Çfarë po ndodh! Dramat e para të “Ferma VIP 3” ende pa nisur, përplasje në produksion?

Formati rikthehet më 27 mars me identitet të ri vizual, skenògrafi të ndryshuar dhe me pikëpyetje për raportet brenda produksionit.

“Ferma VIP 3” pritet të nisë më 27 mars me një paketë ndryshimesh që prekin pamjen dhe konceptin e programit.

Sezoni i tretë sjell një qasje të re nën drejtimin e Arbana Osmanit. Ndryshimet e paralajmëruara nuk kufizohen te prezantimi, por shtrihen në elementët kryesorë të formatit, nga ambientet e banimit deri te identiteti vizual i spektaklit.

Dramat e para të "Ferma VIP 3" ende pa nisur, përplasje

Logoja e re e Ferma VIP

Një nga ndërhyrjet më të dukshme lidhet me hapësirën ku do të zhvillohet programi. Dy edicionet e para u mbështetën te një estetikë rustike, ndërsa këtë herë ambientet do të paraqiten me ngjyra të forta dhe me frymë “pop art”.

Edhe skena qendrore do të ndryshojë. Ajo largohet nga pamja tradicionale që e ka shoqëruar formatin deri tani dhe vjen me një ndërtim më të madh, që afrohet me modelet e spektakleve të tjera të njohura televizive.

Vëmendje ka marrë edhe logoja e re e programit. Simboli i mëparshëm me patkua është zëvendësuar nga një version tjetër, ku shfaqet silueta e shtëpisë së fermës. Ky ndryshim sinjalizon një shkëputje të qartë nga identiteti i deritanishëm vizual i emisionit.

Këto lëvizje kanë nxitur edhe diskutime për raportin mes strukturës së mëparshme të produksionit dhe ekipit të ri që po drejton këtë sezon. Deri tani nuk ka sqarime publike dhe çdo koment mbi një përplasje të mundshme mbetet në nivel aludimesh.

Sali Berisha merr hak ndaj Ervin Salianjit, ia pret “vrullin” për kryetar

Pas deklaratës së bërë nga Ervin Salianji, se do të garojë për drejtimin e Partisë Demokratike, është bërë një reagim nga kjo e fundit. E cila i ka “prerë vrullin” ish-deputetit, duke ù shprehur se nuk mund të kandidojë për drejtimin e forcës politike pasi nuk është më anëtar i saj.

“Salianji nuk mund të kandidojë, nuk është më anëtar PD”, thuhet në përgjigjen e sekretarit të përgjithshëm të PD-së për Report Tv.

Ndërkohë në udhëzimin e shpërndarë nga Partia Demokratike për rifreskimin e listave të anëtarësisë thuhet se nuk konsiderohen anëtarë të kësaj partie ata që: “ Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; apo ata që , me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror”.

Salianji prej kohësh tashmë “noton” kundër rrymës së Partisë demokratike, me takimet e organizuara në qytete të ndryshme të vendit, teksa Berisha e kla quarter atë të vetë-përjashtuar me argumentin se ka shkelur “vijat e kuqe dhe ka bashkëpunuar me krimin”.

Kujtojmë se anëtarësia e Partisë Demokratike do të votojë më datë 23 Maj për kryetarin e ri (ose jo) të kësaj force politike, më e madhja në opozitë, vendim ky imarrë këtë të hënë në mbledhjen e Kryesisë së partisë.Menjëherë pas këtij procesi të rëndësishëm, në javën e parë të Qershorit, më datë 6, demokratët do të mbledhin edhe Kuvendin Kombëtar, organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga 1100 (një mijë e njëqind) anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendet e degëve të PDSH sipas një numri të përcaktuar për çdo degë nga Kryesia e PDSH.

Gjendet e pajetë vajza e ministres

Shoshana Strook, 34 vjeçe, vajza e ministres së Izraelit për Misione Kombëtare, Orit Strook, u gjet e vdekur gjatë natës në bànesën e saj në veri të Izraelit. Lajmin e konfirmoi vetë ministrja.

Rrethanat e vdekjes së saj mbeten të paqarta ndërsa policia ka nisur një hetim për rastin. Strock njoftoi lajmin përmes një postimi në Facebook, duke shkruar:

“Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të vajzës sonë të dashur, Shoshana”.

Në muajt e fundit, Shoshana kishte folur publikisht për abuzimin seksual nga prindërit e saj dhe për abuzime rituale që thoshte se kishte përjetuar gjatë fëmijërisë. Ajo publikoi disa postime në rrjetet sociale, duke përshkruar se ishte e detyruar të merrte pjesë në abuzime dhe ceremoni rituale që përfshinin përdorimin e drogës dhe hipnozës.

“Që nga mosha dy e gjysmë vjeç, prindërit më çuan në ceremoni pedofilike ku më programonin dhe më trajnonin përmes drogës, hipnozës dhe abuzimeve seksuale”, tha ajo në një video të postuar në shkurt.

Në një tjetër postim, Shoshana përshkruante se si babai i saj e “shiste” në Tel Aviv që nga mosha 13 vjeç, duke fituar para prej saj, dhe se abuzimi vazhdoi edhe më vonë.

Në janar, ajo foli edhe për “terapinë e konvertimit” dhe ritualet e tjera të dhunshme që thoshte se kishte përjetuar gjatë rritjes.

“Në ditët e fundit, kujtimet e kësaj terapie dhe të kultit sadik ku jam rritur më rikthehen vazhdimisht”, shkroi ajo, duke shtuar se përjetonte shpesh rikthime të traumës dhe ankth të madh nga ndarja e historisë së saj.

Policia raportohet se nuk ka mundur të verifikojë pretendimet e Shoshanës për abuzimin seksual, ndërsa detajet e hetimit mbeten të paqarta.

Organizatat e grave në vend i kanë bërë thirrje qeverisë që të kryejë një hetim më të gjerë, duke theksuar se policia nuk e ka mbrojtur siç duhej dhe se Shoshana nuk ka marrë mbështetjen e duhur. Bonot Alternativa, një organizatë për gratë, kërkoi që shteti të veprojë: “Detyra e shtetit tani është e qartë: të hetojë, të shqyrtojë dhe të zbulojë të vërtetën”.

Në kujtim të Shoshanës u mbajt një protestë e heshtur në Sheshin Zion në qendër të Jeruzalemit. Organizatorët paralajmëruan se do të kërkojnë “ndryshime reale dhe drejtësi për të dhe për të gjithë ne”. Pjesëmarrësit mbajtën pankarta me mbishkrimin: “Ne të besojmë, Shoshana.”

Shoqja e Shoshanës, Yael Shitrit, e cila gjithashtu ka deklaruar se ka qenë viktimë e abuzimeve rituale seksuale, kërkoi që të bëhet më shumë.

“Biseduam me të atë mëngjes. Ajo nuk donte të vdiste. Donte një shtëpi dhe siguri. Nëse ky komb nuk zgjohet, ne jemi të radhës”, tha ajo.

Pas njoftimit për vdekjen e Shoshanës, Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministrat shprehën ngushëllime për Strock dhe familjen e saj. Zyra e kryeministrit tha se ai kishte biseduar me Strock dhe “mori me hidhërim të thellë” lajmin për vdekjen e vajzës së saj.

Vajza nga Berαti kërkon I idhet me fe mër: Kam pasur męs.hkυj, por tani nuk i dυa më…

Një teIefonatë e pazakontë ka mbërritur këtë të martë në “Aldo Morning Show” nga një 25–vjeçare, e cila ka kërkuar të njihet me një tjetër vajzë.

Elona, e cila ishte transferuar nga Berati në Tiranë, tha se ka pasur disa të dashur, por ka kuptuar se diçka nuk shkon me të dhe kërkon një vajzë që të jetë nga fshati, pasi e frymëzojnë më shumë.

“Jam Elona nga Berati, por tani kam ardhur të jetoj në Tiranë që të kaloj pjesën tjetër të jetës.

Unë jam 25 vjeç dhe kërkoj një lidhje me një femër tjetër. Jam shumë e bindur për këtë duke qenë se kam patur lidhje me disa meshkuj.

Mendoj se duhet të ndryshoj pretekstin pasi kam kuptuar se ka diçka që nuk shkon”.

Kush është e interesuar të më marrë. Unë kam hequr dorë nga meshkujt dhe po kërkoj një femër, mund të jetë edhe një mashkull që është kthyer në femër, s’ka gjë”, tha 25-vjeçarja. 

EMRAT/ Do grabisnin të armatosur furgonin e blinduar me para, kush janë 14 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë! Të lidhur me mafian, u gjenden kallashë, kova me gozhdë, bllokues valësh

Policia italiane ka ndàrë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh të përballej në një luftë të vërtetë, ku mbeti i plagosur edhe një oficer.

Grupi kriminal me 14 persona tashmë është goditur dhe paraburgosur, mes tyre edhe 3 shqiptarë. Organizata po sulmonte një furgon të blinduar në Foggia, dyshohet se transportonte para, por krimi u parandalua në kohë.

Shqiptarët e prangosur janë Emiliano Smakaj, 24 vjeç, Alban Zeneli, 33 vjeç dhe Jurgen Xhixha, po 33 vjeç.

14 burrat nga Foggia, Cerignola dhe Shqipëria që u arrestuan në Vignola, të dyshuar si pjesë e një bande që po përgatiste sulmin ndaj një furgoni të blinduar, janë marrë mëngjesin e sotëm në pyetje, në burgun e Modenës nga gjyqtari hetues i Modenës, Andrea Scarpa. Mes tyre ka edhe emra të njohur për drejtësinë e vendit fqinj dhe publikun në botën e krimit.

Ata janë Luigi Perdonò, 64 vjeç, nga Foggia; vëllai i tij Antonio Perdonò (54); Andrea Baratto (46); Rocco Prudente (53) nga Cerignola; Paolo Schiavulli (29); Giuseppe Bruno (27); Matteo Cannone (29); Antonio Sciusco (23); Antonio Casamassima; dhe Emiliano Smakaj (24), shqiptar banues në Cerignola; Carmine Delli Calici (43) nga San Severo; Carmine Di Benedetto (60) nga Campania, banuese në provincën e Modenës; shqiptarët Alban Zenel (33); Jurgen Xhixha, 33 vjeç.

Prokurori po i kërkon gjyqtarit hetues të vërtetojë arrestimet dhe t’i mbajë ata në burg.

Sipas faqes së internetit të policisë, të dyshuarit po përgatiteshin të “grabisnin një furgon të blinduar”.

“Sulmi u pengua falë ndërhyrjes së oficerëve nga Shërbimi Qendror i Operacioneve dhe Skuadrave Mobile të Chieti dhe Modena, me mbështetjen e oficerëve të NOCS, Skuadrave Mobile të Bolonjës dhe Riminit, dhe një helikopteri. Operacioni kompleks u zhvillua në komunën e Vignola në fshatin e Modenës, ku grupi kriminal kishte vendosur selinë e tij. Gjatë bastisjes, u sekuestruan armë, duke përfshirë katër Kalashnikovë AK-47; tre kova me gozhda të mprehta për të bllokuar kalimin e automjeteve; bidona benzine; një bllokues për të bllokuar komunikimet gjatë sulmit; një kamion për transportimin e pajisjeve; dhe katër makina me fuqi të lartë”, thanë autoritetet.

Sipas raporteve hetimore, objektivi i bandës ishte një automjet i blinduar që i përkiste një kompanie transporti parash që nisej nga Bolonja dhe shkonte në Paderno Dugnano, një qytet me popullsi të dendur në periferi të Milanos. Grabitja me sa duket ishte planifikuar në autostradën A1, Autostrada del Sole (Autostrada e Diellit) që lidh Milanon me Napolin, duke kaluar gjithashtu nëpër Bolonja.

Policia me sa duket po e gjurmonte bandën si pjesë e një hetimi të koordinuar nga Zyra e Prokurorit të Chietit.

Gazeta “La Gazzetta del Mezzogiorno” shkruan mes të tjerash:

“Midis 14 të arrestuarve janë emra të njohur nga lajmet gjyqësore. Si Luigi Perdonò, i njohur si “Gigino Spacciacatene”, dhe vëllai i tij Antonio, të përfshirë më parë në hetime të ngjashme. Ata u arrestuan më 5 korrik 2001 dhe më 25 tetor 2001, pas urdhrave paraprakë nga gjyqtarët hetues të Udines dhe Trevisos.

Ata ishin të përfshirë në hetimet ndaj një bande prej rreth pesëmbëdhjetë burrash nga Foggia, Gargano dhe Cerignola të cilët grabitën 2 miliardë lireta të vjetra më 26 qershor 2001, nga një automjet i blinduar që sapo kishte tërhequr paratë nga Banka e Italisë. Ata gjithashtu grabitën dy automjete të blinduara pranë Trevisos më 31 janar 2001, duke transportuar afërsisht 6 miliardë në para të gatshme, çeqe dhe aksione. Luigi Perdonò rrezikoi gjithashtu të vritej në luftën mafioze 2002-2006 midis familjeve Sinesi/Francavilla dhe Prencipe/Trisciuoglio.

Mbrëmjen e 19 prillit 2003, në prag të Pashkëve, ai u qëllua dhe u plagos në një shtëpi funerale në Via San Severo, ku dy vrasës me pagesë vranë Francesco De Lucën, një të afërm të udhëheqësit të klanit Salvatore Prencipe (i cili vetë u vra në maj 2023). Franco Russo, një anëtar i Sinesi-t, vuajti një dënim me burgim të përjetshëm për pritën në shtëpinë funerale, e cila ishte planifikuar nga klani Sinesi/Francavilla në përgjigje të menjëhershme ndaj bashkëpunëtorit të tyre Michele Quinto, i cili ishte vrarë disa orë më parë”.

Dhe më tej rrëfen kronologjinë e disa të dyshuarve të tjerë në skedat kriminale:

“Një fytyrë e njohur në lajmet ligjore është vendasi i San Severos, Carmine Delli Calici, një anëtar i klanit të themeluar nga vrasësi Vincenzo Giuseppe La Piccirella, një aleat i hershëm i shefit Rocco Moretti në San Severo në krye të “Società Foggiana”.

Delli Calici u dënua për shantazh në makinat e lojërave të fatit; tentativë zhvatjeje ndaj sipërmarrësit Lazzaro D’Auria, një figurë kryesore në lëvizjen kundër shantazhit në Capitanata; dhe akuza për mafiozitet, armë dhe tentativë zhvatjeje në gjyqin maksimal të Ares kundër mafias së San Severos (fajësia u konfirmua, apeli do të ridëgjohet për të përcaktuar dënimin). I ndaluar që nga fundi i vitit 2017, Delli Calici u lirua nga burgu më 24 janar 2025”.

Gjatë momenteve të para të operacionit dhe raportimeve paraprake, u njoftua se organizata e dyshuar për aktivitet kriminal dhe drogë vepronte në një fermë dhe përdorte makina të blinduara, por tashmë rezulton se planifikonte dhe kryente grabitje të armatosura të furgonëve me para.

Presidenti i Iranit shpall publikisht: Jemi gati t’i japim fund luftës, kemi vetëm një kërkesë

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar sot se vendi i tij është i gatshëm të shqyrtojë përfundimin e luftës vetëm nëse merr garànci të forta se nuk do të përballet më me agresion ushtarak në të ardhmen.

Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, Pezeshkian tha se ndalimi i menjëhershëm i armiqësive nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli është kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm pa garanci afatgjata për sigurinë e Iranit.

Ai hodhi poshtë pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump se veprimet ushtarake kanë për qëllim ndalimin e Iranit për të ndërtuar armë bërthamore, duke shtuar se vendi i tij nuk e ka nisur luftën dhe se agresioni është kryer “pa arsye, logjikë dhe bazë ligjore”, madje gjatë kohës kur po zhvilloheshin negociata për programin bërthamor.

Pezeshkian akuzoi gjithashtu SHBA-në dhe Izraelin për sulme ndaj infrastrukturës publike dhe viktima civile, duke përfshirë edhe fëmijë. Ai ritheksoi qëndrimin e Iranit kundër armëve bërthamore, duke nënvizuar se ekziston një ndalim i qartë për zhvillimin dhe përdorimin e tyre.

Presidenti iranian kundërshtoi gjithashtu narrativën që e paraqet Iranin si burim destabiliteti në rajon, duke akuzuar Izraelin për ndërhyrje dhe sulme në disa vende, përfshirë Libanin, Gazën, Irakun dhe Katarin.

Ai shtoi se Irani mbetet i hapur për verifikim ndërkombëtar të aktiviteteve të tij bërthamore paqësore dhe bëri thirrje për krijimin e një strukture sigurie rajonale pa ndërhyrje të jashtme, raporton Press Tv.

Nga ana e tij, kryeministri indian Narendra Modi shprehu shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve në rajon dhe paralajmëroi për pasojat që sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund të kenë në ekonominë globale dhe sigurinë ushqimore.

Modi theksoi gjithashtu rëndësinë e garantimit të sigurisë në Ngushticën e Hormuzit dhe ruajtjen e lirisë së lundrimit në Gjirin Persik, duke bërë thirrje për zgjidhje paqësore dhe përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit.

Një burrë i merr jetën vëllait, i dyshuari është ish-futbollisti i njohur

Konflikti mes vëllezërve përfundon në trag jedi në Kosovë – detajet e para nga ngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Klinë, ku një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me humbjen e jetës së njërit prej tyre.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 15:10 është raportuar një përplasje mes dy personave që dyshohet se janë vëllezër. Gjatë konfliktit, njëri prej tyre dyshohet se ka përdorur armë ndaj tjetrit, duke e lënë të plagosur rëndë.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa, i plagosur është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë, dhe tri gëzhoja, ndërsa është arrestuar një person”, tha policia lokale.

Viktima Faruk Isufi, është transportuar fillimisht në emergjencën e Klinës dhe më pas në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtejshëm.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore, ai ka ndërruar jetë pak para se të nisej drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se njësitet policore dhe Prokuroria kanë dalë në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri Faruk Isufi nga Klina ka nderruar jetë teksa i dyshuar për vrasjen e tij është vëllai i Farukut, Jetmiri, raportojnë mediat lokale.

Jetmiri, ish-futbollist i ekipit KF Dukagjini, dyshohet se shtiu disa herë me armë në drejtim të vellait, pas një mosmarrëveshjeje verbale që patën ndërmjet tyre.

Autor i dyshuar është Jetmir Isufi, raporton noa.al.

Personi që dyshohet se vrau vëllain në Klinë ishte futbollist i KF Dukagjinit.

I foli ish-të dashurës rumune/ Si u υra i riu nga Lezha në Itali (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka trònditur qytetin e Arezzos në Itali, ku një 29-vjeçar shqiptar nga Lezha humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri. Viktima, Gjergj Përgegaj, dyshohet se u përfshi në një konflikt të nxitur nga xhelozia, i cili përfundoi në mënyrë tragjike.

Sipas raportimeve të mediave italiane, autori i dyshuar është partneri aktual i ish-të dashurës së të riut, një 35-vjeçar po ashtu me origjinë shqiptare.

Ngjarja ndodhi në mbrëmje, kur ai i pa të dy duke biseduar pasi Gjergji kishte mbaruar turnin e tij të punës si kamerier. Në një moment tensioni të fortë, autori dyshohet se nxori armën dhe hapi zjarr disa herë.

Një nga plumbat e goditi 29-vjeçarin në zonën e qafës, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, nuk ishte e mundur t’i jepej ndihmë shpëtuese.

Pas ngjarjes, i dyshuari u largua nga vendi i krimit, por u identifikua dhe u arrestua nga policia disa orë më vonë pa kundërshtuar.

Ndërkohë, trupi i viktimës u transportua në morgun e spitalit San Donato, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe motivet e kësaj vrasjeje që dyshohet të ketë pasur prapavijë pasionale.

E FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në vend- Një burrë υret vëllain e vet

Tragjedia në Klinë/ V des personi që u plagos me armë

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur sot jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës.

Burime të IndeksOnline pohojnë se incidenti ka ndodhur ndërmjet dy vëllezërve, teksa viktima F.I., nuk iu bëri ballë plagëve.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore” deklaroi Gashi.

16-vjeçari nga Kosova realizon ëndrrën, debuton me ekipin e parë të Bayern

Bayern mund 4-0 Union Berlin në kampionat. Te bavarezët debutoi Erblin Osmani, mesfushori i talentuar i akademisë së këtij klubi. Lojtari me prejardhje nga Kosova u aktivizua në minutën e 87-të, duke marrë vendin e Goretzkës.

16-vjeçari nga Gjilàni luan tek të rinjtë Bayernit, si U17 dhe U19, sakaq pas përformancave pozitive ka filluar të stërvitesh prej ditësh me ekipin e parë.  Osmani ka përfaqësuar Gjermaninë në grupmoshat U16 dhe U17, ku në 9 ndeshje ka realizuar një gol.Pritshmëritë për të janë të mëdha, me të ardhmen që duket premtuese.