me idenë e Aleksandër Vuçiq për “krijimin e Jugosllavisë së Re”, në të cilën sipas projektit do të bënte pjesë Kosova dhe Shqipëria. Ishin vitet 2014-2016 këto. Dhe kjo përpjekje drejtohej kundër Kosovës e njëkohësisht kundër Shqipërisë.

4. Por kur u pa se një projekt i tillë kishte shumë vështirësi për t’u realizuar, atëherë Rama përhapi narrativën serbe të ndarjes së Kosovës përmes të ashtuquajturit shkëmbim territoresh. Ia prezantoi këtë projekt ish-ministrit suedez të Punëve të Jashtme, Carl Bild. Ai e dëshmoi këtë fakt në një artikull në gazetën Financial Times, gjë për të cilën nuk reagoi Rama. Ka njëmijë prova të tjera, të cilat dëshmojnë se kryeministri i Shqipërisë ka folur në emër të Kosovës dhe ka marrë përsipër për ta realizuar projektin e Aleksandër Vuçiq për ndarjen e Kosovës. Mjafton të ndjekësh në Youtub tryezat e debatit me Ramush Haradinajn, kur ai ishte kryeministër i Kosovës dhe pati vënë taksën kundër mallrave serbe dhe do të kuptohet e provohet lehtë se Edi Rama jo vetëm ka ndërhyrë në çeshtjet e Kosovës, por ka lobuar fuqishëm me të gjithë anti-shqiptarët, përfshirë Richard Grennell, për ta ricopëtuar territorin e Kosovës.

5. Ndërhyrja më e tmerrshme dhe unike e Edi Ramës në Kosovë lidhet me përçarjen e faktorit politik në këtë vend. Kosova është sot e përçarë dhe nuk po mundet as të zgjedhë kreun e shtetit të saj për shkak të përçarjes që ka krijuar në këtë vend Edi Rama. Ai arriti që t’i përçajë edhe dy aleatët kryesorë në qeverisjen e vendit, kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani. Pati arritur t’i thotë kryeministrit dhe homologut të tij në Kosovë, zotit Haradinaj, “Gomar” në konferencën e shtypit në Pejë në nëntor 2018, pse ky i fundit i pati thënë Hashim Thaçit “tradhtar” për shkak të impenjimit të tij bashkë me Ramën për ta zhbërë shtetin e Kosovës përmes ndarjes së territorit me Serbinë.

6. Edi Ramën ne e kemi dëgjuar me mijëra herë ta kërcënojë Albin Kurtin nga samitet e Open Balkan në Tiranë, Beograd, Ohër, Shkup etj pse ky i fundit e refuzoi projektin serb të sundimit të Beogradit në rajonin e Ballkanit Perendimor. Edhe ajo nuk quhet ndërhyrje në punët e Kosovës, sipas Edi Ramës?!

7. Edi Rama mori inspektoren e shkarkuar të shërbimit sekret në Kosovë dhe në shenjë sfide ndaj presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti e çoi në detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë, si shefe të shërbimit sekret të saj. Ishte ky akt një sfidë kërcënuese për Kosovën dhe institucionet e saj. Po ashtu u ka aktivizuar në Shqipëri të gjithë kundërshtarët e Ramës, duke filluar nga Besa Shahini e deri të Aliu

8. Edi Rama ka porosiitur në vazhdimësi ambasadorët shqiptarë kudo nëpër botë, që të lobojnë për ndarjen e Kosovës si mundësia më e mirë e zgjidhjes së konfliktit me Serbinë. Në këtë kuadër ai ka punuar kundër njohjeve të reja të Kosovës.

9. Edi Rama në fakt ndërhyrjen kundër Kosovës e ka realizuar më së shumti duke ndihëmuar armikun e saj, Serbinë e Aleksandër Vuçiq. E ndihëmoi atë në të gjitha raportet ndërkombëtare, sepse e paraqiti presidentin e Serbisë si binjak të tij “në përpjekjet për paqe në rajon”! E rehabilitoi nga krimet makabre që vetë ky president i Serbisë ka bëtë në luftërat në ish-Jugosllavi. E rehabilitoi kur e mori në mbrojtje në samitin e NATO-s në rastin që Serbia nuk pranoi të vendosë sanksione kundër Rusisë. E mbrojti Serbinë dhe i dha asaj alibinë për mosnjohjen e Kosovës edhe në rastin e fundit të letrës së përbashkët me të cilën dy autokratët e Ballkanit heqin dorë nga integrimi politik në Bashkimin Europian. Gjë që është kryekëput interes i Serbisë dhe gur në qafën e Kosovës.

10. Kryeministri i Shqipërisë sa herë kryen akte dhe veprime politike e diplomatike kundër Kosovës, aq herë i kthehet retorikës dhe deklaratave propagandistike pro Kosovës, siç qe ajo se “Shqipëria dhe Kosova do të mbrohen së bashku”! Vetëm kur përmend premtime me mashtrime të perspektivës së supozuar, ai bëhet me Kosovën ose hiqet se është me Kosovën. Kur është fjala për akte dhe vepra, nuk mund të gjej në asnjë rast ndonjë vepër të tij në të mirë të Kosovës. Edhe hekurudha Durrës-Prishtinë është propagandë e gjallë dhe mashtrim i pastër në tredimensional.

Për të gjitha këto arsye dhe mijëra të tjera, shumicën prej të cilave shqiptarët do t’i mësojnë kur të hapen arkivat, Edi Rama është armiku numër dy i Kosovës, pas Aleksandër Vuçiq, edhe pse përpiqet të fshihet pas gishtit të gaxhoit.

V. αjza nga Shkodra rrëfen : ‘Das hηori i mαmit zh.υishej para meje dhe…’

Ishte 13 vjeçe kur u n.ga.cm.ua dhe a.bu.zu….a në shtëpinë e saj nga partneri i së ëmës.

Një vajzë shkodràne ka treguar historinë e tm.errs..h.me të jetës së saj.

Historia e saj:

Babi me vd.i.q në një ak.si.d….ent tr.agj.ik. Prej atij moment jeta ime është shk.atë.rru.ar totalisht. Isha 12 vjeçe e gjysëm, kur mami na solli në shtëpi një burrë, që më vonë e kuptova se

e kishte të dashur, pasi në fillim më tha se është kushërini i saj që ka jetuar jashtë shtetit, por tani do jetonte me ne, për t’na mbrojtur. Jam vajzë e vetme e s’kam as motër e as vëlla.

Nuk thashe gjë, sepse mendova se kjo gjë do ta bënte të ndihej më mirë mamin. Në fillim ishte ok. Por pas disa muajsh nisi të bënte gjëra që më bënin ne.rvo.ze. Kur isha vetëm me të në shtëpi, ai dilte i zh…ve..shu..r nga dhoma nga banja. Pastaj më kërkoi ta pr.ekja. I sh.man.ge…sha, por nganjëherë nuk mundja dhe kisha fr..i.kë t’i thoja boll. Ndihesha aq ke.q sa nuk dija a duhet t’i thoja mamit. Nuk dija as si t’ja thoja.

Kur po g.rind.es.ha një ditë me mamin i thashë se e u.rr…e.ja të dashurin e saj e që e kisha kuptuar që nuk e kishim kushëri. Se me kushëririn nuk flihet në një dhomë.

Ku.l.mi ishte kur mami më tha që nuk duhet të vishesha pro.vo…k.u.ese nëpër shtëpi se shalët me ishin zgjatur shumë. Aty jam m.ërz.it shume dhe kam qa.rë dy javë.

Më doli shkolla për në Angli dhe arrita të i..ki nga shtëpia. Me mamin kam komunikim shumë të pakët në telefon prej vitesh, kurse atë s’dua ta shoh kurrën e kurrës. Nuk mund ta h.arroj kurrë çfarë më bëri ai njeri, e falenderoj Zotin që s’më ka falë motër ose vëlla me gja..k..un e tij.

Salianji nxjerr sekretin: Berisha më tha se ka një detyrim ndaj Ramës për pushtet deri në vitin 2033, sepse…

Ervin Salianji ka zbuluar detaje lidhur me takimin e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha teksa ishte me leje nga burgu.

Salianji tha se krÿedemokrati i ka thënë se e liruan nga arresti në shtëpi me kushtin që kryeministri Edi Rama do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2033.

Sipas tij, gjykatat janë nën drejtimin e qeverisë dhe e liruan Berishën para zgjedhjeve dhe jo atë, pasi sipas tij, Rama e ka patur më të lehtë me kryedemokratin.

“Berisha më tha që i kam një detyrim Edi Ramës, që ta të rrij në pushtet deri në 2033-in sepse mua ma kërkuan këtë në momentin që më nxorrën nga ballkoni, gjykata e regjimit që më nxorri nga Ballkoni. Që pa diskutim, i thashë që në mënyrë të padrejtë e kanë çuar zotin Berisha në ballkon, edhe i kanë dhënë masën e arrestit të shtëpisë, e padrejtë, politike.

Por ai më tha që ja kam këtë detyrim se gjykatat meqënëse i kontrollon regjimi dhe Rama më ka nxjerrë nga arresti shtëpiak vetëm disa muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që mua më mbajti në burg, për shembull, nuk më la të kandidoj sepse e kam mundur aty ku kam qenë. Zotin Berisha me sa duket e ka pasur të lehtë edhe këtu pastaj bëmë një diskutim se si na ndihmoi më shumë. A më ndihmoj mua qeveria që qëndrova 10 muaj në burg e nuk më la të kandidoj”, tha Salianji.

E fundit! PS bën gati fortunën në qeveri!! Taulant Balla zbulon sondazhin, ja sa do fitonin po të mbahesin sot zgjedhjet

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, Partia Socialiste do të fitonte!”, kështu u shpreh socialisti dhe kreu i Grupit Parlamentar të së majtëve, Taulant Balla. Në një konferencë për mediat, socialisti paralajmëroi se do të ketë ndryshime në radhët e tyre, ku sipas tij do të “rifreskohen” edhe emrat e kryetarëve socialistë të bashkive.

“Për t’ju hequr çdo lloj meraku, PS bën sondazhe, ne e ripërsërisim fitoren e 11 Majit nëse zgjedhjet janë të dielën. Ndoshta na plotësohet dhe ajo ëndrra ime e atij mandati që e kam vuajtur shùmë, mandati në 4 në Lezhë me votat e Diasporës dhe nuk më del e keqja deri në 2029. Ky është fakt. PS nëse zgjedhjet janë të dielën, por ne nuk kemi kohë për të humbur për këtë fushatë. Do kemi ndryshime në partinë në nivel vendor, në pjesën më të madhe të bashkive”, tha Balla, duke shtuar më tej se fokusi i drejtuesve të PS-së mbetet mirë administrimi dhe investimet lokale, duke përfshirë bashkinë e Kavajës, e cila sipas socialistit ka boshllëqe, kjo dhe si pasojë e menaxhimit të saj nga e djathta.

Ndër të tjera, deputeti shtoi se në prioritet të së majtëve është edhe Bashkia e Tiranës, kjo për shkak të mangësive të krijuara nga mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet në qeli.

Pjesë nga fjala e Taulant Ballës:

Për t’ju hequr çdo lloj meraku, PS bën sondazhe, ne e ripërsërisim fitoren e 11 Majit nëse zgjedhjet janë të dielën. Ndoshta na plotësohet dhe ajo ëndrra ime e atij mandati që e kam vuajtur shumë, mandati në 4 në Lezhë me votat e Diasporës dhe nuk më del e keqja deri në 2029. Ky është fakt. PS nëse zgjedhjet janë të dielën, por ne nuk kemi kohë për të humbur për këtë fushatë. Do kemi ndryshime në partinë në nivel vendor, në pjesën më të madhe të bashkive.

Do jetë proces konkurrues ku nuk do ketë raste banditeske siç i ndodhi PD në Shkodër ku u rrahën kandidatët me njëri-tjetrin, por do ketë konkurrim dhe për të konkluduar, 12 qershor është momenti festiv. Ndërkohë në shtator fillojnë përgatitjet për zgjedhjet vendore në 61 bashki, aq sa do jetë numri nëse do të ketë një reformë. Fakti që unë kam qenë dje në Rrogozhinë dhe në Kavajë, mendoj se bashkia e Kavajës ka një vëmendje shumë të madhe dhe mirëadministrim shumë të mirë nga ai që ka sot.

Kudo ku kam qenë kam lobuar shumë të kërkoj sa më shumë mbështetje nga qeveria për investime qoftë në Kavajë, Rrogozhinë, Vorë, Tiranë aty ku na duhet që deficitin e mungesës së kryetarit të Bashkisë ta mbulojmë.

Spiropali përplaset me Ballën; Rama drejt ndëshkimit të ish-ministres? Dalin detajet e bujshme

Ajo që është përfolur prej disa ditësh duket se është konfirmuar. Shkarkimi nga posti i ministres së Jashtme ka sjellë tension mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit, tension që ishte vënë re, por sot ka shpërthyer.

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, doli sot në një konferencë për gazetarët dhe u pyet mbi faktin që Elisa Spiropali nuk mori pjesë në seancën ku u vòtua për imunitetin e ish-ministres Belinda Balluku, edhe pse kishte një urdhër që askush të mos mungonte. Balla sinjalizoi se do të ketë një mbledhje të posaçme për të diskutuar mbi këtë veprim të Spiropalit.

“Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, tha Balla.

Mirëpo pas deklaratës së Ballës, ka reaguar vetë Spiropali, duke dëshmuar se ka shumë tension në këtë mes.

“Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë. Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr. Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut”, shkruan ajo.

Poloni-Shqipëri, superkompjuteri i OPTA parashikon duelin drejt Botërorit 2026

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka këtë të enjte një takim me historinë, pasi luan në Varshavë përballë Polonisë një ndeshje të vlefshme për play-off të Botërorit për herë të parë në historinë e saj.

Një takim për të cįlin kanë bërë parashikimin edhe ekspertët e statistikave të OPTA, të cilët kanë bërë 10 mijë simulime të ndeshjeve mes dy skuadrave duke marrë për bazë të dhënat statistikore.

Sipas saj, shanset e Shqipërisë për kualifikimin brenda 90 minutave janë padyshim më të vogla, duke marrë për bazë formën e Polonisë dhe eksperiencën e saj në këtë turne, në të cilin luftuan deri në fund të kualifikuesve më Holandën për një biletë direkte.

PARASHKIMI I PLOTË I OPTA

“Polonia mori 17 pikë në kualifikuese duke u renditur e dyta pas Holandës në Grupin G. Vetëm Italia fitoi më shumë pikë (18) se ata pa fituar grupin në kualifikueset europiane.

Nga ana tjetër, Shqipëria mori 14 pikë. Midis gjashtë vendeve të dyta në grupe që përbëheshin nga pesë ekipe, totali i tyre i pikëve ishte më i ulëti. Por ata gjithsesi ia dolën të linin pas rivalët e përbetuar, Serbinë, në luftën për vendin e dytë.

Shanset janë kundër Shqipërisë. Nëse fitojnë në Varshavë, ata do të kenë ende një udhëtim tjetër përpara tyre në finalen e Rrugës B. Një kualifikim për herë të parë në Kupën e Botës mund të jetë vetëm dy ndeshje larg, por prapë duket sikur Shqipëria ka shumë për të bërë.

Kjo është edhe ndjesia mbizotëruese pasi superkompjuteri i OPTA mbështet fuqishëm Poloninë, e cila fitoi 56,6% të 10000 simulimeve të ndeshjes brenda 90 minutave të enjten, krahasuar me 20,9% të Shqipërisë”./Panorama