E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari ρ*rd hυnon të renë në apartamentin e tij! 21-vjeçarja: Më shanta zhoi se do i tregonte familjes

Një 21-vjeçare është përd hùnuar nga një shtetas i huaj, në një banesë të marrë me qira në rrugën e “Bogdanëve”, në Tiranë.

Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale M. F., 48 vjeç, i cili e kishte punësuar të renë si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të tij, në banesën që ai kishte marrë me qira në Tiranë.

Sipas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçarja më datë 01.12.2025, punëdhënësi i saj ka kryer me të marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj teksa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës.

Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”.

Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës;”, njofton policia.

Largohet Berisha? PD shkon në zgjedhje për Kryetar, ja data kur do mbahen!

Partia Demokratike ka zhvilluar këtë të hënë, mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku u morën disa vęndime të rëndësishme për organizimin e brendshëm dhe proceset në strukturat e saj.

Gjatë mbledhjes është vendosur që zgjedhjet në degët e PD-së në të gjithë vendin të përfundojnë deri më 30 prill.

Po ashtu është caktuar që procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të zhvillohet më 23 Maj, ndërsa Kuvendi Kombëtar do të mblidhet më 6 qershor.

Ndërkohë, është përcaktuar edhe kalendari për proceset e tjera organizative brenda partisë.

16-υj.eçαrja shqiptare kthehet nga Greqia, por ajo që e gjeti në Fier s’e kishte mendυar (Video)

Një 16 – vjeçàre, e cila jetonte në Greqi është kthyer për të vazhduar shkollën në Fier, por është përballur me një situatë të panjohur për të.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, njerëzit i kanë shkuar në shtëpi për t’i kërkuar dorën për ta marrë për nuse.

Vajza, nga frika se mos i japin ndonjërin për burrë, ka filluar të njohë 3 nga moshatarët e saj në shkollë,

por kur familja e ka kuptuar, e ka fejuar me një djalë i cili jetonte në Greqi.

“Një vajzë 16-vjeçare ka ardhur nga Greqia për të vazhduar shkollën në Fier, por është përballur me një realitet të panjohur.

Sapo ka ardhur vajza, njerëzit i kanë shkuar në shtëpi për t’i kërkuar dorën për ta marrë për nuse dhe vajza

nga frika se mos i japin ndonjërin për burrë ka filluar të njohë 3 nga moshatarët e saj në shkollë.

Kur familja e ka marrë vesh e kanë fejuar vajzën me detyrim me një djalë që jetonte në Greqi dhe të bënte dokumentet”, raporton gazetari.

“Të mos dish kush e ka shkruar “Iliadën” por të dish emrat e firmave luksoze”/ Mbesa e Robert Ndrenikës e irrituar me banorët e “BBV”!

Pas një sfide me pÿetje të dhëna në Big Brother për banorët dhe rezultateve për të dëshiruar, një reagim në rrjet ka pasur edhe mbesa e Robert Ndrenikës, Ana, me profesion mjeke.

Jetojmë në një kohë që shumë prej atyre që na rrethojnë, dinë në detaj emrat e firmave të çantave luksoze, por nuk dinë të thonë se kush e ka shkruar “Iliadën” ose sa vite ka një shekull.

Drama nuk qëndron vetëm te mungesa e mendimit kritik, por edhe te mungesa e njohurive THEMELORE bazike. Më e rënda, vetë komentuesit shkruajnë: Hë, se dhe ju të tjerët mos bëni sikur i dini, i lexoni në ChatGpt.

“Bëra atë që s’duhej”/ Greta në Iot, historia rrëqethëse: Manushaqja, zarfi me lekë dhe fëmija me 9 operacione në kokë

Në një rrëfim mbi jetën e saj, Greta Kazazi ka treguar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” një prej ngjarjeve jetësore që i ka lënë më shumë shenjë.

Teksa ish- banorja ndau të gjithë eksperiencat e punës që në moshën 14- vjeçare shtoi se takimi rastësor me një zonjë shqiptare, e quajtur Manushaqe i ka dhënë shumë dhimbje.

Mes lotësh Greta tregoi se Manushaqja e kishte fëmijën 3 vjeçar të sëmurë, me 9 operacione në kokë, por që nuk po arrinte të gjente zgjidhje në shtetin italian.

“Pronarët e punës me thonin nuk jemi për bamirësi. Ndjeva siklet, doja me se sbën t’i ndihmoja. Bëra diçka që s’duhet ta kisha bërë. I mora numrin, ia tregova familjes. Familjarët më dhanë zarfin”, tregoi mes lotësh Greta, e cila shtoi se ende sot e kësaj dite mban komunikime me familjen e Manushaqes.

Mes lotësh, ish banorja pohoi se pika e dobët e saj është mami, e cila ka pasur një problem shëndetësor për të cilin mbahet ende në kontroll.

“Është Zoti për mua, pastaj mami”, u shpreh ajo.

Greta komentoi gjithashtu rrugëtimin e saj, të Selin në Big Brother dhe çfarë i ka thënë familja e Selin dhe babai i saj fill pas daljes.

Bëhuni gati për Ndryshimin DRASTIK të motit/ Paralajmërimi i meteorologut: Po vjen dëbora! Pas datës…

Meteorologu Hakil Osmani tha se moti për këtë javë do të jetë i paqëndrueshëm.

Sipas tij, gjatë kësaj jàve do të kemi prezente reshjet e shiut kryesisht në zonat bregdetare dhe ato në qendër, ndërsa sa i përket zonave malore priten të mbulohen edhe nga reshje të pakta dëbore.

“Kjo javë, ndryshe nga javët e tjera të marsit, ka sjellë ndryshim të kushteve atmosferike. Do të kemi prezente vranësirat, të cilat do të jenë të pranishme për gjatë gjithë javën, të cilat më të dukshme do të jenë në fillim të javës, deri ditën e enjte. Edhe në mesditën e sotme vranësirat do të jenë prezente.

Në ditën e martë, ditën e mërkurë dhe ditën e enjte, vranësirat do të sjellin në territorin shqiptar reshje shiu, ku herë pas here në zona të izoluara do të jenë edhe në formën e rebesheve. Ndërsa në zonat malore pas (datës 19 mars) priten të rishfaqen edhe reshjet e dëborës, e cila do të vijë si shkak i rënies së temperaturave të ajrit, ku minimumet do të zbresin edhe në -2 gradë Celsius dhe maksimumet deri në 18 gardë Celsius.

Ditën e premte dhe në vijim kemi përmirësim të kushteve të motit, ku do të kemi edhe rritje të temperaturave”, u shpreh meteorologu.

Humb jetën në lokal xhaxhai i banores së famshme të Big Brother (Foto)

Rasim Binakaj, 38-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga àrma e zjarrit, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.

Lidhja e tyre është mësuar nga kërkimet në rrjetet sociale ku është parë që në vitin 2021, tashmë i ndjeri, kishte njoftuar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku kishin mbetur të vdekura nëna dhe motra e Elijones.

Nga kërkimet është parë se i ndjeri ka fotografi dhe me babain e ish-banores.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili dha detaje për vrasjen që ndodhi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.

Ndërkohë, si i dyshuar për vrasjen e tij po kërkohet Nexhdet Zymberaj, i cili është pronar i lokalit “My Place” në Gjakovë, ku edhe dyshohet se ndodhi përleshja.

Elezaj shtoi se i dyshuari ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë gëzhoja të armës dhe një mjet të mprehtë, ndërsa prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë”.

“Gjuetia” për flori, 40-vjeçari shqiptar dhe miku i tij grek terr¤rizojnë një fshat në Maliq

Ajo që nisi si një ngjarje e rëndë me të shtëna arme dhe panik te banorët, ka zbuluar një plan të pazakontë për gjetjen e floririt të fshehur. PoIicia e Maliqit, e mbështetur nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, ka vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar dhe një 48-vjeçar grek pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Orman.

Ngjarja u regjistrua pasi banorët e fshatit Orman sinjalizuan forcat e rendit se një person po qëllonte në ajër me armë zjarri, duke terrorizuar zonën dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Falë reagimit të menjëhershëm, forcat e Policisë lokalizuan dhe neutralizuan autorin, të identifikuar si shtetasi K. A., 40 vjeç, banues në Orman. Gjatë operacionit atij iu sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov dhe municion luftarak. Nga verifikimet rezultoi se 40-vjeçari ishte një person me precedentë të theksuar penalë, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

“Gjuetia” për flori dhe arrestimi i shtetasit grek

Në pranga ka rënë edhe miku i autorit, shtetasi grek D. P., 48 vjeç, me banim në Athinë. Ai akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ndodhej bashkë me 40-vjeçarin në momentin kur ky i fundit zbrazte karikatorin e kallashnikovit.

Por, hetimet zbuluan një detaj tjetër rreth pranisë së tij në këtë fshat. Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit u gjet një aparat metalkërkues. Sipas hetimeve paraprake të Policisë, shtetasi grek e kishte sjellë këtë pajisje nga Athina dhe kishte udhëtuar drejt Maliqit për të kërkuar flori (thesare të fshehura) së bashku me 40-vjeçarin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri tip Kallashnikov; sasi municioni luftarak; një pajisje metalkërkuese (për gjetjen e floririt/metaleve); fara të bimës narkotike kanabis (të gjetura në banesën e 40-vjeçarit).

Dosja dhe materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje.

Tragjedia në Itali/ Parakalimi fatal i shqiptares lë pas 2 të vdekur e 8 të pIagosur, mes tyre edhe fëmijë!

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Caravaggio, Itali, ka tronditur komunitetin lokal dhe ka shkaktuar shqetësim të madh mes qytetarëve.

Sipas raporteve të para, aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës, më 15 mars, në rrugën provinciale 185 “Rivoltana”, në një segment që lidh zonën me Mozzanica, pranë një restoranti të njohur të zonës. Në këtë përplasje u përfshinë katër automjete, duke rezultuar në dy viktima dhe tetë persona të plagosur.

Ngjarja shkaktoi menjëherë ndërprerje të qarkullimit dhe një mobilizim të shpejtë të ekipeve të emergjencës, përfshirë ambulancat dhe zjarrfikësit, për të asistuar të plagosurit dhe për të siguruar zonën.

Hetuesit e Policisë Rrugore të Treviglio po punojnë për të rikonstruktuar dinamiken e aksidentit.

Sipas informacionit paraprak, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga një automjet tip Mercedes C180, me një 29-vjeçare me origjinë shqiptare në timon, e cila banon në Calvenzano. Gruaja, sipas hetimeve të para, tentoi të parakalonte një Volkswagen Sharan ku udhëtonte një familje me pesë persona nga Madignano, në provincën e Crema.

Hetuesit po shqyrtojnë të gjitha faktorët e mundshëm që mund të kenë kontribuar në këtë aksident, duke përfshirë shpejtësinë, kushtet e rrugës dhe sjelljen e drejtuesve të automjeteve.

Ngjarje të tilla theksojnë rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit dhe kujdesin maksimal në rrugë, sidomos në zonat me trafik të densitetit të lartë.

Policia Rrugore ka bërë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim nga dëshmitarët, për të ndihmuar në hetimin e plotë të ngjarjes dhe për të parandaluar aksidente të ngjashme në të ardhmen.

Në këtë aksident tragjik, humbja e jetës dhe plagosja e disa personave nënvizojnë pasojat serioze që mund të shkaktojë një parakalim i rrezikshëm dhe rëndësinë e respektimit të sigurisë rrugore.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun përfundimtar dhe për të marrë masat e nevojshme ligjore.

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 17 mars 2026

Nga Paolo FOX

DASHI

Me Venusin në shenjë, po përjetoni një fazë intensive në nivelin romantik: takimet do të jenë stimuIuese dhe marrëdhëniet e sinqerta do të bëhen qendrore! Situatat e paqarta ju lodhin dhe doni të çliroheni. Në punë, rezultatet e para po fillojnë të vijnë pas disa muajsh të vështirë dhe disa projekte po fitojnë vrull. Për më tepër, duke filluar nga e premtja, data 20, energjia juaj do të rritet dhe do të ndiheni më të sigurt në përballimin e sfidave dhe vendimeve të rëndësishme. Me ardhjen e pranverës, do të rifitoni vitalitetin tuaj; sidoqoftë, përpiquni të lehtësoni stresin, veçanërisht me aktivitetet në natyrë.

DEMI

Do të ndiheni plot energji, por kini kujdes, pasi kjo mund të çojë në teprim. Do të ketë disa sfida për t’u përballur në punë; do të keni shumë guxim dhe vendosmëri, kështu që do të jeni në gjendje t’i kapërceni ato. Në dashuri, do të jeni me humor të mirë, por ndoshta do të mungojë pak pasion. Beqarët duhet të jenë më proaktivë me dikë që kanë takuar disa javë më parë dhe që ju tërheq veçanërisht.

BINJAKËT

Dita do të jetë stimuluese, por meqenëse nuk ndiheni mirë, nuk do të jeni në gjendje të realizoni gjithçka që keni ndërmend të bëni. Në punë, gjithçka duket se po shkon mirë dhe do ta kufizoni veten në bërjen e minimumit të domosdoshëm. Çiftet do të kenë një partner shumë të vëmendshëm që do t’ju kuptojë, ndërsa beqarët presin një ditë të ngadaltë.

GAFORRJA

Do të jeni të motivuar dhe do të ndjeni një energji të madhe që ju mbështet. Sa i përket punës, idetë tuaja do të jenë të mira dhe mbetet vetëm të zgjidhni ato që mund t’i vini në praktikë të parat. Do të ketë një ngjarje të papritur që do ta kapërceni pa shumë përpjekje. Në dashuri, gjithçka tregon për një mbrëmje të ëmbël, por edhe pasionante. Kjo është një mundësi e mirë për beqarët për të takuar njerëz të rinj.

SHIGJETARI

Do të jeni të etur të përkushtoheni për përmirësimin e situatës suaj. Në punë, do të përqendroheni gjithashtu në qëllime të reja dhe do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë detajeve. Në aspektin e dashurisë, marrëdhënia juaj është në gjendje të mirë shëndetësore, megjithatë do të dëshironi më shumë, si p.sh. që partneri juaj të jetë më i vëmendshëm ndaj humorit tuaj. Beqarët nuk do të kënaqen me më pak; ata do të ndjekin vetëm njerëz që i tërheqin veçanërisht.

LUANI

Venusi i favorshëm rigjallëron dëshirën dhe e bën dashurinë më dinamike, edhe nëse duhet të vendosni nëse një person është vërtet i duhuri. Çiftet mund të rizbulojnë lidhjen e tyre, ndërsa beqarët do të përjetojnë takime të reja dhe interesante. Në punë, keni shumë për të organizuar dhe planifikuar; vetëbesimi juaj do t’ju ndihmojë të menaxhoni sfidat dhe përgjegjësitë. Viti 2026 do të jetë gjithashtu një vit i rëndësishëm për ata që po mendojnë të jetojnë së bashku ose të martohen!

VIRGJËRESHA

Do të ndiheni jashtëzakonisht të sigurt edhe sikur mund të bëni çdo gjë dhe ta bëni mirë. Në frontin e punës, do të ketë disa sfida për t’u përballur dhe do t’i bëni ato pa hezitim: do të keni qëllime të qarta për të arritur. Në dashuri, çiftet do të shijojnë një darkë romantike, ndërsa beqarët do të kenë mundësinë të takojnë më në fund dikë që e kanë dashur prej kohësh.

PESHORJA

Do të keni dëshirë për ndryshime dhe do të provoni gjëra të reja. Puna juaj nuk është veçanërisht e kënaqshme, kështu që duhet të shikoni shpejt përreth. Në aspektin romantik, ata që janë në dy marrëdhënie duhet të vendosin se çfarë të bëjnë më pas. Gjithmonë ndiqni zemrën tuaj, edhe nëse kjo do të thotë të merrni më shumë rreziqe. Beqarët do të kenë një bukuri të veçantë që mund të tërheqë njohje të reja; mos e humbisni këtë mundësi.

AKREPI

Do të jetë një ditë kur do të dukeni dyshues për gjithçka dhe për të gjithë. Në punë, do të ndjeni sikur disa kolegë po përpiqen t’ju bëjnë një mashtrim të ndyrë dhe do të jeni shumë të kujdesshëm. Në dashuri, ata që janë në një lidhje do të tregojnë xhelozi që partneri i tyre do ta konsiderojë të papërshtatshme dhe një përplasje do të jetë e pashmangshme. Beqarët nuk do t’i besojnë pamjes së jashtme dhe nuk do të rrezikojnë të refuzohen kur përpiqen të fitojnë dikë që u pëlqen.

SHIGJETARI

Marrëdhëniet do të rifitojnë vrullin falë një Venusi të favorshëm, dhe komunikimi do të ndihmojë në kapërcimin e tensioneve të fundit. Për më tepër, nëse hapeni më shumë, do të lindin takime interesante ose momente më intensive me partnerin tuaj. Në punë, Mërkuri dhe Jupiteri do të favorizojnë negociatat, marrëveshjet dhe rifillimin e projekteve në pritje. Tani mund t’i adresoni çështjet e së kaluarës me një qartësi më të madhe dhe të arrini zgjidhje konkrete. Pas javëve stresuese, më në fund do të keni mundësinë të merrni më shumë kohë për t’u rimbushur dhe për të menaxhuar më mirë presionin.

BRICJAPI

Do të jetë një ditë mjaft intensive. Do të keni shumë për të bërë në punë, por energjia juaj nuk është në kulmin e saj, kështu që do t’ju duhet të përqendroheni në prioritetet tuaja. Një ngjarje e papritur mund ta ngadalësojë punën tuaj. Në aspektin romantik, do të ketë konflikt të mundshëm; përpiquni ta shmangni; nuk do të ishte koha ideale. Beqarët mund të marrin një ftesë të papritur për një takim – një surprizë e mirëpritur.

UJORI

Premton të jetë një ditë stimuluese për ide dhe projekte inovative. Për sa i përket punës, përpiquni të propozoni zgjidhje origjinale dhe mos u ndalni shumë gjatë në një problem nëse e dini që nuk do të jeni në gjendje ta zgjidhni shpejt. Në sferën romantike, ka pasur disa keqkuptime ose keqkuptime me partnerin tuaj; kjo do të jetë koha e përsosur për një diskutim të qetë. Beqarët do të takojnë një person shumë intrigues.

PESHQIT

Do të jetë një ditë kur do të ndiheni veçanërisht të ndjeshëm. Disa sfida ju presin në punë; mos gjeni justifikime për t’i shmangur ato. Mund të debatoni me një mik të mirë për diçka që ai tha, e cila në fakt nuk është asgjë serioze, por mund të dyshoni për keqdashje pas fjalëve të tij. Në një nivel romantik, mund të keni nevojë për më shumë komunikim, por ndoshta, duke qenë se ofendoheni lehtë, është më mirë të kaloni pak kohë vetëm.