Kristian Prenga Duel historik ndaj Anthony Joshua

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka ndezur entuziazmin e sportdashësve shqiptarë, pasi ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale një nga përballjet më të mëdha në historinë e sportit shqiptar. Më 25 korrik, në Riad të Arabisë Saudite, Prenga do të ngjitet në ring për t’u përballur me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua, në një dueI që pritet të tërheqë vëmendjen e gjithë botës së boksit.

Kjo sfidë konsiderohet si një moment historik jo vetëm për karrierën e Kristian Prengës, por edhe për sportin shqiptar . Vetë boksieri shqiptar është shprehur i bindur se kjo do të jetë nata që do të ndryshojë gjithçka.

“Anthony Joshua është një boksier i madh, por ka bërë një gabim të madh duke më zgjedhur mua si kundërshtar. Kjo është ndeshja që ndryshon gjithçka për mua dhe për të,” – është shprehur Prenga.

Pavarësisht emrit të madh që ka përballë, Prenga thekson se nuk ndihet aspak i nënvlerësuar. Përkundrazi, ai e sheh këtë situatë si një avantazh

“E di që kanë plane të mëdha pas kësaj ndeshjeje, e di që po më anashkalojnë dhe kjo më pëlqen. Do t’ua prish planet dhe do të trondis botën në korrik në Arabinë Saudite,” – deklaroi ai.

Kristian Prenga vjen në këtë duel me një rekord mbresëlënës prej 20 fitoresh dhe vetëm 1 humbje, ndërsa të gjitha fitoret i ka arritur me Knockout, një statistikë që e vendos mes goditësve më të frikshëm të peshave të rënda.

Përballja ndaj Anthony Joshua do të jetë testi më i madh i karrierës për boksierin shqiptar, por edhe një mundësi e artë për të hyrë në historinë e sportit botëror. Nëse arrin të surprizojë britanikun, Prenga jo vetëm që do të realizojë ëndrrën e tij, por do të shkruajë një kapitull të ri për sportin shqiptar.

Tashmë sytë e tifozëve shqiptarë dhe të botës së boksit janë drejtuar nga 25 korriku në Riad, aty ku Kristian Prenga synon të bëjë atë që pak kush e pret: të rrëzojë Anthony Joshua dhe të “trondisë” botën e boksit.

Miri ka kërcënuar Ilir Vrenozin? Dy ish-banorët e BBV 5 tregojnë si qëndron e vërteta

Pak ditë më parë, Ilir Vrenozi zbuloi një konflikt që ka patur me Armir Shahinin

Pak ditë më parë, Ilir Vrenozi zbuloi një konflikt që ka patur me Armir Shahinin. Sipas tij, përplasja mes tyre nisi pas finales së madhe të “Big Brother VIP 5”, ku ish-finalisti ishte i zhgënjyer nga ai se nuk e kishte përmendur si fitues.

Ish-banori i shtëpisë më të fàmshme në Shqipëri ka thënë gjithashtu se konflikti ka vijuar dhe pas post BBV, ku sipas tij, Miri e ka kërcënuar duke i thënë ‘do të të zhduk’.

Lidhur me këtë deklaratë të Vrenozit janë pyetur dje nga Nevina Shtylla dy ish-banorë të BBV 5, Seno Fishta dhe Armir Tola, në rubrikën “Trotua” në “E Diell”.

Pjesë nga biseda:

Nevina: Debati Miri-Ilir ka patur një zgjidhje? Si e mendon ti? Në çfarë këndvështrimi e ke parë? Mendon se ka patur realisht një kërcënim nga ana e Mirit apo ka qenë batutë?

Seno: Varet se si e ka marrë Iliri sepse ka patur disa ditë që Miri po e linte të kuptonte se ‘pse nuk më ke mbështetur mua?’. Po ia thoshte me disa gjeste, me disa shenja. Po Iliri është shumë impulsiv dhe ka momente që shprehet.

Nevina: Armir dhe ti ke qenë aty

Armir: Unë kam folur me të dy dhe mbrapa

Nevina: Dhe?

Armir: Është çështje momentale, nuk do të ndodhë asgjë, edhe nëse duan të ndodhë gjë prapë do ua bllokoj unë. kështu që të jeni të sigurt se nuk do ndodhë asgjë në këtë rast.

A rezultoi efektive heqja e patrullave rrugore? Bilanc Iufte në dy javë: 14 viktima dhe 62 të plagosur nga aksidentet

Prej datës 10 prill, drejtori i përgjithshëm i policisë, Skënder Hita, ka vendosur të heqë patrullat rrugore, me argumentin se, përmes teknologjisë së radarëve dhe dronëve, identifikohen lehtësisht shkeljet rrugore pa pasur nevojë për ndalime pa shkak nga policia.

“Kam nxjerrë një telegram që nuk duhet të ndalojmë makina në akset kryesore minimalisht, pra ndalimi nuk duhet të jetë pa asnjë shkak. Nga komentet që kam parë në media, ka pasur një vlerësim pozitiv nga pjesa dërrmuese e qytetarëve”, u shpreh Hita.

Synimi i këtij vendimi, sipas policisë, është rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimi i çdo akti abuziv në terren. Kjo e fundit duket se është parandaluar, por shifrat për rritjen e sigurisë rrugore flasin ndryshe.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin mars 2026 janë shënuar në total 10 viktima nga aksidentet dhe 107 të plagosur në harkun kohor 4-javor.

Nga një hulumtim që A2 CNN ka bërë nga data 10 prill, kur doli urdhri, deri më sot, pra në një hark kohor 2-javor, në vendin tonë janë shënuar të paktën 36 aksidente të raportuara në media, me 14 viktima dhe të paktën 62 persona të plagosur.

Shifrat janë vetëm për aksidentet e raportuara në media në vetëm dy javë pas telegramit të Hitës, fakt që tregon se situata mbetet ende shqetësuese sa i përket sigurisë rrugore edhe pas urdhrit të ri të kryepolicit.

Krahasuar me muajin mars, ku janë shënuar 10 viktima, pas heqjes së patrullave në akset kryesore rrugore, në muajin prill, në vetëm dy javë, janë regjistruar 14 viktima.

Numri i lartë i aksidenteve mund të jetë edhe rastësi, por edhe tregues se, si shoqëri, nuk e ndjejmë rrezikun nëse presioni para nesh nuk është fizik dhe, për pasojë, rrezikojmë deri edhe jetën tonë. /A2 CNN

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja shqiptare ndan pamje

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë pjesë e një prej ngjarjeve më të komentuara të orëve të fundit në Uashington, Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku dhe ndodhi një sulm me armë zjarri.

Bleona ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi nga mbrëmja e kaluar, ku shfaqet mjaft eIegante në tapetin e kuq, përpara sfondit zyrtar të “White House Correspondents’ Association”.

Po ashtu, krahas kësaj videoje, Bleona ka zbuluar se e ka filmuar makinën para tështënave. “Momentepara sulmit”, ka shkuar këngëtarja shqiptare.

“URGJENTE/ Po udhëtonte me një ‘Golf 5’ gri, humb çdo gjurmë babai i dy fëmijëve, ja detajet që mund ta shpëtojnë!”

SHKODËR/BARI – Një alarm i kuq është ngritur për zhdukjen e 37-vjeçarit shqiptar, Florind Luka, i cili ka humbur kontaktet me famiIjen e tij prej më shumë se një jave. Familjarët nga Shkodra, të gjendur në një situatë të rëndë emocionale, kërkojnë ndihmën e çdo qytetari që mund të ketë informacion në Shqipëri apo Itali.

Ku u pa për herë të fundit?
Sipas informacioneve zyrtare, Florindi është parë për herë të fundit të mërkurën, më 22 prill, rreth orës 10:00, në daljen doganore të portit të trageteve në Bari, Itali. Që nga ai moment, telefoni i tij ka rezultuar i fikur dhe asnjë kontakt nuk është vendosur me të afërmit.

Detajet për identifikimin
Familja vë në dispozicion këto të dhëna fizike dhe mjetin me të cilin ai po udhëtonte:

Gjatësia: Rreth 180 cm.

Karakteristikat: Flokë kafe të çelët, mjekër të shkurtër dhe sy kafe.

Aksesore: Zakonisht mban syze dielli.

Automjeti: Udhëtonte me një Golf 5 Plus, ngjyrë gri të çelët, me targë DE046DH.

Apeli i familjes
“Jemi në hall të madh! Ka një javë që kemi humbur çdo kontakt. Florindi është baba i dy fëmijëve dhe familja po e pret në Shkodër me ankth. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë, çdo informacion mund të jetë jetik për ne!” – është mesazhi prekës i të afërmeve.

Ka pasur tashmë një denoncim zyrtar për zhdukje dhe autoritetet janë vënë në lëvizje.

Z buΙohet arsγeja pse shumë fe mraυe u pëΙqen ky υeρrim i “ρ istë” gjatë marr ëdhëηies

Shup Iaka bÿ thëve ndodh spon tanisht gjatë mar rëdhënies, është shumë e këna qshme.

Por si ka mundësi që pëlqehet kaq shumë?Shpjegimet janë të shumta, dhe disa prej tyre i kanë rrënjët në shkencë.

“Journal of Neuroscience”, për shembull, ka vënë në dukje se si dh imbja dhe kënaq ësia kanë si emërues të tyre të përbashkët dop aminën, një Iëndë kimike që prod hohet në përgjigje të dy sti mujve.

Në anën tjetër, një shu plakë në të pasme mund të ndihmojë për ta bërë ma rrëdhënie më inte nsive dhe të këndshme,

sepse sjell një fl uks në rritje të gjakut në zonën e të pas meve, shumë afër me atë të orga neve gjen itale, duke rritur eks itimin.

Nga pik ëpamja psi kologjike, megjithatë, “spa nking” ka të bëjë edhe me din amikën e dorëzimit dhe të domi nimit, duke e bërë inti mitetin më intr iguese.

Përveç duarve, ekzi ston një gamë e gjerë lodrash sek***le për të k ryer këtë praktikë, si për shembull, kamx hikët e butë prej lëkure.

Për këto arsye, “sp anking” mund të jetë e kënaqshme në të njëjtën masë si për burrat, ashtu dhe për gratë.

Gjëja e rën dësishme është që, për të dy, të ketë besim, re spekt dhe pëlqim rec iprok.

Në praninë e këtyre elementeve, edhe një god itje e mirë në të pasme mund të japë shumë kën aqësi në dhomën e gjumit

“Do të përjashtoj nga Grupi i PS-së”, Spiropali i përgjigjet Ramës: Më përjashto ti, jo ajo (Balluku)!

Situata brenda Partisë Socialiste duket e tensionuar, pasi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kryeministri Edi Rama paralajmëroi përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga grupi, për shkak të qëndrimeve dhe postimeve të saj në rrjetet sociale.

Deputetja Elisa Spiropali i është përgjigjur Ramës se duhet ta përjashtoj ai dhe jo ajo (duke iu referuar Belinda Ballukut).

Elisa Spiropali: Nuk është trimëri të perjashtosh, trimëri është të dëgjosh. Më përjashto ti, jo ajo.

Kujtojmë se Rama i ka kujtuar Spiropalit faktin që një herë nuk ka marrë pjesë në votim në Parlament në rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit të arrestimit të Belinda Ballukut.

Hera e dytë sipas Ramës, kur Spiropali ka bërë një shkrim të gjatë në Facebook, ku ka kritikuar maxhorancën.

“Herën e parë nuk votove, herën e dytë bëre çarçaf, herën e 3-të del nga Grupi”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e grupit.

Kryeministri i ka kërkuar Spiropalit që të ndalë postimet në rrjetet sociale kundër PS-së në të kundërt do e gjeje veten e përjashtuar nga Grupi Parlamentar.

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës në Brazil (VIDEO)

Policia e Brazilit ka publikuar pamjet e arrestimit të Ervin Matës. Në pamje, duken forcat speciale braziliane, të pajisur me armë, duke shoqëruar Matën.

Mata ishte shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2023 me urdhër të SPAK, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar të kokainës. Sipas hetimeve, grupi akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve.

Operacioni është zhvilluar në kuądër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes SPAK, EUROJUST, EUROPOL dhe agjencive ligjzbatuese të disa shteteve në Europë, Amerikën e Jugut dhe më gjerë. Arrestimi u bë i mundur pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tiranës dhe Interpol Brasilias, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

VIDEO

Sipas njoftimit të Policisë, 39-vjeçari u kap në qytetin e Ilha Bela, ku rezulton se përdorte edhe dokumente identifikimi britanike të falsifikuara.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kishte caktuar në vitin 2023 masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Sipas hetimeve të SPAK, Mata dyshohet se ka koordinuar aktivitetin e grupit për trafikimin e rreth 240 kilogramëve kokainë në shtator të vitit 2020. Hetimet kanë përfshirë gjithashtu bashkëpunim me autoritetet belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, si dhe verifikime për ngjarje të mëparshme kriminale në Shqipëri.

Interpol Tirana njofton se vijon të bashkëpunojë me Interpol Brasilia, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Lajmi për arrestimin e Ervin Matës është mbuluar edhe nga mediat e huaja, mes tyre edhe CNN Brasil. Në një deklaratë për këtë media, Policia Ushtarake (PM) tha se biznesmeni shqiptar u lokalizua pas informacioneve të inteligjencës që tregonin se ai ishte zhvendosur nga rajoni i Baixada Santista drejt Bregut Verior. Sipas autoriteteve, gjatë patrullimit, i dyshuari u gjet në një biznes dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Federale në São Sebastião.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy telefona celularë dhe dokumentet që i përkisnin të shumëkërkuarit.

Ervin Mata përdorte dokumente britanike, për t’u fshehur në Brazil (nga përpIasjet me Vis Martinajn, tek fejesa me Elvana Gjatën)

Policia e Shtetit, në njoftimin për arrestimin e Ervin Matës, ka dhënë disa detaje.

Sipas njoftimit zyrtar, ai përdorte dokumente të falsifikuara britanike, për të jetuar në Brazil.

Ai akuzohet për trafikimin e 240 kg kokaine, përveçse përfshirjen në disa krime të tjera.

Ervin Mata konsiderohet një ndër trafikantët më të mëdhenj të drogës dhe deri para pak vitesh, emri i tij nuk guxohej të përmendej nga askush.

Për herë të parë, emri i tij u publikua pas përplasjes me armë me rvis Martinajn në Bllok.

Atëherë u tha se shkak për përplasjen u bë e fejuara e tij, Elvana Gjata.

Sherri me Ervis Martinajn

Emri i Ervin Matës doli për herë të parë në publik pas masakrës së ndodhur në ish-Bllok, më 4 tetor të vitit 2018. Gjatë përplasjes me armë në lokalin “Monopol”, mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truproja i Ervis Martinajt (tashmë i zhdukur që nga 9 gushti 2022), ndërsa u plagosën Martinaj dhe Eljon Hato.

Policia deklaronte në atë kohë se personat e përfshirë në ngjarje kishin debatuar fillimisht në ambientet e brendshme të lokalit dhe më pas ishin përplasur me armë zjarri. Pas këtij konflikti, Ervin Mata u vetëdorëzua në polici gjashtë muaj më vonë, duke deklaruar se ishte larguar “nga frika për jetën”.

Fillimisht u tha se sherri kishte nisur pas një ngacmimi që Martinaj i kishte bërë vajzës me të cilën Mata shoqërohej, këngëtares Elvana Gjata. Më vonë, hetimet zbuluan se konflikti mes tyre kishte të bënte me një ngarkesë kokaine, për të cilën Mata nuk i ishte përgjigjur Eldi Dizdarit, një nga drejtuesit e “Kartelit Bello”, që sot strehohet në Dubai.

Historia e dashurisë me Elvana Gjatën


Ervin Mata dhe Elvana Gjata ishin fejuar në vitin 2017, pas dy vitesh njohjeje, në një ceremoni të thjeshtë dhe private. Këngëtarja e kishte përmendur lidhjen në disa intervista, por pa përmendur emrin e partnerit.

“E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta… ke frikë. Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë,” – kishte deklaruar ajo në një intervistë me Ermal Mamaqin.

Dosja “Metamorfoza” rikthen emrin e Ervin Matës në skenë!

Më 20 nëntor 2023, SPAK firmosi një urdhër-arresti për Ervin Matën në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, që goditi një rrjet të gjerë trafikantësh droge. Gjatë bisedave të përgjuara në aplikacionin Sky ECC, Mata rezulton se kishte trafikuar një sasi prej 250 kg kokaine nga Brazili drejt aeroportit të Frankfurtit në Gjermani. Në një nga bisedat, Mata u tregon bashkëpunëtorëve se i janë sekuestruar 240 kg kokainë, dhe se do të dilte në gazetë ditën pasardhëse. Këto biseda çuan më pas në arrestimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe shefit të operacionales Oltion Bistri.

Lidhja e Ervin Matës me Erzen Breçanin!

Por nuk mbaron këtu! Nga bisedat e zbardhura në aplikacionin Sky ECC u godit grupi i strukturuar kriminal i drogës që kryente aktivitet nga Amerika Latine deri në Europë, ku pjesë të cilit ishin dhe zyratë të policisë së shtetit. Bëhet fjalë për ish-nëndrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe në atë kohë shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni, të cilët u akuzuan për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Ata u arrestuan pranë stadiumit kombëtar, ndërkohë që Mata ndodhej në arrati.  Por përveç lidhjeve familjare, Breçani dhe Mata kanë edhe lidhje krushqie me njëri-tjetrin sepse djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës. Në bisedat e Sky ECC u përmend dhe Elvana Gjata, pasi djali i Breçanit dhe Mata flasin për transferimin e 500 mijë eurove nga llogaria e këngëtares. Pas kësaj ngjarjeje thuhet se SPAK, ka nisur hetim pasuror për këngëtaren e njohur.

Ηαbit shqiptari: Kam ρasur 400 të dαs. hυra, jam njëshi në Europë

Bekim Stokaj, nga komuna e Decanit ku ka treguar për jetë private, ku thotë se në jetën e tij ka pasur më shumë se 400 femra.

“I kam pas diku mbi 400 femra në krejt Evropën”, ka thënë ai.Ja kam nisur karrierën me femra në vitin 1998”, ka thënë ai. 

Ai ka thënë se në Mal të Zi është martùar me 5 gra. “Kam jetuar bashkë me to një vit”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se lidhja me këto ka zgjatë një vit, dhe më pas ka shkuar në Gjermani.

Stojkaj që ka dëshirë ta qùajnë Maxi ka thënë se rekordin botëror e ka thyer në Gjermani.

“Më ka ruajtur policia gjermane se kam dalë me 70 femrave përnjëherë. Unë jam i barabartë si me Hollywood”, ka thënë ai.

“Për puthje jam njëshi në Evropë, ka ndodh për një ditë i kam puthur 70 femra.

Kur i kam puthur 70 femra për një ditë më ka ra të fikët”, ka thënë ai.