Shkrimtarja dhe poetja e njohur, Mimoza Ahmeti, është kthyer në një fenomen të vërtetë që me pjesëmarrjen e saj në edicionin e tretë të “Ferma VIP”.
Rrjetet sociale janë pushtùar tashmë nga videot dhe batutat e saj spontane, duke e bërë atë një nga personazhet më të komentuar, ndonëse ndodhet ende në ditët e para të qëndrimit.
Pavarësisht se publiku po e shijon pafund këtë anë karizmatike dhe të drejtpërdrejtë të saj brenda shtëpisë, shumë pak detaje janë të njohura për publikun e gjerë rreth jetës së saj private.
Mimoza është nënë e dy vajzave, ndërsa ish-bashkëshorti i saj është pikërisht studiuesi i njohur shqiptar, Aurel Plasari. Gjatë bisedave të saj në fermë, ajo nuk ka hezituar ta përmendë ish-bashkëshortin, duke ndarë me konkurrentët e tjerë një detaj mjaft komik nga e kaluara e tyre.
Duke shkaktuar të qeshura të shumta në grup, shkrimtarja zbuloi një frazë që ai e përdorte shpesh kur bëhej fjalë për të.
“Bashkëshorti im thoshte gjithë i shkreti: ‘Gjallë është, por më duket sikur… Mozës mos i flisni pas orës 12, se nuk di çfarë thotë’”, është shprehur Mimoza mes humorit.
Ky moment thekson edhe një herë natyrën e saj pa komplekse dhe aftësinë e rrallë për të dhuruar spektakël qoftë edhe përmes rrëfimeve të thjeshta nga jeta e saj personale.
Kam kapur nënën time duke bërë s e k s me të dashurin tim në shtrat.
Ata ishin mbi njëri-tjetrin, por unë kam qenë shumë e tro nditur sa nuk kam mundur t’iu them asgjë atyre.
Mendova se kisha një lidhje të mirë me të dashurin tim. Ne u lidhëm gjashtë muaj më parë. Unë jam 23 vjeçare dhe shpejt u dashurova me të dhe isha shumë e lumtur.
Ai është 27 vjeçar. Katër muaj më parë, vura re se mamaja ime kishte ndryshuar. Kohët e fundit mbajtëm festën e ditëlindjes së 50-të të babait tim në një hotel
Ne pimë disa pije më shumë, biseduam për një kohë, pastaj të gjithë shkuam në shtrat. U zgjova në mes të natës dhe kuptova se i dashuri im nuk ishte në shtrat me mua.
Dëgjova zhurma që vinin nga dhoma e gjumit të nënës sime dhe e hapa derën. Mamaja ime dhe i dashuri im ishin në shtrat së bashku dhe ishte e qartë se çfarë po bënin.
Përgjigjja e psikologes: Ndoshta babai juaj nuk do ta zbulojë, përderisa mamaja juaj ndalon së mashtruari atë tani.
Tregoni nënës tuaj se ju e dini se çfarë po ndodh dhe se do t’i tregoni babait tuaj nëse nuk ndalet menjëherë.
Selin Bollati u shpall fituese e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma, duke kurorëzuar një rrugëtim të gjatë dhe të mbushur me emocione të forta.
Gjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo arriti të tërheqë vëmendjen e publikut me personalitetin e saj të fortë, por edhe me anën e ndjeshme që shpesh shfaqte në momente të veçanta.
Rrugëtimi i saj nuk ishte aspak i lehtë, pasi u përball me debate të shumta, situata të vështira dhe dinamika të ndryshme që e vunë në provë karakterin e saj.
Megjithatë, ajo që e bëri Selinën të spikasë ishte mënyra se si ajo i përballoi këto sfida, duke ruajtur gjithmonë një qëndrim dinjitoz dhe duke treguar forcë të brendshme.
Kjo bëri që ajo të fitojë jo vetëm çmimin e madh, por edhe zemrat e publikut, i cili e mbështeti fuqishëm deri në fund.
Ndërkohë që festa e fitores dhe emocionet e finales ishin në qendër të vëmendjes, një tjetër zhvillim i rëndësishëm ndodhi paralelisht në rrjetet sociale të saj. Brenda vetëm dy netësh, profili i saj në Instagram përjetoi një rritje të jashtëzakonshme të ndjekësve.
Nga një numër prej rreth 193,000 ndjekësish në natën e finales, ajo arriti në rreth 239,000 ndjekës, duke fituar plot 46,000 ndjekës të rinj në vetëm 48 orë.
Kjo rritje e shpejtë nuk është thjesht një statistikë, por një dëshmi e qartë e ndikimit që Selina ka pasur te publiku.
Ajo tregon se dashuria dhe mbështetja për të nuk u ndalën me përfundimin e spektaklit, por përkundrazi, vazhdojnë të rriten edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Ky sukses i jashtëzakonshëm është një shpërblim i merituar për përkushtimin, sinqeritetin dhe forcën që ajo tregoi gjatë gjithë eksperiencës së saj në këtë format kaq të ndjekur.
Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, duke bërë manovra të rrezikshme.
Mishel Prela nuk ka ndaIuar pas sinjalit të bërë nga policia, dhe në tentativë për t’u larguar, ka përplasur automjetin e policisë duke rrezikuar jetën e efektivëve.
Por ky emër nuk është i panjohur për publikun.
Prela është aktori kryesor i filmit “Saimir”, i luajtur në Itali me aktorin e madh Xhevdet Ferri. Por jeta e tij është një përzierje e famës, burgut, atentatit me 8 plumba dhe deri te deri te jetesa në azilet e Tiranës.
Mishel Prela
Në nëntor të 2025 ai iu drejtua Fiks Fare për të kërkuar ndihmë, ndërsa tregonte gjithë kalvarin e jetës së tij.
Misheli tregonte se jeta e tij është vërtetë një film, krahas atij të luajturit.
“Pata oferta për të bërë filma të tjerë në role kryesore por që më ndodhën disa probleme që s’i kisha parashikuar. Shkova në një rrugë të gabuar. U ktheva në Shqipëri dhe më ndodhi një problem. U konfliktova rastësisht për të mbrojtur një shok të vjetër. Ai personi erdhi për të më qëlluar mua. Për vetëmbrojte e qëllova dhe unë”, pohon Misheli.
Për këtë ngjarje, ai ka shkuar në burg dhe është akuzuar për plagosje.
“Më dënuan me 10 vite burg. Mora avokat dhe e ula, në qeli kam qëndruar 5 vite në moshën më të re dhe më të mirë”, thotë ai.
40-vjeçari shton se me personin që ishte konfliktuar ishte sqaruar.
“Ky personi që plagosa futi persona të tjerë për të më vrarë. Nuk erdhi vetë, pagoi një killer. Ky që nuk e njihja fare isha në një hotel, sapo dola jashtë më thirri ‘o Mishel’ dhe e mbaj mend që më ka kaluar plumbi i parë në rrëzë të veshit. Më ka gjëmuar për një distancë të gjatë, deri te shkolla ‘Partizani’, duke mos u reshtur fare. Unë pata 8 gjuajtje, 8 plumba në trup. Një e kam akoma në kockë, i cili më shpëtoi se pata një fluturim. Më qëlloi pas shpinë dhe dukë më ndjekur të 8 plumbat”, rrëfen ai.
Më tej tregon edhe momentin më dramatik me përballjen me vrasësin.
“Në fund fare mbaj mend që ka ardhur dhe ma ka vënë pistoletën në ballë. Kam reaguar dhe i kapa pistoletën me dorë. Ia çova sipër se s’do isha më këtë ditë. Ma vuri prapë në kokë, po s’kishte më fishekë dhe iku me vrap. Te dora më kapi plumbi. Ky ishte paguar nga personi në fjalë, 80 mijë euro për eliminimin tim. Atentatori është në burg, ndërsa porositësi nuk e di”, shton Misheli.
Në spital ka kaluar një tjetër dramë, që zgjati plot 6 muaj. Në fund, tregonte se pas gjithë këtyre vuajtjeve, kishte mbetur i pastrehë.
“Unë jetoj në qendrën ‘Strehëza’ që është në Shkozë. Momentalisht kam shumë probleme, jam vetëm. Erdha thashë t’i drejtohem Fiksit, artistëve kombëtare dhe ndërkombëtarë kush të dojë të më ndihmojë. Aty ku jam te ‘Strehëza’ jam me 20 veta të tjerë dhe nuk kam mundësi ta mjekoj këmbën as se si të lëviz. Më thanë se do më jepnin një shtëpi. Unë s’kam mundësi tjetër, marr një kemp 140 mijë lekë të vjetra në muaj, të cilat s’më mjaftojnë as për mjekime”, tregonte Misheli./Top Channel
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej se disa gra të mbuluara komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, ka nxitur reagimin e Policisë së Shtetit.
Në një njoftim zyrtar, autoritetet bëjnë me dije se strukturat e specializuara kanë nisur menjëherë verifikimet dhe hetimet përkatëse, duke arritur të identifikojnë dy shtetaset që shfaqeshin në pamjet e publikuara.
Sipas Policisë, shtetaset me inicialet M. G. dhe A. G. janë shoqëruar më 21 prill 2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se të dyja gratë janë me shtetësi iraniane dhe ndodhen në Shqipëri të pajisura me leje qëndrimi për arsye humanitare.
Policia sqaron se, deri në këtë fazë të hetimeve, nuk ka asnjë provë që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve, duke garantuar qytetarët se nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e tyre.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme.
Reagim i Policisë së Shtetit
Duke marrë shkas nga një lajmin i publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej se disa gra të mbuluara komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit nisën menjëherë me iniciativë, verifikimet dhe hetimet përkatëse.
Si rezultat i veprimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i dy shtetaseve që shfaqen në videon e publikuar.
Shtetaset, me inicialet M. G. dhe A. G., u shoqëruan më datë 21.04.2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se këto shtetase janë me shtetësi iraniane dhe janë të pajisura me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, për arsye humanitare.
Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, nuk ka rezultuar që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se, në këtë rast, nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e të miturve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme
Finalisti i Big Brother VIP 5, Miri, ka folur pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Gjatë intervistës, Miri është shprehur se nuk ndihet i zhgënjyer nga rrugëtimi i tij në këtë edicion të pestë, duke theksuar se për të eksperienca ka qenë fituese në shumë aspekte.
Ai u ndal edhe te fituesja e këtij edicioni, Selin Bollati, për të cilën u shpreh se është ndjerë mirë që ajo ka marrë çmimin e madh. Sipas tij, kjo përputhet me atë që ai e kishte parashikuar që në fillim të lojës.
“Jo, nuk jam zhgënjyer se dikùsh do të fitonte, edhe më bëhet qejfi që u fitua nga ai personi që unë kam thënë që ne të dy do të shkonim në finale. Edhe po e fitove ti, e kam fituar edhe unë. E kam thënë që në ditën e dytë që do të thosha profecia ime doli. Unë jam mësuar me të tilla situata, se kam qenë edhe në kompeticione të tjera, por kësaj radhe ishte ndryshe, se isha vetëm dhe koha ishte e gjatë në Big Brother.
120 ditë sot të duken shumë pak, por atje brenda duken si 10 shekuj. Megjithatë, unë nuk jam i penduar për asgjë, unë kam bërë lojën time, kam treguar Mirin se si është në të vërtetë, me zemër të madhe. Edhe ndoshta është marrë për dobësi, ndoshta nuk ka funksionuar të jesh i mirë, por unë kam arritur një gjë: që publikun t’i tregoj se jam njeri me zemër të madhe.
Unë në Big Brother kam marrë atë që më ka munguar gjithë këto vite: që Miri të njihet nga publiku edhe më shumë dhe më afër, jo vetëm nga miqtë e mi”, u shpreh ai.
Gazetarja Klodiana Lala ka shpërthyer ndaj deputetes socialiste Zegjine Çaushi, pasi kjo e fundit ka ironizuar gjendjen shëndetësore të deputetit demokrat Klevis Balliu, i cili mbeti i lënduar në protestën e PD-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Lala e ka cilësuar Çaushin si “sharlatanja e Parlamentit”.
Më tej, ajo shkruan: “Çfarë popuIIi jemi që pranojmë llojin e saj?”
“Zeqineja, sharlatanja e Parlamentit që paguhet me taksat tona! Çfarë populli i mjerë paskemi qenë që pranojmë sojin e Zeqinesë, alias Zegjines!”, shkruan gazetarja në postimin e saj.
Kujtojmë se deputetja Çaushi, në dy postime në Facebook, ka ironizuar gjendjen shëndetësore të deputetit të PD-së, Klevis Balliu, i cili mbeti i lënduar pasi iu hodh spraj lotsjellës nga policia gjatë protestës së opozitës.
Një tjetër denoncim shqetësues është publikuar këtë të hënë duke ngritur alarmin për sigurinë e fëmijëve në zonat periferike të Tiranës.
Një qytetare ka deklaruar për JOQ, se në disa fshatra të kryeqytetit, janë parë persona të dyshimtë (gra të huaja me shami) që u afrohen fëmijëve dhe tentojnë t’i bindin të shkojnë me ta.
Denoncuesja tregon se këto ràste janë përsëritur prej disa ditësh, ndërsa dy fëmijë të moshës 10-12 vjeç kanë arritur të largohen me vrap pasi janë afruar nga persona që fillimisht u kanë folur në një gjuhë të huaj dhe më pas në anglisht.
Sipas saj, situata është bërë alarmante, pasi këta individë po veprojnë haptazi, madje edhe pranë ambienteve shkollore, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri tek fëmijët dhe prindërit. Ajo shton se policia është njoftuar, por deri më tani nuk ka asnjë informacion për publikun dhe asnjë rezultat konkret.
Ky denoncim vjen në vijim të disa raportimeve të mëparshme të publikuara nga JOQ Albania, ku qytetarë të ndryshëm kanë ngritur shqetësime për gra me shami që u afrohen fëmijëve në zona të ndryshme të Tiranës.
Në një prej rasteve, një nënë raportoi se disa gra tentonin të tërhiqnin fëmijët pranë një furgoni duke i angazhuar në biseda të thjeshta në anglisht. Në një tjetër rast, u pretendua se këto persona shmangnin identifikimin duke mbuluar fytyrën sapo ndiheshin të vëzhguara.
Ndërkohë, një tjetër incident i raportuar pranë shkollës “Katundi i Ri” tregonte se këta individë qëndronin pranë ambienteve shkollore dhe largoheshin menjëherë sapo pikasnin praninë e mësuesve.
Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucionet përkatëse që të sqarojë situatën, çfarë po ndodh realisht dhe kush janë këta persona.
Në mungesë të transparencës, frika tek prindërit po rritet dita-ditës, ndërsa raportohet dhe për fëmijë të traumatizuar dhe të pasigurt për të shkuar në shkollë apo për të dalë vetëm./JOQ
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Zallë-Kalis, në Njësinë Administrative Sllovë, Bashkia Peshkopi, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është tërhequr zvarrë nga kali për rreth 500 metra. Për shkak të terrenit të vështirë malor, me gurë dhe drunj, ai ka pësuar dëmtime të rënda në trup, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjàrje kanë mbërritur bluzat e bardha të spitalit të Peshkopi dhe ambulanca, por fatkeqësisht 67-vjeçari është gjetur pa shenja jete.
Trupi i pajetë është transportuar drejt Tiranës për ekspertizë në mjekësinë ligjore, i shoqëruar nga policia dhe mjekët, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë
Neglizhenca e vazhdueshme e fermerëve ndaj kujdesit për kafshët nuk ka kaluar pa pasoja, përkundrazi, i ka kushtuar shumë shtrenjtë xhepit të tyre dhe e ka tensionuar edhe më shumë situatën brenda fermës.
Pavarësisht paralajmërimeve të herëpashershme, duket se banorët nuk i kanë marrë seriozisht detyrimet e tyre, duke detyruar Again të ndërmarrë një masë drastike për t’ì vënë përballë përgjegjësisë.
Për të dhënë një mesazh të qartë dhe për t’i “zgjuar” nga kjo pakujdesi, ai vendosi një rregull të ri, mjaft të pazakontë:
Çdo ushqim që fermerët dëshironin të konsumonin për veten e tyre, duhej ta hanin në stallë, pranë kafshëve që kishin neglizhuar.
Ky vendim synonte jo vetëm ndëshkimin, por edhe ndërgjegjësimin e tyre mbi rëndësinë e përkujdesjes.
Megjithatë, edhe kjo masë e fortë nuk arriti të sjellë disiplinën e pritur. Agai kishte paralajmëruar qartë se çdo shkelje e rregullit do të shoqërohej me pasoja financiare, konkretisht me uljen e çmimit të madh me 1,000 euro për çdo rast.
Dhe siç u pa gjatë prime-it të sotëm, rregulli është shkelur në mënyrë të përsëritur.
Si rezultat, produksioni konfirmoi se shkeljet kanë qenë të shumta, duke sjellë një goditje të fortë për garën.
Çmimi i madh i “Ferma VIP” ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur nga 200,000 euro në 184,000 euro, një humbje që reflekton drejtpërdrejt mungesën e përgjegjësisë së fermerëve.