Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka folur hapur për jetën e tij sentimentale në Grida Duma Podcast, duke surprizùar me një rrëfim të sinqertë për katër fejesa dhe raportin e tij me dashurinë.
“Jam fejuar katër herë,” tha Bogdo gjatë intervistës, duke theksuar se secila histori ka qenë e rëndësishme në mënyrën e vet.
Bogdo foli edhe për arsyet pse lidhjet e tij nuk kanë funksionuar, duke kundërshtuar perceptimin se është “i paqëndrueshëm”.
“Më duan shumë njerëz, thjesht s’ka funksionuar. Unë kështu funksionoj. Në qoftë se nuk pëlqen… nuk mund të ndryshoj 75% të vetes që të ndihesh ti e lumtur. Ç’kuptim ka bota në qoftë se unë s’jam vetvetja ta shijoj?”
Ai pranoi se dashuria ka nevojë për nuanca, madje edhe për pak “toksicitet”, por vetëm deri në një pikë. “Kur bëhet pak më shumë se ç’duhet, pastaj nuk duhet më,” tha ai.
Një nga momentet më të ndjera të bisedës ishte kur Grida Duma e pyeti drejtpërdrejt nëse, në këtë fazë të jetës, mund të bëhet baba. Bogdo pranoi se për vite me radhë ka pasur një frikë të madhe që lidhet me figurën e atit.
“Fobia më e madhe që kam pasur gjithë jetën… është sepse e njoh shumë mirë veten dhe i ngjaj shumë babait tim. Në qoftë se vendos të bëhem baba, vendos me dëshirën më të madhe në botë për të qenë babai i tyre derisa të vdes, t’u jem prezent gjithë kohës. Nuk më bënte askush të ndihesha se doja të bëhesha baba,” deklaroi aktori.
Rrëfimi i tij vjen si një tjetër dëshmi e një momenti më të pjekur për aktorin, që përtej humorit dhe ironisë, flet me ndershmëri për dashurinë, frikërat dhe përgjegjësinë e madhe që sjell familja./Top Channel
Gazetari Xhensil Shkëmbi këtë të diele në emisionin “Njerëzit e fshatit” në Euronews Albania ka zbuluar realitetin me të cilin përballen në përditshmëri banorët e Devollit përkatësisht në fshatin Vishocica.
Sipas gazetarit disa banorë ankohen se nuk kanë ngelur njerëz nëpër shtëpi dhe disa të tjerë ankohen se fëmijët u kanë ikur dhe nuk kthehen më pas. Ai shton se banorët shprehen se as nuset nuk shkojnë më në fshatin e tyre.
Në një intervistë me një nxënës të fshatit Vishocica, mësohet se në shkollë janë vetëm 10 nxënës. Në klasën e adoleshentit janë dy nxënës ndërsa pjesa tjetër janë nga kopshti dhe klasat e tjera. Në këtë shkollë japin mësim 8 mësues.
“Unë jam në klasë të nëntë. Vetëm në klasë të nëntë jemi dy veta. Pastaj ka edhe klasa të tjera. Në shkollë jemi 10 veta dhe 8 mësues”, tha ai.
Një banor tjetër shton se tokat kanë mbetur djerr pasi askush nuk i mbjell pasi kanë shpenzime të shumta. Ai shton se në fshat nevojitet një rimorkio me nuse pasi kanë mbetur djemtë pa u martuar. Banori theksoi se nëse do të kishte vetë vajzë nuk do ta martonte në fshat.
“Tash 20 familje kanë mbetur edhe ata që kanë mbetur një person o një burrë o një plak që kanë vdekur edhe pleqtë, edhe e një 4-5 vjeçar dhe mbaroi gjëja. Po bosh i ke shtëpitë”, tha ai.
Një personazh shumë i njohur i kronikës policore, Ilir Paja, i konsideruar edhe si “UFO”, i dënuar me një vendim të formës jo përfundimtar me 25 vjet burgim për vrasje, është liruar nga paraburgimi, për shkak të përfundimit të afateve proceduriale.
Në 17 shkurt 2026, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka pranuar kërkesën e prokurores Arta Marku për revokimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të Pajës, me argumentin se kanë përfunduar afatet 3-mujore të paraburgimit.Ilir Paja është arrestuar në Tiranë në vitin 2022, pasi rezultonte i dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata e Milanos, në Itali, për veprat penale të “Vrasjes me dashje”, “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Rrëmbim personi dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Paja, vrasje dhe përdhunim
Sipas dosjes gjyqësore italiane, Paja, në bashkëpunim me shqiptarin tjetër, Gentjan Makshia, ka vrarë shtetasin Ramires Saxa Louis Gonzales, si edhe ka tentuar të vrasë Orenalla Calle Jose Enrique. Gjithashtu, Ilir Paja rezulton i dënuar njëkohësisht në Itali për sekuestrim personi, plagosje dhe dhunë me armë, si edhe përdhunim seksual të rëndëuar disa herë, ndaj shtetases Lascar Nina Alexandra.
Pas arrestimit, Gjykata e Tiranës caktoi fillimisht ndaj Pajës masën e “arrestit me burg” me afat, në pritje të materialeve më të zgjeruara nga autoritetet italiane.
Në vijim, kanë nisur procedurat për njohjen në Shqipëri të dënimit të dhënë ndaj tij në Itali.
Në Mars të vitit 2023, gjykata e kryeqytetit vendosi njohjen e dënimit, duke përcaktuar se Ilir Paja duhet të vuajë 25 vjet e 4 muaj në burgjet shqiptare.
“Xhiro” nëpër gjykata
Historia gjyqësore e Pajës vijoi në gjykatat më të larta. Fillimisht, Gjykata e Apelit vendosi të konfirmojë vendimin e shkallës së parë. Po ashtu, edhe Gjykata e Lartë.
Në 13 Mars 2025, Gjykata Kushtetuese vendosi ta rikthejë çështjen e Pajës në Gjykatën e Lartë, pasi konstatoi problematika në shqyrtimin gjyqësor.
Gjykata e Lartë, pasi e rivlerësoi rastin, në 18 shtator 2025, e riktheu në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit, në 17 nëntor të vitit të kaluar, e regjistroi sërish nga e para procesin e njohjes së vendimit italian të dënimit të Ilir Pajës.
Dhe, si një proces i ri, Gjykata e Apelit kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që të komunikonte me autoritetet italiane, për t’i pyetur nëse i qëndronin aprovimit për njohjen e vendimit të dënimit për Ilir Pajën.
Gjykata: Ministria nuk ka solli dokumentat në kohë
Në vendimin e Gjykatës së Apelit, të lexuar nga “Boldnews.al”, trupa gjykuese thotë se “ka komunikuar me Ministrinë e Drejtësisë, për të njoftuar autoritetet italiane për urgjencën e përcjelljes së akteve, urgjencë kjo e diktuar nga fakti se shtetasi Ilir Paja vijonte të ishte nën masën ‘arrest me burg’, e cila kishte afat 3-mujor, afat që niste në 17 nëntor 2025”.
Megjithatë, siç citohet në vendimin e Apelit, “përpjekjet e vazhdueshme e bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, aktet e kërkuara me anë të letërporosisë, nuk u përcollën nga autoritetet italiane deri në dt.16.02.2026, çka detyroi Gjykatën e Apelit të shtynte përsëri seancën gjyqësore, duke informuar për ecurinë e procesit gjyqësor edhe Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë”.
Në 17 shkurt 2026, saktësisht në ditën që përfundonte afati 3-mujor, Ilir Paja dorëzon kërkesën për revokimin e masës së sigurimit “arrest me burg”.
Prokurorja Arta Marku: Të dalë nga burgu
Gjykata e Apelit e mori në shqyrtim kërkesën në të njëjtën ditë. Sipas trupës së Apelit, “me kërkesën për revokimin e masës së sigurimit u shpreh dakord edhe përfaqësuesja e Prokurorisë së Apelit të Juridiksionittë Përgjithshëm (Arta Marku), e cila i kërkoi Gjykatës që pavarësisht revokimit tëmasës së “arrestit në burg” për shkak të kalimit të afatit 3-mujor, ndaj kërkuesit të caktohej një masë tjetër sigurimi, konkretisht atë të “arrestit në shtëpi”.
Në kushtet kur nuk u vunë në dispozicion dokumentat italiane nga Ministria e Drejtësisë, si edhe kur, edhe prokurorja e Apelit, Arta Marku ishte dakord me revokimin e masës së sigurimit, trupa gjykuese e drejtuar nga Brikena Ukperaj vendosi:– “Revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj shtetasit Ilir Paja për efekt të njohjes së vendimit penal të huaj, me vendimin nr. 1010 Regj. dt. 03.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.– Caktimin ndaj shtetasit Ilir Paja të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, masë e cila do të ekzekutohet në banesën e tij, të ndodhur në Rr. “Don Bosko”, e llojit apartament, me nr. pasurie 9/360+1-40, ZK 8330, Tiranë”.
Sipas Gjykatës, Ilir Paja duhet të mbahet në mbikqyrje të pandërprerë policore gjatë zbatimit të masës “arrest në shtëpi”.
“Ufo” Ilir Paja
Ilir Paja, sipas vendimit të gjykatës, do të duhet të qëndrojë në shtëpi derisa të mbërrijnë nga Italia dokumentet e dënimit të tij dhe të përfundojë procesi i njohjes së dënimit të tij.
Ilir Paja ka një histori të gjatë me drejtësinë në Shqipëri dhe Itali. Ai është etiketuar edhe si “Ufo”, për shkak të arratisjeve të bujshme që ka kryer nga burgjet italiane.
Në fillim të vitit 2006, ai u arrestua në Itali. Por, vetëm pas disa muajsh dënim, në qershor 2006, ai ka mundur të arratiset nga paraburgimi i Perugia-s, duke përdorur çarçafët si litar, deri në arrestimin e tij të dytë, më 4 shtator 2006. Paja qëndronte i burgosur prej 5 muajsh në pritje të ekstradimit nga Gjermania, ku akuzohej për vrasjen e një shqiptari tjetër në Duisburg.
Ai u ndalua në Itali dhe ndaj tij u shtua edhe akuza për shfrytëzim prostitucioni. Por ai ka mundur të ikë sërish nga burgu, në 14 gusht të 2007-ën, ndërsa policia ishte duke e transportuar me ambulancë, për shkak se i dënuari ishte në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe kishte tentuar disa herë vetëvrasjen.
Kësaj here kishte bërë si i sëmurë psikik dhe kur e kishin transportuar me ambulancë kishte filluar të rënkonte e të tërhiqte vëmendjen e policit kryesor. Kur ky është afruar, Paja i ka dhënë një grusht në fytyrë. Më pas ka hapur derën e autoambulancës dhe është larguar me vrap, ku ka kapërcyer një mur të lartë dhe ka ndjekur linjën e trenit.
Edhe pse policët kanë qëlluar në ajër, nuk ka ndaluar. Më pas është futur në një pyll dhe është zhdukur. Pas arratisjes së dytë në Itali, Ilir Paja është kthyer në Tiranë, ku jetonte i fshehur dhe është arrestuar sërish.
Më vonë, Paja u arrestua në Shqipëri, nën akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje” në dëm të punonjësit të Policisë Blendi Haxhimihali, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2008, gjatë një operacioni për arrestimin e tij, ku mbeti edhe vetë i dëmtuar. Paja dënua me 10 vjet burgim nga Gjykata e Krujës dhe u lirua para kohe në vitin 2017. ( Boldnews)
Në intervistën e dhënë për Grida Duma Podcast, aktori i humorit Albano Bogdo rrëfeu pa ndrojtje reagimin e mamit të tij, e cila e kishte pyetur nëse ai do takohet me atë që e la Sali Berishën në mes të rrugëve pasi u largua nga radhët e Partisë Demokratike.
“Sot në mëngjes më tha mamaja… ‘Do shkosh tek ajo që e la Saliun në mes të katër rrugëve, kur i duhej më shumë?’”, rrëfeu ai, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Ai shtoi se u përpoq t’i shpjegonte se politika “nuk funksionon kaq sentimentalisht”, por diskutimi nuk zgjati shumë. “Thjesht mu mërzit mamaja dhe iku nga dhoma,” tha aktori.
Situata u bë edhe më komike kur tregoi reagimin në shtëpi para se të nisej për në podcast. “I thashë të dashurës: ‘Më nxirr ndonjë gjë të vesh se do shkoj te podkasti.’ ‘Te kush podkast?’ te podkasti i Gridës. Ma hodhi kostumin dhe më tha: ‘S’ke kërkuar ndonjëherë rroba të të vesh unë… vetëm tani te Grida!’”
Bogdo ironizoi edhe ndarjet politike në familje: “Më thotë: ‘Shikoje atë të gjatin tënd sot.’ I them: ‘Një sekondë, pse është timi ai? Ku e gjeta unë?’”
Mes humorit dhe sinqeritetit, aktori tregoi se reagimi i familjes ishte më i fortë se çdo debat në studio. “Më bërtiti gjithë familja,” u shpreh ai, duke e kthyer episodin në një nga momentet më argëtuese të intervistës.
Sali Berisha ka justifikuar sulmin e militantëve të tij në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, me argumentin se, sipas tij, protestuesit kishin informacion se aty qëndronte kryeministri Edi Rama.
“Një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti, do të shkruhet në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.
Për tre orë, marshi juaj ishte marshi i fitores, marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari; ishte mesazhi më i madh që i dërguat miqve tanë në Europë dhe në botë. Ishte tmerri që i kallët në datë Edi Ramës.
Molotovi në vilën e Enver Hoxhës u hodh pasi protestuesit kishin informacion se në shtëpinë e diktatorit banonte Edi Rama.
Kjo çoi në një urrejtje të jashtëzakonshme. Por Rama nuk banonte aty; banonte te vila e Mehmet Shehu. Edi Rama, ta dimë ku je: në Surrel apo te vila e Mehmet Shehut”, tha mes të tjerash Berisha.
Greta është banorja e parë që ka marrë vesh për puthjen në buzë që Gimbo i ‘vodhi’ Selin. Dy banorët po qëndronin bashkë dhe po bisedonin për banoren që ishte me nerva.
Teksa Greta po e këshillonte Gimbon që të mos i fliste derisa të qetësohej, dhe më pas të shkonte tek ajo e t’i thoshte se e ka përqafuar si gjithmonë, banori i tha se ishte me nerva se e kishte puthur në buzë.
Pjesë nga biseda:
Greta: Mua po më vjen çudi se ju jeni të afërt
Gimbo: Ka marrë mesazhe boll për këtë pjesë
Greta: Nejse, e di vetë dhe unë as nuk dua të ndërhyj se thotë pastaj ‘ua po ti, pse’. Thjesht edhe ti lëre, kur është kështu me nerva mos i fol fare, se unë ja njoh karakterin. E di që tani nuk do askush. Lëre të qetësohet, pastaj me terezi. Thuaja që nuk e pate me të keq, e ke përqafuar si gjithmonë.
Oficere policie ne aeroportin “Nene Tereza” (Rinas) ne Tirane bosh per shkak te pezullimit te te gjitha fluturimeve, ne zbatim te masave per te parandaluar perhapjen e koronavirusit, COVID 19, nderkohe qe linjat ajrore po vuajne humbje te medha. Qeveria ka siguruar fluturime te posacme per riatdhesimin e shqiptareve te ngecur ne vende te ndryshme te Europes./r/n/r/nTirana’s “Mother Teresa” (Rinas) Airport empty due to the suspension of all flights, following measures to prevent the spread of coronavirus, COVID 19, while airlines are suffering heavy losses. The government has provided special flights to repatriate Albanians stuck in various European countries.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve drejt Tel Aviv dhe Dubai, si pasojë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, për shkak të luftës në rajon dhe mbylljes së disa hapësirave ajrore që prekin drejtpërdrejt itineraret e këtyre fluturimeve.
Autoritetet aeroportuale theksuan se siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazheve mbetet prioritet absolut, ndaj pezullimi është një masë parandaluese në përputhje me zhvillimet e fundit.
Pasagjerëve u është rekomanduar të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për të marrë informacion të përditësuar mbi rezervimet e tyre, rimbursimet apo alternativat e mundshme të udhëtimit. TIA bëri me dije se çdo ndryshim i situatës do të komunikohet në kohë reale përmes kanaleve zyrtare të informacionit.
Fluturimet direkte mes Tiranës dhe Tel Avivit nisën vitin e kaluar, si rezultat i rritjes së ndjeshme të kërkesës për udhëtime mes dy vendeve.
Kohët e fundit, Shqipëria ka njohur një shtim të konsiderueshëm të turistëve izraelitë, të cilët kanë zgjedhur vendin për pushime verore dhe ture kulturore. Megjithatë, vala e re e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit pritet të ndikojë përkohësisht këtë fluks, duke krijuar pasiguri në sektorin e turizmit dhe transportit ajror.
Shtetet e Bashkuara raportohet se kanë përdorur bombardues strategjikë B-2 Spirit gjatë sulmeve kundër Iranit, sipas analistëve që monitorojnë të dhënat e fluturimeve ushtarake.
Informacioni u bë publik nga themeluesi i organizatës Military Air Tracking Alliance, një grup prej rreth 30 analistësh OSINT që analizojnë aktivitetin ajror ushtarak dhe qeveritar përmes sistemeve të gjurmimit të fluturimeve.
Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga zyrtarë amerikanë për përdorimin e këtyre avionëve në operacionet e fundit.
Një nga bombarduesit më të avancuar në botë
B-2 konsiderohet si një nga bombarduesit strategjikë më të avancuar në arsenalin amerikan, me aftësi për të transportuar bomba të rënda depërtuese, të projektuara për shkatërrimin e objektivave të fortifikuara apo nëntokësore.
Sipas të njëjtave burime, avionë të këtij lloji janë përdorur edhe në fund të luftës Izrael–Iran në vitin 2025, në sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane.
I njohur edhe si “Stealth Bomber”, Northrop B-2 Spirit është një bombardues i rëndë strategjik me teknologji të ulët zbulueshmërie, i projektuar për të depërtuar në mbrojtje të dendura kundërajrore. Avioni me konfigurim “krah fluturues” ka ekuipazh prej dy personash dhe u zhvillua nga kompania Northrop Grumman, me nënkontraktorë kryesorë Boeing, Hughes dhe Vought.
Programi u zhvillua mes viteve 1987–2000 dhe prodhoi vetëm 21 njësi, për shkak të kostos shumë të lartë. Çmimi mesatar për avion arriti në rreth 2.13 miliardë dollarë, ndërsa kostoja totale për njësi, përfshirë pajisjet dhe mbështetjen logjistike, ishte edhe më e lartë.
Kapacitet dhe histori operacionale
B-2 mund të fluturojë në lartësi deri në 50 mijë këmbë (rreth 15 mijë metra) dhe ka një rreze veprimi prej 6 mijë milje detare (rreth 11 mijë kilometra) pa furnizim në ajër. Me furnizim ajror, autonomia e tij kalon 10 mijë milje detare.
Avioni hyri në shërbim në vitin 1997 dhe fillimisht ishte projektuar për misione bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë. Megjithatë, debutimin luftarak me armatim konvencional e bëri në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovo, ndërsa më pas u përdor në operacione në Irak, Afganistan dhe Libi.
Aktualisht, Forcat Ajrore të SHBA-së disponojnë 19 njësi aktive B-2, pasi një avion u rrëzua në vitin 2008 dhe një tjetër u humb në vitin 2022. Sipas planeve të Pentagonit, këta bombardues pritet të qëndrojnë në shërbim deri në vitin 2032, kur do të zëvendësohen nga Northrop Grumman B-21 Raider.
Programi B-2 ishte një nga projektet më sekrete të ushtrisë amerikane, me masa të rrepta sigurie gjatë zhvillimit dhe prodhimit në Kaliforni. Avioni u prezantua për herë të parë publikisht në vitin 1988, por me akses të kufizuar për publikun.
B-2 është projektuar për sulme të thella në territor armik, duke shfrytëzuar teknologjinë e fshehtësisë dhe performancën e lartë aerodinamike. Ai mund të mbajë deri në 40 mijë libra (rreth 18 mijë kilogramë) armatim dhe është i pajisur me sisteme të avancuara drejtimi dhe shënjestrimi, përfshirë bomba të tipit JDAM me drejtim GPS.
Dy nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, Mali dhe Rogerti, kanë hyrë mbrëmë të dy bashkë në banjë. Ishte Rogerti ai që herë pas here i thoshte Malit që të shkonte me të e të futeshin në tualet.
Teksa Mali i thoshte ‘kam hyrë me Kristin, ik, shporrru’, në një moment vendos dhe pranon. I pari që shkon është Rogerti dhe pas tij Mali, por asnjëri prej tyre nuk e kishte të fikur mikrofonin dhe dëgjohej se çfarë po flisnin.
Mali nuk qëndroi shumë dhe doli, ndërkohë Rogerti e pyeste se pse doli.
Pjesë nga debati:
Mali: Unë të hy në banjë me ty? Po ik, shporru andej. Kam hyrë me Kristin, hy dhe me ty kur të dua.
Rogerti: Hajde, a do burrëri
Mali: Kur të dua hy me ty, po shporru. E kam bërë me Kristin një herë
Rogerti: Hajde pra futu, hajde shpejt. Po del e? Pse nuk rri?
Mali: Dal kur të dua. A erdha. Shporru. Kjo është me treguar burrëri.
Rey Manaj duket sikur nuk ka qenë kurrë i larguar nga Sivasspori.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare këtë të dielë rezultoi vendimtar për skuadrën e tij teksa i dha fitoren 1-0 Sivassporit në ndeshjen e radhës në Ligën e Parë ndaj Serik Spor në fushën e këtij të fundit
Gjithçka ndodhi në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes pasi e para ishte mbyllur 0-0 kur Manaj mori një pasim perfekt në zonën e skuadrës kundërshtare duke e dërguar topin në rrjetë për të çuar rezultatin në 1-0 që mbeti i tillë deri në përfundim të takimit me Sivasspor që shkon në kuotën e 38 pikëve
Rey Manaj prej 5 ndeshjesh luan si titullar me Sivassporin dhe që nga rikthimi i tij te skuadra turke ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë edhe një asist.
Sulmuesi 29 vjeçar po përjeton një formë mjaft të mirë, që përbën një lajm shumë të mirë për Kombëtaren shqiptare e cila këtë muaj do të luajë ndaj Polonisë për fazën e playoffit të Botërorit 2026.