Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears u arrestua të mërkurën në mbrëmje në Ventura County, Kaliforni, pasi dyshohet se po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Ajo u ndalua rreth orës 21:30, u regjistrua në polici rreth orës 3:00 të mëngjesit të së enjtes dhe më pas u lirua. Automjeti i saj u mor nga autoritetet.
Përfaqësuesi i Spears tha se incidenti është “i pafat dhe i papranueshëm” dhe se këngëtarja do të marrë hapat e duhur për të respektuar ligjin, ndërsa familjarët po përgatitin një plan mbështetjeje për të. Britney Spears do të paraqitet në gjykatë më 4 maj.
Kjo nuk është hera e parë që Spears ka pasur probleme Iigjore. Ajo u akuzua për një incident të thjeshtë “goditje dhe shkëputjeje” në vitin 2007, i cili më pas u mbyll pasi Spears pagoi dëmet.
Vitin pasues, ajo u shtrua në spital për një vlerësim psikologjik, dhe babai i saj, Jamie Spears, mori më pas kujdestarinë mbi pasuritë e saj. Kjo kujdestari u zgjat për 13 vite, duke nxitur fansat të nisin lëvizjen “Free Britney” për ta ndalur atë.
Kujdestaria u përfundua në 2021 dhe që atëherë Spears është parë kryesisht përmes postimeve në rrjetet sociale, shpesh në video ku ajo kërcen në Instagram.
Një sulm i madh iranian ndaj një baze amerikane në Katar, ku ishin të stacionuar të paktën 10,000 trupa amerikane, thuhet se u shmang në minutën e fundit. Siç raporton CNN, të hënën në mëngjes – teksa Irani po hakmerrej pas sulmeve amerikane dhe izraelite – dy bombardues irànianë “Su-24” u ngritën për të goditur bazën amerikane al-Udeid dhe objektin e madh të gazit natyror “Ras Laffan” në Katar.
Sipas raportit, qëllimi ishte të goditeshin këto vende strategjike, ndërsa avioni mbërriti vetëm dy minuta larg, sipas informacionit nga burime të informuara rreth operacionit.
Ata u qëlluan nga një avion luftarak i Katarit.
Aeroplanët iranianë u identifikuan vizualisht dhe u fotografuan duke mbajtur bomba dhe municione të drejtuara, ndërsa forcat ajrore të Katarit lëshuan një paralajmërim në radio, por nuk morën përgjigje. Aeroplanët iranianë zbritën në një lartësi prej 80 metrash për të shmangur zbulimin nga radari, gjë që bëri që forcat ajrore të Katarit t’i konsideronin ata armiqësorë dhe t’i rrëzonin.
Sipas burimeve, një luftëtar F-15 i Katarit interceptoi avionët iranianë Su-24 pas një përleshjeje ajrore. Mbetjet e avionëve përfunduan në ujërat e Katarit, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të gjetur ekuipazhin.
Ishte hera e parë që Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane kanë përdorur avionë me pilot për të sulmuar një vend fqinj që nga vdekja e Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, kur sulmet iraniane ishin kryer më parë me raketa dhe dronë. Ishte gjithashtu hera e parë që forcat ajrore të Katarit u përfshinë në një luftim të ashpër, duke nënvizuar përshkallëzimin e tensionit në rajon.
Nga ana e tij, gjenerali amerikan Dan Kane, konfirmoi incidentin në një konferencë shtypi, duke theksuar se ishte hera e parë që pilotët e Katarit kishin qëlluar bombardues iranianë gjatë rrugës për në bazën al-Udeid.
Në një telefonatë me Ministrin e Jashtëm iranian, Kryeministri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, akuzoi Iranin se po përpiqet t’u shkaktojë dëm fqinjëve të tij duke e futur Katarin në një luftë që nuk e prek atë.
Incidenti vjen pas një serie sulmesh iraniane me raketa dhe dronë ndaj vendeve arabe të Gjirit, ndërsa Irani vazhdon t’u përgjigjet sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite në territorin e tij. Edhe pse shumica e sulmeve janë interceptuar, disa ushtarë amerikanë u vranë nga raketat iraniane që arritën të depërtonin në mbrojtjen ajrore dhe të godisnin një njësi në Kuvajt.
Ngushtica e Hormuzit nuk kishte mbetur kurrë e mbyllur më parë, jo për një periudhë kaq të gjatë dhe as në një masë kaq pranë bllokimit total të trafikut detar. Një situatë e tillë nuk ndodhi as gjatë dy krizave të mëdha të naftës të shekullit të kaluar, përfshirë atë të lidhur me Revolucionin Iranian të vitit 1979. Ajo nuk ndodhi as në vitet e fundit të konfliktit të gjatë midis Bagdadit dhe Teheranit, kur të dyja palët u përfshinë në atë që historia e njeh si “lųfta e cisternave”.
Qindra anije u vunë në shënjestër në atë periudhë: Iraku sulmonte cisternat iraniane, ndërsa Irani godiste anijet e regjimit të Saddam Husseinit, por edhe ato të Kuvajtit apo Arabisë Saudite. Në vitin 1987 ndërhynë Shtetet e Bashkuara, nën administratën e presidentit Ronald Reagan, për të mbrojtur anijet dhe për të garantuar qarkullimin detar.
Edhe në tensionet më të fundit në rajon, kur udhëheqja iraniane ka kërcënuar shpesh mbylljen e ngushticës, Hormuzi nuk ishte bllokuar. As gjatë luftës dymbëdhjetëditore të qershorit të kaluar, kur për herë të parë avionët amerikanë bombarduan objektet e programit bërthamor iranian.
Tani situata ka ndryshuar. Ngushtica është praktikisht e mbyllur për rreth 90% të trafikut të saj. Sipas mesatareve të kalimeve të zakonshme, gjatë gjashtë ditëve të fundit rreth 500 anije cisterna gazi, cisterna nafte, anije mallrash apo transportuese automjetesh do të duhej të kishin kaluar nëpër këtë korridor detar.
Imazhet satelitore tregojnë qindra anije të grumbulluara pranë porteve të Omanit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Katarit, si dhe disa pranë Bandar Abbasit në Iran. Rreth dy të tretat e tyre do të transportonin energji drejt tregjeve botërore: gaz nga Doha drejt Kinës apo produkte të rafinuara nga rafineritë saudite drejt Roterdamit.
Ngushtica e Hormuzit është një nga nyjet më të rëndësishme të transportit energjetik në botë. Rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm që tregtohet globalisht kalon përmes saj.
Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vitin 2025 në këtë ngushticë u regjistruan rreth 34 mijë kalime anijesh, duke e renditur të tetën në botë për nga numri i tranziteve. Megjithatë, ajo konsiderohet pika më e ndjeshme për efektet që mund të përhapen në ekonominë ndërkombëtare nga çdo krizë në ujërat e saj.
Ngushtica e merr emrin nga një ishull i vogël përballë portit iranian Bandar Abbas. Në pikën më të ngushtë ajo ka një gjerësi prej rreth 33 kilometrash, mes Gadishullit Arabik në jug (territor i Omanit) dhe bregdetit iranian në veri.
Megjithatë, zonat e lundrueshme janë edhe më të kufizuara për shkak të thellësisë së ulët të ujërave dhe rregullave shumë të rrepta të navigimit. Trafiku zhvillohet në dy korridore të veçanta: një për hyrjen në Gjirin Persik dhe një për daljen prej tij, secili rreth 3.7 kilometra i gjerë dhe i ndarë nga një zonë qendrore e lirë për të shmangur përplasjet mes cisternave.
Zhvillimi që çoi në bllokimin aktual tregon edhe brishtësinë e sistemit ekonomik ndërkombëtar. Në fakt, mbyllja nuk u shkaktua drejtpërdrejt nga Teherani.
Edhe pse Garda Revolucionare iraniane paralajmëroi të hënën se askush nuk duhet të kalonte në ato ujëra, duke kërcënuar me sulme ndaj anijeve, dhe madje goditi me dronë ose raketa rreth dhjetë mjete lundruese, përfshirë cisternën “Skylight” me flamur të Palaut dhe “Athe Nova” me flamur të Hondurasit trafiku ishte ndalur praktikisht më herët për arsye ekonomike.
Që nga nisja e operacionit izraelito-amerikan të shtunën, rreziku i incidenteve në ngushticë është rritur aq shumë saqë qiratë dhe sigurimet e cisternave janë bërë pothuajse të papërballueshme.
Sipas Arctic Securities Research, kostoja ditore për marrjen me qira të një tankeri të madh që transporton rreth 300 mijë ton naftë është rritur nga rreth 50 mijë dollarë në pjesën më të madhe të vitit 2025 në rreth 480 mijë dollarë sot. Ndërkohë, sigurimi kundër incidenteve për anijet dhe ekuipazhin është rritur nga rreth 1 mijë dollarë në ditë në rreth 100 mijë dollarë vetëm për këtë itinerar.
Në praktikë, sistemi financiar dhe ai i shërbimeve detare e ka çuar trafikun në Hormuz në pikën që Teherani kishte kërkuar: paralizë.
Në këtë kontekst, ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën në mbrëmje se po shqyrtohej mundësia e krijimit të një sistemi eskortash ushtarake për anijet, si dhe një skemë sigurimi publik me kosto të ulët.
Megjithatë, mbetet e paqartë se sa efektive mund të jetë një masë e tillë. Në kushte normale, rreth 60 cisterna nafte dhe gazi kalojnë çdo ditë përmes Hormuzit, një numër shumë i madh për t’u shoqëruar të gjitha me eskortë.
Përvoja e fundit në një tjetër pikë strategjike, ngushtica Bab el-Mandeb në hyrje të Detit të Kuq nga Gjiri i Adenit, tregon kufijtë e këtyre masave. Që nga fillimi i vitit 2024, rebelët Houthi të Jemenit kanë shkaktuar një rënie me rreth dy të tretat të trafikut drejt Kanalit të Suezit, thjesht duke sulmuar disa anije.
Pavarësisht operacioneve ushtarake dhe bombardimeve nga forcat evropiane dhe amerikane, trafiku nuk është rikthyer në nivelet e mëparshme. Në Detin e Kuq, kalkulimi i rrezikut dhe i kostove për kompanitë e transportit ka ndryshuar në mënyrë të qëndrueshme.
Ekspertët paralajmërojnë se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Ngushticën e Hormuzit. Edhe pasi armët të heshtin, pasojat ekonomike mund të zgjasin për një kohë të gjatë, duke ngritur një tjetër barrierë në ekonominë globale./Corriere della Sera
Edhe vetë “xhaxhi Gerti” u shkri së qeshuri me ftesën që në fakt nuk e ftoi fare në dasmë Selin dhe Gimbo “kurorëzohen” sonte sipas traditës së “Big Brother VIP Albania”, teksa kanë nisur që mbrëmë të shkëmbejnë puthje pasionante me njëri-tjetrin.
Ata mbajtën mbrëmë “festën e beqarisë”, deri në orët e para të mëngjesit dhe u argëtuan teksa kërcenin e këndonin me konkurrentët e tjerë, duke përfunduar festën edhe me një hedhje të çiftit në pishinë.
Ftesa e dasmës:
I panderuar, jo zotëri, xhaxhi Gerti,
Duke uruar që udhëtimi yt mbrëmë Tiranë-Londër të ketë shkuar mirë, të njoftojmë me keqardhje që ne po martohemi në shtëpinë që ti vendose të lije mbrëmë.
Në këto kushte, jeni i lutur të ndizni TV në dy kanalet BBVA 1 dhe BBVA 2 dhe të ndiqni kurorëzimin e dashurisë sonë.
Urojmë dashuria jonë të të frymëzojë dhe të të bëjë të ndjehesh më pak keq për veten tënde që nuk u bëre njeri i mirë kurrë.
Gjithsesi të përshëndesim nga shtëpia jonë më e famshme, që po ëndërroje të dilje i fundit.
Me shumë urrejtje, shporru!
Gimbo dhe Selin
Teksa Rogerti lexonte ftesën, të pranishëm ishin Miri, Juela dhe Tani, që gjithashtu u shkrinë së qeshuri.
Një moment romantik mes Selinit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” është kthyer në çështje diskutimi për banorët e tjerë, veçanërisht për Mirin dhe Rogertin.
Teksa Selin, e cila mbante syze dielli brenda shtëpisë, dhe Gimbo po shijonin një kërcim të afërt me njëri-tjetrin, vëmendja është zhvendosur te reagimi i Mirit.
Ai është parë i ulur në divan me një fytyrë të ngrysur dhe “të prerë”, duke vëzhguar dyshen.
Kjo situatë nuk i ka shpëtuar Rogertit, i cili ka nisur të “ngacmojë” Mirin.
“Pse i ka vënë syzet? Se i ka sytë këtej. I ka vënë mos me u pa që shef këtej. Nga Miri,” – dëgjohet të thotë Rogerti, duke i sugjeruar Mirit se Selin po e kontrollon atë edhe pse është në krahët e Gimbos.
Edhe pse Juela u përpoq ta justifikonte duke thënë se ajo i ka mbajtur edhe më parë për stil, Rogerti ka këmbëngulur: “Po lëre mi motër, po i ka vënë mos me pa këtej”.
Miri ka pohuar me kokë fjalët e Rogertit, duke lënë të kuptohet se edhe ai beson se vëmendja e Selinit është ende tek ai.
Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio, nuk kanë lënë pa reaguar as fituesin e edicionit të parë, Ilir Shaqirin.
Me nota të forta ironie dhe zhgënjimi, ai ka bërë një urim thumbues që godet drejtpërdrejt çdo hallkë të programit, nga drejtuesit e deri te publiku.
“Në këtë pikë uroj ta fitojë Bigun dikush që i mëson opinionistëve si të flasin, produksionit rregulloren dhe shqiptarëve si të sillen,” – ka deklaruar Shaqiri.
Kjo deklaratë vjen si një “shuplakë” e fortë për mënyrën se si po menaxhohet formati këtë vit.
Katari ka bërë të ditur se mëngjesin e së enjtes është përballur me një tjetër sulm me raketa nga Irani.
Ministria e Mbrojtjes e vendit ka thënë se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore deri më tani i kanë penguar raketat iraniane.
Ndërkohë, autoritetet e sigurisë u kanë bërë thirrje banorëve dhe vizitorëve të “qëndrojnë të qetë” dhe të ndjekin “udhëzimet zyrtare të lëshuara”.
Gazetarja e BBC-së e cila ndodhet në Dubai, ka thënë se ekipi i saj kishte dëgjuar raportime për “shpërthime të rënda” në Doha dhe kishte parë njerëz që kërkon strehim.
asi iu përmend emri, deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi i është kthyer ashpër Flamur Nokës. Ajo akuzoi Nokën se kur ishte në krye të Entit të Banesave ka vjedhur prona dhe ka bërë me shtëpi vëllezër e motra, e kunata.
Zegjine Çaushi: Nuk e di si vjen zotëria këtu dhe është kaq i paturp se duhet të jetë i fundit që flet për korrupsion. Ka qenë në Entin e banesave dhe banesat e të pastrehëve ua dhe familjarëve, motrave e vëllezërve dhe kunatave bullgare, greke e rumune. Ty Muli hakut të vjen vetëm Gazi brenda partisë tuaj.
Një nga bosët më famëkeq dhe të pamëshirshëm të mafias në Itali, Benedetto Santapaola, i cili besohet se ka organizuar vrasjen e njërit prej prokurorëve më të famshëm të antimafias në Itali në vitin 1992, ka vdekur në burg në moshën 87 vjeç.
“Nitto” Santapaola u kap pas vitesh në arrati në vitin 1993 dhe kaloi më shumë se 30 vjet pas hekurave për nxitjen e një serie vrasjesh dhe sulmesh të tjera. I njohur si il caçiatore (gjahtari), ai u ngrit në rangjet e larta të mafias së Siçilisë në qytetin e Katanias që nga vitet 1970.
Ai u dënua për vrasjen e gazetarit Pippo Fava në vitin 1984, si dhe për një shpërthim me makinë që vrau gjyqtarin Giovanni Falcone, në një nga sulmet më brutale ndaj gjyqësorit në historinë e Italisë.
Falcone u hodh në erë pranë Palermos në maj 1992 në një sulm që vrau gjithashtu gruan e tij dhe tre oficerë policie, në atë që u bë e njohur si masakra e Capaci-t. Javë më vonë, gjykatësi anti-mafia Paolo Borsellino u vra gjithashtu në një shpërthim me makinë bombë, në të cilin u vranë edhe truprojat e tij.
Ferma Vip është afër dhe së fundmi po qarkullojnë detajet e këtij reality show që këtë vit do të vijë në drejtimin e Arbana Osmanit.
Thuhet se reality show do të nisë javën e ardhshme në ekranin e Vizion Plus. Arbana ka qëndruar vetë në krye të të gjitha punëve, duke nisur nga ambienti, përzgjedhja e konkurrentëve dhe stafi.
Ambienti do të vijë tërësisht ndryshe ku për herë të parë ferma do të ketë edhe pishinë. Për të ardhur te konkurrentët dalëngadalë po zbulohen edhe emrat, mes të cilëve kanë qarkulluar personazhe të ndryshme si Zhaku, Romir Zalla, Aleskandër Gjoka, Jonida Maliqi, Gjergj Kaçinari, si dhe Mimoza Ahmeti.
Një emër që po përflitet për karrigen e opinionistes është Einxhel Shkira, ndërsa zërat per kete rol të ri të saj u shtuan edhe më shumë pas promos së episodit të ri të “Mirembrema Yje”.
E ftuar do jetë Einxhel, e shoqëruar nga Dagz, ndërsa duket se nuk kanë munguar edhe komentet për spektaklin Big Brother Vip Albania, shkruan Vio Magazine.
Për t’u ndalur te kritikat ndaj BBVA, një emër i lakuar në rrjet 72 orët e fundit ishte edhe ai i Ilir Shaqirit, sipas Vip Magazine. Iliri nuk i kurseu kritikat për produksionin e Big Brother VIP, duke nënkuptuar se nuk i dinë rregullat e këtij formati.
Mesa duket jo rastësisht pasi lart e poshtë thuhet se ai do të ketë rolin e kryeplakut në sezonin e ri të “Ferma Vip”.
Megjithatë pritet nisja e spektaklit apo konfirmimi nga vete produksioni për t’i dhënë formën përfundimtare ekipit të ri të “Ferma Vip”.